Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
besa-bese
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

MesazhTitulli: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   Wed Oct 31, 2007 11:33 pm

Nė kėtė temė do tė mundohemi tė sjellim tė gjithė sė bashku karakteristikat thelbėsore te Letersisė Kombetare Shqiptare duke perfshirė fillet(lashtesia) e zhvillimit, fazat neper te cilat kaloi, autoret e saj, veprat e tyre etj.

Uroj qe tema te jetė per tė gjithė dashamirėt dhe njohesit e kėsaj lėmie ne forumin tonė.

Vazhdim tė mbarė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
besa-bese
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   Thu Nov 01, 2007 12:23 am


Fillet e Letersise Kombetare shqipetare


Fillet e para te Letersise sone Kometare fillojne me vepren e Marin Barletit "Historia e Skėnderbeut"-1508 dhe vazhdon me disa humanistė tė tjerė .
Libri i parė Shqip konsiderohet te jete "Meshari" -1555 i Gjon Buzukut.


  • Letėrsia e Vjetėr pėrfaqėsohet sidomos nga vepra fetare,por qė e shprehnin nje qėndresė kundėr sundimit osman te asaj kohe. Autorėt mė tė medhenj te kesaj faze ishin padyshim Pjetėr Budi, Frang Bardhi, Pjetėr Bogdani perderisa tek arbėreshėt e Italisė meritojne te cekėn Lekė Matrėnga e Jul Variboba.




  • Rryma e Bejtexhinjve lindi pikerisht ne shekullin XVIII dhe XIX, e cila ishte e ndikuar nga letėrsia orientale, por nė veprat e poetėve mė tė shquar kishte edhe tema laike si bie fjala nga autoret e atyre shkrimeve qe ishin Hasan Zyko Kamberi, Nezim Frakulla, Zenel Bastari etj.

  • Letėrsia e re Kombėtare (Letersia e Rilindjes Kombetare) nisė te zhvillohet nga mesi i shek. XIX me lėvizjen e gjerė pėr clirimin nga sundimi i huaj dhe prandaj edhe quhet Letėrsia e Rilindjes Kombėtare. Ajo dallohej nga fazat e tjera te Letersise meqė kishte njė drejtim iluminist e nė periudhėn e fundit do te ket' edhe vepra realiste, por nė tė ka mbisunduar romantizmi i bashkėkohės me romantizmin europian. Ishte njė letėrsi me frymė demokratike dhe popullore, tema themelore ishte dashuria per atdheun, evolimi i tė kaluarės heroike dhe lufta pėr ēlirim kombėtar e shoqėror.

Te arbėreshėt e Italisė u shquan Jeronim De Rada me poemėn e tij "Kėngėt e Milosaos" (1836) si dhe nje njė varg veprash tė mėdha poetike, Gavril Dara i Riu me poemėn "Kėnga e Sprasme e Balės", per te vazhduar me tutje me Franēesk Anton Santori, Zef Serembe etj.
Poeti i madh Kombėtar i kėsaj periudhe ishte padushim Naim Frashėri, autor i poemės "Bagėti e Bujqėsia" (1886), i romanit "Historia e Skėnderbeut" nė vargje dhe i shumė krijimeve tė tjera patriotike, lirike dhe filozofike. Figura tė tjera tė shquara janė poeti lirik dhe satirik Andon Zako Ēajupi ("Baba Tomori", 1902), pastaj poetėt Ndre Mjeda, Aleksandėr Stavre Drenova (Asdreni), novelisti Mihal Grameno etj.



  • Pas shpalljes sė Pavarsisė ne vitin 1912 Letėrsia Kombetare Shqiptare zhvilloi mė tutje frymėn atdhetare tė Rilindjes Kombėtare dhe nė vitet 20-30 thellohet realizmi, akteri demokratik, problematika shoqėrore e keshtu me radhė. Pėrfaqėsues i shquar i rrymės demokratike ishte Fan Noli, figurė politike por edhe poetike, publicist dhe pėrkthyes. Lirik i njohur i kohės ishte Lasgush Poradeci. Nga ana tjetėr njė figurė qendrore e letėrsisė dhe e publiēistikės ishte edhe At Gjergj Fishta. Ketu bejne pjese edhe prozatorėt dhe romancierėt si; Ndoc Nikaj, Foqion Postoli dhe Haki Stėrmilli etj.




  • Kulmin e realizmit kritik, me pasqyrimin e gjendjes sė masave mė tė varfėra dhe me theks tė fortė tė revoltės shoqėrore e shėnoi padyshim krijimtaria nė poezi dhe nė prozė e Migjenit "Vargjet e lira", 1935. Faik Konica ndėrkohė ishte njė kritik letrar me veprimtari shumė tė zgjeruar publiēistike qė ndikoi jo pak nė kėtė letėrsi.

  • Njė etapė cilėsisht e re nė Letėrsinė Shqiptare zė fill nė vitet e Luftės ANĒ dhe mori zhvillim tė plotė pas clirimit si letėrsi e realizmit socialist. Nė shtypin ilegal, si shprehje e qėndresės antifashiste, u lėvrua njė letėrsi revolucionare, kryesisht poezia qytetare e patriotike. Poema satirike "Epopeja e Ballit Kombėtar" (1944) e Shefqet Musarajt ėshtė krijimi mė i shquar i kėsaj kohe.

Pas clirimit pothuajse e tėrė letėrsia kombetare kontrollohej nga censura e shtetit. Hapėsirat nė cilat shtrihej letėrsia e asaj kohe ishin tė ngushta dhe plot rrezik pėr autorėt. Shumė prej tyre si Kasem Trebeshina, Dhimitėr Xhuvani, Petro Marko e tė tjerė u dėnuan nga Partia nė fuqi. Shkrimtarė tė tjerė si Ismail Kadare, Jakov Xoxa e plot tė tjerė shkruanin tė vertetat e tyre tė fshehura pas njė sensi tė dyzuar.

Megjithatė edhe gjatė periudhės sė Socializmit lindi dhe u zhvillua njė letėrsi e mirėfilltė e cila edhe pse nėn ēensurė, krijoi dhe u konfirmua. Nė vitet e fundit tė agonisė socialiste edhe letėrsia filloi tė shfaqej mė hapur dhe tė mbante njė qėndrim kritik herė hapur e herė tė nėnkuptuar.
Brezi i ri i shkrimtarėve solli njė frymė tė re realiste sidomos nė poezi. Liria nė shkrim solli njė dyndje veprash letrare, por vetėm pak prej tyre ishin tė njė niveli tė pėlqyeshėm. Peshėn mė tė madhe e mbajtėn akoma shkrimtarėt e periudhės sė Pas Luftės. U botuan tė plota veprat e rilindėsve, te Gjergj Fishtės, Faik Konicės, Lasgush Poradecit, Mitrush Kutelit etj. U botuan veprat e ndaluara dhe tė dėnuara gjatė sundimit komunist tė shkrimtarėve Petro Marko, Pjetėr Arbnori, Fatos Lubonja, Kasėm Trebeshina, Dhimitėr Xhuvani, Visar Zhiti e shumė tė tjerė.

vazhdim te mbarė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
besa-bese
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   Thu Nov 01, 2007 1:14 am


  • Letersia e Vjeter

Autoret:

Marin Barleti
Gjon Buzuku
Frang Bardhi
Pjetėr Budi
Pjetėr Bogdani





  • Letersia e Bejtexhinjve

Autoret:

Nezim Frakulla
Zenel Bastari
Hasan Zyko Kamberi
Sulejman Naibi




  • Letersia e Rilindjes


Autoret:
Naim Frashėri
Ndre Mjeda
Sami Frashėri
Andon Zako Ēajupi
Asdreni
Filip Shiroka
Luigj Gurakuqi
Naum Veqilharxhi
Pashko Vasa
Mihal Grameno
Jeronim De Rada
Gavril Dara
Zef Serembe
Risto Siliqi





  • Letersia e Pavarsise


Autoret:
Faik Konica
Gjergj Fishta
Fan Noli
Migjeni
Lasgush Poradeci
Mitrush Kuteli
Haki Stėrmilli
Nonda Bulka





  • Letersia Moderne


Autoret:

Petro Marko
Jakov Xoxa
Ismail Kadare
Dritėro Agolli
Kasem Trebeshina
Fatos Arapi
Anton Pashku
Nazmi Rrahmani
Martin Camaj
Azem Shkreli
Ali Podrimja

..............
etj


ne vazhdim tema mbetet e lirė per te filluar nga Letersia e Vjeter, me Marin Barketin dhe keshtu me radhe, une ju pershendes per pjesemarrje ne kete rubrike e cila na meson te kaluaren apo edhe na e perkujton at mund te autoreve te cilet ecen ne te gjitha ke to faza te letersise Kombetare.

Vazhdim te mbare
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
besa-bese
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   Thu Nov 01, 2007 3:24 pm

LETERSIA E VJETER

Marin Barleti
1460 - 1513



  • Marin Barleti ėshtė padyshim figura mė e madhe e lėvizjes sė humanistėve shqiptarė tė shekujve XV-XVI. Lindi nė Shkodėr ne vitin 1460. Ndonese ne nje moshe shume te re nė vitin1478, gjindet ne mbrojtje te Shkodres nė luftėn kunder forcave osmane te cilat kishin bere nje rrethim te forte qytetit te tij te lindjes. Ketu Barleti do te mbjell frymezimin dhe heroizmin e tij dhe te bashkatdhetarėve te tij te cilat do ti mbeti nė sy e nė mendje, e qe me vone pėrjetėsoi nė veprat e tij historike kushtuar luftrave pėr tė mbrojtur atdheun "nga kujtimi i tė cilit,- shkruan ai,- tani pėrtėrihem si pėr mrekulli, por edhe pėr tė cilin s'mund tė shkruaj pa lot nė sy".

Rėnia e Shkodrės, qė ishte njė nga kalatė e fundit tė qėndresės shqiptare pas vdekjes sė Skėnderbeut, e detyroi Barletin, si shumė tė tjerė, tė mėrgonte nė Venedik me 1504. Por vepra qė i dha emėr Barletit nė kulturėn shqiptare dhe nė botė ishte "Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut", shkruar nė latinisht dhe e botuar nė Romė, rreth viteve 1508-1510. Kjo vepėr nė kohėn e vet u ribotua latisht tri herė, u pėrkthye nė shumė gjuhė evropiane dhe u bė burim i njė literature tė gjerė pėr heroin tonė kombėtar, tė shkruar nė gjuhė tė ndryshme tė botės, qė nga italishtja, spanjishtja, rusishtja, frengjishtja, greqishtja e deri nė japonisht.

F.S.Noli ka shkruar me tė drejtė, se vepra e Barletit "fitoi kėndonjės anembanė botės dhe e bėri tė pavdekshėm kujtimin e Skėnderbeut nė Evropė".
Popullariteti i madh qė gėzoi vepra shpjegohet me dy arsye:



  1. e para lidhet me subjektin qė trajton, me figurėn e Skėnderbeut, e cila u bė e njohur dhe legjendare qysh nė kohėn e vet.
  2. e dyta qėndron nė forcėn dhe bukurinė e stilit me tė cilin ajo ėshtė shkruar, njė stil qė tė rrėmben.

Vepra "Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut" ėshtė, nė rradhė tė parė, njė vepėr historike, por e shkruar nga njė dorė mjeshtri. Stili i gjallė dhe elegant me tė cilin e ka shkruar Barleti, e bėjnė atė njė vepėr edhe me vlerė letrare. Kėto vlera qėndrojnė nė gjuhėn e pasur dhe nė figuracionin e pasur, nė mjeshtėrinė plastike tė vizatimit tė figurės sė Skėnderbeut, nė frymėn patetike dhe vrullin tronditės qė pėrshkon tregimin, si dhe nė bukurinė, gjerėsine dhe lehtėsinė e frazės.
Vepra e Barletit pėrshkruan historinė e luftrave heroike tė shqiptarėve, tė udhėhequr nga Skėnderbeu, kundėr hordhive osmane. Atė e pėrshkon nga fillimi nė fund ndjenja atdhetare, krenaria e autorit pėr vetitė luftarake tė popullit tė vet, dashuria dhe adhurimi pėr heroin, qė i dha emrin njė epoke tė tėrė nė historinė e popullit shqiptar.

Vlera mė e ēmuar qė gjen Barleti te bashkatdhetarėt e vet, ėshtė dashuria pėr lirinė, pėr trojet amtare, vendosmėria pėr tė dhėnė edhe jetėn pėr mbrojtjen e tyre.
Nuk ka gjė mė tė ēmuar pėr njeriun sesa atdheu, nuk ka detyrė mė tė shenjtė sesa lufta pėr ta mbrojtur atė nga i huaji. Kjo ėshtė njė nga idetė e mėdha tė veprės.




  • Kryeni detyrėn ndaj atdheut, pėr tė cilin asnjėherė nuk duhet kujtuar se ėshtė derdhur gjak, se ėshtė luftuar sa duhet, sepse dashuria pėr tė ia kalon ēdo dashurie tjetėr, shkruan Barleti.

Nė veprėn "Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut", autori mbron tė drejtėn e njė populli pėr tė jetuar i lirė, himnizon njeriun dhe forcėn e tij, heroizmin njerėzor dhe dashurinė e natyrshme pėr trojet e tė parėve.

Me librin e tij, Marin Barleti qėndron nė fillimet e letėrsisė shqiptare, . Kjo vepėr ėshtė shkruar nė latinisht, qė asokohe ishte gjuha e kulturės nė Evropė, por ajo i pėrket kulturės shqiptare, jo vetėm se ėshtė shkruar nga njė shqiptar, por se ėshtė bota shqiptare qė i ka dhėnė jetė kėtij argumenti madhėshtor tė kulturės sė hershme tė kėtij popullit lashtė Shqipetar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   Thu Nov 01, 2007 3:55 pm

Nuk munda tė kufizohem e tė mos JU pėrgėzoj pėr temen e hapur.
Temė e shkėlqyeshme dhe shkrime fenomenale. Ju lumtė, vazhdoni.
Prsh nga xhaxhi Adem.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
besa-bese
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   Thu Nov 01, 2007 6:35 pm

(Letersia e Vjeter)



  • Gjon Buzuku


Duhet te dimė se libri mė i vjetėr shqip qė njohim deri sot, njėkohėsisht edhe vepra mė e vjetėr e shkruar shqip, ka dalė nga penda e Dom Gjon Buzukut. Ky meshtar i thjeshtė qė i dha vetes lavdi me frymėzimin atdhetar, me aftėsinė letrare dheme guximin e tij pėr tė pėrkthyer shqip Shkrimin e Shenjtė, e nisi veprėn e vet tė pashoqe plot 450 vjet mė parė, pikėrisht mė 20 mars 1554, dhe e pėrfundoi mė 5 janar 1555.

Me sa merret vesh, po atė vit u krye dhe shtypja e librit. Tė kujtojmė se Johannes Gutenbergu kishte shpikur mė 1445 shtypshkronjėn me shkronja tė derdhura tė lėvizshme dhe shtypshkrimi kishte marrė zhvillim nė Europė. [size=12]



  • Libri dhe fati i tij


Njė tog rrethanash ende tė pandriēuara bėnė qė libri i Gjon Buzukut tė binte nė harresė tė plotė pėr gati dy shekuj. Atė e zbuloi Dom Gjon Kazazi, njė klerik shqiptar nga Gjakova, i cili, duke u ndodhur nė Romė mė 1740 (ku u emėrua argjipeshkėv i Shkupit), pa me habi tė madhe kėtė libėr nė bibliotekėn e kolegjit tė Propagandės sė Fesė (Propaganda Fide), ku kishte studiuar vetė mė parė.

I ngazėllyer nga ky zbulim, Gjon Kazazi kopjoi Pasthėnien e librit dhe njė pjesė tjetėr tė shkurtėr e ia dėrgoi Imzot Gjergj Guxetės, themeluesit tė Seminarit shqiptar tė Palermos, i cilėsuar si "prototip i fisnikėrisė sė shpirtit e i burrėrisė e i bujarisė sė kombit shqiptar". Kleriku gjakovar e pėrshkruan librin si "Meshar" fort i lashtė shqip krejt i grisur prej vjetėrsie". Nga fundi i sh. XVIII libri kaloi nė koleksionin e librave orientalė tė kardinalit Stefan Borxha e sė kėtejmi nė Bibliotekėn e Vatikanit, ku u rizbulua mė 1909.

Nxitės i kėtij zbulimi qe Pal Skiroi, peshkopi i arbėreshėve tė Sicilisė (1866-1941), i cili kishte nė bibliotekėn e Seminarit tė Palermos pikėrisht ato dy fletė tė kopjuara nga Gjon Kazazi. Pal Skiroi ėshtė edhe studiuesi i parė i "Mesharit" tė Buzukut, por puna e tij ka mbetur pak e njohur, sepse pak gjė arriti tė botojė sa qe gjallė.



  • Kush ishte Buzuku dhe kush e nxiti pėr veprėn e tij?


Mendohet se nė kohėn kur i hyri pėrkthimit tė "Mesharit", ai shėrbente nė ndonjė nga bashkėsitė shqiptare tė mėrguara nė Republikėn e Venedikut, qė dėshmohen nga burimet e kohės.
Pra autori ynė i parė ka qenė njė bir i thjeshtė i popullit tė vet, me njė kulturė jo aq tė plotė, siē del edhe nga vendet ku nuk ka arritur ta kuptojė drejt tekstin latin dhe e ka shtrembėruar a gjymtuar kuptimin e origjinalit.

Por Gjon Buzuku kishte pėrbrenda zjarrin e dashurisė pėr popullin dhe atdheun e vet, prandaj iu vu punės, siē shkruan vetė, "tue u kujtuom shumė herė se gluha jonė nukė kish gja tė ndigluom (tė kuptueshme) en sė Shkruomit shenjtė, en sė dashunit sė botės sanė desha me u fėdigunė pėr sa mujta me ditunė, me zdritunė pak mendetė e atyne qė tė ndiglonjinė…". Vetėkuptohet se njė ndėrmarrje e tillė nuk mund tė bėhej pa mbėshtetjen edhe financiare tė eprorėve tė kishės dhe pa lejen e tyre pėr ta botuar.

Kėtė mbėshtetje dhe leje e patėn mė vonė Pjetėr Budi, Frang Bardhi, Pjetėr Bogdani e tė tjerė, po pėr Buzukun nuk mund tė thuhet gjė, nga shkaku i mungesės sė ballinės dhe tė fletėve tė parathėnies sė librit.



  • Ringjallja e Buzukut



Katėrqindvjetori i botimit tė "Mesharit" mė 1955 u pėrkujtua me njė sesion shkencor tė organizuar nga Instituti i Shkencave, pasardhėse e tė cilit ėshtė Akademia e Shkencave e Shqipėrisė.

Me atė rast u vendos qė tė pėrgatitej njė botim kritik i kėsaj mė sė hershmes vepėr nė gjuhėn shqipe dhe me kėtė detyrė u ngarkua Eqrem Ēabej. Ndonėse ky botim kritik, njė punė e pashoqe tekstologjike, u pėrgatit mė 1958, vepra, nė dy vėllime dhe e pajisur me njė studim hyrės shembullor, u shtyp pas dhjetė vjetėsh nė Rumani, falė bujarisė dhe dashamirėsisė sė Akademisė sė Shkencave tė Rumanisė, qė vlerėsoi rėndėsinė e librit dhe punėn e kolegut tė ēmuar shqiptar. E. Ēabej bėri transliterimin e teksit, d.m.th. e rishkroi atė me alfabetin e sotėm, dhe transkriptimin e tij, d.m.th. vendosi vlerat fonetike tė shkronjave tė pėrdoruara nga Buzuku, rindėrtoi si tė thuash formėn tingullore tė kėtij teksti nė kohėn qė u shkrua, dhe e pajisi me shėnime tekstologjike e filologjike tė hollėsishme.

Gjon Buzuku ėshtė i pari autor qė pėrmend fjalėn shqip si dhe emrin e lashtė Arbani, si njė pėrcaktim tėrėsor tė atdheut tė atyre qė flasin shqip. Libri i Buzukut nuk ėshtė aspak pėr t'u kundruar si njė objekt i ftohtė muzeor. Ai flet me shqipen e kohės sė vet, qė nuk ėshtė e vėshtirė pėr ta kuptuar edhe nė kohėn tonė, sepse gjithmonė te shkrimtarėt shqiptarė regėtin ajo ndjenjė qė Buzuku e ka skalitur i pari me fjalėt "en sė dashunit tė sė botėsė sanė." Kjo ndjenjė qė zė fill te shkrimtari ynė mė i hershėm, e bėri letėrsinė shqiptare pjesė tė pandashme dhe shprehėse tė vetėdijes sė popullit qė e lindi.

Lexim dhe vazhdim te mbare me tutje me F.Bardhin
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   Fri Nov 02, 2007 11:01 am

FRANG BARDHI(1606-1643)

Frang Bardhi lindi nė Kallmet tė Zadrimės,nga njė familje prej tė cilės kishin dalė peshkop.Pjestarė tė kėsaj familje kishin pasė funksione civile dhe ushtarake me rėndėsi nė Republikėn e Venedikut.I ungji i Franos,Gjeē Bardhi,njeri me kulturė tė gjėrė,plot zell fetar e ndjenja patriotike,hartoi projektin e njė kryengritje kundėr turqėve.Frang Bardhi studioi nė Kolegjin e Loretos,e pastaj nė atė tė propagandės nė Romė.Mė 1635,pa mbushur moshėn e nevojshme dhe ende pa marrė doktoratėn nė teologji,u caktua peshkop iSapės,nė vend tė Gjeē Bardhit,qė uemėrua kryepeshkop i Tivarit.Gjatė kohės qė ishte nė kolegj punoi njė fjalor latinisht-shqip,qė u botua mė 1635.Kur ishte duke u kthyar nė Shqipėri,u ndal nė Venedik(1936)ku botoi njė vepėr
latinisht-shqip kushtuar Skėnderbeut,pėr tė hedhur poshtė pretendimet e njė peshkopi boshnjak,Joan Marnaviqit,qė kishte dashur tė nxjerr heroin nga familja e tij e nga vendet e Bosnės.


LIBRI MBI SKĖNDERBEUN

Nė parathėnjene kėtij libri autori tregon arsyet qė e shtynė tė merr pendėn nė dorė dhe flet pėr metodėn e punės.Ai kishte pasur dėshirėn e madhe pėr tė shkruar kėtė vepėr,dheishte shprehuj se do tė ndjehej i turpėruar sikur tė mos kryante njė detyrė ndaj vetės dhe atdheut.

Mė 1631,peshkopi i BosnėsTomeus Marnavititus,autor i shumė veprave nė gjuhėn sllave,kishte botuarnjė libėr latinisht ku nxirrte Skėndėrbeun me zanafillė boshnjake duke e lidhur me familjen e vet.Frang Bardhi u hodh nė mund dhe shkrou librin e tij pėr tė rrėzuar tezėn sllave dhe pėr tė ndriquar se Skėnderbeu ishte shqiptarė.Ebėri kėtė pėr tė mbrojtur njė tė vėrtetė,pėr ti kthyar popullit tonė njė krenari,qė tė tjerėt synonin tė ia merrnin padrejtėsisht.Kuptimplotė ishte vet titulli qė i dha Bardhi"Gjergj Kastrioti";Epiroti(shqiptari) i quajtur pėrgjėthsisht Skanderbeg,princi trim e ipathyeshėm i Epirotėve qė u kthehet bashkatdhetarėve e atdheut tė vet,nga Frano Bardhi.Libri ka karakterin e njė vepre historike dhe njė polemike.♪7sht♪7 frymėzuar nga njė dashuri emadhe pėr atdheun dhe popullin shqiptar,nga njė krenari kombėtare dhe efuqishme.Nė te kemi rast tė shohim kulturėn e gjėrė tė Bardhit,dhe zotėsinė e tij si historian e letrar.




FJALORI

Bardhi ka meritėn e madhe tė na ketė dhėnė veprėn e parė tė leksikografisė shqipe.Libri ka 240 faqe ku hyrja ėshtė dhėnė nė gjuhėn shqipe me qėllim tė i ndihmonte gjuhės tonė e cila po bastardhohej.Fjalori latinisht-shqip ka rreth 2500 fjalė,nė mesin e tyre edhe emra gjinie e afėrie,emra vendesh tė Shqipėrisė,ndajfolje e parafjalė dhe fjalė tė urta,113 sosh,duke shėnuar kėshtu mbledhėsin e parė tė thesarit tonė popullor.
Mirėpo llogaritur me parathėnjen si dhe 188 faqe fjalori,si dhe pėrkthimi ngalatinishtja nė shqip,fjalori arrinė 5000 fjalė.Si fjalor i parė i shqipes,aj ka rėndėsi tė madhe,se tregon qė punėt leksikografike dhe punimet gjuhėsore nė pėrgjėthsi,nė vendin tonė kanė njė traditė tė lashtė prej qindra vjetėsh.Bardhin e shqetėsonte gjendja e gjuhės shqipe,nė rrezikun qė i vinte nga tė moslėvruarit si mjet kulture tė mbushur me fjalė tė huaja,sidomos ato turke qė vėrshonin mbi te.Te vepėr e tij bashkė me fjalorin kemi edhe disa elemente tė gramatikės shqipe
dhepėrmbledhjen e parė tė proverbave tona.Kėto e bėjnė Bardhin tė ketė njė vend tė veqant nė historinė e gjuhėsisė dhe tė folklorit tonė.


Pėrfundim
Pėr Bardhin njeriu ka qka tė shkruaj edhe shum♪7 e shumė,por duke menduar se kemi kapur thelbin e temės ne mund tė pėrmbyllim me kėto thėnje:

Frang Bardhi ishte ndėr figurat e shquara tė kulturės sonė nė shekullin e XVII.Atė e karakterizon njė patriotizėm i zjarrtė aktiv, njė kulturė e mirė dhe njė mendje e mprehtė.Nė relacionet ai na jep elemente me rėndėsi,pėr njohejen e jetės sė popullit tonė nė tė kaluarėn.Me veprėn mbi Skėnderbeun,ai vazhdoi traditat e historiografisė shqiptare nė gjuhėn latine.Me fjalorin e tij nisė tradita e leksiografisė shqipe dhe e punėve me karakter gjuhėsor ndėr ne.Bardhi ishte edhe ndėr gjurmuesit e parė tė folklorit e tė etnografisė shqiptare.Pas njė sėmundje tė gjatė vdiq nė verėn e vitit 1643.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
drenusha
Anėtar
Anėtar


Numri i postimeve : 201
Registration date : 23/10/2007

MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   Fri Nov 02, 2007 2:56 pm

PJETER BOGDANI (1625-89)pjeter Bogdani ishte prej gurit te hasit nji fshat afer Kukesit Pjeter bogdani kishte titullin e arsimimit doktor ne teologji dhe filozofi me 1656dhe emrohet peshkop i shkoderes .Veprimtarija etije letrare shenon nji hap te metejshem ne zhvillimin e letersis se vjeter shqiptare <ceta e profeten nji shembullve>.Aty gjejm trajtim teorik te ceshtjes kryesore te teologjis dhe pjes te ndryshme me karakter fetare .vepra e Bogdanit ka po ato qellime qe pershkohen nga atoret e tjer ,shqetesime te shekullit XVI-XVIIshqetsimet mpleksen ne dashurin e madhe per vendin ,bashkatdhetaret dhe gjuhen ..mbi te gjitha ai pasqyron ,ekzalton frymen luftarake perhere te pashuare te popullit te vete .<kushe mundte me i rame mbohse ma i vobekt kje Vucapashai cili per te mbledhe nji ushtri12mije veteshnuk i mbastuen shum milinare,se kelmendasit tane,te sijte,me nji zane eja kushe anshte trime mbledhuni afer 500vete ,vraneVuca pashane vjettit se krishtit 1639e nden nevoje mpsuen me grane lekuren e qarrit po si te bagtite majen e milleit >ne keto pak rreshta ndhiet admirimi dhe krenarija per qendresen e malesorve tane Bogdani kerkon me ngulm te ruhet gjuha shqipe si nji mjet per zhvillimin e kultures se popullit .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
besa-bese
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   Fri Nov 02, 2007 4:09 pm

Falemnderime per ty drenusha dhe ne vecanti per z.shaban cakolli i cili duhet te jete pjese e pandare e kesaj rubrike te letersise ne rrugen te ciles i dha drite me shume pune dhe krijime te tij .

vazhdojmeme temen:




  • Pjeter Budi

Pjetėr Budi ėshtė padyshim njė nga figurat mė tė shquara tė botės shqiptare pėr kohėn kur jetoi dhe krijoi. I pėrket atyre klerikėve, qė u dalluan pėr njė veprimtari tė dendur dhe shume te pasur atdhetare. Ishte organizator dhe udhėheqės i masave popullore nė luftėn pėr ēlirim nga zgjedha osmane, pėrkthyes dhe krijues origjinal nė fushėn e letrave shqiptare pėr tė mbrojtur identitetin etnik e kulturor tė pupullit tonė.

Pėr jetėn veprimtarinė dhe formimin e tij
intelektual nuk kemi shumė tė dhėna tė drejtpėrdrejta. Edhe ato qė dimė, i nxjerrim kryesisht nga thėniet e veta nė librat qė botoi, veēanėrisht nga letra latinisht qė i dėrgoi mė 1621 njė kardinali tė quajtur Gocadin. Kjo letėr ėshtė njė dokument me rėndėsi tė veēantė jo vetėm pėr jetėn dhe personalitetin e autorit, por edhe pėr gjendjen e vendit nė atė kohė, dhe mbi tė gjitha ajo ėshtė njė program i plotė pėr organizimin dhe zhvillimin e luftės sė armatosur kundėr pushtuesit.
Nė kėtė letėr Budi pas hyrjes bėn edhe njė autobiografi tė shkurtėr , nėpėrmjet sė cilės mėsojmė dicka tė sigurt pėr jetėn e tij.

Lindi nė Gurė tė Bardhė tė Matit me 1566 nga njė familje e dėgjuar dhe e vjetėr. Mėsimet e para dhe formimin e tij intelektual e mori nė vend, pranė disa ipeshkevet tė ndryshėm, deri nė moshėn 21-vjeēare. Mė 1587 u caktua meshtar dhe shėrbeu si famulltar i thjeshtė pėr 12 vjet nė Kosovė dhe me vonė 17 vjet tė tjerė si zėvendės i pėrgjithshėm i dioqezave tė Serbisė.

Gjatė viteve 1516-1522 bėri disa udhėtime nė Itali, kryesisht pėr qėllime atdhetare si dhe pėr tė botuar veprat e tij. U mbyt nė dhjetor tė vitit 1622 duke kaluar Drinin, por vdekja e tij nuk ndodhi aksidentalisht; atė e shkaktuan qarqet anti shqiptare, qė shikonin tek Budi njė atdhetar tė flaktė dhe njė nga organizatorėt e luftės sė popullit pėr ēlirim nga zgjedha e huaj. Kėtė e vėrteton mė sė miri aktakuza me tė cilėn hidhet nė gjyq personi qė thuhet se e shkaktoi kėtė vdekje dhe aktet e gjyqit pėrkatės. Nė kėtė mėnyrė Budi ėshtė njė nga martirėt e parė tė kulturės shqiptare.

Gjatė 29 vjetėve qė shėrbeu nė vise tė ndryshme, i veshur me petkun e klerikut, Pjetėr Budi u shqua edhe pėr njė veprimtari tė dendur atdhetare. Ai gjithė jetėn dhe energjitė e tij ia kuhstoi ēlirimit tė vendit. Hartoi plane pėr dėbimin e pushtuesit dhe u pėrpoq tė siguronte edhe ndihma nga Vatikani e nga vende tė tjera. Ai bėnte pjesė nė atė shtresė tė klerikėve, qė u lidhėn me krerėt e fiseve shqiptare dhe iu kundėrvunė jo vetėm sundimit tė egėr osman, por edhe Vatikanit, kur ishte fjala pėr ēlirimin e vendit nga zgjedha e huaj dhe ruajtjen e vetėdijes kombėtare tė popullit shqiptar. Clirimin dhe shpėtimin e vendit Budi, e shikonte te fshatarėsia e lirė, sidomos te malėsorėt, tė cilėt nuk u pajtuan asnjėherė me pushtimin dhe e vazhduan me ngulm qėndresėn e tyre.

Siē del nga letra qė i dėrgoi Gocadinit, misioni kryesor pėr tė cilin ai shkoi mė 1621nė Romė, ishte qė tė bėhej zėdhėnės i kėrkesave tė shqiptarėve dhe tė kėrkonte ndihma. Letra e tij ėshtė njė projekt i njė kryengritjeje tė armatosur qė njė klerik ia drejton njė kardianli dhe organeve tė administratės kishtare pėr tė kėrkuar ndihmė pėr popullin e tij, qė tė ēlirohej nga zgjedha e huaj.

Me kėmbėngulje dhe pėrpjekje tė mėdha arriti qė mė 1618 tė botonte nė Romė veprėn e parė "Doktrina e krishtenė„ dhe mė 1621 dy veprat e tjera "Rituali roman" dhe "Pasqyra e tė rrėfyemit".
Veprat e Budit janė kryesisht pėrkthime ose pėrshtatje tė lira tekstesh fetare, por qėllimi i botimit tė tyre ėshtė, nė radhė tė parė, qėllim komėtar. Ato do t'u shėrbenin klerikėve nė Shqipėri pėr ngritjen e tyre profesionale nė shėrbesat fetare, por mė tepėr do t'i shėrbenin ruajtjes sė gjuhės shqipe, qė shprehte nė atė kohė shtyllėn kryesore tė kombėsisė, do t'u shėrbenin pėrpjekjeve pėr ēlirimin e vendit, zhvillimit e pėrparimit tė arsimit dhe kulturės sė popullit shqiptar, qė ky tė mos mbetej mė prapa se popujt e tjerė. Pėr qėllimin dhe rėndėsinė e tyre autori ėshtė i vetėdijshėm kur thotė se librat shqip do t'i shėrbenin kur tė kthehej nė viset e Shqipėrisė pėr tė pregatitur kryengritjen e pėrgjithshme dhe pėr tė fhsehur nė sy tė pushtuesėve kėtė veprimtari tė lartė kombėtare.

Po tė studjohen me kujdes veprat e Budit, duket qartė se shpesh herė ai del jashtė tekstit origjinal nga pėrkthen dhe pėrshkruan doke e zakone shqiptare, tė cilat janė krijime origjinale nė prozė. Kjo gjė bie mė tepėr nė sy nė veprėn "Pasqyra e tė rrėfyemit", qė ka njė rėndėsi tė veēantė edhe pėr historinė e etnografinė.




  • Nė faqet e fundit tė veprės autori ka vendosur njė letėr tė gjatė, afro 70 faqe ku shkruan plot dashuri pėr atdheun e popullin dhe ankohet pėr mungesėn e shkollave dhe pėr klerin qė nuk pėrpiqej t'u hapte sytė bashkatdhetarėve. Deri mė sot letra ėshtė konsideruar si proza e parė origjinale nė letėrsinė shqiptare, qė buron drejtpėrdrejtė nga zemra e njė atdhetari. Kjo e bėn Budin shkrimtarin e parė tė letėrsisė shqiptare qė lėvroi prozėn origjinale.

Budi pėrshkruan traditat e zakone shqiptare, por, mbi tė gjitha, ndalet nė gjendjen e mjeruar ku e ka hedhur pushtimi i huaj dhe padija e popullit tė vet. Pėr kėtė gjendje ai akuzon edhe bashkėatdhetarėt e vet "djesitė„ e "leterotetė„ (dijetarėt e letrarėt), qė u vjen dore ta ndihmojnė popullin pėr tė dalė nga kjo gjendje, por qė nuk po bėjnė asgjė…


Faqe me rėndėsi nė krijimtarinė e Budit pėrbėjnė vjershat e tij. Para tij njohim vetėm njė vjershė tė shkurtėr me 8 vargje, tė shkruajtur nga arbėreshi Matrėnga, kurse Budi na ka lėnė 23 vjersha me mbi 2.300 vargje, prandaj me tė drejtė ai mund tė quhet nismėtari i parė i vjershėrimit shqip.
Vjershat e Budit kryesisht janė tė pėrshtatura nga latinishtja e italishtja, vetėm pak janė origjinale. Ėshtė e vėrtetė se nė hartimin e tyre nuk kemi njė frymėzim e teknikė tė lartė, por vihet re njė pėrpjekje serioze pėr ta pasuruar gjuhėn shqipe edhe me krijime qė synojnė tė shprehin nė vargje tė bukurėn nė artin e fjalės shqipe.
Nė njėrėn prej tyre, nė formėn e njė pyetje retorike, poeti shpreh ndjenjėn e trishtimit dhe tė kotėsisė qė e pushton kur mendon se tė gjithė njerėzit i rrėmben vdekja:




  • "Ku janė ata pleq bujarė,
    qė qenė pėrpara ne,
    e ata trima sqimatarė,
    tė shpejtė si rrufe?„


Pengesė serioze pėr zhvillimin dhe pėrparimin e vendit dhe tė kulturės kombėtare, pėrveē pushtuesit osman, Budi, shikonte edhe klerikėt e huaj, qė shėrbenin nė famullitė shqiptare. Kėta, duke shpifur e duke pėrēmuar vlerat kombėtare tė popullit tonė, cėnonin sedrėn e shqiptarėve, mundoheshin t'i pėrēanin ata dhe tė dėmtonin pėrpjekjet e tyre pėr ēlirim.

Nė kėto rrethana, Budit iu desh tė luftonte nė disa fronte:



  1. edhe kundėr pushtimit tė huaj, edhe
  2. kundėr Vatikanit e tė dėrguarve tė tij nė Shqipėri.
  3. Prandaj mė 1622 organizoi njė mbledhje tė tė gjithė klerikėve shqiptarė tė zonės sė Shkodrės, Zadrimės, e Lezhės dhe i bėri tė betoheshin e tė nėnshkruanin njė vendim se nuk do tė pranonin kurrė klerikė tė huaj. Rrjedhimet e kėtij vendimi tė guximshėm u dukėn shpejt. Forcat kundėrshtare u bashkuan nė njė front tė pėrbashkėt, duke pėrdorur si mjet valėt e rrėmbyeshme tė Drinit, pėr ta eleminuar Budin nė njė ditė tė dhjetorit tė vitit 1622.Jeta e Budit ėshtė njė jetė kushtuar fund e krye ēėshtjes shqiptare. Programi fisnik i gjithė kėsaj veprimtarie atdhetare mund tė pėrmblidhen nė kėto fjalė qė shkroi me dorėn e tij: "…aqė sa munda luftova me gjithė zemėr jo pėr qishdo lakmi e lavdi tė mrazėt, po me njė tė madh dėshirė pėr ndihmė tė patries e tė gjuhės sonė„ .
    Figura e Pjetėr Budit ngrihet si shembull heroizmi e vetėmohimi pėr vendin dhe popullin e vet, duke u bėrė nė disa drejtime pararendės i rilindėsve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
drenusha
Anėtar
Anėtar


Numri i postimeve : 201
Registration date : 23/10/2007

MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   Fri Nov 02, 2007 4:25 pm

ketu kemi edhe levizjen kulturore dhe letrare ne shekullin XVII nji nga qendrate ku pati gjate shekullit XVIII nji jet kulture dhe mendore per tu shenuar ka qen edhe veskopoja perfaqesues kryesore i jetes ne veskopje ishte Theodhor Kavljeti ai kishte lindur rrethe vitit 1728 dhe vdiq 1789stdundimet e para i kreu ne veskopoj dhe pas taj vazhdoj ne janine pas studimeve aje u vendos si mesues ne veskopoj pastaj u dorzue si prifte ,ishte dretore i akademis se re .Kavaljeti shkroi shum por shumica e vprave te tij mbeten te pa botura dhe nji pjes e humbur prej ketyre njohim gramtiken e greqishtes (Protopirine)si dhe manuelt mesimore filozofikene dorshekrimLogjika ,Fizika 1752dhe metafizika 1749.
Protoperia eshte nji liber fillestare per mesimin e gjuhes greke qe permban edhe nji fjalore greqishte-arumanishte-shqipme rreth 1200fjalfjalet jan kryesisht folemse toske te rrethit te korces nder to hasen edhe trajta gegrishte .
manulet filozofike qe shkroi kavljoti jan burim i rendesishem per te njohur zhillimet e mendimet te kohes ne vendin tone ,nderproblemet e shumta qe trajton jan roli i filozofise ne jeten shoqerore ,lufta mindis pikpamjeve te kunderta te filozofike ,problemi i matreies ,kavljoti njihet filozofet aristotelin ,Platonin ,por edhe filozofet modern sidomos Dekartin mendimi filozofik i tije ka natyre idealiste .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
besa-bese
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   Fri Nov 02, 2007 4:57 pm


  • Letersia e Bejtexhinjve

    Autoret:

    Nezim Frakulla
    Zenel Bastari
    Hasan Zyko Kamberi
    Sulejman Naibi




    Nė shekullin XVIII nė Shqipėri lindi dhe u zhvillua njė rrymė letrare me tipare tepėr origjinale pėr vendin tonė, rryma e bejtexhinjve (nga fjala turke <> - vjershė). Ajo u bė dukuri e rėndėsishme dhe pati pėrhapje shumė tė gjerė nė qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė, nė Kosovė, por edhe ne qendra mė tė vogla fetare e mė pak nė fshat.

    Rryma letrare e bejtexhinjve ishte produkt i disa kushteve tė veēanta historike, i dy palė faktorėve tė kundėrt.





    1. Nga njėra anė ishte kėrkesa pėr tė shkruar shqipen si gjuhėn e vendit, pėr ta pėrdorur edhe nė praktikėn fetare e pėr t'u ēliruar nga ndikimet e kulturave tė huaja. Kjo ishte mė tepėr prirje e shtresave qė lidheshin me format e reja ekonomike, (tregtare e monetare).
    2. Nga ana tjetėr, ėshtė shtimi i trysnisė ideologjike tė pushtuesit. Nėpėrmjet fesė dhe kulturės islame synohej tė arrihej nėnshtrimi i shqiptarėve. Pushtuesi hapi kėtu edhe shkollat e veta. Shumė poetė bejtexhinj kishin mėsuar nė to.

    Natyrisht, Krijimtaria poetike e bejtexhinjve ruan ndikimin e poezisė e tė kulturės orientale, por ajo ėshtė pjesė e pandarė e kulturės sė popullit tonė. Ajo ėshtė shprehje e talentit, e shpirtit krijues tė tij, qė, nė kushte tė caktuara, fitoi edhe tipare nė pėrpothje me to.

    Bejtexhinjtė e shkruan shqipen me alfabet arab dhe pėrdorėn njė gjuhė tė mbytur nga fjalėt persiane, turke e arabe.
    Letėrsia e bejtexhinjve pati dy faza nė zhvillimin e saj:





    • Faza e parė shkon gjer nga fundi i shekullit XVIII.

    Nė veprat e kėsaj faze mė tepėr gjeti shprehje fryma laike, kurse





    • nė veprat e fazės sė dytė, qė nis nga ēereku i fundit i shekullit XVIII dhe kapėrcen nė shekullin e XIX,

    mbizotėroi tema me karakter fetar.
    Nė krijimet me tema laike mjaft poetė bejtexhinj, nė frymėn e poezive orientale, i kėnduan dashurisė, bukurisė sė natyrės e tė gruas, lartėsuan virtytin, punėn, diturinė ose fshikulluan mburrjen e kotė pėr pasurinė e fisin, goditėn ambicjen, hipokrizinė etj.

    Tė tillė ishin Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, Muhamet Kyēyku etj.

    Njė hap i mėtejshėm u shėnua me mjaft krijime tė disa bejtexhinjve tė tjerė, si: Hasan Zyko Kamberi, Zenel Bastari e ndonjė tjetėr.
    Ata pasqyruan elemente e ngjarje tė jetės bashkohore dhe shtruan njė problematikė tė mprehtė shoqėrore. Me nota realiste, ata vunė nė dukje jetėn e vėshtirė plot vuajtje tė masave tė varfra tė popullit, pasigurinė pėr tė ardhmen dhe pakėnaqėsinė e tyre nė kushtet e sundimit feudal, nė shthurrje e sipėr. Nė vjershėn "Tirana jonė si mėsoi„ Zenel Bastari, fshatar nga Bastari i Tiranės, jep njė tablo tė tillė tė gjendjes sė popullit.





    • Ymrin(jetėn) na e kanė shkurtue
      Po na shtrydhin porsi rrush,
      bytym kalbi(krejt zemra) na u coptue,
      me vner shpirti u mbush.
      Bukė pa bukė po rrojnė fakirat,(tė varfėrit, tė shkretėt)
      Pa opinga, zbathė e zhveshė;
      vetė janė mbulue me gjithė tė mirat,
      si katilėt rrinė tue qeshė.



    Letėrsia e bejtexhinjve nuk arriti tė ngrihet nė shkallėn e letėrsisė kombėtare. Megjithatė, bejtexhinjtė me krijimet e tyre dhanė njė ndihmesė qė duhet ēmuar. Ata shkruan shqip nė njė kohė kur shqipen e kėrcėnonte rreziku nga pėrhapja e gjuhės sė pushtuesit dhe e gjuhėve tė tjera. Ata krahas temės fetare, ishin tė parėt qė trajtuan gjerėsisht temėn laike.

    Gjithashtu dia prej tyre duke qenė mė afėr jetės sė popullit, futėn nė poezi elemntė tė jetės sė kohės. Kėta trajtuan tematikėn shoqėrore me nota realiste dhe me njė sens kritik tė fortė.
    Sė fundi, me krijimet e bejtexhinjve poezia shqiptare bėnte njė hap pėrpara nga ana artistike. Nė to shpesh gjejmė mjete shprehėse e figurative shumė tė goditura, vlera tė vėrteta artistike.

    Poetėt bejtexhinj morėn edhe nga mjetet e traditės poetike tė vendit; p.sh. vargun tetėrrokėsh; qė e bėnė vargun bazė dhe qė e pėrdorėn tė gjithė. Veprat e bejtexhinjve mbetėn nė dorėshkrim. Ato u pėrhapėn pėrmes kopjimit me dorė ose me anė tė traditės gojore.
    Numri i autorėve tė letėrsisė shqiptare me alfabet arab ėshtė shumė i madh.
    Ata krijuan nė qytete mjaft tė zhvilluara pėr kohėn, si nė Berat, Elbasan, Shkodėr, Gjakovė, Prishtinė por edhe nė vende mė tė vogla; si nė Kolonjė, Frashėr, Konispol e gjetkė.

    Ndėr bejtexhinjtė, mė kryesorė po pėrmendim Nezim Frakullėn, Sulejman Naibin, Dalip e Shahin Frashėrin, autorė tė dy historive fetare tė vjershėruara, Hasan Zyko Kamberin, Zenel Bastarin, Tahir Gjakovėn etj. Shumė i njohur u bė edhe Murat Kyēyku (Cami), pėrkthyes i ndonjė vepre fetare nga arabishtja dhe autor i disa tregimeve tė gjata nė vargje. Nga kėto pėrmendim poemėn "Erveheja„ , me temė nga letėrsitė orientale e me natyrė moralizuese. Me kėto vepra Kyēyku i ēeli rrugėn poezisė me subjekt.





    • Rryma letrare e bejtexhinjve e humbi peshėn e saj nė jetėn kulturore qysh nga fillimi i shekullit tė XIX, por nė disa mjedise, si nė Kosovė, kjo traditė vijoi edhe mė tej nga autorė tė tillė si Maliq Rakoveci, Rexhep Voka etj.
  • Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    shaban cakolli
    V.I.P
    V.I.P
    avatar

    Numri i postimeve : 8740
    Registration date : 23/08/2007

    MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   Fri Nov 02, 2007 9:09 pm

    NEZIM FRAKULLA

    JETA
    Autori i parė i rėndėsishėm i letėrsisė shqipe me alfabetin turko-arab,Nezimi vinte nga njė familje feudale e fshatit Frakull tė Beratit.Lindja e tij nuk dihet saktėsisht por thuhet se kalindur nė pjesėn e dytė tė shekullit XVII,diku rreth viteve 1680-1685.
    Berati nė shk.XVII ishte qendėr e rėndėsishme ekonomike,administrative e kulturore,i cili e kishte ruajtur rėndėsinė edhe pas pushtimit turk.Si kryevend pėrfshinte nė juridiksion tė tij Vlorėn,Myzeqenė,Skraparin, Tepelenėn,Pėrmetin dhe Pogonin.Nė kohėn e Nezimit nė Berat pėrmenden njė sėrė vjershėtorėsh.Ata mblidheshin nė kafenetė buzė lumit dhe bisedonin pėr dituritė.Nezimi nuk u mjaftua me studimet qė kreu kėtu,por pėr tė i plotėsuar shkoj nė Stamboll,ku ndeji shumė kohė.Atje nisi tė vjershėroj turqisht,persisht dhe arabisht.Nė vjershat e para turqisht,Nezimi thoshte se kishte shetitur fund e krye botėn,por nuk i pėlqente askund jashtė atdheut dhe kudo kishte pa shtypje e mjerim.Andej nga viti 1731 u kthya nė Berat si burrė i pjekur,dhe hyn nė shėrbim tė njė beu si qehaja(kujdestar i pasurisė):Kėtu ai nisi tė shkruaj vjersha shqip nė frymėn e letėrsive orientale sipas modeleve tė tyre.Beratin ai e gjeti plot poet,dhe kur pėrhapi vjershat e tij turqisht- shqip,pati shumė rival,Nezimi i kushtohet polemikes me ta,ai ngrehė lart poezinė e tij,u mohon tė tjerėve frymėzimin,qė ishte kusht i domosdoshėm i vjershėrimit sipas tij.Rivaliteti dhe polemika e Nezimit me poetet kėtu sa vinte e shtohej dhe duke iu drejtuar njė rivali Nezimi shkrou:

    Le mananė qė se dėgjon
    Ēkanė thėnė dot s“e kupton
    po edhe rri mė kuvendon
    ēė“shtė tė bėrėt shair.

    Medet,shir,nė ē“ditė dole
    tė qe thėnė,u bėre lole!
    Aferim se ē“fjalė fole
    o Nezim,fjalė xhevahir!
    Nė vjershat e tija turqisht shkonte edhe mė tutje kur thoshte:Ai qė mohon poezinė e Nezimit,o ėshtė armik,o ėshtė krejt i pa ditur
    nė diturinė e vargėnimit.Rival tė mėdhenj nė poezi NEZIMIT i u bėnė myftiu i qytetit Mulla Aliu,si dhe treghėtari izraelit beratas Sollomonin,nga tė cilėt shkonin zėnka kundershtare poetike.Jeta nė Berat Nezimit po i dukej pėrherė mė e vėshtirė mė 1747 kthehet sėrish nė Stamboll ku vazhdoj tė shkruaj turqisht-shqip.I kėsaj periudhe duket tė jetė mėrgimi i tij nė Hotin tė Besarabisė,i cili u gjend nė kamp internimi pėr disa kohė,deri sa i erdhi furdhėr ilirimit,pėr kthim nė atdhe pėrmes Ballkanit e Rumelisė deri nė Shkup e Elbasan.I kthyar nė Berat,poeti ra nė mėri tė njė sundimtari Ismail Pashės,dhe u detyrua tė ikte pėr pak vjet nė Elbasan,por sa u kthye nė Berat,u kap dhe u fut nė burg.Ate e cilėsonin si njeri tė rrezikshėm pėr qetėsinė e vendit,dhe fill pas burgut e internuan sėrish nė Stamboll.Aty pas ca kohe e futen nė burg,ku pas torturimeve i shtyrė nė moshė nuk mundi tė u rezistoj vuajtejeve dhe vdiq mė 1760.

    VEPRAT

    Nezimi ka shkruar shqip,turqisht dhe persisht,por mendohet tė ketė shkruar edhe arabisht.Turqisht Nezimi ka lėnė dy divane,dhe shumė poezi tjera qė mund tė formojnė njė vėllim.Kėto vepra janė ndjekur me interes nė kohėn e tij.Edhe shqip kishte njė divan dhe vjersha tjera qė iu ishin shpėrnda.Divani duhet tė jetė shkruar viteve 1731-1735.Nga kopjet jo tė plota njohim tė i ketė pas 110 vjersha.Nezimi mburrej sepasuroj dhe ngriti lart shqipen e lėnė tė bėrė har ap ,se ėshtė i pari qė hartoj njė divan shqip.


    Divan kush pat folur shqip?

    Ajan e bėri Nezimi
    Bejan kush pat folur shqip?
    Insan e bėri Nezimi.

    Divanin shqip Nezimi eshkrou se kishte fituar njė pėrvojė tė madhe vjershėrimi nė gjuhėt orientale,nė fushėn tė cilėn kishte arritur pjekuri mendore e artistike.Megjithatė ai mbeti skllav i modeleve persiano-turke.;nėn tė cilat shtiu elemente tė reja nė formė.Nė letersinė persane e turke,divanet me pėrmbledhje vjershash lirike i formonte nga gazelet kaside e poezi didaskalike.
    Gazeli ishte njė hartim poetik i shkurtėr me karakter lirik pėr tė shprehur ndjenjat personale,dashurinė,verėn,bukuritėnatyrore etj....Kasideja ishte njė hartim mė i gjatė nė formė elegjie,satire etj..Tematika e divaneve tė Nezimit nuk ishte e gjatė,mbyllej mbrenda disa kufijve tė caktuar nga tradita.Divanet fillonin me njė lutje pėr Zotin,Muhamedin,vijonin me gazele dhe mbaronin me kaside ku i thurej lavdi mbretit.Studimi i veprės poetike tė tij na jep tė dhėna pėr tė njohur qytetet shqiptare nė shk.XVIII.Nezimi e njihte veten si mjeshtėr i shquar nga poetėt e tjerė,ku sipas tijtė tjerėt morėn model prej tij,dhe mes poezisė ngreh lart veten dhe shprehet:

    Nė bejte u bėfsh mahir
    ujdis tė mė thonė shair
    shiri im u bė xhevahir
    gėzoi gjithė dunjanė.

    Nė polemikė kundėr rivalve pėrdorte fjalė tė rėnda fyese:
    Si gomari rri e pllet
    zėnke edhe bejte flet.Nė njė numėr tė vjershave tė veta Nezimi flet pėr miqėsinė,diturinė,,mėsimin kurse godit♪7 miqėt e pa sinqertė.Dallojmė disa nga vjershat e tij si:Ankimi nga gjindja e kohės,"Teferiēi nė Belqė,"Dy kėngė tė beharit" duhet tė jenė nga poezitė mė tė bukura tė tij,vargje tė rrjedhshme skena tė gjalla.plot hijeshi,ku natyra paraqitet plot jetė e lėvizje.


    Behari u lulėzua
    u zbukurua dynjaja,
    jeta nė shenllėk u mbulua.,
    .gezojnė fukaraja
    si nuset e stolisnė
    bilbilet e shashtisnė
    tepėr u shtua sevdaja.

    Nezimi ka shkruar edhe cikle tėpoezive fetare.Pėr Nezimin mund tė shkruhet edhe shumė po nė pėrpjekje tė pėrfundimi tė kėti j
    shkrimi duhet tė dallojmė:Ishte auktori i parė i rėndėsishėm i letėrsisė shqipe nė alfabetin turko-arab,se ishte intelektual ku kreu studimet nė Stamboll.Vjershtoi bukur pėr kohėn e tij,ka shkruar bukur shqip turqisht dhe persisht,botoi divane nė gjuhėn shqipe dhe turke,gazele,kaside dhe poezi tė shkėputura.Shkroi nė disa motive,lirik,dashurisė dhe natyrės.Fundi i tij tragjik nga torturat i pikėlloi miqėt dhe admiruesit e tij. i qmuar si dijetarė nė fushėn editurive tė kohės sė tij.
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    besa-bese
    Anėtar i Besueshėm
    Anėtar i Besueshėm


    Female
    Numri i postimeve : 1178
    Registration date : 27/10/2007

    MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   Sat Nov 03, 2007 6:53 pm

    Letersia e Bejtexhinjeve



    Hasan Zyko Kamberi.
    eshte padyshim nje nga perfaqesuesit me eminent i letersise shqipe. Tematika qė trajtoi ai nė vjershat laike, paraqet interes tė veēantė, sepse i bėri jehonė gjendjes shpirtėrore dhe pakėnaqėsisė sė masave fshatare mbi tė cilat rėndonte pesha e vuajtjeve dhe shfrytėzimi i egėr feudal.
    Pėr jetėn e H.Z.Kamberit dihet pak.




    • Ishte nga fshati Starje i Kolonjės. Siē del nga ndonjė vjershė e tij, ka kaluar njė jetė tė varfėr e tė vėshtirė. Ka tė ngjarė tė ketė mėsuar nė ndonjė medrese. Mė 1789 mori pjesė si mercenar nė luftėn turko-austriake mbi Danub.

    Nė kėtė fushatė jo vetėm qė s'e rregulli dot gjendjen ekonomike, por edhe vuajti shumė, siē do e tregojė nė vjershėn "Seferi humajun„ (Lufta mbretėrore). Vdiq nė fillim tė shekullit XIX. Nga krijimtaria e Hasan Zyko Kamberit njihen 50-60 vjersha lirike. Shkroi edhe poezi fetare.
    Rėndėsi tė veēantė kanė poezitė e tij me temė laike.
    Ndryshe nga bejtexhinj tė tjerė, tė cilėt shpesh poetizuan zakone e mendėsi tė jetės orientale tė qyteteve e tė mjediseve feudale, H.Z.Kamberi nė kėto poezi pasqyroi jetėn e fshatit shqiptar tė shekullit tė XVIII, vuajtjet, pasigurinė dhe pakėnaqėsinė e fshatarėve.




    • Me nota realiste gjejmė nė tė edhe njė frymė tė theksuar kritike e mospajtimi me realitetin, gjejmė dhembjen e poetit pėr gjendjen e njerėzve, qė s'u ecėn fati.
      Njė nga vjershat me tipike ėshtė "Bahti im„ , ku autori shpreh pakėnaqėsinė ndaj jetės dhe ankohet pėr fatin(bahtin), qė s'e ndihmoi pėr tė marrė prona e pozita, siē ndodhi me disa tė tjerė.

    Zu Hasani e zihetė,
    me baht e tij po prihetė,
    vallė, ku rri e fshihetė,
    qė s'punon, more bahti im.


    Edhe vjersha "Seferi humajun„ (Lufta mbretėrore) shpreh po atė gjendje pakėnaqėsie e zhgėnjimi. Vėrtet kjo merr shkas nga pėrvoja e hidhur e vetė poetit nė fushatėn e vitit 1789, por, nė tė vėrtetė, nė tė zė vend njė shqetėsim mė i gjerė. Aty i bėhet jehonė pakėnaqėsisė sė pėrgjithshme tė vegjėlisė nga fushatat ushtarake tė osmanėve, qė njerėzve tė thjeshtė u sillnin vetėm fatkeqėsi dhe mjerim, kurse fitimet i pėrvetėsonin feudalėt e mėdhenj dhe komandantėt ushtarakė.




    • Pėr jetėn e varfėr e tė rėndė tė vegjėlisė fshatare flet edhe vjersha "Trahani„. Duke e shkruar me ironi tė hollė e humor therės pėr kėtė gjellė tė tė varfėrve, autori s'e fsheh dhembjen pėr mjerimin e tyre, pėr faktin brengosės se ishte lumturi kur arrinin tė shuanin urinė me trahana.

    Tetė muaj gjithė ē'janė
    Qė e zjejnė dhe e hanė
    Fukarasė i mbanė hajanė(1)
    Dritė kush gjeti trahanė

    Notat e humorit, pėrzier me ankimin e poetit pėr fatin e tė rinjve, pėrshkojnė edhe vjershėn "Gjerdeku„. Nė tė cilėn pasqyrohen ēaste nga jeta dhe brengat e vajzave qė janė gati pėr martesė e qė s'e dinė ē'fat i pret, meqė i martojnė pa i pyetur. Por, veē kėsaj, ato i mundon edhe varfėria, ashtu siē i detyron edhe djemtė tė marrin rrugėn e kurbetit pėr tė siguruar tė hollat e nevojshme pėr martesė. Gjejmė nė tė edhe pėrshkrime zakonesh tė martesės, por mė tepėr shqetėsimin e tė rinjve dhe tė autorit pėr fatin e tyre.




    • Cupatė po bėjnė fiqiri(2)
      "Vallė, ku e kemi takdir(3)?„
      I martojnė me pahir

    Kėto ide poeti is hfaq nėpėrmjet ironisė e sarkazmės therėse, qė godasin pa mėshirė gjithė piramidėn shtetėrore e shoqėrore, qė nga mbreti e veziri e gjer tek nėnpunėsi mė i thjeshtė.




    • Mbreti q'urdhėron dynjanė,
      qė ka vėnė taraphanė(5)
      e i presėnė paranė,
      ia di kimenė parasė.

    Poeti nuk kursen as autoritetet mė tė larta tė fesė. Me sarkazėm tė guximshėm ai zbulon se prapa shenjtėrisė sė tyre tė shtirur fshihet njė shpirt i pangopur fitimi, qė i shtyn tė bėjnė padrejtėsi mė tė mėdha; e kanė ujdisur me djallin, siē shprehet poeti.
    Patosi satirizues e demaskues zgjerohet edhe mė tej, kur poeti zbulon se nė atė shoqėri tė shthurrur nuk ekzistonte as drejtėsia mė e vogėl, se njerėzit e ligjit, kadilerėt, e shtrembėronin kėtė nė mėnyrėn mė tė paturpshme, vetėm pėr tė shtėnė nė dorė sa mė shumė para.




    • Kadiu, t'i rrėfesh paranė,
      ters e vėrtit sherihanė(6),
      pėr para ē'e shet t'anė,
      ia di kimenė parasė.




    • Funksion tė dukshėm ideoartistik ka vargu "ia di kimenė parasė„. Qė pėrsėritet si refren nė fund tė ēdo strofe. Ai pėrforcon idenė se nė atė shoqėri ku merret nėpėr kėmbė ēdo virtyt, ku njerėzit robotizohen e vuajnė, paraja ėshtė epiqendra e jetės. Vjersha tingėllon si njė satirė e fortė qė shpreh zemėrimin e fshatarėsisė shqiptare kundėr shfrytėzimit tė saj nė kushtet e sistemit feudal nė shuarje e sipėr. Kuptohet qė protesta e poetit ėshtė spontane, nuk shkon larg dhe ai shpesh bie nė fatalizėm.

    Vjershat laike tė H.Z.Kamberit patėn pėrhapje tė gjerė nė popull, se ato prekėn plagė shoqėrore tė kohės. Veē kėsaj gjuha e tyre ėshtė mė e pastėr se e poetėve tė tjerė bejtexhinj. Vargu qė pėrdor, ėshtė tetėrrokshi i poezisė popullore.
    H.Z.Kamberi qe poet i talentuar. Krijimet e tij i njihnin dhe i ēmonin edhe rilindėsit: Naimi, Samiu, Vretoja. Naimi shkruante: "Nė mes tė vjershėtorėve tė Shqipėrisė ka zėnė kryen Hasani i Zyko Kamberit„.
    Me poezinė e H.Z.Kamberit, Z.Bastarit e ndonje tjetri duken shenjat e para tė realizmit nė poezinė shqiptare.
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    drenusha
    Anėtar
    Anėtar


    Numri i postimeve : 201
    Registration date : 23/10/2007

    MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   Sat Nov 03, 2007 7:20 pm

    Letėrsia Shqiptare e Rilindjes Kombėtare lindi dhe u zhvillua si pjesė e pandarė e lėvizjes politiko - shoqėrore e kulturore pėr ēlirimin e vendit nga zgjedha e huaj. Kjo lėvizje, qė nis nga mesi i shekullit XIX dhe arrin deri nė vitin 1912, quhet Rilindje Kombėtare, prandaj edhe letėrsia e kėsaj periudhe quhet Letėrsi e Rilindjes Kombėtare. Kjo ėshtė kryesisht njė letėrsi patriotike me frymė demokratike e popullore. Tema kryesore e saj ishte dashuria pėr atdheun dhe popullin, evokimi i sė kaluarės heroike dhe lufta pėr ēlirimin kombėtar e shoqėror.
    Kushtet historike qė pėrcaktuan zhvillimin e saj, ishin kryengritjet e vazhdueshme kundėr pushtuesve osmane, lufta pėr pavarėsi dhe pėr ruajtjen e tėrėsisė tokėsore tė vendit nga synimet grabitqare tė imperialisteve dhe tė qarqeve shoviniste fqinje.
    Letėrsia e Rilindjes pati njė drejtim iluminist e nė periudhėn e fundit edhe vepra realiste, por nė thelbin e vet ajo ishte njė letėrsi romantike. Nė veprat mė tė, mira tė saj u shprehen ideale tė larta kombėtare, malli dhe dashuria e zjarrtė pėr Mėmėdheun, krenaria pėr tė kaluarėn e lavdishme tė Popullit Shqiptar dhe ėndrra pėr ta parė Shqipėrinė te lirė, tė pavarur e tė lulėzuar.
    Figura mė e shquar e kėsaj periudhe ishte padyshim, Naim Frashėri, autor i poemės "Bagėti e Bujqėsi i" "Historisė sė Skėnderbeut" dhe i shumė poezive tė tjera patriotike, lirike e filozofike. Figura tė tjera tė shquara janė Jeromim De Rada, Andon Zako Cajupi, Gavril Dara i Riu, Ndre Mjeda, Asdreni etj.
    Letėrsia e Rilindjes shėnon njė etapė tė re nė historinė e Letėrsisė Shqiptare. Ajo shėnon kalimin nga letėrsia me brendi fetare e ***akter didaktik, nė letersinė e re shqiptare, nė letėrsinė e mirfilltė artistike, duke hedhur nė tė njėjtėn kohė edhe bazat e gjuhės sonė letrare kombėtare.
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    drenusha
    Anėtar
    Anėtar


    Numri i postimeve : 201
    Registration date : 23/10/2007

    MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   Sat Nov 03, 2007 7:23 pm


    • Letersia e Rilindjes
    • Andon Zako Cajupi




    Emri i tij i vėrtetė ėshtė Andon Ēako, nuk dihet pėr ē'arsye ai pėrdori edhe formėn Zako. Emri letrar Ēajupi ėshtė emri i njė mali tė vendlindjes, mallin dhe kujtimin e sė cilės e nguliti dhe e pėrjetėsoi nė pseudonimin e tij. Lindi nė Sheper tė Zagorisė mė 27 mars 1866. Mėsimet e para i mori nė vendlindje ku kreu dhe njė shkollė gjysėm tė mesme greke. Po shkolla mė e madhe e vendlindjes ishte shkolla e fshatarit, e njohjes sė jetės dhe tė shpirtit tė popullit, tė gėzimeve dhe tė brengave tė bashkėfshatarėve tė tij. Rol tė madh nė formimin e tij ka luajtur sidomos gjyshi nga e ėma, i cili e futi nė botėn magjepėse tė pėrrallave, tė legjendave e tė kėngėve popullore, prej sė cilės poeti i ardhshėm nuk do tė ndahej mė kurrė.

    I ati i Ēajupit, Harito Ēakua, ishte kurbetēi nė Misir, ku qe aktivizuar nė lėvizjen atdhetare. Ai e tėrhoqi tė birin nga fshati pėr tė vazhduar studimet. Andoni ishte vetėm 15 vjeē, kur la shoqėrinė pėr tė ndjekurnjė kolegj francez nė Aleksandri, duke marrė me vete mallin e sė ėmės Zoicės, dhe tė gurėve e maleve tė Zagorisė. Nė kolegj mori njė kulturė tė mirė dhe u dallua ndėr tė parėt midis shumė nxėnėsve tė kėsaj shkolle qė vinin nga vende tė ndryshme tė Mesdheut. Me kėtė kulturė ai i kishte tė hapura dyert e universitetit, tė cilin e ndoqi nė vitet 1887-1893 nė Gjenevė, ku studjoi pėr drejtėsi. Kėtu u njoh me njė vajzė vendase Evgjeninė, e cila e bėri tė lumtur po dhe fatkeq, sepse i vdiq pas njė vit martese, duke lėnė jetim tė birin e porsalindur, Stefanin. Kjo humbje e tronidi thellė poetin dhe i la vragė tė thellė.



    • Ajo u bė shkak qė, pas dhjetė vjetėsh, tė shkruante elegjinė "Vaje", njė nga elegjitė mė tė bukura dhe mė prekėse tė poezisė sonė.
      Mė 1883 me dokumentin e drejtėsisė nė xhep dhe me djalin nė krahė u kthye nė Misir dhe u vendos nė Kajro, ku nisi tė ushtronte profesionin e avokatit. Po prej kėtij profesioni hoqi dorė shpejt. Shkak u bė njė konflikt me autoritetet e vendit gjatė njė proēesi gjyqėsor ku avokati i ri mbrojti tė drejtėn dhe nuk u lėshoi pe pushtetmbajtėsve. Jetoi me pasurinė qė i kishte lėnė i ati, dhe iu kushtua tėrėsisht ēėshtjes atdhetare dhe krijimtarisė letrare.


    Ēajupi gjeti nė Misir njė lėvizje patriotike tė zhvilluar. Shqiptarėt e ngulimeve tė Egjiptit kishin organizuar njė shoqėri atdhetare e kulturore dhe mbanin lidhje sidomos me "Shoqėrinė e Stambollit". Por kėtė lėvizje u munduan ta kthenin nė anėn e tyre disa rrethe grekomanėsh, tė cilėt intrigoni kundėr patriotėve tė vėrtetė dhe kundėr Ēajupit. Ai u bė shpirti dhe figura mė e njohur e kolonisė patriotike tė Misirit, Ēajupi mbrojti interesat e shqipėrisė dhe tė popullit shqiptar, demaskoi synimet e xhonturqve, tė grekomanėve dhe tė gjithė armiqve tė tjerė tė ēėshtjes sė kombėtare.



    • Emri i tij nisi tė njihej nė rrethet e atdhetarėve qė nė fund tė shekullit, kur botoi mė 1898 artikullin e gjatė "Duke kėrkuar njė alfabet", nė tė cilin spikat shqetėsimi i tij pėr unitetin e lėvizjes kombėtare dhe kulturore, pėr shkrimin dhe lėvrimin e gjuhės amtare pėrmes njė alfabeti tė njėsuar. Por vepra qė e bėri tė njohur nė mbarė botėn shqiptare ishte pėrmbledhja poetike "Baba Tomorri" (1902) ku pėrfshiu komedinė "katėrmbėdhjetė vjeē dhėndėrr". Me kėtė vepėr ai u bė poeti mė i njohur pas Naimit, figura qė zuri vendin qė mbeti bosh pas humbjes sė poetit kombėtar mė 1900.
      Vjershat patriotike dhe luftarake tė "Baba Tomorrit" frymėzuan ēetat e lirisė dhe kryengritjet e mėdha qė i sollėn pavarėsinė Shqipėrisė mė 1912.


    Kėtė ngjarje poeti e priti me gėzim, u duk se iu hap udha pėr t'u kthyer nė mėmėdhč, por, Lufta e Parė Botėrore dhe trazirat e mėvonshme e shtynė larg kėtė shpresė. Megjithatė ai i ndiqte nga afėr ngjarjet nė Shqipėri, duke mbetur gjithmonė nė krah tė forcave pėrparimtare e demokratike. Mė 1919 Ēajupi ishte nė ballė tė pėrpjekjeve tė shqiptarėve tė Misirit, pėr tė mbrojtur tė drejtat e popullit shqiptar nė Konferencėn e Paqes qė mblidhej nė Paris. Ai dėnoi qeverinė e Durrėsit, qė ishte vegėl e fuqive imperialiste, ashtu siē dėnoi pėrpjekjet e feudalėve tradhėtarė pėr ta bėrė Shqipėrinė ēiflik tė tyre e pėr ta nxjerrė nė ankand sipas interesit. Me kėto qėndrime ai thelloi demokratizimin nė lėvizjen mendore dhe nė letėrsinė shqiptare. Kjo u shpreh nė frymėn antifeudale tė veprės sė tij dhe nė vendin qė ai u dha problemeve shoqėrore nė krijimtarinė e tij letrare e publiēistike. Nė kėto vite Ēajupi , si shumė atdhetarė tė tjerė, pėrjetoi krizėn e idealeve tė bukura tė Rilindjes.



    • Nė krye tė punėve nė Shqipėrinė e pavarur, nė vend tė atdhetarėve tė ndershėm po vinin njerėz qė i binin pas interesit tė tyre, pa menduar pėr fatet e kombit. "Nė Shqipėri, shkruan ai mė 1922 njė turkoman, njė grekoman, njė sllavoman, njė intrigant, njė tradhėtar, takon tė bėhet … regjent, ministėr, prefekt, faqe me nder dhe mbret".
      Ēajupi ishte pėr demokracinė dhe qytetėrimin, prandaj e pėrshėndeti Revolucionin Demokratiko-Borgjez tė Qershorit tė vitit 1924, frytet e tė cilit nuk arriti t'i gėzonte populli shqiptar. Demokracia e pati jetėn e shkurtėr dhe, nė vend tė saj, u rikthye pushteti i feudalėve me ardhjen e A.Zogut nė fuqi. Kur u mor vesh se ky do ta shpallte veten mbret, Ēajupi qė ishte nė krye tė "Shoqėrisė sė miqve", tė themeluar nė Kajro, i drejtoi Qeverisė sė Tiranės njė protestė, midis tė tjerave thuhej se koha e mbretėrve shkoi, "kurse edhe ata qė i kanė, po vėshtrojnė t'i pėrzėnė", Ky qėndrim i vendosur antimonarkist ia mbylli pėrfundimisht poetit rrugėn pėr t'u kthyer nė Shqipėri, qė tė tretej nė "baltėn mė tė ėmbėl se mjalta" tė mėmėdheut. Vdiq nė Kajro mė 11 korrik 1930. Shtypi zyrtar nė Shqipėri e kaloi vdekjen e tij pothuajse nė heshtje.


    La nė dorėshkrim pjesėn mė tė madhe tė veprave tė tij, poemėn "Baba Musa lakuriq", njė parodi e biblės, tragjedinė "Burri i dheut", qė u botua pas vdekjes mė 1935, komedinė "Pas vdekjes" qė u botua mė 1937, pėrmbledhjen poetike "Kėngė e vome", fati i sė cilės nuk dihet.
    Me gjallje, pėrveē "Baba Tomorrit" botoi Pėrrallat e La Fontenit (1921) pėrshtatur prej tij nga frengjishtja dhe "Lulet e Hindit" (1922), njė tufė vjershash tė letėrsisė sanskrishte, nga artikujt e paktė qė botoi nė shtypin e kohės duhet pėrmendur pamfleti "Klubi i Selanikut" (1909), njė nga kulmet e publiēistikės sė Rilindjes. Nė kėtė pamflet Ēajupi demaskoi demagogėt e xhonturqve dhe tė veglave tė tyre, qė kishin hyrė nė lėvizjen kombėtare pėr interesat e ngushta tė kastės sė bejlerėve turkoshakė e fanatikė, tė zellshėm pėr t'i zgjatur jetėn tė "sėmurit tė Bosforit", perandorisė sė kalbur tė sulltanėve osmanė.
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    besa-bese
    Anėtar i Besueshėm
    Anėtar i Besueshėm


    Female
    Numri i postimeve : 1178
    Registration date : 27/10/2007

    MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   Sat Nov 03, 2007 10:00 pm

    nga azzurra Yesterday at 2:20 pm

    Letersia Rilindjes

    Sami Frasheri


    Sami Frashėri (Sami Bey Frashėri) (1 qershor, 1850, Frashėr, Shqipėri – 18 qershor, 1904)








    • Rilindės i shquar, ideologu kryesor i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, dijetar i madh, shkrimtar dhe publicist. Nė literaturėn e huaj ėshtė njohur me emrin Shemseddin Sami. Lindi nė Frashėr tė Pėrmetit mė 1 qershor 1850. Mėsimet e para i mori nė fshatin e lindjes. Mė 1865 sė bashku me pesė vėllezėrit e tij dhe dy motrat u vendos nė Janinė. Kėtu sė bashku me Naimin, Sami Frashėri kreu shkollėn e mesme greke "Zosimea", ku pėrveē kulturės sė pėrgjithshme, pėrvetėsoi krahas greqishtes sė re e tė vjetėr edhe gjuhėn latine si dhe gjuhėn frėnge dhe atė italiane. Nga mėsuesit e medreseve tė Janinės mėsoi arabisht dhe persisht.


    • Mė 1872 u vendos nė Stamboll ku zhvilloi njė veprimtari tė gjerė patriotike pėr ēlirimin dhe bashkimin kombėtar tė popullit shqiptar dhe bashkėpunoi me pėrfaqėsuesit mė pėrparimtarė tė lėvizjes demokratike-borgjeze turke. Ishte njė ndėr organizatorėt kryesorė tė "Komitetit Qendror pėr mbrojtjen e tė drejtave tė kombėsisė shqiptare" dhe me themelimin e "Shoqėrisė sė tė shtypurit shkronja shqip" (1879) u zgjodh kryetar i saj.

      Sami Frashėri drejtoi revistat e para nė gjuhėn shqipe "Drita" dhe pastaj "Dituria" (Stamboll, 1884-85) ku shkroi njė varg artikujsh. Pėr nevojat e shkollės shqipe hartoi librat "Abetare e gjuhės shqipe" (1886), "Shkronjtore e gjuhės shqipe" (gramatika, 1886) dhe "Shkronjė" (Gjeografia, 1888) nė gjuhėn shqipe. Nga veprat mė tė shquara tė kėtij mendimtari tė shquar, patriot, demokrat dhe iluminist ėshtė "Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet", botuar mė 1899 pa emėr autori nė Bukuresht. Ky traktat u bė manifesti i Rilindjes Kombėtare Shqiptare, vepra qė sintetizoi programin e lėvizjes, strategjinė dhe taktikėn e saj. Nė tė u shprehėn idealet demokratike tė zhvillimit politik e shoqėror tė vendit, tė zhvillimit tė arsimit, tė kulturės e tė shkencės. Sami Frashėri hartoi dhe njė fjalor tė gjuhės shqipe qė mbeti i pabotuar, ai la gjithashtu nė dorėshkrim njė pėrmbledhje kėngėsh popullore shqiptare.


      Sami Frashėri me gruan e tij EminenėĒėshtjen shqiptare Sami Frashėri e mbrojti edhe nė organet e ndryshme tė shtypit qė drejtoi sidomos nė gazetėn turke "Terxhuman-i Shark". Sami Frashėri ėshtė autor i 57 veprave nė gjuhėn shqipe, turke dhe arabe duke pėrfshirė kėtu edhe revistat e gazetat qė i drejtoi duke botuar vetė nė to.

      Ēėshtjen shqiptare dhe historinė e popullit shqiptar Sami Frashėri i trajton edhe nė veprat nė gjuhėn turke e sidomos nė artikujt e botuar nė shtypin e kohės, si edhe nė veprat letrare me motive nga jeta shqiptare. Si dijetar i madh Sami Frashėri dha kontributin e tij tė vyer nė disa fusha tė shkencės ku u dallua si pėrfaqėsues i mendimit tė pėrparuar materialist, jo vetėm pėr Shqipėrinė, por edhe pėr vendet e Lindjes. Ėshtė autor i fjalorit normativ tė gjuhės turke (Kamus-i türki, 1901) i cili ruan vlerėn e vet tė madhe edhe nė ditėt e sotme. Fjalori "Kamus-i türki"pėrmban mbi 40 mijė fjalė e shprehje gjuhėsore dhe ėshtė pajisur me njė parathėnie tė gjatė tė shkruar nga vetė Samiu ku parashtron parimet e tij mbi fjalorin e njė gjuhe letrare. Samiu ėshtė edhe autor i disa fjalorėve dygjuhėsh frėngjisht-turqisht (Kamus-i fransevi, 1882); turqisht-frėngjisht (Kamus-i fransevi, 1885); arabisht-turqisht (Kamus-i arabi). Vepra madhore e Sami Frashėri nė gjuhėn turke ėshtė Enciklopedia e tij "Kamus-ul alām" (1900) nė 6 vėllime, ku Samiu u jep njė vend tė dukshėm botės shqiptare, figurave tė rėndėsishme qė ka nxjerrė populli shqiptar gjatė historisė sė tij. Nė enciklopedinė e Samiut gjenden njoftime pėr institucionet shtetėrore, arsimore, fetare etj., si edhe tė dhėna gjeografike jo vetėm pėr qytetet dhe qendrat administrative mė tė rėndėsishme tė Shqipėrisė, por edhe pėr fshatrat mė tė njohura.

      Si shkrimtar Sami Frashėri shkroi nė gjuhėn turke drama e romane. Vepra mė e rėndėsishme tregimtare Sami Frashėri "Besa", e botuar mė 1875 e ka marrė subjektin nga jeta shqiptare. Ajo u shfaq nė teatrin perandorak nė Stamboll mė 1874, njė vit para se tė botohej.

      Pėr popullarizimin e dijeve shkencore shkroj disa libra dhe broshura, tė ciat i pėrmblodhi nė "Bibliotekėn e xhepit", hartoi tekste tė ndryshme, botoi antologji me pjesė tė zgjedhura nga letėrsia botėrore dhe kryesisht orientale, ai la nė dorėshkrim 11 vepra kryesisht nga fusha e gjuhėsisė dhe e letėrsisė.

      Sami Frashėri ishte edhe njė gazetar i talentuar. Ai ka bashkėpunuar me shkrime dhe ka qenė redaktor dhe kryeredaktor nė disa gazeta si pshm.: "Sabah" ("Mėngjezi" 1876), ku pėr njė kohė ishte kryeredaktor, "Hafta" ("Java") etj.

      Nė punėn krijuese tė Sami Frashėri njė vend tė rėndėsishėm zėnė edhe pėrkthimet, e kryesisht ato nga frėngjishtja. Ai shquhej pėr kulturėn e tij tė gjerė nė shumė fusha. Biblioteka personale e tij kishte 20,000 vėllime.

      Pėr veprimtarinė patriotike edhe pėr frymėn pėrparimtare qė pėrshkon veprat e tij Porta e Lartė e ndoqi dhe e persekutoi Sami Frashėrin, duke e internuar e izoluar. Vitet e fundit atij i qe ndaluar tė dilte nga shtėpia.
    • Atdhetari i shquar nderroi jete nė Stamboll.


    Edituar pėr herė tė fundit nga nė Tue Nov 13, 2007 9:38 pm, edituar 3 herė gjithsej
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    besa-bese
    Anėtar i Besueshėm
    Anėtar i Besueshėm


    Female
    Numri i postimeve : 1178
    Registration date : 27/10/2007

    MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   Sun Nov 04, 2007 7:45 pm

    Tė mėsojmė Letėrsi







    Poeti mė i madh i Rilindjes Kombėtare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit e i kulturės shqiptare.

    Lindi mė 25. 5. 1846 nė Frashėr tė Pėrmetit. Pasi kreu shkollėn fillore nė qytetin e lindjes, mė 1865 u shpėrngul nė Janinė, ku bashkė me tė vėllanė mė tė vogėl Samiun , mbaroi gjimnazin Zosimea (1869).

    Ai jetoi e punoi jashtė atdheut, ku u pėrpoq me tė gjitha forcat, sė bashku me gjithė atdhetarėt e tjerė, pėr ēlirimin e Shqipėrisė nga zgjedha osmane.

    Poema e parė e tij ishte « Shqipėria » (1880, botuar mė 1897). Nė Stamboll ka qenė ndėr botuesit kryesorė tė revistės « Drita », mė pas « Dituria » (1884-1885), ku u botuan shumė vjersha, proza e vargje tė tij, pėr shkollat e para qė do tė hapėshin. Ai shėrbente si anėtar i Komisionit tė Botimeve pranė Ministrisė sė Arsimit, kurse mė vonė kryetar.

    Mė 1866 botoi poemėn e tij tė famshme « Bagėti e Bujqėsia », atė greqisht « Dėshira e vėrtetė e shqiptarėve » dhe katėr libra pėr shkollat: « Vjersha pėr mėsonjtoret e para », « E kėndimit tė ēunavet kėndonjėtareja » (nė dy vėllime, me poezi, lexime tė ndryshme) si dhe njė « Histori tė pėrgjithshme ».



    Mė 1888 vijoi me « Dituritė » (ribotuar mė 1895 me titullin « Gjithėsia »,-shkenca tė natyrės). Mė 1890 doli pėrmbledhja e lirikave « Lulėt e verės », pastaj « Mėsimet » dhe « Fjala flutarake »(vjersha, 1894) dhe sė fundi poema epike « Historia e Skėnderbeut » dhe poema fetare si « Qerbelaja » etj.
    TRATHĖTORĖT

    Shokė, kemi ne mest tėnė
    Shum' armik' e trathėtorė!
    Popo! mos u qoftė thėnė!
    Veē qė s'kanė gjė nė dorė.

    Harruanė mėmėdhenė
    Dh' e lanė kombinė tėnė
    E njė tjatėrė na gjenė!
    Popo! mos u qofte thėnė!

    Lanė zonjėn e lėvduar
    E zunė njė kurvė shtrigė,
    Tė ndyr' e tė mallėkuar,
    Tė fėlliqur e tė ligė.

    Lanė mėmėn tė xhveshur
    Dhe mundohenė pėr botė,
    Pa dhe bota duke qeshur
    U thotė: mundohi kotė!

    Qysh u bėnė Efialtė
    E nuk e njohin tė mirėn,
    Uthullėn pandehin mjaltė
    Edhe dritė errėsirėn!

    Buk' e mėmėdheut zėntė
    Tradhėtorėt e pabesė!
    Dhe Zoti dėrrmėn u dhėntė,
    Kurrė mos paēinė pjesė!

    Miqt' armiq i kanė bėrė,
    Armikėtė miq i zunė,
    Qysh janė fyell tė tėrė!
    Ē'ėshtė kjo e madhe punė!

    Fajn' e math kur do ta njohin
    Njerėzit e mallėkuar?
    Dritėnė pse nuk e shohin,
    Apo janė tė verbuar?

    Janė sė gjithash tė marrė
    Dhe tė liq me tė vėrtetė,
    Mėmėdheut bėjnė varrė,
    Po do tė bienė vetė,

    Se mbretėron e vėrteta,
    S'del kurrė gėnjeshtr' e shkretė
    T'ish ashtu, qe prishur jeta,
    S'kish mbetur gjė e vėrtetė.

    Ata turpinė fitojnė,
    Nderr' e tyre posht' e hedhin
    Dhe armikėtė gėzojnė
    E nė errėsirėt bredhin.

    Nuk ėshtė kurrė haruar
    Dh'e mira dh'e lig' e shkretė,
    Tė gjitha janė paguar,
    S'ka mbeturė gjė nė jetė.

    Lerini, pa do ta gjėjnė,
    Tė vėrtetėn do ta njohin,
    Se tani s'e dinė c'bėjnė,
    Janė tė verbėr e s'shohin.

    O, popo ē'turp kanė marrė!
    Janė bėrė tradhėtorė
    Dhe s'janė mė shqipėtarė,
    Se nga kombi hoqnė dorė.

    Me tė huajnė u bėnė,
    Me armikn' e Shqipėrisė,
    S'duanė gjuhėnė tėnė
    Armikėt' e Perėndisė!

    Ndjej, o Zot, se nukė dinė
    Se ē'bėjnė, janė mahnitur,
    Rrahin tė prishin shtėpinė
    Pun' e lig' edh' e mėrzitur.

    Tė gjorėt janė nė gjumė,
    Tė vėrtetėnė s'e dinė,
    Do tė mundohenė shumė,
    Pasdaj mėnttė do t'u vinė.

    Vėllazėrin' e harrojnė
    Dhe kombin e mėmėdhenė,
    Dhe armikėtė dėgjojnė
    Edhe s'dinė se ku venė.

    Hiqni dorė, hiqni dorė!
    Mblithni mėntt' e tupėrohi,
    Mos u bėni trathėtorė,
    Se pasdaj do tė pendohi.
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    shaban cakolli
    V.I.P
    V.I.P
    avatar

    Numri i postimeve : 8740
    Registration date : 23/08/2007

    MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   Mon Nov 05, 2007 11:54 am

    JERONIM DE RADA
    (1814-1903)
    Jeronim de Rada lindi mė 29 nėntor 1814 nė fshatin e vogėl Maki,pranė Shėmitėr Korones,qendėr kjoe kolegjit arbėresh tė Kalabrisė.Mėsimet e para i mori nga i ati i cili ishte mėsues kolegji,kurse mėsimet nė kolegj i nisi mė 1822.Mėsimet nė kolegj patėn rėndėsi tė madhe pėr poetin eardhshėm,sepse e njohėn me letėrsinė antike dhe moderne,si dhe patėn rėndėsi tė veēantė nė formimin e personalitetit tė tij krijues dhe intelektual.Kėto njohuri do ti forcoj gjatė studimeve tė drejtėsisė nė Napoli(1834):Kėtu do tė lindin disa vepra tė tij,e ndėrkohė edhe kryevepra e tij,mė e rėndėsishma nė letėrsinė tonė(1836) tė cilėn poeti e bėri shumė tė njohur.Mė 1839 boton poemėn e tij tė dytė"Serafina Topia";tė cilėn cenzura burbone,duke i parė idetė liridashėse qė e pėrshkojnė,e ndalon dhe se lė tė qarkullojė,ėshtė kjo njė rrugė kur poeti ishte nė vlugun e madh tė punės,si nė krijimtari ashtu edhe nė aktivitetin e tij kombėtar e intelektual.Boton e riboton veprat e tij,merret me mbledhje folklori,boton artikuj tė ndryshėm nė shtypin e kohės etj,ndėr to edhe "Parimet e estetikės(1861)"Lashtėsia e kombit shqiptar(1864);"Rrapsodi tė njė poeme arbėreshe"(1866) etj.Nė kėtė kohė emri i poetit i ka kaluar kufijtė e botės arbėreshe e tė botės letrare italiane:Ka vėnė kontakte tė ngushta me Lėvizjen Kombėtare nė Shqipėri,letėrkėmbime me patriot tė ndryshėm shqiptar e miq tėShqipėrisė e shqiptarėve.
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    shaban cakolli
    V.I.P
    V.I.P
    avatar

    Numri i postimeve : 8740
    Registration date : 23/08/2007

    MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   Mon Nov 05, 2007 12:23 pm

    Kėngėt e Milosaos
    Bota kish ndėrruar lisa
    uji i ri nė det
    kaltėronte n“ditn“e re
    por lumbardha e Anakreonit
    nė Temp rronte e moēme.
    Kryevepra e tij dhe vepra e parė nė letėrsinė tonė me vlera tė mirėfillta artistike mbetet"Kėngėt e Milosaos":Nė qendėr tė kėsaj vepre tė mrekullueshme ėshtė historia e dashurisė sė dy tė rinjėve:Milosaos sė pasur,birit tė sundimtarit tė Shkodrės dhe Rinės sė varfur,tė bijės sė Kollogresė.Po nuk ėshtė vetėm dashuria e dy tė rinjėve klasash tė ndryshme,por poeti pasqyron edhe aspekte tjera tė kohės sė Skėnderbeut,kohė nė tė cilėn e vendos ngjarėjen.Pėr kėtė kjo vepėrnuk mund tė quhet vetėm vepėr dashurie,por edhe vepėr ebrumosur me ide patriotike kombėtare.Deada ėshtė bėrė i njohur nė botėn letrare,kulturore,shkencore ndėr ta Dora dĶstria,T.Stiger,G.Majer;E.Buholc etj.....Njė kaptinė nė vete nė krijimtarinė dhe aktivitetin e De Radės ėshtė edhe themelimi i revistes"Fjamuri i arbėrit(1883)organ qė mbajti lart flamurine patriotizmit.Pėrveq shkrimeve tjera kombėtare.De Rada i jep hapsirė tė mjaftueshme letrare krijimeve tė tė rinjėve arbėresh.Ai botoj edhe vepra tjera,ndėr to pėrmendim"Skėnderbeu i pafanė";"Pellazg e shqiptarė""Njė pasqyrė e jetėsnjerėzore,etj.Vitet e fundit tė jetės ibėri tė rėnda e tė mundimshme,patrioti i cili njė jetė tė tėrė ia kushtoj ēėshtjes kombėtare.Pleqėria dhe varfėria e pllakosėn nė fund tė jetės.,e rraskapiten por megjithatė nuk e thyan shpirtrisht.Mė 1903 jeta e tij shuhet nė njė dhomė tė errėt,pa zjarr e pa bukėMendimi i tij ifundit ishte pėr Shqipėrinė,fjalėt e tij tė fundit ishin pėr fatin e hidhur tė arbreshėve,gjaku ynė i shprishur,fisi ynė i shpėrndarė.
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    besa-bese
    Anėtar i Besueshėm
    Anėtar i Besueshėm


    Female
    Numri i postimeve : 1178
    Registration date : 27/10/2007

    MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   Tue Nov 06, 2007 1:23 am

    Letersia e Rilindjes


    1879 - 1925

    Luigj Gurakuqi


    Luigj Gurakuqi ėshtė njė nga figurat kryesore tė lėvizjes sonė atdhetare dhe demokratike. I pėrkushtuar tėrėsisht ndaj ēėshtjes sė atdheut, veprimtaria e tij lidhet me ngjarjet mė tė rėndėsishme tė kohės. Lindi nė Shkodėr mė 1879. Mėsimet e para dhe njė pjesė tė shkollės sė mesme i bėri nė vendlindje, pastaj shkoi nė Itali. Aty mbaroi kolegjin e Shėnmitėr Koronės nė Kalabri, ku ishte nxėnės i De Radės, dhe vijoi studimet e larta nė shkencat biologjike nė Napoli. Qė kur ishte student, bėri emėr nė shtypin shqiptar si poet dhe publiēist (me pseudonimin Cakin Shkodra dhe Lekė Gruda).
    Mė 1908 Gurakuqi u kthye nė Shqipėri dhe u bė shpejt njė nga udhėheqėsit kryesorė tė lėvizjes kombėtare. Nuk kishte ngjarje tė rėndėsishme tė kohės ku tė mos ishte dora e Gurakuqit. Mori pjesė nė Kongresin e Manastirit, ishte drejtori i parė i Shkollės Normale tė Elbasanit dhe njė nga udhėheqėsit e kryengritjeve tė Veriut (1911-1912). Ai ishte krahu i djathtė i Ismail Qemalit nė gjithė atė punė tė madhe pėr shpalljen e Pavarėsisė. Mė 1916 ishte nga themeluesit e Komisisė Letrare nė Shkodėr.
    Nė vitet 1921-1923 L.Gurakuqi si deputet i Shkodrės u gjend vazhdimisht nė opozitė me Zogun dhe gjithė feudalėt e tjerė. Bashkėluftėtar i F. Nolit, Gurakuqi ishte ndėr udhėheqėsit mė aktivė tė Revolucionit Demokratiko-Borgjez tė Qershorit tė vitit 1924.
    Pas kundėrevolucionit emigroi nė Itali, dhe nė mars 1925 u vra pabesisht nė Bari nga njerėz tė vėnė nga Zogu. F.Noli e vlerėsoi lart figurėn e kėtij biri tė shquar tė Shqipėrisė me vjershėn e njohur "Syrgjyn-vdekur", kurse populli pas luftės ia soli eshtrat nė atdhe dhe e deroi me titulin e lartė "Hero i Popullit" dhe "Mėsues i Popullit".
    Krijimtaria poetike e Gurakuqit pėrfshin vitet 1898-1907. Mė pas, krijimtaria e gjerė politike nuk e lejoi tė merrej mė poezi. Pėr herė tė parė vjershat e tij u pėrmblodhėn nė njė vėllim mė 1941.
    Nė poezinė e parė, qė ėshtė pėrgjigjje pėr vjershėn "Shko dallėndyshe" tė F.Shirokės, Gurakuqi flet pėr gjendjen e mjerė tė Shqipėrisė. Krijimi mė i njohur i tij ėshtė vjersha "Qėndresa", ku gėrshetohen edhe elemnete autobiografike. Me theks filozofik, jepet zgjimi i poetit nga ėndėrrimet romantike, nė emėr tė qėllimeve tė larta, qėndresa pėr plotėsimin e idealit. Poezia ėshtė njė kredo e gjithė jetės dhe e veprimtarisė sė Gurakuqit.
    L.Gurakuqi ėshtė ndėr tė parėt qė parashtron kėrkesėn tė ngrihet mjeshtėria artistike nė letėrsinė amtare. Nė vjershėn "Deka e zanave" thekson se Shqipėria ėshtė vendi i poezisė, ēerdhja e zanave, ndaj atdheut i duhet kėnduar me nivel tė lartė artistik.
    L.Gurakuqi shkroi edhe vjersha pėr tė vegjėlit, tė cilat i botoi nė "Kėndimet" (1912).
    Interes tė veēantė paraqet libri "Vargnimi nė gjuhėn shqipe" (1906), si pėrpjekja e parė pėr hartimin e metrikės sonė.
    Edhe si publiēist L.Gurakuqi bėri emėr tė shquar, duke trajtuar problemet mė tė rėndėsishme tė kohės. Botoi te revista "Albania", te "Kalendari Kombiar", nė gazetat "Drita", "Liria e Shqipėrisė", "La Nacione Albanese". Si stilist i shquar ai ka lėnė modele tė prozės publiēistike nė dy dialektet.
    L.Gurakuqi dha ndihmesė me vlerė nė letėrsinė e nė kulturėn tonė si poet, publiēist, orator, hartues i parė i metrikės shqipe.
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    besa-bese
    Anėtar i Besueshėm
    Anėtar i Besueshėm


    Female
    Numri i postimeve : 1178
    Registration date : 27/10/2007

    MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   Tue Nov 06, 2007 1:29 am


    1844 - 1901

    ZEF SEREMBE

    Njė figurė origjinale dhe e ndėrlikuar, qė spikat nė letėrsinė tonė ėshtė ajo e Zef Serembes. Vepra e tij pasqyron atė etapė tė Rilindjes kur lėvizja kombėtare kishte marrė hov, prandaj dhe tema patriotike merr nėn penėn e tij njė tingėllim kushtrues tė hapur dhe aktual.

    Nga ana tjetėr, nė krijimtarinė e tij gjeti shprehje atmosfera e pakėnaqėsisė qė kishte lindur tek arbėreshėt nė vitet 1860-1870, kur bashkimi i Italisė jo vetėm qė nuk solli ndryshimet shoqėrore tė shpresuara, por, pėrkundėrazi, e thelloi mjerimin e tyre. Poezia e Serembes pasqyron kontradiktat e kėsaj kohe.

    Zef Serembe lindi mė 6 mars 1844 nė fshatin arbėresh San Kozmo Albaneze tė Kalabrisė ose Strigari, si i thonė vendėsit, ku zakonet dhe gjuha shqipe janė ruajtur deri sot. Fshati ndodhet mbi njė kodėr tė veshur me vreshta, me portokalle dhe limonė, me pamjen e detit Jon nga lindja. Kjo natyrė e ėmbėl dhe e ashpėr, qė tė kujton deri diku Shqipėrinė, u bė njė element me rėndėsi i veprės sė poetit.

    Personaliteti i Serembes si krijues u formua nė vitet e zjarrta tė lėvizjes kombėtare italiane tė viteve 1848-1860, ku i ati mori pjesė aktive, aq sa u dėnua me vdekje nė mungesė nga qeveria burbone dhe u detyrua tė endej maleve si komit. Qė nė moshė tė njomė, Zefi i vogėl njohu tiraninė politike dhe padrejtėsitė shoqėrore, gjė qė u dha vjershave tė tij vulėn e pakėnaqėsisė nga realiteti, frymėn e revoltės aq tė fuqishme.
    Nė zhvillimin e talentit, qė i lindi herėt nė mėnyrė tė vetvetishme dhe nė brumosjen e Zefit me ndjenja patriotike e liridashėse luajtėn rol tė rėndėsishėm studimet nė kolegjin e Shėn-Adrianit, ku pati mėsues De Radėn, me tė cilin mė vonė u bė mik. Varfėria dhe shėndeti i keq e detyruan Seremben tė ndėrpresė shkollėn dhe tė kthehet nė fshatin e lindjes. Ndėrkaq lėvizja kombėtare nė Itali po merrte pėrpjestime tė gjera. Ishte koha kur Garibaldi po triumfontekudo nė Italinė e Jugut dhe arbėreshėt po i pėrgjigjeshin thirrjes sė tij.

    Serembja u bė kėngėtar i kėsaj lėvizjeje, i shtyrė jo vetėm nga ndjenjat liridashėse, po edhe nga prirja pėr tė parė tek ajo njė shprehje tė trimėrisė sė arbėreshėve dhe njė shpresė pėr pjesmarrjen e tyre tė mėtejshme pėr ēlirimin e atdheut tė tė parėve. Ndėrkaq, lėvizja kombėtare nė Shqipėri u fuqizua, u shpeshtuan kontaktet e arbėreshėve me kėtė lėvizje. Edhe Serembja tregoi interes tė gjallė ndaj pėrpjekjeve pėr liri tė vėllezėrve pėrtej detit. Madje, ai ishte i pakėnaqur nga dobėsia e kėsaj lėvizjeje dhe i hodhi shigjeta, satira tė dhimbshme nė vjershėn "Vrull", kurse nė njė vjershė kushtuar Dora d'Istrias poeti ngriti zėrin pėr lirinė e Shqipėrisė, hodhi kushtrimin pėr luftė tė armatosur dhe pėr bashkimin e shqiptarėve.

    Nė kėto vite Serembja shėtiti nėpėr fshatrat arbėreshe tė Siēilisė e tė Kalabrisė, i ra anembanė Italisė, duke u lidhur mė tepėr me zakonet, me folklorin, me tė folmet e ndryshme tė arbėreshėve, me ndjenjat dhe ėndėrrimet e tyre, me ndjenjėn e madhe tė ēlirimit tė atdheut tė tė parėve. Po nuk gjeti asgjėkundi qetėsinė e shpresuar. Gjatė kėtyre shtegtimeve ai improvizonte poezi dhe i recitonte ato kudo qė vinte, si njė poet popullor. Disa prej kėtyre vjershave qarkulluan si poezi popullore.

    Gjurmė tė thella tė dhimbshme nė shpirtin dhe krijimtarinė e poetit la dashuria e pafat pėr njė fshatare arbėreshe, qė mė vonė kishte emigruar nė Brazil, ku edhe vdiq pas pak kohe. Dėshira pėr tė parė varrin e kėsaj vajze si dhe shpresa qė tė pėrmirėsonte gjendjen e vet ekonomike, e bėnė poetin tė nisej mė 1875 pėr nė Brazil. Po edhe kėtu Serembja u zhgėnjye shpejt, sepse pa korrupsionin e thellė tė oborrit, jetėn e degjeneruar tė aristokracisė braziliane. Pa kaluar as njė vit ai u kthye nė Itali, duke pasur si pasuri tė vetme njė trastė dorėshkrimesh. Gjatė kėtij udhėtimi tė vėshtirė thuhet se poetit i humbi pjesa mė e madhe e kėtyre dorėshkrimeve.
    Nė fshat, i rėnė nga shėndeti dhe nga gjendja shpirtėrore, Serembja nisi pėrsėri jatėn e varfėr tė mėparshme.

    Zhgėnjimi nė jetėn shoqėrore dhe nė jetėn personale u bėnė shkak qė Serembja tė kalonte nė kėtė periudhė njė krizė misticizmi, e cila ndikoi pėr keq nė krijimtarinė e vet. Po interesi i tij pėr lėvizjen kombėtare nė Shqipėri ishte gjithnjė i gjallė dhe nė kėtė lėvizje ai pėrqėndroi tė gjitha shpresat e mbetura. Pikėrisht nė kėtė kohė, mė 1883, Serembja botoi librin "Poezi italisht dhe kėngė origjinale tė pėrkthyera nga shqipja". Megjithėse vjershat italisht kishin tė meta nga ana e formės dhe niveli i pėrkthimit nė italisht tė krijimeve shqip nuk qe i kėnaqshėm, libri ngjalli entuziazėm nė rrethet letrare tė kohės.

    Duke mos mundur tė duronte gjatė atmosferėn mbytėse qė sundonte nė Italinė e Jugut edhe pas zhdukjes sė tiranisė sė Burbonėve, poeti u nis sėrish pėr nė Brazil dhe pėr nė Amerikėn e Jugut. Aty e mbyll krijimtarinė e tij letrare me dy poezi, qė dėshmojnė se ai nuk e humbi kurrė shpresėn te lėvizja kombėtare shqiptare. Natyrėn e tij tė ndjeshme e mposhtėn fatkeqėsitė e jetės. Mė 1901 ai e mbylli jetėn nė San-Paolo tė Brazilit, nė njė gjendje ēmendurie.
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    meli
    V.I.P
    V.I.P
    avatar

    Female
    Numri i postimeve : 842
    Age : 34
    Vendi : diku ne gyrbet
    Registration date : 13/08/2007

    MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   Tue Nov 06, 2007 3:04 am



    Faik Konica ėshtė njė nga personalitetet mė nė zė tė kulturės dhe letėrsisė shqiptare. Prozator dhe poet, publiēist dhe estetist, kritik letrar dhe pėrkthyes, ai me veprėn e tij tė shumanshme pasuroi dhe ngriti nė lartėsi tė reja fjalėn shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri tė madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtėr i hollė i gjuhės shqipe, F.Konica ka hyrė nė historinė e kulturės sonė kombėtare jo vetėm si erudit e stilist i pėrkryer, por edhe si shkrimtar me vlera tė shquara ideoartistike. I lindur nė Konicė, mė 15 mars 1875 nė njė familje tė vjetėr feudale mėsimet e para ai i mori nė vendlindje, nė gjuhėn turke, arabe dhe greke. Mė vonė hyri nė liceun perandorak francez tė Stambollit pėr tė kryer pastaj shkollėn e mesme nė Francė. Ndoqi studimet pėr filozofi nė Dizhon dhe Paris. Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me ēmime pėr aftėsitė e tij intelektuale jo tė zakonta. Mė 1912 u diplomua pėr letėrsi nė universitetin e Harvardit tė SH.B.A. Faik Konica qysh i ri e lidhi jetėn me veprėn e tij dhe me lėvizjen kombėtare shqiptare. Pasi boton broshurėn "Shqipėria dhe turqit" (1895) nė Paris ai vendoset nė Bruksel (Belgjikė), ku nxjerr revistėn "Albania", kjo revistė politiko-kulturore dhe letrare u bė organi mė i rėndėsishėm e mė me autoritet i Rilindjes sonė. E botuar nė gjuhėn shqipe, frėnge dhe pjesėrisht turke, si njė enciklopedi e vėrtetė, ajo propogandoi pėr vite me radhė (1897-1909) programin e lėvizjes kombėtare shqiptare, historinė dhe kulturėn e popullit tonė. Mė 1909 F.Konica, si u mbyll revista "Albania" nė Londėr, i ftuar nga atdhetarėt shkon nė SH.B.A. ku drejton gazetėn "Dielli" edhe mė pas gazetėn "Trumpeta e Krujės". Me themelimin e Federatės "Vatra", mė 1912 ai zgjidhet sekretar i pėrgjithshėm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenė udhėheqėsit kryesorė tė lėvizjes kombėtare shqiptare nė SH.B.A., do tė shkojnė nė Londėr pėr mbrojtjen e ēėshtjes kombėtare nė Konferencėn e Ambasadorėve. Nė kongresin shqiptar tė Triestes (1913), qė u mblodh pėr tė kundėrshtuar copėtimin e Shqipėrisė nga armiqtė e saj, Konica u zgjodh kryetar. Gjatė Luftės sė Parė Botėrore dhe mė pas, ai zhvilloi veprimtari tė dendur diplomatike nė dobi tė atdheut, nė Austri, Zvicėr, Itali e gjetkė. Nė 1921 u kthye nė SH.B.A., ku u zgjodh kryetar i Federatės "Vatra", po ndėrkaq nė vitet 20 u lidh dhe ndikoi nė lėvizjen demokratike qė zhvillohej nė Shqipėri. Kėtė do ta bėnte nėpėrmjet gazetės "Dielli" dhe "Shqiptari i Amerikės". Me dėshtimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e A.Zogut nė fuqi, Konica u emėrua ministėr fuqiplotė i Shqipėrisė nė SH.B.A. Vdiq nė Uashington nė 14 dhjetor 1942.




    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    Sofra
    Admin
    Admin
    avatar

    Male
    Numri i postimeve : 7564
    Registration date : 13/08/2007

    MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   Tue Nov 06, 2007 4:58 am

    Fan Noli



    SHĖNIME BIOGRAFIKE

    6 janar 1882
    Lindi nė fshatin shqiptar tė Ibrik-Tepesė (Qytezė) nė Turqinė evropiane.

    Viti i hyrjes nė gjimnazin grek tė Edernesė. Nė vjeshtėn e vitit 1900 mbaron gjimnazin.

    1900
    Largohet pėr fare nga vėndlindja. Nė Athinė nuk arrin tė vazhdojė studimet e larta dhe pėr tė jetuar detyrohet tė punojė si karrocier trolejbuzi, kopist, sufler dhe aktor.

    Mars 1903
    Fillon si mėsues nė shkollėn fillore greke tė Shibin-el-Komit (Egjipt) ku njihet me Spiro Dinen, i cili e ve nė kontakt me Lėvizjen Kombėtare Shqiptare pėr ēlirim nga zgjedha osmane.

    Korrik-gusht 1904
    Boton skicat e para letrare nė revistėn demokratike greke "Numas" me emrin Theofan Mavromati.

    Shtator 1905
    Bashkėpunon me gazetėn "Drita" tė Shahin Kolonjės, ku boton artikuj me tė cilėt u pėrgjigjet sulmeve tė shtypit shovenist grek.

    Prill 1906
    Me propozimin e Thanas Tashkos e Jani Vruhos shkon tė organizojė ngritjen e shoqėrive atdhetare nė SHBA.

    31 maj
    Shkon nė Bufalo, qendėr e shoqėrisė "Mall“ i mėmėdheut". Pėr ca kohė punon nė njė sharrė.

    Korrik
    Fillon punė si redaktor i gazetės "Kombi" ku punon deri nė maj tė vitit 1907. Nė "Kombi", gazetė e parė shqiptare nė SHBA, boton artikuj ku ngre probleme tė rėndėsishme tė lėvizjes kombėtare dhe para sė gjithash ēėshtjen e bashkimit tė tė gjitha forcave atdhetare pėrballė rreziqeve qė i kanoseshin kombit.

    1907
    Boton dramėn nė tri akte "Israilitė dhe filistinė"

    6 janar
    Themelon nė Boston shoqerinė atdhetare "Besa-Besėn".

    9 shkurt 1908
    Merr pėrsipėr misionin pėr themelimin e Kishės Shqiptare ortodokse nė SHBA.

    22 mars
    Themelon Kishėn ortodokse Shqiptare.

    Dhjetor
    Nis botimin e librave me karakter fetar, si "Shėrbesat e javės sė madhe" (Boston, 1908), "Libra e shėrbesave tė shenjta" (Bruksel,1909) , "Libra e tė kremteve tė mėdha" (Bruksel, 1911)

    15 shkurt 1909
    Boton numrin e parė tė gazetės "Dielli" qė e nxirrte shoqėria "Besa-Besėn"

    10 gusht
    Viziton nė disa vende tė Evropės kolonitė shqiptare tė Kishinievit e tė Odesės, tė Bukureshtit e tė Brailės, si dhe tė Sofjes dhe mban meshė nė gjuhėn shqipe.

    31 mars 1912
    Me punėn e pandėrprerė tė Nolit themelohet nė Boston Federata Panshqiptare "Vatra" qė luajti njė rol tė shquar pėr mbrojtjen e interesave e tė pavarėsisė sė Shqipėrisė.

    Qershor
    Mbaron Universitetin e Harvardit.

    Nėntor
    Duke parė rrezikun qė i kėrcėnohej Shqipėrisė nga vazhdimi i Luftės Ballkanike, "Vatra" e nis me mision Nolin nė Evropė.

    Pranvėre 1913
    Zhvillon njė veprimtari tė dėndur politike nė Londėr pėr njė Shqipėri tė pavarur brenda kufijve tė saj etnike. I dėrgon memorandume Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Anglisė pėr kėtė ēėshtje e boton disa artikuj nė shtypin londinez.

    2 mars
    Noli shfrytėzon tribunėn e Kongresit tė Triestes &shy; kundėr copėtimit tė Shqipėrisė nga ana e Fuqive tė Mėdha tė mbledhura nė aeropagun e Londrės.

    Korrik
    Viziton pėr herė tė parė Shqipėrinė, ku pritet nxehtėsisht nė Vlorė dhe Durrės. Nė atdhe has nė kundėrshtime pėr themelimin e Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

    Maj 1915
    Pasi qėndron mė se dy vjet nė Evropė, kthehet nė SHBA. Gjatė kėsaj kohe Fan Noli zhvilloi njė veprimtari tė dendur politike e propagandistike, si dhe pėr themelimin e Kishės Autoqefale Shqiptare nė Shqipėri.

    Korrik
    Zgjidhet kryetar u Federatės Pan-shqiptare "Vatra".

    8 shkurt 1916
    Boton nė "Dielli" artikullin "Shqiptari i shkelmuar" ku akuzon Fuqitė e Mėdha pėr copėtimin e Shqipėrisė nė Konferencėn e Londrės.

    Korrik
    Nė emėr tė Kuvendit tė "Vatrės" proteston pranė Fuqive tė Mėdha kundėr synimit pėr tė vendosur protektoratin italian mbi Shqipėrinė.

    15 mars 1918
    Fan Noli nė emėr tė "Vatrės" u drejton njė deklaratė disa personaliteteve politike dhe shtetėrore amerikane duke pėrfshirė edhe presidentin Vilson, kundėr ndėrhyrjes sė Fuqive tė Mėdha nė problemin shqiptar.

    Shtator
    Me iniciativėn e Nolit e nėn drejtimin e tij, botohet numri i parė i "Revistės Adriatiku" (The Adriatic Review) nė mbrojtje tė interesave tė Shqipėrisė nė arenėn ndėrkombėtare.

    26 korrik 1919
    Zhvillohet ceremonia pėr zgjedhjen e Fan S. Nolit peshkop.

    10 Shtator
    Botohet nė "Dielli" intervista e Fan Nolit dhėnė gazetės amerikane "Dejli Telegraf", nė tė cilėn denonconte Traktatin e fshehtė tė Londrės pėr copėtimin e Shqipėrisė.

    Nėntor 1920
    Rrethet demokratike pėrshėndesin lajmet mbi ardhjen e Nolit nė Shqipėri. Qeveria shqiptare e emėron kryetar tė delegacionit tė saj nė punimet e Lidhjes sė Kombeve nė Gjenevė.

    Dhjetor
    Mė 17 dhjetor Shqipėria pranohet anėtare e Lidhjes sė Kombeve. Noli e ka cilėsuar kėtė akt si suksesin mė tė madh tė arritur perj tij nė karrierėn diplomatike.

    1921
    Nėn kujdesin e shoqėrisė "Arsimi" botohet nė Boston "Historia e Skėnderbeut (Gjergj Kastrioti) mbretit tė Shqipėrisė, 1412-1468" prej peshkopit Theofan (Fan S. Noli).

    Prill
    Noli zgjidhet kryetar i Partisė Popullore, e para "parti" politike parlamentare nė Shqipėri.

    Gusht 1922
    Me pėrpjekjet e vazhdueshme tė Fan Nolit themelohet nė Berat Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare qė mėnjanonte Patriarkanėn tė ndėrhynte nė ēėshtjet kishtare.

    Nėntor 1923
    Nė kishėn e Shėn Gjergjit nė Korcė bėhet dorėzimi dhe fronėsimi i Fan Nolit si peshkop I durrėsit, Gorės dhe Shpatit.

    Dhjetor
    Nė zgjedhjet pėr Asamblenė Kushtetuese, Noli zgjidhet deputet i Korcės, e cila e kishte bėrė edhe qytetar tė saj. Opozita demokratike mundi tė siguronte vetėm 1/3 e vendeve nė Asamble.

    1 Maj 1924
    Noli merr pjesė nė varrimin e Avni Rustemit nė Vlorė, qė u kthye nė njė manifestim tė madh politik e mban njė fjalim tė zjarrtė pėrpara trupit tė tij. Fjalimi e pėrshkojnė notat e revolucionit tė afėrm.

    Maj
    Nė gjendjen revolucionare tė krijuar, nė Vlorė formohet Komisioni Politik Administrativ, i kryesuar nga Fan Noli, pėr drejtimin e lėvizjes kryengritėse qė kishin shpėrthyer forcat e Bajram Currit, tė shoqėrisė "Bashkimi" e tė garnizoneve ushtarake tė Shkodrės, Pėrmetit, etj.

    10 qershor
    Triumfon Revolucioni Demokratiko-borgjez. Noli ngarkohet tė formojė qeverinė e re.

    17 qershor
    Fan Noli, nė emėr tė qeverisė sė re, shpall programin prej 20 pikash, qė pėrbėn njė shprehje tė aspiratave tė shtresave tė gjera tė popullsisė.

    10 shtator
    Flet nė seancėn e 14-tė plenare tė Asmablesė sė Lidhjes sė Kombeve. Fjalimi u cilėsua nga shtypi i huaj si "bomba e peshkopit shqiptar" dhe "njė nga fjalimet qė bėnė mė tepėr bujė". Ai demaskoi veprimtarinė e Lidhjes sė Kombeve se gjoja mbronte paqen apo synonte tė zgjidhte ēėshtjen e ēarmatimit.

    Dhjetor
    Me anėn e njė proklamate, kryeministri Fan Noli, i drejtohet me njė thirrje popullit shqiptar qė tė rrėmbejė armėt pėr tė mbrojtur fitoret e revolucionit nga ndėrhyrja e bandave tė armatosura tė Ahmet Zogut, tė ndihmuar materialisht e me trupa vrangeliste nga qeveria jugosllave.

    24 dhejtor
    Me gjithė rezistencėn spontane tė ushtrisė kombėtare e tė forcave vullnetare, forcat e Ahmet Zogut hyjnė nė Tiranė. Fan Noli e udhėheqės tė tjerė u detyruan tė largohen nga atdheu.

    25 mars 1925
    Forcat demokratike &shy; revolucionare nė emigracion themelojnė Komitetin Nacional Revolucionar (KONARE) e zgjedhin nė krye tė tij Fan Nolin.

    1926
    Boton nė Bruksel nė pėrkthim shqip veprat madhore tė Shekspirit "Hamlet", "Makbethi", "Jul Qezari" dhe tė H. Ibsenit "Armiku i popoullit" dhe "Zonja Ingra e Ostrotit", tė pajisura secila me njė analizė kritike.

    28 nėntor
    Nė "Lirija Kombėtare" boton tri nga poezitė politike mė tė njohura tė tij:

    "Hymni i Flamurit"
    "Syrgjynvdekur" (Elegji pėr L.Gurakuqin)
    "Shpell“ e Dragobisė"(Elegji pėr B.Currin)

    8 dhjetor
    Denoncon paktin italo-shqiptare, tė ashtuquajturin Pakti i parė i Tiranės dhe e quan atė si preludin e pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia fashiste.

    1927
    Boton nė Vjenė (1926) versionin e parė tė "Rubairave" tė Omar Khajamit dhe nė Bruksel versionin e plotė tė pajisur me njė analizė kritike dhe me shėnime.

    15 janar
    Nė gazetėn e Nju-Jorkut "Herald Tribjun" u bėn thirrje njerėzve paqedashės tė mbarė botės pėr tė ndaluar katastrofėn qė i kėrcėnohej Shqipėrisė nga intrigat e fshehta tė diplomacisė angleze e italiane pėr tė ndezur zjarrin nė Evropėn Juglindore.

    Prill
    Zgjidhet kryetar i Komitetit tė Ēlirimit Nacional. Noli ėshtė ndėr tė parėt qė propagandon idenė pėr ta lidhur luftėn e popullit shqiptar me atė tė popujve tė tjerė tė shtypur tė Ballkanit e tė Evropės.

    24 prill
    Merr pjesė nė hartimin e Deklaratės sė pėrbashkėt tė Komitetit tė Ēlirimit Nacional e tė Komitetit tė Ēlirimit tė Kosovės.

    1927-1928
    Boton poezitė "Marshi i Barabajt" e "Kėnga e Monarkisė".

    1929
    Merr pjesė nė Kongresin Ndėrkombėtar Antifashist qė zhvillohet nė Berlin.

    Janar-shkurt 1930
    Boton poezitė e mirėnjohura "Moisiu nė mal" dhe "Shėn Pjetri nė mangall". Afėrsisht tė kėsaj kohe mund tė jeneØedhe poezitė "Marshi i Krishtit", "Krishti me kamēikun", "Marshi i kryeqėsimit", "Kirenari" dhe "Kryqėsimi".

    Prill-maj
    Shkruan dy poezitė mė tė fuqishme tė tij:

    "Rent, or marathonomak"
    "Anės sė lumenjve"

    Maj
    Kthehet pėrsėri nė SHBA, Ministri i Zogut nė Uashington , Faik Konica, pėrpiqet ta bindė Nolin tė heqė dorė nga rruga revolucionare.

    1 nėntor
    Fillon tė botojė nė Boston gazetėn "Republika", me program qė i pėrmbahej nė vija tė pėrgjithshme atij tė KNĒ: Republikė, demokraci, pavarėsi dhe kufi etnikė. Vazhdoi tė dalė deri mė 1933.

    Mars-shtator 1932
    Noli qėndron nė Gjermani nė pritje tė vizės pėr t“u kthyer pėrfundimisht nė SHBA.

    Tetor-dhjetor
    Kthehet nė SHBA. Sėmuret rėndė nga pleumonia. Detyrohet tė shtrohet nė spital pėr t“u mjekuar.

    1932-1933
    Boton pjesėn e parė tė romanit "Don Kishoti" tė Servantesit nė pesė vėllime tė shoqėruar me njė analizė kritike.

    1934
    Sėmundja e rėndė, vetmia, braktisja e disa miqve e shokėve, si dhe perspektiva e paqartė dhe e zymtė e ēuan Fan Nolin nė njė dėshpėrim tė thellė. Nė kėto ēaste kaq tė rėnda psikologjike ai shkroi:

    "S“kam mė as nge, as qejf, as takat, pėr politikėn… kėllėēi im politik ėshtė varur nė muze dhe nuk del s“andejmi kurrė".

    1935
    Kalon njė jetė tė vetmuar. Merret me studime nga mė tė ndryshmet dhe fillon mėsimet nė moshėn 53-vjeēare nė konservatorin e muzikės tė Nju-Inglendit nė Boston.

    1936
    Boton pjesė muzikore liturgjike nėn titullin "Hymnore".

    1937
    Mbaron konservatorin e Muzikės.

    28 qershor
    Noli i jep njė intervistė gazetės "Boston Post", ku ndėrmjet tė tjerash theksonte se ai nuk do tė kthehej kurrė nė Shqipėri, pėrderisa do tė ishte nė fuqi Zogu.

    14 korrik
    Gazeta "Dielli" boton njė artikull qė kritikon ashpėr kėtė intervistė tė Nolit. Ne, theksonte gazeta, kishim mendimin se ai "kishte hequr dorė nga ngatėrresat politike" dhe se kishte kuptuar mė nė fund "rėndėsinė e tij si predikonjės i fjalės sė perėndisė dhe, paskėtaj, nuk do tė merrte mė pjesė kundėr mbretit as me fjalė tėrthori, as me goditje drejtpėrdrejt, as me rromuze nė shtyp tė huaj".

    15 korrik
    Pėrpara kėtyre sulmeve, Noli u mjaftua tė jepte njė deklaratė tė thatė dhe evazive se intervista e tij nuk ndiqte qėllime politike.

    Prill 1939
    Ndjek me shqetėsim tė madh lajmet tronditėse mbi pėrgatitjen pėr pushtimin e Shqipėrisė nga Italia fashiste. Me fillimin e Luftės II Botėrore humbi ēdo lidhje me Atdheun.

    Maj 1943
    Noli hodhi poshtė propozimin e Zogut pėr ta vėnė atė nė krye tė njė qeverie mbretėrore nė mergim, por u shfaq i gatshėm tė ishte eventualisht kėshilltar i saj.

    Dhejtor 1944
    Me anėn e njė telegrami qė i drejton kryeministrit tė Britanisė sė Madhe, Uinston Ēėrēill, kėrkon njohjen e qeverisė demokratike provizore shqiptare.

    1945
    Nė moshėn 63 vjeēare, Noli merr titullin doktor nė filozofi nga universiteti i Bostonit pėr disertacionin "Gjergj Kastrioti &shy; Skėnderbeu, 1405-1468" (George Castrioti Scanderbeg) qė botohet mė 1947.

    Tetor
    Konferenca e Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Shqipėrisė e zgjedh Nolin kryetar nderi tė saj pėr "kontributin e madh qė ai kishte dhėnė nė fushėn e kulturės dhe tė letrave shqipe".

    Janar 1947
    Bashkatdhetarėt festojnė 40- vjetorin e ardhjes sė Fan Nolit nė SHBA, koincidon me vėnien nė qarkullim tė veprės "Bethoveni dhe revolucioni francez" ("Beethowen and the French Revolution").

    1950
    Noli boton veprėn "Historia e Skėnderbeut, kryezotit tė Arbėrisė (1405-1468)", variant i ri i botimit tė vitit 1921.

    Shkurt 1959
    Noli shkruan "Dhjatėn" apo testamentin. Njė nga kėrkesat e tij themelore ishte qė tė thjesht e pa shpenzime.

    1960
    Botohet "Pesėdhjetėvjetori i Kishės Ortodokse Shqiptare (1908-1958) nga Metropoliti Fan S. Noli".

    Tetor-nėntor 1964
    Shtrohet nė njė spital tė Bostonit dhe mė 2 nėntor operohet pa asnjė shpresė shpėtimi.

    13 mars 1965
    Pas njė sėmundjeje tė rėndė vdes nė Florida nė moshėn 83-vjeēare.


    Fan Noli ėshtė artist dhe dijetar, pėrfaqėsues i shquar i letėrsisė demokratike, qė u zhvillua nė Shqipėri fill pas Rilindjes. Fan Noli dha njė kontribut tė ēmuar nė thesarin e kulturės kombėtare. Lindi mė 6 janar 1882 nė Qytezė (turqisht: Ibrik Tepe), fshat shqiptar nė Thrakė, jo shumė larg nga Ederneja. Si disa fshatra tė tjera tė asaj krahine tė banuar nga shqiptarė, Qyteza kishte ruajtur me kohė gjuhėn, doket dhe kostumet e tė parėve. Noli e mbante fisin e vet me prejardhje nga Qyteza e Kolonjės. I ati, Stiliani, ndonėse trashgoi njė pronė tokė, nuk u muar me bujqėsi, po shėrbeu si psallt nė kishėzėn e fshatit. E ėma, Maria, ishte shtėpiake. Familja u shtua shumė dhe erdhi njė kohė qė jetesa u bė e vėshtirė pėr tė. Sa qe i mitur. Fanoli hoqi sėmundje tė rėnda, ndaj shkollėn e nisi me vonesė. Filloren dhe tė mesmen i bėri greqisht. Por me shumė ndikoi tek ai krenaria e fshatit shqiptar pėr tė kaluarėn historike dhe dashuria pėr shkrimin shqip. Qė nė bankat e shkollės iu shfaqėn karakteri i pavarur dhe fryma e revoltės. Pėr kėtė shkak nuk iu dha diploma nė kohėn e duhur, gjė qė e pengoi tė emėrohej mėsues atė vit shkollor.
    Mė 1900 vajti nė Greqi, me qėllim qė tė nxirrte jetesėn dhe tė ndiqte fakultetin e filozofisė. Nė Athinė u lidh me njė shoqėri belgjiane, e cila zotėronte tramvajet me kuaj. S'i eci mbarė. Studime nuk beri. Atėherė u hodh nė punė tė tjera, si kopist, sufler dhe aktor pranė njė trupe greke teatri shėtitės. Tek punote atje, iu ngjall dėshira tė merej me dramaturgji. Mė 1903 kaloi nė Egjipt, ku zuri punė si mėsues i greqishtes. Ndėrkohė, njihet me lėvizjen kombėtare. I ndihmuar nga patriotė, nis veprimtarinė politike dhe letrare: shkruan artikujt publicistikė, pėrkthen greqisht "Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė dhe ē'do tė bėhet" tė Sami Frashėrit.

    Mė 1906, i nxitur dhe i pėrkrahur nga patroitėt, Noli u nis pėr nė SHBA, me qėllim qė tė ndihmonte nė organizimin dhe nė bashkimin e shqiptarėve tė mėrguar, qė kėrcėnoheshin nga rreziku i pėrēarjes, pėr shkak tė veprimeve tė shovenistėve grekė. Bėri punė krahu si punėtor nė njė fabrikė sharre, si pjatalarės etj. Megjihtėse nuk kishte bindje tė forta fetare, u dorėzua prift mė 1908 dhe filloi luftėn pėr shkėputjen e kishės ortodokse shqiptare nga kisha greke, duke bėrė shėrbesa shqip, duke shqipėruar libra fetare etj. Kjo gjė, pėr atė kohė, kishte rėndėsi politike, sepse i priste udhėn ndikimit tė qarqeve shoveniste greke te shqiptarėt me besim ortodoks. Ndėrkohė, bashkėpunonte nė gazeta, mbante ligjėrata, organizonte shoqėri patriotike, tė cilat, mė 1912, u bashkuan nė federaten pan-shqiptare "Vatra". Atė vit kreu studimet e larta pėr arte nė Universitetin e Harvardit (Bachelor of Arts cum laude).


    Edituar pėr herė tė fundit nga nė Tue Nov 06, 2007 5:30 am, edituar 2 herė gjithsej
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    Sofra
    Admin
    Admin
    avatar

    Male
    Numri i postimeve : 7564
    Registration date : 13/08/2007

    MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   Tue Nov 06, 2007 5:05 am

    Pas shpalljes sė Pavarėsisė, Noli pėrkrahu qeverinė e kryesuar nga I. Qemali. Erdhi nė Shqipėri pėr tė parėn herė mė 1913. Pėrseri shkoi nė SHBA. "Vatra" e zgjodhi kryetar.



    Tė kėsaj kohe janė vjershat e tij tė para dhe tė parat shqipėrime artistike. Mė 1921 doli vepra e tij madhėshtore nė prozė " Historia e Skėnderbeut ". Nė Shqipėri erdhi sėrish nė fillim tė viteve 20. Gjeti njė lėvizje mjaft tė gjėrė pėr sigurimin e pavarėsisė kombėtare dhe tė tėrėsisė tokėsore. Si deputet nė Kėshillin Kombėtar, mbrojti platformėn e Kongresit tė Lushnjės dhe u bė udhėheqės i krahut demokratik kundėr feudalėve, qė kryesohej nga A. Zogu. Noli luajti njė rol tė dorės sė parė nė organizimin dhe nė drejtimin e Revolucionit Demokratik tė Qershorit 1924, pas ngadhnjimit tė tė cilit u caktua kryetar i qeverisė. Por revolucioni nuk u ēua gjer nė fund. Noli me shokė treguan butėsi dhe ngathėsi. Revolucioni u thye nga bashkėveprimi i reaksionit tė brendshėm dhe me forca te huaj. Mė 24 dhjetor 1924, Noli mori udhėn e mergimit politik dhe s'u kthye mė nė Shqipėri.

    U vendos pėrkohėsisht nė Vjenė. Regjimi zogist e dėnoi me vdekje nė mungesė. Nė periudhėn 1925-1930, krahas veprimtarisė politike, zhvilloi njė punė tė dendur krijuese: shkroi vjersha, shqipėroi disa kryevepra tė letėrsisė botėrore, me hyrje kritike, botoi artikuj tė mprehtė pėr mbrojtjen e Revolucionit Demokratik tė Qershorit, pėr denoncimin e regjimit zogist dhe tė reaksionit ndėrkombėtar. Pas vitit 1930, Noli u largua nga Evropa dhe u vendos pėrfundimisht nė SHBA. Aty ushtronte funksionin e peshkopit tė kishės ortodokse shqiptare. Mė 1947 botoi pėrpunimin qė i bėri " Historisė sė Skėnderbeut", nxori nė dritė njė botim anglisht dhe mė 1949 njė variant tė dytė shqip tė saj: kurse mė 1960 dha anglisht njė " Autobiografi " tė shkurtėr mjaft tėrheqėse. Vėllmin me vjersha "Album" u botua mė 1948. Brenda viteve 1961-1963 botoi dy vjersha tė fundit orgjinale dhe njė tok shqipėrime vjershash tė poetėve tė njohur. Mė 20 nėntor vajti nė Florida. Atje, nė banesėn e tij, nė Fort Lauderdel, mbylli sytė pėrjetė, mė 13 mars 1965, larg atdheut tė shtrenjtė, qė e deshi me zjarr tė pashuar. Fan Noli ėshtė varrosur nė Forrest Hill Cemetery, tė Bostonit.

    Ketu do te keni mundesi te lexoni disa artikuj, fjalime, letra dhe vjersha te shkruara nga Fan Noli


    ----

    Syrgjyn-vdekur

    (Elegji per Luigj Gurakuqin)

    Neno moj, mbaj zi per vllane,
    me tre plumba na i rane,
    na e vran“ e na e shane,
    na i thane tradhetor.

    Se te deshte dhe s“te deshnin,
    se te qante kur te qeshnin,
    se te veshte kur te zhveshnin,
    Neno moj, te ra deshmor.

    Neno moj, vajto, merr malin,
    larot ta permbysen dajlin,
    qe me Ismail Qemalin,
    ngriti flamurin trimeror.

    Neno moj, ma qaj ne Vlore,
    ku te dha liri, kurore,
    shpirt i bardhe si debore,
    ti s“i dhe as varr per hor.

    Neno moj, c“eshte perpjekur,
    gojemjalte e zemerhekur,
    syrgjyn-gjalle e syrgjyn-vdekur,
    ky Vigan Liberator.


    ------

    Hymni i Flamurit

    O Flamurgjak, o Flamurshkabė,
    o vend e vatr“, o nėn e babė,
    lagur me lot, djegur me flakė,
    Flamur i kuq, Flamur i zi!

    Fortesė shkėmbi, tmerr tirani,
    s“tė tremb romani, as venecjani,
    as serb dushani, as turk sulltani,
    Flamur i madh pėr Vegjėli…

    Me Skendėrben“ u lavdėrove
    dhe nė furtun“ i fundmi u shove,
    me Malon prapė lart vrapove,
    yll i pavdekur pėr Liri.

    Sa shpesh pastaj pėrdhe u shtrive,
    me zjarr e zi u ndeze, u nxive,
    po ēdo mizor me shpat“e grive,
    o fushėkuq, o shkabėzi!

    Pėrpjetė prije Shqipėrinė,
    pėrlindja shpirtin dhe fuqinė,
    diell pėr vllanė, yrnek pėr fqinė,
    pėr botėn ėndėrr“e qiell i ri!


    Mendime tė kripura

    Artikullshkruesit "Erė-mirė" ju shtua edhe njė tjetėr: Almiros (I kripur) i mirėpritur edhe ky te gazeta "Pirros" e cila, siē duket ka njė koleksion tė pambarueshėm prej kėsish me ndryshimin se na i nxjerr nga furra njė nga njė, duket pėr tė na bėrė surprizė. Por ne nuk kishin nga "Pirros" pretendime mė tė shumta. Gjersa lexuesit e tij janė ēunakė dhe s“duhet t“ua prish qejfin, ėshtė shumė e natyrshme qė edhe artikull-shkruesit e tij tė kenė njė zhvillim intelektual tė barabartė dhe aspirata tė barabarta dhe dijeni tė barabarta, tė cilat po tė pėrmblidhen tė gjitha, do tė paraqitnin njė djepe vllahe, se nuk dyshojmė qė edhe i nderuari "Almiros" do tė jetė ndonjė opingar vllah gjersa kishte naivitetin t“i zgjidhte tė gjitha ēėshtjet brenda rrethit tė ngushtė tė mendimeve tė tij fisnike, qarku i tė cilit mund tė

    E pohon edhe vetė se s“ka haber prej shqipes dhe as tė asaj me formė latine tė shpikur nga Shahin Kolonja. Do tė ishte shumė e natyrshme qė t“i bėnte dikush vėrejtjen pas njė pohimi tė tillė se, gjersa nuk di asgjė, s“duhet tė merret me tė tilla gjėra. Por e kemi thėnė edhe tjetėr herė se logjika ishte njė bimė, sė cilės mė kot do t“ja kėrkonte dikush gjurmėt nė kopshtet e gazetarisė greke. Pėr grekėt s“ka ēėshtje qė t“i shpėtojė qarkut tė specialitetit tė tyre. Privilegj i veēantė ky, siē e shihni, i stėrnipėve tė Demostenit.
    Po le tė mėsojė z. Almiros se gjuha shqipe ėshtė njė dhe nėse ėshtė nė formė latine, kjo ndodh se shqipja, duke qenė shumė e pasur nga pikėpamja fonologjike, ishte e pamundshme tė shkruhej me vizatohej me grepin e kėrrabės sė tij. 24 gėrmat e alfabetit gerk. Pėrveē kėsaj shtoj se vetėm ēunakė tė pėrciptė do tė mund tė shtronin pėr bisedim ēėshtjen e formės latine, greke ose sllave nė gjuhėn shqipe, se ajo qė ka rėndėsi ėshtė substanca dhe substanca nuk do t“u pėlqente grekėve asnjėherė ne ēdo formė.

    Cilėt janė miqtė tanė dhe cilėt janė armiqtė? Tani do tė flas edhe unė vllahēe. Gjersa na shani dhe ju shajmė, jeni armiqtė tanė. Ē“logjikė vllahe ėshtė kjo e juaja tė insistoni pėr tė na bindur patjetėr se jeni miqtė tanė, gjersa punėt flasin vetė? Foti mund tė jetė i shenjtė pėr juve, pėr ne jo; mbaroi. Diēka ėshtė nė mes qė na ndan, o vllah! Po pėrveē kėtyre nė fund tė fundit, as prej soji, as prej oxhaku jemi, prandaj shajmė. Por ju si do tė justifikoheni pėr tė lehurat tuaja?

    Gėnjeshtra dhe e vėrteta, janė shumė gjėra tė stėrholla dhe intelekti juaj, qė qėndron dhe pėrfaqėsohet nga grepi i kėrrabės suaj nuk i arrin. Pėr tė provuar se Mitropoliti i Korēės nuk e lufton gjuhėn shqipe, pėrmendni Homerin dhe sė kėndejmi na degdisni nė librat e rėndėsishme tė evropianėve (!!!) se ju direkt nuk e bėni kabull pėrgjigjen (!!) (...)
    Por megjithkėtė, nga ato tė pakta (dhe janė tė mjafta pėr tė provuar budallallėkun tuaj) qė bėni pėr kabull tė pėrgjigjeni, tregohet shumė qartė se s“keni haber nga historia.

    Dialektet jonik, atik, dorik, etolik etj. ishin dialekte helenike, por jo dhe dialekti maqedon, epirot, ilir dhe thrak.

    Stėrgjyshėt tuaj fisnikė, siē e shihni, e bėnin kėtė dallim dhe i quanin barbarė ata qė pėrfshiheshin nė katėr kombėsitė e fundit tė sipėrpėrmendura, stėrnipėr tė tė cilėve jemi ne. Shih Herodotin, Tuqididin, Demostenin (qė e quante barbar Filipin dhe Demostenin vetė quhej nga kundėrshtari i tij Eskili "barbar me gjuhė greke" se ishte nga Traka) dhe Strabon“n.

    Apo morėt mėsimet tė asimilimit politik nga evropianėt savant (dijetar) dhe filluam t“ju pėlqejmė ne barbarėt? (...)

    Dhe tani, i nderuar "Pirros" nuk na pėlqen tė trazoheni me krunde, po ma shitni mua kėtė "Almiron" me kaq ndjenja tė thella, shqiptar, se bėj koleksion dhe i kam pergatitur njė vend nė shtallėn e kujdestrarit nė Shibin (vend nė Egjipt).

    U botua nė "Drita" mė 1 maj 1906...Noli polemizon kėtu njė artikull tė botuar nė gazetėn shoviniste greke "Pirros" nga njė farė Almiros (gr., i kripur) i cili mbronte tezėn absurde se ortodoksėt shqiptarė, vllehė etj. ishin grekė.

    Pėrgjigja jonė pėr disa kritika dhe kėshilla

    Kemi marrė nja tri letra nga tre kėndonjės tė ndryshėm, tė cilėt midis tė tjerave, na japin kėshilla e na bėjnė kritika mbi shkrimet dhe artikujt qė janė botuar nė ØRepublikaØ. Kritika dhe kėshillat janė kėto:

    1) Tė mos shajmė po tė japim vetėm kėshilla tė mira;

    2) Tė mos pėrdorim fjalė tė ashpra por vetėm fjalė tė buta;

    3) Tė mos pėrdorim fjalė turqishte, po vetėm fjalė shqipe;

    4) Tė mos pėrdorim fjalėt turk dhe kaur;

    5) Tė mos pėrdorim fjalėt kucovllah e ēoban;

    6) Tė mos goditim asnjė pėrson.


    Do t“u pėrgjigjemi botėrisht, se kėshtu kursejmė kohė nga njėra anė dhe nga tjetra kėndonjėsit tanė dinė se janė bėrė edhe kritika e jo vetėm lėvdata. Po kėto kritika janė nga ato qė s“peshojnė shume nė kandar e qė s“mundim t“i pranojmė si serioze. Do t“i marrim njė e nga njė, po jo me radhė.

    Do t“u pėrgjigjemi botėrisht, se kėshtu kursejmė kohė nga njėra anė dhe nga tjetra kėndonjėsit tanė dinė se janė bėrė edhe kritika e jo vetėm lėvdata. Po kėto kritika janė nga ato qė s“peshojnė shume nė kandar e qė s“mundim t“i pranojmė si serioze. Do t“i marrim njė e nga njė, po jo me radhė.


    Fjalėt e huaja

    Mospėrdorja e fjalėve tė huaja ka njė emėr, quhet purizmė dhe praktikonjėsit e saj quhen puristė. Kėta pėrpiqen si e si tė pėrdorin fjalė tė gjuhės sė tyre dhe tė eliminojnė ēdo fjalė tė huaj. Puristėt janė pėrgjithėsisht njerėz fanatik gjuhėsorė qė s“dinė etimologjinė, shkencėn qe kėrkon rrėnjėt e fjalėve. Sikur tė dinin etimologji, do tė mėsonin se s“ka gjuhė nė botė e cila tė mos ketė fjalė tė huaja dhe se nuk ėshtė e mundur ta qėrosh njė gjuhė nga fjalėt e huaja pa e sakatosur. Puristi qė e qėron gjuhėn e tij nga fjalėt e huaja, bėn tė kundėrtėn e saj qė dėshiron. E prish gjuhėn dhe nuk e ndreq. (…) Mė e mira ėshtė pra t“i mbajmė siē e kemi dhe tė mos i ndėrrojmė, duke vėnė nė vend tė tyre neologjizma tė shėmtuara, tė cilat shpesh nuk janė as shqipe (…)


    Fjalė tė buta

    Pasi t“i qėrojmė nga fjalori ynė tė gjitha fjalėt e huaja u dashka tė bėjmė edhe njė qėrim tjetėr; u dashka tė nxjerrim me mashė ēdo fjalė tė fortė, tė ashpėr, tė rreptė, tė hidhur, tė thartė, tė shėmtuar dhe tė lėmė brenda vetėm fjalė tė buta, tė ėmbėla dhe tė bukura. Po c“te bėjmė ahere kur ėshtė nevojė e domosdoshme tė pėrshkruajmė njė gjė tė fortė, tė ashpėr, tė rreptė, tė hidhur, te thartė, tė shėmtuar? Apo mos duhet ta pėrshkruajmė me fjalė tė buta, tė ėmbla, tė bukura? Tamam, ja kėtė na kėrkon njė kėndonjės dhe kjo ka njė emėr, quhet eufemizėm dhe njerėzit qė e praktikojnė quhen eufemistė. Pas kėsaj metode nė vend tė fjalės sė ashpėr TRADHTAR duhet pėrdorur fjala e butė PATRIOT. Ahere nga eufemizma, katili bėhet jetėdhėnės, vjedhėsi dhuronjės, maskarai i ndershėm, budallai i menēur, i poshtri i lartė, i ligu i mirė, i shtrembėri i drejtė, prishėsi ndreqės, e keshtu tutje. Jo, jo more vėllezėr, s“kemi nge tė bėjmė shaka e tė tallemi me kėndonjėsit tanė. Ēdo gjė ka emrin qė i pėrket. Do t“i japim atė emėr e jo tjetėr. S“kemi hapur sheqerxhianė(ėmbėltore) pėr tė shitur ėmbėlsira, po kemi nisur njė gazetė ku duhet tė japim pikturėn e gjendjes sė Shqipėrisė, ashtu siē ėshtė, ashtu si e shohim, si mos mė keq, nuk ua bėjmė dot kėtė favor, se s“kemi nge pėr zbukurime. E vetmja nge pėr ne ėshtė vėrtetėsia. A janė tė vėrteta ato qė themi? Kėtu ėshtė e tėrė puna. Posa janė tė vėrteta kanė bukurinė e tyre. Vetėm kjo bukuri na intereson (…).


    Turk e kaur

    Fjalėt turk e kaur, me kuptim muhamedan e i krishterė kanė hyrė nė shqipen aq thellė sa nuk shkulen lehtė. Shahin Kolonja, ish i mendjes qė duhen mbajtur e pėrdorur, se populli nuk heq dorė prej syresh se kohė ėshtė ashtu siē ėshtė. Nuk jemi nė njė mendje me Shahin Kolonjėn. Kėto fjalė duhen shkulur e duhen eliminuar, po nuk mund tė shkulen e tė eliminohen me mėnyrėn qė na thotė kėndonjėsi: duke mos pėrdorur kėto fjalė. Kėto fjalė do tė zhduken kur tė mos jenė tė nevojshme, kur tė mos ketė njerėz nė Shqipėri qė ta quajnė veten turk e kaur, kur shqiptarėt nga raca tė bėhen shqiptarė edhe nga ndjenjat, kur muhamedanėt e tė krishterėt tanė tė mos ndahen sipas fesė nė dy grupe, po tė bashkohen nė njė grup sipas kombėsisė. Pėr kėtė gjė po pėrpiqemi, kėtė e kemi nė program. Nuk ėshtė aspak faji ynė qė i pėrdorim fjalėt turk e kaur pėr ata muhamedanė e tė krishterė qė i pėlqejnė kėto emra pėr vete tė tyre. Plaga nuk shėrohe duke e fshehur e duke mos e pėrmendur. Pėrkundrazi, duhet ta dimė qė e kemi kėtė plagė dhe qė duhet ta shėrojmė.


    Kundėr goditjeve personale

    Ėshtė fare e drejtė qė njė gazetė duhet tė luftojė mė tepėr parimet se sa personat e kundėrshtarėve. Shumė e vėrtetė, po kjo nuk domethėnė se personat e kundėrshtarėve janė tė shenjtė e nuk duhen ngarė. Aspak. Duhen goditur edhe personat, se kėta pėrfaqėsojnė parimet, se shpesh ėshtė e pamundur tė ndash personin nga parimi. Qė ta themi mė shkoqur, duhet tė luftojmė mė tepėr parimin e feudalizimit se sa personat e feudalėve si Ahmeti e Vėrlaci, po kjo nuk domethėnė se s“duhet tė goditim asfare personat e Ahmetit e tė Vėrlacit. Pėrkundėr, kėta duhet t“i goditim pa mėshirė se kėta pėrfaqėsojnė feudalizmin, se ėshtė e pamundur ta ndajmė parimin e feudalizmit nga personat e feudalėve. Nė qoftė se luftojmė vetėm parimin e feudalizmit dhe nuk i ngasim personat e feudalėve as me trėndafil, ahere luftojmė nė erė, se nga njė luftė e atillė nuk u behet asnjė dėm as feudalėve, as feudalizmit. Pėr tė rrėzuar kalanė e feudalizmit duhen rrėzuar kolonat e saj kryesore dhe kėta janė feudalėt, bejlerėt me Ahmetin e Vėrlacin nė krye. Dhe pėrgjithėrisht, pėr tė mundur kundershtarin nuk arrin tė goditėsh vetėm parimet e tyre, i bie legenit mė kot. Mund tė jetė e papėlqyer, se hyn nė sherr me njėrin e me tjetrin, po s“ka si behėt ndryshe. Dhe kėtu s“kemi ardhur pėr tė luftuar kundėr erės me njė mėnyrė akademike, po kundėr kaktorėve tė gjallė tė katasrofė kombėtare.


    Jo sharje po kėshilla.

    Njė nga kėndonjėsit na shkruan se nuk sheh asnjė ndryshim midis "Diellit" e "Republikės", se qė tė dyja gazetat, thotė, shajnė, si njėra edhe tjetra. Pastaj shton, se ai priste nga "Republika" jo shraje po kėshilla tė urta. Nuk do tė qėndrojmė aspak pėr tė thėnė se fjala sharje nuk e ka vendin pėr shkrimet e "Republikės", se e dimė qė shqiptarėt i japin kėsaj fjale njė kuptim tė gjerė qė pėrmbledh brenda ēdo bisedim a shkrim qė kapėrcen kufirin e muhabetit tė ėmbėl. Pėr hatrin e argumentit pra, e pranojmė qė "Republika" paska bėrė sharje. Po a ėshtė e mjaftė kjo sa tė vėrė "Republikėn" nė njė radhė me "Diellin"? Nė qoftė se po, ahereprogrami ynė s“paska asnjė rėndėsi, se rėndėsinė tė tėrė e paska ajo sharja mė e vogėl qė paskemi bėrė kundra ndonjė beu. Kėshtu? Ahere mundohemi mė kot qė nxjerrim njė gazetė me njė program, se programi s“u dashka fare, se kėndonjėsi nuk na pėrqas me kundėrshtarėt sipas programeve qė mbrojmė, po sipas sharjeve qė bėjmė. Jo, i dashur kėndonjės, gjėja qė ka rėndėsi kryesore ėshtė programi ynė. Tė tjerat janė hollėsira pa rėndėsi. Kėtė program do ta mbrojmė me ēfarėdo mjet, ashtu si dimė, ashtu si mundim, kur me fjalė tė ėmbėla, kur me tė ashpra, kur me kėshilla, kur me kritika, si ta dojė puna, vendi e personi. Ujku duhet goditur dhe goditur me tėrė forcėn sa mė fort aq mė mirė. Kėshtu e dimė dhe kėshtu ėshtė. Do tė gėzoheshim sikur tė ishte ndryshe, sikur tė gėnjehej ujku me sheqerka dhe tė mbarohej i tėrė sherri me tė mirė e me tė butė. Po, ajme! Nuk ėshtė ashtu, jo, tri herė jo. Pyesni historinė t“ju thotė. Apo kemi fajin ne. Fajin e ka ajo. Dhe ajo s“lajthitet e s“gėnjen.


    Botuar nė "Republika" mė 4 dhjetor 1930.

    Ėshtė njė nga artikujt mė tė bukur polemikė tė Nolit. Duke u dhėnė pėrgjigje disa vėrejtjeve kritike qė i ishin bėrė gazetės sė tij. Noli nė fakt nxjerr konkluzione tė rėndėsishme mbi karakterin parimor qė duhet tė ketė gazetaria dhe veprimtaria politike pėrgjithėsisht. Ai kėrkon qė publicistika militante tė frymėzohet nga njė program thellėsisht patriotik e demokratik dhe t“i qėndrojė nė mėnyrė konsekuente besnike parimeve tė programit, pa bėrė asnjė lėshim parimor; tė thotė pėrherė tė vėrtetėn hapur, pa drojtje, pa zbukurime.


    Edituar pėr herė tė fundit nga nė Tue Nov 06, 2007 5:25 am, edituar 1 herė gjithsej
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    Sofra
    Admin
    Admin
    avatar

    Male
    Numri i postimeve : 7564
    Registration date : 13/08/2007

    MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   Tue Nov 06, 2007 5:23 am

    Kabinet i Pykave



    Qetėsia, me tė cilėn mė dėgjuat dje, mė bėri njė pėrshtypje tė thellė. Veēanėrisht, duke marrė ndėr sy qė midis dėgjonjėsve, ndodheshin shumė kundėrshtarė tė metimeve tona politike. E ndjej pra, veten tė detyruar tė falėnderoj tė gjithė e tė kėshilloj miqtė tanė tė dėgjojnė me atė qetėsi kritikat e kundershtarėve, se, tėrė mjeshtėria e politikės ėshtė tė dėgjosh mejtimet e tė gjithė palėve me durim e gjakėftohtėsi, tė pėrqasėsh e t“i peshosh, dhe pastaj tė votosh pas gjykimit e ndėrgjegjes. U gėzova shumė qė populli i Korēės dhe i rretheve e paskan kėtė virtyt civil, dhe tani e ndjej veten time mė kryelartė qė jam qytetar i nderit i qytetit tuaj tė urtė patriotik. Dha jam i lumtur qė vinj sot pėrsėri pėrpara jush, qė t“ju shpjegoj arsyet pėr tė cilat kundėrshtojmė qeverinė e sotme.

    E kundėrshtojmė se disorganizon shtetin, se shkel liritė, se s“kujdeset as pėr bukėn , as pėr shėndetin, as pėr arėsimin e popullit. Kėto arėsye i kemi shpjeguar dhe nė parlament, po taje zėri ynė u mbyt prej gishtrinjve tė deputetėve proqeveritarė. Dalim, pra, tani, pėrpara gjykatores sė lartė tė popullit qė tė na gjykojė e ta verė nė vend cilindo me topuzen e votės.

    Makiaveli i ndau qeveritarėt nė tri kategorira: Qeveritarėt qė kanė ment vetė e dinė ta rregullojnė shtetin me squatėsinė e tyre, kėta janė mė tė mirėt: qeveritarėt qė s“kanė ment vetė, po pėrfitojnė nga sqotėsia e kėshilltarėve tė tyre, dhe kėta janė tė mesmit: qeveritarėt, tė cilėt s“janė tė zotėt as vetė, as dinė tė pėrfitojnė nga kėshillat e miqve tė tyre, dhe kėta janė ata mė tė humburit. Pėr fat tė keq, qeveritarėt tanė hyjnė nė kategorinė e tretė.

    Kabineti ynė i sotėm ėshtė nė kuptimin e plotė tė fjalės Kabineti i Pykave. Se ca janė pyka nga dituria e ca janė pyka nga vlera civile. Dhe ėshtė nė natyrė tė pykave tė jenė tė rrethuar me pyka e me dallkaukė.

    Ideali i tyre nuk ėshtė tė organizojnė shtetin, se as ata vetė s“dinė tė organizojnė, as organizatorėt nuk do t“i lenė tė lirė. Ideali i tyre ėshtė tė mbajnė kulltukėt me ēfarėdo ēmimi. Mjetet e tyre pėr tė arrirė kėtė ideal janė druri dhe rushfeti.

    Me drurin e me forcėn brutale po pėrpiqen tė skllavėrojnė racėn tonė e tė pėrjetėsojnė qeverimin tiranik tė tyre. Shtypjen e Shqipėrisė sė Mesme pėrpiqen tani ta zbatojnė e nė prefekturat e tjera, qė kėshtu tė mos mbetet asnjė krahinė e gjallė dhe e lirė qė tė pėrpiqen t“i kundėrshtojnė.

    Me rushfetin nė formė tė ndrydhme, me misione tė papemėta(pafrutshme), duke me emėrime nėpunės tė pazotit, me krijimin e nėpunėsirash tė ra dhe duke ēkallmuar arkėn e shtetit, po pėrpiqen tė fitojnė miq e partizanė mė tė djathtė e mė tė mėngjėr. Nga kjo rrejth defiēiti i buxhetit, i cili ėshtė prej 5 meleunash, ndonėse kėto 5 meleuno nė kartė, nuk duken - shtimi i taksave dhe mospagesa e nėpunėsve.

    Nga padia prishėn nė vend qė tė mdėrtojnė, ēkulėn njė udhė moderne tė ndėrtuar nė Berat prej austriakėve dhe e rindėrtuan aq bukur sa u ēkallmua posa ra shiu i parė. Pėr tė zbukuruar Tiranėn rrėzuan pėrmbi 150 shtėpi e dyqane, pa i ēpėrblyer popullit para, tė cilėt mbetėn udhėve, dhe Tirana, sot ėshtė mė e shėmtuar se mė parė.

    Bashkėme barangat e Vlorės qė u shitėn pėr dhjamė qeni, jo pėr banesa, po qė tė ēkulen e tė shiten si material, u shitėn e disa ndėrtesa prej guri tė cilat kanė kushtuar qindra mijėra franga. Njė ndėrtesė e gurtė me njė shije tė bukur pranė Ujit tė ftohtė qė ka kushtuar tė paktėn 300 000 lireta u shit prej qeverisė sonė vetėm 150 000 lireta e tani nuk ekziston mė.

    Njė debojė(depo armėsh) afėr Drashovicės, qė pėrmbante vegla tė ndryshme pėr tė ndėrtuar udhėt qė bėnte meleunė lireta kishte mbetur e pacėnuar gjersa arriu nė vesh tė qeverisė sonė lajmi i ndodhjes sė saj. Po me tė dėgjuar qeveria jonė emėrtoi njė kujdestar, qė ta ruante: tėrė ky thesar u ēduk si me magji nė kėtė thes, dhe qeveria jonė dėrgonte misione jashtė tė blinte vegla qė tė ndėrtonte udhėt.

    Nga padia s“u japin asjnė rėndėsi dėgėve tė bujqėsisė, shėndetėsisė e arėsimit, degė tė cilat janė pėr Shqipėrinė ēėshtje jete dhe vdekje.

    Cili ėshtė programi ynė

    Duam njė qeveri tė popullit, prej popullit, pėr popullin, tė pėrbėrė prej njerėzve mė tė ditur, mė patriotė, mė tė zotėrit e mė tė ndėrshmit. Mė tė emėruar nėpunėsit, duam tė merret parasysh dituria, patriotizma, zotėsia e nderi. Nuk duam tė pėrjashtojmė asnjė qytetar i cili ka dituri, zotėsi e vullnet tėmirė, vetėm e vetėm se hyri pak a shumė vonė nė sheshin e Shqipėrisė sė lirė. Duam ta lartėsojmė racėn tonė, jo ta skllavėrojmė. Duam tė respektohet nderi, liria dhe kryelartėsia tradicionale e popullit shqiptar. Duam t“i japim popullit liri e jo tirani. Duam ta shtrojmė vendin tonė jo me tru, po me kanun e me drejtėsi. Duam t“i rregullojmė financat e shtetit me kursim e jo ta shkatėrrojmė shtetin me rushfete e me taksa. Duam tė ndėrtojmė e jo tė prishim. Organizatorėt e huaj nuk i duam vetėm pėr bukuri e pėr tė gėnjyer popullin, po pėr tė punuar e pėr tė organizuar me tė vėrtetė. Duam t“u japim rėndėsi kryesore degėve tė bujqėsisė, tė shėndetėsisė dhe tė arėsimit.

    Bujqėsia

    Shqipėria ka pasurinė qė duket, e cila ėshtė pėrmbi tokė dhe pasurinė qė s“duket, nėn tokė. Uroj me gjithė zemėr qė pasuria nėn tokė tė jetė mė e madhe se sa e kujtojmė, po ėshtė marrėzi tė kryqėsojmė duartė e tė presim tė gjitha tė mirat nga kjo pasuri problematike e tė lemė tė pazhvilluar pasurinė parimtare, e cila sikundėr na sigurojnė tė gjithė ekspertėt e huaj, ėshtė e mjaftė pėr tė ushqyer dhjetė herė mė tepėr ndenjės(banor) se sa ka Shqipėria sot. Pėr tė zhvilluar pasurinė e tokės, Shqipėria duhet ndarė nė gjashtė a shtatė zona bujqėsore, me njė ekspert agronom shetitės nė krye tė cilitdo, i cili t“i mėsojė katundarėt tanė si tė mbjellin, si tė plehėrojmė, si tė lėrojnė, ē“tė mbjellin, si tė mbjellin, si tė rriten e si tė korrin. Me pak harxhe nga anė e shtetit, ndofta mė pak se ato qė harxhon sot degė e bujqėsisė, vendi ynė mund tė nxjerrė mė shumė drithė, pemė e begėti se sa i duhen pėr konsumin e brendshėm e tė eksportojė tepricėn, kur sot pothuaj tė gjithė prefekturat importojnė sė jashtėmi njė pjesė tė madhė tė ushqimit tė tyre.

    Shėndetėsia

    Raca shqiptare po degjenerohet e po shuhet nga malaria, nga sifilia dhe oftika, nga mosmbrojtja e nėnave dhe vdekėsia e tmerruar e foshnjave. Me pak harxhe mund tė merren masa efektive pėr tė lėftuar tretjen e ngadalshme tė racės sonė. Duam qė Shqipėria tė ndahet nė 6-7 zona shėndetėsore me mjekė ekspertė pėr sėmundjet e sipėrme. Cilado prej kėtyre zonave shėndetėsore duhet tė ketė dy a tri mamira eksperte shėtitėse, tė cilat tė kujdesen pėr nėnat me barrė e pėr shėndetin e foshnjave.

    Arsimi

    Qė ta vėmė arėsimin nė udhė duhet ta mbushim kokėn njėherė e mirė qė pėr shkollat e memse duhet tė importojmė mėsonjØs tė huaj, me anėn e tė cilėve tė krijojmė mėsonjės modernė pėr tė nesėrmen. Pėr kėtė qėllim ėshtė absolutisht e nevojshme tė fillohet njė gjimnaz qendror i plotė, me njė degė normale, njė degė klasike, njė degė teknike, njė degė tregėtare, me mėsonjės tė huaj. Shtatė a tetė gjysmė gjimnaze pregatitėse duhen themeluar prapė me mėsonjės tė huaj nėpėr qytete mė me rėndėsi pėr tė ushqyer gjimnazin qendror. Veēanėrisht duhet tė importojmė mėsonjės ekspertė tė gjimnastikės e tė muzikės, pėr tė forcuar trupin, pėr tė zbutur shpirtin e racės sė re.

    Nėpėr katundet duhet adaptuar sistemi i mėsonjėsve shėtitės. Pastaj shkollat tona duhen frymėzuar me njė mėnyrė tė atillė qė tė rriten njerėz pėr punė e qytetarė me karakter.

    Problemet e sipėrme e veēanėrisht atė tė arėsimit s“mund ta zgjidhė njė kabinet prej tė paditurish dhe mediokrėsh si i sotmi. Shėrimi, pra, ėshtė nė ndėrrimin e kėsaj guverne. Kėtė e ka populli nė dorė nė zgjedhjet e afėrme. Po qė tė mundin zgjedhjet tė japin pėrfundimin e dėshėruar duhet siguruar vota direkte dhe e fshehtė drejt pėr drejt prej tėrė popullit. Kam besimin tė plotė qė populli ynė ėshtė mjaft i zgjuar sa tė dijė si ta pėrdorė votėn e tij; jam i sigurtė qė populli ynė ėshtė mjaft trim sa tė votojė ashtu si i thotė ndėrgjegja. Populli ynė vojti mjaft prej kėsaj guverne sa tė mos gėnjehet t“ia japė votėn pėrsėri. Se janė dhe do tė mbeten tė vėrteta fjalėt e presidentit martir tė Shteteve tė Bashkuara i cili ka thėnė " Mund tė gėnjesh njė pjesė tė popullit pėr ca kohė, mund tė gėnjesh tėrė popullin pėr ca kohė, po kurrė s“mund ta gėnjesh tėrė popullin pėr tėrė kohėn".
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    Sponsored content




    MesazhTitulli: Re: LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE   

    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
     
    LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE
    Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
    Kėrce tek: