Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A

Shko poshtë 
+45
rrimtaf
Lumo Kolleshi
arberia
Driniiiii
socratus
Shejh
Ummu-Hurejra
nanda
Blerti_Gashi
Xili
Arber01
Kasper
Ali Baba Tepelena
Mirushe
kacimix
Delia
tom sojer
Mergimtari
feratkoca
Eagle Eye
agim__barja
anila
Shqipo_
Leka i Madh
Eva0506
Ago Muji
Luki
Nezir Myrta
murturi
valdrini
blerim
Guximi
bukla
zeriatdheut
naqeta
Orfe@
Euridika
schumi
Anna
Riki30
Sofra
Beton
Kosovarja
drenusha
besa-bese
49 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 5 ... 7, 8, 9 ... 11 ... 15  Next
AutoriMesazh
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 EmptyThu Feb 21, 2008 2:27 pm

Notë proteste serbe kundër Shqipërisë

Pas kësaj note proteste pala shqiptare ende nuk ka reaguar.
Serbia i ka dërguar një notë proteste Shqipërisë ku njohja e pavarësisë se Kosovës është cilësuar në kundërshtim me rezolutën, 1244 të Kombeve të Bashkuara.
Nota e protestës i është dorëzuar zv/ministres së Jashtme shqiptare, Edit Harxhi, nga i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Serbisë në Tiranë, Miroljub Zariç.


Sipas deklaratës vendimi shqiptar cënon të drejtën ndërkombëtare dhe do të sjellë destabilizim të rajonit dhe më gjerë.

Diplomati serb, i cituar nga media shqiptare, tha se masat e Serbisë ndaj Shqipërisë do të jenë diplomatike, por nuk mendohet ndonjë embargo.

I ngakuari me punë i ambasadës serbe në Tiranë ka thënë se pas qëndrimit të Shqipërisë ndaj Kosovës, ai nuk mund të presë marrëdhënie të mira me vendin ku ndodhet i akredituar.

Zoti Zariç bëri të ditur se e kanë thirrur në Beograd për konsultime të mëtejshme.

Pas kësaj note proteste pala shqiptare ende nuk ka reaguar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 EmptyThu Feb 21, 2008 2:29 pm

Serbia terheq ambasadoret nga Austria dhe Gjermania

Agjensia franceze e Lajmeve AFP duke cituar ministrin e Puneve te Jashtme te Serbise Vuk Jeremic tha sot se serbia terhoqi ambasadoret e saj te akredituar ne Gjermani dhe Austri per shkak se keto vende njohen pavaresine e Kosoves.


Gjermania dhe Aurtia se bashku njoftuan sot se vendet e tyre vendosen te njohin shtetin e ri te Kosoves dhe te vendosin me te marredhenie diplomatike.
Duke filluar nga e hëna Serbia ka tërhequr ambasadorët nga vendet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francën dhe Turqinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Vizitor
Vizitor
avatar



A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 EmptyThu Feb 21, 2008 4:52 pm

Beton, faleminderit per kete shkrime qe keni sjellur me larte te Akademik Rexhep Qosja. Vertet me pelqeu, sepse pajtohem plotesisht edhe une me mendimet e shprehura te tij.


A u krye vërtet…?!

JO, BACË NUK U KRY ENDE! VETËM SA JA KA NISË...!




· Në këtë deklaratë historike të pavarësisë thuhet: “...Ne, nëpërmjet kësaj, afirmojmë në mënyrë të qartë, specifike dhe të parevokueshme se Kosova do të jetë ligjërisht e obliguar të plotësojë dispozitatat e përmbajtura në këtë Deklaratë, përfshirë këtu veçanërisht obligimet e saj nga Plani i Ahtisaarit. Në të gjitha këto çështje, ne do të veprojmë në pajtueshmëri në parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përfshirë Rezolutën 1244 (1999)...”



Shkruan: Adnan ABRASHI

Prizren, 21. II. 2008



Edhe pse në thellësinë e qenies sime ndjeja një presion që intuitivisht më shpalosej si parandjenjë mangësie dhe dyshimi konfuz, assesi nuk e mohoj faktin se, edhe unë isha pjesë e euforisë së kremtimit të kësaj ngjarje të madhe historike të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Gjatë kësaj ndjenje të brendshme që më shpalosej si kundërshti në mes të unit tim irracional dhe egos racionale, kjo e dyta veç e kishte përqafuar realitetin e rastit të momentit euforik duke mos më kursyer as nga lotët e gëzimit.



Në pritje edhe të aktit formal të shpalljes së pavarësisë nga Kuvendi i Kosovës, në kuadrin e skenarit të pasur festiv dhe spontan popullor, veç ishin lansuar format e ndryshme metaforike të shprehjes kreative të kësaj ngjarje. Pa dyshim, nga shumë slogane që veç ishin dominante në hapsirën parafestive dhe festive kosovare, si më e përqafuar nga masat e gjera popullore, u bë ai: “Bac,u kry”!



Nuk ka dyshim! Vërtet një slogan i fuqishëm me domethënie tejet sugjestive, por, nga ana tjetër, nuk e di as vetë se si më lindi hamendja se, sa ajo në thelb mund të jetë reale dhe e qëlluar?!



Pikërisht ky dyshim paradoksal, më shtyri që spontanisht të zhytem në një përsiatje mendimesh. Menjëherë fillova të bredhi në biografinë e këtij kolosi të madh, simbolit tonë të rezistencës së armatosur kombëtare kundër pushtuesit serb. Shëtita gjatë, por askund nuk gjeta se Baci ynë na paska luftuar dhe na është flijuar për një shtet të pavarur të Kosovës, në të cilën, ne si shqiptar, në vend se ta presim me gëzim dhe ovacion vendimin formal të Parlamentit të Shqipërisë për bashkimin edhe të një pjese të copëtuar trungut amë, do t’i gëzohemi të kundërtës - njohjen e Kosovës nga Shqipëria si shtet dhe legalizimit të ndarjes së saj! Po ashtu, as që guxoj të paragjykoj se, po të ishte gjallë Baci, do t’i gëzohej këtij shteti, të cilit Kushtetutën ja kanë shkruar të tjerët, ndërsa, në Preambulën e saj, as që pamendet lufta e lavdishme çlirimtare e UÇK-së; një shteti të cilit flamurin ja ka qëndisur një Marigonë, për të cilën, ku ta dimë ne se cilit brez dhe drejtim masonerik të botës i takon...?!



I tretur tërësisht në këto mendime, ndjeva sikur para meje mu shpalos pamja e Bacit me tërë atë madhështinë e tij që ka dhe filluam të bisedojmë së bashku:



- “S’jam i sigurt, sa ke qenë gjallë, o Bacë, a ke dëgjuar për njëfarë finlandezi Marti Ahtisari që na i ka pre sot teshat e shtetësisë sonë? Kanë disa arna këto tesha, por neve na thonë se ky dizajnë tani na qenka në modë. Sigurisht se nuk ke dëgjuar as për kallëpin e teshave ku mbështetet ky model: rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së? Jo, jo! Nuk mund ta dish atë, sepse, kur është prur ajo, ti veç ishe flijuar pikërisht kundër asaj varësie që decidivisht përcaktohej në këtë akt ndërkombëtar: sovranitetit të Serbisë mbi Kosovën. E di bacë, e di! Ti je kolos dhe nuk mashtrohesh me fjalët e politikanëve tanë të dyshimtë, që sot, në praninë e mediave dhe kamerave të shumta, përkulen dhe rrëfehen mbi varrin tënd. Por, më lejo mua si një vegjëli karshi tyre, ta citoj vetëm pikën 12 të Deklaratës së shpalljes së pavarësisë që u bë më 17 shkurt nga Parlamenti i Kosovës.



Në këtë deklaratë historike në mes tjerash thuhet: “...Ne, nëpërmjet kësaj, afirmojmë në mënyrë të qartë, specifike dhe të parevokueshme se Kosova do të jetë ligjërisht e obliguar të plotësojë dispozitatat e përmbajtura në këtë Deklaratë, përfshirë këtu veçanërisht obligimet e saj nga Plani i Ahtisaarit. Në të gjitha këto çështje, ne do të veprojmë në pajtueshmëri në parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përfshirë Rezolutën 1244 (1999)...”



Por, mos u brengos Bacë, dhe preu i qetë në tokën shqiptare amë. Fatlumsisht, pas teje kanë lindur dhe lindin shumë djem dhe vajza me shpirt të pastër kombëtarë, të cilët amanetin tënd të vërtetë patjetër dikur do ta qojnë në vend. Nuk do ta kesh vështirë t’i dallosh ata Bacë; e kanë shijen dhe aromën si të gjakut tënd dhe dëshmorëve tjerë; si të gjakut të njom të Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, dy viktimave të fundit që u vranë prej dorës gjakatare të mu atyre që sot krekosen se na e kanë “sjellin” këtë pavarësi...



Mos druaj Bacë! Këso atdhetar nuk janë sos ende! Janë me mijëra e mijëra që ndoshta në këto momente gëzohen por nuk festojnë me eufori.

Ata janë të matur dhe qëndrojnë të heshtur në vigjilencë.



Prandaj, të them sinqerisht Bacë!

Nuk u krye ende!

Vetëm sa ja ka nisë...”!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 EmptySun Mar 09, 2008 4:22 am

Burrat e shtetit dhe burrat e kombit !

Një fatalitet apo rrjedhojë e fakteve dhe ngjarjeve që mbështjellin qënien e kombit shqiptar.
Rrallëherë një burrë shteti ka përkuar të jetë edhe burrë kombi dhe kjo na ka kushtuar shtrenjtë.
Na ka kushtuar shekuj dhe mijëvjecarë në kërkim të bashkimit kombëtar, një kërkim sa i vetëdijshëm aq dhe impulsive i paorganizuar.
Të qënurit unikë në llojin e vet mbart kryenecësinë, si një tipar origjinal, që koha nuk e ka përpunuar dot për ta shndërruar në element të dobishëm për vetë shqiptarët.



Të pathyeshëm mes njeri tjetrit prijësat shqiptarë tradicionalisht nuk kanë mundur të lëshojnë pushtetin për hir të inetersave madhore të tërësisë shqiptare .
Paralelisht kombi ka njohur burrat e tij dhe shteti gjithashtu.
Të parët pa ambicje për pushtet, por me një vullnet të admirueshëm kanë dhënë pjesë nga shpirti i tyre në funksion të përmbushjes së destinacionit të natyrshëm të shqiptarëve, bashkimit mes vedi.
Të dytët, nisur ndoshta nga i njëjti qëllim me të parët, kanë devijuar shpesh, por disa prej tyre edhe e kanë tradhtuar misionin e bashkimit.
Dy kategori të përfshira në të gjitha nivelet e përkatësisë së tyre asnjëherë nuk kanë qënë bashkë, dhe kështu edhe bashkimi si gjysëm dhe gjysëm që bëjnë një, ka qënë një ekuacion tepër i ndërlikuar.
Ky fatalitet dualist, si pjesë e unikalitetit shqiptar, jo gjthmonë ka qënë rastësi dhe as i natyrshëm..
Nëse do ishte kështu do të ishte e keqja më e vogël.
Historikisht burrat e shtetit shqiptar kanë zhgënjyer, në mos tradhëtuar, madje disa prej tyre janë “cuar” drejt pushtetit për një mision të caktuar antishqiptar.
Nëse deri pak kohë më parë kjo na dukej fantashkencë, sot ekzistojnë fakte dhe gjurmë të cilat cojnë në një përfundim të tillë, ose të paktën nuk e përjashtojnë mundësinë.
Pa fyer askënd, dhe pa cënuar ansjë persoanzh, në këtë skenë dritëhijesh ku shteti nuk përputhet me nocionin e kombit, duhet thënë se burrat e shtetit nga burrat e kombit i ndan një hendek i madh.
Sot disa prej të fundit i janë afruar disi pushtetit duke lejuar një erë të re të fryjë por ekuivalenti i kësaj, është një radhë e gjatë burrash shteti që nuk bëjnë asgjë tjeter vec shijojnë pushtetin si mbretër absolutë dhe si oborrtarë.
Dallimi mes të parëve dhe të dytëve, është se shtetarët nuk arrijnë te gjejnë një emërues mes politikës që i kushtëzon, rehatisë së karrigeve dhe misionit që u ngarkohet si burra shteti, detyrimit që kanë ndaj kombit.
Të dytët, në shumicën e tyre u mungon ambicja për pushtet madje e konsiderojnë pushtetin armikun më të madh të idealeve.
Një mospërputhje e tillë mes politikës zyrtare dhe aspiratave kombëtare u ka kushtuar shqiptarëve, madje ka vënë në rrezik vetë ekzistencën e tyre si komb.
Sërish vlen të thuhet se nuk është vetëm rastësi, apo fatalitet, por në këtë mospërputhje një dorë ka ndihmuar shumë, dorë që i është drejtuar Ballkanit që prej shekullit të 16-të dhe mban emrin dyndje sllave .
Ardhja e tyre, po që ishte një rastësi fatkeqe për vendasit, por politika e tyre e mireorientuar ka dhënë rezultate në qindra vjet në një kontrast të thellë dhe fatkeq me rezultatet e politikës shqiptare, të burrave të shtetit që shfaq vetëm paaftësi në këtë drejtim.
Sot burrat e shtetit i bëjnë iso inetresave ndërkombëtare dhe kjo nuk është aspak keq deri sa këto interesa nuk bien ndesh me ato kombëtare, madje na vijnë për shtat .
Burrat e shtetit i bëjnë iso asaj që e quajnë diplomaci , por jo sepse janë dipllomatë pasi nuk kanë aspak dell dipllomati, por janë thjesht të paaftë për t'i bërë të tjerët t’i dëgjojnë atë që kombi do të thotë.
Burrat e kombit ndërkohë vazhdojnë të lënë gjurmët e tyre në misionin e madh të bashkimit, larg politikës por shumë pranë cdo shqiptari ata e meritojnë të quhen të tillë.
Shtetarucët bërtasin me të madhe ato që i quajnë fitore në arenën ndërkombëtare dhe ia servirin kombit si fitore.
Por, ato janë rrjedhë llogjike e përmbushjes së interesave të fuqive të mëdha që përkuan me "pavarësine" e Kosovës dhe me forcimin e faktorit shqiptar në Ballkan.
Po të ishte për “burrat tanë” të shtetit, shqiptarët do të vazhdonin të ishin delja e zezë e tufës dhe pse jo, edhe e kurbanit.
Ndërsa burrat e kombit, megjithëse pa bujë, e kanë kryer misionin e tyre.
Me një nga mjetet më efikase fjalën e shkruar dhe fjalën e thënë, por dhe me gjithcka tjetër që kanë pasur në dispizicion ata i kanë dhënë kombit një pasuri të madhe, vepren e tyre patriotike, vepër që shërben për të mbajtur gjallë atë krenari së cilës i referohemi shpesh.

Dallimi mes tyre bëhet kështu një diferencë e madhe që ndan dy kategori njerëzish dhe burrash.
Dallimi mes tyre përbën në fakt celësin e zgjidhjes së këtij ekuacioni të ndërlikuar alla shqiptar ndërsa bashkimi mes tyre është i pamundur.
Një kombinim, herë-pas-herë mes veprimtarisë së tyre, sigurisht që do të ishte fat për kombin e shpërndarë në më shumë se katër shtete ballkanike, një kombinim mes veprës së tyre, që do të ishte “gjetja” që i ka munguar këtij kombi

Fier, 29 shkurt 2008.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 EmptySat Mar 15, 2008 5:38 pm

Detonimi qe ndodhi sot ne rrethin e Tiranes na ka trondite thelle te gjithve.Po presim me ankth te mesojme me teper per demet dhe shkakun e sidomos po shpresojme dhe lutemi te mos kete viktima ....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 EmptySat Mar 15, 2008 5:57 pm

15.03.2008
A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 Gerdec15:25 - Rrezikon te shperthej edhe nje depo tjeter ne te cilen ka edhe raketa. Policia ka filluar te terhiqet pas tentimit pa rezultat per te hyre te 60 punetoret qe gjenden brenda. Konfirmohen 6 viktimat e para qe jetonin afer depos.
Disa shperthime kane ndodhur para pak minuash e fshatin Gerdec te Vores 20 km larg Tiranes. Nuk dihet ende shkaku i shperthimit, por mesohet se ka te lenduar.
Shperthimi ka ndodhur ne nje depo municioni gjate operacionit qe po behej atje per asgjesim municionesh. Shperthimi eshte degjuar si ne Tirane ashtu dhe ne Durres. Nuk dihet ende shkaku i shperthimit, por mesohet se ka te lenduar, edhe pse nuk dihet ende numri i sakte i tyre. Drejt vendit te ngjarjes jane nisur makinat zjarrefikese, nderkohe qe eshte bllokuar trafiku ne autostrade. Per kete shkak policia ka krijuar korsi emergjence ne autostade. Nga ana tjeter mesohet se persona te plagosur, qe po udhetonin me autobusin e linjes Tirane- Durres, jane paraqitur ne spitalin e Durresit.

Berisha: Situata e rende
Kryeministri Berisha e vlereson te rende situaten ne Gerdec te Vores ku ka patur nje shperthim ne nje depo municionesh. Drejt vendngjarjes jane nisur disa helikopter per te kontrolluar situaten, por dhe per te evakuuar popullsine. Nderkaq pritet nje mbledhje e jashtezakonshme e qeverise. Shperthimi ka ndodhur prane nje zone te banuar. Sipas kreut te qeverise situata eshte tejet e rende dhe alarmante. Nuk dihet ende numri I viktimave, por spitali ushtarak dhe ai NEne Tereza jane ne gatishmeri te plote.

Evakuohen banoret. Vazhdojne shperthimet
Vazhdon evakuimi i banoreve ne Gerdec te Vores, nderkohe qe shperthimet vazhdojne fuqishem. Afer depos ka shume banesa, catite e te cilave jane te demtuara. Ngjarja ka shkaktuar tronditje te thelle tek njerezit, nderkohe qe ka pasur edhe te plagosur. Ne spitalin e Durresit vazhdojne te vijne te lenduar . Ata shfaqin demtime te ndryshme, kudh te lehta dhe kush te renda.

Te plagosurit e pare te QSUT
Ne spitalin universitar “Nene Tereza” kane mberritur 10 persona te lenduar dhe ne gjendje te rende. Ata jane shtruar ne repartin e djegieve, nderkohe qe pritet te vine te plagosur te tjere. 5 nga personat jane ne gjendje edhe me te rende. Nje djale I ri ka kaluar ne depresion per shkak te gjendjes qe ka kaluar, por nuk ka djegie ne trup.

Te plagosurit e pare te QSUT
Ne spitalin universitar “Nene Tereza” kane mberritur 10 persona te lenduar dhe ne gjendje te rende. Ata jane shtruar ne repartin e djegieve, nderkohe qe pritet te vine te plagosur te tjere. 5 nga personat jane ne gjendje edhe me te rende. Nje djale I ri ka kaluar ne depresion per shkak te gjendjes qe ka kaluar, por nuk ka djegie ne trup.

Te plagosurit, te tronditur
Bilanc lufte ne QSUT. Cdo 5 minuta mberrijne ambulanca dhe automjete private qe transportojne burra, gra e femije. Nuk ka ende konfirmime per te vdekur. Nderkaq te plagosurit ne spitalian e Durresit e vleresojne situaten “te tmerrshme”.

Deshmitaret tregojne per tvNEWS24
Nje deshmitar eshte shprehur per tv NEWS24, se fillimisht ka pasur disa shperthime te lehta te njepasnjeshme, te cilat u pasuan nga nje shperthimi I madh i fuqishem. Ky shperthim shkaktoi alarmimin e drejtuesve te automjeteve ne autostrade qe te kapur nga paniku jane munduar te largoheshin sa me pare nga autostrada.
Nderkaq eshte nderprere puna ne aeroportin e Rinasit dhe jane pezulluar te gjitha fluturimet. Drejt Vores jane nisur deputete socialiste, mes tyre edhe vete kreu Edi Rama. Situata ndiqet me imtesi edhe nga kryeministri Berisha. Po punohet qe kjo situate te mos avancoje me tej.

QSUT, shkon ne 17 numri i te lenduarve
Ka shkuar ne 17 numri i te lenduarve qe ndodhen ne repartin e djegieve ne QSUT dhe ne reparte te tjera. Behet fjale me teper per gra dhe femije. Shume prej te plagosurve te paraqitur ne QSUT jane ne gjendje traume psikike, ndersa ka nga ata qe shfaqin edhe probleme me shikimin ose degjimin.

Ngrihet shtabi i punes ne Vore
Ne Vore eshte ngritur Shtabi i punes. Ay ndodhet ministri dhe zv/ministri i Brendshem dhe ai i Mbrotjes. Shefi I shtabit mbikqyr te gjithe situaten e rende.

Ministri Ndoka: Gjithsej 155 te plagosur

Mesohen shifrat e para te te plagosurve si pasoje e shperthimit ne Gerdec te Vores. Ministri I Shendetesise, Nard Ndoka ka bere me dije se jane 70 te plagosur ne spitalin Ushtarak, 15 ne spitalin “Nene Tereza” dhe 70 ne spitalin e Durresit. Sipas ministrit jane marre te gjitha masat per akomodimin e te plagosurve, ndersa ka theksuar se nuk ka ende te dhena per te vdekur. Ndoka tha se jane marre te gjitha masat per mjekimin e te plagosurve ndersa jane vene ne gatishmeri edhe spitalet e rretheve me te aferta. Nderkaq jashte spitalit ushtarak jane mbledhur dhjetera njerez per te mesuar per te afermit.

Ne Gerdec 4 depo me municione
Kur ka kaluar me shume se nje ore nga ngjarja vazhdojne shperthimet ne Gerdec, edhe pse me intesitet te ulet. Situata eshte dramatike, ndersa Vora eshte braktisur nga banoret. Ne vendngjarje jane 4 depo armatimesh te mbushura me armatime dhe municone te ndryshme . flitet per 10 punetore qe kane qene duke punuar per cmontimin e municioneve, nderkohe qe nuk konfirmohet nje shifer e sakte.

Ish ministri Gjoni rrefen: Kam pare te plagosur, jam I traumatizuar

Ish ministri i Brendshem Gjoni, e pershkruan tronditese ngjarjen ndersa shprehet se eshte is hokuar nga gjithcka ka pare. Ish zyrtari ndodhej me makinen e tij para autobusit me pasagjere te demtuar rende nga shperthimi. Sipas tij ne momentin e shperthimit trafiku ishte shume I ngarkuar e makinat po ecnin me ngadale. “Kam pare shume njerez te demtuar. Per mua shqetesim perbejne banoret perreth, duhet te kontrollohen” tha Gjoni duke shtuar “jam shume I traumatizuar”.

Ne rrezik nje femije 2 vjec
Ne rrezik per jeten nje femije 2 vjec. Ai eshte futur menjehere ne sallen e operacionit sepse eshte goditur nga dy plumba.

Caktivizimi i municioneve po behej nga nje kompani amerikane
Kompania qe punonte per caktivizimin e municioneve ishte nje kompani amerikane e kontaktuar ng NATO. Mesohet se ne momentin e shperthimit kane qene duke punuar 5 shtetas amerikane dhe disa shqiptar.

Rifillojne fluturimet ne aeroportin “Nene Tereza”

Kane nisur fluturimet ne aeroportin e Tiranes. Pas normalizimit te situates ne kete aeroport, ku puna u bllokua si pasoje e shperthimeve, u vertetua se sistemet e komunikimit dhe navigimit jane ne rregull dhe cdo gje eshte normale dhe pa probleme.


Ndalohet qarkullimi ne autostraden Tirane- Durres
Për shkak të situatës së krijuar në Gërdec, Vorë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kërkon mirkuptimin e qytetarëve se nuk do të lejohet kalimi I automjeteve nga autostrada Tiranë -Durrës dhe anasjelltas. Ju lutemi qytetarëve të na mirkuptojnë dhe të gjejnë rrugë të tjera për tu lëvizur në drejtim të këtyre dy qyteteve.
Ndalimi I qarkullimit në këtë aks do të vazhdojë deri në një njoftim të dytë.

Deshmitari: Ne repartin ushtarak ne Gerdec ishin 30 ushtare
Shifrat e personave te plagosur ne spitalin e Durresit jane kontradiktore. Sipas korrespondentit tone ne Durres jane 40 personat e plagosur ne kete spital, ndersa ministri I Shendetesise ka deklaruar se atje jane 70 te tille.
Nderkaq, nje deshmitar, nje kamarier I fshatit Berdec, I quajtur Denis Muka eshte shprehur se shperthimi ka ardhur nga nje departament ushtarak qe quhej “Druri I bukur”, ko sipas tij ndodheshin 30 ushatare. Muka shprehet se ai ka qene duke punuar per nje dasme ne momentin e shperthimit. I riu thote me tej se nuk mban mend asgje, ndersa shfaqet shume i tronditur.

Rritet numri i te plagosurve ne QSUT
Shkon ne 20 numri I te plagosurve ne QSUT, nderkohe qe vajza dy vjecare vazhdon te jete ende ne gjendje te rende.

Presidenti Topi: Te tregohemi te qete!
Kryeministri Berisha konfirmon per mediat se deri tani numri i te plagosurve eshte 150, nderkohe qe 4 prej tyre paraqiten ne gjendje te rende. Nderkaq te plagosurit jane vizituar nga presidenti Bamir Topi. Kreu I shtetit I ka bere thirrje mediave dhe te afermve te tregojne qetesi sepse situata eshte teper e rende.“Shpresojme qe te vije duke u ulur fluksi i njerezve qe vine per ndihme ne spital. Une kam vizituar spitalet. Ne situata te tilla duhet te lejojme personelin te punoje dhe te nderhyje per te riparuar demet. Eshte nje moment per te punuar me cilesi “ tha Topi ne nje prononcim per tv News24. “Eshte e veshtire te kontaktosh me banoret ne Gerdec per shkak te zones, megjithate eshte duke u punuar per te normalizuar situaten” tha me tej Topi.Nga ana tjeter ka reaguar edhe kreu I PS-se, Edi Rama sipas se cilit ngjarja eshte tragjike.

Flasin banoret e Gerdecit, aty ku ndodhi shperthimi
Vazhdojne te tregojne per tv News24 deshmitare te ndryshem. “Kalimtaret, shofere, xhamat e thyera nga kemi dale nuk e dime. Me cunat qe kam qene i shoqeruar nuk di se ku jane. Dime qe kemi pare vdekjen me sy. Nuk dihet se sa njerez kane vdekur. Nuk dinim se ku te futeshim se shpija nuk kishte garanci se te binte mbi koke” thane dy deshmitare, banore ne Gerdec, pas shperthimit.

Spitali Ushtarak ne gatishmeri
Drejtori I spitalit ushtarak ne Tirane shprehet se mjeket kane perballuar me sukses deri tani rastet e paraqitura. Sipas tij 4 nga te plagosurit jane ne gjendje te rende, te shtruar ne reanimacion, nderkohe qe te tjereve u eshte dhene ndihma e nevojshme. Sipas tij shume vullnetare jane duke dhene gjak per te ndihmuar ne kete situate te veshtire. “Gjithe rastet qe kane pasur nevoje per operacione jane zgjidhur nga ekipi mjekesor. Te gjithe jane nen vezhgim. Mund tju them me bindje pervec ekipeve mjeksore edhe shtreter ka qe te perballohet situat a. Kemi marre masat qe asgje te mos mungoje” tha Mihaj.

Reagon ambasada e SHBA
Ambasada e Sh.B.A. ka vërejtur e shokuar dhe e shqetësuar raportimet për aksidentin tragjik në depon ushtarake pranë Gërdecit. Mendimet dhe zemrat e popullit amerikan janë me ushtarët dhe të tjerët e prekur në këtë incident të tmerrshëm. Stafi i ambasadës do të jetë në kontakt me zyrtarë të qeverisë shqiptare për të vendosur se çfarë ndihme mund të ofrojmë.

Bie intesiteti I shperthimeve. Shume autoblinda ne Gerdec
Ka rene intesiteti i shperthimeve. Ne vendngjarje kane ardhur nje numer i madh autoblindash, ambulancash e forcash ushtarake. Forca ne Gerdec kane ardhur qe nga Shkodra. Ne repart ishte grumbullura nje sasi shume e madhe municioni ushtarak. Nuk konfirmohet nese blinda e ushtrise eshte afruar ne vendngjarje per shkak te shperthimeve.

Ministri Nishani: Forca ne Gerdec per te marre te strehuarit ne tunele
25 qytetare ndodhen ne tunelet e Gerdecit, ku jane strehuar sapo kane degjuar shperthimin e fuqishem. Lajmi konfirmohet nga ministri i Brendshem Bujar Nishani sipas se cilit jane derguar per ne vendngjarje per te marre pesonat e fshur ne tunel. Minitri theksoi se deri tani ka ka te identifikuar asnje viktime, por se rreziku mbetet gjithnje I larte.

Berisha: Bilanci i viktimave ne depo, i rende
Bilanci I viktimave ne depo pas shperthimit eshte I rende. Keshtu ka deklaruar kryeministri Berisha pas vizites qe u beri te plagosurve ne Spitalin “Nene Tereza”. Ai tha se beson se viktimat jane nga punonjesit ne depon e municioneve, dhe jo nga banoret e zones. “Informacion te plote per ngjarjen nuk kemi. Te dhenat e para jane shqetesuese ne vendngjarje. Ka nje numer te konsiderueshem viktimash. Ministri i Mbrojtes eshte ne vendgjarje. Autoblindat po i afrohen shtepive perrethe. Nese ka viktimave keto qe them une jane te depove sepse ka qene nje proces cmontimi municionin. Sasia e municionit eshte e madhe. Shperthime te tjera mund te kete, por jo te nje karakteri aq e fuqishem. Zonat e kryeqytetit nuk rrezikohe. Kjo eshte nje tragjedi shume e madhe. Ne po e kontrollojme situaten. U kerkova mjekeve te bejne bilancin dhe te japin cdo lloj ndihme. Djegia ka emergjencen me te madhe, eshte krijuar nje shtab ne Vore dhe nje shtab ne Tirane. Bilanci i viktimave eshte mjaft i rende tek depot. Keta kane qene ne teresi punetore te kompanise private. Mund te kete pasur edhe oficere. Kompania e kontraktuar eshte e specializuar ne cmontimin e municioneve. Problemi i municioneve ne Shqiperi eshte problemi me i rende qe kemi sepse ka nje sasi kolosale, nje cmenduri qe nga viti ‘45 e deri me sot. Ky eshte i dyti aksident shume i rende qe na ndodh. Per fat te keq depot jane te shperndara ne mbare vendin. Po diskutojme dhe me eksperte te huaj te japin nje pergjigje perfundimtare kesaj sasie municionesh” tha Berisha.

Deshmitare nga Preza: Jane 6 te vdekur ne Gerdec
Deshmitaret te zones se Prezes konfirmojne per gazetaren e TV NEWS24, Albana Qehajaj, qe 6 prej te afermve te tyre qe banonin afer depos ku ka ndodhur shperthimi kane vdekur. Gazetarja Qehajaj e cila ndodhet pak metra larg fshatit Gerdec pershkruan nje zone te zymte, te mbuluar nga tym i zi, me shtepi te shkaterruara e te braktisura. Sipas saj nga zona ku ndodhet depo po del nje tym I madh I zi.“Shtepite e tyre jan shum afer repartit dhe mendohet se ka dhe te vdekur. Shohim njerez te zbathur qe vrapojne sepse kane marr informacione nga policia se do kete shperthime te tjera. Disa ambulanca jane futur per te marre te plagosurit . Te plagosur ka edhe ne spitalin e Prezes” rrefen nga vendngjarja reporterja Qehajaj.

Oketa nga Spitali i Durresit: Po bie fliksi i te plagosurve

Zevendes kryeministri Gazmend Oketa ne nje lidhje telefonike me “News24” ka deklaruar se ne Spitalin e Durresit, gjithcka eshte nen kontroll dhe I gjithe personeli mjeksor i te gjitha kapaciteteve eshte ne gadishmeri te plote. Sipas tij deri tani kane mberritur plot 50 deri ne 60 persona te pare te ciletkane qene ne nje autobuz. Gjithashtu mesohet se asnje nga te plagosurit nuk ka rrezik per jeten. “Te gjithe te plagosurit kane marr ndihmen e pare dhe mjekimin ndersa te plagosur rende mund te them qe kane ardhur vetem dy zoterinj Petrit Behari i cili kishte nje predhe ne trup dhe Sami Osmani nga Maminasi”, ka thene Oketa. Sipas tij ata jane mjekuar dhe jane ne gjendje te mire shendetesore. Nderkohe qe Gazmend Oketa thekson se dy gra te cilat jane me diegje te renda jane duke u percjelle per ne Spitalin e Tiranes. Sipas Oktes mesohet se flitet per 6 viktima nderkohe qe ende nuk konfirmohet nje gje e tille pasi zv/kryeministri thekson se eshte marre me gjenjden ne Spitalin e Durresit. “Ne vendngjarje ndodhen perfaqesues te tjere vendore prefekti dhe kemi komunikim te vazhdueshem. Momentalisht fluski I te ardhurve ne qytetin e Durresit ka rene, tashme jemi fokusuar ne trajtimin e ketyre te plagosurve. Shperthimet ne vendngjarje vazhdojne ende. Situata nuk konsidertohet si nje situate nen kontroll sepse se dime se kur do te perfundojne keto shperthime por theksoj se fatmiresisht fluksi i personave te plagosur po bie” perfundon Oketa.

PUNONJES I UZINES: BRENDA KA PASUR RRETH 150 PERSONA
Nje prej punetoreve te firmes amerikane qe ishte kontraktuar per cmontimin e municioneve tregon per tv NEWS24 se ne momentin e shperthimit kane qene duke punuar te pakten 150 persona. Shefki Sefaj, deshmitar nga vendngjarja shprehet me tej se kishte rreth 1 vit qe punonte ne kete firme, ndersa shton se vendi ka qene me njerez sepse kishte dasem. “Un punoj per firmen amerikane. Aty punojne rreth 150 punetore. Aty ndodhen edhe 20 familjaret e mi, motra e vellezer “ tregon Sefaj. Ai thote se ne depo punohej pa specialiste. Pepaj thote se femijet qe kane qene perreth repartit dhe disa te tjere, gati 25 persona, ndodhen te strehuar ne tunelin e pare te fshatit. Ne vijim te rrefimit, deshmitari tregon se te vdekur mund te jene te pakten 50.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 EmptyThu Mar 20, 2008 6:31 pm

Trazirat ne Mitrovice diten e "rimarrjes" se kontrollit nga K-Fori .Ne keto trazira jane te perfshire edhe pjestar te MPB-se serbe ,nderkohe ka pase arrestime te shumta dhe nje kunderpergjigje nga forcat e alenaces .

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 Mitro10
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 EmptyThu Mar 20, 2008 6:33 pm

Serbet e deshperuar

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 Mitro110
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 EmptyThu Mar 20, 2008 6:35 pm

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 Mitro210 A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 Mitro310
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 EmptyThu Mar 20, 2008 6:37 pm

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 Mitro410 A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 Mitro510
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 EmptyThu Mar 20, 2008 6:39 pm

Tashme flamuri serb eshte larguar edhe nga gjykata

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 Mitro610 A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 Mitro_10
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 EmptyThu Mar 20, 2008 6:42 pm

Si pasoj e ketyra trazirave , mbeti nje polic ukrainas i vrare ( derisa nje dite me pare nje polic ukraines kishte shetitur me flamurin serb ne veturen e tij ) dhe nga 70 te plagosur tek te dy palet .
tanime edhe policia e ka dale ne veri te qytetit dhe ka filluar patrullimin e zakonshem . Flamuri serb eshte larguar nga objekti i gjykates se bashku me "personelin" serb te saj te cilet po "mbahen nen hetime"!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 EmptySat Mar 22, 2008 10:46 pm

Plan serb per qeverisje ne Kosove


E Shtune, 22 Mars 2008

Serbia nuk heq dore nga provokimet ndaj Kosoves, duke pergatitur nje tjeter plan qe synon nderhyrjen ne shtetin me te ri te botes. Qeveria e Beogradit i ka derguar nje plan administrates nderkombetare per te bashkeqeverisur, sipas saj, enklavat serbe ne Kosove. Projekti eshte justifikuar si i bazuar mbi parimet e Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit te OKB-se. Ai i eshte dorezuar zevendesshefit te UNMIK-ut, Lari Rosin, nga ministri serb per Kosoven ne qeverine e Serbise, Sllobodan Samargjic. Reagimi ka qene i menjehershem nga Prishtina zyrtare. Autoritetet atje, siguruan dje se nuk pranohet asnje propozim i Beogradit per bashkeqeverisje ne enklavat serbe. Ndersa i eshte bere thirrje UNMIK-ut ta shperfille me shpejtesi kete plan provokues.

Ne baze te ketij plani, Qeveria e Serbise, kerkon nga UNMIK-u qe te bashkeqeverise ne fushen e sigurise, drejtesise dhe kontrollin e kufirit. Zyrtare te UNMIK-ut, pranuan se e kane ne dore planin serb. Ata zyrtarisht deklaruan se "cdo propozim shqyrtohet ne zyren ligjore te OKB-se dhe instruksionet per ndonje ndryshim mund te behen vetem nga kjo zyre".

Duke u nisur nga ky projekt i kerkuar prej qeverise serbe, autoritetet ne Prishtine, kane kujtuar faktin se prej 17 shkurtit 2008, realiteti i ri eshte Republika e Kosoves. Ne kete kendveshtrim, cdo plan serb eshte nderhyrje e paster ne punet e brendshme te Kosoves. "Cdo propozim i Serbise per te qeverisur ne Kosove qofte edhe nepermes mekanizmave nderkombetar eshte i papranueshem", qartesuan dje, zyrtare te qeverise, duke shtuar se "Kosoven mund ta drejtoje vetem qeveria e saj, ne marreveshje me komunitetin nderkombetar".

Edhe analistet politike kane reaguar lidhur me planin serb. Ata thone se ne Kosove tashme ekziston nje realitet i ri, ndersa, cdo marreveshje tjeter qe nuk pranohet nga qeveria e Kosoves, cilesohet e deshtuar. Analisti Driton Lajci, thote se UNMIK-u, nuk mund te beje me kurrfare marreveshje per Kosoven. Driton Lajci, thote se cdo tentative e UNMIK-ut, per te bere marreveshje me qeverine e Serbise, bie ndesh me fazen e tranzicionit dhe kompetencat e UNMIK-ut, karshi institucioneve te Kosoves. Sipas tij, UNMIK-u nuk ka nevoje te bjere dakord ose jo, sepse administrata nderkombetare tashme ka hyre ne fazen e transferimit te pergjegjesive, shumica e te cilave do te kalojne ne duar te Qeverise se Kosoves dhe nje pjese, te misioni i ri i BE-se.



Asnje klauzole nuk parashikon nderhyrje te tille

Ne planin e ndermjetesit Marti Ahtisari, mbi bazen e te cilit Kosova shpalli pavaresine, pakica serbe ne Kosove ka shume te drejta. Madje edhe qeveria e Beogradit mund te interesohet per serbet e Kosoves, mund te ndaje edhe donacione te ndryshme, por qe te gjitha duhen kaluar neper zyrat e qeverise se Kosoves. Me specifike eshte ceshtja e veriut te Mitrovices, ku qyteti do te kete dy njesi komunale, nje serbe dhe nje shqiptare, nen mbikeqyrjen e nje perfaqesuesi nderkombetar. Sidoqofte, autoritetet ne Prishtine, jane angazhuar se do ta zbatojne me perpikmeri planin e Marti Ahtisarit. Kurse pakices serbe i behet thirrje qe te integrohet ne shoqerine kosovare, pasi te drejtat e tyre mbrohen me ligj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: NJOFTIM DIREKTIVE:   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 EmptyTue Apr 01, 2008 6:31 am

NJOFTIM DIREKTIVE:
31.03.2008: Në trojet shqiptare formohen parti të reja...


- Më 29 mars 2008, në Tiranë, u krijua Grupi Nismëtar(29 anëtarësh)i PATRIA E INTEGRIMIT KOMBËTAR (PIK), në këtë përbërje:

1. Kryetar, Genc LLAKAJ(jurist dhe publicist) nga Fieri në Tiranë,

2.Nënkryetar,Bashkim NIKOLLA, (botues i gazetës NDRYSHE) nga Gjirokastra në Tiranë,

3.Nënkryetar, Zef CUPI (bisnesmen) nga Mirëdita në Durrës,

4. Nënkryetar Marisen ALIAJ (student) nga Vlora dhe Sekretar i Përgjithshëm, Vladimir STAMO ( piktor) nga Korça në Tiranë.

Kurse në Republikë e Kosovës duhet të krijohet simotra ALEANCA KOMBËTARE SHQIPTARE (AKSH), si dhe në ILIRIDË duhet të forcohet simotra BASHKIMI DEMOKRATIK KOMBËTAR (BDK) e udhëhequr nga Hysni SHAQIRI, dhe në Kosovën Lindore(Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc) duhet forcuar LËVIZJA KOMBËTARE SHQIPTARE (LSHK).

Përshendetje atdhetare shqiptare,

Gafurr ADILI

Mbrapsht në krye Shko poshtë
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta


Male
Numri i postimeve : 439
Age : 94
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Reagim i zëdhënësit të FBKSH-së z. Gafurr ADILI   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 EmptyTue Apr 01, 2008 6:36 am

Reagim i zëdhënësit të FBKSH-së z. Gafurr ADILI

31.03.2008: I nderuari Zoti Sali BASHOTA !


Me deshirën më të madhe për mirëqenien Tuaj, të familjes Suaj të lartnderuar dhe të të gjithe bashkëveprimtarëve Tuaj, me lejo që të të them se as nuk kam patur dhe as nuk kam kohë që të merrem me një luftë virtuale (interneti) që po zhvillojnë disa njerëz, sepse jo vetëm që nuk kam kohë por edhe e urrej këtë luftë virtuale, e cila nuk i bashkon shqiptarët por përkundrazi i percan edhe më shumë.

Kurse, deviza e FBKSH-së, pas misherimit të idese së ribashkimit kombëtar, ka qenë dhe mbetet minimizimi (në pamundësi për ta c'rrenjosur tërësisht) i përcarjes ndërshqiptare, të cilën na e kanë mbjellur armiqtë tanë sllavo-greke, sipas devizes së tyre "përcaje e sundo!".

Ju faleminderit për mirëkuptimin Tuaj.

Me respekt dhe konsiderata të larta atdhetare !
Mr. Gafurr ADILI,
Zëdhënës Politik i FBKSH-së.
Tiranë, 31 mars 2008.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 EmptyTue Apr 01, 2008 1:36 pm

me lejo që të të them se as nuk kam patur dhe as nuk kam kohë që të merrem me një luftë virtuale (interneti) që po zhvillojnë disa njerëz, sepse jo vetëm që nuk kam kohë por edhe e urrej këtë luftë virtuale, e cila nuk i bashkon shqiptarët por përkundrazi i percan edhe më shumë.


E ti na qenke gafur adili a, luftetari i teknologjis japoneze ke ushtru mire kompjuterin ti ke msu strategji luftarake me lojnat e internetit ti zoti gafur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 EmptyTue Apr 01, 2008 4:54 pm

He mir ja paske nis tani e qytet kryt si krymbi ky yshte vizijoni yt Kombetar.Inati ndaj shokeve dhe ja po bejm party me mbledh do cuba me vra shqiptar more Gafur eshte me rendesij qe e nxore kryen tani dhe tregove vizijonin tend ku i ke ushtaret Zoti Adili ku i le a mos valle i la si Tahir Zema bjeshkeve e maleve e ty rij ne Hotele ej Burni he Burni po jo se nuk e ke gjat jo veq vazhdo po ruj kryt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta


Male
Numri i postimeve : 439
Age : 94
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 EmptyThu Apr 03, 2008 2:38 am

INTERVISTË EKSKLUZIVE PËR "SHQIPËRIA SOT" ME KRYETARIN E FBKSH-së, PROF.DR.BASHKIM MITROVICA
 
 02 April 2008

Zoti Mitrovica, ju përshendes në emër të redaksisë së faqes "Albania Today"/"Shqipëria Sot".

1. Kur u krijua Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) dhe pse?

Përgjigja:

Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) është krijuar më 4 dhjetor 1999, mënjëherë pas shpërbërjes së UÇK-së, që ishte çlirimi dhe bashkimi kombëtar, për të cilin betim kishin rënë djemtë dhe vashat shqiptare, themeluesit e UÇK-së, si Adem e Hamëz JASHARI me të gjithë familjet e tyre, Abedin REXHA, Luan e Shkelzën HARADINAJ, Zahir PAJAZITI, Hakif FEJZULLAHU, Edmond HOXHA, Sadri ZENELI, Fehmi e Xhevë LLADROVCI, Ilaz KODRA, Bahri FAZLIU, Agron RRAHMANI, Ismet JASHARI-KUMANOVA, Agim RAMADANI, Muhedin ALIU, Beqir LIMANI etj...
Arsyeja e krijimit të AKSH-së ishte një dhe e vetme, çlirimi dhe ribashkimi i të gjitha trojeve etnike shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar, me emrin SHQIPËRI.

2. Pse Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) ka marrë drejtimin politik të AKSH-së?

Përgjigja:

Nëse UÇK nuk kishte një formacion politik, që do ta drejtonte politikisht luftën, të cilën realisht UÇK e fitoi në poligonet e dyluftimeve, por e humbi në poligonet e tavolinave diplomatike, siç ishte Rambuje dhe Parisi, si më pas edhe Konçuli e Ohri, shokët tanë, ndër të cilët është edhe ideologu i ribashkimit kombëtar, Mr. Gafurr ADILI, gjykuan se duhej krijuar një formacion politik kombëtar, i cili politikisht do ta drejtonte AKSH-në, e cila do të vepronte vetëm atëherë kur për këtë do të gjykonte FBKSH, sepse lufta fillon me mjete politiko-diplomatike dhe pastaj vazhdon me mjete demokratike të dhunës (kur shteren mjetet politiko-diplomatike) dhe në fund përsëri përfundon me mjete politiko-diplomatike. Pra, FBKSH paraqet trupin, AKSH dorën e djathtë, SKSH dorën e majtë dhe FKSH paraqet këmbët.
Por, i gjithë ky trup e ka edhe një kokë, dhe kjo kokë e ka edhe një tru, që është Sekretariati Vendimmarrës i Kryesisë Qendrore të FBKSH-së, ku krahas Kryetarit të Përgjithshëm të FBKSH-së, i cili në momente lufte është edhe Komandant Suprem i AKSH-së, dhe të gjithë kryetarëve të 7 zonave të FBKSH-së bënë pjesë edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të AKSH-së, edhe Shefi i Drejtorisë Qendrore të SKSH-së dhe Shefi i Këshillit Qendror të FKSH-së. Dhe, AKSH që është dora e djathtë e FBKSH-së vepron vetëm kur t'i thotë truri i FBKSH-së, Sekretariati Vendimmarrës i Kryesisë Qendrore të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar.

3. Prej krijimit të saj e deri sot, sa aksione i ka ndërmarrë AKSH-ja, për çlirimin e trojeve shqiptare nga jugu në veri, nga lindja në perëndim? Nuk mendoj këtu vetëm në paraqitjen e saj, por dhe në goditjen e saj mbi forcat armike, serbe, maqedone, malazeze, dhe greke.

-Them, kështu, sepse opinioni i brendshëm dhe i jashtëm e di se ju luftoni për ribashkimin territorial të Shqipërisë Etnike.

Përgjigja:
Fuqia apo forca e një formacioni politik-ushtarak, siç është FBKSH dhe strukturat e tij, ndër të cilat është edhe AKSH, nuk matet vetëm me aksione, por ajo matet edhe me rezultatet e atyre aksioneve, apo më mirë më thënë edhe me ndikimin e këtyre aksioneve në avancimin e çështjes kombëtare shqiptare. Bazuar në këtë që thashë më sipër, lirisht mund t'iu them se të gjitha aksionet e AKSH-së kanë qenë në kohë të duhur dhe kanë dhenë rezultate edhe në avancimin e çështjes kombëtare shqiptare, ndër të cilat si pikësynim apo nyje gordiane ka qenë dhe mbetet Kosova.
Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), që nga themeli i saj e deri më tani ka 8 dëshmorë, por mos harroni se në vitin 2003, kur në Tiranë u arrestua Z. ADILI, armiqtë serbo-maqedonas kanë numëruar mbi 20 policë dhe ushtarë të vrarë në fushëbetejat me AKSH-në.
Besoj që shumë shpejt, për të gjitha detajet e këtyre ngjarjeve, opinioni publik kombëtar dhe ndërkombëtar do të njoftohet përmes librit të Mr. Gafurr ADILI: PËRBALLJA E FBKSH ME BE, libër që përshkruan takimin 4 orësh (në zyrat e hetuesisë së Burgut 313 të Tiranës) midis Z. ADILI dhe Shefes së Bashkimit Evropian për Ballkanin, Znj. Viktoria WALKER, libër ky që hedh dritë mbi shumë të vërteta, jo vetëm për FBKSH-në dhe strukturat e tij, por edhe mbi të gjithë politikën shqiptare dhe ndërkombëtare.

4. Fuqia e një ushtrie a qëndron në aksionet e saj apo me pretendimet dhe deklaratat e saj?

Përgjigja:
Fuqia e një ushtrie nuk matet vetëm me aksione por ajo matet edhe me vigjilencën dhe disiplinën që ajo respekton karshi urdhërave politike dhe veprimeve luftarake që ia përcakton dhe trason formacioni politik që e drejton atë, siç është Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH). Pra, ne shqiptarët dhe në rastin konkret as FBKSH dhe AKSH nuk vuajmë për luftëtarë të lirisë, sepse ato i kemi me bollëk, por vuajmë për drejtues politikë dhe ushtarakë, të cilët po arrijmë t'i krijojmë, gjë kjo që është dëshmuar pas vitit 2004, kur strukturat tona arritën që të eliminojnë bandat kriminale (me maska) që i organizonin agjenturat sllavo-greke, qëllimi i të cilave ishte që ta komprometonin AKSH-në, dhe duke kompromentuar AKSH-në te shqiptarët të vrisnin edhe idealin e ribashkimit kombëtar shqiptar. Këtë beteje e fituam me sukses, dhe në të ardhmen do t'i fitojmë edhe betejat e tjera, siç kemi ditur që t'i fitojmë edhe betejat me bandat e Serbisë, ndër të cilat ishte edhe banda "Car Lazarët", dhe shumë shpejt bashkërisht do të festojmë festën e madhe, festën e ribashkimit kombëtar shqiptar.

5. Më në fund, pas shumë rrenave, politikanët shqipfolës shpallën pavarësinë e Kosovës. A u kry edhe amaneti i dëshmorëve me këtë "pavarësi", siç po propagandojnë ata?

Përgjigja:

Edhe në fillim të kësaj intervistë e ceka se kush ishte betimi i dëshmorëve të kombit. Pra, "pavarësia" e Kosovës është hapi i parë drejt fitores përfundimtare, ribashkimit kombëtar shqiptar. Obligimin ndaj kombit dhe atdheut e kanë përmbushur vetëm dëshmorët e kombit, dhe ne të gjallët duhet ta vazhdojmë rrugën e tyre. Dëshmorët e Kombit nuk kanë luftuar për "Pakon Ahtisaari", prandaj kërkoj që askush të mos manipulojë me betimin e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.

6. A është Kosova shtet i pavarur e sovran pas "shpalljes së pavarësisë"?
Përgjigja: Kosova nuk është shtet i pavarur dhe sovran. Ajo është protektorat i OKB (me emrin UNMIK) dhe BE-së (me emrin EULEX), por rëndësi ka vetëm një element, që me këtë rast edhe "de jure" Serbia humb juridiksionin (lexo: pushtimin dhe kolonializmin klasik) mbi Kosovën, kurse 99% e "Pakos Ahtisaari" është në dem të Kosovës dhe çështjes kombëtare shqiptare.
7. A ka përmirësuar Evropa Plake padrejtësinë shekullore ndaj shqiptarëve me njohjen e pavarësisë së Kosovës?


Përgjigja:

Assesi Evropa Plake nuk e ka korrigjuar gabimin dhe padrejtësinë historike ndaj shqiptarëve. Gjithashtu, përderisa vetëm kombit shqiptar vazhdon t'i mohohet "E drejta e vetëvendosjes", një e drejtë universale kjo, e garantuar në dhjetëra konventa dhe rezoluta të OKB-së, si dhe përderisa Kosovës (me "Pakon Ahtisaari") i kushtëzohet e drejta e bashkimit me një shtet tjetër, në rastin konkret me Republikën e Shqipërisë, paraqet një rast "sui generis" në të drejtën pozitive ndërkombëtare, që nuk është asgjë tjetër pos një shkelje flagrante dhe një padrejtësi ndaj kombit shqiptar, gjë kjo që na bind se Evropa Plake ka ngelur po ajo Evropë që ishte dikur dhe kam bindjen se do të dështojë, sepse Ballkanin vazhdon ta lejë si një "fuçi baruti", gjë kjo që ka rrezikuar dhe vazhdon të rrezikojë, jo vetëm Evropën Plake por edhe më gjerë.

8. Në anën strategjike të veprimit politiko-diplomatik, çështja shqiptare duhet shtruar në mënyrë të ndarë në mënyrë të ndarë thela-thela (sipas ndarjes territoriale) apo në mënyrë globale si çështje unike?

Përgjigja:
Rregullisht dhe sistematikisht kemi deklaruar se paqja dhe stabiliteti në Evropë mund të krijohet vetëm nëse kjo paqeje dhe ky stabilitet arrihet në Ballkanin "fuçi baruti" dhe jo përmes projekt-dokumenteve të llojit "Pako Ahtisaari". Nëse kreatorët e kësaj Pako ne shqiptarëve na thonë se është një privilegj që i është bërë Kosovës, atëhe10rë ne them pse ky privilegj nuk po i bëhet edhe Serbisë, Malit të Zi, "Maqedonisë" dhe Greqisë, kur dihet fakti se Kosova nuk është shtet aq multietnik (ku nuk jetojnë as 5% minoritete) sa janë shtetet e sipërcekura: Serbia, Mali i Zi, "Maqedonia" dhe Greqia?
9. Pse çështja shqiptare ka karakter kolonial dhe cila është zgjidhja e qëndrueshme e saj?

Përgjigja:

Çështja shqiptare ka karakter kolonial sepse më tepër se 70% të trojeve Shqipërisë Etnike vazhdojnë të mbahen të pushtuara dhe të kolonizuara, jo vetëm nga pushtuesit serbë, malazias, sllavo-maqedonas dhe grekë, por edhe nga OKB dhe BE, që është Kosova Protektorat, sepse pasuritë e saj (të tyre) shfrytëzohen nga pushtuesit dhe kolonizatorët e trojeve të Shqipërisë Etnike. Pra, trojet shqiptare vazhdojnë të mbeten koloni, edhe në shek. XXI, kur kolonializmi ka përfunduar edhe në Afrikën e Jugut. Ky është turpi i Evropës Plake.

10. Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë ka deklaruar se vetëm me ndarjen funksionale të Kosovës sipas marrëveshjes së propozuar me UNMIK-un, evitohet lufta. A është kjo deklaratë serbe paralajmërim për një luftë të re në Kosovë?



Përgjigja:

Besoj keni dëgjuar dhe lexuar deklaratën e Zëdhënësit Politik të FBKSH-së, Mr. Gafurr ADILI, me titull "NDARJA E KOSOVËS DHE LOJA DOMINO...!" Me tepër se aq sa flet ajo deklaratë nuk besoj se ka nevoje t'iu flas.

11. Si do të reagojë Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) në rast se OKB-ja pranon marrëveshjen e propozuar nga Serbia për ndarjen etnike të Kosovës?


Përgjigja:

FBKSH nuk do të pranojë që shqiptarët të humbin asnjë pëllëmbë të trojeve shqiptare dhe do të dijë të reagojë në kohën e duhur. Me këtë rast duhet të paralajmëroj se kohet e ricopëtimeve të trojeve shqiptare (siç ka ndodhur edhe në të kaluarën) po na shfaqen edhe tani në shek. XXI, por të gjitha këto plane antishqiptare për FBKSH-në dhe strukturat e tij do të jeshin të papranueshme dhe do të përpiqemi që t'i fitojmë këto sfida dhe beteja që do të na shfaqen edhe në të ardhmen e afërt.


12. Këto ditë, Shqipëria administrative u mbush me tym e vaj si pasoje e tragjedisë së Gërdecit. Cila ishte nënshtresa e fshehtë e kësaj tragjedie dhe si komentoni se edhe në momentin e fundit, qeveria Berisha ka hedhur poshtë çdo faj të vet mbi të?

Përgjigja:

Nuk duhet të habitemi pse ndodhin këto gjëra, këto tragjedi, në Shqipërinë tonë të rrudhur, sepse situata dhe raste të tilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën, siç ishte periudha e viteve 1991-1992 dhe 1997.
Armiqtë tanë sllavo-grekë kanë vepruar dhe veprojnë në Republikën e Shqipërisë. Edhe tragjedia e Gërdecit ishte dora e agjenturave sllavo-greke. Shumë shpejt, kjo do të zbardhet, dhe për këtë detyrë madhore po punojnë edhe strukturat inteligjente të FBKSH-së, Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH). Por, nuk dua të spekuloj para kohë, sepse pas përfundimit të hetimeve Shefi i Drejtorisë Qendrore të SKSH-së, Prof. Dr. (Kolonel) Çlirim Presheva, do të na informojë me një deklaratë publike.
13. A është dashur të shkatërrohet municioni i Republikës së Shqipërisë dhe pse u bë një veprim të tillë nga ana e qeverisë shqiptare?

Përgjigja:

Nuk kam koment për këtë pyetje, dhe nuk e kam për turp që t'iu them kështu, sepse për këtë pyetje besoj se më mirë do të mund t'iu përgjigjej Zoti ADILI, i cili jeton dhe vepron në Tiranë.

14. Politikanët shqipfolës hodhën idenë e një "komonuelth" (commonwealth) ekonomik midis Shqipërisë dhe Kosovës, por hodhën poshtë bashkimin fizik të kufijve. Pse faktori politik zyrtar nga të dyja anët e kufirit shqiptaro-shqiptar ka hedhur një qendrim të tillë antikombëtar dhe cili është qendrimi i FBKSH-së?

Përgjigja:
Politikanët shqiptarë, si të Tiranës ashtu edhe të Prishtinës, janë politikane biznesi, prandej edhe flasin vetëm për bashkime të kapitaleve, të biznesit, midis R. së Shqipërisë dhe R. së Kosovës, dhe harrojnë të flasin apo edhe të marrin inisiativa për bashkimin kulturor, bashkimin shpirtëror, bashkimin e teksteve mësimore, bashkimin e dy akademive të shkencave (asaj të Tiranes dhe të Prishtinës), dhe për krijimin e Unionin Shqipëri-Kosovë. Nëse Kosovës (përmes "Pakos Ahtisaari") i ndalohet bashkimi me Shqiperine, atehere pse politika zyrtare e Tiranës dhe e Prishtinës tëmos krijojnë Unionin Shqipëri-Kosovë, përmes të cilit do të arriheshin bashkimet e mësipërme, ndër të cilat edhe bashkimi i kapitaleve?!

15. A duhet që shqiptarët të presin integrim në BE për t'u ribashkuar apo duhet të ribashkohen e më pas të integrohen në BE?

Përgjigja:

Integrimi i shqiptarëve copa-copa në BE nuk e realizon bashkimin e shqiptarëve, përkundrazi rreziku permanent është që Republika e Shqipërisë të mos pranohet në BE dhe Kosova dhe Serbia bashkarisht të integrohen ne BE.
Nëse do të ndodhë kjo, atëherë edhe ajo 1% pozitiv i "Pakos Ahtisaari" do të eliminohet dhe Kosova do të kthehet në një neokoloni e Serbisë.

Mesazhi juaj z.Mitrovica, për lexuesit e faqes "Albania Today" dhe për mbarë popullin shqiptar.
Përgjigja:

Të na besojnë në idealin tone, sepse gjithçka po shkrijmë për ta ribërë Shqipërinë.
Nëse politikanët shqiptarë të Tiranës, të Prishtinës dhe të Shkupit po shkrijnë Shqipërinë për të krijuar pasuri, jo vetëm për veten e tyre por edhe për nipërit e mbesat e tyre, ne të FBKSH-së po veprojmë siç dikur vepronin rilindasit tanë: po shkrijmë pasurite tona për ta ribërë Shqipërinë, prandej edhe kërkojmë besimin dhe ndihmën e popullit tonë, në këtë rruge plotë sakrifica por tepër sublime.

Faleminderit!

Përgjigja:
Edhe unë iu faleminderoj përzemërsisht.

Prishtinë, 31 mars 2008.

Intervistoi: Teuta Gjika -
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Adili:AKSH e gatshme për të larguar bandat serbe nga veriu i   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 EmptyMon Apr 07, 2008 9:27 pm

07/04/2008 - 13:00
Zëdhënësi i AKSH-së, Gafurr Adili deklaroi nëpërmjet një komunikate se formacioni ushtarak që drejton ai është i gatshëm të ndihmojë autoritetet në Kosovë për të ndjekur bandat kriminale serbe nga veriu i Kosovës.




“FBKSH dhe strukturat e tij, ndër të cilat është edhe AKSH, nuk do të ndërmarrin asnjë veprim për t’i larguar bandat kriminale nga veriu i Mitrovicës dhe e gjithë Kosova Veriore, përderisa këtë gjë nuk do ta kërkojnë institucionet vendore (Presidenti, Kuvendi dhe Qerivria) e Republikës së Kosovës dhe ato ndërkombëtare: UNMIK dhe KFOR”, theksohet në komunikatën e zëdhënësit të AKSH-së.

Në komunikatë thuhet se” FBKSH dhe strukturat e tij, Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) janë ne pritje të kërkesës së institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare (të aleatëve tanë) për ndihmën e tyre”



Këtë postim e solla nga tema " Si duhet të çlirohemi nga maqedonët" kliko këtu > Në afërsi të Tanushës është gjetur sasi e madhe armësh



A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 Icon_post_target nga biligoa Yesterday at 8:23 pm07/04/2008 - 15:08
• Sasi të madhe armësh është zbuluar dhe sekuestruar në aksionin policor të zbatuar herët në mëngjes në vendin Ramno në atarin e fshatit Tanushë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.


"Janë sekuestruar 93 tipe të ndryshme të granatave RPG-7, një mbushje për minahedhës dore "Osa" me kalibër 90 mm, nëntë padronë - mbushje për minahedhës prej 120 mm, katër padrona - mbushje për minahedhës prej 60 mm dhe dy mekanizma me derivate plotësuese për RPG-7", kumton MPB-ja.
Arma, sipas njohurive të para të MPB-së, e cila ka qenë e fshehur në malin me ah, të mbuluar me dega dhe e ruajtur në thasë, është e prodhimit kinez dhe në gjendje përdorimi.
Arma e gjetur menjëherë është transportuar në kazermën "Gjorçe Petrov" në Shkup. Në vijim janë aktivitete për ndriçimin e tërësishëm të rastit, thuhet në kumtesën e MPB-
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 EmptyMon Apr 14, 2008 4:11 am

Incidenti në Himarë, Godo: Kryeministri të shkarkojë Bollanon

Sunday, 13 April 2008
Historiani Sabri Godo ka reaguar dje ndaj incidenteve dhe protestave të ndodhur në Himarë ku madje u kërkua dhe autonomia e saj. Godo në një deklaratë për shtyp, i ka kërkuar kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha të shkarkojë menjëherë kryebashkiakun e Himarës Vasil Bollano pasi sipas tij për të disatën herë ai po shkel ligjet. Më tej ai shtoi se persona të tillë janë duke cenuar territorin e Shqipërisë. “Është në seriozitetin e shtetit tonë të thotë se nuk lejon askënd të bëjë atentat të çdo lloji ndaj territorit të Republikës së Shqipërisë.Atje herë pas here shkon ndonjë deputet apo ndonjë zëvendësministër grek të cilët flasin dhe mbledhin njerëz si të ishte shtëpia e tyre dhe në një mënyrë të drejtpërdrejte apo të tërthortë bëjnë një nxitje të këtyre ekstremistëve”, ka thënë Godo duke patur parasysh kërkesën për autonomi të himarjoteve. “Është koha që Ministria e Jashtme dhe qeveria shqiptare të bëjë përpara për të ndaluar një precedent të tillë pasi tashmë është mbushur kupa. Tani kryeministri Berisha domosdoshmërish duhet të pushojë këtë kryetar bashkie që shkel ligjet e shtetit të cilit duhet ti shërbejë”, ka përfunduar Sabri Godo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 EmptySat Apr 19, 2008 1:38 pm

"Shqip": Një deputet shqiptar, spiun i serbëve

“Grada” e anëtarit të kryesisë së BDI-së dhe pagesat prej mijëra markash gjermane. Fazli Veliu i angazhuar në përpunimin “e separatistëve” shqiptarë në “Kosovë e Metohi”.
Dokumentet e mëposhtme janë lëshuar nga Radovan Bokun, kryeshef dhe kapiten i Anijes Luftarake, me një gjuhë teknike që u përket shërbimeve sekrete

Një deputet shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete jugosllave deri në vitin 1996. Dokumentet sekrete që posedon “Shqip” i përkasin Armatës së Jugosllavisë dhe në to është sigluar që në krye shprehja “besueshmëri e lartë”, nr.938, që tregon rëndësinë e personit të rekrutuar. Bëhet fjalë për deputetin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Fazli Veliu, i cili është gjithashtu edhe anëtar i kryesisë së kësaj partie. Më parë ai ka qenë luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.


Dokumenti i parë

Në dokumentin e parë, të lëshuar nga Radovan Bokun, kryeshef dhe kapiten i Anijes Luftarake, me një gjuhë teknike që u përket shërbimeve sekrete, jepen detaje mbi Fazli Veliun. Dokumenti, sigurisht tepër sekret, mban datën 30 dhjetor të vitit 2006 dhe i përket “besueshmërisë së lartë”. Dokumenti ka numrin identifikues 144. –OC. Në të përcaktohen “detyrat” e deputetit aktual të BDI-së, i cili sipas burimeve nga Maqedonia, është daja i kreut të kësaj partie, Ali Ahmeti. Titulli i dokumentit “Pranim-dorëzimi i pozicioneve operative” përfshin edhe “gradën” e z.Veliu. “Në bazë të urdhëresës së kryeshefit të sektorit II, Shtabit Gjeneral të Armatës së Jugosllavisë, besueshmëria e lartë nr. 9-371, prej 2.10.1996, ua dorëzojmë në lidhje pozicionin operativ ‘instruktor’. Pozicioni operativ deri tani ka qenë i angazhuar në përpunimin e separatistëve shqiptarë në Kosovë e Metohi, në operacionin Prodor II. Njohuritë (informacionet) e deritanishme që na i ka dhënë kjo lidhje operative kanë qenë të sakta dhe në kohë të duhur. Me pozicionin operativ të hyni në kontakt sikurse jeni udhëzuar nga Sektori II”. Kjo është përmbajtja e dokumentit të parë, në të cilin pas fjalës “instruktor” ka shenjën e yllit (*) shpjegues. Poshtë tekstit që shpjegonte “pozicionin operativ”, pas shenjës së yllit shkruhet: Fazli Veliu, nga fshati Zajas, Kërçovë, Republika e Maqedonisë, me nacionalitet shqiptar, shtetas i Republikës së Maqedonisë.

Dokumenti i dytë

Në dokumentin e dytë flitet për disa pagesa që i janë kryer Veliut, i cili identifikohet me pozicionin operativ “instruktor”. Janë rreth 9 mijë marka gjermane që ka përfituar ai, për tri “detyra”. Edhe ky dokument, i konceptuar në formë urdhërese, i cilësuar “besueshmëri e lartë”, është lëshuar nga Armata e Jugosllavisë dhe firmosur nga i njëjti kapiten që ka nënshkruar dokumentin e parë. Mban gjithashtu të njëjtën datë: 30 dhjetor 1996. “Të bëhet pagesa e mjeteve financiare në llogari të planit financiar të vitit 1997, pozicionit operativ ‘instruktor’.

I burgosur i Titos, emigrant, deputet...

I lindur më 1 prill të vitit 1945, në fshatin Zajas, pranë Kërçovës, Fazli Veliu është daja i Ali Ahmetit, kryetarit të Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim. Ish-përfaqësuesi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Veliu ka qenë mësues në fshatin e tij, më pas ka dhënë mësim në gjimnazin e Kërçovës para se të vendosej në Kosovë dhe më pas në Zvicër. Aktualisht ai është deputet i BDI-së në Parlamentin maqedonas. Duke kërkuar në “Google”, rezulton se ai ka qenë i dënuar me 14 vjet burg në kohën e Titos dhe i amnistuar vite më pas nga autoritetet maqedonase.

(Ky shkrim është botuar në gazetën “Shqip” në Tiranë me datë 17 prill 2008)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 EmptySat Apr 19, 2008 1:47 pm

Naki ky nuk eshte shqiptar o Naki ky eshte nga ata qe martohen femrat shqiptare me maqedon Artificial Shqiptar,mendoj se shqiptari i nderit nuk e ke bene nje gje te till qe e ndin veten 100% qe ka gjak shqiptari .
Keta shqiptar jane ata qe na demtojn shume ''shqiptar artificial .''
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Fshatarë të armatosur patrullojnë në fshatin Mjak – në kufi   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 EmptySat Apr 19, 2008 1:59 pm

Disa banorë të fshatrave shqiptare në të dy anët e kufirit Kosovë - Maqedoni, të cilët patrullonin të armatosur në fshatin Mjak, në kufi me Tanushën dhe fshatrat tjera përreth, i thanë sot agjencisë KosovaLive se ata do të rezistojnë me armë për të kundërshtuar që tokat e Kosovës t'i falen shtetit fqinj.

Rreth 80 banorë të fshatit kufitar Mjak të Kosovës, thonë se u është kërkuar që pa vullnetin e tyre, të marrin nënshtetësinë maqedonase për shkak se me Marrëveshjen e vitit 2001 të lidhur midis Shkupit dhe Beogradit zyrtar, shtëpitë e tyre bien në pjesën e territorit të Maqedonisë.
Persona të armatosur mirë patrullonin përgjatë kufirit të pashënuar për të mbrojtur, siç thonë ata, ”fshatarët nga futja e policisë maqedonase në tokat kosovare”.
Ata thanë se nuk janë ushtri e organizuar, por vetëm dëshirojnë të ndalojnë çfarëdo lloj pazarllëku me tokat e Kosovës.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: KOSOVA DHE ÇËSHTJA SHQIPTARE NË BALLKAN JANË TË RREZIKUARA…   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 EmptySat Apr 19, 2008 2:02 pm

KOSOVA SHQIPTARE NË RREZIK

Edhe nëntë vjet pas Luftës Antipushtuese Çlirimtare të UÇK-së dhe të mbarë kombit shqiptar kundër Serbisë, në qiellin e krahinës shqiptare, Kosovës, ende po duken re të zeza, re lufte. Presionet, shantazhet, provokimet, dhuna dhe kërcënimet serbe ndaj Kosovës dhe në Kosovë janë të përditshme, të gjithanshme dhe të formave më të ndryshme. “Oreksi rritet duke ngrënë”, thotë fjala e urtë e popullit. Lëshimet (koncesionet) e njëpasnjëshme që iu bënë Serbisë i rritën ambiciet e saj për ripushtimin e Kosovës. Mbështetje e fuqishme e pretendimeve të saj shoviniste ishte dhe mbeti veçmas Rusia.

Pa këtë mbështetje Serbia do të kishte “ulur bishtin” me kohë. Gjendja e krijuar në Kosovë i detyrohet kryesisht UNMIK-ut dhe politikave të tij thellësisht kundërshqiptare. Në shërbim të këtyre politikave të UNMIK-ut u vu menjëherë dhe pa përtesë LDK-ja dhe udhëheqësi i saj, Ibrahim Rugova. Kjo parti u bë edhe jatak dhe jorgan i sigurt i elementëve dhe i strukturave mjaft të organizuara të koloboracionistëve në Kosovë. Për nënshtrimin dhe thyerjen e drejtuesve të Luftës Antipushtuese Çlirimtare të UÇK-së, UNMIK-u filloi ndjekjet, arrestimet, burgosjet dhe dënimet e tyre. Disa prej tyre u dërguan edhe në Gjykatën e Hagës, ndërsa disa të tjerë kërcënoheshin dhe shantazhoheshin se do të arrestohen dhe dërgohen në Hagë…

Këto masa dhanë rezultatet e dëshiruara. Politikat e UNMIK-ut, rregulloret, urdhëresat, qëndrimet dhe vendimet e tij ishin të padiskutueshme (alfa dhe omega), të shenjta!! Spastrimi i Mitrovicës dhe i Kosovës Veriore nga shqiptarët ishte politikë e UNMIK-ut dhe u bë nën ombrellën e tij. Edhe krijimi i enklavave serbe, që më vonë u bënë komuna, sipas planit të Atisarit, është vepër dhe meritë e UNMIK-ut. Përveç kësaj UNMIK-u pati sukses të plotë edhe në shkatërrimin e asaj pak ekonomie që kishte Kosova dhe sidomos në shkatërrimin e tokës. UNMIK-u nuk ngeli prapa edhe në çështjen e pronave, të cilat aq shumë i ka ngatërruar sa nuk besoj se do të drejtohen edhe disa dekada.

Klasa politike e Kosovës bëri një deklaratë për pavarësimin e Kosovës nga Serbia, duke e shpallur Kosovën “shtet të pavarur dhe demokratik”!! Po sovraniteti ku mbeti? Ai, sipas të gjitha gjasave dhe, siç po duket edhe sot, iu rezervua UNMIK-ut (Serbisë). “Gabimin” e klasës së mjerë politike të Kosovës u përpoq ta ndreqte Qeveria amerikane, e cila të nesërmen deklaroi se “njeh shtetin e pavarur dhe Sovran të Kosovës”. Kështu thanë edhe disa shtete të tjera, përveç Italisë dhe ndonjë tjetri. I kësaj natyre është edhe “gabimi” tjetër i klasës politike të Prishtinës: Garancitë për zbatimin e planit të Atisarit pa kushte!! “Nuk ka rëndësi pse nuk e ka pranuar këtë plan Serbia, ne do ta zbatojmë me përpikëmëri, në plotni”, betoheshin e stërbetoheshin politikanët servilë të Prishtinës!!

Mirëpo, plani i Atisarit, i miratuar nga Grupi matrapaz negociator i Kosovës,
- garanton krijimin e komunave njëetnike serbe,
- garanton lidhje të veçanta (speciale) të pakicës serbe me Serbinë,
- garanton se nuk ka trashëgimi kulturore historike shqiptare në Kosovë,
- garanton ndarjen “funksionale” të Kosovës dhe krijimin e entitetit serb në Kosovë, dhe, kryesorja,
- garanton mohimin dhe zhbërjen e popullit dhe të identitetit shqiptar në Kosovë!!

Të gjitha këto janë pranuar dhe miratuar nga paria politike dhe institucionale e Prishtinës. Fatmirësisht nuk janë pranuar dhe nuk do të pranohen kurrë nga populli shqiptar. Janë po këta batakçinj, që thoshin dhe deklaronin botërisht, se “zgjidhja më e mirë për Kosovën”, herë-herë, se “zgjidhja e vetme për Kosovën”, është pavarësia!! Nuk u bënte goja të thoshin se zgjidhja më e mirë dhe zgjidhja e vetme për Kosovën është ribashkimi i kësaj krahine shqiptare me Shqipërinë, siç ishte betimi dhe dëshira e UÇK-së dhe e mbarë kombit shqiptar, prandaj nuk e fituan as pavarësinë dhe shkëputjen e plotë nga Serbia…

Këto politika kundërshqiptare të UNMIK-ut dhe të parisë politike të Prishtinës gjetën përkrahje edhe në Tiranën zyrtare, e cila nuk qe e zonja dhe as e gatshme të merrte përgjegjësit kombëtare, politike dhe historike që i takonin dhe i takojnë. Shteti shqiptar ishte dhe është i vetmi pronar legjitim, politik dhe moral i Kosovës së sotme dhe i mbarë çështjes së pazgjidhur shqiptare në Ballkan. Nuk mund të lihej në dorën e Serbisë dhe të një Grupi negociator të Prishtinës (shumica bashkëpunëtorë të vjetër e të rinj të Serbisë) fati i krahinës më të madhe shqiptare, Kosovës. Dëshira e mirë për të respektuar “politikanët” e Prishtinës nuk mund të pranohet dhe lejohet kur është në pyetje interesi madhor kombëtar. Sidoqoftë, është mirë që sot e tutje Qeveria shqiptare të marrë dhe t’i mbajë përgjegjësit që i takojnë. T’ia bëjë me dije Serbisë dhe mbarë botës se shteti shqiptar nuk do të lejojë ndërhyrjen e Serbisë në punët e Kosovës dhe se për Kosovën, po qe nevoja, është e gatshme të luftojë dhe ta mbrojë edhe me armë…

Këmbëngulja dhe kokëfortësia e Serbisë për të organizuar zgjedhje serbe edhe në Kosovë (me mbështetjen e UNMIK-ut), vendosmëria e saj për të mos e respektuar pavarësinë e Kosovës dhe konsiderimi i Kosovës si tokë e Serbisë përbëjnë kërcënim dhe rrezik serioz për lirinë e Kosovës dhe për paqen e stabilitetin në Ballkan e më gjerë. Prandaj, i vetmi argument që ia ndërron mendjen dhe ia “ulë bishtin” Serbisë, i vetmi argument që e njeh Serbia është argumenti i FORCËS. Qeveria e Kosovës, nëse nuk është tepër vonë dhe, sidomos, nëse është e zonja, duhet ta shpallë të pa dëshiruar UNMIK-un në Kosovë dhe t’ia marrë të gjitha kompetencat…

Shteti shqiptar, populli shqiptar në Kosovë dhe mbarë kombi, përfshi edhe mërgatën e fuqishme, duhet të përgatiten dhe të angazhohen për mbrojtjen e Kosovës me të gjitha mjetet dhe format. Po të arrihet kjo përgatitje politike, shpirtërore, ekonomike dhe ushtarake, atëherë, Serbia do të jetë ajo që do të kërkojë dialog, marrëveshje dhe fqinjësi të mirë. Këtë rrugë, më mirë se vetë ne dhe se vetë Tirana zyrtare e ka hapur dhe po e shtron Qeveria amerikane, e cila ka ardhur në përfundim se Kosova dhe paqja në Ballkan dhe më gjerë mund të mbrohet vetëm duke e armatosur dhe fuqizuar popullin shqiptar. Deri atëherë Kosova dhe çështja shqiptare në Ballkan janë të rrezikuara…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: DEKLARATË PUBLIKE NR. 8 E ZËDHËNSIT POLITIK TË FBKSH   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 EmptySat Apr 19, 2008 2:03 pm

Written by FBKSH
Monday, 14 April 2008

KOSOVA NUK KA PARVARËSI PËRDERISA ATY LEJOHET TË MBAHEN ZGJEDHJET E NJË SHTETI TË HUAJ, ME EMRIN SERBI…!

Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) prej kohësh, para dhe gjatë shpalljes së Kosovës, me pompozitete dhe manipulime të rradhës, gjoja shtet të pavarur e sovran, është prononcuar dhe është përpjekur që populit shqiptar t'ia tregojë të vërtetën e hidhur, se statusi aktual i Kosovës, sipas „Pakos Ahtisari", gjithçka mund të jetë, Protektorat i OKB-së (me emrin UNMIK), Protektorat i BE-së (me emrin EULEX) dhe Protektorat i Serbisë, por kurrën e kurrës JO shtet i pavarur e sovran, gjë kjo që vërtetohet edhe me rastin e lejimit të mbajtjes së zgjedhjeve, qofshin këto parlamentare apo lokale, të Serbisë në „Republikën e Kosovës", që paraqet një rast unikal në Botë, sepse nuk kemi ndëgjuar që në një shtet të pavarur e sovran të lejohet që të mbahen zgjedhjet e një shteti të huaj, deri dje pushtues e kolonizator dhe kriminal e gjenocidal.

Kryesia Qendrore e FBKSH-së, edhe një herë rikonfirmon njërin ndër konkluzionet e Kuvendit të Dytë Kombëtar të FBKSH-së (16 shtator 2005), se Kosova para se të bëhet e pavarur e sovrane, më shpejt dhe më lehtë ribashkohet me Shqipërinë, prandaj edhe kemi kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë që të gjitha forcat atdhetare shqiptare të na bashkohen sa më shpejt dhe pa më të voglin hezitim, sepse bashkimi bënë fuçinë.
Zëdhënësi Politik i FBKSH,

Gafurr ADILI.
Tiranë, 14 prill 2008.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 8 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A
Mbrapsht në krye 
Faqja 8 e 15Shko tek faqja : Previous  1 ... 5 ... 7, 8, 9 ... 11 ... 15  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: