Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4 ... 9 ... 15  Next
AutoriMesazh
besa-bese
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   Wed Nov 07, 2007 12:42 am

14:00/06.11.07 - Politika maqedonase: Do te sakrifikojme antarsimin ne NATO per hir te emrit Maqedoni


Udhėheqėsit e Maqedonisė thanė se do tė zgjidhnin emrin Maqedoni edhe pse kjo mund t’i pengojė tė anėtarėsohen nė NATO, nėse nuk arrijnė njė zgjidhje me Greqinė nė mosmarrėveshjet e vjetra pėr ēėshtjen e emrit.
Presidenti Branko Cervenkovski dhe Kryeministri Nikolla Gruevski thanė se emri kushtetues i vendit tė tyre ėshtė Maqedoni.
Ata e kanė quajtur integrimin nė NATO njė pėrparėsi kryesore strategjike pėr vendin, por thanė se do tė ishin tė gatshėm tė sakrifikojnė anėtarėsimin nė NATO nėse alternativa do tė ishte ndryshimi i emrit tė vendit tė tyre.
Maqedonia e mori kėtė emėr kur shpalli pavarėsinė nga Jugosllavia nė vitin 1991. Tė njėjtin emėr ka edhe njė provincė e Greqisė veriore.
Greqia thotė se pėrdorimi i kėtij emri nėnkupton pretendime ndaj territorit tė saj. Ajo ka kėrcėnuar se do tė bllokojė anėtarėsimin e mundshėm tė Maqedonisė nė NATO dhe nė Bashkimin Europian.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
besa-bese
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   Thu Nov 08, 2007 2:01 am

21:35/07.11.07 -

Jankullovska: Operacioni policor mbaroi, por shtetrrethimi do te vazhdoje


Ministria e Punėve tė Brendshme e Maqedonisė konfirmoi se ka mbaruar me sukses operacioni policor i quajtur Shtrėngata e malit, qė filloi sot herėt nė mėngjes nė Malėsinė e Sharrit tė Tetovės. Nė njė konferencė shtypi, ministrja e Punėve tė Brendshme, Gordana Jankullovska, tha se nuk ka tė vrarė civilė, se aksioni u krye me profesionalizėm" dhe u morėn tė gjitha masat e nevojshme pėr mbrojtjen e popullatės civile. Ajo pėrgėnjeshtroi informacionet se u rrėzua njė helikopter i policisė.

Gjatė orvatjes pėr tė arrestuar gjashtė persona, u hap zjarr nga disa pozicione mbi pjesėtarėt e policisė, dhe kėta pastaj iu pėrgjigjėn zjarrit. Atėhere pjesėtarėt e grupit tė armatosur filluan tė ikin, pėrshkroi Jankullovska rrjedhėn e ngjarjeve, duke shtuar se nga forcat e policisė qė u sulmuan nga grupi i armatosur, siē tha ajo, nuk ka asnjė tė vrarė.

Jankullovska pranoi se gjatė operacionit janė vrarė katėr njerėz dhe gjashtė tė tjerė janė plagosur, dhe kėta, tha Jankullovska, ishin pjesėtarė tė grupeve tė armatosura qė ishin vendosur nė fshatin Brodec tė Tetovės.

Fillimisht, zyrtari i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, Ivo Kotevski, kishte konfirmuar pėr agjencinė maqedonase MIA se sė paku tetė pjesėtarė tė grupeve tė armatosura janė vrarė nė aksionin e sotėm tė policisė nė Malėsinė e Tetovės, nė fshatrat Brodec, Veshalė dhe Vejcė.
Pak kohė pas deklaratės sė Jankullovskės, policia njoftoi se nė fshatin Brodec, tė Malėsisė sė Sharrit, kishte gjetur trupat pa jetė tė dy pjestarėve tė tjerė tė grupeve tė armatosura, tė vrarė nė aksionin e sotėm policor.

Ndėrkaq, dėshmitarė dhe pėrfaqėsues tė mediave qė janė drejtuar pėr nė Tetovė, pohojnė se tė gjitha vendkalimet dhe rrugėt qė shpien nė fshatrat e Malėsisė sė Tetovės - Shipkovicė, Brodec dhe Veshallė, qėndrojnė ende tė bllokuara nga policia.
Sipas dėshmive tė banorėve, nė zonėn e Sharrit nuk janė lejuar tė kalojnė as autoambulancat, pėr t'u dhėnė ndihmėn e nevojshme mjekėsore tė plagosurve, numri i tė cilėve nuk mund tė dihet pėr shkak tė mungesės sė burimeve tė informacionit.

Pyetjes sė gazetarėve nė se nė aksionin e sotėm janė dėmtuar objekte civile, ministrja Jankullovska iu pėrgjegj se momentalisht po kryhet ekspertiza.

|||Lajme.Net|||
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
besa-bese
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   Thu Nov 08, 2007 2:02 am

20:00/07.11.07 - Qeveria e Kosoves: Kerkojme zbatimin e ligjit ne Maqedoni


Qeveria e Kosovės ka bėrė tė ditur se po ndjek me vėmendje ngjarjet e sotme nė Maqedoni dhe se synimi i saj ėshtė stabiliteti rajonal dhe fqinjėsia e mirė.

Qeveria e Kosovės mbetet e pėrkushtuar pėr ndėrtimin e stabilitetit rajonal dhe krijimin e marrėdhėnieve tė mira fqinjėsore, duke respektuar tėrėsisht sundimin e ligjit, thuhet nė njė deklaratė tė Qeverisė, tė shpėrndarė sot.
Nė njoftim thuhet gjithashtu se edhe Shėrbimi Policor i Kosovės (SHPK) dhe KFOR-i, po patrullojnė dhe monitorojnė gjendjen afėr kufirit me Maqedoninė.

|||Lajme.Net|||
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
besa-bese
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   Thu Nov 08, 2007 2:04 am

17:00/07.11.07 -
Luftimet: Policia deklaron se operacioni mbaroi, grupet e armatosura shprehen se jane ne pozicione




Eshte kaotike situata ne rajonin e Shipkovices, ne fshatrat Brodec, Vejle etj. Burimet policore maqedonase thone se operacioni ka mbaruar me 4 te vrare dhe 6 te aarestuar nga grupet e armatosura.

Ndersa burime nga Tetova thane per lajme.net se banoret e ketyre fshatrave jane pozicionuar ne mbrojtje te jetes se familjeve te tyre. Sipas tyre te vraret jane civile dhe jo pjestare te grupeve te armatosura.
Nderkaq partite kryesore te shqiptareve akoma nuk jane prononcuar per ngjarjen.

|||Lajme.Net|||
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
besa-bese
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   Thu Nov 08, 2007 2:05 am

15:00/07.11.07






- Luftimet ne Maqedoni:
Jane 8 civile te vrare, shtetrrethim ne zonat me popullsi shqiptare


Nė fshatin Brodec tė Tetovės ka tetė civilė shqiptarė tė vrarė dhe disa tė plagosur gjatė aksionit tė sotėm policor nė fshatrat e Malėsisė sė Sharrit.

Lajmi u mėsua fillimisht pėrmes telefonit nga burime jozyrtare, por mė pas u konfirmua edhe nga zėdhėnėsi i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Maqedonisė, Ivo Kotevski, i cili deklaroi se janė vrarė sė paku tetė pjesėtarė tė forcave tė armatosura.

Zėdhėnėsi shtoi gjithashtu se gjatė aksionit nuk pati policė tė plagosur. Gupet e armatosura janė shpėrndarė, ndėrsa forcat speciale tė policisė janė nė terren, tha zėdhėnėsi Kotevski. Njoftimi zyrtar citon burime nga Qendra mjekėsore urgjente nė Shkup dhe nga Spitali i Tetovės, qė kanė konfirmuar se deri tani atje nuk janė dėrguar tė plagosur. Ndėrkaq, bėhet e ditur se nė rrugėn Shkup-Tetovė, policia e Maqedonisė nuk lejon tė lėvizė asnjė automjet, ndėrsa nė hyrje tė komunės sė Sarajit tė Shkupit (komunė me popullatė shqiptare), ka vėnė postblloqe ku kontrollohet ēdo banor qė lėviz aty.

|||Lajme.Net|||
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicėr
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   Thu Nov 08, 2007 3:25 am

Deklaratė publike Nr.2 e Zonės nr.3 tė FBKSH-sė Kosova Jugore - Lugina e Vardarit (ILIRIDA)

Shkup

Drejtuar:

1. Popullatės shqiptare tė Zonės Nr.3 tė FBKSH-sė, Kosova Jugore / Lugina e Vardarit - ILIRIDA
2. Mediumeve dhe agjencive informative
3. Institucioneve, partive politike dhe kreut shtetėror


Sot me pikėllim morėm lajmin pėr sulmin qyqar qė ndėrrmorėn forcat policore-ushtarake tė IRJM-sė ndaj vėllezėrve tanė qė ishin tė strehuar nė malėsinė e tetovės ku sipas informacioneve tė para qė na kanė arritur kemi dhe dėshmorė si dhe viktima nė civilė dhe dėme tė mėdha materiale qė i janė shkaktuar popullatės tė malėsisė sė tetovės. Kryesia qėndrore e FBKSH-sė em qendėr tė Tiranė dhe kryesia e kėshillave tė FBKSH-sė nė Zonėn Nr.3 po zhvillojnė hetime dhe grumbullojnė tė gjithė informacionin rreth asaj qė sot ka ndodhur nė terren pas ēka do tė merret njė veprim i prerė pėr masat qė do merren pas kėsaj ngjarje tragjike.

Na lejoni qė nė rradhė tė parė tju njoftojmė se FBKSH dhe krahu ushtarak Armata Kombėtare Shqiptare nuk kishte planifikuar asnjė sulm apo tentativė pėr tė sulmuar forcat policore tė kėtij shteti artificial dhe kėtė ua kemi bėrė me dije tė gjithėvė dhe nė veēanti partive politike shqiptare dhe Institucioneve vendore tė cilėt qysh mė herėt me stilin e tyre tė njė dhelpre kėrkonin mėshirė dhe luteshin qė mos tė ndėrmarim sulme nė emėr tė procesit tė Pavarėsisė sė Kosovės dhe rregullimit tė statusit tė shqiptarėe nė IRJM.

Kush ishin vėllezėrit qė u strehuan nė fshatin Brodec?

Nė fshatin Brodec prej shumė mė herėt (para shumė muajsh) kanė qėndrruar vėllezėrit tanė shqiptarė tė cilėt janė ish ushtarė tė UĒK-sė dhe ndaj tė cilėv ishte vėnė nė ndjekje pushteti sllavo-maqedonas dhe qarqet antishqiptare duke u pregaditur atyre procese tė montuara politike dhe kurrthe pėr ti eliminuar dhe si pasojė e kėsaj ata krijuan njė ambient tė sigurtė nė fshatėrat e tyre duke gjetur kėshtu edhe mbrojtjen e bashkėfshatarėve tė tyre, me shpresė se do ėt gjejnė rrehatinė dhe shumė shpejt do tė tėrhiqen tė gjitha nismat dhe tentativat qė u ndėrmorėn kundėr tyre prej paa shumė kohėsh. Me arratisjen e vėllezėrve tanė nga burgu i Dubravės tė cilėt kanė meerita tė pakontestueshme pėr formimin e celulave tė para e deri te Shtabi i Pėrgjithshėm i Armatės Kombėare Shqiptare konkretisht Xhavit Morina, Lirim Jakupi, Ramadan Shiti dhe tė tjerė, ish bashkėluftėtarėt e tyre tė UĒK-sė nga kėto fshatra u bėnė strehė dhe i ftuan pėr bashkėmbrojtje dhe strehim nė tokėn shqiptare tė Malėsisė sė Sharrit. Nė fshatin Brodec, e as nė fshatrat pėrreth nuk po pregaditej ndonjė sulm apo rrezik pėr organet e kėtij vendi por ata vetėm ishin strehuar nė shtėpitė e tyre, gjegjėsisht tė vėllezėrve tė tyre. Ėshtė mėse e vėrtetė qė burrat e AKSH-sė nėn udhėheqjen e Lirim Lakupit dhe Ramadan Shitit bashkė me vėllezėrit e tyre tė ish UĒK-sė posedonin armatim dhe njė poligon ushtarak ku trajnoheshin pėr tė qenė tė aftė pėr vetėmbrojtje nė raste si kjo qė ndodhi sot. Vėllezėrit tanė tė ish UĒK-sė tė cilėt gjatė gjithė kohės mbanin uniformat dhe e emblemat e UĒK-sė kėrkuan dhe shprehėn gadishmėrinė e tyre pėr tė na u bashkangjitur dhe bėrė pjesė tė AKSH-sė nė rast tė fillimit tė luftės pėr Bashkim Kombėtarė.
Pra, nė malėsinė e Tetovės ishin strehuar ish ushtarrė tė UĒK-sė tė cilėt kishin ftuar dhe u kishin bėrė streh edhe vėllezėrve tė tyre tė AKSH-sė tė arratisur kohė mė parė nga burgu i Dubravės dhe nuk po planifikohej ndonjė sulm apo rrezikim i qytetarėve dhe institucioneve tė IRJM-sė siē pretendojnė tė pėrdorim si arsyetim krerėt e kėtij shteti artificial.

Kėrkojmė nga vėllezėrit shqiptarė qė tė jenė tė kujdesshėm sepse struktura partiake, shtetėrore dhe tė tjera antikombėtare janė vėnė nė kėrkim tė anėtarėve tė tjerė tė FBKSH-sė dhe luftėtarėve tė AKSH-sė, si dhe tė pėrkrahėsve tanė nė kėtė zonė, andaj mos lejoni ėt bini nė provokimet e tyre dhe kurrthet e pregaditura e qė mė pas mun ta pėsoni sherrin e tyre. Keni durrim dhe na lejoni qė tė bėjmė tė gjitha hetimet dhe pas mbledhjes sė Kryesisė Qėndrore do tė merret njė vendim dhe ky rast nuk do tė mbarron me kaq sepse edhe pse kjo nuk u inicua nga ne, e ndjejmė pėr obligim qė kėtė rast ta pastrojmė ashtu si na ka hije dhe tė gjithė do tė paguajnė pėr gabimin e madh qė bėnė sot me sulmine tyre ndaj komandantėve tė AKSH-sė tė strehuar nė Malėsine e Tetovės dhe vėllezėrve tanė nga ish UĒK.

Prej nesėr, pas hetimeve tė detajuara dhe mbledhjes sė K.Q. do tė prononcohet Kryetari i FBKSH-sė Prof.Dr.Bashkim Mitrovica dhe zėdhėnėsi politik i FBKSH-sė Mr.Gafurr Adili ku do tė sqarohet i tėrė rasti dhe do tė njoftoheni me vendimet e mara tė Kryesisė Qėndrore tė FBKSH-sė dhe Shtabit tė Pėrgjithshėm tė AKSH-sė.



Mr.Kastriot HASI,
Kordinator i kėshillave tė Zonės nr.3 tė FBKSH-sė, Kosova Jugore/Lugina e Vardarit (ILIRIDA)


SHARR
07.11.2007
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
besa-bese
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   Fri Nov 09, 2007 2:05 am

21:05/08.11.07








- Danaj: Nacionalizmi maqedonas nuk pranon bashkejetesen me shqiptaret


Drejtori i Institutit te Prognozave politike rajonale, Koēo danaj e ka cilesuar daten 7 nentor 2007 si daten kur naxcionalizmi maqedonas i drejtuar nga Gruevski dhe Cervenkovski shkelin perfundimisht mbi marreveshjen e Ohrit duke e shndrruar ate ne nje leter pa vlere. Deklarimi u be pas masakres se forcave speciale dhe atyre te motorizuara maqedonase kunder popullit shqiptar ne Malesine e Tetoves nen pretekstin e ndjekjes se krimineleve.

Danaj u shpreh edhe per qensdrimin e partive politike shqiptare ne maqedoni. Sipas tij: Per kryetarin e PDSH, Menduh Thacin, dita e masakres mbi shqiptaret eshte dita me e turpshme e karieres se se tij politike. Me deklaratat arrrogante te aprtise se tij ne mbrojtje te nacionalizmit dhe ultranacionalizmit maqedonas kjo parti u shkeput nga interesat kombetare te shqiptareve duke pare vetem interesat pushtetore. Kjo ka qene dita me e turpshme edhe per Ali Ahmetin, kryetarin e BDI. Deklaratat e tij dhe te partise se tij per masakren maqedone ishin deklarata prej frukacakesh. Ato tregojne se ata nuk jane me ne gjendje te mbroje interesat kombetare te shqiptareve, por vetem ato pushtetore.

Danaj eshte shprehur se perderisa maqedonet dhe politika e tyre nacionaliste dhe primitive nuk duan te jetojne me shqiptaret mbi bazen e barazise, edhe shqiptaret nuk kane pse te pranojne te jetojne me ata si qytetare te dores se dyte dhe bujkrober moderne. Shqiptaret nuk jane bekshinj te maqedonise, por qyxtetare te denje te Europes te cilet me mjete demokratike dhe vetem demokratike, do te dine te mbrojne te drejtat e tyre edhe ne Maqedoni.

|||Lajme.Net|||
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
besa-bese
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   Fri Nov 09, 2007 2:07 am

15:45/08.11.07 - Masakra e Brodecit: Policia shqiptare hedh poshte njo^ftimet maqedonase se nje i vrare eshte nga Shqiperia


Shteti shqiptar ka pėrgėnjeshtruar zėrat se mes viktimave tė ngjarjeve tė djeshme nė Tetovė gjendet edhe njė shtetas nga Shqipėria, i shpallur nė kėrkim ndėrkombėtar. Nėpėrmjet njė njoftimi zyrtar tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit, sqarohet se shtetasi Fatos Aliaj nuk ėshtė i arrestuar apo i vrarė nė ngjarjet e Tetovės.

|||Lajme.Net|||
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
besa-bese
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   Fri Nov 09, 2007 2:08 am

15:00/08.11.07 - Zogaj: Ngjarjet ne Maqedoni jane dramatike dhe tragjike


Kryetari i komisionit parlamentar tė Politikės sė Jashtme, Preē Zogaj, reagoi ndaj ngjarjeve tė djeshme nė Maqedoni, duke i cilėsuar ato dramatike dhe tragjike.
Ne jemi tė shqetėsuar pėr kėto ngjarje, qė janė tė padėshirueshme, pasi stabiliteti i Maqedonisė ėshtė pjesė konstante e politikės sonė, si njė vend fqinj me Shqipėrinė. Po ashtu, stabiliteti i Maqedonisė ėshtė i nevojshėm pėr stabilitetin e rajonit dhe mė gjerė. Ato krijojnė pikpyetje pėr zhvillimet nė kėtė vend dhe nė rajon, tha deputeti Zogaj.

Ne do t'u bėnim thirrje partive politike nė Maqedoni dhe sidomos partive shqiptare qė tė dėshmojnė maksimunin e pjekurisė nė kėtė moment delikat. Duke nėnvizuar domosdoshmėrinė e ruajtjes sė stabilitetit nė kėtė vend, gjithashtu, ne do t'i bėnim thirrje qeverisė sė Shkupit qė tė shmangė pėrdorimin e alibive apo justifikimeve pėr tė rritur represionin, duke diferencuar qartė se ēfarė ėshtė e papranueshme dhe ēfarė ėshtė brenda kuadrit demokratik, theksoi kryetari i komisionit tė Jashtėm nė Kuvend.
Nė kėtė kontekst, shtoi ai zbatimi i Marrėveshjes sė Ohrit pa asnjė dilemė ėshtė njė garanci pėr ruajtjen dhe forcimin e stabilitetit nė Maqedoni.|||Lajme.Net|||
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
besa-bese
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   Fri Nov 09, 2007 9:37 pm

17:00/09.11.07
- BE: Presim qe Beogradi dhe Prishtina te vijne me ide te reja


Bashkimi Evropian i ka bėrė thirrje Prishtinės dhe Beogradit qė tė vijnė me ide tė reja qė mund tė ēojnė nė gjetjen e njė zgjidhje tė negociuar pėr statusin nė takimin e rradhės nė Bruksel nė 20 nėntor.

Zyrtarėt evropianė kėrkojnė nga Prishtina e Beogradi, qė nė takim tė jenė mė krijues pėr tė mundėsuar zgjatjen e takimit tė fundit nė 26 nėntor.Ata kanė thėnė megjithatė se kohėzgjatja e tij, varen plotėsisht nga rezultati i bisedimeve paraprake nė Bruksel.
Zyrtarėt megjithatė thonė se takimi mund tė zgjasė tre ditė.
BE-ja, kanė thėnė burimet e afėrta me tė, po kėmbėngul nė gjetjen e njė zgjidhje tė negociuar mes palėve.
Brukseli megjithatė, e ka bėrė tė qartė se procesi i bisedimeve shtesė mes Prishtinės dhe Beogradit, pėrfundon nė 10 dhjetor!

|||Lajme.Net|||
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
besa-bese
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   Fri Nov 09, 2007 9:39 pm

16:05/09.11.07

- Bakojani per politiken maqedonase: Ndryshoni emrin qe te hyni ne NATO


Greqia shprehet se Maqedonia zbaton politike te dyfishte lidhur me hyrjen en NATO.
Kėtė e tha shefja e diplomacisė greke Dora Bakojani nė fjalimin para anėtarėve tė komisionit parlamentar pėr politikė tė jashtme.
Zhvillimi i ngjarjeve tregon se Shkupi mendon tė zbatojė politikė tė dyfishtė. Nga njėra anė, ata konsiderojnė se mund tė bėhen anėtare tė tė gjitha organizatave ndėrkombėtare me referencėn FYROM, ndėrsa nga ana tjetėr, drejtpėrdrejt e kontestojnė atė emėr, deklaroi Bakojani.
Sipas saj, tani ėshtė koha qė Greqia tė ushtrojė trysni pėr gjetjen e emrit tė Maqedonisė pėr pėrdorim ndėrkombėtar, para se tė vendoset pėr aplikimin e saj pėr hyrje nė NATO nė samitin e prillit tė vitit tė ardhshėm.
Koha pėr zgjidhje ėshtė tani…para samitit tė NATO-s. Kemi gjashtė muaj pėr negociata, deklaroi Bakojani nė seancėn e komisionit parlamentar tė enjten.
Shefja e diplomacisė greke pėrsėriti kėrcėnimin e Athinės pėr veto ndaj anėtarėsimit eventual tė Maqedonisė nė NATO, pa marrėveshje paraprake pėr emrin.
Ne thamė - do tė bėheni pjesė e NATO-s prej momentit kur do t`i pėrmbushni kushtet pėr marrėdhėnie tė fqinjėsisė sė mirė qė nėnkupton edhe gjetje tė emrit me kompromis, deklaroi Bakojani.

|||Lajme.Net|||
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
besa-bese
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   Fri Nov 09, 2007 9:42 pm

Merkel - Bush, ‘shkėmbim tė thellė mendimesh’ pėr Kosovėn





Kancelarja gjermane Angela Merkel u nis sot nga Berlini pėr nė Shtetet e Bashkuara, ku do tė vizitojė presidentin George Bush nė fermėn e tij nė Crawford, Texas, ku ndėr tjerash do tė diskutohet edhe pėr Kosovėn.

Programi bėrthamor i Iranit dhe statusi pėrfundimtar i Kosovės janė disa nga ēėshtjet qė dy udhėheqėsit do t'i diskutojnė gjatė vizitės private 20 orėshe. Burimet zyrtare nė Berlin kanė thėnė se Bush dhe Merkel parashihet tė "bėjnė njė shkėmbim tė thellė mendimesh" pėr Kosovėn.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
besa-bese
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   Fri Nov 09, 2007 9:44 pm

Qeveria dhe KEF miratuan projektbuxhetin e 2008-tės





Qeveria e Kosovės dhe Kėshilli Ekonomik Fiskal kanė miratuar projekt-buxhetin pėr vitin e ardhshėm, i cili i procedohet parlamentit pėr votim, mė sė largu deri mė 20 dhjetor, nė mėnyrė qė tė nėnshkruhet brenda kėtij viti nga shefi i UNMIK-ut.


Ministri i Ekonomisė dhe Financave, Haki Shatri tha se tė hyrat buxhetore pėr vitin 2008 do tė jenė 816 milionė euro, ndėrsa niveli i shpenzimeve pėr vitin e ardhshėm ėshtė caktuar nė 1 miliard e 27 milionė euro.

Deficiti buxhetor prej 212 milionė eurosh, do tė mbulohet nga grumbullimi mė i madh i tė hyrave buxhetore dhe nga tepricat buxhetore tė viteve paraprake, pohoi Shatri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
besa-bese
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   Fri Nov 09, 2007 9:45 pm

Sejdiu: Shpallja e pavarėsisė nė koordinim me bashkėsinė ndėrkombėtare





Nuk do tė ketė vendim pėr statusin e Kosovės nė fund tė mandatit tė treshes ndėrkombėtare, e kjo nuk pritet tė ndodhė as menjėherė pas 10 dhjetorit, siē janė zotuar disa herė anėtarėt e Ekipit tė Unitetit. Presidenti Fatmir Sejdiu e arsyetoi kėtė me kohėn qė do tė marrė shqyrtimi i raportit tė treshes nga ana e sekretarit tė pėrgjithshėm Ban Ki Mun dhe konsultimeve tė nevojshme tė tij.

Pas takimit me ministrin e jashtėm tė Irlandės, Dermot Ahern, sot nė Prishtinė, Sejdiu vlerėsoi se ėshtė mė mirė qė shpallja e pavarėsisė sė Kosovės tė bėhet nė koordinim me bashkėsinė ndėrkombėtare, duke e lėnė nėn hije mundėsinė e shpalljes sė njėanshme tė pavarėsisė.
Ndėrsa, diplomati irlandez Dermot Ahern tha se Kosova ėshtė njė ēėshtje shumė e rėndėsishme pėr Bashkimin Evropian, duke thėnė se BE-ja duhet tė ketė qėndrim unik rreth statusit tė saj. Pėr kėtė arsye ai kishte ardhur nė Kosovė pėr t’u informuar drejtpėrdrejt pėr procesin e statusit, nė mėnyrė qė Irlanda tė mbajė njė qėndrim tė saktė dhe tė drejtė pėr Kosovėn pas pėrfundimit tė misionit tė treshes.
"Dua tė them se do tė dėshironim qė Ballkani Perėndimor tė jetė njė vend stabil, duke e ditur faktin se ka njė perspektivė evropiane qė ne e mirėpresim dhe duam qė tė sigurohemi se do tė ecė pėrpara nė njė mėnyrė pozitive. Do tė ketė vendime tė rėndėsishme nė BE dhe ne duhet tė informohemi mirė nė mėnyrė qė t'i marrim vendimet e duhura qė do tė ishte nė tė mirė tė popujve tė rajonit nė pėrgjithėsi", tha Ahern .
Duke folur pėr procesin e bisedimeve nė mes Kosovės dhe Serbisė, presidenti Fatmir Sejdiu hodhi poshtė edhe njėherė tezėn se bisedimet do tė mund tė kishin mė shumė efekt, nė qoftė se ato do tė mbaheshin nė Prishtinė apo nė Beograd.
“Pėr ne ėshtė qasje shumė e hershme shumė e studiuar mirė dhe shumė e efektshme qė kėto tė bėhen nė radhė tė parė me ndėrmjetėsimin ndėrkombėtar, sepse ēėshtja e Kosovės ėshtė problem ndėrkombėtar. Dua t’ju them se njė kėrkesė apo njė lojė tė tillė e ka luajtur Serbia gjatė kohė, por ne nuk e kemi pranuar asnjėherė”, theksoi Sejdiu.
Ndėrkaq, nė njė takim tė veēantė tė Ekipit tė Unitetit me zėvendėsministrin e jashtėm tė Italisė, Famiano Crucianelli, u konfirmua edhe njė herė mbėshtetja e qeverisė italiane pėr pėrshpejtimin e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės. Udhėheqėsi i ekipit, presidenti Sejdiu tha se garanci kanė marrė edhe gjatė vizitės sė ekipit nė Romė, nė Lisbonė dhe nė Berlin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
besa-bese
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   Fri Nov 09, 2007 9:46 pm

Pak gjasa qė Prishtina dhe Beogradi tė arrijnė kompromis, thotė Kushner





Shefi i diplomacisė franceze, Bernar Kushner, ka vlerėsuar nė Paris se ekzistojnė gjasa tė vogla qė bisedimet pėr statusin e Kosovės tė kenė sukses, njoftojnė mediat vendore.

Kushner duke iu drejtuar deputetėve tė Kuvendit Kombėtar mė rastin e shqyrtimit tė buxhetit pėr ministrinė qė ai e udhėheqė, ka thėnė se gjasat pėr arritjen e njė kompromisi nė bisedimet qė udhėhiqen nga Treshja, mes Prishtinės dhe Beogradit, janė “ndoshta dhjetė pėrqind”, por qė ato “ekzistojnė”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
besa-bese
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   Fri Nov 09, 2007 9:47 pm

Sejdiu bėri thirrje pėr dalje masive nė zgjedhje





Kryetari i Kosovės Fatmir Sejdiu, vizitoi sot Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve dhe Qendrėn e Numėrimit tė Votave, me qėllim tė njohjes pėr mė sė afėrmi me procedurėn rreth zgjedhjeve. Me kėtė rast, ai bėri thirrje tek qytetarėt qė tė dalin masovikisht nė zgjedhje. Kryetari i Sejdiu, theksoi se nė fillim tė dhjetori do tė bėhet edhe pėrbėrja e Parlamentit tė ri.

Njohja pėr nga afėr e procedurės zgjedhore, ishte edhe qėllimi i vizitės sė kryetarit tė Kosovės Fatmir Sejdiu, nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve dhe nė Qendrėn e Numėrimit tė Votave. Sipas tij, parapėrgatitjet pėr zgjedhjet e sivjetme janė bėrė nė kualitetet mė tė larta. Me kėtė rast, para gazetarėve nė KQZ, kryetari Sejdiu bėri thirrje tė pėrgjithshme tek qytetarėt e Kosovės qė tė marrin pjesė masovikisht nė shfrytėzimin e tyre tė sė drejtės elektorale dhe tė zgjedhin tė preferuarit e tyre. Ai mė tutje bėri thirrje edhe pėr votuesit serb qė tė mos i nėnshtrohen presionit serb, por tė jenė pjesė aktive e debateve qė duhet tė zhvillohen nė institucionet e Kosovės. Nė vizitė nė Qendrėn e Numėrimit tė Votave, kryetari Sejdiu tha se pėrgatitjet nė kėtė qendėr janė garanci e mira qė tė pėrmbyllet rezultati me sukses, pasi qė ėshtė punuar me njė ritėm tė shpejt dhe tė efektshėm.
Kryetari Sejdiu, bėri tė ditur qė konstituimi i Parlamentit tė ri, do tė bėhet mė sė largu nė javėn e parė tė muajit dhjetor.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
besa-bese
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   Fri Nov 09, 2007 9:48 pm

Greqia kundėr fiksimit tė afateve pėr Kosovėn





Rėndėsia e mbėshtetjes ndėrkombėtare pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės ėshtė theksuar nė takimin e ministrit tė jashtėm gjerman Frank- Valter Shtajnmajer me homologen e tij greke Dora Bakojanis.

E pyetur nga Deutsche Welle nėse ajo ishte nė tė njėjtėn linjė me ministrin Shtajnmajer pėr arritjen e njė rezultati nė bisedimet pėr Kosovėn deri mė 10 dhjetor, ministrja greke u pėrgjigj se "Greqia nuk ėshtė pėr fiksim afatesh. Mendoj se afate tė tilla tė ngurta nuk duhet tė ketė. Por kjo nuk do tė thotė se problemet duhet tė vazhdojnė tė mbeten pa zgjidhje. Nėse nevojiten edhe 10 ose 15 ditė me kusht qė nė fund tė tunelit tė shihet njė dritė atėherė jam e sigurtė se nė fund kjo kohė do tė jepet."
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
besa-bese
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   Sun Nov 11, 2007 5:34 am

14:25/10.11.07 -






Godo kunder Topit: Shqiperia duhet ta njohe e para shtetin e Kosoves


Presidenti i Nderit i Asamblesė Kombėtare tė PR-sė Godo ne fjalen e tij ne Kongresin e PR, i eshte kundervene tezes se presidentit Topi sipas te cilit Shqiperia nuk do ta njohe e para shtetin e Kosoves.

Godo u ndal nė ēėshtjen e Kosovės, duke theksuar se Kosova po numėron ditėt pėr tė arritur pavarėsinė pas njė robėrie tė gjatė dhe tė rėndė, ndėrkohė qė kjo pavarėsi qė do tė arrihet nė mbarim tė kėtij viti, do tė vendosė paqen nė rajon dhe do tė shėnojė ngjarjen mė tė shkėlqyer tė gjithė shqiptarėve.
Sipas tij: Kuvendi ynė e ka njohur pavarėsinė e Kosovės 12 vjet tė shkuara, tani na takon tė jemi tė parėt nė aktin formal tė njohjes sė saj dhe jo te presim te tjeret.

|||Lajme.Net|||
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
besa-bese
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   Sun Nov 11, 2007 5:35 am

14:00/10.11.07 - MPJ: Autoritetet greke duhet te zbardhin vrasjen e shtetasit shqiptar Lata


Ministria e Punėve tė Jashtme dėnoi me indinjatė tė thellė ngjarjen e rėndė, ku ndaj njė grupi shtetasish shqiptarė, tė cilėt kishin kaluar kufirin pėr nė Greqi, u hap zjarr nga rojet greke tė kufirit, si pasojė e tė cilit mbeti i vrarė shtetasi Ilmi Lata.
Pėrmes njė deklarate pėr shtyp, MPJ-ja u bėn thirrje autoriteteve greke tė marrin tė gjitha masat pėr zbardhjen e kėsaj ngjarjeje tė rėndė si dhe pėr ndėshkimin e merituar tė fajtorit sipas ligjit. Ministria e Punėve tė Jashtme vėren me shqetėsim se ky ėshtė njė ndėr rastet e pėrsėritura kur shtetas shqiptarė janė bėrė subjekt i keqtrajtimeve nga pjestarė tė autoriteteve greke tė rendit, tė cilat janė shoqėruar edhe me pasoja fatale, si ky i fundit. Ministria e Puneve tė Jashtme konsideron tepėr tė rėndėsishėm hetimin, zbardhjen dhe vėnien para drejtėsisė tė tė gjitha rasteve tė tjera kur shtetasit shqiptarė kanė qėnė viktima tė abuzimit apo tejkalimit tė kompetencave tė autoriteteve tė shtetit fqinj.
Ėshtė imperative pėr parandalimin e ngjarjeve tė tilla nė tė ardhmen qė tė bashkėpunohet mė shumė pėr shmangien dhe ērrėnjosjen e paragjykimeve dhe frymėzimeve raciste, tė cilat ndikojnė negativisht nė imazhin e komunitetit shqiptar nė Greqi dhe marrėdhėniet tradicionalisht tė mira midis vendeve dhe popujve tanė, thuhet nė deklaratėn e MPJ-sė.|||Lajme.Net|||
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
besa-bese
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   Sun Nov 11, 2007 5:36 am

14:00/10.11.07 - Kosumi: Procesi i statusit te Kosoves ka degraduar


Ish-kryeministri i Kosoves Bajram Kosumi e konsideron degradim, procesin aktual lidhur me statusin e Kosoves. Sipas tij: fatkeqėsisht ne kemi pėrjetuar kėta gjashtė muajt e fundit, njė periudhė tė degradimit tė procesit tė statusit tė Kosovės. Prej momentit kur Kėshilli i Sigurimit ka dėshtu tė miratojė Rezolutėn e re pėr Kosovėn, procesi i bėrjes sė Kosovės shtet ėshtė nė degradim dhe fatkeqėsisht jemi nė pozitat kur njerėzit tashmė kanė filluar tė humbin besimin se mund, kjo rrugė mund tė ēojė nė tė vėrtetė te shteti i Kosovės. Po ashtu edhe disa shtete tė tjera evropiane qė para gjashtė muajsh kanė mundur tė jenė mė unike, mė tė vendosura nė pranimin e dokumentit tė Ahtisaarit, tash kanė shfaqė disa skepsa, dyshime dhe kanė filluar tė bėjnė rirreshtime tė reja. Por unė besoj se ėshtė momenti i fundit kur klasa politike e Kosovės duhet ta stopojė kėtė proces tė degradimit tė vendimit pėr statusin final. Kjo do tė thotė, klasa politike e Kosovės duhet tė marrė pėrgjegjėsitė qė i takojnė pėr ta bėrė shtetin e Kosovės. Dihet shumė mirė se shteti i Kosovės sikurse ēdo shtet tjetėr, nuk bėhet me deklarata, nuk bėhet me letra, me fjalė, por duhet tė merren pėrgjegjėsitė konkrete nė teren dhe nė bashkėpunim me shtetet, me qendrat ndėrkombėtare si SHBA, Anglia dhe Bashkimi Evropian ne tė shpallim shtetin tonė dhe tė kėrkojmė njohjen ndėrkombėtare tė shtetit tonė.
|||Lajme.Net|||
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
besa-bese
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   Sun Nov 11, 2007 5:37 am

20:00/09.11.07 - Pacolli: Bisedimet shqiptaro-serbe duhet te zhvilloheshin ne Beograd dhe Prishtine


Bexhet Pacolli, kryetari i AKR ne Kosove ne nje interviste eshte shprehur se bisedimet midis serbeve dhe shqiptareve duhet te zhvilloheshin ne Beograd dhe Prishtine dhe jo ne Bruksel apo Viene. Sipas Pacollit: Ndoshta prej njė aspekti se komuniteti ndėrkombėtarė ėshtė dashtė qė kėto konferenca ndoshta t’i bėjė jo nė Vjenė e Londėr, por t’i bėjė dikund nė Beograd, Kragujevc, nė Prishtinė, Prizren. Dhe tė fillohet njė kooperim nė kėtė drejtim. Qė kėto konferenca tė shkonin, tė themi, tė bisedohet jo me pėrkthyes, po drejtpėrsėdrejti. Secili prej nesh njef gjuhėn, mentalitetin. Dhe kėto konferenca tė bėhen ndoshta me njė gradė mė pak oficiale, diku nė mes oficiale dhe jo oficiale. Dhe ėshtė dashtė nga Kosova pak a shumė tė lobohet edhe mė tepėr. T’u tregohet serbėve se me njė pranim tė realitetit, qė pranohet pavarėsia e Kosovės, Serbia nuk do ta humb Kosovėn Kosova ėshtė kėtu, ajo do tė jetė aty gjithmonė dhe nuk do tė, nuk ka ndodhė asgjė jonormale. Pavarėsia do tė vjen, ėshtė fakt se do tė vjen. Kishte me qenė mė mirė qė kjo pavarėsia po tė ishte akceptuar nga fqinjėt tanė tė veriut dhe nga Kėshilli i Sigurimit normalisht, do tė ishte njė pavarėsi e shėndoshė, njė pavarėsi e seruar nė tavolinė. Por kjo si duket nuk do tė ndodhė dhe Kosova do tė shpallė njėanshėm pavarėsinė. Normalisht ky hap duhet tė bėhet shumė me kujdes. Do tė shpallje atėherė kur ne do tė kishim siguresėn se do tė pranohej prej miqve tanė tradicional, Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Kanadasė dhe pjesės mė tė madhe tė Bashkimit Evropian.|||Lajme.Net|||
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Kosovarja
Admin
Admin
avatar

Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 31
Vendi : Jashtokėsore!
Registration date : 14/08/2007

MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   Sun Nov 11, 2007 2:50 pm

Steinmeier thotė se Evropa duhet tė jetė unike rreth statusit tė Kosovės

Evropa duhet tė jetė unike nė ēėshtjen e statusit tė Kosovės, deklaroi ministri i jashtėm i Gjermanisė, Frank-Walter Steinmeier. Ai kėto komente i bėri nė Pragė, pas takimit me ministrin e jashtėm ēek, Karel Schwarzenberg.

"E pranoj se gjasat janė tė vogla", tha zoti Steinmeir, pėr procesin aktual tė bisedimeve, tė udhėhequra nga treshja ndėrkombėtare dhe shtoi se BE-ja "do ta humbte kredibilitetin nėse thotė se ēka do tė bėjė nėse procesi dėshton".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
besa-bese
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   Sun Nov 11, 2007 6:50 pm

Mė 17 nėntor nuk pritet tė ketė radhė tė gjata, thotė KQZ


Ndėrsa 17 nėntori po afrohet, Komisioni Qendror Zgjedhor thotė se ka kryer tė gjitha pėrgatitjet qė secili i interesuar me tė drejtė vote tė mund ta shfrytėzojė kėtė tė drejtė. Kryeshefi i Sekretariatit tė KQZ-sė, Mazllum Baraliu, thotė se nuk pret qė tė ketė radhė tė gjata ditėn e votimit, pasi qė ėshtė shtuar dukshėm numri i qendrave tė votimit dhe i vendvotimeve, krahasuar me zgjedhjet e fundit.

Kanė mbetur edhe 5 ditė deri nė ditėn e zgjedhjeve kur qytetarėt e Kosovės do tė kenė mundėsinė tė zgjedhin pėrfaqėsuesit e tyre nė Kuvendin e Kosovės, nė Kuvendet Komunale dhe kryetarėt e komunave. Pėrkundėr faktit se do tė votohet nė tri fletėvotime dhe gjithashtu sistemi i ri zgjedhor jep mundėsinė e votimit tė drejtpėrdrejtė, kryeshefi i Sekretariatit tė KQZ-sė, Mazllum Baraliu, thotė se procesi i votimit nuk do tė zgjatė shumė dhe nuk pret radhė tė gjata.

“Kemi bėrė maksimumin qė mos tė zgjasė shumė, sepse kemi shtuar numrin e qendrave tė votimit dhe numrin e vendvotimeve nė krahasim me zgjedhjet e vitit 2004, kėshtu qė konsiderojmė qė edhe sqarimet dhe udhėzimet po edhe sistemi nuk ėshtė i komplikuar- ani qė procesi ėshtė kompleks sepse kemi tė bėjmė me tri palė zgjedhje”, tha Baraliu.
Mė 17 nėntor do tė hapen 623 qendra tė votimit me gjithsej 2 mijė e 210 vendvotime. Tashmė janė kompletuar Kėshillat e vendvotimeve dhe janė kryer trajnimet e nevojshme tė njerėzve thotė kryeshefi i SKQZ-sė. ”Janė njerėz tė motivuar tė punojnė nė kėto komisione. Ėshtė njė armatė e madhe, janė diku rreth 25 mijė njerėz qė do tė marrin pjesė nė procesin zgjedhor, qė do t’i presin mirė qytetarėt”, tha ai.

Sipas rregullores, vendvotimet do tė hapen nė ora 7 tė mėngjesit ndėrsa do tė mbyllėn nė orėn 19 mirėpo, Baraliu thotė se do tė krijohet mundėsia qė ēdo i interesuar me tė drejtė vote tė mund ta shfrytėzoj kėtė tė drejtė edhe nėse paraqitet nevoja e shtyrjes sė votimit pėr disa orė.

11 nentor 2007
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
besa-bese
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   Sun Nov 11, 2007 6:51 pm

Bush dhe Merkel ndajnė tė njėjtin qėndrim pėr Kosovėn





Presidenti amerikan Xhorxh Bush, ka pritur nė rezidencėn e tij nė Teksas, kancelaren gjermane Angela Merkel . Tė dy liderėt diskutuan nė njė atmosferė miqėsore ēėshtje tė rėndėsishme globale, ndėr tė cilat problemin e statusit tė Kosovės dhe ēėshtjen e Iranit .

Sakaq, tė dy liderėt theksuan se e ndajnė tė njėjtin qėndrim pėr Kosovėn, por nuk dhanė detaje konkrete se si do tė zgjidhet statusi i Kosovės. Merkel ėshtė liderja e dytė evropiane qė takon Bushin brenda dy jave. Dy ditė mė parė, nė Uashington qėndroi presidenti francez Nikolas Sarkozy, i cili i dha mbėshtetje tė plotė SHBA-ve
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
besa-bese
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   Sun Nov 11, 2007 6:52 pm

Ahtisari bėn thirrje pėr njė vendim sa mė tė shpejtė rreth Kosovės





Ish i dėrguari i posaēėm i OKB-se, Marti Ahtisari e ka quajtur Kosovėn si prioritet tė parė me rastin e themelimit tė Kėshilllit Evropian pėr politikė tė jashtme nė Berlin.

Ai ka thirrur pėr njė vendim sa mė tė shpejtė lidhur me statusin e Kosovės, ndėrkaq qė ministri i jashtėm gjerman Frank Valter Steinmeier, e ka potencuar si tė nevojshėm bashkėpunimin me palėn ruse, qė ka pėr qėllim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit nė Ballkan.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 3 e 15Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4 ... 9 ... 15  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Politikė-
Kėrce tek: