Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Pegasi Albania “Nderimi i mėsuesit LLAZO ĒELO

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Pegasi Albania “Nderimi i mėsuesit LLAZO ĒELO   Sun Aug 24, 2014 12:52 pm


Gjuha jonė sa e mirė! Sa e ėmbėl, sa e gjerė! Sa e lehtė, sa e lirė! Sa e bukur, sa e vlerė…
“Nderimi i mėsuesit, nderimi i gjuhės, i arsimit dhe i kulturės”
I fokusuar mėsuesi Llazo Ēelo, me rastin e akordimit tė titullit tė lartė
“Nderi i Komunės sė Dėshnicės”
Veprimtari e Kėshillit tė Komunės Dėshnicė nė bashkėpunim e koordinim me LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, Degėn e saj Tepelenė – Pėrmet dhe familjen Ēelo.
Vendi i zhvillimit tė veprimtarisė : Kėlcyrė dhe Gryka e Kėlcyrės
Data : Ditė e diel , 17 gusht 2014, ora 10.00

17 gusht 2014
Dita e sotme ėshtė njė ditė e veēantė , pasi ėshtė e lidhur me nderimin e njė figure tė njė mėsuesi veteran Llazo Ēelos, i cili ėshtė ndarė nga jeta fizike, para njė kohe shumė tė shkurtėr, por propozimi pėr nderimin dhe vlerėsimin e veprimtarisė sė tij nė lėmin e arsimit, nė profesionin e mėsuesisė ėshtė bėrė qysh mė parė, duke evidentuar punė e tij pasionante, tė gjallė, metodat e tij tė mėsimdhėnies, realizimin profesional dhe kujdesin, papėrtueshmėrinė dhe suksesin nė arsimin e brezave. Njė jetė tejet e mbushur me dije, pasion, vullnet, kėmbėngulje, zotėsi dhe humanizėm; njė jetė e paharruar nė kujtesėn e ish nxėnėsve, njė jetė e fiksuar nė kujtesėne kėshillave pedagogjike, ku ai ka marrė pjesė dhe shkriu talentin nė fushėn e mėsuesisė, qysh nė zanafillėn e luftės kundėr analfabetizmit; njė jetė, e cila krenaron, jo vetėm familjen e tij, tė afėrmit, gjithė ata qė mėsuan prej tij , gjithė ata qė patėn kėnaqėsinė e dėgjimit tė fjalės sė tij, por edhe gjithė brezin e mėsuesve tė kėsaj treve arsimdashėse, sikundėrse ėshtė Dėshnica.
Vlerėsimi i veprimtarisė sė mėsuesit tregon se organet e pushtetit vendor, nė kėtė rast Kėshilli I Komunės Dėshnicė, i jep parėsi , titullimit tė kėtyre pishtarėve tė mėsuesisė.
Sė toku do tė shpalosim vlerat e mėsuesit Llazo Ēelo:

Mėsuesi, ai qė tė ngulit me durim
alfabetin e gjuhės sė bukur, tė ėmbėl shqipe…
Mėsuesi, ai qė tė nis nė rrugėn e madhe tė dijes…
Mėsuesi ai qė nxit tė formosh horizontin
pėr tė pėrballuar sfidat e jetės…
Mėsuesi , ai qė tė vlerėson qysh nė zanafillė ecurinė…
Mėsuesi , ai qė mbahet nė mend, sa tė jetė jeta…
Nė kėtė kujtesė e plejadė tejet tė bukur:
I ndritshėm , i qeshur, zė ėmbėl e mendjendritur
edhe mėsuesi LLAZO ĒELO.


Ai sot ėshtė midis nesh , ėshtė nė kujtesėn tonė!…
Pėr mėsuesit dhe pėr njerėzit e dashur, kontribuesit pėr vendin e Kombin , tė cilėt kanė qenė pėrkushtuesit e mėdhenj, ne pegaistėt shqiptarė edhe, pas ikjes sė tyre fizike, shprehemi me plot tė drejtė: “
Llazo Ēela, ky mėsues kontributi “ėshtė” , pėr tė nuk ka “ishte”




Programi i veprimtarisė
*Fjala hyrėse e veprimtarisė nderuese
Majlinda Shabani IWA, WPS, UPLI Z/vend Sekretare e Pėrgjithshme e LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
*Referencė veprimtarie”
“Figura e mėsuesit Llazo Ēelo, njė figurė e ndritshme , rrezatuese pėr brezat e mėsuesve nė Dėshnicė dhe mė gjerė”.
Islam Kalemi, publicist, fabulist, shkrimtar, Kryetar i Degės sė Lidhjes Ndėrkombėtare tė Poetėve, Shkrimtarėve dhe Artistėve “PEGASI” ALBANIA pėr Tepelenėn dhe Pėrmetin.
*Mesazhi i madh : “Figura e mėsuesit, figurė e nderuar e respektuar, e cila lė gjurmė nė kujtesėn brezive”
Kristaq F. Shabani, poet, shkrimtar, studiues IWA, WPS AOM, ABI, IBC, President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, “Njeriu i vitit 2011” shpallur nga Instituti Biografik Amerikan
• “Mbresa opinione pėr veprimtarinė e mėsuesit Llazo Ēelo”
nga Pandeli Dhimuli, mėsues, ish Drejtor I Shkollės 9 vjeēare Katundishtė
• Skicė: ”Mėsuesi”
• “Krenimi ynė: “Figura njerėzore dhe figura e mėsuesit”
Pėrshėndetje nga vendlindja e mėsuesit , Mbrezhani
• Fjala kryefjalė e pėrfaqėsuesve vendor
“Nderimi i mėsuesit Llazo Ēelo, i kėsaj figure tė ndritur , njė mesazh i madh civil dhe qytetar dhe nxitje pėr brezin e arsimtareve tė tanishėm”
Kryetari i Komunės Dėshnicė, z. Bujar Fezga
• Akordimi ceremonial i titullit tė akorduar “Nderi i Komunės Dėshnicė”
Kryetari i Kėshillit tė Komunės Dėshnicė, z. Pėllumb Rrokaj
• Vlerėsimi i babait tonė ėshtė nder , ēmim i lartė i veprimtarisė sė tij nė fushėn e mėsuesisė, dhe vlerėsim pėr familjen tonė”.
Djali i mėsuesit, Aristotel Ēela
• Fjala pėrmbyllėse e veprimtarisė



LLAZO Ēela ka lindur mė 05.05. 1921 nė fshatit Mbrezhan tė Pėrmetit. Pasi pėrfundoi shkollimin nė fshatin e lindjes, vijoi studimet e mesme nė gjimnazin e Gjirokastrės, ku u shqua pėr rezultate tė larta nė mėsime. Pas pėrfundimit tė kėsaj shkolle, ai filloi tė ushtroi profesionin e bukur tė mėsuesit . Llazoja ka ushtruar kėtė profesion tė bukur gjatė gjithė jetės sė tij dhe pikėrisht nė fshatin e lindjes Mbrezhan, nė Fratėr tė Mallakastrės, nė Sukė tė Pėrmetit dhe prej vitit 1957 deri nė vitin 1972 ka qenė mėsues nė shkollėn e Katundishtės. Njė pėrvojė e gjatė pune nė kėtė shkollė . Ka shėrbyer kudo me devocion deri sa doli nė pension. Llazoja ėshtė shquar kudo pėr nivelin e tij profesional, pėr pasionin pėr kėtė profesion, pėr kujdesin qė tregonte pėr pėrparimin gradual tė nxėnėsve nė mėsime. Tė gjithė ata qė e kanė njohur , ose kanė qenė nxėnės tė tij mbajnė nė kujtesė veprimtarinė e madhe pėrkushtuese tė tij nė fushėn e arsmit dhe kontributin etij nė tė gjitha problemet e fshatrave , ku ai ka ushtruar profesionin. Ai mbahet mend pėr punėn e pavaruar dhe organizimin e konsultimeve me nxėnėsit mė pėrparim tė dobėt. Nė shkollat dhe klasat mėsimore , ku ka dhėnė mėsim gjithmonė janė shquar pėr kalueshmėri tė lartė. Gjatė ushtrimti tė profesionit ai ėshtė nderuar me stimuj tė ndryshėm pėr punėn e tij pasionante nė arsim. Kėshtu mund tė pėrmendim titujt e dhėnė nga DAR Pėrmet e tjera. Nderimi me titullin mė tė lartė tė Komunsės : “Nderi i Komunės Dishnicė” ėshtė njė vlerėsim i lartė i kontributit tė tij nė fushėn e arsmit dhe njė nder qė i bėhet figurės sė tij .
Ai u nda nga jeta mė 19 qershor 2014, duke lėnė pas njė pėrvojė dhe njė pasuri tė madhe arsimore e kulturore, tė cilėn brezat duhet ta respektojnė , nderojnė dhe transmetojnė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Pegasi Albania “Nderimi i mėsuesit LLAZO ĒELO
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: