Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Krijime nga Adem Berisha

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

MesazhTitulli: DASHURIA-VETI HYJNORE E ENGJUJVE TĖ PĖRENDISĖ   Fri Dec 07, 2007 1:37 am

Me shumė rrespekt dhe dashuri pėr besa-bese,
ēdo ditė e mė tepėr, veēanėrisht kur lexoj pėr mbėshtetjen dhe vlerėsimet e stafit dhe tė forumistėve tė forumit tim shumė tė dashur me njė emer tė mrekullueshėm "Bashkimi kombtar", mė shtohet nga njė atom force dhe energjie pozitive.
Edhe pėrkundėr moshės relativisht tė shtyer dhe gjendjės jo edhe tė knaqėshme shėndetėsore, por mbi tė gjitha thyerjės nė shpirtė pėr humbjen e parakohėshme tė engjėllit tonė tė pėrbashkėt DIELLZA, nga mbėshtetja e juaj e veēanėrisht nga besa-bese, unė frymėzohem pėr shkrime tė reja dhe shpresoj se nuk do tė JU zhgėnjej. Gjithashtu vlerėsoj lartė shpirtmadhėsinė tuaj dhe ndjenjen tuaj tė dashurisė e dhėmbjes pėr tė cilat unė konsideroj se janė veti shumė tė larta njerėzore, nė mos edhe veti hyjnore tė engjujve tė pėrendisė.
Tė gjithė qofshit faqebardhė e mua Zoti mė dhashtė forcen qe tė mirat TUAJA dhe mbėshtetjen tuaj tė JU kėthej me tė mirė.
"Tė dashurosh - ke vrarė urrejtjen"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
rrebelja
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2960
Registration date : 06/10/2007

MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Fri Dec 07, 2007 5:46 pm

posa lexova keto poezi ,ne krahrorin tim te majt ndjeva nje dhembje te thell sikur zemren time ta shpuante nje shigjeet e cila len plag te hapur ,ato vargje te thuruara aq bukur qe secila ne vete permbledh nje vuajtje qe secila u shoqerua me lot nga une ,nuk e di se cfar te them o Baca Adem vetem se ishalla zoti ju ndihmon e jau freskon zermat e juaja te plagosura
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

MesazhTitulli: Falenderimet nuk ndalen vetėm tek njė person   Sat Dec 08, 2007 1:27 pm

E dashura rrebelja,
megjithėse nuk kam deshirė tė paraqitem edhe aq shpesh e tė bėhem monoton, prap se prap nuk munda tė pėrmbahem e tė mos falenderoj pėr ngushllimet qe mė drejtove.
Nga zemra tė falenderoj pėr bashkėndiesinė tuaj por ja se jeta ka mė shumė hidhėrime se sa gėzim ndėrsa ne nuk mund tė dirigjojmė ate.
Pėrkundėr plagėve tė pasherueshme, nuk ka rrugė tjetėr pos tė pajtohemi me fatin e hidhur i cili fatkeqėsisht i ka goditur edhe shumė e shumė tė tjerė tė cilėve gjithashtu do tė lutesha qė Zoti t'ua lehtėsojė dhėmbjet pėr mė tė dashurit e tyre.
Edhe njė herė tė falennderon i yti xhaxhi Adem.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Guest
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Fri Dec 28, 2007 2:12 pm

SHUMĖ VAJĖ, SHUMĖ LOTĖ

Shumė zemra flakė po ndizen,

shumė sy pa pushuar lotojnė,
shumė yje kanė humbur shkėlqimin,
shumė lule mė nuk lulėzojnė.

Kėngėt mė nuk dėgjohen si kėngė
as yjet kur kėto interpretojnė,
ahengjet mė ahengje nuk janė
pa mė tė dashurit tonė.

Shumė lule i ka tharė lufta
me mizoritė ēnjerėzore,
e shkretė mė duket fusha
pa lulet me bukurinė hyjnore.

Por lufta ėshtė si lufta
me gjithė mizoritė e veta,
pėrse edhe nė kohė paqeje
kaq ēmim apsurd ka jeta?.

Mbytet Diellza e vogėl
pa mbushur njėmbėdhjetė vjetė
pėr t’ua helmuar zemrat
shumė tė dashurėve tė vetė.

Pėr ti bėrė ata tė mjerė
e me shpirtė tė pėrvėluar,
kurr tė mos kenė shend e verė
kurr festat pėr tė mos festuar.

Nė ēdo njėzetetetė qėrshor
tėrė dhėmbjen tė grumbullojnė,
me njė det lotėsh pikėllimi
gjithė token tė vėrshojnė.

Adem Berisha
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Fri Dec 28, 2007 3:07 pm

Pėrshėndetje jam_buli,
tė falemnderit pėr rrespektin qė keni ndaj meje vlerėsimin pozitiv ndaj shkrimeve tė mia gjė qė shihet edhe nga ky ripostim i fundit.
Dua me kėtė rast tė shpreh edhe admirimin tim pėr shprehjen e pėrzgjedhur lidhur me Location-in tuaj : "...ktu kam qen' e dot' jam dem baba dem..."
Tė lumtė se kjo tokė ėshtė e jona dhe vetėm e jona, askush nga Karpatet nė supe nuk na e solli. Kėtu ishim dhe kėtu do tė jemi, kėtu ku bukės i thonė bukė e ujit i thonė ujė.
Unė dua tė pėrforcoj sintagmen tuaj me dy strofa nga poezia ime "Isha, jam dhe do tė jem" botuar nė pėrmbledhjen time poetike "Krenaria dhe pikėllimi" ku nė fund tė saj thuhet :

"...S’zhdukem kurr nga trolli,
t’a dini or barbarė,
shumėherė jam kalitur
dhe farkuar nė zjarr.

E po, deshet ju a s’deshet
o tė mjerėt mėkatarė,
unė mbeta ai qė isha
dhe gjithė do tė jem shqiptar".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
rrebelja
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2960
Registration date : 06/10/2007

MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Sun Dec 30, 2007 6:13 pm

Nje lajm i kobshem mbuloi boten
ca lot te nenes e shpuan token
ato fjal te gjyshit shum po na lendojn
per Diellzen e vogel te gjith po vajtojn

Me pranvera nuk vjen si dikur
me lulet nuk lulezojn
me bilbili nuk kendon
sepse nje engjull sot mungon

Bashk me buzeqeshjen tende
edhe buzeqeshja jon u shua
bashk me gezimin tend
edhe gezimi jon u larguane zemrat tona
dhembja mbreteron edhe gjdo dit te kesaj
jete neve loti po na shoqeron

Ti ike edhe shkove atje
ku vetem engjujt shkojn
e neve na le me mall qe vetem
me fetyren tende engjullore te jetojm

I nderuar Baca Adem ndoshta gabova qe shkruajta ketu ne rubriken tende por kisha deshir te shkrauj diq per Diellzen e bukur shpresoj se Zoti do te ndihmon ty edhe gjith familjes tuaj e Diellza e bukur u preft ne paqe
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

MesazhTitulli: Nuk je rrebelja, - je njerėzorja   Mon Dec 31, 2007 8:40 pm

Shumė e dashura rrebelja,
jo, nuk ke bėrė kurrėfarė gabimi por ke bėrė njė nder tė jashtėzakonshėm. Ke shprehur ndjenjat tuaja shumė njerėzore lidhur me njė engjull qe sot tė gjithėve na mungon.
Unė nga zemra tė falenderoj pėr ate qė bashkėndien me mua nė kėto ditė tė festave kur unė humbjen e Diellzės e pėrjetoj mė sė rėndi. Miqėt e dashamirėt tė gjėnden pranė kėtyre ditėve dhe ngushllimet e tyre janė tė mirėseardhura. Dhashtė zoti qė gjithėmonė tė shkruash vetėm pėr gėzime.
Edhe njė herė falenderit dhe prano urimet e mia mė tė mira pėr Vitin e Ri 2008 duke tė dėshiruar shėndet dhe fat tė mirė nė jetė. I ytri xhaxhi Adem Berisha.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Tue Jan 15, 2008 4:22 pm

PĖRROI I TMERRIT

Kur bishat zbriten nga mali
me tėrė egersinė qė kanė,

gjeli kėngen e mėngjesit e ndali
e shumė lule nė vazot e tyre u thanė.

Pėrroi i fshatit me dėborė mbuluar
nė atė pesmbėdhjetė janar,
tmerrin e tmerreve kish pėrjetuar
qė kurrherė gjetiu nuk ishte parė.

Reēaku i nėntėdhjetė e nėntės

tė fundshekullit njėzet,
kish tundur ndėrgjegjen e botės

qė tashmė, pėr muri ishte mbėshtetė.


Bota u trondit nga krimi makaber
tė pragshekullit njėzet e njė,
humanisti Wiliam Woker para botės
pa u hamendur kėtė e quajti ēmenduri.


Sot Reēaku si edhe tėrė Kosova
me dhėmbje por edhe krenari,
kujton bijtė dhe bijat mė tė mira
qė nuk u kursyen pėr tė shtrenjten LIRI.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Tue Jan 15, 2008 5:56 pm

Tė lumtė bacė Adem Berisha
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Tue Jan 15, 2008 9:50 pm

Pasi qe lexova shume nga poezit tuaja i nderuari baca Adem BERISHA, dhe njekohesisht kuptova dhembjen qe keni per me te dashuren tuaj Diellzen, nuk po mund te gjej fjale qe te shpreh ate se qfar ndjej, por mund te theme se jam i prekur shume thelle. E kuptoje dhembjen qe keni per Diellzen e vogel, dhe gjithe ajo qe mund te them ( me qe nuk kam po mund te gjej fjale tjeter) eshte se e luse Zotin qe te ju jep forc, ne menyre qe ta perballoni sa do pake kete dhembje.
Baca Adem BERISHA, perderisa i lexoja poezit tuaja ndjeja diqka te veqant qe nuk me ka ndodhur me par. Dhe ne fund, derisa po perfundoja se lexuari poezit tuaja, mu kujtuar nje thenje e vjeter e cila thote:" Poet eshte ai qe, pasi ja ke lexuar vjershat, te lind pershtypja se vargjet e tij me te bukura ende nuk jane shkruar"
Prandaje te uroj nga zemra suksese dhe vetem suksese edhe me tej. Faleminderit per keto poezi te bukura.

Me respekt Premtimi!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Wed Jan 16, 2008 4:29 pm

Falemnderit Shaban dhe Premtimi,
falemnderit dhe falemnderit pėr tė gjitha.
Unė me knaqėsi shpreh bindjen time se JU dhe gjithė shokėt, miqėt e dashamirėt tjerė anė e mbanė shqiptarisė por edhe mergatės shqiptare, jeni shtyllat kryesore qė mua ende mė mbani nė poziten vertikale.
Sinqerisht, shpesh mendoj nė vete se po tė mos ishte mbėshtetja e juaj nė ēdo situatė, cili do tė ishte ai faktor i cili do tė mė mbante ndoshta edhe nė jetė. Kjo nuk ėshtė vetėm frazė sepse njerėzit tė cilėt mė dojnė, rrespektojnė dhe ndihmojnė, i dua me shpirtė dhe me zemer.
Edhepse paksa jam larguar nga postimi i shkrimeve tė mia nėpėr forume, megjithate, sot do tė postoj edhe kėtė poezi :

GJENERATOR JETE

Shumė miqė e dashamirė qė njoha
nė kėto gjashtėdhjetė vjetė,
gjeneratorė tė jetės i kisha,
kėta mė mbajten nė jetė.

Ajo qė ėshtė mė briljantja
nė gjithė kėtė madhėshti,
ėshtė vetia e tyre hyjnore
e njohur si d a s h u r i.

Shumė djem e vasha tė bukura
qė vetėm shqiptaria i ka,
herė mė thėrrisnin bac
e herė mė thėrrisnin xhaxha.

Kishte shumė tė tillė
qe mė thėrrisnin edhe vėlla,
shumė tė tjerė gjysh mė thonin
e shumė mė thėrrisnin baba.

Gjithė kėtė rrespekt qe mė bėhet
shumė lartė unė e vlerėsoj,
pa pra do tė lus zotin
qė kėtė unė tė arsyetoj.

Shpesh dua tė mendoj kėthjellur
e tė vėj veten nė peshojė,
nė raport me kėta engjuj
tė shoh unė ku qėndroj.

Ani, pasi kėshtu vlerėson vllazėria

edhe unė dua tė pajtoj,
do tė shkrij gjithė forcat e mia

i denj pėrherė tė qėndroj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Wed Jan 16, 2008 9:23 pm

POETIT

Me ngulm kėrkoj
kohė ēdo net
tė lexoj unė
njė poet
Nga Atdheu erdhi
drejt mėrgimi
"Krenaria dhe Pikėllimi"
Si i madhi At GjergjFishta
shkruan letrari Adem Berisha

Krenarinė e ka kombėtare
pikėllimin si shumė shqiptarė
Tufa vargjesh ka pėrmbledhė
nė kėtė krijimtari plot vlerė
Fjala e tij thesar ka peshėn
kur lavron me pendė mbi letėr
fije vargjesh vepra i shtohet
mendimtari ynė rinohet
shton lexuesit ,ditė pas dite
ngjitet nė majė tė letrave shqipe.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Wed Jan 16, 2008 10:00 pm

Vėrtetė unė mbetem pa fjalė nė raste dhe pėrkrahje tė kėtilla siē ėshtė mbėshtetja e intelektualit, krijuesit e publicistit tė mirėnjohur Shaban Cakolli me tė cilin fatkeqėsisht njihemi vetėm pėrmes kėtyre shkrimeve ndėrsa jo edhe pėr sė afėrmi e drejtėpėrsė drejti.
Me kėtė rast nuk mund tė kaloj e tė mos falenderoj edhe anėtarė e forumistė tjerė tė cilėt vazhdimisht mė kanė dhėnė dhe mė japin mbėshtetje vllazėrore.
Poezia e poetit Shaban Cakolli "POETIT" e cila mė dedikohet mua, veq sa mė shton bindjen time se vėrtetetė vėllezėrit e motrat, miqėt e dashamirėt anė e mbanė vllazėrisė dhe mergatės shqiptare, janė shtyllat dhe faktorėt tė cilėt ende mė mbajnė nė qėndrimin vėrtikal e mbase edhe nė jetė.
I nderuari Shaban,edhe njė herė tė falem nderit por edhe njė gjė do tė shtoja : "po tė isha vetėm sa njė qime floku e tė Madhit At Gjergj Fishta, unė do tė ndihesha mė i lumturi nė botė", megjithate tė falem nderit pėr kėtė kompliment.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Wed Jan 16, 2008 11:10 pm

ju jeni njerii madh dhe i qmuar bacė Adem Berisha.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Sat Jan 19, 2008 8:45 am

Dua qė ta ndajė kėtė strofė nga poezija e krijuar nga Bacė Adem berisha

Ani, pasi kėshtu vlerėson vllazėria
edhe unė dua tė pajtoj,
do tė shkrij gjithė forcat e mia
i denj pėrherė tė qėndroj.


Ju dėshirojė edhe shumė vjetė tė jetosh Bacė Adem Berisha dhe tė na sjellėsh nė dritė edhe shumė e shumė poezi me vlera sikurse deri mė tani.
Ju urojė shėndet juve dhe familjes.

Me respekt, Sofra
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Tue Jan 29, 2008 6:01 pm

NA DO ECIM RRUGĖS TONĖ,

Le tė thot kush ēka tė dojė,
na bėjmė punen tonė,
tė gjithė tė bashkuar si njė
pėr at-mėmėdhenė punojmė.

Kėtė rrugė pėr tė vazhduar
amanet e kem’ prej tė parit,
trojet tona pėr tė bashkuar
do tė luftohet djalė pas djalit.

Ymer Berishės me shumė shokė

e Ukė Sadikut me trimat tjerė,
qė dhanė jeten pėr kėtė tokė
gjallė idenė ua mbajmė pėrherė.

Marie Shllakut e Ndue Perlleshit
si pėr herė iu kėndojmė lavdi,
Halil Sadrinė e Gjon Sereqin
i kem’ tė rrallė nė histori.

Nuk ka forcė tė na pėrēajė,

se as zoti ashtu s'don,
qentė pėr rreth pa pra le tė lehin
na do ecim rrugės tonė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Tue Jan 29, 2008 7:27 pm

I madhi baca Adem,poezi tė kėtij lloji shkruajnė Rilindasit e mėdhenj qė nė zemėr e gjak kanė Atdheun.Poezia jote na bėnė nderė.Rrofsh sa malet i madhi bac Adem Berisha.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Sun Feb 10, 2008 4:29 pm

DUA TĖ RILIND

Tash kur po mbush gjashtėdhjetė
e kur mė nuk jam i ri,
vitet si njė mė iken tatpjetė
unė tashmė, nuk e kam asnjė.

Rrugė tė gjatė kalova
deri kėtu pėr tė mbėrri,
shumėēka pashė e pėrjetova
qysh kur isha fėmi.

Nuk dija ēka janė lodrat
as si lozin fėmia,
zbathur nė shkollė shkoja
si plak mė shkoi rinia.

Shumė erėra rreth meje fryenin,
tė tėrin mė kanė pėrshkuar,
por kurr nuk mė tremben syrin
e as mė kanė gjunjėzuar.

Vite tė mbrapshta ishin,
pėrherė ua kam parė sherrin,
pikė mėshire nuk kishin
ma bėnė edhe kancerin.

Qofshin kėto vite tė shkuara
e mos u kėthefshin tjetėr,
si vite tė deshtuara
le tė ikėn kohė e vjetėr.

Le tė ikė ajo kohė e turbullt
nga kujtimet e mia,
nga tash dua tė rinis jeten
sa tė vij PAVARĖSIA.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicėr
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Sun Feb 10, 2008 4:40 pm

I pa pare je Baca Adem me keta rreshta qe sjell ne kete forum mbetesh i respektuar nga gjithe forumistet mendoj,te uroj pune te palodhshme edhe ne te ardhshmen te lexojme rreshta madhore nga ju i nderuar Baca Adem
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Sun Feb 10, 2008 6:30 pm

Gur, gur bahet mur ndėrton kalanė bacė Adem Berisha, i cili e dėshmon madhėshtinė pėrmes vargjeve qė i krijon.

Urime dhe gjithmon mbetėsh i respektuar brez pas brezi Bacė Adem Berisha

.. me respekt, Sofra.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Tue Feb 12, 2008 5:47 pm

Shumė tė dashurit e mi Beton dhe Sofra,
nga zemra JU falenderoj pėr fjalėt e mira dhe urimet qe mė drejtoni. Poashtu edhe unė nga thellėsia e zemrės sime JU uroj gjithė tė mirat si dhe plotėsimin e gjithė dėshirave dhe aspiratave tuaja personale e familjare.
Njė gjė do tė them :
ndiej mungesė pėr takime tė drejtėpėrdrejta me JU.
Shpresoj se kėto do tė ndodhin sė shpejti nė Kosoven e lirė dhe tė pavarur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

MesazhTitulli: DARDANI, BIJA E ILIRISĖ   Wed Feb 13, 2008 2:33 pm

KOSOVĖS TIME

Oj Kosovė, Kosovė vigane
gjithė stuhive ‘u reziston,
pėr shumė luftėrat ti qė bane
e tėrė bota tė admiron.

Bij e bija i ke zana tė malit
qe nuk flejnė e as nuk koten,
me trimėritė trashėgim prej tė parit
anė e mbanė mahnite boten.

Ti si shkėmb je prej graniti
qe nuk mposhtet e as coptohet,
nė krah tė shqipės nėna tė rriti
pėr ēdo ditė ty forca tė shtohet.

Je kala shumė shekullore
s’u gjunjėzove pėr tė gjallė,
sfida tė rėnda tejkalove
tė gjithė na ty tė qofshim falė.

Qe prej shekujsh tė historisė
u bėre ballė sulmev’ barbare,
se je bija e ILIRISĖ
Dardani – Kosovė shqiptare.

Nga Urali as nga Karpatet
askush nė supe nuk tė solli,
forca jote me asgjė s’matet
fitimtare pėrherė doli.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Urata
Pėrjashtuar
Pėrjashtuar
avatar

Numri i postimeve : 1894
Registration date : 13/12/2007

MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Fri Feb 15, 2008 10:33 pm

Oktavio Paz, ka thene se : Mardheniet ne mes njeriut dhe poezise jane aq te vjetra sa eshte historia. Nese njerezit harrojne poezine, ata do harrojne veteveten dhe do te kthehen ne peshtjellimin zanafillor. Bace Adem Berisha ne poezite e tije gersheton ne parim konceptin ideoemocional me kuptimesine pergjithesuese te ndjenjes se teholluar imagjinative. Meditimi dallgezohet permes ekspresivitetit spontan te ballafaqimit te perhereshem te ireales me realen. Ai venerim gllaberues ka te beje me dhuntine e perbrendeshme qe evoluon permes shperthimit emocional te formesuar neper verdallisjet tunduese qe poetit ia pruri jeta. Poezia kushtuar voglushes, engjellit tone te perbashket Dielleza, me beri te ndjeje nje boshesi ne shpirt. Ketu boshesia shpirterore bart nje plage te dhuneshme te nje dashurie qe befas keputet. Bace Adem Berishes i uroje shendet dhe gjithe te mirat per familjen e tije.
Me respekt te vecante
Urata
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Sat Feb 16, 2008 12:54 am

Tė madhit Adem Berisha shėndet tė mirė dhe suksese nė krijimtari.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   Sat Feb 16, 2008 1:18 am

E pėrshėndes Bacėn Adem duke i uruar shėndet dhe krijimtari nė lėmin e poezive edhe nė tė ardhmen, shėndet Bacė, ju me mė tė dashurit e juajė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Krijime nga Adem Berisha   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Krijime nga Adem Berisha
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: