Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Prozė popullore nga trevat shqiptare551
Share | 
 

 Prozė popullore nga trevat shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7555
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Tue Nov 06, 2007 4:22 am



Po e hapi kėtė temė nė mėnyrė qė tė mblidhen pėr mes kėtijė forumi sa mė shumė ...Pėrralla,Gojdhana,Kallzime,Pėrrallėza,Anekdota,Pyetje e pėrgjigje,Dromca etnografike etj...

Pėralla.. janė tregimet mė tė gjata popullore dhe padyshim paraqesin njė interesim mė tė madh pėr studjuesit e folkolorit. Origjina e tyre ėshtė mė e lasht se ajo e llojeve tė tjera tė prozės popullore. kėtė gjė e dėshmon dhe fryma e tyre johistorike si dhe elementet e shumta tė politeizmit, tė totemizmit, tė magjisė, tė animizmit, tė metamorfozes, tė metempsihozės dhe tė elementeve tė shumta mitologjike...

Gojdhanat... janė tregime kryesisht tė shkurtėra popullore qė kanė pėr qėllim, nė bazė tė besimeve, bindjeve dhe bestytnive popullore, mė shumė se sa nė mbėshtetje tė ca elementeve fare tė pakta historike, tė hudhin dritė mbi fytyra historike dhe jo historike... mbi ca toponime si dhe mbi ca frymorė.Si tė kėtilla ato janė tregime me karakter etiologjik dmth. duen tė futen nė shpjegimin e origjinės sė kėtyre toponimeve ,frymorėve ose episodeve nga jeta e ca personazheve tė dalluara historike dhe imagjinare...

Kallzimet...janė relativisht tė vonshme nė krahasim me pėrrallatdhe pėrralėzat. Pėr kėtė na bind me njė anė mungesa e gjurmėve mitologjike dhe e besimeve pagane, e nė anėn tjetėr elementet e vonshme historike qė ndeshim nė to. Karakteristika kryesore qė i dallon ato prej pėrrallave ėshtė se ndėr kallzime mungon fantastiku dhe episodet e mrekullueshme. Pėrkundrazi, ato janė tė thurura me elemente reale, zhvillimi i ngjarjeve ėshtė i natyrshėm dhe ēthurja e vet kallzimit nuk bėhet nė mėnyrė tė papritur, sikur ndėr pėrralla. Kallzimet janė tregime popullore qė kanė gjasė tė kenė ndodhur ose qė mund tė ndodhin.

Pėrrallzat...janė tregime tė shkurtėra , nė tė cilat kafshėt dhe bimėt luajnė rolin e personazheve pėr tė ilustruar disa tė ndryshme nga jeta dhe pėr tė vėnė nė pah disa mardhėnje shoqėrore, karaktere dhe fytyra tė shoqėrisė njerzore. Bashk me pėrrallat ato janė tregimet ė tė vjetra popullore.

Anektdotat...janė tregime shumė tė shkurtėra realiste nė tė cilat, me njė humor tė kėndshėm e tė pasur vehen nė dukje dhe pėrqeshen qoft tė metat e pėrgjithshme njerzore, qoft qėndrimet, sjelljet dhe dobėsit e njerėzve tė priviligjuar nė shoqrinė me klasa. Sikurse pėrrallėzat dhe kallzimet, edhe anekdotat ka si objekt tė preferueshme shpotie pėrtacin, koprracin, gėnjeshtarin, trashamanin, mashtruesin, mburracakun, tė pabesin, grykėsin etj.

Anekdotat mundė tė jenė si ato tė Nastradinit...

Anekdotat e fjalėt e Xhemal Obrijės,Ramadan Shabanit,Dervish Goxhulit etj.

Pyetje e pėrgjegje.. Janė kėto krijime kryesisht humoristike tė shkurtėra tė prozės popullore, e qė konstatojm nė njė pyetje dhe pėrgjegje tė vetme e me rrallė nė dy ose tri pyetje dhe poaq pėrgjegje. Janė kėto krijime kryesisht humoristike qė tregohen nė kėtė formė fare tė shkurtėr dialogu. Ndonjėhera nga kėto mund tė konsiderohet dhe si fjalė e urtė ( p.sh. Kush asht kapetan ? - Qaj qi ruan xheminė e vet. Tė ngjashėm pėr kah forma e kemi proverbin: - Kush a mjek ? - Ai qi hjek.).

Dromcat etnografike.. Pėr kah forma tregimet popullore tė kėtij grumbulli nuk paraqesin diēka tė posaēme , diēka mė vehte. Forma e tyre madje as qė ėshtė e caktuar. Kundruar pėrkah gjatsia dhe ndėrtimi ato janė tė pėrngjashme mė shumė me kallzimet. Disa nga kėto pjesė, mė tė shkurtat, nuk kanė ndonjė ndryshim nga anekdotat, ndėra disa tė tjera, ndėr tė cilat flitet pėr qenjet mbinatyrore - drangoj, shtriga etj., janė tė pėrngjashme me pėrrallat. Megjithatė, kėto tregime formash tė ndryshme kanė diēka tė pėrbashkėt pėrkah mbrendia - rrahin, ose tė themi mė mirė ilustrojnė njė problem etnografik - njė botkuptim, njė traditė apo njė besim e bestytni.

Pleqnitė...Kėtė praktik juridike , dikur e domosdoshme dhe e vetme nė rendin shoqėror feudal gjatė Mesjetės e deri nė ēerekun e dytė tė kėtij shekulli. Atėhere pleqnit ishin njė domosdoshmėri historike - e vetmja formė juridike pėr zgjidhjen e konflikteve tė ndryshme nė mes tė dy personave, dy fshatrave apo dy a tri fiseve.

Fjalėt e urta dhe urtitė popullore ... janė mendime tė thella tė urtisė popullore tė shprehura dendėsisht , dhe kanė pėr qėllim tė mbrojnė njė botkuptim apo njė qėndrim rreth problemeve apo dukurive tė ndryshme jetėsore.
Si tė tilla mund tė na shėrbejnė ato fjalė tė urta, fryma e tė cilave ka njė karakter tė pėrgjithshėm dhe nė tė cilat bėhet fjalė pėr tė vėrtetat absolute tė tė gjitha kohėve, tė tė gjitha vendeve, si p.sh. " Qysh ta prejsh kmishėn pėr vedi, qashtu prema edhe mue, ,,Menja e madhe e zeza e t'zotit", ,,Dhet her mat e njė herė shkurto !" etj.

Kash' e lashat ... janė enigma tė vogla pėr t'u zgjidhė, nė tė cilat objekti pėr t'u zbuluar paraqitet krahas me njė objekt tė njohur. Pėrgjasimi dhe lidhja nė mes tė kėtyre dy objekteve duhet tė jetė e dukshme, e qėlluar, qė tė na duket kash' e lasha e arsyeshme dhe me vend... p.sh. "Kah shkon pej mali, me krye pej shpije;kah shkon pej shpije , me krye pej mali" ( sakica nė krah).
Tregime ( lojna fėmijėsh ) fėmijėsh.. janė thurje tė vogla nė prozė, thurje nė formė dialogu, tė cilat tregohen zakonisht vetėm fėmijėve. p.sh.

A ra lepri ksajde ?

- A ra lepri ksajde ?
- Po.
- A e nxutė ?
- Po.
- A e pretė ?
- Po.
- A e ropt ?
- Po.
- A e poqt ?
- Po.
-........

Atėhere forumist tė nderuar ju mundė tė shkruani ndonjė pėrrallė,anekdotė,pleqni,kash' e lashė etj ......


Ja po fillojė unė sė pari me njė pyetje e pėrgjegje...

- Pėr ke u fol ma s' keqi ?
- Pėr ate q'e s' ke aty.

- Cila bukė ashtė ma e mira ?
- Ajo q'e e han ti.



Me respekt, Sofra


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Tue Nov 06, 2007 4:26 am, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7555
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Tue Nov 06, 2007 4:23 am

Anekdota.. mprehtėsia, gjetunia...


Nastradini e voet (vezėt)


Moti kishin pasė marrė vendim qi gjithė xhemati me ēue nga dy voe n'xhami.
- Kush nuk i bjen kishin thanė - kemi me e denue randė:
Krejt xhemati i marrin nga dy voe e i ēojnė, veē Nastradini nuk i merr. I thanė xhemati:
- Pse nuk i ke marrė voet, Nastradin ?
- Gjithė kto pula duhet me pasė ni knues.


Me respekt, Sofra
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7555
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Tue Nov 06, 2007 4:27 am

Fėmija mund t'i ngjanė edhe rrogtarit


Tuj ba muhabet n'shoqni, i thanė mjanit:
-Djali yt i ka ngja rrogtarit.
Kėtij edhe ju ba merak. u hidhrua. Shkoi n'shpi e po i thot t'shoqes:
- Oj grue, po m'thonė hallki: " Djali yt i ngjan rrogtarit".
Grueja edhe ja ktheu:
- He njeri, pse po bėhesh budallė e po i ndėgjon hallkin. Fėmija i ngjan dajve shtat orė rrugė larg, e s'po i ngjan rrogtarit qė e kanė n' shtėpi.

Me respekt, Sofra
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7555
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Tue Nov 06, 2007 4:29 am

Urti popullore

Dreqi rri ndėr nriklla.
Dosti ėshtė vegėz, miku ėshtė nye.
Dita e zotnis, nata e jonė.
Ēka lenė prej mace, gjuan mi.
Ēorba e lirė t'i djeg buzėt.
Burrin zori s'e korit.


Me respekt, Sofra
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7555
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Tue Nov 06, 2007 4:35 am

SA HERĖ VDES NJERIU ?

Ishin kanė tubue pleqt e Kosovės n'Deēan. Ni plak e veti bajraktarin e Llaushės:
- Hajde me na kallxue dishka , bajraktar.
Ky foli:
- He, - tha - more pleq, kur e kem zotin e shpisė me vedi, nuk e kem zakon me folė mashkujt tjerė para tij.
- Ka keni t' zotin e shpisė ?
- E kem Ramadan Shabanin.
- Qet hunmadh a ?
- Po .
- He, ti hunmadh'i Kosovės, me na kallxue sa herė des njeri ?
- Njeri des tri herė n' jetė t' vet, pėrgjegji Ramadani, - Deka e parė ėshtė kur t' ja marrin djemt zotshpllakin. E dyta dekė ėshtė kur ja mshelin dallap e sanak e s' ka me shka me i nerue miq e dashamirė. Deka e tretė ėshtė pėr njeriun kur nuk e nerojnė shpija as kojshija. Kur des taman, at'herė nrron jetė.

Me respekt, Sofra
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7555
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Tue Nov 06, 2007 4:36 am

NASTRADINI FUTET N'DYSHEKLLĖK KUR E VODHĖN

Kur ju futen hajnat Nastradinit pėr tė vjedhė, Nastradini u msheh n' dyshekllėk.
Hajnat shikuan gjithkah e s'gjetėn asgjė t'hajrit pėr tė vjedhur. Nė fund e hapėn dyshekllėkun. E gjetėn aty Nastradinin t'strukur. I thanė:
-Ēfar po bėnė kėtu ti Nastradin ?
-Asgjė m' erdhi marre qė s' keni ēka tė vidhni e pėr ate u fsheha tė mos mė shihni.

Me respekt, Sofra
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
besa-bese
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve: 1178
Registration date: 27/10/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Fri Nov 09, 2007 11:55 pm

Kishin qene kater vellezer. Tre me te medhenjte merreshin me bujqesi dhe me i vogli rruante delet. Shkonin fort mire me njeri tjetrin e s’deshironin gje tjeter vec me jetu ne paqe. Edhe njemend nuk shkoj shume e u martua me i madhi vella. Mandej i dyti, mandej i treti. Kur i erdhi rradha te voglit, nuk degjoi kursesi, e prandaj e lane te mendohej, para se te zgjidhte.
Vellai i vogel bluante me mend te veta cka s’ia merrte mendja kurrkujt. Ai perdite u printe deleve e i conte me kullote ne nji fushe qe e kishte barin deri ne gju. Ne mes te asaj fushe ishte nje gjol i madh. Ne ate gjol jetonte nji Gerzhete, qe gja me e bukur se ajo nuk ishte m’u pa mbi fytyre te tokes. Djali, pa e hetue kush, i avitej gjolit, fshihej pas nji kacube e kenaqej tue pa Gerzheten, qe lahej ne ate uje e delte ne shulla e krehej. “Kjo, - thote vedi me vedi – ashte per mue e tjeter nuk marr!”
E perhere e ma fort i ngulej ky mendim ne krye e as dite, as nate s’gjente pushim.
Vellaznit, tue e pa ashtu te merzitun, nate per nate, e ngacmonin me fjale, derisa e lodhen dhe e bane me fole.
- More vellazen, - u tha, - sa here i coj delet ne kullote, kam per te pa ne nji gjol te madh nji grue te hijshme, qe kurrkund shoqja nuk mund t’i gjendet. Sa e prekin gjolin rrezet e diellit, del lahet , krehet e rrin ne shulla, por s’ka burre qe i avitet, pse ne moment zhytet ne uje dhe humbet. Tash, mue me asht ngule mendja ne te dhe ja e marr, ja vdes pa u martue.
- Mos e fol ate fjale, - ia pret ma i madhi vella, - se ajo asht Gerzheta e gjolit e per katerqind vjet s’mund ta prekesh me dore, jo ma me e prue te shtepia.
- E pra, une e kam ba nji mendim, - u thote i vogli, - por s’po di a po me ndihmon ndopak?
- Besa, - ia priten tre vellaznit nji zani, - per me te ndihmue te ndihmojme gjithsesi te na thuash, por po druajme se s’na del gje. Po na trego njehere cfare ke menduar
- Kam menduar, - u thote ma i vogli vella, - me vu ne breg te gjolit nje kemishe te bukur me gryke e menge te qepura, nje pasqyre, nje sapun dhe nje kreher dhe te hapim kater gropa per t’u fshehur te katert ne to. Gerzheta, kur te dal ne toke, ka me i pa ato sende e ka per te kujtuar se per cfare vlejne dhe kur ta veshe kemishen me menge te qepura, ne kemi per te qene gati me e kap.
- Mire qenke kujtuar,- i pergjigjen vellezerit, - dhe pa i hy kesaj pune, nuk po rrime.

Te nesermen, pa dale mire drita, moren shata e kazma e kemishen me menge te qepura dhe shkojne tek gjoli. Kemishen, pasqyren, sapunin dhe kreherin e vune ne ate vend ku pushonte Gerzheta; mandej celen kater gropa dhe u struken brenda.
Doli drita, ra dielli mbi gjol dhe nisi me u nxe ujet. Kur, ja, qet kryet Gerzheta dhe shikon mos asht kush. Lahet e lot ne uje, mandej del ne breg per me u kreh. Pa u ule mire, i shkojne syte tek kemisha dhe tek pasqyra. Avitet, i merr ne dore nje nga nje, mandej hyn prape ne uje e lahet me ate sapun; del prape ne breg e thahet; kap me njeren dore kreherin dhe me tjetren pasqyren, dhe si limohet dhe zbukurohet, merr me veshe kemishen. Porsa e pane vellezerit se po rropatej me nxjerr kryet per gryke dhe krahet nga menget, u leshuan ne te dhe me shume mundim e lidhen dhe e cuan tek shtepia. Gerzheta e pa se s’mund te shpetonte dhe beri gjithesesi i thane ata. Hoqi petkat e veta dhe u vesh me petka te vendit e pas pak ditesh u martua me te voglin vella. Te gjitha punet i kryente pa merzi; por, me fole me goje nuk fliste. Pas nje viti lindi nje djale i shendoshe dhe i bukur, qe te kenaqte syrin kur e shihje, por as kesaj here nuk foli. I shoqi u mundua me ia nxjerre nje fjale, por s’qe pune. Atehere kapi djalin dhe me shpate ne dore dhe i tha se shoqes:
- Ja po flet, ja e preva djalin!
Gerzheta, duke kujtuar se pernjimend do ta priste, hapi gojen dhe tha:
- Mos ma pre djalin!
U gezua i shoqi dhe u gezuan te gjithe kur foli, por Gerzheta vijoi e tha:
- Edhe kater dite kisha per te ndejtur pa fole, dhe me pas do dilnin nga gjoli pasuria ime qe kisha kur isha ne uje; por tani qe ju me detyruat te flas para kohe, ato kane humbur.
- Keq po me vjen, - i thote i shoqi, - por ne te shendetshem kemi per te jetuar, me ato qe na ka falur Zoti.
Vellezerit ia kishin friken Gerzhetes dhe perhere e ruanin se mos ju ikte; por kur u ba me djale, atehere e lane te lirshme. Gerzheta ju kujtua kjo gje dhe nje dite prej ditesh pyet te shoqin:
- Zot, ku m’i ke lene teshat qe kam patur kur isha ne gjol?
- Po pse? – e pyeti i shoqi, - perse te duhen?
- Kurrgja, - ia pret gruaja, - vec me ka vajtur mendja per to
I shoqi, qe s’mendonte se mund te ndodhte gje, i tregoi arken dhe shkoi si zakonisht per pune.
Gerzheta i vuri synin arkes dhe kur pa se s’mund ta shikonte kush, nxorri teshat, i veshi, shkoi tek gjoli, ra brenda dhe u zhduk njehere dhe pergjithehere….

Kjo perralle e bukur, duhet te jete shume e lashte. Ka ngjashmeri me ngjarjet mitologjike te nimfave. Gerzheta eshte nje krijese qe perfytyrohet si nje vajze shume e bukur qe jetonte ne natyre, me liqene me uje te kulluar, mes pyjeve gjithe freski… Eshte simbolizimi artistik i lumturise dhe bukurise. Emri i saj ka lidhje me floket e saj te shkelqyera. “Gerzheta”, me kete emer quheshin ne Kurbin, ne Shkoder i thonin “floēk-a”. Si kjo perralle tregohet nje edhe ne rrethet e Elbasanit
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
besa-bese
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve: 1178
Registration date: 27/10/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Fri Nov 09, 2007 11:57 pm

Kjo eshte nje gojedhene per kalane e beratit:
Kalaja - emri i keshtjelles
Tomori - emri i malit
Shpiragu - emri i malit
Osumi - emri i lumit

Kalaja eshte nje vajze e bukur ku ajo pelqehej nga te gjith djemte ne ate kohe por me shume pelqehej nga 2 vellezerit Tomori edhe Shpiragu te 2 trimat qe ishin te beses edhe te fjales e donin kalane. Kalaja i donte te 2 keta djemte. Keshtu qe djemte vendosen te dilnin ne dyluftim per te mare kalane per vete.

Nga dyluftimi shpiragu u be me vija nga shpata e tomorit kurse tomori u be me gropa nga topuzi i shpiragut. Te dy vellezerit u vrane me njeri tjetrin. Po te shohesh malet kane: Shpiragu me vija kurse Tomori me gropa.

Kalaja qau aq shume sa u krijua edhe lumi osum.

P.S. Kjo karakterizon edhe qytetin e beratit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
besa-bese
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve: 1178
Registration date: 27/10/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Sat Nov 10, 2007 12:12 am

Nji djalosh kishte dalė pėr gjah ne malet e Shqipnisė. Nji shqipe fluturoi sipėr tij, dhe u ndal nė majė tė nji shkrepi. Shqipja ishte jashtėzakonisht e madhe dhe mbante nė ēapojt nji gjarpėn. Mbas pakė shqipja fluturoi prej shkrepit ku kishte ēerdhen. Djaloshi u ngjit atėherė nė majė te shkrepit, dhe gjeti nė ēerdhe zogun e shqipes qe po luente me gjarpėnin e mbytun. Por gjarpėni nuk ishte vėrtetė i mbytun. Befas ai lėvizi, ngrejti kryet, nxori thimthin dhe bani me pickue zogun. N'atė ēas djaloshi nxori harkun, dhe vrau me shigjetė gjarpėnin. Mandej ai mori zogun e shqipes dhe u nis kah shpia e vet. Befas ai ndigjoi mbi krye zhurmėn e krahėvet te shqipes.

"Pse ma grabite foshnjen?" thirri shqipja.

"Foshnja asht imja, sepse unė e shpėtova nga gjarpėni qė ti nuk kishe mbyte" pėrgjegji djaloshi.

"Jepmė foshnjen time, dhe unė tė jap si shpėrblim mprehtėsinė e syvet tė mi dhe fuqinė e krahėvet tė mi. Ti do tė jeshė i pamposhtun dhe do tė quhesh me emnin tim!"

I riu i dha shqipes zogun e vet. Kur u rrit zogu, ai i sillej mbi krye djaloshit, qė tash ishte ba burr. Me harkun e vet ai mbyti shumė bishė tė pyllit, dhe me shpatėn e vet preu shumė anmiq tė vendit. Ndėr tė gjitha kėto vepra shqipja i printe dhe e drejtonte.

I ēuditun nga kėto punė, populli e zgjodhi mbret gjuetarin trim. Ai e quejti Shqiptar, qė do me thanė "Bir i Shqipes", dhe mbretnia e tij mori emnin Shqipni, qė do me thanė "Vendi i Shqipevet."
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
besa-bese
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve: 1178
Registration date: 27/10/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Sat Nov 10, 2007 12:13 am

Turku i mburrej arberit se kali i tij fluturonte si zog me krahe , se s'kish kale ne bote qe t'ia kalonte ne vrap , se ai , turku , ishte gati te vinte cdo kusht , mandje edhe turkeshen e tij .
Edhe Arberi kish nje kale te mire .

E lidhen ata -arberi e turku - qe te leshojne kuajt me vrap e te fitoje i zoti i kalit qe do ike me shpejt e me tej .
Arberi vuri arbereshen , turku vuri turkeshen .
Kur degjoi per kete kusht , e bukura e arberit mbushi syte me lot , po nuk e theu zemren , mori kycet ne dore , hodhi trasten me elb krahut , zbriti ne quar , i vajti drejt kalit te te zot dhe i tha :
-Pa degjo , o kali yne ! Neser , ne luadh te madh , ti do te na mbrosh nderin tim dhe te tim zoti ! Une kam ne arke nje brez te argjende , qe e mbaj festave . Po te na nxjerresh faqe bardhe , kete brez do ta fal ty , do ta beje nenbarkese .
Atje kam dhe nje cohe te belluste qe do te ta bej paravithe , gjerdanin e arte te qafes do ta bej fre . Te lutem , o kali yne i mire , neser , ne luadh te madh , te na mbrosh nderin : nderin tim dhe te tim zoti !
Kali hengelliu .
E bukura e arberit i vari ne koke tarasten plot me elb , dhe pastaj shkoi e mbushi uje kroi .
Kur u gdhi dita , trimi arber dhe qeni turk dolen kaluar ne luadh te madh tek ish mbledhur shume bote per te pare dhe i leshuan kuajt vrap .
Kali i turkut beri shtateqind rade e u lodh , kali i arberit beri nanteqind rade e nuk u lodh . Ai mbrojti nderin e te zot dhe te se zonjes , e la prapa kalin e turkut dhe fitoi kushtin e te zot !
Nderkaq e bukura e arberit rrinte ne dere dhe verente diellin
Zemra i rrihte .
-c'u be , valle trimi im ? Pse nuk vjen te ma qetesoje zemren ?
Tek rrinte keshtu , tere ankth , arriti nga luadhi i larget nje pellumb i madh dhe i tha :
Gezohu moj e bukura arbereshe ! Kali i tet zoz e la prapa kalin e turkut . Behu gati ta presesh trimin fatmire !
Arberesha mori plot gaz draperin , hyri ne kopesht dhe mlodhi trendafile te kuq e te bardhe , pastaj thuri dy kurora dhe i vari ne krye te shtratit .
Nameta hingelliu kali ne dere . Kish sosur i zoti me turkeshen ne vithe te kalit . Arberesha zbriti shkallet me kupen plot vere ne dore e trasten plot elb ne krahe . Kupen ia zgjat te zot .
-Pi , o im zot . Na rruat kali qe na nxorri faqe bardhe !
Trimi fatmire piu kupen me vere dhe i tha te bukures :
-Moj zonje , moj e bukura ime ! Ja tek te solla turkeshen ne vithe te kalit , qe te tunde djalthin kur te vesh ne djep te flere .
Pastaj trimi perqafoi te bukuren .

Ky tregim u morr nga libri "tregime te mocme shqiptare"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
besa-bese
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve: 1178
Registration date: 27/10/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Sat Nov 10, 2007 12:14 am

Ish njė nėnė, kish njė djalė. Tė vetėm e kish. E donte me pėrgjėratė. Djali dilte pėr gjah. Nėna e porositi:
- Bir, bir. Gjithė maleve tė gjuash, veē nė mal tė kuēedrės mos gjuaj. Se kuēdra ėshtė shumė e keqe bir, tė ha tė pėrpin. Atje kanė shkuar shumė trima e nuk janė kthyer prapė...
Djali nuk e dėgjoi nėnėn por e dėgjoi vashėn e zemrės.
Ajo i tha:
- Trim, nė mė do mua, nė asnjė mal tė mos gjuash, vetėm
nė mal tė kuēedrės tė gjuash!
Trimi e donte shumė vashėn e bukur e nuk ia shkelte kurrė fjalėn. Pra, u ngrit e shkoi tė gjuante nė mal tė kuēedrės. Sapo u ngjit atje lart, zuri tė lėkundet dheu, me gjithė gurė e drurė. Na i doli pėrpara kuēedra e madhe me shtatė krerė dhe shtatė brirė, me sytė si pishtarė tė ndezur, me gojėn sa njė shpellė, me flatra nė kurriz si krahėt e lakuriqit tė natės, po shumė tė mėdha. Nxirrte tym e flakė tė verdha nga goja. Kjo flakė digjte e pėrvėlote barin, lulet, shkurret. Pėrpoqi tri herė bishtin dhe u bė tėrmet i madh. Djali nuk u tremb: vuri shigjetėn nė hark. Shigjeta u nis, fėrshėlleu po nuk i bėri asgjė kuēedrės. I ra me shtizė, por as shtiza nuk i bėri gjė. Nxori shpatėn, po kucedra lėshoi njė grahmė kaq tė fortė sa shpata i ra nga dora. Kėshtu trimi mbeti pėrballė kuēedrės pa shigjeta, pa shtizė, pa shpatė. Kucedra qeshi me tė shtatė gojėt, iu afrua, e pėrcėlloi me flakė dhe i tha:
- Tani unė do tė ha o djalė se ti shkele malin tim. Nuk ke dėgjuar ti se ai qė shkel kėtė mal nuk mbetet i gjallė? Kėtu kanė ardhur shumė trima tė tjerė pėrpara teje dhe tė gjithė i kam ngrėnė. Edhe ty do tė ha, bėhu gati.
- Moj kuēedėr stėrkucedėr, unė e shoh se ti do mė hash. Me tė vėrtetė qėnke shumė e fortė. Tė lutem vetėm pėr njė gjė: mė lėr tė shkoj gjer nė shtėpi qė ti kėrkoj nėnės uratėn e vdekjes. Pastaj do tė kthehem kėtu qė tė mė hash.
- Cdo tė mė japėsh ti mua po tė tė lė tė shkosh?
- Do tė tė jap besėn time!
- Mirė, nėma besėn e shko.
Djali i dha besėn kucedrės, zbriti malin, shkoi drejt e nė shtėpi e i tha nėnės:
- Zonja mėmė, mua mė zuri kuēedra nė malin e saj tek po gjuaja e tani do mė hajė. Unė i dhashė besėn se do tė kthehem dhe ajo mė lėshoi. Tani falmė uratėn e vdekjes se do shkoj tė mė hajė. Nėna lėshoi kujėn: qau, bubutiu:
- Bir, o bir! C'tu desh tė shkoje nė mal tė kuēedrės?
Pse s'mė dėgjove mua? Mos shko!
- Jo nėnė do shkoj se i kam dhėnė besėn kuēedrės.
Trimi buzėqeshi hidhur e u pėrgjunj qė nėna t'i japė uratėn e vdekjes: ai i puthi dorėn, ajo i fali uratėn, u vesh me tė zeza, u mbyll nė shtėpi...
Djali shkoi tek vasha e zemrės e i tha:
- Tė falem moj e bukura ime! Kam ardhur tė tė lė lamtumirėn se unė do tė shkoj e nuk kthehem mė. Do tė mė hajė kuēedra se mė zuri tek gjuaja nė malin e saj. Shigjeta nuk i bėri gjė, shtiza nuk e preku, shpata mė ra nga dora kur u mata ta qėlloj. I dhashė besėn se do kthehem prapė tė mė hajė. Pra mbeē gėzuar moj e bukur!
Vasha vuri buzėn nė gaz.
- Tė vjen keq qė do tė tė hajė kuēedra?
- Jo moj e bukur. Ti mė ke falur kaq ngazėllime me bukurinė tėnde e me buzėqeshjen tėnde sa shkoj nė vdekje pa asnjė pengesė. Qofsh e lumtur e rri me shėndet, se dua tė arrij sa mė shpejt, mė pret kuēedra.
- Prit djalė se do tė vij dhe unė nė mal me ty..
Djali i vrenjt.
- Mos eja moj e bukura ime se atje tunden gurėt dhe drurėt: kuēedra ėshtė shumė e keqe, tė ha tė pėrvėlon, tė pėrpin.
- Unė nuk vij po tė rrish dhe ti me mua pėrngaherė.
- Nuk mund moj vashė, i kam dhėnė besėn kucedrės dhe nuk e shkel dot... Mė mirė i vdekur sė besėshkelur.
- E bukura qeshi dhe i tha:
-Do tė vij me ty!
Vasha i hipi njė kali tė bardhė, trimi i hipi njė kali tė zi e ia morėn pėrpjetė malit tė kuēedrės. Vasha dukej si e veshur me dritė. Djali e shikonte dhe drithėrohej. Thosh me vete: "Qysh t'a hajė kėtė bukuri kuēedra? Ah sikur tė kisha tre jetė... Do t'ia falja tė tria kucedrės qė ta linte vashėn tė kthehej nė shtėpi dhe tė jetonte e lumtur".
E bukura e vuri re se ai diē bluante nė mendje dhe e pyeti:
- Cmendon ti o trim?
Ai tha cmendonte:
- Tė kisha pasur moj e bukur, tri jetė, do t'ia falja tė tria kuēedrės qė ti tė shpėtoje e tė ktheheshe pėrsėri nė shtėpi e tė rroje e lumtur.
Ajo e vėshtroi tėrė gaz.
- Edhe pa ty?
- Qoftė edhe pa mua...
- Kaq shumė mė do?
- Shumė...
Ndėrkaq bubulloi tėrė mali, u tundėn gurėt dhe drurėt. Doli kuēedra me shtatė krerė dhe ia mori kėngės:
- Lumja unė e lumja! Kisha njė mu bėnė dy! Po mė vjen njė vashėz e njomė. Do ta ha t'a pėrpij"
Vasha e bardhė qeshi e ia ktheu:
- Mjerė ti mjerė moj kuēedėr! Kishe njė e s'ke asnjė. Dhe ti vetė do hysh nė fund tė dheut, se ky mal ėshtė i njerėzve dhe do jetė i njerėzve.
Vasha e trimi iu afruan kuēedrės. Kjo zuri tė mprehė dhėmbėt e tė lėshojė zjarr nga goja. Po me njė tė shikuar vasha e mbėrtheu nė vend. Kuēedra u tremb, u mundua tė prapset.
- Cila je ti moj vashė e bardhė, qė mė kall tė ngjethura nė shtat? C'ėshtė kjo dritė qė tė furfurin nė
fytyrė? C'ėshtė ky zjarr qė po mė djeg kėshtu?
- Jam bija e hėnės dhe e diellit, jam pika e qiejve qė bie kudo, nė male e fusha, mbi kryet e tė liqve pėr tė mirėn e tė mirėve pėr shpėtimin e njerėzve.
- C'e ke ti kėtė trim moj vashė e bardhė?
- E kam shoqin e jetėve.
- Vashė mbi vashėzat e dheut, - i tha kucedra - kthehu e gėzuar. Trashėgofsh tė ritė tėnd me trimin e zgjedhur. Paski qėnė tė dy tė besės e mė mundėt.
- Po ti moj kuēedėr e stėrkuēedėr, ēdo tė bėsh tani ? - e pyeti bija e hėnės dhe e diellit, qė mbante nė dorė njė shigjetė drite: pikė e qiellit.
- Meqė ti mė munde, unė s'kam vend nė kėtė botė: do tė hyj nė fund tė dheut e nuk do tė dal kurrė mė.
Dhe kuēedra u zhduk e nuk doli mė: ndofta u dogj u bė hi, ndofta u fut nė fund tė dheut.
Ata tė dy - vasha e bardhė dhe trimi i besės - rruan e trashėguan jetė pas jete. Edhe nė mal tė kuēedrės gjahtarėt zunė tė venė pėr gjah si nė gjithė malet e tjerė. Atje zunė tė kumbojnė kėmborė koperash dhe sėpatė druvarėsh.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
besa-bese
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve: 1178
Registration date: 27/10/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Sat Nov 10, 2007 12:15 am

Gjashtė e gjashtė dymbėdhjetė,
Doruntina trembėdhjetė !...
Ish njėherė e njė mot njė nėnė shumė e mirė i kish dymbėdhjetė bij tė hijshėm. Tė trembėdhjetėn kishte njė bijė tė bukur mbi shoqet tė gjitha, qė ia thoshin Doruntinė .
Vasha u rrit e u bė pėr tu martuar. Mirėpo nga bujarėt e atij vendi askush nuk e gėzoi. Tė gjithė e dėshironin askush s'guxonte ta zėrė nuse, sepse nuk e ndjente veten tė zotin pėr ta marrė pėr shoqe. Atėherė na vjen njė trim i largėt; i mirė, i hijshėm, i fisėm dhe nis dėrgon shkesė dallėndyshen qė t'a
kėrkojė Doruntinėn nuse. E ėma dhe tė njėmbėdhjetė vėllezėrit e mėdhenj nuk donin t'ia jepnin, sepse trimi ndonėse i mirė e i fisėm, ishte nga njė vend shumė i largėt. Vetėm i vogli, Kostandini donte.
- T'ia japim zonja mėmė - thosh ai - se trimi ėshtė i mirė. Mė ka hyrė nė zemėr.
- Kostandin biri im, cfarė po thua ti kėshtu? - ia kthente e ėma. Aq larg do ma shpiesh Doruntinėn time? Se nė e daēa pėr gėzim, pėr gėzim nuk do t'a kem; se nė e daēa pėr helm, pėr helm nuk do t'a kem.
- Tė jap besėn zonja mėmė, se kur t'a duash ti Doruntinėn, qoftė pėr gaz qoftė pėr helm, vete unė e
t'a sjell!.
Mėma dhe tė njėmbėdhjetė vėllezėrit u bindėn: e vluan dhe e martuan Doruntinėn me trimin e largėt. Bėnė dasmė nėntė ditė. Tė dhjetėn trimi mori nusen e shkoi tek dheu i tij i largėt. Mėma e vasha qanė me lot kur u ndanė ...

... Shumė luftra u luftuan atė mot te dheu ynė, se kish ardhur i huaji t'a shkelte e t'a pushtonte. Tė
dymbėdhjetė vėllezėrit dolėn tė luftojnė pėr vendin e tyre dhe u vranė njė pas njė tė gjithė.
Kur iu vra djali i parė, mėma psherėtiu e tha:
- Biri im unė nuk kam helm e nuk do tė tė qaj, sepse ti re pėr dheun tėnd e mė mbeten dhe njėmbėdhjetė bij tė tjerė pėr luftė.
Kur iu vranė gjashtė, qė tė gjashtė trima e tė dashur, ajo derdhi vetėm nga njė lot pėr secilin e bėri vetėm nga njė vajtim. Po kur nisėn t'i vriten dhe tė tjerėt, mėmės iu kėput zemra dhe lėshoi njė psherėtimė tė madhe sa uturoi tėrė vendi:
- Mjerė unė, ē'helm i madh tė mos kem Doruntinėn pranė nė kėtė zi qė mė mbuloi shtėpinė!.
Kur u vra djali i fundit, Kostandini, mėma shkuli leshrat e bardha e thirri:
- Bobo, ē'vdekje, e nėmosura vdekje! Ti mė more dymbėdhjetė bij e tani kush mund ta dijė a s'ma ke
marrė edhe bijėn time tė vetme, bijėn time tė dėshiruarėn!
Kur u gdhi e shtuna e tė vdekurve, mėma vajti te varret e tė bijve. Dymbėdhjetė djem kish pasur,
dymbėdhjetė varre kish tani... Mbi ēdo varr ndezi nga njė qiri e bėri njė vajtim, po mbi varr tė Kostandinit ndezi dy qirinj dhe bėri dy vajtime, qau me ngashėrime dhe thirri tre herė:
- O biri im! O biri im! O biri im!...
Edhe tri herė tė tjera:
- O Kostandin! O Kostandin! O Konstandin!
Pastaj u shemb pėrdhe, pushtoi gurin e varrit e u trua:
- Kostandin, o biri im, ku ėshtė besa qė mė dhe, se do ma sillje Doruntinėn, tėt motėr? Besa jote vdiq bashkė me ty e kalbet nė varr tė zi!
Kėshtu tha dhe e lau gurin me lotėt e syve.
Nė mesnatė Kostandini u ngrit nga varri. Guri i varrit u bė kalė i zi si nata. Edhe dheu i zi u bė shalė e zezė si nata. Rrotulla qė mbante gurin u bė fre i argjendtė. Trimi i hipi kalit, u pėrkul pėrpara, uli kryet dhe i ra me shporet. Kaptoi si frymė male e fusha, hodhi lumenj e pėrrenj, la prapa katunde, kodra , pyje...
Kostandini arriti te shtėpia e motrės kur kish dalė dielli. Ajo ndodhi ditė e kremte. Nė shesh, pėrpara shtėpisė, gjeti tė bijtė e tė motrės, nipėrit e tij, qė loznin e vraponin pas dallėndysheve, I pyeti:
- Bij tė zemrės, ku ėshtė zonja, mėma juaj?
- Kostandin, o zoti lalė, - i thanė ata - mėma jonė po hedh valle nė fshat, atje tek bėhet dasmė.
Kostandini shkoi shpejt tek vallja e parė, pa njė luzmė vashash tė bukura tek kėndonin e vallonin dhe tha me vete : "Tė bukura jeni, moj vasha, por pėr mua nuk jeni, sepse unė s'jam nga kjo botė...". Dhe u afrua tė pyesė:
- Gėzuash, o vasha tė bardha! A ėshtė me ju Doruntina, motra ime?
- Shko pėrpara trim, se do ta gjesh tek kėrcen hareshėm veshur me petk tė ndritshm kadifeje.
Kostandini vajti tek vallja e dytė dhe u mat tė pyesė pėrsėri, po Doruntina e pa vetė dhe i thirri:
- Kostandin, o im vėlla!
Dhe iu afrua e pėrqafoi.
Kostandini i tha:
- Doruntinė, motra ime! Eja tė shkojmė. Tė do zonja mėmė nė shtėpi!.
Mė thuaj vėlla, si tė vij unė atje? Po tė mė dojė pėr gaz , do tė vete tė marr stolitė mė tė mira, por po tė mė dojė (mos qoftė e thėnė) pėr helm, do vete tė vishem me tė zeza.
- Eja motėr, ashtu si je!.
E mori nė vithe tė kalit. Kali ikėn si shakullimė. Ata kapėrcejnė si nė ėndėrr male e fusha, pyeje e kodra, lumenj e pėrenj. Hėna e yjet kanė shtangur lart e shikojnė me tė drojtur.
Gjatė udhės, motra e pyet vėllanė:
- Kostandin, vėllai im, pėrse shpatullat e gjėra tė janė mbushur me myk?
- Doruntinė, motra im , shpatullat mi ka mbuluar tymi i shkluhave nė luftė. Se nė vendin tonė u bėnė luftra tė mėdha, erdhėn armiq tė na shkelin dhe ne tė gjithė dolėm tė luftojmė.
- Kostandin, vėllathi im, pėrse flokėt e derdhura i ke gjithė pluhur?
- Doruntinė motra ime, gjatė udhės kishte shumė pluhur dhe mi pluhrosi flokėt.
-Kostandin vėllathi im, pėrse vėllezėrit e mi tė bukur si drita, s'kanė dalė pėrpara tė na presin?
- Doruntinė, motra ime, ndoshta janė nė lodėr e s'presin tė vemi sonte.
- Kostandin vėllathi im, pėrse dritaret e shtėpisė janė mbyllur sot krejt?
- Doruntinė motra ime, i kemi mbyllur se fryn erė e fortė e dimrit nga deti.
Kur arrinė pranė kishės, Kostandini i tha motrės:
- Ti shko pėrpara se unė dua tė hyj tė pėrgjunjem!
Kostandini shkoi e hyri prapė nė varr tė zi. Kali u bė prapė gur, shala u bė dhč dhe freri i argjendtė u bė rrotullė. Dhe pėrsėri reth e qark zotėroi heshtja e vdekjes.
Ndėrkaq Doruntina ngjiti shkallėt dhe trokiti gazmend nė derė.
- Mėmė hapma derėn!
- Kush je ti qė trokėllin aty tek dera?
- Hapma zonja mėmė - Jam jot bijė Doruntina.
- Ikė tutje nga ke ardhur o vdekje e shkretė. Ti mi more tė dymbėdhjetė bijtė e tani ke ardhur tė mė
marrėsh dhe mua qė tė mos e shoh mė Doruntinėn time!
- C'po thua ashtu zonja mėmė? Nuk ma njeh zėrin? Besa zonja mėmė, jam unė vetė, Doruntina jote.
- Ngul gishtin tek vrima e kycit qė tė ta shoh e tė t'a njoh.
Doruntina nguli gishtin e vogėl tek vrima e kycit - atė gisht tė hollė e tė bardhė. Mėma ia njohu sakaq e i hapi derėn.
- Kush tė solli kėtu, o zemra ime?
- Mė solli Kostandini, im vėlla.
- Cili Kostandin, moj bijė? Kostandini im ka vdekur bashkė me tė njėmbėdhjetė vėllezėrit e tjerė. U vranė nė luftė...
Dhe si rinin tė dyja,
njėra tek praku e tjetra nė derė,
plasėn si qelqi me verė...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
besa-bese
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve: 1178
Registration date: 27/10/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Sat Nov 10, 2007 12:15 am

Gjergj Elez Alia
Trim mbi trima kishte qėnė gjithmonė Gjergj ElezAlia. Vjetė e vjet ai i kishte dal zot truallit tė tė parėve, ia kish mbrojtur nderin .Kish luftuar me topuz
e shpatė kundėr armiqve tė derdhur kėtej nga deti e nga toka pėr tė shkelur vendin, pėr t'a dhunuar e zhveshur. Dhe tė gjithė kėta armiq Gjergj Elez Alia i kish shtrirė pėrtokė pa frymė. Por nė luftrat e shumta me dhunonjės tė shumtė trimi ynė kishte marrė nėntė plagė nė shtat dhe tani kishte nėntė vjet qė dergjej nė kullė. Atė e kishin harruar tė gjithė dhe e kishin lėnė nė dorė tė fatit. Nuk e kishte harruar vetėm e motra qė i rrinte ditė e natė mbi krye. I lante plagėt me ujėt e gurrės nėntė vjece, ia shpėlante me lotėt e syve tė saj, i terte gjakun me flokėt e ballit; shtatin ia lidhte me shamitė e nėnės, ia hijshonte me petka e moēme tė tatės; armėt e brezit ia rendiste mbi krye. Sepse kur i shihte armėt pranė, bacė Gjergji e ndjente zemrėn ende tė ngrohtė, i ngjallej njė fill shprese. Ai i duronte si burrė dhembjet e plagėve kur i ndėrronte motra shtatin.Vetėm njė dhembje nuk e duronte dot Gjergji. Dhembjen pėr motrėn e dashur tė varrosur sė gjalli pranė tij, nė kullėn e lartė, qė t'i mjekonte plagėt, tė pėrkujdeseshe pėr tė. Kjo dhembje e shtrinte Gjergjin si tė vdekur, pa frymė. E motra e Gjergjit s'kish patur kurė ēaste gėzimi. Ndėrsa shoqet e saj gėzonin tė ritė e tyre, kishin dashuruar, ishin martuar kishin lindur fėmijė, ajo rrinte gjithnjė mbyllur nė kullė pranė Gjergjit tė sėmurė.
Kėshtu kaluan tė nėntė vjetėt. Vitin e nėntė u hap e mori dhenė fjala gjėmėmadhe se kish dalė nga deti njė bajloz i zi, trim i fortė e i prapė, mė i lig nga gjithė bajlozėt e tjerė qė kishin shkelur gjer atėherė truallin tonė. Ky bajloz i prapė i kishte hedhur vendit njė rreng tė rėndė; ēdo derė ti jepte njė dash tė pjekur, ēdo vatėr ti dėrgonte njė vashė tė njomė Bajlozi vriste ditė pėr ditė, digjte javė pėr javė njė krahinė. Kishte vrarė aq kreshnikė sa tani askush s' kish zemėr t'i dilte pėrpara e t'i priste hovin, sepse topuzi i tij ishte shumė i rėndė, shpata e tij ishte shumė e mprehtė dhe shigjeta e tij pėrshkonte tej e tej trupin e kreshnikut. Kėshtu tėrė vendi lėndonte nėn thundrėn e tij.
Gjergj Elez Alia s'dinte gjė; ai dergjej nė shtrat si i vdekur e i pakallur nė varr. Askush nuk vinte t'i qante brengėn e ti kėrkonte ndihmė sepse e dinin se s'kishte forcė as tė dilte tek pragu i derės. Kur i erdhi rradha shtėpisė sė Gjergjit qė t'i jepte Bajlozit haraēin, dashin e pjekur dhe motrėn, kjo, motra, qau me lot dhe u ankua dhe nėmi
- O vėlla , po qysh na harroi neve vdekja e s'na mori
Nėna e tata kalben tė vdekur nėn blir.
Shtati i vėllait kalbet sė gjalli brenda nė shtėpi.
Shtati i motrės do tė bjerė nė duart e balozit tė zi ...
Pse vallė nuk shėmbet kjo kullė tė na zėrė brenda tė vdekur ?
Pse s'bėhet gėrmadhė kjo shtėpia jonė ?
Vdekja ėshtė mė e ėmbėl moj e zeza nėnė se sa jeta pa nder.
Atėherė Gjergji u zgjua, shikoi pėrreth e s'dinte ē'kishte ndodhur. Kish ndjerė qė i ishte lagur fytyra dhe kish pandehur se kulla i ishte rrėnuar aq shumė sa ia shtinte shiun brenda. Zemra iu bė copė, shikoi motrėn; dy vija lotėsh ia pėrshkuan faqet e tretura. Dhe nga pikėllimi mallkoi kullėn;
- Hej, u nxifsh moj kulla ime! Tė mbuloftė
fund e krye lemashku. Paē banorė brevėn e gjarprit!
Si mė lėshove ti kaq shpejt pikat e shiut brenda nė shtrat ?
Motra ia fshiu me dorė tė dredhur lotėt e i tha:
- Jo, more vėlla, nuk bie shi pėrjashta e nuk pikonēatia e kullės.
Ty tė kanė lodhur fort plagėt e shtatit dhe shkretia,
prandaj s'di ē'flet; sytė e mi pikojnė lot vėlla !
Atėherė Gjergji i shtrėngoi dorėn me atė pėllėmbėn e thatė, i lėmoi ėmbėl fytyrėn, e shikoi me ata sytė e mallit dhe i foli me zjarr, si nuk kish folur kurrė:
- Pse qan moj motėr ? Pse ma thyen kaq shumė zemrėn ?
Shtati im ka nėntė vjet qė po kalbet sė gjalli.
Nė kėta nėntė vjet Gjergji yt s'ka pasur kurrė pushim e
ka fėrfėlluar gjithnjė si ai gjethi i ahut nė faqe tė shullėrit.
Vallė a s'ke pasur tė hash e tė pish nė kėta nėtė vjet ?
A s'tė ka mbajtur ty vėllai me tė veshur e tė mbathur ?
A tė ka rėnduar ndonjėherė me fjalė ?
Apo tu mėrzit vėllai dhe tė ka lindur dėshira tė martohesh e ta braktisėsh ?
Atėherė motra, ia mori dorėn, ia vuri mbi ballin e saj dhe iu pėrgjigj bukur:
- Oh vėlla ! Kaq shumė tė paska mėrzitur vuajtja qė mė flet kėshtu ?
Hyfsha gjallė nėn dhč nė mė shkon mendja pėr t'u martuar.
tė ngrėnė e tė pirė kam patur mjaft vėlla.
Edhe tė veshur e tė mbathur kam pasur mjaft,
Kurrė s'mė ke rėnduar me fjalė si sot.
Unė ty tė kam tatė, ty tė kam vėlla.
Po sot bacė Gjergji dua tė qaj njė brengė tė madhe.
Si nuk t'u pėrkėmb vallė shtati nė kėta nėntė vjet qė tė dalėsh gjer te praku i derės ?
Si nuk u tha motra jote - e thaftė vera !
Po qysh tė duroj unė e zeza turpin e ti shkoj bajlozit nė derė ?
Kur dėgjoi kėto fjalė, bacė Gjergji i harroi tė nėtė plagėt e shtatit, i harroi tė nėtė dhimbjet dhe brofi drejt e mė kėmbė sikur tė mos paskėsh lėnguar kurrė nė shtrat: i hollė, i gjatė, ashtu siē kishte qėnė dikur trim mbi trima. I tha sė motrės:
- O motėr, merr tani gjogun e luftės e zbrit shpejt deri tek nallban vėlami.
I thuaj: " Tė dėrgon falmeshėndet Gjergji, t'ia mbathėsh mirė gjogun me patkonj hekuritė farkuar e thumba trunxhi, se do ti dalė bajlozit nė shesh tė burrave ".
Po s'desh tė ma mbathė gjogun nallban vėlami,
hipi sėrish e shko nė derė tė nallban dashamirit.
Vajza i hipi gjogut, e ngau shpejt, zbriti nė qytet e shkoi drejt tek nallban vėllami.
- Puna e mbarė o nallban vėllami !
- Mbarė paē, moj vashė e largėt !
- O vėllam, tė dėrgon falėmeshėndet bacė Gjergji t'ia mbathesh mire gjogun
me patkoj hekuri tė farkuar e thumba trungji,
se do t'i dale baljozit nė shesh tė burrave.
Mirėpo nė kėta nėntė vjetėt, qė kur Gjergji ish varrosur sė gjalli breda nė kullė, nallban vellami e kish harrur fare vėllazėrinė e vjetėr. Ai nisi t'i flasė sė prapthi sė motrės sė bacė Gjergjit.
- Po tė m'i falėsh - tha -moj vashė, ata sytė e ballit,
unė do tė shpėtoj Gjergjin tėnd:
do t'ia mbath mirė gjogun e do t'ia bėj tė fluturoje si era.
Motra e Gjergjit ia ktheu me zemėrim:
- C'po thua ashtu, o nallban, tu thaftė goja ?
un pandeva se pata ardhur nė derė tė vėllamit,
po e shoh se paskam rėnė nė derė tė magjypit.
Kėta dy sy unė ia kam falur njė hėrė e pėrgjithmonė
nėnės e tatės qė kalben nėn dhč,
ia kam falur Gjergjit tim qė kalbet me nėntė plagė mbi dhč !
Kaq i tha motra e Gjergjit nallban vėllamit qė e kish
harruar vėllazėrinė dhe i ra kalit e shkoi te nallban dashamiri.
- O nallban dashamiri - i tha - tė dėrgon falėmeshėndet
bacė Gjergji, t'ia mbathėsh mirė gjogun me patkonj tė
farkuar dhe me thumba trungji,
se do tė dalė tė luftojė me bajlozin e detit.
Nallban dashamiri s'ia bėri fjalėn dy po ia mbathi kalin mirė e bukur si pėr vete.
- I thuaj - tha - falėmeshėndet bacė Gjergjit e daltė faqebardhė nė luftė.
- Rrofsh e qofsh o nallban dashamiri !... - ia ktheu vasha.
Mbrėmanet vajza u kthye nė shtėpi dhe gjeti Gjergjin tek po priste nėn hijen e blirit
: i veshur e mbathur me armėt pranė. Ai kishte mposhtur dhimbjen e shtatit pėr tė ruajtur nderin e shtėpisė sė vet e tė gjithė vendit pėr hakmarrje.
C'bėri Gjergj Elez Alia ?
Ia dėrgoi falėmeshėndet Bajlozit tė detit dhe i tha :
- Unė s'kam vashė pėr ty o bajloz !
Deshtė e vathės nuk i kam majmur pėr ty.
Kam vetėm njė motėr nė shtėpi po nuk ta jap dot
se s'ka kush tė mė lidhė plagėt e shtatit.
Pra tė pres tė dalėsh nė dyluftim nė shesh tė burrave.
Kur zuri drita tė zbardhė majat ata tė dy, Gjergji dhe Bajlozi i detit dolėn kaluar nė fushė tė luftės dhe zunė t'a thumbojnė shoqishoqin me fjalė. Bajlozi ish veshur me parzmore tė rėnda hekuri, kish vėnė nė kokė pėrkrenare celiku ish armatosur me
kėpucė tė rėnda dhe shpatė tė gjatė dhe kalin e kish ngarkuar me pllaka hekuri. Tundej dheu ku shkelte. Sapo pa Gjergjin tė ligur e tė tretur, kaluar mbi gjog, bajlozi qeshi me tė madhe dhe i thirri :
- Nga varri qenkė ngritur o Gjergj!
Pse mė ke nxjerė kot bre burrė nė fushė tė luftės ?
A nuk e di ti se mua mė thonė bajloz deti ?
Unė kam shembur nga kali shumė kreshnikė dhe i kam dėrguar nė botėn tjetėr.
Ty do tė shemb me gishtin e vogėl !
Gjergji ia ktheu bukur :
- Mirė po thua o bajloz tė lumtė goja !
Vėrtetė unė kam nėntė vjet qė kam marrė udhėn e varrit
se kam nėntė plagė nė shtat, po pa arritur ende nė varr
ti mė ktheve prapė, sepse ti mė ke kėrkuar motrėn
pėrpara se tė mė kėrkosh dyluftimin,
ke kėrkuar berat pėrpara se tė kėrkosh barinė,
unė kam ardhur kėtu tė tregoj se ē'na thotė kanuni i tė parėve tanė;
tė mos lėshojmė gjėnė para se tė lėshojmė armėt,
tė mos i japim kurrė motrat bajlozit para se tė vritemi me shpatė nė shesh tė luftės.
Bėhu gati bajloz se tė ka ardhur dita e fundit. Kėtu i thonė Gjergj Elez Alia.
I lėshuan kuajt vrap nė fushėn e luftės tym mė tym . Bajlozi i prapė mori nė shenjė i pari dhe hodhi topuzin . Gjogu i Gjergjit pėrkuli tė dy gjunjėt dhe u ul. Topuzi i rėndė i bajlozit i fluturoi Gjergjit mbi krye dhe u ngul tutje dymbėdhjetė pash thellė nėn lėndinė. Pluhuri u ngrit dymbėdhjetė pash lart. Kur i erdhi rradha Gjergjit e hodhi bukur topuzin e vet dhe e qėlloi bajlozin nė shteg tė ballit. Bajlozi u pėrkul dhe u gremis i vdekur. Kur u gremis u tund tėrė fusha. Kali mori arratinė . Gjergji nxori menjėherė shpatėn e mprehtė dhe ia ndau kryet nga trungu. Kryet ia vari nė modhė tė shalės. Trungun ia hoqi zvarė pėr kėmbe nėpėr fushė pėrmes ferrash dhe drizash dhe ia hodhi nė njė pėrrua. Gjaku i bajlzoit tė zi rrodhi nėpėr pėrrua, nxiu gjithė lumin. Tre vjet rresht vendi rreth e qark kundėrmoi erė kėrme...
Si e vrau bajlzoin e zi , trimi u kthye fitimtar nė shtėpi, mblodhi gjithė shokėt e u tha : -pa dėgjoni o shokėt e mi, falė ju qofshin kullat e mia, falė ju qofshin gjithė paret e mia, falė ju qoftė gjithė malli dhe gjėja ime, amanet motrėn e Gjergj Elez Alisė.
Dhe trimi u hodh tė pėrqafonte motėrzezėn qė e priste me gėzim. Tė dyve zemrat u pushuan pėrnjėherėsh. Vėlla e motėr ranė pėrdhe tė vdekur. Vdekje mė e lehtė dhe mė e ėmbėl s'ish parė kurrė. Shokėt vajtuan me gjėmė tė madhe, hapėn pastaj njė varr tė gjerė sa t'i nxėrė tė dy vėlla e motėr tė pėrqafuar. Varrin e rrethuan me njė muranė tė bukur qė tė mos harrohej kurrė se sa shumė e kishte dashur vėllai motrėn dhe motra tė vėllanė, tė mos harrohej trimi i madh Gjergj Elez Alia, qė mbrojti nderin e vet dhe tė shtėpisė dhe qė shpėtoi vendin nga dhunat e bajlozit tė zi. Mbi krye shokėt u mbollėn atyre tė dyve njė bli tė bukur, atje pushon ngaherė zogu i verės...
Kur nisi tė dushkohet mali qyqja qėndroi mbi muranėn e varrit tė ri se e gjeti blirin tė tharė. Fluturoi mbi sarajet e zeza dhe e gjeti tėrė kulmin tė shėmbur pėrdhe. Atėherė zuri vend nė njė dritare dhe i tha me pėrbetim shtegtarit qė shkonte udhės:
- Dėgjo o shtegtar i malit, nė qofsh duke kėnduar
kur tė afrohsh kėsaj ane pushoje kėngėn tėnde,
nė qofsh duke qarė kur tė afrohesh kėsaj ane

shtoje dhe mė shumė vajin e gjėmėn.
Unė kėrkova bjeshkė mė bjeshkė,
verova verim mė verim,
mjerova shtėpi pas shtėpije
por kėrkund nuk e pashė njė trim si Gjergj Elez Alia.
Tė gjitha shkuan e vanė,
Gjergj Elez Alia vdiq, motra e dhembshur vdiq,
kulla e lartė u shemb dhe murana e varrit s'njihet mė,
as kulla e dikurshme,
po doli kėnga qė shkon si njė yll drite nėpėr shekuj
pėr tė kėnduar trimėrinė e vėlait dhe dashurinė e motrės,
fismėrinė e shpirtit tė madh shqiptar
dhe kėnga nuk vdes kurrė....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
besa-bese
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve: 1178
Registration date: 27/10/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Sat Nov 10, 2007 12:17 am

Rozafa
Krenare ngrihet mbi Bunėn e gjerė dhe mbi qytetin e Shkodrės kėshtjella e lashtė e Rozafatit.
Kur ėshtė hedhur guri i parė i nė themelet e kėsaj
kėshtjelle? S'dihet . Historia e saj humbet nė mjegullėn e lashtėsisė ilire, banorėve tė mocėm tė kėsaj mėnge. Njė gjė dihet mirė e qartė ; atė e kanė pasur dikur labeatėt dhe pastaj Ardianėt, qė ishin fise tė forta ilire.Nė atė kohė tėrė bregu i kėtejshėm i Adriatikut, gjer nė Tergesten e bujshme apo Triesten e ditėve tona, ishte breg ilir. Mė vonė u derdhėn kėtej romakėt pastaj sllavėt, normanėt, venetikėt turqit e shumė popuj tė tjerė tė huaj. Gjatė shekujve ata krepat e thatė nėn muret e Rozafatit, si dhe vetė muret e kėshtjellės , janė lagur me pėrrenj gjaku tė atyre qė e kanė sulmuar dhe atyre qė e kanė mbrojtur. Tė huajt erdhėn dhe shkuan kurse populli ynė mbeti ngulur nė kėtė tokė ilire.Ndėrtimi i Rozafatit ka njė gojėdhėnė tė bukur por dhe tė hidhur qė ka ardhur nga lashtėsia deri nė ditėt tona. Ja c'thotė kjo gojėdhėnė.........

I ra mjegulla Bunės dhe e mbuloi tė tėrė . Kjo mjegull mbeti aty tre ditė e tre netė . Pas tri ditėsh e tri
netėsh fryu njė erė e hollė dhe e lartoi mjegullėn. E lartoi dhe e shpuri gjer nė kodrėn e Valdanuzit. Aty majė kodrės punonin tre vėllezėr. Ndėrtonin njė kėshtjellė. Murin qė e bėnin ditėn u prishej natėn dhe kėshtu nuk e lartonin dot . Na shkon aty njė plak i mirė.
- Puna e mbarė , o tre vėllezėr.
- Tė mbarė paē o plak i mirė . Po ku e sheh ti tė mbarėn tonė.
Ditėn punojmė , natėn prishet . A di tė na thuash njė fjalė tė mirė .
C'tė bėjmė qė tė nbajmė muret nė kėmbė ?
- Unė di - u thotė plaku - po e kam pėr mėkat tua them .
- Atė mėkatė hidhe mbi kryet tona , se ne duam qė ta qėndrojmė mė kėmbė kėtė kėshtjellė..
Plaku i mirė mendohet e pyet :
- A jeni tė martuar o trima ? A i keni ju tė tre vashat tuaja ?
- Tė martuar jemi - i thonė ata - edhe tė tre i kemi vashat tona.
Na thuaj pra ē'tė bėjmė qė ta qėndrojmė kėtė kėshtjellė ?
- Nė doni ta qėndroni , lidhuni me besa besė : vashave mos u rrėfeni , nė shtėpi mos kuvendoni pėr fjalėt qė do t'u them unė . Atė nga tė tri kunatat qė do tė vijė nesėr t'ju sjellė bukėn , t'a merrni e t'a muroni tė gjallė nė mur tė kėshtjellės . Atėherė keni pėr ta parė se muri do t'u zėrė vend e do t'u qėndrojė pėr jetė e mot.
Tha kėshtu plaku , pastaj shkoi ; tani u pa , pastaj s'u pa.
Vaj !
Vėllai i madh e shkeli besėn e fjalėn : ia tregoi tė gjitha vashės sė vet kėshtu e kėshtu , i tha tė mos
vinte atje tė nesėrmen . Edhe i mesmi e shkeli besėn e fjalėn : ia tregoi tė gjitha vashės sė vet . Vetėm i vogli e mbajti besėn , fjalėn : nuk kuvendoi nė shtėpi , nuk i tha gjė vashės sė vet .
Nė mėngjes ata tė tre ngrihen shpejt e shkojnė nė punė . Cekanėt godasin , gurėt coptohen , zemrat rrahin , muret lartohen...
Nė shtėpi nėna e djemve s'di gjė . I thotė sė madhes:
- Moj nuse e madhe , mjeshtrit duan bukė e ujė ; duan kungullin me verė.
Nusja e madhe ia kthen:
- Besa nėnė , sot s'mund tė shkoj se jam sėmurė.
Kthehet i thotė sė mesmes:
- Moj nuse e mesme , mjeshtrit duan bukė e ujė : duan kungullin me verė.
- Besa nėnė , sot s'vete , se do shkoj tek fisi pėr tė bujtur.
- Nėna e djemve i kthehet nuses sė vogėl .
- Moj nuse e vogėl...
Nusja e vogėl brof nė kėmbė:
- Urdhėro zonja nėnė !
- Mjeshtėrit duan bukė e ujė; duan kungullin me verė.
- Besa nėnė unė shkoj , po e kam djalin tė vogėl. Druhem se do gji tė pijė e qan.
- Nisu , shko se djalin ta shikojmė ne e s'ta lėmė tė qajė - , i thonė tė kunatat.
Ngrihet e vogla, e mira, merr bukė e ujė, merr kungullin me verė, puth djalin e vogėl nė tė dy faqet,
niset e bie nė Kazenė; qė aty ngjit kodrėn e Vladanuzit, i afrohet vendit tek punojnė tė tre mjeshtrit: dy tė kunetėrit dhe i shoqi.
- Puna mbarė , o mjeshtėr !
Po c'ėshtė kėshtu? Cekanėt ndalen e s'godasin, po zemrat rrahin fort e fort. Fytyrat zbehen. Kur e sheh i vogli tė shoqen, hedh cekanin nga dora, malkon gurin e murin.
E shoqja i thotė:
- Cke ti im zot ? Pse mallkon gurin e murin ?
Hidhet kunati i madh:
- Ti paske lindur nė ditė tė zezė , moj kunata jonė . Ne e kemi bėrė me fjalė tė t'murojmė tė gjallė nė mur tė kėshtjellės.
- Shėndoshė ju o tim kunetėr. Po unė do t'ju lė njė porosi:
kur tė mė muroni nė mur, synė e djathė tė ma lini jashtė, dorėn e djathtė tė ma lini jashtė, gjirin e djathtė tė ma lini jashtė. Se djalin e kam tė vogėl. Kur tė nisė tė qajė - me njėrin sy do ta shikoj , me njėrėn dorė do ta ledhatoj, me njėrėn kėmbė do ti tund djepin e njėrin gji do t'ia jap tė pijė. Gjiri im u muroftė, kėshtjella qėndroftė, djali im u trimėroftė, u bėft mbret e mbretėroftė !
Ata e marrin nusen e vogėl dhe e murojnė nė themel tė kėshtjellės. Dhe muret ngrihen, lartohen nuk shemben mė si mė parė. Po reth tyre gurėt janė dhe sot tė lagur e tė myshtė, sepse vazhdojnė tė pikojnė lotėt e nėnės pėr birin e saj...
Dhe i biri u rrit , luftoi e trimėroi .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
besa-bese
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve: 1178
Registration date: 27/10/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Sat Nov 10, 2007 12:17 am

Ymer Agė Ulqini
YMER AGĖ Ulqini ishte djalė nė lule tė moshės. Tė sotmen u martua tė nesėrmen i erdhi kartė nga mbreti: "Ti Ymer agė Ulqini tė nisesh e tė shkosh nė luftė se po na sulmon armiku ... "Kjo kartė ishte e zezė, e hidhur se ndante trimin nga vasha. Po Ymer Aga ishte ushtar nuk e bėntė fjalėn dysh. U ngrit, shaloi balashin, ngjeshi armėt, shkoi u la shėndenė miqve, shokėve, nėnės e atit, pastaj vajti e ia tha vashės: Moj vasha ime, mua mė dėrgon mbreti fjalė tė shkoj nė luftė e duhet tė nisem.
- Merrmė dhe mua me ty Ymer Agė -, i thotė vasha.
- Jo vashė nuk tė marr dot, se atje i thonė luftė e lufta ėshtė pėr burrat. Unė dua tė mė japėsh besėn se nuk do tė martohesh e do mė presėsh derisa tė kthehem.
Mė thuaj sa do tė mė presėsh ti mua moj vasha ime ?
- Do tė tė pres nėntė ditė
- Nėntė ditė janė pak moj vashė, udha ime ėshtė e gjatė dhe lufta ėshtė e gjatė, se kjo luftė bėhet nė dhe tė largėt. Nė mė do siē tė dua tė mė presėsh nėntė vjet e nėntė ditė. Si tė shkojnė tė nėntė vjetėt e tė nėntė ditėt e unė tė mos kthehem ti vashė martohu e trashėgohu se kėshtu qėnka thėnė, atėherė unė s'do tė jem gjallė.
Vasha psherėtiu
- Mirė Ymer Agė do tė tė pres nėtė vjet e nėntė ditė.
Kėshtu e lidhėn fjalėn ata tė dy. Ai tė shkojė nė luftė, ajo tė presė nėntė vjet e nėntė ditė. Ymer Aga i la shėndenė vashės, i hipi balashit e shkoi me zemėr tė ngrohtė nė luftė. Kali ikte e linte prapa njė re pluhuri qė ngrihej nė udhė. Kalorėsi nxitonte tė arrinte sa mė shpejt nė luftė. Trim ishte Ymer Agė Ulqini por armiku ishte i madh e i shumtė. Qė nė pėrpjekjen e parė tė tij iu turrėn mizėri kalorėsish
tė veshur me hekur. E qarkuan dhe e qėlluan me shpatė, Ymer Aga luftoi si burrė, shtriu pėrdhe shumė burra, plagosi shumė tė tjerė po nė luftė e sipėr i vranė balashin. Sa ia vranė balashin Ymer Aga luftoi nė kėmbė gjersa iu thye shpata. E zunė rob e hodhėn nė burg brenda nė kėshtjellė. Qarkuan nga tė katėr anėt me gurė mure tė lartė dhe e mbajtėn derė pėr nder se kishte qėnė trim dhe trimi nderohet kudo. Aty nė dhe tė huaj nė burg shkojnė ditėt e bėhen javė, shkojnė javėt e bėhen muaj, shkojnė muajt e bėhen vjetė. Njė dy, tre, mė shumė...
Mirėpo Ymer Agė Ulqini e ka zemrėn tė ngrohtė sepse vasha i ka dhėnė fjalėn ta presė nė shtėpi nėntė vjet e nėntė ditė. Ai ha bukė, pi verė, qesh, ju jep zemėr shokėve i bie ciftelisė. Dėgjon bija e mbretit tė huaj e ēuditet.
C'ėshtė ky njeri - thotė - qė s'tutet se ėshtė burg brenda nė burgun e kėshtjellės.
- Eshtė Ymer Agė Ulqini - i thonė.
- Tė fortė e paska zemrėn.
- Tė fortė e tė ngrohtė se ėshtė shqiptar, me fjalėn e tij e me kėngėn e tij i forcon e i ngroh edhe tė tjerėt, shokėt. Po nė tė vėrtetė Ymer Aga e ka zemrėn tė ngrohtė e syrin zjarr. Pret qė mbreti i tij tė dėrgojė shpėrlblesė, ose shkėmbesė qė ta lirojė. "Domosdo" - thotė Ymer Aga - "mbreti do tė dėrgojė tė mė lirojė se unė kam luftuar kaq vjet pėr tė. Ia kam dėgjuar gjithnjė fjalėn, ku mė ka dėrguar kam vajtur, ku ka dashur kam luftuar..."
Po Ymer Aga nuk di se mbretėrit i harrojnė njerėzit qė u kanė bėrė shėrbime. Edhe mbreti i tij e ka harruar fare. Atij si bėhet vonė se ka e s'ka Ymer Aga nė kėtė botė. Se Ymer Agėn e pret vasha nė shtėpi, se Ymer Aga kalbet nė burg. Mbreti bėn kokrrėn e qejfit nė sarajet mėdha buzė detit, ha e pi e ndėrron gratė, dėrgon tė tjerė nė luftė qė tė vriten e tė bien rob. Hajde, hajde na shkojnė tė nėntė vjetėt. Afrohet dita e zezė. Pas nėntė ditėsh do tė martohet vasha e Ymer Agės, siē e kishin lidhur fjalėn bashkė. Atėherė Ymer Agės i ftohet zemra, i shuhet syri, nuk ha mė bukė, nuk pi mė verė, nuk i bie ciftelisė . Cuditen gjithė shokėt e pyesin ēka e pse rri i mekur . Ai nuk pėrgjigjet , qėndron nė heshtje kokėvarur i pikėlluar. E bija e mbretit qė s'ia dėgjon mė kėngėn pyet njerėzit:
- C'ka Ymer Aga qė s'po i ndihet zėri ?
Ymer Aga i thonė - ka ditė qė s'po ha e s'po pi, s'po vė gjumė nė sy e s'po i bie ciftelisė.
- Ma thėrrisni kėtu Ymer Agėn!
I vete Ymer Aga sė bijės sė mbretit.
- C'ke ti Ymer agė ? - e pyet e bija e mbretit . Pse s'ha bukė e pse s'pi verė, pse si bie ciftelisė.
Ymer Aga pėshon e ia kthen:
- Nuk ha dot e nuk pi dot, moj bijė e mbretit, as ciftelisė nuk i bie dot. Kam parė njė ėndėrr tė keqe.
- C'ėndėr ke parė Ymer Agė?
- Kam parė shtėpinė tė nxirė e tė shembur, babanė tė vdekur e tė harruar, nėnėn gjallė por tė verbuar. Edhe kam parė se vasha ime po martohet. Unė veē njė natė kam ndenjur martuar me vashėn time, tė nesėrmen mė erdhi kartė tė nisem pėr luftė. U nisa, luftova e rashė rob. Ne kemi bėrė me besa besė qė vasha tė mė presė nėntė vjet e nėntė ditė. Si tė shkojnė nėntė vjetėt e nėntė ditėt ajo tė martohet e trashėgohet. Tė nėntė vjetėt shkuan, tani po shkojnė dhe tė nėntė vitet. Tė falem moj bijė e mbretit, a nuk i thua babait tė mė lėshojė pėr ca ditė, tė shkoj nė shtėpi sa tė flas me vashėn e pastaj tė khehem prapė nė burg.
- I them Ymer Agė por im atė, mbreti, kėrkon nėntė qese aspra qė tė lėshojė.
- E ku ti gjej unė kėto nėntė qese moj bijė e mbretit.
Unė kam nėntė vjet qė jam rob i zėnė ...
- C'mė lė ti peng mua o Ymer Agė qė tė tė lė tė shkosh ?
- Tė le besėn time o bijė e mbretit .
E bija e mbretit e di se Ymer Aga ėshtė shqiptar dhe se shqiptari vdes dhe nuk e shkel besėn. i Thotė:
- Ngrihu Ymer Agė, shalo kalė dorinė e pėr tri ditė arri nė Ulqin.
Shokėt e Ymer Agės fillojnė e qajnė:
- Mjerė ne Ymer Agė po shkon e na le vetėm!
Ymer Aga kthehet e u thotė:
- C'keni o shokė qė po qani? Nė qofsha gjallė do kthehem prapė. Kėtu njė orė e mė parė do presim bashkė si ta kemi tė thėnė. Tė mirėmbetshi.
- Udhė e mbarė Ymer Agė, dalsh faqebardhė!
Shalon ai shpejt kalė dorinė, i hip e merr vrapin drejt pėr nė Ulqin. Kali ikėn si shigjetė , lė pas njė
vrazhdė pluhuri qė ngrihet lart. Mbetėn prapa male e fusha, dalin pėrpara male tė tjera, fusha tė tjera.
Vrapo dori qė tė arrijmė tė bukurėn pėrpara se tė martohet. Ik e ik e ditė e natė me shkumė tė kuqe nė gojė ... Doriu ėshtė i kėputur, Ymer Aga ėshtė i drobitur. Veshėt i buēasin por tė dy shkojnė e
shkojnė ... Pėr tri ditė e tri net shkojnė nė vend. E ja tek zbardh Ulqini i bukur shqiptar, buzė detit
tonė ...
- Ah, Ulqin, Ulqin tėrė jetėn tė kam pasur nė zemėr. Nėntė vjet tė kam parė natė pėrnatė nė ėndėrr. Nėntė vjet kam dashur qė tė puth dheun. Valėt thyhen njėra pas tjetrės nė breg. Era fryn e fortė. Pėrsipėr fluturojnė pulėbardhat... Ja tek nxin shtėpia e Ymer Agės. Ai shikon si nėpėr gjumė. Jam a s'jam kėtu, i ėshtė tharė gjuha pėr njė pikė ujė. Qėndron nė njė krua qė tė lahet e tė pijė, aty gjen tė ėmėn plakė. Ai e njeh ajo se njeh.
- Mirė se tė gjej o e mira nėnė!
- Mirė se vjen o rob i zėnė!
- Ku mė di ti se jam rob i zėnė?!
- Nga flokėt e gjata qė tė varen supeve. Nga na vjen ti o rob i zėnė?
- Vij nga ajo e zeza Spanjė!
- A mos e ke parė Ymer Agėn tim? A mos ke dėgjuar ndonjė fjalė pėr tė? E kam parė sot e tri javė moj e mira nėnė. Ymer Aga u vra, vetė e lava, vetė e qava e tė shtatėzėn ia ndava. Plaka nis vajin e vajton, Ymer Aga e bėn zemrėn gur e nuk i rrėfen tė vėrtetėn. i thotė:
- C'jan ata njerėz qė nxijnė tej moj e mira nėnė? C'janė kėta topa qė po bien kodrave?
- Janė krushqit e atij qenit Veli Pashės qė kanė marrė nusen e po shpien nė shtėpi. Topat qė bien janė topat e dasmės.
- C'nuse kanė marrė moj e mira nėnė?
- Nusen e tim biri , tė Ymer Agės ...
Ymer Aga i bie kalit e u del krushqve pėrpara.
- Mirė se ju gjej o krushq dasmorė
- Mirė se vjen , o rob i zėnė. Nga na vjen ti , o rob i zėnė?
- Nga ajo e zeza Spanjė
- A mos e ke parė Ymer Agėn apo mos ke dėgjuar ndonjė fjalė pėr tė?
- Kam tri javė qė e kam parė. Ymer Aga u vra. Vetė e lava e vetė e qava e tė shtazan ia ndava.
Krushqit gėzohen, qeshin; nusja qan nėn duvak ...
Ymer Aga hidhet e thotė:
O krush o dasmorė! Ymer Aga mė ka lėnė njė amanet: t'i them nja dy fjalė kėsaj vashe.
- Thuj tri e sa tė dush, o rob i zėnė
Ymer Aga i afrohet koēisė dhe pyet nusen:
- A e njeh Ymer Agėn, moj vashė?
- Si ta njoh e mjera unė e mjera nje natė tė fjetur, nėntė vjet pa pjekur .. Ajo e zeza nėnė me pat thėnė se ka njė shenjė nė llėrėn e djathtė, qė ia ka kafshuar kali Ymer Aga pėrvesh llėrėn e djathtė e i tregon shenjėn. Nusja e njeh, gėzohet. I zbret koēisė, hedh mbi krye duvakun e nusėrisė e u thotė krushqeve:
- udhė e mbarė, o krush bujarė, se unė po marr burrin e parė! Ky ėshtė Ymer Aga im. Burrė e kisha e burrė e kam pėr jetė e mot!
Ymer Aga e hedh nė vithe tė doriut edhe shkon drejt nė shtėpi. Kthehet pastaj edhe sjell nėnėn.
Tė nesėrmen i hip prapė doriut edhe merr udhėn e Spanjės. "Ti, dori, tė mė zbardhesh faqen, se i kam dhėnė fjalėn bijės sė mbretit! "Ulqini i bukur shqiptar mbetet persėri prapa. Kali vrapon ditė e natė...


Po ē'na ndodh andej, nė atė tė zėzė Spanjė? Mbreti se dėgjon e se sheh Ymer Agėn. Pyet e i thonė se Ymer Agėn e ka lėshuar e bija qė tė kthehet nė vendin e vet. Ai thėrret sakaq tė bijėn e i shfyen:
- ē'u bė Ymer Aga robi ?
- E lėshova unė o im atė, qė tė takohet me vashėn e tij se do t'ia merrte dikush tjetėr. Mė dha besėn: pėr tri ditė vjen prapė. Sot mbarojnė tė tri ditėt e do tė kthehet. mbreti zemėrohet.
- Jo tė gėnjeu nuk do tė kthehet!
Jep urdhėr t'i presin kokėn sė bijės nė krye tė shkallėve.
Prit o im atė, gjersa tė ngryset, se Ymer Aga do tė kthehet medeomos. Ai se shkel besėn
- Jo, kush shkon nuk vjen prapė. Ėshtė si zogu i kuvlisė: posa ia hape, iku...
Do tė kthehet se me ka dhėnė besėn.
- Besa ėshtė njė fjalė, dhe fjalėn e merr era. Atė e shkelin dhe mretėrit.
- Mbretėrit e shkelin, Ymer Agė shqiptari nuk e shkel, o im atė... Nė atė ēast dukej tej njė kalorės qė vjen vrapė, duke lėnė mbrapa njė fashė pluhuri. Sa tė mbyllesh e tė hapėsh sytė, kalorėsi hyn nė portė tė kėshtjellės. I zbret kalit tė shkumėzuar dhe i falet sė bijės sė mbretit:
- Rrofsh e qofsh, moj bij' e mbretit! e mbajta besėn. Unė vajta e u ktheva. Rob isha, rob jam prapė.
Mbreti e shikon i ēuditur nga kryet e shkallėve e thotė
- Ymer Ago shqiptar , ti paske qėnė me tė vertetė burrė i besės! Tė lumtė!
pastaj kthehet e u jep urdhėr rojeve:
Ymer Agėn ta lironi tė shkojė ku tė dojė. Burrė qėnka e burrė qoftė! Lėshoni dhe tė nėntė shokėt qė ka.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

Prozė popullore nga trevat shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 4Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar ::  :: -