Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Prozė popullore nga trevat shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Arta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Fri Feb 22, 2008 2:06 pm

Kur qeshet ditunija?
(Kishnarekė ,Drenicė)
Dijen e kishin pas vetė;
-A kesh najher n'ymėr tan?
-Po ,_kish thanė dija-unė keshi tri herė n'ymer tem kur i madhi nuk ja di te voglit ,kur i forti nuk ja di tė ligut edhe kur plaku nuk ja din tė riut.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ani
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 410
Registration date : 08/02/2008

MesazhTitulli: Anekdota domethenese!   Sat Mar 08, 2008 10:49 pm

Pak te qeshim, pak te qajme!


1.Kohėt e fundit qarkullon nė popull flitet pėr njė dialog ndėrmjet dy drejtorėve tė shkollave fillore, njėri anglez tjetri shqiptar. I thotė anglezi shqiptarit: unė jam drejtor i njė shkolle tipike angleze. Shkolla ime ka 1000 nxėnės, 800 prej tyre rregullisht kėrkojnė ndihmėn e psikologut pėr t’i zgjidhur frustracionet me tė cilat ballafaqohen adoleshentėt anglezė. Shqiptari ia kthen: ēudi, unė jam drejtor i njė shkolle qė ka 2000 nxėnės dhe asnjėri prej tyre nuk kėrkon ndihmėn e psikologut. Drejtori anglez mbetet i stepur nga habia dhe me shikim kėrkon shpjegim shtesė nga pėrkthyesi. Ai, pa humbur kohė thotė: nė shkollat tona nuk kemi psikologė, kėshtu qė tė gjithė janė shėndoshė e mirė.

(anonim)

2. Gruaja njehere tradhton burrin duke flejtur me nje te huaj ne shtrat. Kurr e sheh burri kete, i irrituar fillon ta rreh te huajin qe ka flejtur me gruan e tij. Gruaja duke e ndalur i thote:"A je i marre, je duke rrahur baben e femijeve tuaj".

Sami Frasheri
vazhdim te mbare...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Arta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Wed Mar 12, 2008 11:41 am

Cub pėr ty ,cub pėr mue

Ish kan dalė njani me shitė peshkve nėpėr katunde. E muer ni katundar ni thes kallamoq e shkoi te peshkvexhija me e ndrrue me peshkve. E muer peshkvexhija me mat kallamoqin . Ky katundari po e kqyr kah po e mat .po e sheh kanarin cub '[bishtin tė kėputur].I tha,
-Mos ma mat kallamoqin me kėt kanar.
=Pse more burrė?
-Se e paska bishtin cub.
-More burrė ,me qeta po e mas kallamoqin e me qeta po e mas edhe peshkven .
-Hiē smuj me kanar cub ,-nguli kambė katundari.
-Cub pėr ty e cub pėr mue.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Arta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Thu Mar 13, 2008 12:17 pm

Kanga pėr tre buēukė elb
Ni i obrijas ish kan shku te Dervishi e i kish pas than;
-O Dervish ,a po ma qet ni kong pėr pun trimnije?
-Po ta qes ,-i thot Dervishi -po ēka po m jep?
-Po ti jap tre buēukė elb.
Dervishi fillon me ja kėndue kangėn ,po shumė shkrt ja qiti .
Obrijasi kur e niu kangėn ,i tha ;
-Dervish ,ma ki lon shkurt.
-Valla ,hatri i qatyne tre buēukve elb ,se prej gryke stkish dalė kurrė konga se ,se kurrkun se kie trimninė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Arta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Thu Mar 13, 2008 1:20 pm

Kujdesi i Nastradinit

Njė zabit turk kalonte pėr tė mbledhur gomarėt e fshatit pėr angari.Me ta nuhatur Nastradini ,ikėn nga sheshi i fshatit ,ku bėnte muhabet dhe shkon drejt nė shtėpi.
-Po ti ē'ke kėshtu ?-po i thot gruaja.
-Ja po i mbledhin gomarėt e fshatitpėr angari.
-Po mirė ,ti s'je gomar,ē'ke qe fshihesh?
-Ohu sa ta merr vesh pashai se nuk jam gomar,i kam bėrė nja dhjetė rrugė tė mira unė!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Arta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Mon Mar 17, 2008 11:34 am

Sa e more kashtėn Dervish?

Shkon Dervish Gogjuli n'bajic me bujt te ni mik iveti .Bohet nji pshtjellim atė nat- luftojnė cubat me xhandar. Kur ikin cubat.ēohen xhanarėt e bastisin nėpėr shtėpija .
E gjejnė Dervishin te miku.E pyesin ;
-Pej kahi je ti?
-Pej Makėrmali.
Xhanarėt po kujtojnė se ky a najfar dallavergjijee ky i shkreti ish kon shku musafir .Marrin xhanarėt e e rrehin ,ja japin 25 huj .Dervishi edhe zaif u bo pėr dyshek .Merr ai miku e po e shtron kerrin plot kashtė e e qet Dervishin n'ker rme e ēu n'shpi tė vet se s'ish i zoti me ec n'kom tė veta .
Tuj shku udhės nėpėr katune po e vesin hallki ;
-O Dervish !
-Hoja !
-O ku e bleve kta kashtė,more?
--O n'Bajic.
-Ka sa e more,allahile?
-Ka 'izet e pes huj kerrin !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Tue Mar 18, 2008 4:56 pm

A ka ma t'fort se un?

Na ishte nje her ne nje vend nje njeri i cili kishte veten ne qef dhe ia mbante vetit per trimri te madhe.Nje dit merr pushken dhe nise me lyp ma t'fort e ma trim se ai dikund.Takohet ne nje njeri e ai e pyt se nga po shkon.Po shkoj me lyp a ka ma t'fort se un.Per tia bere rrafsh udhetari i thote ska valla.Keshtu takohet ne disa njerz dhe ia leshojn udhen.Kur nje dit i afrohet hijes se nje Ahu,afer nje rrjedhe uji,dhe sheh nje burr aty.Kah je nis bre udhtar i thot ai.Jom nis me lyp a ka ma t'fort e ma trim se un-ia kthen ky.A gjete bre-e pyet burri.Jo i thot ai.Pse qka ke ba ti qi koke kaq trim.Po qe pershembull-i thot "trimi",largohu ti 100 hapa qite mollen mbi kry e un ta rroki mollen pa te demtu ty.Largohet burri 100 hapa e ven mollen mbi kry.Ky mbush pushken matet dhe e godet mollen.Ateher burri i thot,pa veje ti tash mollen ne kry e largov 100 hapa,se edhe une di qisi trimnije e ta rroki mollen mbi kry.Ateher udhetari i thot burrit-eiiii e ku po e di un a din ti me gju a jo.Burri ia kthen-Pse un ku e dita?

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Wed Mar 19, 2008 6:41 am

Marrė nga libri "Djepi i lashtė" - tregime, botuar nga Shtėpia botuese "Naim Frashėri", Tiranė, 1981

Ajri Begu - ĒIFTELIA

Ende kam parasysh varrimin e tė birit, jo se s'janė bėrė mirė tre muaj, jo edhe pėr gjithė xhematė qė kishte ardhur atė ditė (kishin ardhur nga ta merr e s'ta merr mendja, por pėr qėndrimin e tij burrėror, se nuk u ligėshtua asnjė ēast, por mbante koken lart dhe sikur thoshte:

- Ju paēa, vėllezėr! Qofshi me jetė tė gjatė! Si shihni, unė jam vetėm, ju kam ju dhe fėmijėt tuaj janė edhe tė mitė!

Nė vend qė tė qante vetė pėr tė birin, me kėtė qėndrim na shtyu tė qajmė ne pėr tė.
- Sadakė, mos i paēa! Mos dhashtė zoti tė mė vdesė mua djali i vetėm, se...- fshin lotėt njėri prej qytetarėve.- nuk e di a mund tė qėndroj nė kėmbė.

- Vėrtet, qenka i fortė! Unė jam nga njė anė tjetėr dhe deri sot nuk e kam njohur. Baba mė dėrgoi, se ai ishte pa qejf.

Hallall tė qoftė gjithė ajo rrugė! - thotė njė tjetėr.

Atė ditė, njė gjilpėrė s'kishte ku tė hidhje nė varressa. Tė gjithė e njihnin, tė gjithė donin ta nderonin, ta lehtėsonin, bile edhe ata qė vetėm kishin dėgjuar pėr tė, katundarė e qytetarė dhe sa e sa krahinave tė tjera.

Pastaj u tėrhoq nė shtėpi. Rrallė dilte nė qytet. Nuk ishte mė me shokė si pėrpara. Ndiente qė nuk ishte ai ipari, gazmori, prandaj nuk donte t'ua prishte ahengjet me dhimbėn qė kishte. Edhe ata nuk donin ta shqetėsonin, prandaj nuk e thėrrisnin nė ndeja, por i shkonin nė shtėpi, pinin nga njė kafe dhe dilnin shpejt. S'mund tė rrinin mė gjatė, u vinte keq, rėndė. Ai kėnaqej kur shhte si gjallonin tė tjerėt, kėnaqej me gėzimet e tyre, por... vetė nuk ishte mė i atyre gėzimeve...

Dita po afrohet.

Sa mė tepėr afrohet kjo ditė, aq mė tepėr hyn frika tek unė. Vėrtet ēdo gjė shkon mirė, tė gjitha i nėnshtrohen madhėshtisė sė kėsaj dite. Qytetarėt, me harenė dhe sakrifilcat e tyre, janė gati qė kėtė ditė ta bėjnė edhe mė madhėshtore, por unė... dyshoj. Nuk besoj tė kemi sukses. Njerėz kemi, mjaft bile. Ky vend gjithnjė ka pasur njerėz pėr kėtė tė keqe, par, pa tė, nuk di sa do tė kemi sukses. Ai ėshtė kryesori, duhet t'i japė ngjyrėn ritmin programit tonė. Nėse nuk vjen kot do t'i zhgėnjejmė qytetarėt. Tė gjithė janė mėsuar me ēiftelinė e tij, e cila ua ka mėsuar vrimat nga hyn nė damarėt e gjakut, prej nga zgjohet gjithė ajo fuqi e fshehur e asaj mase tė qetė, zgjohet njė kėngė e harruar moti, kėngė e tyre, ndėrsa e huaja mbytet dhe s'di ta gjejė rrugėn e saj nga nyjat e shtrėnguara, por, sa herė dėgjohet ēiftelia, nyjat zgjidhen, kėnga gjėmon, turma kėndon bashkė me tė. Dhe ajo ka ditur gjithnjė tė bjerė, ta kėndojė kėtė kėngė edhe kur ka ditur tė bėhej e huaj, e largėt, e harruar... Ai gjithnjė i ka rėnė asaj. Kėtė rrugė e ka gjetur, Kėnga ėshtė mė e fortė se gjithēk
u ka thėnė qytetarėve qė, nė fillim, nuk e kanė besuar, por shpejt janė bindur, kur kanė dėgjuar tingujt e telave, tingujt e tyre, tingujt e gjakut. Dhe unė, sa kam friikė qė programi s'do tė ketė sukses,aq mė vjen keq pėr ēiftelinė e tij, pėr atė qė i dha udhė kėsaj kėnge, qė sot do tė kėndohet pa i ndalur nyjat. Ai s'do tė gjendet para qytetarėve, ēiitelia s'do tė dėgjohet.

S'e di, vallahi, s'ma merr mendja tė dalė gjė pa atė!

Tė them tė drejtėn, ma as qė mė shkohet, kė tė shoh, cullishtet?

Ashtu s'ibėn! Kjo ėshtė dita jonė, kush do tė shkojė, nėse jo ne?

Kėto biseda bėheshin pėrditė nė qytet. Edhe ata e dinin kėtė, prandaj unė me shokė gjithnjė e mė vėshtirė e kisha tė bėja diēka tė bukur, tė mirė, qė t'ia humbisnim gjurmėn mungesės sė tij.

Qyteti filIoi tė merrte pamje feste. Dyqanxhinjtė filluan t'i zbukuronin dyqanet, flamujt, u varėn nė tė katėr anėt. Era filloi t'i valėviste ngadalė,si tė donte t'i ajroste nė atė ditė vjeshte, se era myk kishte filluar t'u vinte, ngaqė shumė kohė kishin mbetur nė fund tė ēekmexheve tė vjetra, mbuluar me rraqe tė papėrdorshme.


«Hė, ē't'u kujtua, tani ?!»
«Unė nuk mundem! S'dua tė qeshin dynjaja me mua. Ja, qė tani i shah shikimet e tyre tė rrepta, mė duket si mė thonė: Ja, edhe ky na ,u bė t'i bjerė ēiftelisė? Ik teqe, mėr mistrec! Nuk mundem, jo. Nėmni cilindo instrument, ēiftelinė - jo!"


"Duhet tė kuptosh, s'kemi si t'ia bėjmė ndryshe. Duhet tė dalėsh. s'ka kėtu ndonjė qė t'i bjerė mė mirė se ti. Nu ke di vėlla, pse e nėnēmon veten, edhe unė marr pak erė prej kėsaj qafireje".

"Edhe ti kot lodhesh tė ma bėsh ejfin, kur nuk shkon, s'shkon!"
"S'mundem ndryshe", - them unė
"Pse jo? Tė shkojmė t'i themi. Ai e di mė mirė se ne si e presim. Ty edhe ta ēon fjalėn, si thua?"
"Ai, bre vėlla, s'pret tė lutur. Ta kishte mirė punėn, do tė vinte pa i thėnė askush. herėt, ėshtė, pgaė e re. varri bar nuk ka lėshuar mirė, kurse unė t'i them ta marrė ēiftelinė nė dorė! Si i thonė kėsaj pune? Jo, s'ma mban fytyra!"

Asnjeri nuk e di ē'tė thotė. Tė gjithė kanė mbetur tė menduar. Nė kėtė gjendje unė nuk di ē'tė them mė. Kėshtu ndodh ēdo ditė. Gjithnjė njėsoj. Sa fillojnė provat, ai qė i bie ēiftelisė ndalet, duke mos qenė i kėnaqur me vten (ose edhe pėr tjetėr send, qė unė shumė mirė e kuptoj dhe pastaj, duke parė se pėr shkak tė tij ndalet puna, vazhdon pėrsėri. Edhe sot si pėrpara. Ja, ai ēohet, merr ēiftelinė dhe provat nisin prej fillimit, por zbrazėtira diktohet menjėherė. Ftohtėsi nė fytyrat e tė gjithėve. Edhe kėngėtarėt kėndojnė pa gjak. Ata qė,kur kėndojnė, zėri u dėgjohet pas shtatė malesh, tani nuk di nėse e dėgjojnė veten. Ata, si tė ishin nė mendjen time, ndalen. Tė gjithė, si me urdhėr, kėngėtarit i mbetet kėnga nė fyt, ai qė i bie ēiftelisė e hedh qtė pėrtokė dhe s'ėshtė i qetė, bėn sikur do tė fshihet diku. Tė tjerėt mbeten tė shtangur.
"Mos de, se s'ka kuptim mė kėshtu!"- i them atij duke menduar se pėrsėri iu kujtua e vjetra, kur pėrskaj meje, me hapa tė lehtė, kalon ngadalė, ai, pa shikuar as majtas, as djathtas. Ecėn drejt binØčes dhe ndalet atje pranė shokėve tė vet.
"Befasoheni?" - pyet ai.
Askush nuk pėrgjigjet, befasia u shihet nė sy.
"ēiftelinė!" - thotė pastaj duke shtrirė dorėn.
"Ja!" . ia ofron ēiftelisti i ri.
"Kėsaj bjeri ti, ėshtė e jotja, mua mė jepni njė tjetėr!" - thotė ai, duke shikuar pėrpara me mall.
I japin njė ēifteli.
"T'ia fillojmė!" - thotė dhe ia nisi i pari.
Tė tjerėt mbeten tė habitur.
S'e dini kėtė kėngė? Kėtė e dėgjova nga jashtė!» Telat e ēiftelisė pėrsėri dridhen. Tė tjerėt i shkojnė pas. Kėnga gjallėrohet, zėri i kėngėtarėve dėgjohet pas nėntė malesh, tė gjithėve u qeshin fytyrat, kurse ēiftelia e ēiftelistit tė ri dėgjoihet si asnjė ditė pėrpara.
«Burra, ta bėjmė njė sefte!»
-u tha atyre dhe ia nisi kėngės sė vjetėr, asaj qė gjithnjė i binte me dėshirė. Rėndoi kokėn nė bishtin e ēiftelisė dhe lotėt filluan t'i lagnin faqet, por kėngėn nuk e ndalte.

Neve tė rrėqethurat na pėrshkonin trupin.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Arta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Wed Mar 19, 2008 4:20 pm

A S'PO KI NGE, A S'PO KI BASKIJA?
Ish kon shku njani musafir tu ni mik .Aty e gjet edhe nji plak.I zoti i shtėpisė po u ban muhabet sa po munet .Po bajn llaf.Musafiri po flet sa po munet e nuk po i mat fjalėt hiq .Po flet mar e mrapsht.I zoti i shpis s'po munet me ja prish se e kish musafir n'konake po ēuditet qysh po shuket plaku e nuk po e therr me fjalė.Dikur i foli plakut ;
-Plak ,-tha -shka po ban me qat shpi qi e ke nis?
Lanėn e ki bo gati edhe e ke afru .Pse s'po ja qet kulmin ?A s'po ki nge a s'po ki baskija ?
-Valla po kam baskija boll,- ja kthej plaku -po kom prit edhe do kohė e tash po e shoh qė i ka ardh vakti.
E t'ja nisi plaku me e vu nė lojė musafirin po ky prap nuk marrke vesh se duhet me i lan ren ndokujt me fol .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Arta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Thu Apr 24, 2008 4:33 pm

Andrra e Nastradinit
Njėherė Nastradini i kėrkoi bukė gruas.Ajo i solli njė copė tė madhe dhe ia vuri pėrpara.
-Grua,-i tha Nastradini,- ma jep edhe pak djathė.Djathi ėshtė njė ushqim i mire,ai tė hapė oreksin ,tė shton gjakun dhe tė pėrmirson shikimin.
-O zot!-iu pėrgjegj gruaja,-djathi mbaroi nuk ka mbetur mė asnjė copė.
-Mė mirė qė s'ka mbetur,-tha Nastradini .-Djathi tė prish dhėmbėt,tė shkakton dhembje tė forta nė stomak, tė shurdhon .
-Si kėshtu?- e ndėrpreu gruaja .-Ti njėherė thua ashtu e njėherė kėshtu,kė tė besojmė?
-Nė qoftė se do tė kishte djathė ,beso tė parėn ,deri sa nuk ka beso tė dytėn .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Arta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Thu Apr 24, 2008 4:37 pm

Shtėpi mė shtėpi
Njė nga miqėt e Nastradinit po i thotė hoxhės;
-Gruaja e jote gjezdis shtėpi mė shtėpi.
Nastradini i thotė;
-Ca mė mirė se kėshtu do t'i vijė radha tė vijė edhe nė shtėpinė time.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Arta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Thu Apr 24, 2008 4:46 pm

Kalendari
Siq thonė Nastradini gjithė kohėn e kalonte me lexime librash.Njėherė gruaja i tha atij;
-Kėte natė unė nuk mbylla sy deri nė mėngjes.Do t'i lutem Allahut qė tė mė shėndrroj nė libėr.
-Pse ?-pyeti Nastradini .
-Tė themė tė drejtėn,-u pėrgjigj gruaja -unė i kam zili kėta librat dhe dua qė tė bėhem libėr qėti mos t'i heqėsh sytė nga unė.
-Kur tė lutesh,-bėri shaka Nastradini,-porosite Allahun qė tė kthej nė kalendar.
-Pėrse ?-pyeti gruaja.
-Sepse ,-shpjegoi Nastradini,-kalendari vlen vetėm pėr njė vit dhe pastaj atė e zavendėsojnė me tė ri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Arta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Thu Apr 24, 2008 4:50 pm

Zbuloje para kujt tė duash
Gruaja e Nastradinit ishte shumė e shėmtuar.Njė ditė ajo i tha Nastradinit;
-Siq e di, ne gratė mbulojmė fytyrėn. Mė thuaj para kujt ta zbuloj e kujt jo ?
-Zbuloje para kujt tė duash!- i tha Nastradini ,-por vetėm para meje mbaje tė mbuluar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Sat Apr 26, 2008 3:20 am

Arta tė pėrgėzojė pėr punėn e palodhshme tė cilėn je duke e bėrė nė kėtė temė.

Ami, ami qato nanė grosh

Ish kan ra Nastradini n'gjumė. Tuj fjetė po she andėrr qi po ja fal dikush nanė grosh. Ky i bajke rixhe:" banmi dhjetė". Ai nuk i dhake mi nanė. Ky apet:" More banmi dhjetė". Ai nanė e s'i dhake ma shum.
Tuj i ba rixhe Nastradini, i duel gjumi. Kur i duel gjumi, e pa, i msheli sytė e tha: " Ami ami qata nanė grosh".

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Arta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Tue Apr 29, 2008 6:21 pm

TRE LLOK TRIMASH
[Rezinė,Gjakovė]
Ish kanė njė bisedė n'ni odė t'burrave edhe muerėn llaf punėn e trimave.I danė tre llojesh ;trim i egėr, trim i meēėm e trim i urtė . Njani pyeti e tha;
-Shka ban trimi i egėr?
-Trimi i egėr vetė t'nguc e me e nguc nuk duron.
-Po trimi i meēėm ?
-Trimi i meēėm me nguc nuk nguc ,po me e nguc nuk duron.
-Tė dy qiti pėrjashta ,se s,po vykan gja .Po shka ban trimi i urtė?
-Trimi i urtė me t'nguc nuk t'nguc edhe me ngucė, duron bukur shumė.
-Qeky ,-tha -tuk a taman trim.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Arta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Mon May 05, 2008 11:54 pm

Kallamoqi s'ka sabėr
[Hėrticė ,Gallap]

Njė hoxhė ,me njėfarė tubimi ,kish pas thanė se veē me sabėr u bahet ballė tė tana punėve.
Njani po i thotė;
-Veq nji punė hoxhė efendi nuk ka sabėr.
-Cila?
-Kallamoqi ,kur t'bahet m'u prashitė,s'ka sabėr.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Arta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Tue May 06, 2008 12:07 am

Lutu nė tė kthjellėt e jo kur tė vrahet

Ish kanė tuj ra shi e tuj murmurue ni katunar qi ish kanė me Dervishin ,kur veton e murmuron ,nisi me ra shahadet;
-La ila ilallah !Pshtona o zot prej kėsaj vetime e murmurime !
Dervishi e pa qė ai katunari po lutet prej tutės ,e i tha;
-A'kan dasht m'u lutė pėr s'kthjellti e jo kur tė vrahet .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Tue May 06, 2008 1:12 am

E dveten njanin :

- Sa djelm i kie ?
- I kam dy, veē e kam njanin sakat.
- Pse e ki sakat ?
- Se e pin duhanin.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Tue May 06, 2008 1:14 am

- A ta kana rakinė ?
- Stakfurullah !
- Pa pare a qillue.
- Eh, ishalla s'a gjynah !

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Tue May 06, 2008 1:15 am

E pveten njanin pėr Ramazan:
- Si i ki puntėt ?
- Si pėr Bajram.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
stabili
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 459
Age : 59
Vendi : Kosove
Registration date : 10/05/2008

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Mon May 12, 2008 11:07 pm

Njani e kish pas; gruen e keqe(e vet ish kane pak i lanun)dhe shoket e keshillojne me e leshue(divorcu).Mas nji kohe ktij; ju mbushe mendja me i ndegju shoket po paraprakisht dojke me u siguru dhe i pyet kta(shok;t):
-masi ta leshoj gruen cka marr; ne vend t; saj;?
shok;t ju pergjigjen:
-grue-cka ki me marre tjeter!?
A dini cka,ju thot ky:
-grue per grue po e mbaje qete qe e kam!
Me kane qe marr naj send tjeter hajde de...!!!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Nezir Myrta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Male
Numri i postimeve : 660
Age : 105
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Mon May 12, 2008 11:32 pm

Njoni kahmoti i gjet nji palė brek dhe i veshi nėn tirqė (se moti burrat kanė veshė veē tirqė, pa nėnveshje) dhe kur i erdhi nevoja, zdeshi tirqit dhe harroi t'i zdeshė edhe brekėt edhe pasi kreu nevojen, shikoi poshtė, nuk sheh kurgjo edhe shkoi nė shpi i kallxoi tė shoqes:
- Sot jam bo profet! - i tha ai, sepse kreva nevojen e nuk pashė asgjo n'tokė! E shoqja i tha:
- Zdeshi tirqit!? Kur i zdeshi tirqit ajo e pa mbrapa dhe i tha:
- O Njeri, ti nuk tek je bo profet, po tek je bo ibret!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Arta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Wed May 14, 2008 12:33 am

E ki flliqė vetė shpinė tane

{Meshinė ,Gollak]

N'kėtė malsinė tonė shumkush e ka lshue shpinė ,e ka lanė shkret e ka shkue n'shehėr.E shpija batall po bahet loja e thmive e p'e flliqin e shka s'po bajnė n'ta.
-Kush ma ka flliqė shpinė ?-veti njani qi e kish pa lanė shpinė e vet shkret.
-Tuk se ja ke kthye shpinėn shpisė tane ,e ke flliqė vet - i tha ni plak i katunit
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Arta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Wed May 14, 2008 12:42 am

Si fiket njeriu ?

[Leēinė,Drenicė}

Ish kanė ni katunar tu Ramadan Shabani edhe i thotė ;
-Ramadan aga ,gjithė njerzit vinė e t'vesin pėr t'mirė.Unė due me t'vetė pėr t'keq.
-Ani - iu pėrgjegj Ramadan Shabani ,-unė edhe ato i di ,ēka do me vetė?
-Deshta me t'vetė qysh fiket njeri ma s'shpejti?
-Po - tha -tri sene e fikin njeriun ma s'shpejti; nguc e mos duro ,rri e mos puno edhe kėrko e mos fito.Me qeto tė trija fikėn e ke n'derė 'i sahat e ma parė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Sat Feb 21, 2009 7:17 pm

Histori: «Maqedonia dhe Aleksandri i Madh»


Arritja e fiseve tė Europės para se tė lindnin detet dhe si erdhėn grekėt e parė nė barka. Pse Leka i Madh ka lindur nė Emadhia dhe udhėtimi i tij nė Maqedoni.
Pasi ju dhashė trajtimin qė historianėt e lashtėsisė i jepnin Maqedonisė po sjell nė vėmendjen tuaj faktin se si e njohin shqiptarėt historinė e tyre. Si ėshtė transmetuar kjo histori nga brezi nė brez nėpėrmjet kėngėve, gojėdhėnave dhe miteve. Mė poshtė po sjell bisedėn qė shkrimtarja amerikane Rose Lain ka bėrė me disa malėsorė shqiptarė. Kjo bisedė ėshtė pėrfshirė nė librin e saj "Majat e Shalės" (Nga Linda).
[Miqtė e ardhur nga Amerika po bisedonin nė njė dhomė malėsie dhe i zoti i shtėpisė po ju tregonte pėr legjendėn e burrit tė Malit tė Sharrit. Pasi dėgjoi legjendėn mikja amerikane ndėrhyn]
"Nė zhgėnjim e sipėr, unė fola tepėr herėt, duke harruar se Rexha ishte pėrkthyes i shkėlqyer. "Por kjo nuk ėshtė shqiptare; kjo ėshtė greke", thashė unė. "Tash mė kujtohet se e kam lexuar para shumė vjetėsh".
"Po, edhe unė", shtoi Aleksa dhe fjalėt e saj u puqėn me ato tė Rexhės, qė po i thoshte fjalėt e mia duke i kthyer nė shqip.
"Po", tha plaku me ironi. "Ėshtė kėngė greke – ėshtė greke aq sa ėshtė grek edhe Leka i Madh".
Unė e kisha falenderuar plakun me njė fyerje, ngaqė edhe vetė gegėt e mbajnė nė zemrat e tyre kujtimin se grekėt e mbajnė Janinėn tė pushtuar dhe kujtimi i fshatrave tė djegura dhe i shqiptarėve tė therur nė Epir, nuk ka mė shumė se gjashtė vjetė qė ka ndodhur. Nė njė ēast shkujdesjeje, unė kisha ngjallur ca nga ato kujtime qė djegin nė netėt e pagjumė. E quaja veten tė marrė, sa dėgjoja zėrin tim se si pėrpiqej tė varoste atė gabim tė pandreqshėm me fjalė tė ngutshme. "Ē'ėshtė Leka i Madh?"
Francesa dhe Aleksa ishin dhėnė pas njė ēante me artikuj mitologjikė dhe Rexha u pėrgjigj: "Nuk e di si e quani ju nė anglisht, mis Lejn. Leka i Madh ka qenė mbreti ynė para shumė e shumė vjetėsh, i cili doli nga malet dhe pushtoi tė gjitha qytetet e botės. Ai ishte i biri i mbretit tonė tė njėzetė dhe ishte luftėtar i madh. Ma merr mendja se ju me siguri do ta keni njohur me ndonjė emėr nė anglisht. Ne e quajmė Leka i Madh. Sepse kemi pasur dhe mbretėr tė tjerė me emrin Lekė".
"Leka i Madh", klithi Francesa, me tė dėgjuar kėtė emėr. "Alexander the Great! (Aleksandri i Madh). Ē'thonė pėr tė?"
Djaloshi nė kėmishėn ushtarake amerikane nuk ia kishte vėnė veshin rrėfimit pėr orėn, por dėgjoi menjėherė fjalėt e Francesės dhe i keqkuptoi. "Aleksandri grek?", pėrsėriti a. "Aleksandri nuk ka qenė grek; ka qenė shqiptar":
"Do tė thuash se nėnėn e kishte shqiptare", tha Francesa.
Djaloshi foli me qortim. "Do tė thuash se babėn jo? Kur ke dėgjuar ti tė jetė martuar njė mbret shqiptar me njė grua tė huaj? Shqiptarėt martohen me shqiptarė. Kur Filipi i Dytė u martua, ai u martua me njė grua prej popullit tė vet, siē ka qenė gjithmonė zakoni. A guxojnė grekėt tė thonė se Filipi ka qenė grek? Po tė ishte grek, asnjė i parė i shqiptarėve nuk do t'i jepte bijėn pėr grua. Edhe atėherė ne malėsorėt i kemi urryer grekėt".
"Mirėpo, Filipi i Maqedonisė - ka qenė maqedonas", - mezi fola unė. "A nuk ka qenė maqedonas? Dhe, maqedonasit nuk kanė qenė shqiptarė, apo jo":
"Pyete plakun se ē'di pėr Lekėn e madh Rexhė", tha Francesa. Por, plaku duke thithur qelibarin me gojėn e tij tė padhėmbė, ende nuk ishte shkoqur nga kėnga e burrit tė Malit tė Sharrit.
"Gjėrat qė jua tregova i kanė ndodhur njė shqiptari tė bajrakut tė Malit tė Sharrit", tha ai. "Kėtė kėngė e kanė kėnduar malėsorėt qė nga ditėt kur ka ndodhur e deri te ditėt e babait tim. Grekėt kanė qenė njerėz tė vegjėl, kureshtarė, qė loznin me letėr dhe me shkrola qė kur ia behėn nė brigjet tona me barka, shumė moti - qindra e qindra vjet para se tė vinin romakėt. Ne u dhamė strehė, i lamė tė vinin nė brigjet tona, i lamė tė vinin nga dete tė ftohta, tė vendoseshin nė tokat tona dhe ata janė mysafirė qė vjedhin mikpritėsin. Ata kanė vrarė popullin tonė; ata na e kanė marrė Janinėn. Le tė na i lenė kėngėt dhe mbretėrit tanė tė qetė. "Grek!", tha ai duke mėrmėritur. "Sė shpejti do tė na e kėrkojnė edhe malin e Shoshit!"
Aq m'u ngjall kureshtja, saqė gishtėrinjtė mė dridheshin dhe shkronjat mė shtrembėroheshin nė fletore. Fletorja e pikuar me ngjyrė dhe e pėrlyer nga shiu, mė nxjerr sot pėrpara si njė kristal para njė gejzeri figurėn e atij burri nė muzgun e ngrohtė tė shtėpisė sė Sadri Llukės. Rrėketė e shiut mbi ēati, aromėn e kafesė dhe tė tymit tė duhanit, fėshfėrimėn e butė tė opingave qė ēapitnin nėpėr korridorin e gjatė tė njerėzve qė rrėfeheshin mė gjunjė para atė Marjanit.
"Grekėt kanė ardhur nė brigjet tuaja?, thumbisa unė plakun. "Por, nė libra shkruan se ata kanė ardhur prej tokave tė ujitura nga Danubi, nga lumi qė rrjedh nėpėr Beligrad nė Detin e Zi. Shkruan se ata kanė ardhur nėpėr Ballkan pėr tė ndėrtuar qytetet e tyre tė mėdha dhe tė bukura nė brigjet e Egjeut. Dhe, kund nuk shkruan pėr shqiptarėt. Prej nga kanė ardhur shqiptarėt?"
Kėto fjalė shkaktuan njė ndjenjė sensacioni. Sy tė shkruar e tė kaltėr u ngulitėn mbi mua nė habi. Njė meso burrė, qė kishte ardhur nga dhoma e rrėfimit dhe kishte varur pushkėn bashkė me tė tjerat pranė oxhakut dhe po mbėshtillte njė cigare u ndal me cigaren gjysmė tė mbushur dhe ma nguliti shikimin. "Nuk shkruan se prej nga kanė ardhur shqiptarėt?", pyeti ai me njė zė mosbesues. "Po, me siguri e tėrė bota e di se prej nga kanė ardhur shqiptarėt".
E sigurova se shkruante vetėm se grekėt, kur erdhėn, gjetėn kėtu ca fise tė egra, origjina e tė cilave nuk dihej. Por, mendohej se kėto fise ishin popuj tė vjetėr tė Europės, qė ishin zhdukur kur arritėn popujt e sotshėm. Unė u ndala pėr tė mos iu bėrė tė njohur migrimet e arianėve nga India, qė ishin shuar, thashė unė, kur qytetėrimet e sotshme lindėn nė botė. Dhe, i pari i kėtyre qytetėrimeve ishte ai grek.
I porsaardhuri mbaroi cigaren mendueshėm, e vuri nė kamish, e ndezi me njė gacė dhe pėrmbylli fjalėt e tij me njė proverb shqiptar. "Ėshtė shumė e vėrtetė", tha ai, "se vetėm luga e di se ē'ka ka vegshi"!
"Dhe, kur e kam fjalėn te greku", tha njė kryepar tjetėr, "tė mos harrojmė ē'kanė thėnė tė parėt: Lisi i tha sėpatės, "pse mė pret, kur s'tė kam bėrė gjė". Dhe, sėpata ia priti, "ti vetė mė ke dhėnė bishtin".
Plakut i kishte kaluar hidhėrimi. Ai tani na shihte me keqardhje, si dikė qė e kishin fyer nga padija. "Nėse zonjat amerikane duan tė dinė se ē'na kanė thėnė tė parėt tanė, qė e kanė mėsuar nga etėrit e tyre dhe ata nga gjyshėrit, do tė flas", tha ai. Kėto tė gjitha janė shumė tė moēme dhe asnjė nuk shkruhet nė libėr, ndaj janė tė vėrteta. Unė jam plak dhe kam parė se kur burrat zbresin nė qytet pėr tė mėsuar se ē'ka nė libra, ata kthehen me pėrbuzje pėr urtėsinė e etėrve tė tyre dhe, duke harruar ēdo gjė, flasin marrėzira, fjalėt qė nuk kanė lidhje me njėra-tjetrėn. Por gjėrat qė njė njeri i di, ngaqė i ka parė vetė, gjėrat pėr tė cilat ai mendon kur gjendet nė udhė dhe kur rri ulur pranė zjarrit, ato gjėra janė tė shėndosha. Pastaj, kur njeriu ėshtė i vetmuar, ai u gjen fjalė atyre gjėrave e fjalėt bėhen kėngė dhe kėnga mbetet ashtu siē ėshtė, nė kujtesėn e atyre qė dėgjojnė. Si kėnga e burrit tė Malit tė Sharrit. Ndaj, kėto gjėra nė kėngėt tona janė tė sakta, se unė di shumė kėngė pėr shumė gjėra, por nuk ka kėngė qė thotė se kėnga tjetėr ėshtė rrenė.
"Tashti gjithmonė thuhet nė kėngėt tona se shqiptarėt kanė ardhur shumė kohė mė parė nga lindja, nga njė vend i dendur pėrtej maleve tė lindjes. Atėherė Deti i Zi nuk ka pasur ujė. Njerėzit kaluan male e fusha nė shumė fise. Ishte vend me shumė kafshė, tė shijshme pėr t'i ngrėnė pas therjes. Kėta popuj, atėbotė nuk janė quajtur shqiptarė, por secili fis kishte emrin e vet, emrin e tė parit tė vet. Kėta popuj, qė ishin stėrgjyshėrit tanė, zunė tėrė vendin nga lumi nė veri, qė kalon sot nėpėr Beligrad, e deri te fushat nė jug qė sot janė det.
"Nuk e di se sa kohė jetuan atje para se fushat tė bėheshin det. Ra njė shi qė ishte si shiu qė po bie sot, dhe erdhi njė ujė qė doli nga toka. Kėshtu u bėnė dete, nė lindje, perėndim dhe jug, dhe shumė fise, shumė fise tė mėdha, u mbytėn nė to. Kėtė ma ka treguar gjyshi dhe ai mė ka thėnė se gjyshi i tij i kishte treguar se kishte qenė njė kėngė me emrat e tė gjitha fiseve tė humbura, njė kėngė vajtim pėr ato fise, qė i kishte ngrėnė deti. Por gjyshi i gjyshit nuk e kishte dėgjuar atė kėngė. Kėngė tė reja dalin ēdo ditė, kurse tė vjetrat harrohen dhe ne kemi vuajtur shumė qė kur kėto fise tė harruara kanė pushuar sė jetuari.
"Por, njė gjė duhet ta kuptoni. Grekėt erdhėn pasi erdhėn detet. Ata erdhėn nė barka nga pėrtej deti dhe ata ishin njerėz tė ēuditshėm, qė kurrė nuk i kishim parė, qė flisnin njė gjuhė tė huaj. Barkat e tyre arritėn nė jug dhe etėrit tanė nuk kishin parė ndonjėherė barka. Kėshtu erdhėn grekėt. Ata vinin e vinin dhe u ndalėn e bėnė qytete. Etėrit e shqiptarėve qėndronin nė male dhe i vėshtronin, zbrisnin e u jepnin dhurata. Ne nuk i vramė, dhe mund ta bėnim kėtė, ngaqė ishin tė paktė dhe tė dobėt, dhe atėherė nuk kishte Fuqi tė Madhe.
"Grekėt gjithmonė kanė qenė popull i butė. Pos njė fisi tė tyre emri i tė cilit nuk mė kujtohet. Nuk kishte fis me luftėtarė tė zotė. Por shumica e grekėve ishin njerėz tė rrafshit. Qė nga e para, ata kishin dėshirė tė uleshin e tė mendonin, tė flisnin dhe tė shkruanin dhe t'ia lexonin njėri-tjetrit atė qė kishin shkruar. Kjo ishte kėnaqėsia e tyre.
"Pėr kėtė arsye, tė gjithė malėsorėt qė ua donte qejfi tė kėnaqeshin si ata, zbrisnin nė qytetet e tyre dhe mėsonin nga grekėt si tė shkruanin dhe pasi tė kishin mėsuar, qėndronin atje, shkruanin e lexonin atė qė kishin shkruar dhe kėshtu u kalonin ditėt dhe pėr ta nuk kėndoheshin kėngė. Por grekėt nuk dilnin nė male. Kur, mė nė fund, malėsorėt vajtėn nė Greqi te mbreti i tyre, atėherė nuk pati mė Greqi. Dhe, sot e kėsaj dite nuk do tė kishte pasur Greqi, po tė mos ishin tė Pesė Krajlat qė ua dhanė dorėn nė Ballkan".
Plaku nuk foli pa ndėrprerje. Kishte pėshpėritje dhe ndihmė nga dėgjuesit e tjerė dhe aty - kėtu ndonjė pyetje nga ne. Dhe ne na u desh ta kthenim te Leka i Madh, ngaqė politika e kohės sė tij ishte mė e freskėt nė kokėn e tij dhe mė ngacmuese pėr ndjenjat.
"Leka i Madh nuk ka qenė njeri i menēur si i ati, por ai ka qenė kryepar dhe luftėtar e prijės i luftėtarėve tė mėdhenj", tha ai. "Para tė atit, ka pasur njėzet e njė mbretėr, qė ishin mbretėr tė tė gjitha fiseve prej Detit tė Zi e deri nė Adriatik, nė veri tė fiseve tė grekėve. Fisi ishte bėrė nga Karana, qė ishte kryepar i huaj nga brigjet lindore tė Detit tė Zi. Ai kapėrceu detin, bėri njė mbretėri tė bashkuar dhe kryeqyteti i saj ishte qyteti i Emadhisė. Pas tij, erdhėn kėta mbretėr: Cenua, Trimi, Perdika, Argua, Filipi, Ajeropi, dhe Ajeropi ishte mbreti i parė, familja e tė cilit ishte nga gjaku i pastėr i tė parėve tanė, qė erdhėn tė parėt nga lindja. Pas tij erdhėn kėta mbretėr: Alqeti, i biri i Ajeropit; Arminti, i biri i Alqetit, qė ishte aleat i Dariut, mbretit tė Persisė. Pastaj, Leka, i biri i Amintit; Perdika i Dytė, i biri i djalit tė Perdikės, Arqelloja, i biri i Lekės; Oresti, i biri i Perdikės sė Dytė; Arqeloja i Dytė, i biri i Arqellos; Arminti i Dytė, i biri i Arqellos sė Dytė; Pafsania qė ishte i huaj; Arminti i Tretė, i biri i Armintit tė Dytė; Leka i dytė, i biri i Armintit tė Tretė; Ptolemeun, qė ishte i huaj; Perdika i Tretė i shtėpisė sė Perdikės; Arminti i Katėrt, i biri i Lekės sė Dytė; Filipi i Dytė i biri i Lekės sė Dytė dhe Leka i Madh, i biri i Filipit tė Dytė. Pas Lekės sė Madh erdhi Filipi i Tretė…"
Por kėtu ndėrpritet gjenealogjia, ngaqė ne donim tė dėgjonim mė shumė pėr Lekėn e Madh dhe nuk iu kthyem mė rrėfimit pėr trashėgimtarėt e tij.
"Leka i Madh ka qenė i lindur nė Emadhi nė Mat", foli plaku, i ndėrprerė nga tri klithma tė vogla galdimi.
"Aleksandri i Madh i lindur nė Shqipėri!", bėrtitėm ne.
"Po, shkruan se ai ka lindur nė Maqedoni!"
"Ka pasur atė kohė dy kryeqytete tė mbretėrisė sė bashkuar", tha plaku. "Ka qenė Pela, mes Selanikut dhe Manastirit dhe Emadhia, kryeqyteti i vjetėr, qė shtrihej nė luginėn qė tani quhej Mati. Nė Pela dhe Emadhia, Filipi i Dytė kishte shtėpi tė mėdha dhe rrinte herė nė Pela, herė nė Emadhia. Filipi i Dytė kishte hall me tė shoqen, sepse asaj i pėlqente Emadhia dhe nuk vente me tė nė Pela. Ajo, ē'ėshtė e vėrteta, shkonte, por nuk i pėlqente. Dhe, belaja kishte plasur pėr shkak tė njė gruaje greke tė Pelas. Nuk mė kujtohet kėnga, por ma merr mendja se ky ishte njė trillim dhe marrėzi, ngaqė Filipi i Dytė ka qenė burrė i mirė dhe mbret i urtė. Por, e vėrteta ėshtė se, para se tė lindte Leka i Madh, e ėma iku nga Pela dhe u kthye nė qytetin e Emadhisė dhe Leka i Madh u lind nė Emadhia, ku jetoi derisa la djepin. Ai i hipi kalit pėr herė tė parė kur vajti nė Pela, kurse Filipi i Dytė doli nga Pela pėr ta pritur dhe ndodhi qė pikėrisht nga kali Leka i Madh e pa pėr herė tė parė tė atin.
"Dhe, thuhet se, kur Leka i Madh vajti me kalė nga Emadhia, me tė ėmėn dhe me shumė krerė tė malėsorėve, ata kaluan nėpėr fushėn e Bulqizės, ku ka plot burime me ujėra tė ēuditshme dhe se kur po kalonin nėpėr pyll, atė botė kishte njė pyll tė madh nė Bulqizė, ku sot gjenden arat me grurė. Ata u ndalėn tė pushonin pranė njėrit prej kėtyre burimeve, nė njė vend ku shkėmbinjtė janė tė vendosur rend e rend. Atje ata dėgjuan njė zė kėndimi nė njė gjuhė tė huaj, por fundin e kėngės e kuptonin dhe fundi i kėngės thoshte, "Rroftė Leka, i biri i Filipit tė Dytė, Leka i Madh, mbret i botėrave!"1
"Filipi i Dytė ishte shumė krenar me tė birin dhe krenaria e bėri tė bėnte gabimin mė tė madh qė mund tė bėjė njė mbret i mirė dhe i urtė. Ai tha se do ta bėnte Lekėn e Madh mbret tė botės dhe kjo ishte gjė e mirė, por ai mendonte se tė ishte mbret i botės ai, duhej tė ishte mė i ditur se ai vetė. Ndėrsa tė gjithė pleqtė, qė e dinė ē'ėshtė bota, e dinė se tė jesh i fortė dhe i paepur, do tė thotė tė jesh i fuqishėm dhe tė jesh i mėsuar, do tė thotė tė jesh nė ėndrra dhe i pavendosur. Nė krenarinė dhe verbėrinė e tij, Filipi i Dytė dėrgoi nė Greqi qė tė merrnin njė shqiptar qė kishte mėsuar veset e grekėve dhe atij njeriu ai ia besoi tė birin qė t'i mėsonte librat".
"Vėrtet, ē'ėshtė shumė, ėshtė shumė!", tha Aleksa "Aristoteli shqiptar?"
"Po", vazhdoi plaku, duke hequr qelibarin nga buzėt dhe duke u pėrgjigjur i qetė me tė dėgjuar kėtė emėr, "ai quhej Aristotel dhe vinte nga njė familje e fisit tė Ajeropit, i ati i tė cilit kishte vajtur nė njė fshat nė Maqedoni dhe atje u bė tregtar. Pasi qė ishte i pasur, ai dėrgoi tė birin, qė i pėlqente mė shumė mendimi se veprimi, qė tė mėsonte mėnyrat greke tė tė menduarit. Dhe, ishte ky njeri qė u soll nga Filipi i Dytė pėr t'ia mėsuar tė birin, ndonėse kishte shumė krerė tė malėsorėve qė do tė mund ta mėsonin atė se si tė bėhet burrė dhe prijės i burrave.
"Ishte si ishte Leka i Madh u bė mbret i botės. A shkruan kėshtu nė libra? Po? A shkruan gjithashtu se ai u bė mbret i botės nga krerėt e malėsorėve qė e donin tė atin e tij dhe se Leka i Madh nuk qe burrė as prijės i burrave? A shkruan se kur malėsorėt u kthyen nė vendet e tyre pasi shoqėruan Lekėn e Madh deri nė fund tė botės, kėnduan njė kėngė qė thoshte se ishte gjė e mirė qė sytė e Filipit tė Dytė ishin mbyllur pėrjetė, qė tė mos mund tė derdhnin lot turpi pėr tė birin? A shkruan se ky dėnim iu bė shqiptarėve nga njė njeri qė kishte zbritur nė qytete pėr tė mėsuar nga grekėt si tė urrente popullin e vet?"



vazhdon....

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Prozė popullore nga trevat shqiptare
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: