Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Prozė popullore nga trevat shqiptare551
Share | 
 

 Prozė popullore nga trevat shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Arta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve: 760
Registration date: 06/09/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Mon Mar 17, 2008 9:34 am

Sa e more kashtėn Dervish?

Shkon Dervish Gogjuli n'bajic me bujt te ni mik iveti .Bohet nji pshtjellim atė nat- luftojnė cubat me xhandar. Kur ikin cubat.ēohen xhanarėt e bastisin nėpėr shtėpija .
E gjejnė Dervishin te miku.E pyesin ;
-Pej kahi je ti?
-Pej Makėrmali.
Xhanarėt po kujtojnė se ky a najfar dallavergjijee ky i shkreti ish kon shku musafir .Marrin xhanarėt e e rrehin ,ja japin 25 huj .Dervishi edhe zaif u bo pėr dyshek .Merr ai miku e po e shtron kerrin plot kashtė e e qet Dervishin n'ker rme e ēu n'shpi tė vet se s'ish i zoti me ec n'kom tė veta .
Tuj shku udhės nėpėr katune po e vesin hallki ;
-O Dervish !
-Hoja !
-O ku e bleve kta kashtė,more?
--O n'Bajic.
-Ka sa e more,allahile?
-Ka 'izet e pes huj kerrin !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak


Numri i postimeve: 2974
Registration date: 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Tue Mar 18, 2008 2:56 pm

A ka ma t'fort se un?

Na ishte nje her ne nje vend nje njeri i cili kishte veten ne qef dhe ia mbante vetit per trimri te madhe.Nje dit merr pushken dhe nise me lyp ma t'fort e ma trim se ai dikund.Takohet ne nje njeri e ai e pyt se nga po shkon.Po shkoj me lyp a ka ma t'fort se un.Per tia bere rrafsh udhetari i thote ska valla.Keshtu takohet ne disa njerz dhe ia leshojn udhen.Kur nje dit i afrohet hijes se nje Ahu,afer nje rrjedhe uji,dhe sheh nje burr aty.Kah je nis bre udhtar i thot ai.Jom nis me lyp a ka ma t'fort e ma trim se un-ia kthen ky.A gjete bre-e pyet burri.Jo i thot ai.Pse qka ke ba ti qi koke kaq trim.Po qe pershembull-i thot "trimi",largohu ti 100 hapa qite mollen mbi kry e un ta rroki mollen pa te demtu ty.Largohet burri 100 hapa e ven mollen mbi kry.Ky mbush pushken matet dhe e godet mollen.Ateher burri i thot,pa veje ti tash mollen ne kry e largov 100 hapa,se edhe une di qisi trimnije e ta rroki mollen mbi kry.Ateher udhetari i thot burrit-eiiii e ku po e di un a din ti me gju a jo.Burri ia kthen-Pse un ku e dita?

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7555
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Wed Mar 19, 2008 4:41 am

Marrė nga libri "Djepi i lashtė" - tregime, botuar nga Shtėpia botuese "Naim Frashėri", Tiranė, 1981

Ajri Begu - ĒIFTELIA

Ende kam parasysh varrimin e tė birit, jo se s'janė bėrė mirė tre muaj, jo edhe pėr gjithė xhematė qė kishte ardhur atė ditė (kishin ardhur nga ta merr e s'ta merr mendja, por pėr qėndrimin e tij burrėror, se nuk u ligėshtua asnjė ēast, por mbante koken lart dhe sikur thoshte:

- Ju paēa, vėllezėr! Qofshi me jetė tė gjatė! Si shihni, unė jam vetėm, ju kam ju dhe fėmijėt tuaj janė edhe tė mitė!

Nė vend qė tė qante vetė pėr tė birin, me kėtė qėndrim na shtyu tė qajmė ne pėr tė.
- Sadakė, mos i paēa! Mos dhashtė zoti tė mė vdesė mua djali i vetėm, se...- fshin lotėt njėri prej qytetarėve.- nuk e di a mund tė qėndroj nė kėmbė.

- Vėrtet, qenka i fortė! Unė jam nga njė anė tjetėr dhe deri sot nuk e kam njohur. Baba mė dėrgoi, se ai ishte pa qejf.

Hallall tė qoftė gjithė ajo rrugė! - thotė njė tjetėr.

Atė ditė, njė gjilpėrė s'kishte ku tė hidhje nė varressa. Tė gjithė e njihnin, tė gjithė donin ta nderonin, ta lehtėsonin, bile edhe ata qė vetėm kishin dėgjuar pėr tė, katundarė e qytetarė dhe sa e sa krahinave tė tjera.

Pastaj u tėrhoq nė shtėpi. Rrallė dilte nė qytet. Nuk ishte mė me shokė si pėrpara. Ndiente qė nuk ishte ai ipari, gazmori, prandaj nuk donte t'ua prishte ahengjet me dhimbėn qė kishte. Edhe ata nuk donin ta shqetėsonin, prandaj nuk e thėrrisnin nė ndeja, por i shkonin nė shtėpi, pinin nga njė kafe dhe dilnin shpejt. S'mund tė rrinin mė gjatė, u vinte keq, rėndė. Ai kėnaqej kur shhte si gjallonin tė tjerėt, kėnaqej me gėzimet e tyre, por... vetė nuk ishte mė i atyre gėzimeve...

Dita po afrohet.

Sa mė tepėr afrohet kjo ditė, aq mė tepėr hyn frika tek unė. Vėrtet ēdo gjė shkon mirė, tė gjitha i nėnshtrohen madhėshtisė sė kėsaj dite. Qytetarėt, me harenė dhe sakrifilcat e tyre, janė gati qė kėtė ditė ta bėjnė edhe mė madhėshtore, por unė... dyshoj. Nuk besoj tė kemi sukses. Njerėz kemi, mjaft bile. Ky vend gjithnjė ka pasur njerėz pėr kėtė tė keqe, par, pa tė, nuk di sa do tė kemi sukses. Ai ėshtė kryesori, duhet t'i japė ngjyrėn ritmin programit tonė. Nėse nuk vjen kot do t'i zhgėnjejmė qytetarėt. Tė gjithė janė mėsuar me ēiftelinė e tij, e cila ua ka mėsuar vrimat nga hyn nė damarėt e gjakut, prej nga zgjohet gjithė ajo fuqi e fshehur e asaj mase tė qetė, zgjohet njė kėngė e harruar moti, kėngė e tyre, ndėrsa e huaja mbytet dhe s'di ta gjejė rrugėn e saj nga nyjat e shtrėnguara, por, sa herė dėgjohet ēiftelia, nyjat zgjidhen, kėnga gjėmon, turma kėndon bashkė me tė. Dhe ajo ka ditur gjithnjė tė bjerė, ta kėndojė kėtė kėngė edhe kur ka ditur tė bėhej e huaj, e largėt, e harruar... Ai gjithnjė i ka rėnė asaj. Kėtė rrugė e ka gjetur, Kėnga ėshtė mė e fortė se gjithēk
u ka thėnė qytetarėve qė, nė fillim, nuk e kanė besuar, por shpejt janė bindur, kur kanė dėgjuar tingujt e telave, tingujt e tyre, tingujt e gjakut. Dhe unė, sa kam friikė qė programi s'do tė ketė sukses,aq mė vjen keq pėr ēiftelinė e tij, pėr atė qė i dha udhė kėsaj kėnge, qė sot do tė kėndohet pa i ndalur nyjat. Ai s'do tė gjendet para qytetarėve, ēiitelia s'do tė dėgjohet.

S'e di, vallahi, s'ma merr mendja tė dalė gjė pa atė!

Tė them tė drejtėn, ma as qė mė shkohet, kė tė shoh, cullishtet?

Ashtu s'ibėn! Kjo ėshtė dita jonė, kush do tė shkojė, nėse jo ne?

Kėto biseda bėheshin pėrditė nė qytet. Edhe ata e dinin kėtė, prandaj unė me shokė gjithnjė e mė vėshtirė e kisha tė bėja diēka tė bukur, tė mirė, qė t'ia humbisnim gjurmėn mungesės sė tij.

Qyteti filIoi tė merrte pamje feste. Dyqanxhinjtė filluan t'i zbukuronin dyqanet, flamujt, u varėn nė tė katėr anėt. Era filloi t'i valėviste ngadalė,si tė donte t'i ajroste nė atė ditė vjeshte, se era myk kishte filluar t'u vinte, ngaqė shumė kohė kishin mbetur nė fund tė ēekmexheve tė vjetra, mbuluar me rraqe tė papėrdorshme.


«Hė, ē't'u kujtua, tani ?!»
«Unė nuk mundem! S'dua tė qeshin dynjaja me mua. Ja, qė tani i shah shikimet e tyre tė rrepta, mė duket si mė thonė: Ja, edhe ky na ,u bė t'i bjerė ēiftelisė? Ik teqe, mėr mistrec! Nuk mundem, jo. Nėmni cilindo instrument, ēiftelinė - jo!"


"Duhet tė kuptosh, s'kemi si t'ia bėjmė ndryshe. Duhet tė dalėsh. s'ka kėtu ndonjė qė t'i bjerė mė mirė se ti. Nu ke di vėlla, pse e nėnēmon veten, edhe unė marr pak erė prej kėsaj qafireje".

"Edhe ti kot lodhesh tė ma bėsh ejfin, kur nuk shkon, s'shkon!"
"S'mundem ndryshe", - them unė
"Pse jo? Tė shkojmė t'i themi. Ai e di mė mirė se ne si e presim. Ty edhe ta ēon fjalėn, si thua?"
"Ai, bre vėlla, s'pret tė lutur. Ta kishte mirė punėn, do tė vinte pa i thėnė askush. herėt, ėshtė, pgaė e re. varri bar nuk ka lėshuar mirė, kurse unė t'i them ta marrė ēiftelinė nė dorė! Si i thonė kėsaj pune? Jo, s'ma mban fytyra!"

Asnjeri nuk e di ē'tė thotė. Tė gjithė kanė mbetur tė menduar. Nė kėtė gjendje unė nuk di ē'tė them mė. Kėshtu ndodh ēdo ditė. Gjithnjė njėsoj. Sa fillojnė provat, ai qė i bie ēiftelisė ndalet, duke mos qenė i kėnaqur me vten (ose edhe pėr tjetėr send, qė unė shumė mirė e kuptoj dhe pastaj, duke parė se pėr shkak tė tij ndalet puna, vazhdon pėrsėri. Edhe sot si pėrpara. Ja, ai ēohet, merr ēiftelinė dhe provat nisin prej fillimit, por zbrazėtira diktohet menjėherė. Ftohtėsi nė fytyrat e tė gjithėve. Edhe kėngėtarėt kėndojnė pa gjak. Ata qė,kur kėndojnė, zėri u dėgjohet pas shtatė malesh, tani nuk di nėse e dėgjojnė veten. Ata, si tė ishin nė mendjen time, ndalen. Tė gjithė, si me urdhėr, kėngėtarit i mbetet kėnga nė fyt, ai qė i bie ēiftelisė e hedh qtė pėrtokė dhe s'ėshtė i qetė, bėn sikur do tė fshihet diku. Tė tjerėt mbeten tė shtangur.
"Mos de, se s'ka kuptim mė kėshtu!"- i them atij duke menduar se pėrsėri iu kujtua e vjetra, kur pėrskaj meje, me hapa tė lehtė, kalon ngadalė, ai, pa shikuar as majtas, as djathtas. Ecėn drejt binØčes dhe ndalet atje pranė shokėve tė vet.
"Befasoheni?" - pyet ai.
Askush nuk pėrgjigjet, befasia u shihet nė sy.
"ēiftelinė!" - thotė pastaj duke shtrirė dorėn.
"Ja!" . ia ofron ēiftelisti i ri.
"Kėsaj bjeri ti, ėshtė e jotja, mua mė jepni njė tjetėr!" - thotė ai, duke shikuar pėrpara me mall.
I japin njė ēifteli.
"T'ia fillojmė!" - thotė dhe ia nisi i pari.
Tė tjerėt mbeten tė habitur.
S'e dini kėtė kėngė? Kėtė e dėgjova nga jashtė!» Telat e ēiftelisė pėrsėri dridhen. Tė tjerėt i shkojnė pas. Kėnga gjallėrohet, zėri i kėngėtarėve dėgjohet pas nėntė malesh, tė gjithėve u qeshin fytyrat, kurse ēiftelia e ēiftelistit tė ri dėgjoihet si asnjė ditė pėrpara.
«Burra, ta bėjmė njė sefte!»
-u tha atyre dhe ia nisi kėngės sė vjetėr, asaj qė gjithnjė i binte me dėshirė. Rėndoi kokėn nė bishtin e ēiftelisė dhe lotėt filluan t'i lagnin faqet, por kėngėn nuk e ndalte.

Neve tė rrėqethurat na pėrshkonin trupin.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Arta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve: 760
Registration date: 06/09/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Wed Mar 19, 2008 2:20 pm

A S'PO KI NGE, A S'PO KI BASKIJA?
Ish kon shku njani musafir tu ni mik .Aty e gjet edhe nji plak.I zoti i shtėpisė po u ban muhabet sa po munet .Po bajn llaf.Musafiri po flet sa po munet e nuk po i mat fjalėt hiq .Po flet mar e mrapsht.I zoti i shpis s'po munet me ja prish se e kish musafir n'konake po ēuditet qysh po shuket plaku e nuk po e therr me fjalė.Dikur i foli plakut ;
-Plak ,-tha -shka po ban me qat shpi qi e ke nis?
Lanėn e ki bo gati edhe e ke afru .Pse s'po ja qet kulmin ?A s'po ki nge a s'po ki baskija ?
-Valla po kam baskija boll,- ja kthej plaku -po kom prit edhe do kohė e tash po e shoh qė i ka ardh vakti.
E t'ja nisi plaku me e vu nė lojė musafirin po ky prap nuk marrke vesh se duhet me i lan ren ndokujt me fol .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Arta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve: 760
Registration date: 06/09/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Thu Apr 24, 2008 2:33 pm

Andrra e Nastradinit
Njėherė Nastradini i kėrkoi bukė gruas.Ajo i solli njė copė tė madhe dhe ia vuri pėrpara.
-Grua,-i tha Nastradini,- ma jep edhe pak djathė.Djathi ėshtė njė ushqim i mire,ai tė hapė oreksin ,tė shton gjakun dhe tė pėrmirson shikimin.
-O zot!-iu pėrgjegj gruaja,-djathi mbaroi nuk ka mbetur mė asnjė copė.
-Mė mirė qė s'ka mbetur,-tha Nastradini .-Djathi tė prish dhėmbėt,tė shkakton dhembje tė forta nė stomak, tė shurdhon .
-Si kėshtu?- e ndėrpreu gruaja .-Ti njėherė thua ashtu e njėherė kėshtu,kė tė besojmė?
-Nė qoftė se do tė kishte djathė ,beso tė parėn ,deri sa nuk ka beso tė dytėn .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Arta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve: 760
Registration date: 06/09/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Thu Apr 24, 2008 2:37 pm

Shtėpi mė shtėpi
Njė nga miqėt e Nastradinit po i thotė hoxhės;
-Gruaja e jote gjezdis shtėpi mė shtėpi.
Nastradini i thotė;
-Ca mė mirė se kėshtu do t'i vijė radha tė vijė edhe nė shtėpinė time.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Arta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve: 760
Registration date: 06/09/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Thu Apr 24, 2008 2:46 pm

Kalendari
Siq thonė Nastradini gjithė kohėn e kalonte me lexime librash.Njėherė gruaja i tha atij;
-Kėte natė unė nuk mbylla sy deri nė mėngjes.Do t'i lutem Allahut qė tė mė shėndrroj nė libėr.
-Pse ?-pyeti Nastradini .
-Tė themė tė drejtėn,-u pėrgjigj gruaja -unė i kam zili kėta librat dhe dua qė tė bėhem libėr qėti mos t'i heqėsh sytė nga unė.
-Kur tė lutesh,-bėri shaka Nastradini,-porosite Allahun qė tė kthej nė kalendar.
-Pėrse ?-pyeti gruaja.
-Sepse ,-shpjegoi Nastradini,-kalendari vlen vetėm pėr njė vit dhe pastaj atė e zavendėsojnė me tė ri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Arta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve: 760
Registration date: 06/09/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Thu Apr 24, 2008 2:50 pm

Zbuloje para kujt tė duash
Gruaja e Nastradinit ishte shumė e shėmtuar.Njė ditė ajo i tha Nastradinit;
-Siq e di, ne gratė mbulojmė fytyrėn. Mė thuaj para kujt ta zbuloj e kujt jo ?
-Zbuloje para kujt tė duash!- i tha Nastradini ,-por vetėm para meje mbaje tė mbuluar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7555
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Sat Apr 26, 2008 1:20 am

Arta tė pėrgėzojė pėr punėn e palodhshme tė cilėn je duke e bėrė nė kėtė temė.

Ami, ami qato nanė grosh

Ish kan ra Nastradini n'gjumė. Tuj fjetė po she andėrr qi po ja fal dikush nanė grosh. Ky i bajke rixhe:" banmi dhjetė". Ai nuk i dhake mi nanė. Ky apet:" More banmi dhjetė". Ai nanė e s'i dhake ma shum.
Tuj i ba rixhe Nastradini, i duel gjumi. Kur i duel gjumi, e pa, i msheli sytė e tha: " Ami ami qata nanė grosh".

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Arta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve: 760
Registration date: 06/09/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Tue Apr 29, 2008 4:21 pm

TRE LLOK TRIMASH
[Rezinė,Gjakovė]
Ish kanė njė bisedė n'ni odė t'burrave edhe muerėn llaf punėn e trimave.I danė tre llojesh ;trim i egėr, trim i meēėm e trim i urtė . Njani pyeti e tha;
-Shka ban trimi i egėr?
-Trimi i egėr vetė t'nguc e me e nguc nuk duron.
-Po trimi i meēėm ?
-Trimi i meēėm me nguc nuk nguc ,po me e nguc nuk duron.
-Tė dy qiti pėrjashta ,se s,po vykan gja .Po shka ban trimi i urtė?
-Trimi i urtė me t'nguc nuk t'nguc edhe me ngucė, duron bukur shumė.
-Qeky ,-tha -tuk a taman trim.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Arta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve: 760
Registration date: 06/09/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Mon May 05, 2008 9:54 pm

Kallamoqi s'ka sabėr
[Hėrticė ,Gallap]

Njė hoxhė ,me njėfarė tubimi ,kish pas thanė se veē me sabėr u bahet ballė tė tana punėve.
Njani po i thotė;
-Veq nji punė hoxhė efendi nuk ka sabėr.
-Cila?
-Kallamoqi ,kur t'bahet m'u prashitė,s'ka sabėr.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Arta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve: 760
Registration date: 06/09/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Mon May 05, 2008 10:07 pm

Lutu nė tė kthjellėt e jo kur tė vrahet

Ish kanė tuj ra shi e tuj murmurue ni katunar qi ish kanė me Dervishin ,kur veton e murmuron ,nisi me ra shahadet;
-La ila ilallah !Pshtona o zot prej kėsaj vetime e murmurime !
Dervishi e pa qė ai katunari po lutet prej tutės ,e i tha;
-A'kan dasht m'u lutė pėr s'kthjellti e jo kur tė vrahet .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7555
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Mon May 05, 2008 11:12 pm

E dveten njanin :

- Sa djelm i kie ?
- I kam dy, veē e kam njanin sakat.
- Pse e ki sakat ?
- Se e pin duhanin.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7555
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Mon May 05, 2008 11:14 pm

- A ta kana rakinė ?
- Stakfurullah !
- Pa pare a qillue.
- Eh, ishalla s'a gjynah !

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7555
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Prozė popullore nga trevat shqiptare   Mon May 05, 2008 11:15 pm

E pveten njanin pėr Ramazan:
- Si i ki puntėt ?
- Si pėr Bajram.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

Prozė popullore nga trevat shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 3 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar ::  :: -