Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Ē'ndjeni kur ndėgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Ē'ndjeni kur ndėgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit.   Wed Nov 07, 2007 1:32 am

Tė nderuar forumist po e hapi kėtė temė qė tė pėrmbledhim sa mė shumė shkrime nga Eposi i Kreshnikėve pėr tė cilėt populli i ka thurur pėrmes gojdhėnave dhe mė vonė i ka skalitur edhe vargjet mė tė mira duke ia transmetuar shekujve deri nė ditėt e sotme.
Prandaj populli i thuri edhe pėrralla, tregime, kėngė, legjenda etj "Kreshnikėve tė Lirisė"

Kush ishte "Gjeto Basho Muji" a ishte njė person apo ishin tre persona apo sihte simbolik e popullit gjatė sė kaluarės qė kur ia mėsynin tokave tė Arbėrit Bajlozėt Jepej Kushtrimi ; Gjeje ( GJETO) Bashko ( BASHO) Muje ( MUJI). Qė do tė thotė Ta Gjejm bashk dhe ta mundim armikun.




Tė japim sė bashku mendimin .....


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Wed Nov 07, 2007 6:49 am, edituar 2 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicėr
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

MesazhTitulli: Re: Ē'ndjeni kur ndėgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit.   Wed Nov 07, 2007 2:47 am

Sofra mesova edhe diēka sonte se kushe ishte Gjeto Basho Muja nga ē'do teme mesojm diēka me shume ,hulumtoim,hapim librat qe te dime ma shume,beni shume mire sofra qe sjelle kete figura mitologjike ne Forum.


Vajtimi i Ajkunės ėshtė pjesė lirike e ciklit tė kreshnikėve, njė ndėr mė tė bukurat dhe njė kryevepėr artistike e epikė sė popullit shqiptar. Ajkuna ėshtė e shoqja e Gjeto Basho Mujit, njė kreshnik shqiptar. Ngjarja zhvillohet kėshtu: Omeri, djali i Mujit rrethohet nė bjeshkė e pas njė lufte tė rreptė vritet. Kur arrin aty Muji, beteja ka pėrfunduar. Nga armiqtė e vrarė kupton se i biri megjithėse ishte vetėm shtatė vjeē, kishte luftuar si kreshnik. Kėto tregohen nė kėngėn “Vdekja e Omerit”. Vajtimin e nėnės e paraprin njė tablo dramatike tronditėse. Muji varros me duart e veta tė birin ne Lugjet e Verdha dhe kthehet nė kullė. Ajkuna merr vesh lajmin e zi. Pas kėtyre shpėrthen dhembja e nėnės, vajtimi i saj. Nė kėtė vaj kemi diēka krejt tė veēantė, qė e bėn kėtė krijim poetik lirik tė qėndrojė midis kėngėve epike heroike tė kreshnikevė. Vetė Omeri ėshtė njė fėmijė i parritur, njė luftėtar trim qė la pas bėma kreshnikėsh. Ajkuna, njė nėnė e dhembshur qė vuan thellė vdekjen e djalit. Figurat artistike qė pėrdoren janė tė njė lloji me ato tė tė gjithe ciklit. Kėtu marrin pjesė yjet, hėna, zogjtė e bimėt. Yjet ndalen tė dėgjojne vajin e Ajkunės, kjo mallkon hėnėn pse nuk e lajmėroi mė parė, ahu shtrin degėn mė tė bukur qė ajo tė mbėshtetet dhe zogjtė e malit rreshtin kėngėn. Ajkuna ka nė zemėr lajmin e zi dhe kuja shpėrthen. Nė fund tė vajtimit shprehja e dhėmbjes merr formė tjetėr. Nėna kujton ēaste nga jeta e djalit, e sa mė tė bukura janė ato, aq mė e thellė ėshtė vuajtja nė zemrėn e nėnės.


Drita a dalė e dritė s’po ban,
ka le dielli e nuk po nxeh:
ēa ka ba Gjeto Basho Muji;
Djalin n’dhe Muji e ka shti…
A dredhe Muji e nė shpi ka shkue,
nana e djalit po e pyet;
-Mujo, djalin ē’ma ka gjetė?
N’Lugjet t’Verdha, a thue ka mbetė?…
Qyqe vetėm rrugėn paska marrė,
kanė zane vend yjt’ vajin me e ndie!
Kur ka dalė ndėr Lugjet t’Verdha,

atėherė nana hanėn ka mallkue:
-T’u shkimtė drita ty, o mori hanė,
qė s’ma ēove atė natė nji fjalė,
n’Lugje t’Verdha, shpejt me dalė
bashkė me hy n’nji varr me djalė!…
Kur ka shkue te varri i djalit,
ka pa ahin treqind vjeē,
ahi ishte rrema-rrema,
nji ma t’bukrin mbi varr po e shtin

Mirė po pshtetet pėr degė t’ahit
pikon loti mbi varr tė djalit
Kanė lanė kangėn zogjtė e malit,
kanė lane kangėn me vėshtrue!
-Po a s’e din se kush ka ardhė,
qė nuk ēohesh pėr m’u falė,
more i miri i nanes-o?
Amanet, o more bir,
dil nji herė ksi burgut t’errėt,

fol me nanėn qė t’ka rritė
s’m’ke lanė kurrė kaq shumė me pritė!…
More Omer i nanes-o;
A thue gjokun me ta prue?
Dil nji herė pėr me lodrue
bjer ndėr gurra me u freskue
kėrko majat bashkė me zana
se ty varrin ta ruen nana,
mori i miri i nanes-o!…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ē'ndjeni kur ndėgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit.   Wed Nov 07, 2007 6:50 am

Njė kėngė kreshnike pėr Gjeto Basho Mujin.



Jonuz Delaj - Gjeto Basho Muji
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ē'ndjeni kur ndėgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit.   Wed Nov 07, 2007 12:40 pm



Lek Ndou- Ajkuna kjan Omerin
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Ē'ndjeni kur ndėgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit.   Wed Nov 07, 2007 12:47 pm



Llesh Prekushi - Mejdani i Mujit me balozin
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicėr
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

MesazhTitulli: Re: Ē'ndjeni kur ndėgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit.   Tue Jan 15, 2008 11:58 am

Muji vret Paun Harambashin


Herėt ēohet Paun Harambashi
e shtrėngojke at'gjokun e zi
mirė ia vjerreke topuzin n'telqi
duel pėr dere, bjeshkėn e ka msy
Trimijė berre ai nė bjeshkė po i qet
tridhetė qenė ai prapa po jua ngjet
i ka marrė me to tridhetė ēobanė
edhe i merrka plot tridhetė sejmenė


nji ēardak pėr vete p'e mbaron
bjeshkve dhentė sa mirė po jua l'shon
Shih, prej Mujit frika e kish ngranė
mos ndoj sherr, po, Muji ia mbaron!
digjo ē'bani Paun Harambashi
-Pse nuk ēohem, - tha, - me u veshė e me u mbathė
me ra, - tha, - te kroni i Jutbines?
Mos pa shoke at’Mujin e zatet
n’mujsha pushke hajnisht une me ia dhane


ia la vetes, po, edhe nji nam
Veshet shpejt Pauni u shtrengua
per mejdan sa mire qe asht gatue
Pse asht shka, hakun mos me ia ngrane
shume ish’ qene Pauni trim me nam
Si vetima te kroni po shkon
fsheke vracin ne pyllin e zi
edhe vet n’zhavarr sa mire ka hi
shih sa mire ne zhavarr asht palua


pritke shkjaku Mujin per me shkua
Ngjoni shkoke aty c’ka asht mbarua
tridhete cika ne kambe ishin cua
shkuen te kroni t’shkretat uje me marre
c’po u prijke Ajkuna e Bardhe
I lane fjalet te kroni po shkojne
me e mbushe kanatata po fillojne
dhe kanatat sa plot i kane mbushe
Duel Pauni bash sikur arushe
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: Ē'ndjeni kur ndėgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit.   Fri Mar 07, 2008 5:14 pm

Permbledhjen me te mire te ciklit te kreshnikeve e ka dhene kole jakova ne permbledhjen e tij Kreshniket liber me vlere te jashtzakonshme
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: Ē'ndjeni kur ndėgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit.   Fri Mar 07, 2008 5:16 pm

faktikisht emri Gjeto Basho Muji eshte teresisht Ilir,por thelbi i ketij emri eshte pikerisht tek Muji,qe do te thot mundes,qe mundė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: Ē'ndjeni kur ndėgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit.   Fri Mar 07, 2008 10:32 pm

Cikli i kreshnikeve
Fuqia e Mujit

Lum e lum per t’lumin Zot,
Nu’jem kane e Zoti na ka dhane!
Kurr ish’kane Muja djale i ri,
M’a kish cue baba n’rroge tu njizotni;

Coban lopesh zotnija e ka ba,
Per gjith dite bjeshket Muja tu’i kerkue;
Per gjith dite nder gurra t’u u freskue,
Per gjith dite nder mriza tuj pushue
Rruge as shtek pa njofte nuk ka lane

M’i con lopet gjithhere ku s’i’n kane
‘I nate lopet cobanit i paskan hupe
E tu shpija nu’ka mujte me dredhe
Buze nji shkambit m’u ndale asht ngushtue

Asht ule djali aty per me fjete
Paj dy djepa aty ki’n qillue;
E kan marre brimen e tuj kjajte
M’asht avite Muja me i shikjue
Po i pajton tuj i pekunde
E t’dy djepat ika vun ne gjume
Bardhe si drita dy Zana atehere kane ardhe
-Ty, qysh te thone – Mujon e kan pvete-
Zo’! c’te ka pru n’ket vend e shka t’ka trete!-

Muja atehere shka u ka thane
Rrogtar lopesh un kam qillue
Per gjith dite kto bjeshke i kam kerkue
Mue rreziku sot ka ardhe me me ndeshe
M’kan hupe lopet, e askund s’kam mujte me i gjete
Ktu m’xu nata e u ngja per me fjete
S’mylla sy prej vajit, qi kam ndie
Ishin kane tuj kajte keta dy fmi
Kurrkund carje fmia nu’m’kan lane

M’u kan dhimte e jam hudhe me i pajtue
I pajtova e sa grima n’gjume i kam vdue
Po Zo’! shka jeni me gjithe ket drite?-
-Zana jemi, Mujo, tuj shetite,
-Tuj u sjelle na njerzvet me u ndihmue,
Ti c’fare ndere, Mujo, po na lype?
Qi dy djepat na ike vu ne gjume?
A don force, Mujo, me qindrue?
A don lufte, Mujo, me luftue?

A don gja, Mujo, a don mall?
A don,dije, Mujo a don gjuhe?
Lyp shka te duesh Mujos te i kan thane
Kqyr Muji atehere c’ka qite e ka thane:
-Shpesh po m’ngucin cobanija
Shum inad cobajt si me kane

Paj me force me ja u kalue un due
Njana shoqes Zanat atehere i kan thane:
-Tamel gjiut Mujit per me i dhane
Tamel gjiut i kan dhane me pi
Me tri pika djalin m’a kan ngri
E ika fale Zoti kaq fuqi
Sa me e luejte shkambin ma t’madhin
-Kape gurin! - Zanat i kan thane
Njimi okesh e ma guri ish’kane

E ka kap gurin njimi okesh
Badihava peshue me duer e ka;
Der n’nye t’kames vec e n’mujt ma
Njana shoqes Zanat atehere i kane thane:
-Edhe do tamel Mujos me i a dhane
E ka marre tamlin Muji e e ka pi
E ka kape gurin me e peshue
Deri ne gju ai gurin e ka cue
E ka ugje prap n’toke e ka pushue

Kqyre Zana sa mire ka thane:
- Edhe pak gji Mujo me i a dhane
I ka dhane prap gji per me pi
Sa don Zoti t’i ka dhane fuqi
E e ka marre gurin me e peshue
Deri ne shoge (brez) gurin e ka cue
E kan pa Zanat e kan kqyre
Njana tjetres prap te i kan thane:
- Opet (perseri) Mujit gji lypet me i dhane

E ka marre Muji gji me pi
O! se c’po i ep edhe Zoti fuqi
Kenka ba si me kane drangue
Ka marre gurin me e peshue
N’cep te krahit Muji e ka vdue
Njimi okesh gurit i ka qindrue
Njena shoqes Zana c’ka i ka thane:
-Tjeter gji Mujit mos me i dhane:
Pse tjeter gji Mujit per me i dhane

E batis dyrnjan ana-m’ane,
Atehere Zanat Mujin po e zhgjertojne
Se sa t’vogel qi po flasin:
Permbi krye hana tuj i shikjue
Permbas shkambit hija tu’u zgjatue
Sa miqsisht me te kan kuvendue
Kqyre Zanat, Mujit, shka i kan thane:
-Probatin na, Mujo, duem me te xane:
Fol ti, Mujo tash qysh po thue?-

-Tu t’jem ngusht, Zanat, me m’ndihmue!-
E ka fale Zoti sabahin
Ferk e ferk Muji kanka cue
I ka gjet lopet e ne shpi ka shkue
N’fushe t’Jutbines Muji kur a ra
Bytym shoket e mbledhun i ka pa
Se me Mujin aty i’n kene msue
Me i a mujte Mujit tuj ladrue
Kqyre seri Muji shka ka ba:

I a ka nise me cobaj me ladrue
Send ma t’fortin me dore e ka kape
Pese konope perpjete i ka dhane
As kurrkush me fole nuk po flet
Se me thue kur po i bjen
Dekun n’toke gjinden po i qete
Prej zotnis – tha – Mujit asht largue
Prej zotnis – burri kur asht da
Ka dredhe n’shpi - tha – nanen per me e pa

*Tha – I a ka nise Muji tuj punue
*Tha – I a ka nise Muji tuj luftue!
E n’sa lufta Muji si po bjen
Ai gjith here me ndere si po del.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: Ē'ndjeni kur ndėgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit.   Fri Mar 07, 2008 10:33 pm

Vajtimi i Ajkunes

Drita a dale e drite s’po ban,
ka le dielli e nuk po nxeh:
ēa ka ba Gjeto Basho Muji;
Djalin n’dhe Muji e ka shti…
A dredhe Muji e ne shpi ka shkue,
nana e djalit po e pyet;
-Mujo, djalin ē’ma ka gjete?
N’Lugjet t’Verdha, a thue ka mbete?…
Qyqe vetem rrugen paska marre,
kane zane vend yjt’ vajin me e ndie!
Kur ka dale nder Lugjet t’Verdha,

atehere nana hanen ka mallkue:
-T’u shkimte (shofte) drita ty, o mori hane,
qe s’ma ēove ate nate nji fjale,
n’Lugje t’Verdha, shpejt me dale
bashke me hy n’nji varr me djale!…
Kur ka shkue te varri i djalit,
ka pa ahin treqind vjec,
ahi ishte rrema-rrema,
nji ma t’bukrin mbi varr po e shtin

Mire po pshtetet per dege t’ahit
pikon loti mbi varr te djalit
Kane lane kangen zogjte e malit,
kane lane kangen me veshtrue!
-Po a s’e din se kush ka ardhe,
qe nuk cohesh per m’u fale,
more i miri i nanes-o?
Amanet, o more bir,
dil nji here ksi burgut t’erret,

fol me nanen qe t’ka rrite
s’m’ke lane kurre kaq shume me prite!…
More Omer i nanes-o;
A thue gjokun me ta prue?
Dil nji here per me lodrue
bjer nder gurra me u freskue
kerko majat bashke me zana
se ty varrin ta ruen nana,
mori i miri i nanes-o!…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: Ē'ndjeni kur ndėgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit.   Fri Mar 07, 2008 10:34 pm

Martesa e Halilit

Fort po shndrit njaj diell e pak po nxeh!
C’po e merr fryma rrapin e Jutbines!
Bore e madhe paska ra:
Randojne ahet per me u thye
Kane cetinat vetem kreshtat
Ushtojne lugjet prej orteqesh
Prej orteqesh kah po bijne nder gropa
Kane ra vashat me gja ne lume

Kane gjete lumin ngri akull
Kane nise vashat me lype krojet
Kane gjete krojet tane ngri hej!
Ka dale Muji me kreshnike
A thue ndeshet me ndoj gja malit
Sa shpejt diellin ma zu reja!
Shpejt ma endi njei pelhure t’gjane e t’gjate
E ia ka veshun majat rreth e rrotull
Qe kur jane kap trimat-o te lumi

Kaq perzi i ka fryma e plajm e re
Askurrnji shoshojne trimat s’po e njohin
Ngrine trimat, u sharruen
Por n’breg t’lumit – kulla e Mujit
T’tane per darke Muji i ka ndale
Kqyr cka bani Gjeto Basho Muji
E ka vu nje barre dru t’vogel ne zjarr
Treqind vete prihere m’u nxeh…
Sa shpejt fryma burrave u ka ardhe

Sa shpejt gjaku trimave po u nxehet!
Kane marre llafin e po llafiten
Kane marre gazin e po gazmojne
Kane nise trimat Mujin, po pyesin
-N’vater tande, Muje, kemi qellue
mos na ki rande per nji fjale…
Qysh Halilin s’e martove?…
Jane martue krejt mosha e tij…
Djemt’e tyne n’loje te tane kane dale

A t’u dhimbsen paret per me i dhane?
A t’u dhimben dasmat per me i ba?
Tutna djalin dikush po na e rre
Shpesh e shpesh po bie n’Kotorre t’Reja
Rob te gjalle djalin po e zane
Le konakun, Muje, po ta fikin
Ma zi fisin, Muje, po na koritin…
-Faqebardhe, more shoke,ju qofshi
Se mire hallin po ma ditki, burra!…

Ju t’pavllazen shoke s’keni qellue
Kujt po i dhembe dasmat per vlla t’vet?
Ky edhe s’asht or burra cub flligshish
Mire e njihni se asht daji trimnish-
Atehere djali ka nise me fole
-Kah kam vlla e kah kam moter
vdeksha para n’u martofsha
se gjithe grate e Krahines ku jane
se gjithe vashat e Jutbines ku jane

bash si motra qe po m’duken
dheu m’ka mblue e fat s’i qita vedit
po s’e mora Tanushen e kralit
E une Tanushen vete e kam pa
Gja ma t’mire s’sheh njeri nen kete diell
Vetulla e saj e drejte si fiskaja
Shtegu i ballit si shtegu i malit
Kur merr hana me prendue
Syni i saj si kokrra e qershis

E ka qerpikun si krahu i dallendeyshes
Fytyra e saj si kuqet molla n’dege
Hunda e drejt-o si kalemi i Tushes
Goja evogel si lulja qe shperthen
Dhambet e bardhe si gurezit e lumit
Fill mbas shiut, kur po i shndrit dielli
Qafa e saj si qafa e pellumbit
Shtati i saj porsi shtat cetine
Mishi i dores posi rremi i shemshirit (lloj druri)

Por n’qafe m’paci mor Bjeshket e Nalta
Kurrrkund nji shteg qe nuk me late
Per me dale deri ne Krajli!-

Sa mire nama bjeshket m’i paska gjue!
Sa shpejt deti ka ndigjue!

E e ka cue nji fryme te forte
E e ka cue nje fryme te nxehte
Bijne orteqet neper gropa
Ushtojne malet si prej motit!
Por tri dite e ma s’ka zgjate
A shkri bora e ka ra n’lume
Por tri jave e ma s’ka zgjate
Cka e ka ba lumi ate te bardhe?
T’bardhet e bjeshkeve krejt e ka mbyte n’det

Cpo kendojne bilbilat n’mal
c’po lodrojne femija n’fushe
-Shpejt me dale te t’bani (stan ne bjeshke)
se ka shperthye ahi! –
Atehere djali Mujit i ka thene:
-Qetash gjokun , Muje, ti me ma dhane…
Atehere djali i ka kcye gjokut n’shpine:
-T’mire u pafshim! – Mujit i ka thane
Ka marre rrugen per krali

Dy here djalin kurkush s’e ka pa
Kalojne male e kalojne lugje
Kalojne breshte (pyll me bredha) e kalojne ashte (pyll me ahe)
Kalojne dite e kalojne net…
-C’ka ka hana qe s’po del?
Kane pyet bilbilat e malit
Pritni pak more zogjt e malit
Ju me kndue tjeter pune s’keni
Hana sonte ka ndodhe zane

Ka nji ndore (ne mbrojtje) me percjelle…-
Qatehere djali sa kish ra n’breg t’lumit
Ka lidhe gjokun brenda ne nji imshte (ahishte me drure te rinj)
Imshta ishte tane ahishte
Vete shatorret neper muzg te nates po i lyp
Kur ta mbrrite te cadra e kuqe…
Ka zane vend permbas nji lisi
Rranjet e lisit shpernda ne lume…
Sa urtisht djali qe po e msyn (sulmon)

Ma ka nxjerr thike ma te mprehten
Kamba-doras asht avite…
-Po ket fytyre ku e ka pa
qe po me gjet me te Halilit?-
Ma gjate djali s’ka durue:
-Po je a njeri qe ke bese?
-Te thafshin krahet more djale i ri
se fort thelle qe paske hy!…
Hajde brenda, kopil (djale i shkathet); - po i thote

Se ja vdesim te dy pernjihere
Ja te dy kemi shpetue!-
Atehere djali brenda ka hy
E ka marre vasha per dore
Shpejt e shpejt te nj’ode i prin…
I ka zgjedhe nji pale petka ma te mirat…
Krejt si cike djali po ngjan…
N’breg te detit, permbi shkamb
Dymbedhjete katesh kulla e nalte

Kurrkund shoqen nuk e kishte
Treqind hapash kulla e gjane
Te tana ballet guri te lemue
Anash krejt guri te latue
Latue shkambi prej mermeri
Aty gurrat me flladite
Aty kopshti me u mahite (per te kaluar kohen)
Aty velat me valzue (per te lundruar)
Me valzue per shpine te detit…

Me Halilin brenda kane hy…
Sa fort shpejt kralica gati asht ba!…
Kur ka pa sokol Halilin
A dredhe mbrapsht si dridhet gjarpni…
Edhe deren e ka shkrepe (ka hapur me force)
Fill te krali paska shkue…
-Te kane ardhe cubat e Jutbines
e ty kullat t’i kane zaptue
erzin marre, cikat cnjerezue! -

Krali shpejt qenka shtrengue
t’dy prej krahu krajli i ka kape…
n’burgje t’thella Halilin e ka ndrye
rrugen e madhe Tanushes ia ka dhane
Mire po e ndal Jovani (nje mik) e po e pyet:
-C’asht ky vaj Tanushe lum motra? – i thote-
Se kso britme kure nuk kemi ndi!
-Rob kane zane Halilin e Mujit
e mue rruget tata m’i ka dhane

ma per t’gjalle te shpia mos me kthye!…
Nji fjale Mujit te dera me ia cue
Me i ra mbrapa Halilit sa ma pare
Ndryshe djali n’tburgje t’u ka kalbe! –
E ka gjete nji njeri te beses
Menjihere Mujit naten ia ka nisun
N’nestret nadje djali asht kape te kulla
Nji ka nji punet ia kallzon Mujit
T’madhe burri paska nise me qeshe:

-A t’kam thane taraku (dem, mezat) i Kotorrit
se Kotorret kane me ta hanger kryet?…
Ka dale trimi ne beden te kulles
Me nji kushtrim ka thirre Jutbine e Krahine
-S’kam cka u them more aget e mi
vec me koriti sokol Halili
Me u shtrengue burra si te mundni
Se dita e vdekjes ma e veshtire nuk vjen! –
Kane ba ashtat trimat me ushtue

Kane ba lumin trimat mu turbullue
Kane ba gjoket trimat me fluturue
E t’jane kape te Kotorret e Reja…
Neper rane t’detit Muji i ka shpernda:
-Ver me goje mos guzoje kush me ba…
Se shume njerez qenkan mbledhe n’Kotorre!
Me kushtrim krali i ka thirre –
Midis logut asht nji djale i ri
Hekrat duersh bugagite (prangat) kambesh

Ai asht Halil aga i ri
Mbare Kotorret me ate po qeshin:
-A po e sheh Halil, vdekjen me sy?
Kurre ma ngushte, Halil, a thue ke qen?
Kuvend burrash djali paka shtrue…
-S’asht ngushte njeriu deri n’dite te vdekjes
-Fjalen e mbrame ne pac me e fole
se ty jeta m’at hu t’u ka sose!…
-Pese dekika (minuta) liri me me dhane:

Tjeter t’mire ne t’paret nuk na kane lane
Kurrnji nesh mos me vdeke ne shtrat
Por me shpate m’u pre tuj kendue…-
Edhe duert mire ia shpengojne
Ia kane dhane lahuten ne dore
Kurrkush djaloshin vesh s’e ka marre
Krejt po e kendon kangen ne gjue te pareve
Qaty Muji neper fushe ka dale
E e ka ba nji piskame te madhe

Jane shembe kullat gjer ne themele
U trand deti me hy brenda
Kane gjemue malet si per mot t’lig!
Kurrnji trimat nuk po e lane me ike
Lufte e rrepte aty qe po bahet
Me dhambe trimat duen shoshojne me shkye
Me dhambe gjoket duen shoshojne me e marre
Notojne kurmat thelle ne det
Notojne trupat neper gjak

Hic s’po lodhet Gjeto Basho Mujei
Sa thelle trimi me paska hy!…
Muji djalin e ka shpengue
A turre djali si i terbue
Gjalle me dore kralin e ka zane
Me shpin ne hu ditet i mbaroi
Qatehere burrat kane rroke unat (urat e zjarrit)
Shpejt qyteti ka marr zjarr
Ka marre zjarr krejt ne fund e ne maje

Sa fort Muji m’asht terbue!
Aspak dhimbe trimi s’po ka
As per kulla qe rrenohen
As per t’vdekun qe shkrumbohen!…
Tri here dielli ka prandue
Tri here hana ka ague
Kurrkund zjarri me pushue!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: Ē'ndjeni kur ndėgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit.   Fri Mar 07, 2008 10:34 pm

Omeri i ri

Lum e lum per t’lumin Zot
Nu’jeme kane e zoti na ka dhane
Kur ish’kane nji plak i mocem
Mashkull n’voter s’i ka mbete
Nji baloz n’mejdan po i del

Edhe ‘i leter po m’i a con
Letren plaku po m’a kndon
E me lot ai po e loton:
-Sot nji jave n’mejdan me m’dale
Ka qite cika e i paska thane:
-Pash nji zot, babe, qi t’ka dhane
Shka asht letra, qi po e kndon
E me lot fort po e loton?
-Le, mori cike, ty zoti t’ruejte!

Rrezikzi kishem qillue
C’se kam le mos me gezue
Mue balozi m’lype mdjdan
Un jam plak edhe jam zhgrehe (kam rene)
Nuk po muj me dale n’bejleg (dyluftim)
Ka qite cika e i paksa thane:
-Aspak, babe, ti dert mos ki
kur t’dale drita, ajo dalte e bardhe
ke m’u vesh, babe, ke m’u mbathe

per me ra n’Agaj t’Jutbines
Agajt s’t’lane jo me u korite
Kur ka dale drita, dalte e bardhe
Mire asht veshe plaku e mire asht mbathe
Per Jutbine heret asht fillue
Tridhet Age m’kuvend m’i ka bashkue
Hallin Agvet mire jau ka dertue (ka qare hallin)
Mue balozi m’lype n’mejdan
M’lype n’bejleg me te me u pre

Pash’i zot, Agaj, u ka thene
Un jam plak e tash jam mbete
Kurrsi Agajt me goje nuk kan fole
As me sy nuk po e shikojne
Shum-e paret plaku po jau njehe
Nuk ndigjojne me i preke me dore
Shpejt ne kambe plaku kenka cue
I ka hipe gjokut e a fillue
Ne shpi t’vet kur paska shkue

Ka nise cika e po e pevete
-Babe a mujte, Agajt, a i ke gjete?
-Bet ne zotin, cike! Si m’ka dhane
S’ndigjoi kush paret me i preke
S’ndigjoi kush mejdanin me m’a hjeke
-Hajt, bre babe, hic me u ngushtue
Per baloz sot m’ke djale mue
E s’t’la, babe, un ty me shkue
-Le, bre cike, ty zoti t’ruejte!

Sot dy jave nuse vijne me t’marre
Po n’mejdan si ke me dale
Po n’mejdan si ke me shkue
Kryet balozi me t’a shkurtue
Dy here marrja mue me m’mlue
Plak pleqnije me u shnjerzue?
Po shtrengohem e po shkoj vete:
Nuk baj dam edhe me mbete
Hic bre cika vesh nuk kish’ marre

Shpejt ne kambe ajo kenka cue
Mire ashte veshe edhe shterngue
Tu berberi na paksa shkue
Sikur djale kryet e ka rrue
Sikur djale n’ftyre me t’u duke
S’ka mujte baba i vet me u ndale
Ka nise plakur atehre me e sue (mesue)
-Permjete drumeit, cike , tuj shkue
Burri m’drum te ka qillue

Kur te shkojsh n’at katund me ra
Aty asht sheher i madh
Njajo kulla, qi asht ma e bardhe
E tri katesh bojen e ka
E burrit t’yt ajo ka qillue
Rueju n’dere, pra, mos me i shkue!
M’i ka hipe gjogut ne shpine
T’madhe gjogut i a ka dhane dorin
Kur ka ra n’at katundin e ri

C’po shikjon cika me turbi
M’a ka vu doren ne ball
Nate tuj erre, dielli tuj ra
Bet ne zotin cika qi ka ba
N’be t’zotit si ish’ betue
N’konak burrit per me i shkue
I a ule gjogut , burrit i bje n’dere
I thrret t’madhe e i trokate nji here
Dikush gjegje e jashte ka dale:

-Kush je ti – thote – more djale?
-Mysafir a don me t’ardhe?
-Ti hoshgjelden – te i ka thane
n’podrum gjogun i a ka cue
kan hi n’ode e kan pushue
i a pjeke kafen me sheqer
i a ka dhena e ne dore e merr
kah te pin po e vndon oroe (po e ve re)
ne fyt kafen i a shef ka i rrqet

sa fort djali si asht ngushtue
paj te nana – tha – paska shkue
ka qite nanes Alia e i paska thane:
-Bet ne zotin, mori nane
Mysafiri, qi na ka ardhe
Paj per seri m’a ka lkuren e bardhe
Kah e pin kafen n’fyt i a kam pa
Shoqi i tij kurre nder ne s’ka ra
Shka i ka thene baxhija e shkrete

-N’mos bre femen, bir, do t’jete?
Epja fyellin a thue po i bjen
Epja i’ here lahuten n’dore
Qitni strugen e unaza lodroni!
Mire kan hanger e mire kan’ pi
M’a pvete djalin prej kah je
Po m’i thote: Omeri i ri
I a ka dhane fyellin n’dore:
Mjaft bukur po m’i bjen

Shpejt m’i luen gishtat e dores
Mire m’ia shjtejn frymen e gojes
I a ka dhane lahuten n’dore:
Mjaft bukur po m’i bjen
E ma mire me kange po e ndjeke
Kan qite strugen e kan lodrue
Tri here djalin e paska cue
Sa fort djali qi ashte ngushtue
Shpejt te nana – tha – paska shkue

Ka nise nanes – tha – me i diftue:
Tri here kapuca qi m’ka cue
E lahutes mire i ka ra
Edhe fyellit si ma mire nuk ka
Probatin – nane , po e xa
Sa mire nanan a kujtue
Ka marre djalin e m’aka sue:
- Hajtni n’ode t’dy per me shtrue
Po n’kjofte femen ka m’u diftue

Gjume ne sy nuk ka me i shkue
Te dy n’odre kan shkue me ra
T’mira teshat m’i kan gjete
Se shkoi nata cika kishte fjete
Edhe djali tuj na ruejte
Po hic cika s’kishte luejte
Kur ka ague tha drita e bardhe
Tha – te nana djali kishte dale:
-Bet ne zotin – tha – mori nanae

Si ka ra njashtu ka ndjehe
Ka qite nana e i ka thane:
-N’meshteri me dale n’dugaje
Me na ble fyellin prej pirinxhit
Me na marre furken e praruet
N’dere te dyja me i a vndue
Ne kjofte femen mos m’u kujtue
Ajo furken ka me shikjue
Sa shpejt djali qi a nise

N’meshteri – tha – kenka shkue
Fyell e furke - tha – i ka marre
Fyell e furke mire i ka pague
Ka marre rrugen e asht fillue
N’der t’odes Omerit i a paska vndue
Shpejt asht veshe cika e shpejt asht mbathe
Paj ne dere – tha – kah ki’ pa’ dale
Shtjelm bre furkes i paska ra
M’a kap fyellin n’at dore t’bardhe

Kurrsi ciken pisk s’po e xane
Kan pi kafen me sheqer
Fjala fjalen mire po e qet
Kqyr Alia shka i ka thane;
-Probatin, Omer, me t’xane
Bet ne zotin Omeri i ka ba
-Sot n’merak ty nuk po t’la
Ktij balozit do t’i dal n’mejdan
Zoti e din si kam m’u da

Per ne kjofte rrezik me m’pre
Edhe kryet mue me ma trete
Marak ti per mue pse me mbete?
Paj ne kjofte nafake per me pshtue
Ksajt kah shpija kam me u diftue
Atehere Alia – tha – e la me shkue
I ka dhane doren e cika asht fillue
Ne shpine te gjogut si i ka ra
I a ka dhane t’madhe dorin

Aty mire si ka pushue
Ka lute zotin me i ndihmue
-Zoti t’vrafte, Omer, - i paska thane –
Qi t’ka lane Muja ktu me ardhe
Kenke i ri un sot me t’carte
S’tutet burri – tha baloz, me fjale
Cili shoqin po e ndjek ma pare?
Te dy n’gjoga jane zatete
Ik ti djale, balozi te i ka thane
Edhe mprapa ciken poma ndjeke
Se sa vrap gjogat m’i kane lshue
Se sa rebtas m’topuz kenkan gjue
Sa fort cika i a ka ruejte
Shpte per shpte atehre kenkan dredhe
Te dy shpatat – tha si i kan ndeshe
E balozit dy copesh po kputet
Nj’atehere cika shpate po i bjen
Dekun n’toke kjo po m’a qet

M’i zdrype, gjogut , mbi te kcen
Kurrsi kryet s’po mund i a merr
Kaq per serei t’madh qi e kish ‘ pase
Athere gjogut m’i bertet”
Hajt bre, gjog, zoti ty t’vrafte!
N’qerrazhi po due me t’shite
E qymyr me bajte me ty
N’mnere qymyrin gjogu e pat
N’stom te lugut n’dy gjujt ra:

Sa n’tdy gjujt gjogu ka pushue
Ngjat balozit cika asht shtrengue
E ka mrrote (e permblodhi) e n’shpine e ka vdue
Ka marre rrugen – tha – per me kthye
Ka marre rrugen n’shpi me shkeu
Bash te i shoqei – tha kish ‘ pushue
Qeft po bajne – tha – tu kendue e tuj pi
M’kan shtrue buke edhe jane ngi
Kan marre lojne me lodrue

Ka nise drita me ague
Asht ba gadi cika me u fillue
Don Alia – tha – per me e ndalue
-Ku po don, Omer me shkue-
Probatina na sot pa u vllaznue?
Bet ne zotin – Omeri i paska thane –
Kurrnji pare me vedi nuk e kam
Besen e zotit – tha me t’a dhane
Se sot nji jave ne darsem kam me t’ardhe

Se sot njijave ne darsem kem m’u pa
Probatina atehre na kem m’u ba
Njatehere Alia i ka besue
Asht fillue cika e n’shpi ka shkue
M’i ka dale plaku – tha – ne dere
M’asht gezue baba – tha – nji here
Tane Jutbinen – tha – e ka bashkue
Per gjithe dite tuj pi e tuj kndue
Erdh Orogu (koha e caktuar) nusja per me shkue

‘I qind darzmore Alia i paska cue
Mire fejtaret fejve (fyejve) po m’u bijne
Mire kalorsit gjogave , po m’u rrijne
Kangataret s’po pushojne nji here
Pushke tuj qite, dajre tuj ba
Ne konak Alis i paskan ra
Njimi vte darzmore bashkue m’i ka
Mire me hanger – tha – u kish gatue
Rreth e rrotull Alia tuj shikjue

Kurrkund porben – tha me sy s’po e shef
Kurrrkund proben – tha nder shok nuk e ndan
-Ndalje kangen – tha dajre mos me ba
Se’i probatin – tha – mue m’paska deke
Sot nji jave tu un – tha – mik m’ka fjete
Besen e zotit ai mue m’a ka dhane
N’kjosha gjalle pa t’gzue s’due me t’lane
Nder darzmore mue t’parin ke me m’pase
Pushoi kanga, - tha e pitas gjithkush mbet

Se as me shoqin kurrkush ma s’po flet
Shka po i thot nusja vjerres s’vet
-Me m’a thirre Alin ne dere
N’dere te odes Alia paska dale
I a ka thane nusja nj’a dy tri fjale
I a ka thene nusja e i ka ba be
N’dac Ali me m’vra e me m’pre
Mik sot nji jave ktu mue m’ke pase
-Hajt ty hajrin per me t’a pa!

N’ode te miqt Alia paska shkue;
-Nisni pijen, shoke, nisni me kndue;
Probatini tek m’ka ardhe mue
Kshtu m’kan thane, se atje nuk jam kane.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: Ē'ndjeni kur ndėgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit.   Fri Mar 07, 2008 10:35 pm

Arnaut Osmani

Ē’fare ka ba ai Arnaut Osmani!
Dymbedhjete shoke i ka bashkue
Ne Bjeshke te Nalta trimi ka dale
Dymbedhjete aget shkjete ia kane zane
E jua kane shti prangat ne kambe;
Shka ka qite krali e i ka pyete:
- Cili jush sarajet m’i ka djege?
Qysh ka fole ai Osman Aga i Ri
- Vete sarajet, kral-o, t’i kam djege
Vete une kullat, kral-o, t’i kam shembe
Ēfare kish’qite krali e kish thane;
- Shume nder, po une due me u ba
Thelle ne burg une due me u shti
Drite e diell mos me pa me sy
Flet Osmani me shoket e vet:
- Si s’ma mesuet mue nji dredhi
Si te dalim prej ketij burgu te zi?
Sa mire shoket Osmanit i kane thane:
- Paj, ne bafte kush ndonje dredhi
prove te madhe krali ka me i ba
be te rande Osmani paska ba
- Ne shtate furra te kuquna me mė shti
qerpiku i synit njiher s’ka me m’u drithe
po provoj, - tha – sonte me u shti
sikur vdekja mue me ka ardhe –
kambet Arnauti m’i ka shtri
m’i ka mbledhe ai duert permbi gjoks
m’iu kane mbledhe shoket perreth tij
kane marre britme trimat e piskame
kane nise gjamen trimat me gjamue
- Mjeri une per ty, vllau em, o vella
Kur kane leshua, po, gjamen e trete
I ndjeu krali ne ode te vet
I ndjeu krali e po na i pyet
- Ē’kini ju, more robe te tretun?
A ju ka ra malli i shtepise?
A ju ka ra nder mend babe e nane?
A ju ka ra nder mend per moter e vella?
A ju ka ra nder mend per shijergja (qingja) te bardhe?
A ju ka merzite, - tha - balta deri n’gju?
A ju ka merzite – tha - mjekra per pa u rru?
A ju ka merzite – tha – drita per pa dale?
Ēfare kane thane aget e ngujuem
- Asnji asosh, kral, nuk po ashte
Por nji shokn, kral-o na ka vdeke
Bese nuk zanka krali sa ka vdeke
Por ma therret ai ēiken e vet
Ēelsat ne dore ēikes ia ka dhane
- Ulu nji here te ai burg i zi
Edh kqyr se cfare ka ndodhe aty
Kur ka nise – tha – n’ate burg me hy
Arnautin po ma shef te shtrime
Bash jaran ma kish pase ate djale
Para kralit ēika kishte dale
Ka qite kralit ēika e i ka thane
Ne vig ishte Osman Aga i Ri
A ma fal qe ne dhe ta shtij? –
Aspak bese krali s'e ka zane
Njiqind vete n’dere t’burgut i ka cue
Dhjete ma te fortit brenda n’burg i ka shti
Krejt i vdekun Arnauti ngjan
Jashte e qiten, krali ma ka pa;
Por sa kopil krali kishte qene!
Ka nise poven e prove po ban:
I ka mbledhe nante gjarpna t’shullanit
Ne gjoks gjarpnat trimit ia ka vue
Sa fort gjarpnat e kane qokate (pickuar)
Sa i gjalle kish qene, per t’gjalle s’u ndie!
I ka ndeze dy zjarre te medhenj
E ndermjet Osmanin po ma shtjen
Pra e mbrapa lekura m’i pelcet
Gjalle kish qene, per t’gjalle s’u ndie!
Aspak bese krali s’i ka zane
M’i ka marre njezet maja gozhdash
Per nen thonj thelle ia ka shti
Dersa gjaku trimit m’i ka dale!
Gjalle kish qene, per t’gjalle s’u ndie!
As hiē bese krali s’i kish zane
Se i pabese vete fort kishte qene
Po don krali dhe nji prove me ba
M’i ka zgjedhe tridhjete ēika t’mira
Mire po i vesh e mire po i mbathe
Ne krye t’vdekunit bashke po kercejne
Perreth te vdekunit ēikat po lodrojne
Perreth te vdekunit mire po kendojne
Ēika e kralit tek kryet i ka qellue
Mire Osmani ēiken ka hetue
Me njanin sy ai ma ka shikue
Buza n'gaz trimit m'iu ka ba
Mire po qesh njera ane e mustakut
Ēika e kralit asht kujtue
Mbi fytyre shamine i ka leshue
Ē’kane qite ēikat tjera e kane thane!
-Tash, po, qesi Osman Aga i ri!
-Zoti u vrafte, - ēika u ka thane-
se ky djale nji here ka vdeke
shpirti n’gaz, shoqe, i ka dale –
ē’ka i ka thane ēika babes se vet:
- Pash ate zot, kral, qe t’ka dhane
dhe ne vdekje njeriun me e mundue
e gjithfare provesh ne te me i provue?!
Po ai ka vdeke e ka mbarue;
Era e keqe ketij ashte tue i ardhe
Se tash tri dite ka denje mbi doke
A thue t’vdekunit, kral, po i trembesh?
Hiqja prangat, pra babe, - i ka thane –
Edhe duert me ia shpengue! –
As hiē krali prape s’ka besue!
Ma ka thirre ai balozin me shpate
Nder sy te tij Osmanin e ka lirue
Per mbi krye shpaten ia ka leshue
Sa mire Osmani shpaten e ka hetue*! (e ka pare)
Fluturim ne kambe asht ēue
Shpaten ne dore ai po e merr
Se i terbuem balozin po e pret
Kurkujt nder mend s’po i bjen me qendrue
Tmerr i madh te gjitheve u ka hy
T’tane te vdekun Osmani i ka ba;
Synin kralit trimi ia verboi
Krahin kralit trimi ia shkurtoi
Rrafsh ne toke kullat ia rrenoi
Dymbedhjete aget trimi i ēliroi…
Se atje une vete nuk kam qene
Si kam ndie e si me kane thane
Po burrat e forte gjithēka mund ta bajne.

Shale – Malesia e Madhe
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: Ē'ndjeni kur ndėgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit.   Fri Mar 07, 2008 10:36 pm

Muji mbas deket

Kur ish’ kane Muji me Halilin
N’bjeshke te nalta trimat kenkan dale
Dhimbte e madhe Mujit ia ka ngjite
Edhe Muji Halilit te i ka thane:
-Dhimbte e madhe, vlla, m’a ka ngjite
Nuk po muj n’kambe me qindrue’
Por qe jete, Halil, due me ndrrue:
E t’ma mbarojsh nji vorr te gjane
Ne vorr mue si t’me shtish
E ne shpi kur t’bajsh me kthye
Se a dekė Muji kuj mos i difto
Se me ndie krajlica se un jam dekė
Aty vendin ty nuk t’a lane. –
Qaty jete Muji paska ndrrue
E ne vorr Halili te e ka shti
E n’shpi djali kenka shkue
Na jane mbushe shtat dit e net
Kan kalue e jane ba shtate vjet
Kush per Mujin gja nuk ka dijte
Por Halili, kur p’e pvetin
Thote: ka dale nder miq me shetite
I a bjerre, tha, pahi ageve te rij
S’ndihet kush ma per trimni
Kan nise shkjet me cue krye
Tha, deri zana po pevete:
Si nuk shkojme Mujin me e gjete;
Qe shtate vjet qi s’e kem pa
Edhe ndore s’i kem dhane
Kishte dale nji baloz prej deti
E te krajli kenka shkue
Edhe krajlit balozi i ka thane:
-Sa kopil Muji kenka kane
Qi n’bjeshke t’nalta qi ka deke
E Halilin e ka porosite
Qi kurrkuj mos me i kallxue
Due me dale vorrin me i a lype.-
N’bjeshke te nalta balozi ka hipe
Paska ndeje tri dit e tri net
I a ka lype vorrin, i a ka gjete
E ka nxjerre nji hu te gjate
T’gjith me rend vorrin tuj ia rrehe:
-Ēou, mor turk, n’mejdan me m’dale
Ndo t’i nxjerr eshtnat prej vorrit!”
Ka marre Muji per m’u cue
S’p’e lane drrasat n’kambe m’u cue
Por m’ka ndie nji qyqe tuj kendue:
“Amanet qyqes te i ka thane:
Shko e m’i thuej Sokol Halilit
Ka dale nji baloz prej detit
M’a ka lype vorrin, m’a ka gjete
Gjith me hu vorrin tue m’a rrehe
M’thote: Ēou turk, n’mejdan me m’dale
Ndo t’i nxjerr eshtnat prej vorrit
Fluturim, tha, qyqja kenka que
N’bahce Halilit m’i ka shkue
Ka marre pushken Halili per me e gjue
Atehere qyqja te i ka thane:
“Mo’ti djale, mue per me m’gjue
Se mue Muji me ka cue
Nji fjale t’keqe me t’difute:
Se i ka dale nji baloz prej detit
Edhe vorrin me hu a tue ia rrehe.-
Sa mire Halili qyqen m’a ka ndigjue
Shpejt e shpejt n’shpine gjogut i ka ra
Tim e mjegull gjogun m’a ka ba
E te vorri Mujos m’i ka shkue
Shpate ne qafe balozit m’i ka ra
Kryet ne toke balozit ia ka qite
Edhe Mujos vorrin ia ka zbulue
Kambekryq Mujin m’a ka gjete…!
Mujin zanat e ki’n pa’ ēue
Se fort nakėl i’n kane ba
Qysh ne vorr kreshniku m’u kalbe
Doren Mujit Halili ia ka dhane
E prej vorrit Mujin m’a ka qite
E m’gjog t’vet Mujin m’a ka hipe
Shndoshe e mire nJutbine me te ka ra
Shum trimni bashke prap qi i kam ba
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Arta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

MesazhTitulli: Re: Ē'ndjeni kur ndėgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit.   Thu May 15, 2008 11:38 pm

Kangėt kreshnike -pėrbėjnė njė cikėl tė madh kėngėsh legjendare shqiptare qė njihen nė popull me terma tė ndryshėm si ;kėngė lahute ,tė moēme ,trimash ,kreshnikėsh ,tė Mujit e Halilit ,agajsh tė Jutbinės etj.Ky bile ėshtė cikli mė i gjerė i kėngėve legjendare shqiptare nė pėrgjithėsi .
Ky cikėl kėngėsh interesante ka tė bėjė me vepra e veprime qė nga periudha iliro-thrakase nė tė cilėn gjeniu popullor derdhi tėrė fantazinė e tij tė bujshme dhe nė ndrrimin e kohėve e pasuroi me motive ,me ngjarje e me fytyra tė tjera ,tė kushtėzuara nga rrethanat e nga marrdhėnjet e reja jetsore ,tė cilat ai diti ti reflektojė fare mirė dhe ndoshta personazheve tė vjetra ua mveshi rroben e mesjetės e tė kohėve mė tė vona pėr t' i bėrė ato mė bashkėkohore .
Nė kėngėt e kreshnikėve marrin pjesė aktive qenjet mitologjike madje nė pėrpjestime mė tė gjera se nė legjendat tjera .Orėt ,zanat ,dielli hėna ,kuajt qė flasin e veprojnė si njerzit dhe u ndihmojnė kreshnikėve tanė nė momentet mė tė vėshtira ,pastaj zogjtė e malit ,bishat ,gjarprinjėt e tė tjerė gjithėherė janė pranė kreshnikėve dhe u ndihmojnė atyre nė ēdo situatė sa herė kanė nevojė.Kėshtu kėto elemente mitike -prrallore dhe shumė tė tjera qė i hasim nė kėtė cikėl kėngėsh ku reflektohen bėmat e rapsodėve tanė janė dėshmi e vjetėrsisė sė lashtė tė ndodhive e tė personazheve tė shumta qė morėn pjesė nė zhvillimin e tyre .
Kėto kėngė u kėnduan shekuj me radhė madje me simpati tė madhe u dėgjuan e u pėrcollėn me kėnaqėsi brez pas brezi ,malsorėt kėto kėngė i kėndojnė nė dasma ,nė netėt e gjata tė dimrit ,verės nė bjeshkė ,nė festat tradicionale nė lagje e nė vende tjera publike ose nė familje .Sepse nė luftėrat heroizmat e ngadhnjimet e kreshnikėve ,populli ynė ,gjeniu popullor pa fuqinė e parezervė pėr tu bėrė ballė stuhive e rrebesheve tė parreshtura tė shekujve .
Kėto kėnge pra kėngėt e kreshnikėve thonė malsorėt e burrnojnė njeriun ,e bėjnė trim i shtien zemėr tė durojė plumbin ,gjakun ,luftrat ku tresin meshkujt .Prandaj ndonėse nė kėto kėngė nuk vėrejmė ndonjė luftė me karakter thjeshtė kombėtar pėr mbrojtjen e drejtėpėrdrejtė tė atdheut nga sulmet e ndonjė zaptuesi me pėrjashtim tė Gjergj Elez Alisė fytyra e tė cilit nuk ėshtė e lidhur aq ngusht me periudhėn e kreshnikėve tė Jutbinės i cili nė radhė tė parė mbron nderin e motres dhe tė familjes e nė mėnyrė tė tėrthortė edhe tė atdheut tė tjerėt luftojnė pėr qėllime tė tjera .
Vazhdon
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Arta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

MesazhTitulli: Re: Ē'ndjeni kur ndėgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit.   Fri May 16, 2008 1:20 am

Meghithatė nė luftrat e kreshnikėve nė duelet e tyre tė shumta kėngėtari popullor pa njė heroizėm tė rrallė vigajsh qė s'u bie gjė pėr ballė ,pėr ē'gjė ēdo kundėrshtar i tyre pėson nga ata nė mėnyrė katastrofale .Kur kemi tė bėjmė me luftrat e kreshnikėve tė cilat zhvillohen kryesisht nė bejlegje kolektive apo individuale ,por pa pėrpjestime tė gjera e frontale ,gjeniu ynė ėshtė mjaft real ,sepse ai pos fitoreve sheh edhe pėsimet dhe disfatat humbjet edhe tė kreshnikėve tanė nga kundėrshtarėt e tyre .Pra ata bien nė duar tė kundėrshtarėve tė cilėt i fusin nė burgje-zindane dhe ua venė prangat nė kėmbė e nė duar i mbajnė vite me radhė nė burgje i lidhin me vargonj qenėsh e i fyejnė dhe nėnqmojnė nė mėnyrėn mė brutale ;
-Janė xanė rob dy agėt ma tė mire
janė xanė rob Muji me Halilin .

Megjithatė ,kreshnikėt tanė prapseprapė ia dalin nė krye tė korrin fitore ta mposhtin armikun ,ta presin ,rrėmbejnė vajzat egratė e bukura dhe t'ia bėjnė mall e kulla shkrumb e hi,e nė fund tė bėjnė dasma edhe nga tri javė .
Luftrat e kreshnikėve tanė gjithėherė jan♪7 tė rrepta e tė pėrgjakshme pasi ata luftojnė me palėn kundėrshtare qė disponon force pėrpjesėtimisht tė ngjashme dhe tė barabartė sepse edhe rivalėt janė trima e tė zhdėrvjellėt ,tė shpejtė e tė stėrvitur pėr luftėra tė ashpėra , Nė raste tė shpeshta ata janė edhe tė zhvilluar fizikisht si kreshnikėt tanė ,Dhe ky pasqyrim real ia shton edhe mė tepėr vlerėn guximit ,trimėrisė dhe e heroizmit tė kreshnikėve shqiptarė .Ndėrkaq hetojmė njė hiperbolizim bukur tė theksuar nė tė pėrshkruarit e fuqisė fizike tė kėtyre trimave tė rrallė Ata si i parafytyron legjenda jonė nė prozė ;
''Kanė njė krahror 18 pėllėmbėsh ,dy sy si dy grykė kazanash,e kanė ''opangėn''sa me fjetė njė njeri nė tė ,ēibukun sa me i vu njė kaci prush sipri dhe asnjė gacė tė mos bjerė pėr dhe ,ata hanė nga njė dash nė vaktit ,pijnė verė me bucela kafe me filghana 20 okėsh ''
Pa dyshim njė fuqi e tillė fizike me pėrpjestime fantastike sipas botkuptimit popullor duhet tė imponoj edhe nė duelet luftarake .
Pos fuqisė fizike tė idealizuar ata disponojnė edhe me njė intelegjencė tė hollė e tė natyrshme dhe janė tė sprovuar mirė me mjeshtrinė e bejlegjeve ,gjė qė u ndihmon tė korrin fitore edhe nė situata shumė tė vėshtira dhe tė dalin faqebardhė . Madje ata nė raste nevoje dinė tė pėrdorinė edhe dredhinė mė perfide pėr ta mashtruar armikun .Kreshnikėt intelegjent e tė zhdėrvjelltė dinė t'u futen kundėrshtarve nė kulla e konaqe duke u maskuar me rroba magjarre ose bullgare dhe hyjnė e rrijnė me tė dashurat e tyre tė cilat u ndihmojnė shumė nė kėto raste ;
Rrusha djalit i ka lakmue
nji tradhti e ka menue .
Tanusha e Krajlit tė Mores e hedh tė ėmėn nga kati i gjashtė pse do ta tradhtoj Ali Bajraktarin e skena tė shumta e tė ngjashme .
Bota mitologjike luan njė rol shumė aktiv nė tė gjitha ndėrmarrjet e rrezikėshme tė kreshnikėve shqiptar ,sidomos zanat dhe orėt e malit janė gjithmonė pranė tyre dhe u ndihmojnė nė momentet mė tė vėshtira ,ua tregojnė atyre shtigjet mė tė pėrshtatshme pėr t'iu afruar kundėrshtarit ,ua tregojnė ditėt me fat ,kur ata mund tė luftojnė dhe ta mundin kundėrshtarin .Po kėshtu ua tregojnė edhe ditėt e fatkobit dhe i kėshillojnė qė tė mos nisen nė bejlegje .Muji ,kryekreshniku i Jutbinės ėshtė vėllazėruar me zanat dhe orėt prandaj ato e pėrcjellin gjithmonė dhe i gjinden pranė nė situatat kritike pėrcjellin fatin e tij dhe kreshnikėve tė tjerė dhe i shpėtojnė nga rreziqet .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Arta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

MesazhTitulli: Re: Ē'ndjeni kur ndėgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit.   Fri May 16, 2008 2:10 am

Mujit ,Halilit e kreshnikėve tė tjerė ,pos kėsaj nė ndėrmarrjet e tyre u ndihmon e tėrė natyra .Bota shkrihet e bie nė pėrroje pėr tri ditė e netė ,pasi Hlili kishte ndarė mendjen tė nisej pėr ta marrė Tanushėn e Krajlit ,hėna ,dielli dhe orėt e zanave e marrin atė me ndore;

Po thotė dielli ;-A ndorja e eme !
Ka thanė hana ;-A ndorja e eme !
Kanė thanė orėt ;-A ndorja e jonė!
Sa t'bajė dritė ,ka ndoren dielli,
t'errmen natė ,ka ndorėn hana ,
armėt e brezit ja rue zana!

Zogjėt ia ēojnėMujit lajmin nė momentin kur Krajli po pėrgatitej ta presė Halilin .Zana i prin kalit tė Lule Frangut ,kur u lidh me kusht tė rėndė me Ago Turkun qė tė kalojė pėr njė ditė Shkodėr-Vlorė dhe kjo ndihmė i jipet atij pikėrisht pse ishte i martuar me mbesėn e Mujit .Kuajt gjithėherė kanė parandjenjėn e fatkeqėsisė qė mund t'i gjejė kreshnikėt nė ndonjė ndermarrje luftarake .Ata kanė bukur shumė veti njerzore dhe janė shokėt mė tė mirė tė kreshnikėve nė duelet luftarake.Nė bejlegje ata e dinė rolin e tyre ,bien nė gjunj nė mėnyrė qė muzdrakėt e topuzėt e kundėrshtarit tė fluturojnė mbi kokat e kreshnikėve ,ose veprojnė si rrufeja ,kur trimi ynė sulmon kundėrshtarin dhe kur ai sulmohet nga shumė armiq pėrnjėherė kali i ndihmon duke i mbytur me shkelma sa e sa prej tyre .
Kreshnikėt tanė marrin mė sė shpeshti iniciativėn e bejlegjeve luftarake dhe gjithmonė luftojnė kundėr krajlave ,kapidanėve e harambashave e asnjėherė kundėr popullit tė rėndomtė .Pėrkundrazi nga shtresat e popullit tė anės kundėrshtare e ndonjėherė edhe ndonjė harambashi ata kanė''pobratima'',kumbarė e dashamirė tė cilėt u ndihmojnė qė t'i befasojnė kundėrshtarėt duke u treguar kullat ,shtigjet e lehtėsisė e tjera pėr ti sulmuar ata ;
Gjogu t'ēon te Vuke Harambashi
probatin Vukėn e kam pasė .
i thotė Muji Halilit kur niset nė aventurėn e tij pėr ta rrėmbyer Tanushėn nė ''Martesa e Halilit '' .Po kėshtu nė kėngėn e Deli Mehmet Agės ,Mara bashkėvendase e krajlit ,tė cilės Mehmeti i kishte ndihmuar dikur nė hallet e jetės ,tė mirat ja kthen me tė mirė duke e mbajtur nė konak dhe duke e udhėzuar si ta vrasė krajlin mė lehtė.
Sidoqoftė fantazia popullore qė ushqen njė simpati tė jashtzakonshme ndaj kėtyre kreshnikėve gjithnjė e pasqyron madhėsinė e tyre me njė idealizėm tė rralė kur na thotė se kreshnikėt me zėrin e lartė e me hapin e rėndė shkulin lisa me rrėnjė ,bėjnė qė tė dridhet toka nėn kėmbėt e tyre e mandej ata edhe fluturojnė me kuajt e tyre prej bjeshke nė bjeshkė ,kalojnė lumenjė e dete;
E ka ba njė piskamė tė madhe
janė shemė kullat der' n'themel
e ta trandun deti me hi mbrendė
kanė gjimue malet ,si pėr mot t'lig.
Kreshnikėt nė duelet e tyre me kundėrshtarėt ,qė nganjėherė janė tė shumtė vrasin me qindra njerėz, ndonėse vriten edhe vetė dhe pėrsėri ngjallen ,martohen nga disa herė duke marrė vajzat mė tė bukura tė krajlive .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Arta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

MesazhTitulli: Re: Ē'ndjeni kur ndėgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit.   Fri May 16, 2008 2:57 am

Kreshnikėt tanė sipas pjesės mė tė madhe tė kėngėve ,rapsodive ,janė 30 agė tė Jutbinės ndonėse ndonjėherė pėrmenden edhe300 si p.sh ''Halili merr gjakun e Mujit ''nė tė cilin hasim kėtė skenė;
Pluhun i madh ,si re ,tek asht pshtjellue
kah m'jan nisė sot 300 agallarė.
Megjithatė ndėr kėto rapsodi pėrmenden vetėm emrat e disa prej tyre .Sigurisht ndodh kėsisoj pse gjeniu ynė popullor di ti dalloj ata qė bėjnė vepra mė tė mėdha ,qė bien mė shumė nė sy .Prandaj nė kėtė cikėl kėngėsh vallen e tėrheqin Gjeto Basho Muji me tė vėllanė Halilin ,tė cilėt gjithmonė qėndrojnė nė krye tė njė ēete kreshnikėsh dhe e udhėheqin atė nė mnėnyrė shembullore .Ndonjėherė shfaqet edhe ndonjė ēetė e udhėhequr nga Dizdar Osman Aga por natyrisht kjo ėshtė mė e dobėt se e para pasi ajo edhe formohet herė pas here ,kur nė mes tė kreshnikėve lind ndonjė zėnkė pėr shkak tė xhelozisė pse Muji pėr sukseset e kreshnikėve ia le gajretin vetes . Megjithatė kjo ēetė nuk i ka veqoritė e ēetės sė Mujit prandaj edhe pėson disfata dhe shkatrrohet nė mėnyrė tė natyrshme .
Gjeto Basho Mujin ,sipas kėngėve kreshnike ,rapsodi ynė e pasqyroi si njė hero tė rrallė ,njė kreshnik shumė tė menēur ,tė matur ,tė fortė tė paisur me njė trimėri e guxim tė pashoq ,me cilėsi tė njė strategu tė rrallė ndėr bejlegje .Ai me kėto cilėsi edhe arriti famėn ndėr mė tė mėdhatė e kohės ,jo vetėm nė mesin e agėve tė Jutbinės por edhe tek kundėrshtarėt ,tė cilėt dinė ta respektojnė guximin trimėrinė e maturinė e tij ,sepse ai edhe di ta falė kundėrshtarin kur t'i bie nė dorė ose kur e ze nė gjumė .Pra nė raste tė tilla Muji nuk e ēart as kundėrshtarin mė tė madh ,pse pėr tė njė gjest i tillė ėshtė paburrėri .Pikėrisht pėr kėtė shkak Muji e qorton disa herė Halilin ,i cili ėshtė mė gjaknxehtė duke e kėshilluar ;
Lufto tė gjallėt se tė dekunit s'kanė ē'bajnė
si kanun na kanė lanė tė parėt.
Halili pėrkundėr Mujit ndonėse janė vėllezėr ėshtė parafytyruar si njė tip i kundėrt me tė .Vėrtet ai simbolizon bukurinė e rrallė tė mashkullit dhe si i tillė shumė i lakmueshėm pėr vajzat e krajlave .Ai ėshtė jo vetėm guximtar i hatashėm por edhe tepėr i rrėmbyeshėm .Ky kreshnik nuk i matė shumė veprimet e veta dhe gjithmonė ėshtė i gatshėm tė futet nėpėr duele pa menduar mirė se si do tė pėrfundojė.Kėshtu ai ėshtė pasqyruar si njė aventurist i pėrsosur i kohės sė vet i cili ja del qė me rroba femrash te hyj ndėr 300 vashat e krajlisė nė shatorrin e Tanushės sė bukur ,tri vjet jeton ne pallatin e krajlit tė Miskovit e tė Talirit vetėm t'i shoh vajzat e tyre madje vret edhe harapin a ndonjė zullumqar tjetėr ,qė u kish rėnė krajlive nė qafė ,e nė fund ua merr me miqėsi vajzat
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Arta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

MesazhTitulli: Re: Ē'ndjeni kur ndėgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit.   Fri May 16, 2008 5:55 pm

Djemtė e Mujit ,Omeri prej Mujit, shtatė Omerat ,Zymberi simbolizojnė tipin e tė riut guximtar ,i cili ka trashėguar shumė veqori tė tė jati ,qė ndonėse i ri shpeshherė futet nėpėr bejlegje dhe fiton .Ai nxjerr tė jatin ,xhaxhanė dhe kreshnikėt e tjerė nga burgjet e krajlave ,harambashave ,kapitanėve ,tė Ganiqe Galinit por edhe vritet tepėr i ri zakonisht nė moshėn 7 vjeqare .Arnaut Osmani njėra ndėr fytyrat mė simpatike tė kėsaj plejade kreshnikėsh ,trimash ėshtė parafytyruar si simbol i qėndresės heroike ,i stoicizmit tė paparė ndonjėherė ndaj tė gjitha provave tė tėrbuara qė i bėn krajli nė tė kur ai shtiret si i vdekur duke u pėrpjekur t'i shpėtoj tmerrit qė ushtronte krajli nė tė e nė shokėt e tij tė cilėt i mbajti mė se 7 vjet nė burg ;
I ka mbledhė nandė gjarpij shullani ,
nė gjoks gjarpijt trimit ja ka vu
se sa fort gjarpnat e kanė qokatė
gjallė ish kan,pėr t'gjallė s'ndie.
[Arnaut Osmani ]
Dizdar Osman Aga ,njėri ndėr kreshnikėt e dalluar pėrfaqėson njeriun e tipit ziliēar ,karrieristin qė u ka smirė gjithherė tė tjerėve dhe ėshtė i prirur tė pėrgojoj kreshnikėt e tjerė t'i pėrēajė dhe tė formojė ēeta tė reja pėrkundėr asaj tė Mujit .Nė tė pasqyruarit e njė tipi tė kėtillė nė mesin e kreshnikėve ,kėngėtari ynė ėshtė realist ,pikėrisht pse ndėr ta sheh tė mirat e tė metat e tyre ,harnoninė e idilėn jetėsore ,por edhe ngatrresat e disharmonitė ashtu siq ėshtė jeta e tyre e vėrtetė .
u kėndua pėr fytyra tė tjera tė cilat me veprimet e tyre tėrhoqėn vėrejtjen e gjeniut tonė popullor qė t'i kujtoj me nderim .Tė tillė janė Ali Bajraktari ,Hysen Krapushniku ,Deli Mehmet Aga .Ky i fundit ėshtė fytyrė mjaft interesante ,sepse sa ishte i pasur pat shumė miq e kumbarė ,ndėrsa pasi humbi pasurinė e ra poshtė ekonomikisht e harruan tė gjithė ''dashamirėt'' ,ia kthyen shpinėn e disa madje e gjuanin prapa me ''gur e shkėrbaēa''me ē'gjė kėngėtari reflektoi mirė kontradiktat e jetės ,realitetin e idhtė jetsor .I njohur ėshtė edhe plaku Basho Jona i cili gėzon autoritet tė madh ndėr kreshnik♪7 sepse ai me kėshillat e tij tė urta ia del nė krye t'i afroj agallarėt e Jutbinės edhe atėherė kur ishin nė ngatrresė.I tillė ishte edhe Butaline Tali i cili gjithashtu i rri Mujit te kėmbėt sa herė qė ai ndėrmerr ndonjė aksion tė rėndėsishėm .Edhe fytyrat e Ramė Bajraktarit ,Musa Qesexhiut Shaban Evimadhit dhe ajo e Lule Frangut zėnė vende tė merituara nė ciklin e rapsodive tona .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Arta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

MesazhTitulli: Re: Ē'ndjeni kur ndėgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit.   Fri May 16, 2008 7:23 pm

Origjina e kreshnikėve tanė dhe koha e ekzistimit tė tyre janė ndėr ēėshtjet kyqe ,qė ndonėse u bėnė shumė pėrpjekje tė zbėrthehen edhe sot e kėsaj dite ngelėn enigmatike .Vėrtet duke u mbėshtetur nė kėngėt e kėtij cikli mund tė jepet njėfarė sqarimi pėrkitazi me prejardhjen e kreshnikėve .Pra sipas tyre Muji nė fillim na paska qenė njė bari lopėsh i goditur te njė zotėri dhe kur e do fati njėherė i paskan hubur lopėt dhe ai duke i kėrkuar rrėzė njė shkėmbi dėgjon dy fėmijė duke qajtur ,u afrohet djapave dhe i pėrkund e i pajton foshnjet qė ishin tė zanave tė malit .Ato mė vonė vinė dhe zhvillojnė me Mujin kėsi dialogu ;
Zana jemi ,Mujo tuj shetitė
tuj u sjell na njerzėve me u ndihmue
[Fuqia e Mujit],
gjė qė nė njėfarė dore na flet se kėto qenie mitologjike kanė qenė mirėbėrėse tė njeriut .Prandaj po ato edhe Mujit ia shpėrblejnė mirėsinė;
A don forcė ,Mujo me qindrue ?
A don luftė,Mujo me luftue?
A don gja ,Mujo ,a don mall?
Lyp shka t'duesh !-Mujės i kanė thanė .
dhe bariu i pa tė keq ,lyp atė pėr ēka kishte mė sė shumti nevojė momentalisht pa ndonjė vetėdije se dikur me anė tė asaj qė do t'i falnin zanat ,do tė fitoj edhe famė tėrrallė pra;
-Shpesh po mė ngucin ēobanija ,
shumė inat ēobajt si ma kan
paj me forcė me ja u kalue unė due .
Zanat i japin Mujit tambėlgjini gjersa ai fiton njė fuqi fantastike dhe ē'prej atėherė Muji u bė edhe ''probatin'' me zanat qė do ta shoqėrojnė tėrė jetėn .Po kėto kėngė na mėsojnė se edhe 30 agallarėt e Jutbinės paskan qenė fėmijė jetima dhe se ata i mblodhi Muji dhe u mėsoi mjeshtrinė ushtarake ,i ushtroi pėr ēetim ,njėherė nė gjah e mė vonė i futi edhe ndėr luftėra dhe i bėri trima tė dalluar .Kėta kreshnikė sipas kėngėve kanė edhe lidhje farefisnije ,sė paku pjesa mė e mirė e tyre sepse;
Le konakun ,Mujė ,qe s'po ta fikin
ma zi fisin Mujė po na koritin
prandaj Halili i ri nuk pranon tė marr nuse kurrsesi vajzat e Jutbinės pasi ato i duken si motra
.Qėshtja e kohės sė ekzistimit tė kėtyre kreshnikėve ėshtė edhe mė komplekse ,sepse kėngėt legjendare lidhur me kėtė nuk na bėjnė tė mundur tė japim ndonjė mendim tė sigurtė e te dhėna historike pėrkitazi me kėtė nuk kemi .
Nė historinė e letėrsisė shqipe gjejmė njė tjetėr hipotezė ''Nga brendia e tyre dhe botkuptimi shoqėror nga mjetet artistike qė pėrdorin kėngėt paraqiten si krijime tė lashta dhe duket se trajtojnė ngjarje tė periudhės sė kapėrcimit nga shoqėria fisnore nė rendin feudal shtetror .Feudalizmi nė Shqipėri duke filluar e pakta me shtetin e Arbėrit ,u zhvillua nė shekXIII-XV...ėshtė karakteristik fakti se kėngėt e kreshnikėve dėgjohen kryesishtė nė malėsinė e veriut ,tė cilat gjer nė ditėt tona kanė ruajtur tiparet e shoqėrive fisnore .Pra kėngėt ka tė ngjarė tė jenė krijuar brenda shekujve XII-XV dhe tė lidhen me pėrpjekjet pėr t'i shpėtuar depėrtimit feudal....''
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Arta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

MesazhTitulli: Re: Ē'ndjeni kur ndėgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit.   Fri May 16, 2008 8:04 pm

Njė pjesė e kėngėve tė kreshnikėve bėn shpesh aludim nė luftėrat pėr kullosa .Kėrkimi i kullosave i ka bėrė bashkėsitė fshatare tė lėvizin prej vendit nė vend .Shkrimtari bizantin Jan Kantakuzin flet pėr lėvizje tė mėdha fshatarėsh nė viset e Thesalisė dhe tė Epirit duke i paraqitur ata si njerėz qė nuk njohin pushtet dhe qė janė nė luftė me feudalėt e viseve ku vendosen .Kėrkesa e kullosave dimėrore i detyronte fshatarėt tė zbresin nė fushė dhe tė ndeshen kėtu me feudalėt .Lufta qė ndizej ,zgjerohej ,feudalėt i ndiqnin fshatarėt gjer nė bazat e tyre tė malėsive .Shpesh njė shumicė e madhe malėsorėsh zbritėn nėpėr fusha kundėr dėshirės sė feudalėve dhe qeveritarėve tė vendit .Ata bashkė me bagėtinė e tyre u shtynė gjer nė dyert e Raguzės e nė brrylin e Danubit .Nė njė letėr qė i dėrgoi Venedikut .Balsha i IIIankohet se banorėt e malėsive nuk po i binden ,po duan tė rrojnė''sipas mėnyrės sė vjetėr''Eshtė tashma terreni ku zhvillohen ngjarjet e ciklit tė Mujit e tė Halilit me shokė dhe tė njė shumice kėngėsh tė kreshnikeve.''
Dhe njėmend nėse vėshtrojmė ambientin nėtė cilin jetojnė e veprojnė kreshnikėt ,do tė na bjerė nė sy se ai ėshtė blegtoral.Muji ishte bari lopėsh Halili dhe Omeri i ruajnė delet e shtjerrat .Kreshnikėt janė tė veshur me tirq dhe tėrė veshmbathjen e malėsorėve tanė ;
Po i shkund tirqit ,po i mbėrthen dysllyqet
dhe ata luftojnė gjithėherė kundėr tė pasurve qė pėrafėrsisht e pėrfaqėsojnė shtresėn feudale e cila ngadalė po shtrinte e po zgjeronte pushtetin nė pronat e malėsorėve duke ua rrembyer edhe kullosat .Luftėrat e tyre kundėr rrėmbyesve duhet tė simbolizojnė luftėn e fshatarėsisė kundėr pėrhapjes sė feudalizmit dhe rentės feudale nė pėrgjithėsi.
Emrat musliman tė kreshnikėve nė pjesėn mė tė madhe shprehja e fjalėve turkndonjėherė e ndonjė element tjetėr musliman nuk jan argumente bindėse pėr tė na vėrtetuar se kėta kreshnikė paskan jetuar nė kohėn e sundimit osman nė kėto vise .Pėrkundrazi ato mund tė jenė elemente fare t♪7 reja tė mveshura mė vonė nga kėngėtari popullor duke dėshiruar t'i aktualizoj ngjarjet e ti bėjė kreshnikėt mė bashkohorė.Pėrndryshe nė kėto kėngė hasim edhe shprehje tė tilla si;
Edhe shqip ai gjogut i ka britė
ose
Tjetėr t'mirė ne t'partė nu'na kanė lanė
kurrnja vesh veē mos me dekė nė tė shtrueme
por me shpata m'u pre tuj kėndue .
[Martesa e Halilit ]

Eshtė ky ambienti i tė parėve tė kreshnikėve i krijuar nga rrethanat e posaēme historike me ē'gjė ata tekefundit mbajnė lartė moralin e tyre nė kushte tė vėshtira jetėsore .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Arta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

MesazhTitulli: Re: Ē'ndjeni kur ndėgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit.   Sat May 17, 2008 1:17 am

Armėt me tė cilat kreshnikėt tanė i ndajnė bejlegjet me kundėrshtarin sikur edhe ato tė kundėrshtarit janė topuzat ,xhilitat ,mizdrakėt [heshtat] shpatat dimiskia [tė sjella nga Damasku ],thikat e helmatisura e tė tjera .Ndėrkaq ,armėt e zjarrit -pushkėt ,pishtolet dhe topat ,sado qė pėrdoren kryesisht si mjete habėrtare;
E kanė shprazė topin habėrtar
tanė Jutbina njaty ka ardhė,
dhe sado qė ndonjė legjendė shpjegon se dalja e pushkės dhe pėrdorimi i saj mė i gjerė ,ėshtė si fund i periudhės sė kreshnikėve .Kėshtu gjoja Muji takohet njėherė me njė bari qė mbante armė ,pushkė zgjatė krahun pėr tė provuar efektin e saj .Bariu shtjen nė pėllėmbė tė dorės sė mujit ,plumbi ja shpon tejpėrtej ,dhe atėherė;
''Lum Halili - i thotė Muji tė vėllait -na s'kemi shka bajmė ma nė kėtė dhe ,ku ka hup burrnia e a ēoroditė gjindja e nji ma i keqi tė ēartė me kėtė teshė''
dhe ndryhen nė shpellėn qė pėrshkruhet kaq bukur nė;
''Nė shpellė tė kreshnikėve ''
prapėseprapė pushka pėrdoret edhe nė duelet luftarake .Nė kėngėn Deli Mehmet Aga kemi kėtė skenė ;
Dy kobure mbrend nė brez i shtjen
edhe ven nė krah pushkėn e gjatė.
Halili e vret me armė Krajlin babain e Mirushės sė Gredinės e kėngėtari shpesh na thotė se kreshniku i ka ngjeshur armė e sylah e tė tjera .
Eshtė e vėrtetė se pėrdorimi i armėve tė zjarrit nė krahasim me me kohėn elindjes sė kreshnikėve ėshtė element i ri sikurse janė edhe dylbitė tė shkruarit e tė lexuarit e letrave nga kreshnikėt .Megjithatė ,kėngėtari popullorduke na folur pėr kėso elementesh tė kohės vėrteton edhe aftėsitė e tij krijuese sepse ai di tė ofroj kushte e mjete tė domosdoshme nė mėnyrė qė veprimet e kreshnikėve duke i vėnė nė pozita tė volitshme tė jenė tė motivuara sa mė bukur dhe ata tė jenė sa mė bindės nė aksionet e tyre .Pėrndryshe ai kur s'ka mundėsi tė tjera gjen edhe ndonjė zog qė do tė mund t'i kryente porosinė kreshnikut ;
I zog prej malit me ma ēue ,
e kėt letėr me ma marrė ,
me m'ja ēue Begzades sė bardhė .
[Martesa e Ali Bajraktarit ]
Rrethanat e tilla madje vinė duke u pasuruar gjithnjė e mė shumė .Fjala vjen kreshnikėt dinė tė flasin disa gjuhė sepse nė kėtė mėnyrė mund t'ia dalin nė krye tė futen ndėr krajli tė ndryshme dhe tė komunikojnė me ta e me vajzat e tyre pa farė vėshtirėsie .Zogu nė mungesė tė komunikacionit ua bante letrat kreshnikėve madje gjer te ta arrinte edhe ndonjė fletė e dushkut e shkruar nga ndonjė kreshnik qė kishte rėnė nė grackė dhe kėrkonte ndihmėn e tė tjerėve .Po kėshtu nė mungesė tė mjekėve dhe barėrave ,kreshnikėt shėrohen nga zanat e nga gjarpėrinjėt
Nė njė sėrė kėngėsh kreshnike thuhet ;
-Tre gjarpni nė bark ja kishte gjetė
kjo ėshtė njė mėnyrė e tė rrėfyerit popullor pėr tė treguar forcėn e jashtzakonshme tė heroit .Mirpo ndėr bejlegje siē na thonė kėngėt pėr fat tė trimit ngadhnjimtar nuk janė tė zgjuar tė gjithė gjarpėrinjėt por njėri sish ,pėrndryshe do tė ishte e pamundur mposhtja e heroit qė pėson disfatė.Kreshnikėt tanė ushqejnėnjė simpati tė veēantė ndaj trimave me gjarpėrinjė dhe u vie keq qė kanė qartur heronj tė tillė ,sepse ata e vlersojnė lartė trimėrinė dhe u vie keq kur ajo pėson edhe pse ka qenė e rrezikėshme pėr ta .Studiuesi i kėngėve tona kreshnike do tė mahnitet me fantazinė e pasur e tė bujshme tė gjeniut tonė popullor,i cili me kėtė varietetjashtėzakonisht tė pasur kėngėsh ma dha disa romane tė jetės tė marrdhėnjeve shoqėrore ,psikologjinė,virtytin ,moralin heroizmin ,burrėrinė e besėn e kreshnikėve tanė nė tė cilat malėsori ynė sheh vetveten fuqinė e vet tė pashterrshme pėr tė depėrtuar nėpėr tė gjitha shtigjet e vėshtira qė ia imponuan kushtet specifike tė jetės ndėr shekuj.Nė kėtė pasqyrim nuk e kemi vetėm jetėn e njėanshme atė tė vėshtirėn ,por edhe bukurine qė ofron ajo kemi edhe idilėn e nje jete te lire kolektive .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Arta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

MesazhTitulli: Re: Ē'ndjeni kur ndėgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit.   Sat May 17, 2008 3:15 am

Kėngėtari pra nė flet edhe pėr ndejat e shpeshta e tė pėrbashkėta ,nė tė cilat kreshnikėt qanin hallet e jetės ,pinin ,gėzonin e bėnin festė pas fitoreve tė korrura .Kėto kėngė nė radhė tė parė janė legjendare prandaj elementi fantastik mitiko-pėrrallor ėshtė shumė i pranishėm posaēėrisht kur ata ndihmohen nga qenie mitologjike pėrmes tė cilave ia dalin tė bėjnė mrekullira .Ndėrsa kur shohim jetėn e tyre tė drejtėpėrdrejtė kur i shohim pėr sė afėrmi do tė hetojmė se gjeniu sheh edhe realitetin ,marrdhėnjet e tyre tė nduarndurta siq janė smira dhe xhelozia qė na bien nė sy shpesh nė mesin e kreshnikėve .Ndonjėherė edhe Muji bėhet xheloz nė Halilin pėr shkak se ai duket mė i zhdėrvjelltė nė duele dhe sa herė qė vėllezėrit provojnė forcat nė mes veti Halili ja del Mujit .Ndonjėherė kreshnikėt e tjerė si Dizdari ,fjala bie ia kanė zili Mujit qė dallohet me vepra tė mėdha e qė tė tjerėt nuk mund t'i bėjnė sepse nė atė mėnyrė edhe ishte krijuar kulti i Mujit ,madje jo vetėm nė mesin e kreshnikėve shqiptar por edhe tek kundėrshtarėt e tyre .
Kėngėt kreshnike shqipe flasin pėr njė toponomastikė tė pasur .Pėrmes tyre mėsojmė se kreshnikėt jetuan nė Jutbinė dhe Klladushė ,mirėpo veprimtarinė e tyre ata e zhvilluan pothuajse nė pjesėn mė tė madhe tė ballkanit dhe njė pjese tė Evropės dhe Lindjes sė Afėrme .Studiuesit e gjertanishėm tė kėngėve kreshnike toponomastikėn e tyre e ndajnė nė dy sfera ,nė njė mė tė afėrt dhe njė me pėrpjestime mė tė gjera .Pra Lugjet e Verdha ,Gurrat e Bardha ,Ashti i Skurbishtės Gryka e Krushevės Mrizet e Mėdha ,Bjeshkėt e Nalta ,Rrapi i Jutbinės e ndonjė vend tjetėr pėrmenden mė sė shpeshti nė kėtė cikėl kėngėsh sepse ai ishte radiusi i bredhjeve tė pėrditshme tė kreshnikėve ,ku ata mblidheshin e shtronin kuvendet e tyre tė pėrbashkėta kah i kullosin bagėtinė e bėnin edhe ndonjė luftė ,pėrleshje lokale kur rastiste tė takoheshin me ēetat kundershtare a me ndonjė individ qė sillej andej pari.
Sfera e gjerė na jep njė kuadėr gjeografik mė tė pėrhapur .Pėrmes saj hetojmė njė shtrirje tė madhe vendesh ku kanė luftuar e shtegtuar kreshnikėt e tanė duke u nisur nga Shqipėria e Jugut e deri nė brigjet e Tunės .Mirėpo nė kėtė sferė hetojmė tė pėrmenden edhe emra konkret tė qyteteve e shteteve si ;Tetova Shkodra ,Vlora ,Budini ,Taliri
Magjarri Turqia Venediku etJ.
Shtrirja gjeografike e kėndimit tė kėtyre kėngėve ėshtė me njė interes tė posaēėm sepse ajo me njė masė tė madhe na thotė diēka edhe pėr shtratin e lindjes sė kėtyre kėngėve ,Tani mė dihet se se kjo shtrirje nuk ėshtė e njėjtė nė gjithė viset e popullzuara me shqiptarė,Shqipėria e Veriut dhe pothuajse tėrė Kosova e Mali i Zi rajonet e banuara me shqiptarė janė djepi i kėtyre kėngėve .Zihni Sako dhe Qamil Haxhihasani na thonė se kėto janė mė tė shpeshta nė Malsinė e Madhe[Hoti ,Gruda ,Kelmendi ,Kastrati,Kraja ,Rranxat e Shkodrės Dukagjini ,Shllaku ,Nikaj Mėrturi,Malėsia e Gjakovės].Sipas kėtyre autorėve aty-kėtu por shumė rrallė dėgjohen edhe kah Kuksi ,Dibra e Mati dhe Kraja .Megjithatė emigrimet e popullatės sė veriut nė jug dhe emigrantėt kosovarė para Luftės sė II botėrore bartėn me vete kėso kėngėsh dhe i kėnduan nė njė pjesė tė mirė tė Shqipėrisė gjer edhe nė jug ,ndėrkaq ato kėndohen dhe dėgjohen me endje tė madhe edhe sot e kėsaj dite si nė popullatėn shqiptare nė Mal tė Zi Hot Grudė Plavė e Gusi Peshter ashtu edhe nė tėrė Kosovėn qė nga Kaēaniku e gjer nė Rugovė tė Pejės .Mirėpo gjersa nė brendinė e Kosovės kėto janė mė tė rralla Shala e Bajgorės ,rrethi i Istogut i Pejės i Deēanit me Malsine e Gjakovės dhe Rugovėn e Pejės janė shumė tė pasura me kėngė kreshnike
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Ē'ndjeni kur ndėgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit.   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ē'ndjeni kur ndėgjoni emrin e Gjeto Basho Mujit.
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: