Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Artistët kinezë mbajtën Ekspozitën e Kaligrafisë Islame

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Artistët kinezë mbajtën Ekspozitën e Kaligrafisë Islame Empty
MesazhTitulli: Artistët kinezë mbajtën Ekspozitën e Kaligrafisë Islame   Artistët kinezë mbajtën Ekspozitën e Kaligrafisë Islame EmptyTue Jan 06, 2015 9:59 am

Artistët kinezë mbajtën Ekspozitën e Kaligrafisë Islame

Artistë të ndryshëm kinezë mbajtën një ekspozitë që paraqet Kaligrafinë Islame më 26 dhjetor 2014, ditën e premte në Galerinë e 6 –të në Islamabad.
Ekspozita u quajt "Kaligrafia e Nderuar nga Kinezët", dhe tregoi koleksionin e veçantë artistik të veprave të Asad Raza-s, i cili është gjithashtu një konsulent i Artit Islamik, njoftoi Chinatopix.
Asad Raza ka tridhjetë vite që mbledhë vepra artit dhe ka qenë shumë herë në Kinë ku lidhi miqësi me kaligrafët e famshëm dhe me forumet kineze islame që ja bënë të mundshme mbledhjen e veprave, raportoi Kinatopix.
Ekspozita kishte një total prej 27 veprave të artit kaligrafik, dhe shumica e tyre janë bërë nga kaligrafi kinez musliman Haxhi Abdul Hakim, i njohur, gjithashtu, si Haxhi Liu Jingyi.
Artisti 85-vjeçar dhe kaligrafi i shquar është kryetar i Shoqatës Islame Chifeng dhe është, gjithashtu, imam aktual i xhamisë Chifeng. Ai ka qenë i pasionuar për artin e kaligrafisë që kur ai ishte fëmijë, është udhëzuar, këshilluar edhe nga Guo Zhenduo, një kaligraf i shquar kinez.
Pas mësimit të bazave të kaligrafisë dhe duke zhvilluar aftësitë e tij për kaligrafi kineze, ai më vonë e gjeti veten në këtë veprimtari duke punuar disa vepra me kaligrafi islame. Ai e vazhdoi pasionin e tij dhe studioi kaligrafinë islame nën drejtimin e një kaligrafi të shquar, Imam Cao Jinzao, nga rajoni i Kinës Lindore.
Talenti i Haxhi Abdul Hakimit dhe aftësitë e tij në fushën e kaligrafisë kineze dhe arabe, e ka bërë atë të aftë për të krijuar aq sa kritikët e artit e kanë vlerësuar lartë, aq sa, në saje të veprave të tij, përfundimisht, është bërë i famshëm në mbarë botën.
Artisti filloi kryeveprën e tij duke përdorur një praktikë konvencionale kineze, e cila përfshin furçën kineze për të punuar në disa kaligrafi islame në një stil të quajtur Sini. Përfundimisht, ai ndryshoi teknikën e tij dhe e përdorë kallamin stilolaps.
Ekspozita që paraqet për artdashësit vepra të rralla artistike do të qëndroi e hapur deri më 4 janar 2015, prej orës 11:00-19:00.

Burimi: IQNA News
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë

======================================================


Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Artistët kinezë mbajtën Ekspozitën e Kaligrafisë Islame
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ekspozitë e kaligrafisë islame u hap në Washington
» FORUMI NË EKSPOZITËN E KUR'ANIT...
» Romë: Java e kulturës islame
» "Filosofia islame nga zanafilla e saj deri sot"
» AUTORITETET KINEZE RAMAZANIN E NDALOJNË...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: