Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Pėrmbledhje poezishė nga Poet tė ndryshėm.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... 12 ... 23  Next
AutoriMesazh
Kosovarja
Admin
Admin
avatar

Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 31
Vendi : Jashtokėsore!
Registration date : 14/08/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje poezishė nga Poet tė ndryshėm.   Thu Mar 06, 2008 8:21 pm

Nje nate pa gjume

Pak dritė! Pak dritė! Pak dritė, o shok, o vlla.
Tė lutem, pak dritė nė kėt natė kur shpirti vuen,
kur tė dhemb e s'di ē'tė dhemb, e syni gjum nuk ka,
urren nuk din ē'urren, don e s'din se ē'don.
Pak dritė! 0 burrė! 0 hero' ngado qė tė jesh. ....
Burrė qė shkatrron edhe qė ndėrton sėrish!
Pak dritė vetėm, tė lutem, mshirė tė kesh,
se do ēmendem nė kėt natė pa gjumė dhe pa pishė.
Oh! ta kisha pishėn tė madhe edhe tė ndezun!
Me flakėn e pishės nė qiellin e ksaj nate
ta shkruejshe kushtrimin... Ehu Burrė i tretun
Do ta shifsha vallen tande nė majė tė njė shpate.
Por pishė nuk kam e vetėm janė burrat, shokėt...
Dergjem n'errsin pa gjumė dhe pa dritė...
Askush s'mė ndigjon, ēirren kot mė kot...
Hesht more, hesht! por qėndro, o shpirt.
Gjeli kėndon dhe thotė se asht afėr drita
Gjel, rren a s'rren? cila asht fjala e jote?
Kur ti kėndon thonė se asht afėr drita...
Por un s'besoj sonte nė fjalėt e ksaj bote.
Hiqmuni qafe, mendimet
O jastėk ty tė rroki, tė pėrqafoj si shpėtimin,
mė fal atė qė due: gjumin dhe andr'min
e dy buzve qė pėshpėrisin ngushllimin.

Migjeni
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Kosovarja
Admin
Admin
avatar

Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 31
Vendi : Jashtokėsore!
Registration date : 14/08/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje poezishė nga Poet tė ndryshėm.   Thu Mar 06, 2008 8:23 pm

Poema e mjerimit

Kafshatė qė s'kapėrdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatė qė tė mbetė nė fyt edhe tė zė trishtimi
kur shef ftyra tė zbeta edhe sy t’jeshilta
qė t'shikojnė si hije dhe shtrijnė duert e mpita
edhe ashtu tė shtrime mbrapa teje mbesin
tė tan jetėn e vet derisa tė vdesin.

E mbi ta n'ajri, si nė qesendi,
therin qiellėn kryqat e minaret e ngurta,
profetėnt dhe shejtėnt nė fushqeta tė shumngjyrta
shkėlqejnė. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulėn e vet t'shėmtueme,
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme,
balli qė e ka, syt qė e shprehin,
buzėt qė mė kot mundohen ta mshefin -
janė fėmitė e padijes e flitė e pėrbuzjes,
t'mbetunat e flliqta rreth e pėrqark tryezės
mbi t'cilėn hangri darkėn njė qen e pamshirshėm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishėm.

Mjerimi s'ka fat. Por ka vetėm zhele,
zhele fund e majė, flamujt e njė shprese
t'shkyem dhe tė coptuem me t'dalun bese.

Mjerimi tėrbohet n'dashuni epshore.
Nėpėr skaje t'errta, bashkė me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, t'qelbta, t'ndyta, t'lagta
lakuriqen mishnat, si zhangė; t'verdhė e pisa,
kapėrthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnė, pėrpijnė, thithen, puthen buzėt e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapėrthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnė fillin t'marrėt, shėrbtorėt dhe lypsat
qė nesėr do linden me na i mbushė rrugat.

Mjerimi nė dritzėn e synit t'kėrthinit
dridhet posi flaka e mekun e qirit
nėn tavan t'tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndėr mure plot danga,
ku foshnja e smume qan si shpirt' i keq
tu' ndukė gjitė e shterruna t'zezės amė,
e kjo prap shtazanė, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randė.
Foshnj' e saj nuk qesh, por vetėm lėngon,
e ama s'e don, por vetėm mallkon.
Vall sa i trishtueshėm asht djepi i skamit
ku foshnjėn pėrkundin lot edhe tė fshamit!

Mjerimi rrit fėmin nė hijen e shtėpive
tė nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
kur bashkė me zoja flejnė nė shtretėnt e lumnis.

Mjerimi pjek fėmin para se tė burrnohet,
don ta msojė t'i iki grushtit q'i kėrcnohet,
atij grusht qė n'gjumė e shtėrngon pėr fytit
kur fillojnė kllapitė e etheve prej unit
dhe fetyrėn e fėmis e mblon hij' e vdekjes,
njė stoli e kobshme nė vend tė buzqeshjes.
Nji fryt kur s'piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fėmia n'bark t'dheut mbaron.

Mjerimi punon, punon dit e natė
tu' i vlue djersa nė gjoks edhe nė ballė,
tue u zhigatun deri n'gjujė, n'baltė
e prap zorrėt nga uja i bahen palė-palė.
Shpėrblim qesharak! Pėr qindenjė afsh
nė ditė - vetėm: lekė tre-katėr dhe "marsh!".

Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
buzėt e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin pėrmendore e njė tregtis s'ndytė,
qė asht i gjikuem tė bijė nė shtrat vet i dytė,
dhe pėr at shėrbim ka pėr tė marrė do franga
ndėr ēarēafė, ndėr fėtyra dhe nė ndėrgjegje danga.

Mjerimi gjithashtu len dhe n'trashigim
-jo veē nėpėr banka dhe nė gja tė patundshme,
por eshtnat e shtrembta e n'gjoks ndoj dhimbė,
mund qė t'len kujtim ditėn e dikurshme
kur pullaz' i shpis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohės, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithēka u ndi njė i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut qė vdiste nėn tra.
Kėshtu nėn kambėt'randė t'zotit t'egėrsuem -
thotė prifti - vdes ai qė ēon jetė tė dhunuem.

Dhe me kėto kujtime, ksi lloj fatkeqėsinash
mbushet got' e helmit nė trashigim brezninash.
Mjerimi ka motėr ngushulluese gotėn.
Nė pijetore tė qelbta, pranė tryezės plot zdrale
tė neveritshme, shpirti me etje derdh gotėn
n'fyt pėr me harrue nandhetenand' halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e pickon si gjarpni-
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nėn tryezė qan-qeshet nė formė tragjikomike.
Tź gjitha hallet skami n'gotė i mbyt
kur njiqind i derdh njė nga njė nė fyt.
Mjerimi ndez dėshirat si hyjet errsina
dhe bajnė tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.

Mjerimi s'ka gėzim, por ka vetėm dhimba,
dhimba paduruese qe t'bajnė t'ēmendesh,
qė t'ap in litarin tė shkojsh fill' e t'varesh
ose bahe fli e mjerė e paragrafesh.

Mjerimi s'don mshirė. Por don vetėm tė drejt!
Mshirė? Bijė bastardhe e etėnve dinakė,
t'cilt n'mnyrė pompoze posi farisejt
i bijnė lodėrtinės me ndjejt dhelparak
tu' ia lėshue lypsiti njė grosh tė holl' n'shplakė.

Mjerimi asht njė njollė e pashlyeme
n'ballė tė njerzimit qė kalon nėpėr shekuj.
Dhe kėt njollė kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnė paēavrat qė zunė myk ndėr tempuj
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
E_Bukura
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm
avatar

Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 30
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje poezishė nga Poet tė ndryshėm.   Fri Mar 07, 2008 1:08 am

Ismail Kadare

Malli i Shqiperise


Me ka marre malli per Shqiperine tone.
Sonte,kur po kthehesha me trolejbuz,
Tymi i cigarit "Partizani"qe pinte dikush
Dridhej kalteronte,bente spirale,
Sikur te fshehta me thosh ne gjuhen e shqipetareve
Mua bashkatdhetarit.
Te shkoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes,
Ku kam bere dikur ndonje marrezi,
Dhe ne rruget ku skam bere asnje marrezi.
Me njohin ato porta te vjetra te drunjta,
Inatin akoma do ma mbajne,
Koken do ma tundin,
Por une s'do ta marr per keq,
Se malli me ka marre.
Dhe t'eci rrugicave plot gjethe te thara,
Gjethe te thara,gjethe vjeshte,
Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.
Me ka marre malli per Shqiperine tone;
Per ate qiell te madh,te gjere e te thelle,
Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike,
Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen,
Per alpet flokebardha e mjekergjelbra,
Per netet e neilonta,qe nga flladet fergellojne,
Per mjegullat qe si indiane te kuq muzgjeve
shtegtojne
Per lokomotivat dhe kuajt,
Qe te djersitur avullojne e hungerojne,
Per qiparisat,kopete dhe varret
Malli me ka marre.
Malli me ka marre,
Per shqipetaret.
Me ka marre malli dhe se shpejti vi atje,
Duke fluturuar mbi mjegullat,si mbi deshira.
Sa i larget,aq edhe i dashur je,atdhe.
Aerodromi do te dridhet nga uturima,
Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera.
Ata qe shpiken shpejtesine reaktive
Larg atdheut sigurisht do kene qene ndonjehere.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
E_Bukura
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm
avatar

Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 30
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje poezishė nga Poet tė ndryshėm.   Fri Mar 07, 2008 1:11 am

Ismail Kadare

Ti qave


Ti qave dhe me the me zė te ulet
Se une te trajtoja si prostitute.
Athere loteve te tu s'ua vura veshin
Te desha, pa ditur se te desha.

Vec nje mengjes te befte kur u gdhiva
Pa ty dhe bota krejt e zbrazet m'u duk,
Athere kuptova c'kisha humbur,
C'kisha fituar kuptova gjithashtu.

Me rrezellinte si smerald merzitja,
Dhe lumturia ngrysej si nje muzg me re...
Nuk dija ke te zgjidhja nga te dyja
Sepse seicila m'e bukur se tjetra qe.

Se ish i tille ky koleksion bizhush
Qe drite e terr leshonte njekohesisht,
Qe njeqindfish etjen per jeten shtonte,
Por dhe qe vdekjen ndillte njeqindfish.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje poezishė nga Poet tė ndryshėm.   Fri Mar 07, 2008 4:24 am

Darka e fundit



Nė tavolinėn e Darkės sė Fundit

do ulem i vetėm e s'do ftoj njeri...

Dhe, ashtu, nė heshtje do tė pres.

Jo, tė dymbėdhjetėt e Krishtit s'i dua!

Tė dymbėdhetėt kanė mbetur,

po nė atė tavolinė mashtrimi,

darkojnė dhe kėnaqen

me mashtrimin e tyre

dhe s'njohin

as shekuj,

as mijėvjeēarė,

as ditė...

Nga mirėsia e tyre, kam frikė!



Dhe, ashtu nė heshtje, do pres!

Jo, vitet e jetės sime,

s'i dua mė parėnė,

boll mė kanė lodhur gjithė jetėn,

s'dua qė dhe nė Darkėn e Fundit,

tė kėrkojnė tė vėrtetėn!



Nė tavolinėn e Darkės sė Fundit

do ulem i vetėm e s'do ftoj njeri...

I vetėm,

nė heshtje,

do tė tė pres, vetėm ty!

Mos ki frikė nga poeti




Poeti di

vetėm tė zbulojė ku fshihet dashuria

dhe tė jetojė me dashurinė qė zbulon,

tė gėzojė e tė trishtohet

me tė fshehtėn e tij tė bukur...

Atė tė fshehtė e di vetėm ti...

Mos ki frikė nga poeti!



Poeti di tė jetojė

edhe brenda rrjetės sė merimangės

dhe pickimet e helmėta

i bėn pore trupi nga ku jep dashuri...

Mos ki frikė nga poeti!



Do t'i gris

gjithė ē'nuk kam shkruar...

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Kosovarja
Admin
Admin
avatar

Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 31
Vendi : Jashtokėsore!
Registration date : 14/08/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje poezishė nga Poet tė ndryshėm.   Fri Mar 07, 2008 7:39 pm

Dy buze

Dy buzė tė kuqe,
dy dėshira tė flakta,
qė afshin ma thithėn,
gėzimin ma fikėn,
si fantazma hikėn
ndėr do bota tė larta...
Dy buzė si tėpėrgjakta,
dy dėshira tė flakta,
qė afshin ma thithėn
nė buzė kur mu njitėn
andjet m'i trazuen,
zemrėn ma tėrbuen,
trurin ma helmuen
e nė fund u mėrguen...
Dy buzė tė kuqe,
bukuri fatale,
tė njė gruaje stėrzane
njė pjsė zemre mė nxorne,
njė pranverė tė tanė mė morne
dhe gėzimin ma vodhne...
Ato dy buzė tė kuqe
dhe dy lote tė mija
qenė shenja tė dhimbjes,
kur mė vrau bukuria,
kur mė zu dashunia
e mė dogji rinia.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Euridika
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovė
Registration date : 11/11/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje poezishė nga Poet tė ndryshėm.   Tue Mar 11, 2008 1:07 am

Lazar Gusho Poradeci ( Lasgushi)

MALLI I VJERSHĖTORIT

Foli Nėna ,e vajtim,
Foli djali-i dėshpėruar.
-Ē'bėre,bir , n'atė mėrgim?
-Shojta zjarr'e shpirtit t'im,
Qė m'u ndes nė kraharuar.

-Bir,po malli si s'tė zu?
Foli nėna dyke qarė.
Ē'mė le korbėn si kėrcu!
Ku mė fluturove, ku?
Bubu! shtatė vjet pa parė!

-Fluturova zall mė zall
Posi zog me yll nė ballė,
Kėngėtor me zė qė ēmall:
Popo! yll ē'ishte mall!
Ē'ishte malli yt i gjallė!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Euridika
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovė
Registration date : 11/11/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje poezishė nga Poet tė ndryshėm.   Tue Mar 11, 2008 1:21 am

Lazar Gusho Poradeci ( Lasgushi)


MARSHI I DJALĖRISE
(Himni Kombėtar)

Urdhėroj I Madhi Zot:
Zu ndrin yll’ I Shqipėrisė;
Ndrin e mė s’pėrmbahet dot,
Se qė sot e jetė-plot
Po rreth zemr’ e Djalėrisė.

Djalėri, lart pėr liri!
Lart pėr Zonjėn Shqipėtare!
Yll nė ballė-e zjarr nė gji ,
Zjarr nė gji pėr Shqipėri,
Digj-u!zemra djaloshare!

Qjell me shkaba shqipėtar!
Male mbushur me dragona!
Kėto fusha derdhur n’ar,
Deti plot margaritar-
Kėto janė viset t’ona!

Kėtu leu qė nė filllim
Trim’I dheut si zog I shkruar;
Leu dh’ u la trashėgim
- Me nderim e me qėndrim-
Besa jon’ e shentėruar.

Ha! Dh’e bukura liri
Kėtu mbretėroj pėrjetė:
Mbretėroj:e plot mėri,
Bėri nė rrezik tė zi
Prej kujtdo njė trim me fletė

Lithni besėn pėr Atdhe,
Ju me gjak tė Kastriotit!
Lithni-e shpejt e bėni be:
Be qė vret posi rrufe
Para Kombit-para Zotit!

Djalėri, heu yll I ri !
Djalėri, kėng’e shėndetit!
Rrofsh! E lumja Djalėri!
Rrofsh e qofsh sa val’e detit
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Euridika
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovė
Registration date : 11/11/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje poezishė nga Poet tė ndryshėm.   Tue Mar 11, 2008 1:44 am

Lazar Gusho Poradeci ( Lasgushi)

E FUNDIT MĖRZITJE
(Marsh I Shqipėtarit)

…Na mbajte rop gjith nėnė thumb,
Na prure vdekjen gjith me plumb,
E kur nuk ka-yn’at u mvar;
Dh’I hape truallin pėr varr,
Dh’e bėre shkrumb.

Nė ēdo lėndine-e njė therror,
E nj’eshtėr nė ēdo vėnd botorr;
Dhe ēdo kujtim e vjershėri
Qan’e thėrret prej dheut tė zi
Njė trim qė ra pėr nder tė ti
Drejt mun n’oborr.

Armik!po shpejt u pregatit
Tė shkosh nga ardhe mė me nxit
Se n’u vonofsh gjer mė nė fund:
Ku ngrit mbi ēdo katund!
Atdheu u ndrit!

Pa vjen e sulmon dragoj shqiptar
Si lajm I Zotit ēbėrblimtar
E bėn urgji pėr Shqipėri
E dridhet tok’ e det-e ti:
Ti qen I botes kobė-zi
Ti gjakatar:

Hy! qen e gjak qė shėmbėllen,
Ti lyp e mėshirėn qė s’tė vlen:
Po nuk t’a fal dragoj ty sot:
Tmerrisht godet me shpirtin plot!
Tė shtyp si djall plot helm e ndot!
Tė flak si qen!

….Ku bes’ e rėnd’ urdhėron pėr-ēas,
Ku burr’ I dheut sulmon me gas,
Ku Zot’I Math dėrmon me shkak-
Jo! S’rron Shqiptari varfanjak-
Liri – a pėrgjithmonė gjak
Do’rrjedhi pas!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje poezishė nga Poet tė ndryshėm.   Tue Mar 11, 2008 2:22 am

Kur dikush dėshiron tė meditoj le tė Klikon kėtu pėr ta ndėgjuar >

Poemėn tė shkruar nga Dritėro Agolli "Nėnė Shqipėri".
Ndėgjim tė kėndėshėm.

...me respekt, Sofra.


_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Arta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje poezishė nga Poet tė ndryshėm.   Wed Mar 12, 2008 11:25 am

Ajo pret
Asgjė s"ėshtė ndryshuar
Kali i trembur ecėn asfaltit
Fisheku ma kėrkon kokėn
tė pluhrosur nga vetmia.

Nėna ėshtė e njėjta
me fytyrėn e vrarė nga pėrcjelljet.

Sorrat i ndjellin frikė
sikur shenjat nė filgjanin e kafes
Ajo pret tokėn

Unė e kam humbur savanės
bazybenė qė ma pat varur.
AGIM MALA
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje poezishė nga Poet tė ndryshėm.   Wed Mar 12, 2008 1:25 pm

LETĖR NJĖ LUFTĖTARI

Duke pritur tė kalojė stuhia
na rritet mjekra thonjtė
na zėnė ethet

Gojėkyēur
numėrojmė shkopinjtė
fyerjet sharjet shkarjet

Unazat
luajnė nga vertebralja

Duke pritur
harrojmė se jemi

Harrojmė se nė kėtė shekull
mbeten tė vėrteta
vetėm ato qė thuhen.

Agim Mala

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
E_Bukura
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm
avatar

Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 30
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje poezishė nga Poet tė ndryshėm.   Wed Mar 12, 2008 7:14 pm

Iljaz Prokshi


QIELL I DASHURISĖ

Nė qoftė se mė puth
do m’i fshish lotėt kristal
do e ndiej aromėn e njė princeshe
mund te them se qenka "E shkruar"
sepse gjithēka ndodh kėtu
veē dėborė sa nuk bie
Unė shėtis rrugėve
dhe njė shi i bukur mė lag
shikoj orėn
akrepat kane kaluar 24-shin
tė vetmuar kemi mbetur
duke u larguar si tej reve
ku mua me mbulojnė kujtimet
yjet dhe krahėt e tu
Por bota si gjithherė e gjerė
mbetet shpesh pa fjalė
si pa fjalė njė erė fryn
dhe shkund fletėt e blirėve nė qytet
kėrkoj dikush tė mė flasė
njė shpresė e ēuditshme
shpėrthen si llavė
tani i llaftaruar fshihem diku
duke u munduar te vij tek ty
e ti ik e ik si pa kokė a e di
apo gjen strehė
nė qiellin e dashurisė sonė blu
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Kosovarja
Admin
Admin
avatar

Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 31
Vendi : Jashtokėsore!
Registration date : 14/08/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje poezishė nga Poet tė ndryshėm.   Wed Mar 12, 2008 7:38 pm

Fjalet e qiririt

Nė mes tuaj kam qėndruar
E jam duke pėrvėluar,
Qė t'u ap pakėzė dritė,
Natėnė t'ua bėnj ditė.

Do tė tretem, tė kullohem,
Tė digjem, tė pėrvėlohem,
Qė t'u ndrinj mir' e tė shihni,
Njėri-tjatėrin tė njihni.

Pėr ju do tė rri tė tretem,
Asnjė ēikė tė mos mbetem,
Tė digjem e tė qanj me lot,
Se dėshirėn s'e duronj dot.

Unė zjarrit nuk i druhem
Dhe kurrė s'dua tė shuhem,
Po tė digjem me dėshirė,
Sa tė munt t'u ndrinj mė mirė.

Kur mė shihni se jam tretur,
Mos pandehni se kam vdekur;
jam i gjall' e jam ndė jetė
jam nė dritėt tė vėrtetė,

Unė jam nė shpirtin tuaj,
Mos mė kini pėr tė huaj,
M'ėshtė falurė durimi,
Andaj po digjem si trimi,

Se ma k'ėnda t'u bėnj mirė,
Tė mos mbeti n'errėsirė.
Jakėni rreth meje rrini,
Flisni, qeshni, hani, pini,

Nė shpirt kam dashurinė,
Pa digjem pėr njerėzinė,
Lemėni tė pėrvėlohem,
nukė dua mė tė ftohem,

Dua ta djek trupn' e kretė
Pėr atė zotn' e vėrtetė.
Me zjarr ta djek mushkėrinė
E tė tretem pėr njerinė,

Bashkė me gėzimt tė tija
tė vete te perėndia.
Unė dua njerėzinė,
Mirėsin' e urtėsinė.

Nė bėhi shokė me mua,
Nė mė doni si u dua,
Njėri-tjetėrin nė doni,
Tė paudhė mos punoni.

O zėmėra fluturake,
Qasju pakė kėsaj flake!
Mase krahėt t'i pėrvėlon,
Po dhe shpirtin ta shėnjtėron.

Unė duke pėrvėluar,
Njerėzit i kam ndrituar.
Kam qėnė mik me njerinė,
Andaj i di e mė dinė.

Gjithė tuajt' i kam parė,
Mėm' e at' e fis e farė,
Si tani gjithė i kam ndėr mėnt,
Qė rrininė mė kėtė vėnt.

Edhe sot nėr ju ata shoh,
Se shpirtin e tyre ua njoh,
Dhe unė si ju jam ndruar
E jam pėrzjer' e ndryshuar,

Pa jam bėrė shumė herė
Zjar e uj' e balt' e erė.
Jam njė shkėndijė pej qielli
dhe njė drudhėzė pej dielli.

Edhe ndėr qiej fluturonj,
Edhe brėnda nė det qėndronj,
Shumė herė fle nė baltė,
Diku ndodhem dhe nė mjaltė

Bėnem qėngj e kec i pirė,
Lul' e bar e gjeth i mbirė.
Dua shumė fjalė t'u them,
Po trėmbem mos i bėnj ujem.
E ku shkruhenė nė kartė
Fjalėt' e gjuhėsė zjarrtė?

Naim Frasheri
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje poezishė nga Poet tė ndryshėm.   Thu Mar 13, 2008 7:18 pm

Lexone kėtė poezi.
ISMAIL QEMALI


(Vjershė e pa botuar, shkruarė e kėnduar ditėn qė erdhi Ismail Qemali nė Vlorė i vdekur)


Mbyllur det’ edhe stere
Kush do pyes? ... edhe pėrse?
E kush pyet pėr Shqipėrinė,
Rreth me male njė shketinė
E pa zė dhe e pa zotė
Vetėm vlente pėr njė botė
Qė tė bėnej ndonjė ditė,
Njė thėrime njė kafshitė
Pėr atė e pėr kėtė,
Vleft’e saja hė pėr hė,
Dele dajos........


Kur nji ditė,
Vjen e ēfaqet njė Profitė;
Ish njI plak i bardhė borė,
Nji bajrak me zok nė dorė;
Ēan tokė e ēan detė
Si i ēan rrufeja retė;
Edhe zbriti mu atje
Ku i than nga se pėr se
Po atje nė atė vėndė,
Dy tė prishurit na mėndė,
Jo qė nuk i than “miserdhe”
Po i than dhe “shko nga erdhe!”


Plaku gjorė e plaku mjerė,
Ku do vejė e ku do bjerė,
Nėpėr erė e nėpėr shira
Nėpėr gropa me shėllira?


Iku ditė e iku natė
I mungon dhe buk’ e thatė;
Edhe buka i mungonte,
Vėtan zźmra i valonte.


Si ish baltė, kėmba kridhej,
Si ish plakė, trupi dridhej,
Andej ruhej nga armiku,
Kėtej ruhej nga i ligu.


Mirpo plaku bėri krahė;
Kaloj male, kaloj brigje,
Kaloj pellgje tė pa vahė,
Kaloj pyje tė pa shtigje
Syr’ i tija njė yll shihte
Dita yllin po e fshihte.


Plaku iku, iku, iku
Pas ca dite njė mėngjes,
Kur dėgjon njė zė kikiku,
Njė qytet i gjithė u ndes.


Ish njė vend, njė vend i lirė
Qė nė gjuhėn mė tė mirė
Qė nė gjuhėn e Asllanit,
I thon vėndi i jataganit;


I thon Vlon’ e i thon Vlorė
Ku Shqiponja dy krenorė,
Gjeti gjithė ata qė deshi,
Djem baroti, djem arbreshi,
Me besė burri armatosur,
Trimėri qė s’ka tė sosur,


E kush ishte ai plakė?
E kush ishte ajo flakė?
Si njė yll qė ėshtė kėputur
Nė njė arqe brenda futur,

Na harriti.... Kuje sotė
Nuk na erdhi si e deshėm,
Po nė dhe se fusėm dotė
Pra nė zźmra do t’a ngjeshim.
Dhe aty do rroj sa malet
Shpirti tija nuk do falet
Nuk do falet po si Dielli,
Ku bashkohen det e qielli,
Atje shuhet ashtu duhet,
Qarko botės zė e muhet;


Mirpo dielli dhe atėherė,
Shkrep dhe shtie mbi tė tjerė;
Dielli mbet gjithnjė Diell,
Kurdoherė me kokė nė qiellė,


Edhe Plaku kėtė ditė,
Si njeri mbaroi jetė
Mir po Plaku i vėrtetė
Ish Profit dhe mbet Profit;
Dhe qėndron ashtu si ishė;
Do mbaj emrin si e kishė;
Emr’i tija i vėrtetė;
Esht Nėntor njėzet’ e tetė.


Ali Asllani

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Euridika
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovė
Registration date : 11/11/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje poezishė nga Poet tė ndryshėm.   Sat Mar 29, 2008 12:01 am

Sofra , tė falenderoj shumė pėr kėtė pozi qe n'a e ke sjellė nė forum pervec qe ka tė vecanten e vete qe eshte e pabotuar me pare , eshte nje poezi shume e mire por edhe e dhimbshme ne te njejten kohe ..

po vazhdoj edhe une me nje poezi te LAsgushit per Njezetetetn ...


Ē’u mbush mali
(Rapsodi popullore)

.................................................Lazar Gusho Poradeci-LASGUSHI

Shqipėri! Moj nėna ime,
Mė ke rritur mė thėrrime!
Shqipėri! Tė qofsha falė,
Tė kam nėnė-e mė ke djalė!

I

Ē’u mbush mali me dėborė,
Ē’u mbush deti me pamporė,
Seē u mbush e shkreta Vlorė
Plot me krushq edhe dasmorė,
S’janė krushq edhe dasmorė,
Janė Toskė-e Malėsorė-
Janė Toskė-e Malėsorė
Me flamur tė kuq nė dorė
Si dhėndurė me kurorė.

Ē‘u zbardhė malet,ē‘u zbardhė:
Nga ēdo anė seē na ardhė
Shqipėtarėt gunė-bardhė.
Seē na ardhė palė-palė
Dyke rutulluar malė
Kush me kėmb’e kush me kalė,
Kush mė shpejt, kush mė ngadalė:
Kush I lum e kush I gjorė
Kanė zbritur mun nė Vlorė.
Mun ė Vlorėn e Lirisė,
N’atė thelb tė Shqipėrisė.

II

Ē‘u nxinė malet , Ē‘u nxinė,
Gur’I kuq lėshon mavinė:
Qani, djem, e mbani zinė!
Qani gjithė Shqipėrinė,
Toskėrinė, Gegėrinė-
Ububu! ē’humbi lirinė!

Ē‘u hap qjelli pak-nga-pak,
Maj’e malit seē u flak,
Doli Ylli me bajrak:
ME armikun kemi gjak.

Ē‘u mbush sheshi me tė parė,
Ē‘u mbush zyra me zyrtarė,
Thonė-u pake ēet’ e parė!
Thonė mė t’u paske parė
Me tri mijė luftėtarė,
Tri shtėpi me fis e farė,
Qytetarė, katundar-
Gjith bujarė Shqipėtarė.

Ē‘ka qė ēan rrufeja retė?
VjenSmaili trim me fletė,
Fluturon posi shigjetė,
Thonė, vjen pėrdrejt nė Vlorė,
Me flamur tė kuq nė dorė,
Me flamurin e lirisė
N’atė thelb tė Shqipėrisė:
Thonė,ėshtė vet-i-tretė,
Thonė, ėshtė vet-i-tetė,

Thonė vet-i njėstetetė-
Rrofsh moj Shqipėri pėrjetė!


Edituar pėr herė tė fundit nga Euridika nė Sat Mar 29, 2008 12:38 am, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Euridika
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovė
Registration date : 11/11/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje poezishė nga Poet tė ndryshėm.   Sat Mar 29, 2008 12:07 am

LUNDRA DHE FLAMURI

.................................................Lazar Gusho Poradeci-LASGUSHI
Qė larg po vi.. qė larg.
Mė turren valėt varg-e varg,
Un’ ik dh’hepohem mund si harg…

E sipėr tyre shkas,
Valoj mė sulmė-e gas,
I lė tallazet pas:

…Kur val’e egėr ze mė tund,
E s’mund tė mpruhem asgjėkund
Prej gjeratoreve pa fund,-

Dėnimi im s’,ė tremb aspak
Dėnimi im nis e m’I lak
Fingjijtė-e shpirtit varfanjak:

E si mė mbyt I tmerrshmi det.
Pushon ah!zjarri qė mė tret.

E s’duket gjė kur humb,
Veē plures si shkrumb
Lart mi katart si thumb:
Flmur I pastėr qė m’u nxi
Nė sulm tė lumtur pėr liri,
Qėndron gazmor nė lartėsi!..
………………………
……………………
Tashi katarti-u ēduk nė det
Tashi flamuri-u ngrit pėrpjet,
Valon lirisht si shpirt I let.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Euridika
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovė
Registration date : 11/11/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje poezishė nga Poet tė ndryshėm.   Sat Mar 29, 2008 12:10 am

Asdrenit

.................................................Lazar Gusho Poradeci-LASGUSHI
Burr’I urtė-e I veēuar ,
Shqipėtar me shpirt tė qruar,
Vjershėtor vjershė-kėnduar:

Pate shkruar e punuar
Kombin pėr t’a kombėsuar,
Shqipen pėr t’a shqipėzuar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Euridika
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovė
Registration date : 11/11/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje poezishė nga Poet tė ndryshėm.   Sat Mar 29, 2008 12:13 am

KĖNGA PLEQĖRISHTE

.................................................Lazar Gusho Poradeci-LASGUSHI

O kėngė pleqėrishte! Ti vjersh’e Vėndit t’em!
Ti fjalė qė mė dhimsesh e qė mė bėn ujem!
Tashi jam dėshėruar sė largu tė mė vish :
Dėgjoju ,as dėgjoju ! moj kėngė pleqėrish!

………………………………………….

…..Nė hije tė kasolles qė nxin atje mi mal,
j-a nis me zė tė shtruar….j-a merr me dal-nga-dal..
J-a thua me tė dhemshur.. j-a thua me tė qarė…
J-a dreth e pėrvėluar…j-a zjen..e j-a heq zvarrė..-
Pastaj fillon tė ngriheshm u nis e j-a thėrret:
Dh’aq letė-ė ngreh sė poshti…aq fort e shpje pėrpjet…
Aq dyke mėrmėruar me zė tė parpalitur
Rėnkim-I zemrės s’ate ronitet mė tė ngjitur…
Sa…qė nga lartėsira ku vate fluturoj …
Me sulm e ulėrimė kėputet si pėrroj…
E rrjedh pėr tatėpjetė prej kulmit qielluar
Si breshėr I therrmuar….si lot I pėrvėluar…
Pastaj tė shuhet zėri… e rrihesh… edhe vdes:
Mjerimi-I vetėvetes tė thjevi mes-pėr-mes:
Sė felli-e pa mėshirė tė thjevi dhembja jote,
Dėshir’e varfėruar e Kėngės magjiplote!
………………………………………..

O kėngė pleqėrishte! O vjersh’e Vėndit t’em!
O fjalė qė mė dhimsesh,e qė mė bėn ujem!
O mall! O psherėtimė!! O vajė! O lot I zi!
O shpirt I pėrvėluar qė qan nėr syt’ e mi!

Si ngrihet qė nga deti njė vale-e dėshėruar:
Nga fund’ I zemrės s’ate ti ngrihesh dyke vruar;

E prap posi vala, qė bje sė-rish nė det:
Ti bje nė fellėsirėn e zemrės sė vet .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Euridika
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovė
Registration date : 11/11/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje poezishė nga Poet tė ndryshėm.   Sat Mar 29, 2008 12:16 am

VDEKJA E NOSITIT

.................................................Lazar Gusho Poradeci-LASGUSHI


Me zjarr ju flas ..me zjarr.
Nė gjirin t’im kam hapur varr…
Qė t’I jap shpresė-edhe t’j-a mar…

Un’ ik liqerit zemėrak,
Fatlum dh’I pastėr si zėmbak,
Po zemra ime kullon gjak:

Se vijnė-urtuar zoqtė-e mi,
Dh’u jap ushqim me dashuri-
Njė dashuri pėr llaftari:

Pa nis ah! Gjirin t’a godas…
Dh’e hap ah!-gjirin mė njė ēas…
Dh’I nginj ah! zoqtė e vdes me gas!...

Ahere-helmohet e buēet
Pas mallit t’im liqeri-I shkret.
E rit tallazin posi det.

Ay e tung, ay e shkund,
Ay e hap sa me tė mund,
Gjer mun nė gjit, gjer mun nė fund.

E shpirti dyke m’a pėrcjellė,
Mė thotė Ah!shih sesa’sht’I fellė
Ky gjir’I em qė tė pat pjellė…

….Me zjarr ju flas , me zjarr.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Euridika
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovė
Registration date : 11/11/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje poezishė nga Poet tė ndryshėm.   Sat Mar 29, 2008 12:20 am

PORADECI

.................................................Lazar Gusho Poradeci-LASGUSHI

Perėndimi I vagėlluar mi Liqerin pa kufir.
Po pėrhapet dal-nga-dale njė pėlhur si njė hije.
Nėpėr Mal e nėr Lėndina shkrumb’I natės qė po bije,

Dyke sbritur qė nga qjelli pėrmbi fshat po bėhet fir…

E kudo krahin’ e gjėrė mė s’po qit as pikėllim:
Nė katund kėrcet njė portė..nė Liqer heshtė
njė lopatė…
Njė shqiponjė-e arratisur fluturon nė Mal-tė-Thatė…
Futet zemra djaloshare mun nė fund tė shpirtit t’im.

Tėrė fisi, tėrė jeta , ra… u dergj…e zuri gjumi…
Zotėroj mė katėr ane errėsira…
Po tashi :
Dyke nisur udhėtimin mes-pėr-mes nėr Shqipėri,
Drini plak e I pėrrallshėm po mburon prej Shėndaumi…




...................
Pasi kishte boutuar kete poezi Lazgushi , nje gazetar shkoi per t'a vizituar dhe i thote :
"-Zotri Lazsgush m poezija shume e mire por me dukeet qe keni bere nje gabim ,
-cili n'a ēenka?? - e kishte pyetur Lasgushi !
-Po ju keni shkruar se Drini i bje mespermes Shqiperise , e ai nuk i bje mespermes por ne veri te Shqiperise!!!
-Atehere shko dhe mesoje me mire gjeografine - ia kthenn Lasgushi "

(lasgushi kishte pase ne mendje Shqiperine Natyrore kur kishte shkruar dy vargjet e fundit )
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Euridika
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovė
Registration date : 11/11/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje poezishė nga Poet tė ndryshėm.   Sat Mar 29, 2008 12:27 am

GJUHA E ZJARRTĖ (gjuha shqipe )

.................................................Lazar Gusho Poradeci-LASGUSHI

O gjuhė-e shentėruar, o mall me shpirtin plot.
O vetėtim’ e qjellit qė fėrfėllon me flakė,
O djellė-I llaftaruar qė ndrin si pikė lot…
Si pikė lot e ndritur po ndrij nė reze t’uaj,
Po ndrij e papandehur po qaj pak e nga pakė
Sepse prej botės s’uaj kam mbetur kaq I huaj….

Kam mbetur kaq I huaj, dh’I ndrydhur edh’I shkret!
Prej ligjėratės s’ate qė mė ēuditm o zjarr!
Me gjuhėra prej flake ti djeg…ti flet…ti prźt…
Do vi!do tė vi e praėn mjerush e dyke vuar,
E flakėn vraparake nėr kraha do t’a marr,
Posi kuvėnd tė shkruar do tė t’a ēik me duar .

O kėng’e shentėrur,o verb i larė n’ar.
O zjarr qė mė pėrflakesh si yll vetėtimtar.
O fshehtėsir’ e ndezur nė fill prej shkrepėtime.

Kur nė kėndoj me gojė, kur tė kuptoj nė kartė,
Posi njė kraharuar ti dhemb , o GJuhė-e zjarrtė,
Posi kullim’I gjakut qė rreh nė zemėr t’ime.

Ti ndrin nė thelb tė jetės si ndritė-e pėrvėluar,
O Gjuhė-e zemrės s’ime , o mos-e-kuvenduar
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Euridika
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovė
Registration date : 11/11/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje poezishė nga Poet tė ndryshėm.   Tue Apr 01, 2008 1:48 am

TRASHĖGIMI
.................................................Lazar Gusho Poradeci-LASGUSHI (pėr Lasgushin)

Ju mė lini tė flas unė,
t'ju them fjalė vjershėrije,
nė buancė e nė furtunė
tė kėndoj siē mė ka hije.

Hija ime nuk di dhunė,
di veē frymėzim lirie,
dhe di punė,punė,punė,
mund pa fund pėr art magjije.

Qė tė them nga ē'pata shkruar
me kuvend tė pėvėluar:
ja! njė kėngė mjeshtėrije,
ja! njė iskėr bukurije.

Dhe ta shoh tė pasqyruar
veteveten fije-fije,
fije-fije poezije,
qė mban erė Shqiperie.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Kosovarja
Admin
Admin
avatar

Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 31
Vendi : Jashtokėsore!
Registration date : 14/08/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje poezishė nga Poet tė ndryshėm.   Mon Apr 07, 2008 11:59 am

Jepni per nenen

Ē'thot' ajo e ve e gjorė,
-Mbretėreshė pa kurorė-
Faqe-ējerrur, lesh-lėshuar,
Shpirt e zėmėr pėrvėluar;
Gjysm' e vdekur: "O Shqiptarė,
Nėnės mos ia bėni varrė!"
Mbahu, Nėno, mos kij frikė
Se ke djemtė n'Amerikė.

Qan e lutet Nėn' e mjerė,
Kėrkon vatrėn edhe nderė,
Do lirinė dhe atdhenė,
Si ē'e pat me Skėnderbenė,
Bijt' e besės thėrret pranė.
Kur i thirri dhe s'i vanė?
Mbahu, Nėno, mos kij frikė,
Se ke djemtė n'Amerikė.

Cilėt jan' ata tiranė
Qė tė pren' e qė tė vranė
Qė tė therrė bij e bija,
Dhe t'u nxi, t'u mbyll shtėpija?
Derthni plumba, o Shqiptarė,
Gjakn' e Nėnės pėr tė marrė,
Mbahu, Nėno, mos kij frikė,
Se ke djemtė n'Amerikė.

Cilėt bij tė trathėtuan
Dhe tė doqnė dhe tė shuan
Dhe tė lan', o Shkab' e ngratė
Pa fole, pa zog, pa shpatė?
Kėta qena, o shok' i mbytni,
Mbushni gjyle qė t'i shtypni.
Mbahu, Nėno, mos kij frikė,
Se ke djemtė n'Amerikė.

Sa kėrkon e sa tė duhen?
Burrat nga detyra s'ndruhen!
Trim i mirė do tė japė,
S'kursen jetėn as paratė;
Hithni, hithni tok dollarė,
Tė mos mbetemi tė sharė.
Mbahu, Nėno, mos kij frikė.
Se ke djemtė n'Amerikė.

Do tė ndihim pa kursyer
Pėr ty, Nėna jon' e vyer,
Qė me drit' e nder tė thuresh
Dhe me bijt' e tu tė mburesh.
Cila Nėnė lyp paranė?
Cilėt bij me shpirt s'i dhanė?
Mbahu, Nėno, mos kij frikė,
Se ke djemtė n'Amerikė.

Armė dhe fishekė mblithni,
Qesen edhe shpirtin hithni:
Pėr lirin' e vėndit t'onė,
Sot, se nesėr ėshtė vonė
Jepni, Nėnėn tė shpėtoni,
Komb e vatra tė nderoni.
Mbahu, Nėno, mos kij frikė
Se ke djemtė n'Amerikė.

Fan S.Noli
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Euridika
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovė
Registration date : 11/11/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje poezishė nga Poet tė ndryshėm.   Tue Apr 08, 2008 12:22 am

MOJSIU NE MAL

Ngjitet pėrpjetė Malit tė shkretė
Krye-Profeti trimi me fletė,
Tė bisedonjė me Perėndinė
Pėr Palestinė.

Arrin nė majė lart i kapitur,
Qėndron me frikė, pret i tronditur,
Dhe Jehovaj i flet prej njė reje
Me zė rrufeje:

"Ti dhe tė tjerėt pleq do tė ngelni,
Tokėn e Shenjtė kurrė s'e shkelni
Skllevė, bij-skllevėsh, s'e meritoni
Se liri s'doni!"

Krye Profetit dita i ngryset
Dhe shpirt-kėputur pėrdhe pėrmbyset
Me lot nė sy, me zemėr tė ngrirė
I lyp mėshirė.

Pse kaqė gjatė, Zot, m'arratise,
Pse mė pėrplase, mė pėrpėlise,
Pse shpresėn dyzet vjet m'a yshqeve,
Dhe sot m'a preve?

"Nem Dhen' e Lirė! Zot ku m'a ke?"
"Shiko, i tha, dhe ja ku e pe."
Sė largu Zoti ia pasqyron,
Dhe e shikon.

Ja Nazareti, ja Bethlehemi,
Lum' i Jordanit, Jerusalemi,
Mal' i Sionės, Bethsaidaja,
Dhe Golgothaja.

Sheh gasn' e pritmė pėr djalėrinė
Dhe shkretėtirėn pėr pleqėrinė,
Atje sa bukur, kėtu sa zi,
0 Moisi.

Kėtej ka dimrin, andej prėnverėn,
Kėrkon Parajsėn, vdes nė Skėterrėn;
Ajme, sa vrer, sa keq e sa zor,
Liberator!


Fan s.Noli
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje poezishė nga Poet tė ndryshėm.   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Pėrmbledhje poezishė nga Poet tė ndryshėm.
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 23Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... 12 ... 23  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: