Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.

Shko poshtë 
+18
Luki
blerim
shaban cakolli
voglushja
murturi
Eva0506
Kristaq F. Shabani
meli
zeriatdheut
Guximi
Orfe@
E_Bukura
Kosovarja
Urata
Euridika
Arta
NetSerseri
Sofra
22 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 11 ... 19, 20, 21, 22, 23  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Lindita Agolli   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 EmptyFri Oct 17, 2008 12:58 am

NJE KETER NE PYLLIN ME PISHA




Kurioz ky keter i bukur ne pyll,

Turickat i zgjat fet-fet s'di se ku

Si cader, statik bishi i pushte,

Mahnites ne toke,

Mahnites ne dru!


Syckat si rruzuj cuditshem mi ngul,

Me xixa, ngjyraplot si nje oaz,

Romanca veshtrimesh flirtojne sakaq,

Ai mbret ne pyll,

Une skllave ne kafaz!


Mbi degene nje pishe magjik qendron,

Nje ketrri si ky, c'ti duhem une?!

Nuk eshte me kurioz, bishtin perkul,

S'me do as ky keter,

ne pyll un'prish pune!


20 prill 2005
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Lindita Agolli   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 EmptyFri Oct 17, 2008 12:58 am

LOJA E FLAKES





Loz me qirinjte ne flake lozonjare

Shkrihet nje mal e behet det

Lufte e tmerrshme per jeta a vdekje

Fitili ne flake i vetem si mbret.


Loz me qirinjte te shuaj flaket

Po flaka gishtrinjte mi ndez

kam kohe qe zerin tend s'e degjoj

Qirinjte te mos shuhen, lutem e pres.


loz me qirinjte ne flake e zjarr

Rrekem me shprese caze drite te marr...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Lindita Agolli   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 EmptyFri Oct 17, 2008 12:59 am

KA ARDHUR KOHA




Ka ardhur koha hardhite te perdridhen

Rreth trungut te pemes ne zgjatje pambarim

Me puthje valezore kercell e gjethe

Luhatje tingujsh ne tundim.


Ka ardhur koha qe nen dhè te shkrifet

Nje sinfoni gjallesash te gelojne ne pyll

Me ngjyra zogjesh e ketra kurioze

Ku dirigjent behet nje yll.


Ka ardhur koha te shkojme edhe ne me ta

Ne pyll, mbeshtjelle pemes e nen dhè

Nen tinguj sinfonish e shtrat gjethesh

Te harrohemi caze atje.


Ka ardhur koha e ringjalljes…


Epilog


E ke degjuar gjethen kur bie si qan,

Dhe klith ne bisht te saj nje kerc i njome?

E ke degjuar lulen si petalet hap

Dhe pershperit plot arome?


Ka ardhur koha e parajses…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Lindita Agolli   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 EmptyFri Oct 17, 2008 1:00 am

JAM VJESHTE E S’JAM NJERI




Ne vjeshte s’ja, me “Baby”,

Jam vjeshta dhe gjethja e trishtuar.


Kur te vish,

Nen kembet e tua kockat do te me kercasin.

Qe jam nje gjethe,

Prej kohesh do te kesh harruar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Lindita Agolli   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 EmptyFri Oct 17, 2008 1:00 am

ANKTHI I PRITJES




Tendoset casti mes oresh te gjata

Mes diteve pa ty hyn nje korb,

Limanet pergjumen pa ardhur nata

Me guret, dhe zhurmat futen ne morg.


Perfyten damereve zerat e plaget

Beteja e gjumit gjakos syrin tim,

Liqenj deshperimi shuajne vlaget

Hapsira tulatet pa shprese ne kerkim.


Tendoset shkembimi i vales ne breg

Ditet pa ty nuk kane cak e kufi

Ka ngrire gjithcka po akulli djeg

Ka ngrire e pret te dukesh ti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Lindita Agolli   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 EmptyFri Oct 17, 2008 1:01 am

KISHIM PLOT GJERA TE BUKURA PER TE THENE




Kishim plot gjera te bukura per te thene

Per shembull, e mban mend filxhanin e kafese

Qe ma dhurove ate dite te bukur shtatori

Kur cucurisja”Te dua” ne shtrat nen mbulese ?


Per shembull, kur fjale kembyem ne trotuar

Per ngjyren e flokeve dhe shijet e tua

Kur koken ma afroje, ne vesh me pershperisje

“Po ty mbi te gjitha me shume te dua!”.


Per shembull, pa shkak kur qeshnim cmendur ne shtrat

Per syte kureshtare te fqinjes perbri

Me faqen mbeshteur gjete ne faqen time

Me thoshe « ti je nje mrekulli ! ».


Per shembull, nje pilivese qe ma dhurove

Rreh krahet si vale te bardha ne gjoksin tim,

Thone eshte shenj fati te te ndjek pas

Nje pilivese me gure te shndritshem si nje agim…


Por ndodhi…cfare ndodhi ?! As vete nuk e di.

Gjithcka venitur sikur te mos kete qene,

Nuk cucurisim , dhembjet kane zene prite

Kur kishim plot gjera te bukura per te thene.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Lindita Agolli   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 EmptyFri Oct 17, 2008 1:02 am

NDERRUAN ORET




Ndrruan oret i dashur.


Po oret tona

Ne c’humbetire kalamenden?!


Akrepat shkembehen si rreze prozhektoresh

Ne ecjaken pambarim

Duke shenuar

Ndrrimin e kahjeve tona....


Kahje pa kuptim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Zana Pira   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 EmptyFri Oct 17, 2008 1:04 am

TE THOSHA

sonte rigon shi i dashur
ne fytyren tende solemne
m'i zbertheve pullat e bluzes
per lojen tende te perkryer
tash me shtrengon ne rrethin lakuriq
diku ne harkun e unazes
per nje pellembe te nostalgjise
shenon, pergedheljen e paprekur
ne degen e drurit,

na hyri ne mes nje lindje e trete
deri ne aktin e mbremjes
u deshem te pangopur
ndjenje, krejt e thjeshte
ne figuren engjell te hamletit
ngushellon, perden e syrit magjik
buzeqeshjen time konservon

sonte rigon shi perseri, i dashur
ne fetyren tende solemne

kete here te thashe jo
sepse e etova doren tende te padukshme
mbi buzen time
 

ORA E FUNDIT
 
ne oren e pare
t'i mbulova kembet e ngrira
ne oren e dyte
te fsheha matan vdekjes
ne oren e trete
shpertheva rrethin e unazes
me princeshen e diellit
kafshuam, frytin e molles magjike
ku mbeti ora e fonetikes
idashuri HAMLET
te pushtova te terin
ne oren e fundit
 

MALLI I DASHURISE
 
me thuaj si e vrave perden e syrit tim
ti engjell HAMLET
ne cilen ane horizontale apo vertikale
me hyre komplet ne qdo gjymtyre te trupit
m'i theve eshtrat
shfleton antologjine e dashurise, se deshtuar
afrohesh neper flaken e syrit tim te vrare
largohesh aq larg mallit te dasgurise 
 
 
NE THONJEZA
 
urrej lirine ne thonjeza
para vrasesit vertikal

qofte elegji e vdekjes se qmendur
pa asnje therre ne kembe

qofte lemshe ne gryke te fytit
qe s'e ndjek hijen time
 
qofte nje katrore asnjenes
i briskut te mprehte

urrej lirine ne thonjeza
para e te behem shpuze e hi
 
 
NESE
 
nese trupi me shndrrohet
ne thjerreza te lagura
te syrt
natyrisht se nuk ka kuptim 
te perleshem
me gjarperin e shiut
 
nese une i gjasoj
termetit te apokalipsit
gjithqka e pakuptuar
do te pikoj ne udhekryq
 
atehere vertet
liria e dashurise virgjerore
me arrin deri te kembet
e zemres
 

LOTI IM I SHENJTE
 
diq ma kafshon trupin
buzen e fsheh ne ere
loti im i shenjte udheton, matan molles
dashuri hynjish kryqezon
 
ne prologun e shiut
gjumi me ze me zogun e qiellit
kurore fati barte me vete
 
loti im i shenjte
valle,,,
 
a s'do lozesh ne vallen e platonise
perseri mua me ze gjumi
me zogun e qiellit
e ti diqka vizaton ne endrren time
 

HARRESE
 
ti i ben hije portretit tim
 
molle e kuqe
 
 
dikush te ktheu nga vetja
ne lojen e gjarperit
kryqezon lojen ne kornize
 
ne pikture mungon fytyra
e MONA LIZES
 
derdhen ngjyrat e penelit
neper peizashin e shiut
 
ndersa une ushqej etjen e trupit
me lengun e molles
 
vizatoj portretin tim
ne harres...
 

MOS U QUDITNI

mos u quditni
nese ne poezine time
nuk ka kode te kodeve
as fjale kronike
qe kendohen
ne instrumentin e djallit
 
 
mos u quditni nese ne poezine time
pertypet goje e ujkut
me endrren e gjelatit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Zana Pira   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 EmptyFri Oct 17, 2008 1:05 am

ENDERRIM

u mbylla ne vetvete 
dhe qelesin e hodha ne pus
diqka qelqore
si nja fanar i amshimit
rrugen ma ndriqon 
deri te ti
 
 
BUZEQESHJA
 
ne syte e tu enderrimtare
dridhej nje mjegull e purpurt
afrohesha si e dehur
me fluturimin e mjellmes
dhe ngjyeja puplat e endrres
me purpurin e shikimit tend
zgjoheha pastaj
nga kjo enderr kaq e embel 
dhe shikoja fotografine tende
varur ne mur
si aq me embelsi me veshtron
 
 
GOTA E THYER
 
mu shkrine ngjyrat e syrit
ne nje gote te thyer ne enigme
nje lot ma dogji qepallen
pikat e shiut rigojne
udhekryqeve pa fund
e mua me pret nje lindje
ose nje vdekje e papersosur
 
 
MJEGULL E PURPURT
 
me majen e lapsit ta gervisha fytyren
qafen ta putha me gjelozi
ti vizatova kembet ne peizazhin e ngurt
ti shndrrova mornicat e shtatit ne statuj
 
neper shkallet e pasqyres
kalova neper mjegullen e purpurt
qe te ma kthesh buzeqeshjen e syrit pa xhelozi
idashuri HAMLET
 
 ti asgje nuk sheh pos hijes se shtriges
qe perkedheljet e vjedhura ti vizaton
zbrit me mua edhe per nje shkalle te pasqyres
 
i dashur qe te ze gjumi ne shuplaken time
 
ne skajin e kornizes u ndeshem
me fytyrat hipokrite te nostalgjise
me ben magji ne kafazin e feniksit
me pupla shiu shtati na u mbush
 
 
SIPER TRYEZES
 
flejne e enderrojne
takimet per neser
 
 
aq lehte arrijne ngrohtesine
e trupit ne kepucen e shqyer
 
 
sipas deshirave shperngulen njerezit
neper qytet e botes
 
percjellin koncerte muzikore
i vdekuri ekzekuton simfonine
e BETOVENIT
 
lozin ballo konteshat me barinj
adhuruesit e simfonise
thurrin proqka anekdota
homazhe per ti bere
kompozitorit te ndjere
 
keshtu fatet arnohen
neper relacione boterore
 
siper tryezes drite me ben
llamba me vaj guri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Sabahate Byci   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 EmptyFri Oct 17, 2008 1:07 am

HËNA NUK ËSHTË JETIME
 

Zë i bilbilit më ngazëllen
Kur këndon këngën e tij
Mendjen time ma rrëmben
Ma sjell mallin për shtëpi


Për kurbet kurrë s´do të këndoj
S’do të këndoj shumë e as pak
S’do të thuri vargje e as poezi
Se nga syri do të më rrjedh gjak


Ah tash nëna në terr vajton
Edhe pse dielli si këtu ndriçon
Natën pse hëna rri në mendime

Pse ka ngelur vetëm duket si jetime?


Unë me zemër plot thërras
Dhe ia zgjas dorën hënës
Për mallin e të gjithëve pëlcas
Me shkrumbin e nënës!

 

KURORË PRANVERE
 
Edhe kësaj pranvere 
Ia kishin grisur fustanin
Kishin dashtë t’ia shthurin kurorën
I kishin pasë thënë të vijë vetëm-
Por ajo prapëseprapë 

Erdhi me shqiponjën nuse

Me kurorë pranvere

 

 

 

KUR SHQIPTARI MBËSHTETET PËR MURI

 

Kur shqiptari mbështetet për muri
Do të tregojë se si u fitua flamuri

Flamuri kuq e zi i Skënderbeut

I Gjergj Kastriotit -birit të dheut
Birit të dheut të gjithë shqiptarisë 

Nënës së shqiptarëve Ilirisë-Shqipërisë 

 

SEPSE

Të dua sepse nuk e di pse
Të dua sepse nuk e di për çka 
Të dua sepse dora e jote mbi 

Toraksin tim është dora ime
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Sabahate Byci   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 EmptyFri Oct 17, 2008 1:08 am

MOLLA QË HËNGRE
 
Mollën që e hëngre 
Ishte e kuqe
 
E kafshove 
E hodhe 
Në shportën e mbeturinave
 
Mbase gabove
Farat i kishte origjinale
Si të atyre
Nga Naissi
 
Mirë nuk bëre hiç
Që e kafshove
Dhe u ndave 
Duke e lënë të lënduar
 
ATENTAT
 
Dielli nuk duron t'i bëhet atentat
Qelizat nuk durojnë të gënjehen
Bashkimi nuk duron respekt ndarjen
Hëna nuk duron t'i vjedhin syzat
Ajo nuk është e verbër
Ajo sheh me sytë e shpirtit

MË KE TRADHTUAR

Më ke tradhtuar në emër të shkrimit
Në emër të figurave më ke tradhtuar

Kurrë nuk do të zë vend
Fjala e jote poetike

Pena e jote nuk ka për të shkruar më poezi
Stuhitë e lakmisë e të tradhtisë
E kanë fundosur në thellësitë e oqeanit

Do të të mallkojë fjala e shkruar
Edhe figurat e saj përjetë 

BUKURIA E DITËS

Hëna u përshëndet me terrin e natës
Dhe diellit ia fali dashurinë
Për t'ia shtuar hijeshinë
Bukurinë e madhështinë ditës

Sot kur malli si kurrë më parë 
Shpirtin ma ka kapluar
Nga fole e gjoksit tënd Kosova ime
E puthi çdo ditë të re

HËNËS I TREGOJ

Dielli shkatërroi një grumbull 
Të reve të zeza skëterrë
Dhe qiti syrin e tij rreze

Ma fali mëngjesin
Lotin ma teri në strehë
Që shiu mos t’ ma lagë qerpikun

Edhe hënës do t’i tregoj 
Se m’u bë zemra mal

DESHA TË SHKRUAJ POEZI

Desha të ta shkruaj një poezi
Desha të t’i shkruaj vetëm dy fjalë
Desha të jem pranë teje aty përbri
Në mos mundesha në faqe 
Të të puth në ballë

BUZË RRUGËS

Buzë rrugës së pakthim
Thitha pikën e vesës së mëngjesit
Dhe e gjora nuk e dita
Se lagështia e pabesë 
Shpirtin ma thau
 
Tradhtia ishe ti
Randevu nuk bëhet me Luciferin!

Pakthimi s’ka kthim 
Në pakthim 

VDEKJEN NUK TA KAM BORXH

Mos u fsheh pas diellit kot 
Sepse të sheh hëna

Pas hënës s’mund të fshihesh
Sepse të shoh unë me yjet

Gjithësia s’është vetëm e jotja 
Ajo do gjithnjë lindje te reja

Vdekjen nuk ta kam borxh
Mbase këtë e ke kuptuar

NË ZEMËR TË KAM

Në zemër të kam  
Edhe në shpirt

Diellin në ty e putha
Drejtpërdrejt pa lajka
Pa rroba klounësh
Pa lëkurë të humbjes virgjër

Vetëm ty të kam
Edhe në zemër 
Edhe në shpirt

MASHTRIMET E NARCISIT

Në lagështinë e vetgjelbërimit
Lotueset i hetojnë mashtrimet e Narcisit

Mëkat për bukurinë që humbet pas kolapsit
Për hyrjen e vetvetes në qejf
Mbi bebëzën e syrit shterp

Mëkat për nënën mëkat për babanë
Që gëzimet e klithjes së parë foshnjore
Ia falin djalit

Grimcat e pasqyrës të mbledhura grumbull
Reflekse portretesh për bukurinë thurin-
Ato kanë vetëm tri ditë jetë

Kështu thanë të parët!!!

VENDI BOSH NË SOFËR 

Një gur  
Një bjeshkë
Një mall

Përtej malesh 
Dielli qet syrin 
Zemra qanë
 
Ika që të kthehem 
Por s’u ktheva ende
Sepse ika nga vetvetja 

Nënë më falë
Për vendin 
Bosh në sofër

Godonë kurrë 
Nuk e kam dashur

KRENARIA E KUKËSIT
 
Më lejove diellin ta puthi shqip

Për herë të parë shpirtërisht 
Ia theve qafën mallit
E hodhe për një çast në greminë

Edhe kurbetit skeletin ia thërrmove!
Me krenarinë e bujarinë Tënde
Për mallin e shpëtimin tim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Fitore Bunjaku   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 EmptyFri Oct 17, 2008 1:09 am

DUA

E dua babanë,
E dua mamanë,
E dua motrën,
E dua vëllanë,
E dua jetën,
E dua lirinë,
E mbi të gjitha 
 Pavarësinë. 

GJENERATA IME

Gjenerata ime 
Pa faj e pa hak
Eci nëpër ferra 
Eci nëpër gjak.

Gjenerata ime 
Me gëzim të ndaluar
Me ditë të zeza
E duar të pranguar

Gjenerata ime
Me dyer të shkollës mbyll’
-Lule pranverore
Në mars e në prill.

Gjenerata ime
Flakadan demonstratash
E gatshme për demokraci
-Rrofsh o liri...

21 NËNTORI

Kohë e vrenjtur
Pikonte shi;

Rrugët me njerëz
Flamujt valojnë 
Rivarrosen djemtë e rinj.

Pyet nëna pa pushim
-Këtë fat pate 
Djali im!...

Nëna, vëllezër e baballarë
Në dorë mbajnë fotografi,
Janë shumë vëllezër shumë heronj
Qëndrojnë prindërit me krenari.

Dhe bilbili për ta këndon
 Të gjithë tok i lavdëron:
“Kjo është QËNDRESË
 Për flamur e besa – besë”.

PA DËGJO MOJ USHTRI  

Çka ka dielli që s’bën dritë
Ka hy Serbia në DRENICË

Na kanë hyrë 
Nëpër oborre,
Na i kanë mbushur
Livadhet varre.

Pa dëgjo moj ushtri
Merrni pushkë 
Nga dy e tri,
Merrni bomba 
Dhe granata 
Ta kthejmë shkaun 
Kah Banata.

DRENICA

DRENICË kreshnike
Nuse besnike.

Kush është ai njeri 
Me shqiponjë në ballë
-Bacë ADEMI
Në luftë i parë.

Natën bën rojë
Ditën lufton,
Bacë Hamza 
Çetnikët i rrëzon.
 
Një dhjetar  
Me një kapiten, 
Në dyluftim
-Fiton dhjetari 
Se ishte trim.

KURRË NUK LEJOJMË 

Pikon loti, pika-pika
Në robëri Mitrovica,
Nga lot nënash
Mbushet pusi
Mitovicën po e lyp Rusi!

Shtegtime të errëta
Vijim brez pas brezi
Mitrovicën tonë 
E lyp edhe Francezi
 
Dëgjoni ju lakmitarë
E ju barbarë,
Lëshoni acare
Lëshoni edhe ngrica,
Nuk lejojmë kurrë
T’ na ndahet Mitrovica.

HUMANISTJA JONË

E dashur për të gjithë 
E palodhshme fare, 
Ndihmoi gjatë luftës 
Çdo nënë shqiptare.

 Humanistja jonë 
Poetja shqiptare, 
Me fjalë të ëmbla
Shëroi çdo nënë 
Me zemër shqiptare.

Vajtoj çdo zemër
Për lajmin e zi,
FLORA u mbyll
Në burg të zi.

KUSH ISHTE I PARI
 
(Ramadan Kastratit)

Kush ishte i pari 
Me atë zë kushtrimi,
Ai i tregoi botës
Se për çka vdes trimi.

Kush ishte i pari
Me atë zë burri,
Për liri kur vërsulej
S’i ndalej dot turri.

Kush ishte i pari
Me atë krismë lirie,
Historisë i shtoi fletë
Me akte trimërie.

Kush ishte i pari
Me atë kraharor shpati,
Simboli i lirisë
Ramadan Kastrati.

JASHARAJVE

Bacë SHABAN JASHARI
Seç e drodhi mustakun,
HAMZËS E ADEMIT
Ua jep bajrakun.

Bacë ADEM JASHARI
Nga kulla bërtet,
- Vëllezër merrni armët
 Se shkau po na vret.

ADEM JASHARI
Me armë po këndon, 
- E gëzofshim Lirinë 
Përgjithmonë - u thotë.

VARG I BRENGOSUR

Jam e vogël 6 vjeçare
Do t’i shkruaj disa vargje,
Për doktorin humanitar
Duarlehtë
Margaritar.

Ankohet në poezi
Ky poet Shpati
“Vuan nëpër burgje
Doktori jonë - Ferati”.

Kjo brengë e imja
Vargun e bënë me lot,
Këtë rrugë se lëshojmë
Nuk dorëzohemi dot.

KRISMAT NË DRENICË

Zhurmë e krisma
Tanke e hata
Thërrisnin fëmijët
- Ku je o baba!...

Vinin nga Serbia
Korbat e zinj,
Donin të na vrisnin
Nënat me fëmijë.

Si zanat e malit
Nga fundi i dheut,
-I dalin në pritë
Nipat e Skënderbeut.

Dalin dhe i thonë
-O shkau i zi
- Kurrë nuk t’i lë
Tokë as shtëpi.

Nuk ta lë DRENICËN
Se s’ta kam hak,
Me shekuj e ruajta
Të larë me gjak.

UÇK-ja trime
Me të dashurën rini,
E sollën pranverën
Me shumë krenari.

Të arrijnë bilbilat
Me këngë e mallëngjime,
Të çlodhet çdo plagë
Mu në zemrën time.


TY KOSOVË
 
(Rafet Isufit)

Kosovë moj nënë
Sa shumë të dua ,
Për ty shumë njerëz 
Jetën e dhuruan.

Shumë u vranë 
E u masakruan,
Por ty KOSOVË
Kurrë nuk të harruan.

Shpat më shpat
U dha kushtrimi,
Në këmbë kreshnik
Lufton trimi.

Se nga erdh 
Një plumb kobzi,
E kap Rafetin
Bri më bri.

Rafet Isufi
Sot nuk jeton,
Në poezinë time
Dritë lëshon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Fitore Bunjaku   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 EmptyFri Oct 17, 2008 1:10 am

FOTOGRAFIA

Babë e nënë
Shumë i dua,
Me emrin FITORE
Më kanë pagëzuar.

Më shihni, e bukur jam
Si kam qenë e vogël
Fotografi nuk kam. 

S’isha dembele për asgjë
Se fotografitë e mia 
I kisha grisur një nga një.

E vogël kur isha
Po nuk e di sa 
Nëna më thonë 
-Sa shumë ke qa’.

Tani në këtë moshë
Kam shumë fotografi, 
Nuk e di a jam e bukur 
Sikur isha fëmijë.

PRINDËRIT MË KANË MËSUAR

Babi mua 
Më ka mësuar 
Edhe mami 
Më ka udhëzuar.

Duaje motrën
Edhe vëllain,
Duaje nënën
Edhe babanë.

Duaje mësuesin 
Edhe librin,
Bëhu e mirë  
Mëso për atdhe
-Se atë 
E kemi fole. 

VEÇ LUM…

Babë e nënë 
I dëgjon, 
Fjalët e tyre 
Lart i çmon.

Sjellje të mira 
Në shkollë bën, 
Mësues e nxënës 
 I respekton.

Po në gënjeshtër 
S’e gjen dot,
Goja “lum” 
Për Drilonin thotë.

FSHATI I GJYSHIT

Ku ka shumë burime,
Ku drunjtë prekin qiellin,
Ku blegëron bagëtia,
Ku vringëllon kosa në livadh,
Ku ka shumë lindje fëmijësh,
Ku është lëvruar ara, 
Ku është hedhur fara,
Ku lind dielli më i ngrohtë,
Aty ku ka ujë të ftohtë,
-Atje ka lindur gjyshi im,
Edhe babi që i fali gëzim.

FËMIJËT E DARDANËS

Lindi dielli e perëndoi hëna 
Të mërzitura ka shumë nëna,
Të mërzitura e të pikëlluara 
Po aq shumë të përmalluara.

Në DARDANË pikon shi 
Të hendikepuar ka shumë fëmijë
Është DONJETA, ARIANITI, 
BESA edhe SHPRESA
Këta fëmijë 
Kanë nevojë për lumturi . 

Prindërit e tyre
Punojnë ditë e natë 
Që ata t’i gëzojnë
Me nga një dhuratë.

E PYETA GJYSHEN

E pyeta gjyshen 
- Kur vjen daja 
Nga Gjermania?
-Biri im
 Kur të piqet qershia.

Erdhi qershori 
U poq qershia 
Prapë s’erdh daja 
Nga Gjermania. 

E pyeta gjyshen
  - Pse nuk erdhi daja 
Nga Gjermania?

Vjen o bir i gjyshes
Kur të hiqet Serbia
-Kur t’ hiqet Serbia.

ZONJA DRENUSHË

Ka veshur fustan
Zonja Drenushë,
I përngjan fluturës
Që fluturon në fushë.

Sa bukur qesh
Zonja Drenushë,
Sa shumë i përngjan
Lulëkuqes në fushë.

Sa shumë punon
Zonja Drenushë,
I përngjan bletës
Që zukat në fushë.

Sa bukur këndon
Zonja Drenushë,
I ngjan zogut
Që cicëron në fushë.

JEMI DY SHOQE

Jemi dy shoqe
Luajmë e këndojmë,
Mësimet dhe detyrat
Kurrë nuk i harrojmë.

Vjen koha e mësimit
Në shkollë për të shkuar
Me detyra të kryera
Mësuesin duhet gëzuar.

E kur të kthehemi në shtëpi
Me pesa në fletore,
I gëzojmë dhe prindërit
-Kështu vazhdojmë prore.

O MOJ FLUTUR 

O moj flutur 
Bukuroshe 
Më shëmbëllen
Në timen shoqe 
Pse s’ më pyet  
Moj dallëndyshe,
Pse e kam zemrën
Të ndarë në dyshe!

Pse moj flutur
Aq shpejt fluturon 
Mos vallë 
Shoqen time kërkon!

Atëherë flutur
 - Fluturo 
Kthehu shpejtë 
E më trego!

Më thuaj shoqen
Ty ta gjeta,
Të gëzohem një herë
Unë e shkreta.

SHKRIMTARI

Kur ti fle
Zgjuar është ai njeri,
Frymëzimet
Një pas një
-Shkruan poezi.
 
Natë e ditë mbi libër rri
Ndalet pushon nganjëherë,
Frymëzimi kur i vjen 
Shkruan përsëri.

Shkruan ai njeri 
Kur hyn e kur del 
Me figura
Krijon model.

Për të një ditë
Është si një orë,
Gjithnjë duke shkruar 
Veç me laps në dorë.

SHKOLLA

Shkolla është dritë e dituri
Shtëpi e dashur për çdo fëmijë,
Për në shkollë - herët e me nxitim
Vrapojnë nxënësit për mësim.

Në shkollë mësojmë shkrim-lexim
-Diturinë e qesim në log,
Shkojmë përpara me nxitim 
Herë në këmbë e herë si zog.

NXËNËSIT

Ne nxënës jemi
Si yjet në qiell,
Xixëllonja natën
Ditën diell.

Ne nxënës jemi
Çantat me gëzim
Pesat nëpër fletore
Shpërndajnë shkëlqim.

Ne nxënës jemi
Bukuri e jetës,
Vulë e gëzimit
Formulë e së vërtetës.

LIBRI

Në libër mësojmë
Dritë e dituri
Çdo fjalë në libër
Është flori.

Me të pëshpëritin
NITI E NITA
Nga fjalët e tyre
Shkëlqen drita.

Në brendi të tij
Komb e atdhe
Është vendlindja
Lumë çfarë libra
Kemi ne.

DJALI DHE ZOGU

Në degë druri
Zogu qëndron
Djalëkeqi
Me gurë qëllon.

Zogu lotin s’e ndal dot 
Disa fjalë ia thotë,
- Hodhe gur për dritare 
Ç’të bëra unë
Që më vrave...

Me sjelljet tua
 S’je i mirë,
Prej teje unë
Nuk jam i lirë.

FUSTANI

Sa e bukur është Natyra 
Si shoqja ime Mrika,
Të veshura si pranvera
Fustanin me pika.

- Fustanin me pika 
Ku e ke blerë moj Donikë, 
Ah Donikë sa të dua
A ma gjen dhe një mua?

Ma fali Donika
Fustanin livadh,
Desha që ta veshi
Po ishte shumë i madh.

RINIA

E ëmbël është jeta
Posaçërisht rinia
Do të ishte pa vlerë
Po të mos ishte liria.
 
Rinia duhet të punojë
Më shumë të mësojë
Të bëhet dritë në errësirë
Përpara të na çojë.

LULE

Lule je e ngjashme 
Me nënën time,
Se kur të shoh ty
Si nëna me fal gëzime.

Lule je e ngjashme 
Edhe me time motër,
Si ajo më falë freski
Në timen votër.

MOS KE FRIKË 

Zog i bukur 
Mirë të vërej 
Pse vështron 
Andej - këndej?

Mos ke frikë
Për folenë,
U prish e vjetra 
Ndreqim të renë.

I yti është 
I tërë bliri
Ta fal ty 
-O zog më i miri.

PRANVERA

Fushat dhe malet
Plot gjelbërim,
Hedhin valle fëmijët 
Sa shumë kanë gëzim.

Me ngrohtësi
Fryn era,
Natyra me lule
-Deri te dera.

Si fëmijët në djep
Rritet edhe bima.
Në livadhe e ara
Bie shi me vetëtima

E KAM NJË MOTËR
 
(Flora Brovinës)

E kam një motër 
Nga Prishtina
I ngjanë drenushës
-Flora Brovina
Të pashë një natë 
Në televizor
Të përqafova fort 
Dhe të thashë:
Poezi të shkruaj,
Këngë të këndoj
Motra ime e dashur 
Kurrë nuk do të harroj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 EmptyTue Oct 21, 2008 3:56 pm

NIKO TYTO
Cikël
E diel, 21-09-2008, 10:46am (GMT)

Dashuria ime

Dashuria ime,
S’ka shoqe ne bote,
Sa deti e thelle,
Sa shkembi e forte.

Sa malet, sa fusha
Sa fshati, qyteti,
Ka rrenjet te gjaku,
S’e tund as termeti.

Dashuria ime,
Dashuri e zjarrte,
Per ty, Shqiperi,
E kam te kristalte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 EmptyTue Oct 21, 2008 3:57 pm

Eh, sikur të kisha

Mbesat shpesh lexojne,
Libra dhe revista,
Se bashku me gjyshin
Bisedojne per dita.

Gjyshi me deshire,
U tregon rrefenja,
Mbesat kureshtare,
Nuk reshtin me Pse-ra.

-Pse flamuri ka,
Shqipen me dy krere ?
Perse kakaris
Pula kur ben veze ?

Skenderbeu me shpate,
Preu armiq plot,
Pse s’ kishte kallash,
Sic kemi ne sot ?

Pse ka frike lepuri,
Dhija c’e do brine ?
Dielli dhe hena,
Ku e kane shtepine ?

Nata apo dita
Eshte me e gjate,
Pse I thone dinake
Dhelpres bishtgjate ?

Po hena ne qiell,
Njesoj eshte ne bote ?
Pse eshte gjysmake,
Here pse e plote ?

Pse bije ne dimer,
Bore edhe shi ?
Pse qeni leh naten ?
Macia pse ha mi ?

Pse kur bejme gol,
Te gjithe brohorasim,
Kur na bejne gol,
Ulim koken, s’ flasim ?

Pse era ne vere,
Fryn si fllad I shtuar ?
Pse kur na vjen dimri,
Fryn si e terbuar ?

Gjyshi yne I dashur,
Gaz, na sjell hare,
Pse kjo fjala jote,
Mjalte eshte per ne ?

Duart para buke,
Duhet t’I pastrojme,
Pse kur hame buke,
Te mos bisedojme ?

Dielli si gjithmone,
Diten na ndricon,
Kur shkon prapa malit,
Naten ku e kalon ?

Kur shikojme, o gjysh
Veten tek pasqyra,
Pse gjithmone ne,
Kemi dy fytyra ?

Vala kalteroshe,
Ecen pa pushuar,
Pse ulet e ngrihet,
Kush e ka formuar ?

Librin kemi shok,
Nga ai mesojme,
Pse kur jemi shtrire,
Te mos e lexojme ?

Deti na gezon,
Te vegjel, te rritur
Pse ujet e tija
Eshte kaq I kripur ?

Aeroplani, gjysh,
Bukur fluturon,
Ne qiellin e kalter,
Valle si qendron ?

Nje portofol Gimi,
Coi ne polici,
Pse s’e mbajti vete,
Nuk e pa njeri ?

Pse lulet me shume,
Celin ne pranvere,?
Pse njeriu ne dite,
Ha buke tri here ?

Pse kur vjen pranvera,
Turbullohet lumi ?
Kur shikojme endrra,
Pse na del shpejt gjumi ?

Gjyshi buzeqesh,
Shpesh me vete flet,
Kur sqaron mbesollkat,
Vihet ne siklet…

Pse-te s’ kane te sosur
Gjyshi flet me vete;
-Eh, sikur te kisha,
Shtate falkultete ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 EmptyTue Oct 21, 2008 3:58 pm

Nënokes

Moj nenoke,
Sa te dua,
Hene e diell je per mua.

Je e bukur,
Si ylberi,
Je e embel si sheqeri.

Gurre e jetes
Gaz e shprese,
Je si trendafil me fese.

C’ te kujtoj
Nene, me pare
Gojen mjalte, zemren e bardhe.

Kengen tende
Kenge malli.
Buzeqeshjen si fllad mali.

Doren tende,
Ledhatore,
Perkujdesjet shembullore.

Kur sa here,
Kam gabuar,
Falje ti me ke dhuruar.

Moj nenoke,
Yll me ngjan,
Te kam shpirt e te kam xhan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 EmptyTue Oct 21, 2008 3:58 pm

Ina. Ina,
Trendelina,
Te ka gjyshi,
Shpirt e xhan,
Mbese e bukur,
Porsi flutur,
Midis shoqesh,
Yll me ngjan.

Ina, Ina,
Gjeraqina,
Luan dockat,
Me hare.
Si nje lule,
Me pekule,
Plot arome,
Ti me je.

Ina, Ina
Kanarina,
Qan e qesh,
Dhe kendon,
Porsi diell,
Lart ne qiell,
Vec gezim,
Me dhuron.

Ina, Ina,
Gardalina,
Rritu, mbese
Si lastonje,
Lumturi,
Fatbardhesi,
Pac ne jete,
Ti gjithmone.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 EmptyTue Oct 21, 2008 6:35 pm

 Petraq Kote  
  
 


Kombi rrjedh nga varret



Pasaportën fëmijës
ia jep varri i të parit të tij,
nuk ia jep djepi …

Janë përrenj ata që vdesin.
Lumi i etur “ i rritjes së lirë të kombit ” dhe “ i lirisë në rritje të dheut ”
i pi.
Duke zbritur nga majat e maleve, 
kodrave, 
rrëpirave, 
fushave,
moshën çajnë
dheun vetvete.
Jetën ua shoh rrjedhë.
Vdekjen,
llum në grykëderdhje
për fusha, 
male të reja,
shtretër të pahapur.

Ne,
nipërit,
mbesat,
përrenjtë e rinj
përkundemi dhe rritemi në prurjet e freskëta të vijave
pa kaligrafi,
që nisin e shkruhen tek varret, 
këto shtëpi kodesh,  
që mbajnë Margjinën Shqiptare mbushur 
pa vahe, 
pa cektina …

Tiranë, dimër 2005
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 EmptyTue Oct 21, 2008 6:36 pm

Petraq Kote  
  
 


Nuk e di ç’të ardhme do të le?!



Sa herë që selvi të larta shoh,
e dua edhe më shumë gruan time.

Sa herë që male të lartë shoh,
fusha të paana,
i dua edhe më shumë djemtë, vajzat e mia.

Dhe pastaj më kujtohen gjyshërit,
stërgjyshërit,
baballarët,
që më shumë deshën atdheun …

Dhe për çudi,
Atdheu ( s’u rrit ) u zvogëlua!

Tiranë, maj 2005
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 EmptyTue Oct 21, 2008 6:36 pm

 Petraq Kote  
  
 


Treni që i ikën dhimbjes



M’u kujtuan trarët e nderit të shtëpisë,
që traversa për hekurudhën
e jetës u vendosën;

edhe gjyshja me gjyshin,
që trenin e besimit tërhiqnin
mbi të cilin familja jonë e madhe udhëtonte.

Pastaj,
si babai dhe nëna i ndërruan një stacion,
një jetë …

Dhe tani që trenin e familjes sime të zhurmshme
unë tërheq,
më vjen të zihem me trarët që kalben,
çatinë që pikon
dhe jetën që mbaron në një jetë …

Dimër, Fier 2001
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 EmptyTue Oct 21, 2008 6:37 pm

Petraq Kote  
  
 


Plepi i tharë, gargujt dhe shkrimtari



Si kockë e shkulur nga qimiteri,
anë udhe është një plep i tharë,
ca garguj, ulur ndër degë, atje
mallkojnë të lodhur rrugën e marrë.
Një bufe strehë-rënë në rrëzë që i ngrihet
të vetëm brenda 
ka një shkrimtar
edhe ai si gargujt me gotë shan brengën,
oh,
rrugë pa rrugë
në rrugën e marrë.
Shikon përpjetë,
kërkon t’u flasë,
dhëmballë e mendjes e shtrëngon,
sa shumë mundohet …
eh, më në fund,
truri i kafshuar
gojën liron.
… kanë qënë ca mote o zogj të zezë
kur shpirti i mirë sundonte dhenë …

pastaj mallkon vitet që shkel
dhe gojën kyç
e më s’rrëfen …

Tiranë, vjeshtë 2001
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 EmptyTue Oct 21, 2008 6:37 pm

 Petraq Kote  
  
 


A s’vjen prej larti malli duke qar?!...



Ai malë që hekuros re nga shpirti të zbardhura 
e nga shpirti të nxira,
kalon mbi shpinën time të shtypur matan lumit të mendjes 
e rrëzohet…
O, fusha ime që shtrohe për Inën Adriatikase
në qafën e puthur
të lindjes së diellit më me sy në botë,
përse litarët e frikës nuk i këput që unë të të dua edhe më cart?!
 

Ti nuk e shikon këtë ujë kur dheut i arratiset ç’formuar
a s’i vjen prej larti 
Mallit duke qar?!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 EmptyTue Oct 21, 2008 6:38 pm

Petraq Kote  
  
 


Kau i plakur, lesa e ugarit dhe korbat



Sa herë festojmë ditëlindjen,
të zeztë ne,
ditëvdekjen festojmë…

Lesën e ugarit heq kau i plakur,
sterrin e korbave 
mbi lesë që qajnë,
shkon mjeti i vjetër dhe shtyp dherishten,
zogjtë nga shtëpivdekja me thonj e mbajnë.
Sikur heq jetën mbi zvarrishte
çapit me thundra kafshë e gjorë …
zinxhiri i zisë
jo, nuk i shqitet,
çdo hallkë me sqep
ngordhja bën kor.

Dhe kur e lodhur kafshë e ligur,
diku
në fund are sapo qëndron,
reja e zezë e korbërisë
në çast e vret,
e gllabëron …
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 EmptyTue Oct 21, 2008 6:38 pm

Petraq Kote  
  
 


… fshatarët e rinj pa lavdi



Shkoj për në fatin tim të lindjes …
Dhjetëra vjet në çantën e shpinës
me pluhur,
me re,
me mjegull shqisash veshur.

Dikush m’a fsheh parjen !…

Mbi supe s’kam lavdi, thjesht kam pluhur,
pluhur natyre,
zëra të ndotur
dhe shikime të pista.
Për fat të keq
edhe vuajtjen,
pse miqtë i kam të zgjuar
dhe armiqtë budallenj!
 
Kur të arrij në fshat do ta shkund veshjen,
por 
po e gjeta gjallë të dashurën,
se kujt tjetër t’i shfaqem pa këto re dhe pastër?!
Oh,
nuk mund ta kapërcej
poshtë pragut të fshatit
kështjellën ku dikur i mbrohesha armiqve të zgjuar;
paskan vënë
patjetër
poshtë kështjellës 
edhe varrin e dashurisë time!

Një korb po më thotë se ka vdekur edhe varri,
mirë s’e kuptoj!
Kthehem …
i kthyer mbrapsht, si xhaketë e vjetër
tek rrobaqepësi qorr.

Sheqmarinas, tetor 2003
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 EmptyTue Oct 21, 2008 6:39 pm

Petraq Kote  
  
 


Burra që rrëzohen …



Mbështetem tek dita, 
Rrëzohem;
mbështetem tek nata,
përsëri rrëzohem.

Edhe avionët e urrejtjes 
mbushur me urrejtës
hyjnë në qiellin e shpirtit tim dhe rrëzohen mbi sofra që kanë uri,
e garderobë që kanë të ftohtë

Dita mbështetet tek trëndafilat e bardhë,
ndërsa nata ende s’po gjen një vend ku të mbështetet;
trëndafilat e zez ende s’janë
… prandaj nuset mbajnë në dorë trëndafila, 
kanë ditën aty,
mbështetur
dhe burra që bien përherë …

Tiranë, vjeshtë 2005
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 20 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.
Mbrapsht në krye 
Faqja 20 e 23Shko tek faqja : Previous  1 ... 11 ... 19, 20, 21, 22, 23  Next
 Similar topics
-
» Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
» Lutfi coka/Cikel poezishe
» PROZE- nga autore te ndryshem.
» poet të mëdhenj shqiptarë
» Nga poet Aleks J. Zhapaa

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: