Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.

Shko poshtë 
+18
Luki
blerim
shaban cakolli
voglushja
murturi
Eva0506
Kristaq F. Shabani
meli
zeriatdheut
Guximi
Orfe@
E_Bukura
Kosovarja
Urata
Euridika
Arta
NetSerseri
Sofra
22 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 12 ... 21, 22, 23  Next
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 EmptyMon Oct 27, 2008 5:56 pm

PYLLI


Ne perralle
nje pyll i rralle

Ia prene deget
mugulloi

Ia prene trupin
prap buloi

Ia prene rrenjet
prap rrenje vuri

Pyll i dendur
me rrenje ne guri

Neper shekuj
Shtize flamuri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 EmptyMon Oct 27, 2008 5:56 pm

RADISHEVES
(Vendlindjes se Shote Galices)

Radisheve
u shtange
apo u krenove
ate nate
kur e percolle Shoten
per ne cete
e duhej ta dregoje
nuse.

Ate nate
nuk u kupezua kenga e cikave
kur ne vend te duvakut te nuserise
ne koke i vure plisin e bardhe
kur ne vend te dhuratave per dasmoret
i dhurove pushken.

Radisheve,
a te dogji flaka e luftes
ty,qe e linde Shoten
dhe ua dhurove maleve per liri
apo te ngrohu
zeri tingellues i Shotes
ne netet e gjata te dimrit.

Radisheve,
ku e ke varrin
e bijes tende kreshnike
vale u frikesove
apo nuk pate vend
nder varre?!

Radisheve,
Cili jemi me krenar
per kete Heroine
ti qe e linde Shoten
dhe ua dhurove maleve
per liri
apo une qe rritem
me kengen e saj
ne gji.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 EmptyMon Oct 27, 2008 5:57 pm

DRENICË

Desha te te takoj ne enderr
e te takova ne legjende
Ahmet Delia mprehte
Sopaten
se armiq kishte shume
Azem Bejta
me Daden Shote
buzeqeshnin para shkolle
ne Prekaz
e flisnin
me Tahir Mehen
e me Shaban Polluzhen
Fehmi Lladrovci
bashke me Xheven
thrnin vargje
per ardhmerine
Legjenda me automatik
i rrezonte nje nga nje
ushtaret e armikut
e kendonte...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 EmptyMon Oct 27, 2008 5:57 pm

KORBAT


Korbat nuk kendojne
kenge per Trimat
e nese kendojne
a vlejne kenget e tyre?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 EmptyMon Oct 27, 2008 5:58 pm

KU TA GJEJ BLERIMIN


Syte nuk mbyllen e kapaket i rendon gjumi
endrrat kallen flake bregut te nje lumi

Shpresat mbeten peng ne fillim te nje pranvere
lulet ne bulim mos i keput Ylbere

Ku ta gjej blerimin qe ma vodhi vjeshta
si ta mund pikellimin vashe me keta rrjeshta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 EmptyMon Oct 27, 2008 5:59 pm

KATER STINE PA TY


Koha perbirohet ngadale neper stine
agimet pranvarore lindin dashuri
Trendelina ime rritur ne kodrine
endrrat sec mi vodhe dhe ike me to
rendin tash kujtimet neper trotoare

sonte enderroj nje takim te ri
ti do te vijsh e lehte si lule flutur pranvere
ishull lumturie-zemer e gezuar
ne ditet e bardha qe do te vijne pasketaj
enderr mengjesi e gjakut te zgjuar

Prangat le te keputen ne nje dashuri
agimet le te kallen ne shikimin tend
trandu det i gjer per nje pabesi
yll mengjesi ne zemer do lind perseri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 EmptyMon Oct 27, 2008 5:59 pm

.


MERGIMTAREVE


Varg,varg,varg
Larg,larg-larg
u niset rrugës se harrimit
atdheun e latë pas
valle a do ta gjeni
rrugën e kthimit
pa ju atdheu
është jetim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 EmptyMon Oct 27, 2008 6:00 pm

SERVILI


I thane se je i mençur
e ai beri urti
tha: Jam me i mençuri ne bote
e qeshi si fëmije.

I thane se je trim
e ai beri trimëri
vrau dy miza
e plagosi një Mi.

I thane se je budalla
e quajtën:Gomar
për dëshirën tuaj tha:
mund te ha dhe bar.

Ter jetën servil
tere jetën kokulët
i duruar si gomar
i urte si një pule.

I thane cnuk i thane
ter jetën e shanë
gjersa ndërroi jete
servili i shkrete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 EmptySat Nov 08, 2008 8:13 pm

Zoti është një


Për çdo t'lumën ditë

Si me qenë n'pazar

dëgjohet ndër shqiptarë

Një fjalë me zarar:

Zoti kryetar,

Zoti kryeministër

Zoti ministër,

Zoti deputet,

Zoti drejtor,

Zoti filani,

Sa m'u çuditë

Dreqi, shejtani!

Sa pak shqiptarë,

Kaq shumë hyjni!

A ka gjuhëtarë,

E shkreta Kosovë!?

E mjera Shqipëri!?

Është një Zot,

Zoti është një.



Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 EmptySat Nov 08, 2008 8:21 pm

FEJA ISLAME


Është dritë e Zotit

Rrugën na ndriçon,

Nga terri i kobshëm

Të gjithëve na shpëton.


Më e vleshmja dhuratë

Nga i madhi Perëndi,

Amanet i parë dhe i fundit

Për krijesën njeri.


Që nga hazreti Ademi

Njeri e pejgamber i parë,

Kjo e vërtetë nga All-llahu

Përherë është shpallë.


Sa herë që njeriu

Është tjetërsuar,

Pejgamberi i kohës

E ka udhëzuar.


E ka udhëzuar

Njeriun e shkretë,

N’udhëkryqe të jetës

Sa herë që ka mbetë.


Në formën e përsosur

Kjo Fe e Vërtetë,

Ju shpallë e plotësuar

Të Lavduarit-Muhammed.


Këtë e dëshmon Kur’ani

Fjala e Perëndisë,

Të vërtetën e plotësuar

Që ia shpalli njerëzisë.


Kush është besimtar

Le të jetë krenar,

Aq më tepër vlen

Kur t’jetë atdhetar…!


Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 EmptySat Nov 08, 2008 8:41 pm

EKSKLUSIVE
mENDITONI kETO pOEZI qE dO t'I sJELL!

K Ë S H I L L Ë
FERID UD-DIN ATTAR


(1119-1290)

Fshehtësitë e jetës
Përpiquni t’i zbuloni,

Para se nga kjo jetë

Në tjetrën të kaloni.

Ndërkohë sa jetoni

Ju po dështoni,

Në njohjen e vetes

Në zbulimin e s’Vërtetës.

Atëherë, pra, mendoni,

Si mund t’i kuptoni

Fshehtësitë e jetës

Pas ekzistencës, vdekjës?

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 EmptySat Nov 08, 2008 8:44 pm

TE KUPTUARIT

IMAM HASAN EL-BASRI

(642-728)

Të kuptuarit është


Barka e diturisë,

Dituria është

Shenjë e veprimtarisë,

Veprimtaria është

Udhëzuese e mirësisë,

Egoja është

Shkak i kundërshtive,

Pasuria është

Sëmundje e kapadaive,

Kjo dynja është

Tregu për Ahiret

Mjerë ai që s’e kupton

As veten e vet…


Përktheu nga anglishtja:

Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 EmptyWed Nov 12, 2008 12:43 pm

Fragment dëshmorëve 
  O ata t'lumtë, qi dhanë jetën,
  o ata t'lumtë, qi shkrinë vehten,
  qi për Mbret e vend të Parëve,
  qi për erz e nderë t'Shqiptarëve
  derdhën gjakun tue luftue,
  porsi t'Parët u pa'n punue!
  Lehtë u kjoftë mbi vorr ledina,
  but u kjofshin moti e stina,
  ak'lli, bora e serotina:
  e der' t' këndojë n'mal ndo' i Zanë,
  e der' t' ketë n' detë ujë e ranë,
  der' sa t'shndërisin diellë e hanë,
  ata kurr mos u harrojshin,
  n'kangë e n'valle por u këndojshin.
  E njaj gjak, qi kanë dikue,
  ban, o Zot, qi t'jesë tue velue
  për m'ia xe zemrën Shqiptarit,
  për kah vendi e gjuha e t'Parit!
  Mos ta harrojme vepren e tyre.
  Amen.
  Gjergj Fishta
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 EmptyWed Nov 19, 2008 8:04 am

Ervin Hatibi  
   
  
 
Afrohu



Dua t'i harroj sot fjalët 
le të flasin vetë vështrimet 
Le të flasë dora që dridhet 
këtu mbi kitarën time 

Se kur herët bie nata 
një dritë ndizet brenda meje 
Njerëzit, fytyrat fiken 
asgjë tjetër s'ndjej veç teje 

Nëpër javë rrjedh trishtimi 
cigaren prapë kam filluar 
nuk je ndryshe nga te tjerat 
vetëm unë kam ndyshuar 

E tërheq imazhin tënd 
me vete nëpër gjumë 
jemi bashkë por në agim 
i vetëm mbetem unë 

Të shoh me qartë kur ti je larg, 
afrohu te te dua 
Edhe nëse kjo është lojë 
nuk më pëlqen te luaj 

Diçka mirë e kam ditur 
vajzat vdesin porsi lule 
Një petal që m'solli vjeshta 
nëpër flokë vjen e më ulet 

E tërheq imazhin tënd 
me vete nëpër gjumë 
Jemi bashkë por në agim 
i vetëm mbetem unë 

Dua ti harroj sot fjalët 
kuptoji ti vështrimet 
Nata dridhet mbi rrugica 
dhe ti mbi dorën time 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 EmptyWed Nov 19, 2008 8:05 am

Ervin Hatibi  
   
  
 
Merzia



Merzia varferon vec pjese te trupit
Te cilat fshihen nen bust
Merzia, piedestali qe me larton
Kesaj rruge pa tradita, pa barrikada
Te pjek merzia, merzia, merzia
Sic piqet nje pikture anitike, plasaritet verniku
Pluhuri mbi pikture i josh qepallat te ulen
E tonet kuqerreme te burojne nga merzia
Prej piktures e sajojne dhomen e vetevrasjes,
ku perdet u ulen
eshte dhoma e mire e miqve, me veles
I je qepur nje karrigie te rende dhe nuk del kurre
Nga titulli i librit, brenda te cilit sigurisht qe ti
ekziston
Nen emra te rreme e kujtese te njellojte
Ne nje cep te bibliotekes do ta gjej te vjeter librin
Merzia, merzia
Merri gjymtyret e mija e hidhi ne ndonje loje
Ku vec mund te humbet
Vec te mos e prek me trupin
As te falem me to nuk dua
Ose i nderroj gjymtyret me floket e mij
Ah, floket e mij dy here te prere, aq te gjate
Mes tyre gjendesha mes nje kopshti trendafitesh ujitur
pa gjak
Ku stolat kendonin me ze te harruar
shatervani...
Aty midis flokesh i shpetoja njerezise
Tek me sy te mbyllur ecja e s'me shihnin
Kerkoj floket e mij qe qene te verdhe
Po krejt ma thithnin te keqeni dhe me linin mua
Vec merzira te mira
Po tani qe pa floke kam mbetur, pa njerez kam mbetur
Merzia
Eshte dicka e hidhur qe nuk ben dot pa te me
Si edhe pa e quajtur pikellim apo me fjale me te ndera
eshte dicka qe vertet te kthen ne bust
Barkun me qime e kofshet t'i fsheh e t'i ruan
Ne uje te mbyturish
Qe t'i kesh per pleqeri
Tani qe zhduka edhe floket e shenjte
nje figure e lojes me letra jam bere
Duke buzeqeshur me nje lule gazi ne dore
Me ca rroba te stolisura fort
Bust, bust spathi, si fant
Me dy koke e kater duart me thika e gjethe te gjumit
Tanime merzia si nje gjarper pellumb
Ne nje fole thurur prej flokesh te ngordhur
Ngroh si veze dy kokat e mija
Njera eshte per vrasje, tjetra per vetvrasje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 EmptyWed Nov 19, 2008 8:06 am

Elinda Marku  
   
  
 
Ngjyra e heshtjes



Me kot e kerkova
fatbardhesine,
ne ngjyren e bardhe
te reve te zeza.
Ne fleten e bardhe
te zizuar me heshtjen
Ne ngjyren e bardhe
te kuajve "fatndjelles"

e bardha qenkeka
shendruar ne korb,
korb! 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 EmptyWed Nov 19, 2008 8:07 am

Elinda Marku  
   
  
 
Shekullit tim



I lava rete gri
I bera te bardha
si carcafet e se dieles.
I thava rete gri,
te lara.

Une e dashura e shiut
qe para lindjes sime.
Nuk desha me shi!
Mesova si braktiset 
dashuria e hershme
si ekzistenca ime.
...Te kam fyer qielli im!
...Te kam fyer ne maj!
...Te kam fyer se ...
te kam dashur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 EmptyWed Nov 19, 2008 8:08 am

 Elinda Marku  
   
  
 
Ku jane pushtuesit



Blejmë këpucë të grisura. 
Lotët tanë të mbaruar 
I huazojmë reve barkthara 
Qiellin rrobëshqyer e ulim rrëzë kokës 
Këto ditë të tmerrshme ndjellim fatkeqësi, 
Osetërmet që s'mund t'i shpëtosh. 
Qyteteve,rrugëve qarkojnë paqeruajtësit 
Të heshtur,indiferentë,të cuditur 
Për ardhjen e tyre. 
Këmbë të huaja ketu s'kanë shkelur 
Vecse ne veshim këpucët e të tjerëve 
E na rrijnë tamam. 
Armët e tyre heshtin, 
tonat qëllojnë vetveten, 
duke shpresuar tek mëkatet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 EmptyWed Nov 19, 2008 8:09 am

 Elinda Marku  
   
  
 
Ku jane pushtuesit



Blejmë këpucë të grisura. 
Lotët tanë të mbaruar 
I huazojmë reve barkthara 
Qiellin rrobëshqyer e ulim rrëzë kokës 
Këto ditë të tmerrshme ndjellim fatkeqësi, 
Osetërmet që s'mund t'i shpëtosh. 
Qyteteve,rrugëve qarkojnë paqeruajtësit 
Të heshtur,indiferentë,të cuditur 
Për ardhjen e tyre. 
Këmbë të huaja ketu s'kanë shkelur 
Vecse ne veshim këpucët e të tjerëve 
E na rrijnë tamam. 
Armët e tyre heshtin, 
tonat qëllojnë vetveten, 
duke shpresuar tek mëkatet. 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 EmptyWed Nov 19, 2008 8:10 am

Elinda Marku  
   
  
 
Rebelimi i zjarrit



E njoh rebelimin e zjarrit, 
Tek shuhet 
Dhe atë të akullit, 
Kur shkrihet, 
Shembjen e qënies time e di, 
Ndërsa gërmadhat që po më zënë, 
I ndjej! 
S'di të bërtas, 
As të kërkoj ndihmë!

Turbullon gjithcka!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 EmptyWed Nov 19, 2008 8:10 am

Elinda Marku  
   
  
 
Jetoj me dy varre ne balle



Ti je një javë dritë 

Nën shiun e hirtë 

Të kohës time 

Ti je një copëz qiell 

Blu i saktë 

Përpara shpërthimit të 

Stuhisë. 

Nesër do të zbresim 

Në qiellin e kujtimeve, 

Ndaj e tanishmja e shqetësuar  
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 EmptyWed Nov 19, 2008 8:11 am

 Elinda Marku  
   
  
 
Mund



Në të ardhmen e vjetruar, mund të ndodhë
të të pëlqejë se si do të më rrisë 
e qeshura jote e habitur.

Mund të ndodhë 
të të pëlqejë fakti që unë 
mund ta pëlqejë trupin e heshtjes tënde.
Mund të ndodhë 
të të pëlqejë kurrizi im ikanjak!

Gjithçka ndodhtë... 
diçka me siguri mund të ndodhë 
të të pëlqejë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 EmptyWed Nov 19, 2008 8:11 am

Elinda Marku  
   
  
 
Kafshimi i errësirës



Rrethuar me vdekje
edhe atehere,
kur ime me 'tha:
E...linda!
A linda thua?
Ende nuk e di!
Une jetoj vdekjen!
Une sfidoj vdekjen!
Kam 1000 vdekje.
...Vdekja e pare
qe emri qe kam
E dyta vdekje,
kjo qe prap.
Vdekja e trete
qe kjo serish.
Vdekja...
Vdekja e katert
kur nena me braktisi
Vdekja e peste
qe edhe e gjashte
kur u ndjeva e manget
e sbrasur,
e pambrojtur, 
e mohuar.
Keshtu qe edhe e shtata
e teta,
e nenta gjithashtu.
Vdekja e dhjete...
qe vdekje e dhjete
Kam zore ta them.
Dasma e tim eti
njeqindifish vdekje
...me rodhi ne deje
aq sa...
jetet paten frike prej meje!
Vdekja e njeqindeshtate
qe renia e mbrekullise se shtate
te botes,
dhe...
Bota u mbush me shemtine e saj.
Ne vdekjen e njemijeshtate
vetmia ime mbeti e ngrate
...Floket tejet m'u rriten
dhe thonjte, dhe qerpiket,
dhe heshtja, dhe fjala...
dhe vdekja...
tejet u zgjat.

Nje zog cukit mbi varrin tim
nje djale hapin ndalon
Dhe...
Me veshtron...
qe
lllaaaaaarrrggg!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 EmptyWed Nov 19, 2008 8:12 am

Elinda Marku  
   
  
 
Gezim i helmuar



U mbytëm në rrethimin
e krahëve
lidhur
me prangat e shpirtit...
Shijuam helmin e gëzimit të ëmbël,
dhe s'dimë si të ikim,
dhe s'dimë ku të ikim.
U ndamë...
Po ndarja s'qenkërka liri!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 EmptyWed Nov 19, 2008 8:13 am

 Elinda Marku  
   
  
 
E megjithate une shkruaj poezi



Diku, midis ndjenjës dhe arsyes
emri yt
mbeti pezull!

Diku, midis ikjes dhe pritjes
malli im
mbeti pezull!

Diku, midis ndarjes dhe humbjes
gëzimi u hidhërua,
ëndrra mbeti ëndërr!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.   Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm. - Faqe 22 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.
Mbrapsht në krye 
Faqja 22 e 23Shko tek faqja : Previous  1 ... 12 ... 21, 22, 23  Next
 Similar topics
-
» Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
» Lutfi coka/Cikel poezishe
» PROZE- nga autore te ndryshem.
» poet të mëdhenj shqiptarë
» Nga poet Aleks J. Zhapaa

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: