Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përurimi i librit Prijës Fetarë dhe Shpirtërorë Shqiptarë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Përurimi i librit Prijës Fetarë dhe Shpirtërorë Shqiptarë Empty
MesazhTitulli: Përurimi i librit Prijës Fetarë dhe Shpirtërorë Shqiptarë   Përurimi i librit Prijës Fetarë dhe Shpirtërorë Shqiptarë EmptyWed May 20, 2015 10:15 pm

Përurimi i librit Prijës Fetarë dhe Shpirtërorë Shqiptarë

Deçan, Kosovë
Ditën e hënë, më 4 maj 2015, në Deçan, në ora 13-të, në sallën e Asamblesë Komunale në qendër të Deçanit, është përuruar libri ,,Prijës Fetarë dhe Shpirtërorë Shqiptarë- Bashkëjetesa Ndërfetare dhe Kontibuti i Tyre Fetarë ’’, përgatitur nga Faton Mehmetaj.
Redaksia:
Prof.Dr. Ing.Angjelin Shtjefni (Kryetar i Shoqatës së Intelektualëve Katolikë Shqiptarë në Tiranë.
Baba Mumin Lama, Gjyshata Bektashiane e Kosovës, Gjakovë
Don Lekë Oroshi-S.B.D.
Prof. Dr. Muhamed Mala
Ahmet Qeriqi, shkrimtar
Prof.Dr. Rrahman Paçarrizi
Mr.Sc. Manushe Ramosaj
Bashkim Çmega, teolog
Mr.Sc. Hajdar Beq
Halit Mehmetaj, SHBA

Lektura dhe përkujdesja:
Mr.Sc. Fetnete Ramosaj

Ballina & Dizajni dhe përpunimi i fotografisë:
Taulant Mehmetaj

Shtypi: Dukagjini
Botues:
Instituti për Studime Gjeopolitike dhe Siguri- Prishtinë, 2015

Libri ka 529 faqe, ku janë përfshirë rreth 600 prijës fetarë-shpirtërorë shqiptarë. Prej prijësve fetarë nga Gjakova, ndër të tjerë, janë: Hafiz Yvejs Efendija, Hasan Efendi Shllaku, Mulla Sadik Brovina, Mulla Tahir ef.Thaçi, Hasan Ef.Dashi, Shejh Shefqeti, Hafiz Fahri ef.Iljazi, Hafiz Murteza Mulla-Aliu, Hafiz Selim Ef.Yvejsi, Baba Qazim Bakalli, Hafiz Ibrahim Fehmiu, Hafiz Ymer Guta, Shejh Haxhi Musaja, Shejh Ademi, familja Dervishdana etj.

Ky libër përmendore për Prijës Fetearë dhe Shpirtërorë Shqiptarë përgatitur nga studiuesi Faton Mehmetaj, nga Pozhari i Deçanit, hynë në kuadër të veprimtarive artistike të cilat po mbahen në kuadër të festivalit ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen ’’, që i kushtohet rapsodëve Dervish Shaqa e Demush Neziri nën patronatin e kryetarit të komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj , në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan është bërë promovimi i librit, ku të pranishëm ishin zyrtarë komunal, prijës fetarë , dashamirë të librit dhe qytetar të shumtë, madje edhe nga Gjakova.
Përurimi i librit filloi me fjalën e hapjes nga z.Faik Doda dhe me përshëndetje. Më këtë rast i pari i komunës z.Rasim Selmanaj, i cili është poet, shkrimtar, tha se jo rastёsisht libri ,,Prijës Fetarë dhe Shpirtërorë Shqiptarë ’’ fillon me shenjёtorёt e parё iliro-shqiptarё, qё u flijuan pёr tё mirёn e njerёzimit, pёr tё pёrfshirё historinё e civilizimit tonё aq tё begatё pёr 2 mijё vjet me radhё, dhe pёr ta pёrmbyllur me tё jashtёzakonshmen, me historinё e lavdishme tё ditёve tona, me fotografitё e varrezave tё pёrbashkёta tё martirёve nё “Lёndinёn e Pikёllimit” nё Mejё, ku prehen pranё e pranё njёri-tjetrit eshtrat e mbi 400 shqiptarёve, katolikё e myslimanё, tё vrarё gjatё luftёs nga forcat okupuese serbe, mё 27 prill 1999, e qё ёshtё porosia mё domethёnёse: bashkё jetuan, bashkё u flijuan pёr lirinё e atdheut, bashkё janё edhe nё botёn e pёrjetshme. Secila faqe e kёtij libri faktografik ёshtё histori mё vete, me tё cilёn duhet tё krenohemi, duhet tё mburremi, dhe nuk ёshtё e tepёr tё themi se ёshtё libёr i shenjtё, ёshtё edhe Bibёl e Kuran pёr ne shqiptarёt. Ёshtё njё libёr tё cilin duhet ta lexojё secili prej nesh, ёshtё libёr qё duhet ta ketё secila familje shqiptare, ёshtё libёr i cili dinjitetshёm na paraqet para botёs sё qytetёruar, ёshtё libёr tё cilin duhet ta pёrkthejmё edhe nё gjuhё tё huaja dhe ta shpёrndajmё nё mbarё botёn.
Prof. Dr. Muhamet Mala, njёri nga anёtarёt e redaksisё sё kёtij libri e ka vlerësua lartë librin “Prijёs Fetarё dhe Shpirtёrorё Shqiptarё”, me një kumtes shkencore.
Po ashtu, edhe Baba Mumin Lama, nga Gjyshata Bektashiane e Kosovës në Gjakovë, gjithashtu anëtar i redaksisë se librit, këtë libër e ka vlerësuar lartë, siç e vlerësuan edhe poetët, shkrimtarët, Engjëll Berisha dhe Ali Geci.
Më në fund, autori i librit Faton Mehmetaj, duke i falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen dhe ata të cilët e kanë ndihmuar në finalizimin e librit “Prijës Fetar dhe Shpirtёrorё Shqiptar.”, tha se
sado që të bëjmë për ,,Prijës Fetar dhe Shpirtёrorё Shqiptar...”, është pak sepse ata punuan më shumë se 2000 mijë vjet dhe 4 vite të punës sime janë një pik ujë në oqean sepse populli ynë dhe prijësit fetarë janë vet oqeani.

Shënime për autorin e librit Faton Mehmetaj
Faton Mehmetaj u lind në vitin 1963 në një familje arsimdashëse, në fshatin Pozhar, Komuna e Deçanit. Shkollën fillore e kreu në fshatin Irzniq, shkollën e mesme, Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan. Shkollën e Lartë Pedagogjike, Drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Gjakovë, kurse më vonë kreu Fakulltetin Filologjik-Drejtimi Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Kreu specializimin pasuniversitar për Siguri Publike në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK). Studimet pasuniversitare master i kreu në drejtimin Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci në Universitetin Mbretëror ILIRIA në Prishtinë. Është doktorant i Shkencave Politike...
Faton Mehmetaj është bashkëthemelues, drejtues, bashkëpunëtor i disa gazetave, revistave që nga viti 1991. Që nga viti 2003 është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Është autor i këtyre librave të botuara.
“Lufta për kufijtë e Shqipërisë Etnike (1941-1945 ”, Gjakovë, 1995
“Hënë e djegur në heshtje”, përmbledhje me poezi, grup autorësh, 1995.
“Nëpër shtigjet e historisë”, album historik, 1997.
“Deçani” (Monografi) në bashkautorësi me Fetnete Ramosaj, Deçan, 1997
“Natë Yjendezur- Nga Mbreti Pirro deri te Adem Jashari” (Album), Dukagjin, 2001.
“Ardian Krasniqi “Rexha”- Një jetë e një vdekje për atdhe,” (Monografi)
“Veprimtaria kriminale e “Dorës së Zezë” serbe në trojet shqiptare”, Anatema, Prishtinë, 2004.
“Rapsodët e Heronjve të UÇK-së, botoi “Anatema”, Prishtinë, 2006.
“Qel Shabani i Becit- Jeta dhe veprimtaria atdhetare”, botoi “Anatema”, Prishtinë, 2006
“Kosova dhe sfidat e sigurisë”, (artikuj, analiza, vështrime), botoi “Anatema”, Prishtinë, 2009.
“Veprimtaria e shërbimeve sekrete serbe në Kosovë” (Analiza, fejtone), botoi “Anatema”, Prishtinë, 2009.
“Lufta e shërbimeve sekrete serbe kundër Kosovës pas shpalljes së pavarësisë”, (analiza, fejtone, botoi Instituti ISGIS, Prishtinë, 2012.
“Prijës Fetarë dhe Shpirtërorë Shqiptarë-Bashkjetesa ndërfetare dhe kontributi i tyre kombëtar.” Botoi ISGIS, Prishtinë, 2015.

Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përurimi i librit Prijës Fetarë dhe Shpirtërorë Shqiptarë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Irinej në kundërshtim me parimet fetare
» PROMOVIMI I LIBRIT TIM te 13-te nga
» Panairi Ndërkombëtar i Librit hapet në Stamboll
» Kulturocidi ndaj librit shqip në Maqedoni
» Botime të reja: 101 Personalitete (Fetare-atdhetare-kulturor

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: