Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 "TOPOSI ARTISTIK I SHKARPĖS " nga Prend Buzhala

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: "TOPOSI ARTISTIK I SHKARPĖS " nga Prend Buzhala   Sun Oct 11, 2015 4:03 am

TOPOSI ARTISTIK I SHKARPĖS (Nė vend tė recensionit) Poeti Fran Tanushi, poezinė e vet dėshiron ta ligjėrojė si ndjesi shpirti dhe urtie. Porse, pėr tė, poezia ėshtė dhe njė Mburojė Shpirti nė kėrkimet e vetvetes, nė mbrojtjen e vlerave identitare dhe, pėrgjithėsisht, tė vlerave njerėzore. Kėtė mbresė ta dhurojnė vargjet e pėrzgjedhura te "Shkarpa" e Fran Tanushit. Ėshtė poeti ai qė poezinė e vė nė vendin e nderit, aty ku i provon dhe shkrin artistikisht ndjesitė mė tė bukura, nė kėtė kohė, kur ende mbillet farė e keqe me kalėrim ligėsie, mu aty ku nis dhe njė stinė e re: ndjesinė e shpirtit e vendos nė vargje stinės se re notat ia shkruaj... 1. Mallkimi i kodit tė prekur Aty, te ai vend i nderit, ligjėrojnė fjala dhe e bukura e dheut, kurse ndjesitė qė poeti i ligjėron urtėsisht e shpirtėrisht, pėrbėjnė njė gamė tė gjerė e tė larmishme, sikundėr janė: urtėsia, shenjtėria, fjala, ėndrrat, loti, yjet, vetvetja, kujtimi, vetmia, dhembja, pritja. Tutje lexojmė reagimet emocionale tė krijuesit, tė veshura me ndjesi mėrgimtari, apo me ndjesitė qė t'i dhuron njė ditar i pėrlotur, me vitet e vjedhura a me ndjesitė e dashurisė. Njė mall i mbėshtjellė me dhimbje, pėrmasash rrėmbyese e tė vrullshme, tujgon kudo nėpėr kėto vargje, kurse “fatin e pafatėsisė” e ndjek pas njė mallkim jo vetėm individual, por edhe historik, si shenjė e prekjes nė vlerat e shenjta (“me mallkimin e kodit tė prekur”). Krijuesi e bėn edhe njė hap, pėr t'u zhytur nė thellėsitė e kėrkimeve meditative tė artit poetik, sikundėr janė: muzgu, koha, kodet e qenies, fati, apo “Valsi i jetės” (tėrėsi e bukur poetike). Vjen Lutje Bogdanit, pastaj atdheu, liria, njeriu nė bronz, Fishta, Gjergji i Madh, Iliria, Buna, deti, copėza historie, etnografie e trashėgimie, qė e japin mė tė plotė gjeopoetikėn nė vertikalen historike, nė horizontalen spirituale. Dhe, jo rrallė, poeti, duke qėndruar nė kėtė univers tė pa skaj valsesh tė humbura, nė kėrkim tė pėrhershėm, zė e shqetėsohet, madje detronizohet, shndėrrohet nė imazh ironik e ironizues, qesėndisės e vetėqesėndisės... Tashmė ai ka zbritur nė njė tjetėr rrafsh kėndimi, ka hyrė nė botėn e aktualitetit; aty ku heroi i takon sė kaluarės; tashmė zė e na vjen antiheroi lirik, qė, nė pamundėsi pėr ta ndėrruar gjendjen, ai e qesėndis kėtė realitet, e ironizon. Madje antiheroi ia pėrplas pseudoheroit tė vėrtetėn nė sy, e, ky antihero lirik, ėshtė personifikim i guximit jetėsor, pėr t’i emėrtuar gjėrat tė tilla ēfarė janė, nė thelbin e tyre: qė kur e fshehe kokėn nėn dhe heroi im ti s’je Kurse ai, folėsi lirik i rigjetjes sė vlerave tė bjerra, tash zėvendėsohet me defilues ndjenjash tė humbura, ku njeriu tashmė ėshtė zhveshur nga vlerat e brendshme, etike (poezia “DEFILUESIT E NDJENJAVE TĖ HUMBURA”, apo kur strukturohet njė zhveshje fabulative e realitetit (ZHVESHJA E TERRIT, MACJA DHE MINJTĖ). Qėndrimi dyshues, i drejtuar kundėr vlerave tė rrejshme metafizike tė qenies, i rimerr figurat e territ, brejtėsve dhe tė imazheve tė pakuptimta tė jetės sė pėrditshme, nga njėra anė, si dhe tė boshllėkut ekzistencial, nga ana tjetėr. Vijnė skenat e imazhet e skepsės lirike-meditative: personazh i bjerrė, pika e zezė, nė gojė tė ujkut, invazion, kalėrim ligėsie... 2. Poetika e humbjes, trajtat e ripėrtėritjes Humbjet e vjeljet nė jetė, harxhimet e moshės a tė kohės, mungesat e shumta tė tė vetėve dhe tė Atdheut qė t’i dhuron mėrgimi, nuk kanė se si tė mos e kenė dhe njė tis balade, i kėnduar si vals i humbur – pėr t’u sintetizuar te SHKARPA, si kryefigurė e kėtyre ecejakeve nėpėr kohė, pėr t’i kompensuar ēastet e humbura, apo pėr t’i rikthyer ato ēaste lumturimi, si shpėrblesė kujtimi, si vravashkė e ndezur qė vė drejtpeshimin midis qenies, atdheut dhe fatit (“ndize njė shkarpė nė Shkarpė/ pėr zėrat e shkapėrderdhur udhėve”). Shkarpa ka poliseminė e vet artistike: ajo ėshtė shenjė varfėrie (shkarpa janė dhe kėpucėt e vjetra e tė grisura), ėshtė shenj- katandisje e njeriut nėpėr meridianet e jetės: shkarpa ėshtė edhe dega e hollė, e thatė, qė shėrben pėr tė ndezur zjarr, kurse metaforikisht ajo ėshtė shenjė e ripėrtėritjes sė ngrohtėsisė nė myjėn e dimrit; ėshtė shenjė e nostalgjisė dhe vuajtjes pėr humbjen e bjerrjen e vlerave nė jetė (“u bė shkarpė, u dobėsua shumė, u hollua tepėr, u tha”...); shkarpa shėnjon tė parėndėsishmen nė jetė, kur i braktis vlerat themelore... Shtegtarėt kanė tretur nėpėr mote, folėsi lirik nuk pajtohet me kėtė tretje tė qenies, as me humbjen, sepse rrėnjėt e shkėlqimit tė dikurshėm nuk thahen, ato janė tė thella. Shtegtar i tretur udhėve tė botės po tė qiti udha ndonjėherė me u kthye nė Shkarpė merre e ndize njė shkarpė tė terur aty ku gurėt e themeleve me ndonjė ballė muri tė mbetur mirėseardhje tė urojnė E, nėse nuk do tė ishte kėsisoj, atėherė ndodh dhe tragjedia e qenies, mu ashtu si do tė thoshte George Bernard Shaw: “Nė jetė ndodhin dy tragjedi. Njėra, kur e humb dėshirėn e zemrės sate. E dyta, pėr ta fituar atė.” Ky mbushullim me tis balade, ndodh vetėm nė trajtėn e rilindjes sė brendshme. Ripėrtėritja ndodh! Sepse poeti pėrgjėrohet gjithnjė pėr Shkarpėn e tij: zėrat e ikur shekujve kanė me tė pėrgjigj lėshoje njė thirrje tė zėshme tė jehojė fuqishėm atyre grykave tė hapura shtegtar i tretur moteve nėn rėnkimin e truallit tė bjerrė mblidhi gurėt e caranit Po qe se folėsi lirik ndjehet i zhgėnjyer, i humbur, i thyer apo i pasigurt, ai i kthehet vetvetes. Nuk ėshtė e habitshme, qė, nė kėso ēastesh meditative, do tė lindin edhe pyetje nga pak tė rėnda e dilema sfilitėse: pėrse jam kėtu, kush qenkam tash dhe kėtu...(?) E, atėherė po ky subjekt lirik e rizbulon dhe e rinjeh vetveten te ato rrėnjė, sepse nė ato thellėsi nuk arrin askush... Madje, kėtu situata kontrastohet skajshėm dhe bėhet figurė e oksimoronit paradoksal (“rreth vatrės akujt tė shkrijnė“). Zėrat poetikė identifikohen me ata tė shekujve: vijnė si zėra mbėshtetės pėr qenien qė nuk e lėnė tė ligėshtohet. ndize njė shkarpė nė Shkarpė pėr zėrat e shkapėrderdhur udhėve pėr gjymtyrėt e tyre tė ngrira rreth vatrės akujt tė shkrijnė Shkarpa nuk ėshtė vetėm toponim, por edhe topos artistik, qė heq paradigmėn e kėndimit qė nga Martin Camaj (ai ka romanin pak mė ndryshe tė titulluar: “Karpa”), e kėndej: Shtegtar i tretur udhėve tė botės po tė qiti udha ndonjėherė me u kthye nė Shkarpė merre e ndize njė shkarpė tė terur aty ku gurėt e themeleve me ndonjė ballė muri tė mbetur mirėseardhje tė urojnė nė atė ambient heshtjeje Sado qė asgjė nuk mund tė krahasohet me gjithė kėtė univers vlerash (shkarpa, dashuria, atdheu, kikat e vlerave etnike, Bogdani, Fishta), megjithatė, ka diēka qė ka humbur nga ai shkėlqim e nga ajo ndjesi, kur na rrethon njė mot i brishtė (“poeti e mallkoi motin e brishtė/ duke e zbrazur njė gllėnjkė verė ,,kallmet’’/ pėr shpirtin e gjeniut Fishtė”).dhe kėrkimi i sė humburės nuk pran. Kėrkim qė ngrihet nė parim universal (“Valsi i humbur”), ku poeti thur dhe njė kosmogoni tė veten poetike, me tone lasgushiane. Qiellit tė harlisur gjithėsisė sė pa skaj nga dehja e moshės planetėt u hutuan lėvizjet e ērregullta me nxitim i shtojnė ritmin e valsit tė humbur kėrkojnė Ndjesitė e tilla rilinden nėpėr tituj tė humbur, njė si paradoks i gjetjeve tė bukura artistike! E zhdukura bėhet e pranishme, e harruara ringjallet, ndarjet e dhunshme hiqen, e humbura i vjen pranė. jeta i lidh(ka) ngjarjet si degėt lisi i moēėm nė bjeshkė unė nė poezi e kėrkoj ngushėllimin po mė kėrkove aty do mė gjesh... 3. Kohezioni lirik “Shkarpa”, ky titull kaq evokues, poetikisht ndėrlidhet me tematikėn dhe strukturėn e librit. Kurse strukturimi i librit kėsisoj, me njė ndarje qė vetėkomentohen nėpėrmes vargjeve, dėshmon dhe njė prirje tjetėr tė poetit, siē ėshtė ajo pėr zotėrimin e strategjisė sė veēantė poetike dhe tė zgjidhjeve e gjetjeve lirike. Sado qė ligjėrimi poetik ngėrthen caqe tė avangardės artistike, megjithatė, krijuesi ruhet nga konceptimi apokaliptik i realitetit, si ndodh me jo pak poetė. Ndodh kėsisoj, sepse ai dėshiron ta ruajė drejtpeshimin mes imagjinatės krijuese, frymėzimit dhe lėndės sė kėnduar. Poezitė, apo tėrėsitė poetike, kur lexohen veē e veē, dėshmojnė dhe pėr njė dorėshkrim autentik dhe, pse jo, edhe origjinal, tė thurjes artistike. Pėrjetimet, sado qė janė tė larmishme, ato vetėm sa pėrplotėsohen e nuk pėrsėriten. Diskursin lirik duket sikur poeti e kushtėzon herė nga ritmi, rima e rrjedha melodike e vargut: Herėn tjetėr, ky pėrjetim kushtėzohet nga thėnia e shkurtėr dhe e tipit tė vargut tė lirė, jo metrik; d.m.th. ku ndėrgjegjshėm poeti nuk lejon shpėrthime retorike apo evokime psherėtimash, dhe, kėsisoj, denduria dhe forca e lirizmit subjektiv, sprovon dinamikėn e konturave ekspresioniste. E pra, poeti mban qėndrim krijues, si ndaj fjalės, ashtu edhe ndaj figurės, si ndaj pėrjetimit, ashtu edhe ndaj tipologjisė sė vargut e qė mund tė pėrkufizohet si model i kohezionit artistik. Prend BUZHALA (Prill, 2015)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
"TOPOSI ARTISTIK I SHKARPĖS " nga Prend Buzhala
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: