Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Koha e Urrejtjes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Koha e Urrejtjes    Wed Oct 21, 2015 10:55 am


ARDIAN DEDI




KOHA E URREJTJES


Skica dhe tregime





2015









ARDIAN DEDI

KOHA E URREJTJES
Skica dhe tregime


Copyright Ardian Dedi, 2015







DIALOG NĖ PARAJSĖ

- Do ta pimė njė kafe, - foli Zoti.
- Kafja mė jep ndjesinė e superiorit etik, dehjes, - shtoi Jezu K.
Dikush shėrbeu kafen, ndėrkohė qė Jezu K. ishte, si mbi gjemba.
- U bazova mbi arsyen, intuitėn dhe, megjithėse, si fillim, doja tė martohesha, u martova me mėsimet e Perėndisė.
- Po, sigurisht, lind instikti, i cili ėshtė pjellor dhe jo arsyeja, - foli Zoti, - Megjithatė, instikti mund tė pėrkufizohet si pavetėdija e mendimit.
- Pavarėsisht, se mė njeh apo nuk mė njeh, si djalin tėnd, unė s’e bėra kėtė pėr ndonjė pėrfitim personal, - shtoi Jezu K.
- Mos kėrko tė bėsh mirė se, po bėre mirė, nė prag ke tė keqen, tha Zoti. - Kjo do tė thotė se nėse vjen nė fuqi platforma e sė Mirės, ajo do tė rrėzohet, por kjo s’e prish marrėveshjen tonė…
- A ka njė ekuilibėr mes tė Mirės dhe tė keqes?- foli Jezu K.
- Jeta tėnde flet pėr njė fitore tė sė Mirės mbi tė keqen, pėr njė evolucion tė sė drejtės, - tha Zoti.
- Kjo mė qetėson dhe tregon atė qė jeta ime s’ka shkuar kot, - shtoi Jezu K.
- Nėse tė njoh ty, kėtė do ta bėj pėr bamirėsi , por nuk ėshtė bamirėsia qė e shtyn universin tė ecė pėrpara, - foli Zoti. - Ėshtė lufta dhe pas luftės vjen bamirėsia.
- Mua nuk mė rritet mendja, por po mė njohe, po mė dhe fuqi do tė ketė ndryshime dhe lufta pėr drejtėsi me bekimin tėnd do tė shndėrrohet nė evolucion, - shtoi Jezu K. – Dimensioni largpamės dhe hyjnor shpresoj tė mė udhėheqin.
- Nuk e mohoj qė mė duket njė rregullator aty poshtė, si ndihmės, - foli Zoti, - edhe unė, nė kėtė mes, kam fitimet e mia.
- Unė me kėtė kontratė mbetem, pėrjetėsisht skllav dhe ju padroni im, - tha Jezus K. - Ndėrkohė qė tė gjithė njerėzit jetonin jetėn e tyre , unė isha ushtar.
- Ēdo pardon e ka njė fund, - foli Zoti, - dhe ti u pėrpoqe tė mė ndihmoje.
- Duke mė njohur ke njė shtysė pėr tė jetuar, - foli Jezu K. dhe shtoi: “Ligjet e reja tė bamirėsisė janė inspirim dhe njė mundėsi pėr tė qenė i lumtur”.
- Lufta ime ėshtė tė bėj fėmijė dhe, duke ditur qė fėmija i fundit del mė i mirė; dihet se edhe pėr mua ekziston njė fund. Unė po tė njoh ty, - foli Zoti
- Nuk e shoh, si mėshirė, kėtė fakt, por si evolucion, - tha Jezu K. dhe shtoi: “Ky bashkėbisedim ėshtė logjik, por jeta, jo pak herė, nuk i bindet logjikės”.
- Kjo bamirėsi nė thelb ėshtė kujtimi i jetės, shkaku pėr tė cilin kam evoluar, - foli Zoti dhe shtoi: “Kjo rrugė shtrohet pėr fėmijėt. Ata janė e ardhmja…”.









Dritarja



Teksa dėgjonte nė radio kėngėt polifonike, e kaploi njė mjerim i pėrgjithshėm, tė cilin nuk e mori vesh nga i erdhi. Kėnga ishte e thellė, me karakter shumė tė fuqishėm dhe me katėr zėra. Njė perlė e vertetė.
“Mos vallė burrėria ishte njė mjerim?”- mendoi.
Ndėrkohė, jashtė shtėpisė, kaloi njė BMV x 6 dhe shoferi ishte njė burrė i fuqishėm leshtor, me mustaqe.
“Ja, - mendoi sėrish,- njė mashkull nė krye tė zinxhirit ushqimor, i cili ka tiparet e njė vrasėsi tė lindur”.
“Sigurisht, - iu pėrgjigj po vetė, - njeriu ėshtė energji negative dhe ai qė ėshte nė krye tė Universit apo Njerėzimit, ėshtė futur dorėzanė duke qenė se e urren negativen.
Sa pėr burrėrinė, pėr sa kohė qė pasioni dytė, arsyeja, do tė mbetet nė letėr, do tė vazhdojė tė jetė njė mjerim.
Kur evolucioni tė ngrejė nė krye arsyen, atėherė burrėria do tė jetė lumturi”.
Mori dylbitė, qė kishte nė tavolinė, dhe i drejtoi pėr nga pallati pėrkarshi. I pėlqente tė vėzhgonte njė ēift tė sapomartuarish qė kishte komshinj.
- Tregoje udhėheqėsin e vėrtetė tė Botės, - iu drejtua gruaja burrit.
Burri, i cili po bėhej gati pėr seks, nė shėnjė kuptimplotė, pas pyetjes hoqi mbathjet.
Njerėzimi, Universi ėshtė mė i mirė se hiēi.
“A ėshtė njė pėrpjekje e mjerueshme, kjo kėrkesė e vazhdueshme pėr arsye? – provokoi ai vetveten. -
Jeta mė anoi nga vdekja, sė cilės s’kam ē’t’i trėmbem mė.
Ėshtė e pashmangshme, nė kėtė moshė, njė bilanc: Dėshtim apo sukses?
Nė planin personal ishte njė dėshtim, ndėrsa mė gjėrė, ndoshta sukses.
Moment ky qė shėnon njė plus.
Nėse eksplorimi bėhet lufta e gjithkujt, atėherė ky ėshtė njė sukses.
Mesa duket, e vetmja e vėrtetė qė ekziston, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse kjo letėr, e cila ka lindur, si pjellė e trurit, nė kontakt me realitetin.
Librat mė prishėn mendjen, ndėrkohė qė paraja ėshtė inspirimi kryesor nė jetė. Lufta e arsyes me abstrakten pėr njė realitet tė ri ėshtė ideologjia e kėsaj egoje qė pėrbėn njė univers vlerash.
Ky shfrytėzim i arsyes sjell zhvillim, pėrparim.
Odiseja e pėrballjes me vdekjen tė bėnte tė vlefshėm pėr tė ardhmen,” - mendoi.
Ndėrkaq ditėt rrokulliseshin, pa u ndalur, dhe, s’bėnte gjė tjetėr, veēse i numėronte, duke pritur mė kot tė hipte nė fuqi ekuacioni i dashurisė nė mbijetesė.


Loja e shahut


Vapė. Korrik. Njė qershi, qė ndodhej pranė shtėpisė, i nėnshtrohej njė ere, e cila i pėrkėdhelte gjethet. Ndodhej nėn pushtetin e qetėsisė, njė gjendje shpirtėrore kjo, tė cilėn ia jepte hija.
Atė moment, trokiti fqinji, me kutinė e shahut nė dorė.
- Bėjmė njė lojė shah, - iu drejtua ai.
- Mirė, - foli Ariani.
Hapėn kutinė, rregulluan gurėt.
- Kam nė plan tė bėhem bletėrritės, - foli Ariani.
- Profesion interesant, - tha fqinji. - Bleta ėshtė energji pozitive.
- Mbretėresha ėshtė personazhi kryesor, - foli Ariani- qė, nėse heq njė paralele, ėshtė e krahasueshme me Energjinė e Errėt.
- Dėshmitarėt e Jehovait po predikojnė nė tė gjithė Botėn se po jetojmė ditėt e fundit.- foli fqinji, duke shtuar. - se, pas kėtij sistemi, do tė vijė Mbretėria e Perėndisė , ku mbreti do tė jetė Jezu Krishti.
- Shah - Mat! – foli, kėtė moment, Ariani.
- Fitove, - foli fqinji, duke hequr njė paralele pėr Mbretin, tė cilin, mund ta krahasosh, fare mirė, me Materien e Errėt, ndėrkohė qė lojtari mė i rėndėsishėm ėshtė Mbretėresha.
- Unversi po zgjerohet me shpejtėsi, fakt ky, qė tregon se fundi ėshtė afėr, madje edhe loja e shahut pėrfundon pa Mbretin.
- Kam frikė, - foli fqinji, - se, organizimi i njė lufte pėr shkatėrrim tė Universit, ka pasoja tė pakthyeshme, ndėrkohė qė vazhdimėsia, si e kundėrt, ėshtė njė status prej protagonisti qė ruhet dhe ngelet nė pėrjetėsi. Shumė krijesa ngordhin, pasi sigurojnė trashėgiminė, fakt ky qė bie nė kundėrshtim me fatin e Universit.
- Nesėr do tė tė qeras me njė birrė, - vazhdoi Ariani, se fqinji, nė atė ēast, u ngrit.
- Mirė, - u pėrgjigj ai, miqėsisht dhe, instiktivisht, shtoi: “ A nuk tė duket qesharake dhe naive qė lufton pėr njė kauzė tė tillė, sidoqoftė qė ėshtė e drejtė?
- Jo, - u pėrgjigj ftohtė, qetė dhe qartazi Ariani, – duhet tė ishte dikush. Fati mė zgjodhi mua.
Fqinji, papritur, u bė therės dhe kėmbėngulės:
- A nuk ėshtė kotėsi t’ia kushtosh jetėn njė ideali tė tillė?
- Jo, dokushdo do tė ishte nė lartėsinė e kėsaj detyre, - foli shkurt Ariani. - Gjithsesi, ky ėshtė njė moment krenarie. Pėrpara se tė gjykosh duhet tė mendohesh shumė. Nė fund tė fundit, pėrballė absurdit, tė ardhmes kaotike, unė vura platformėn e arsyes, - pėrfundoi ai.
- Ti je i ēmendur! – Me sa duket fqinji, s’donte tė tėrhiqej lehtė.
- Pa kėto ideale jeta ėshtė ēmenduri. - i mbylli derėn, para syve, Ariani.
- Kėshtu, siē e ke nisur, do ta vrasėsh veten, - e mbylli bisedėn fqinji, kėtė herė.

KOHA E URREJTJES

Ora 14.45 e ditės. Verė . E premte.
Sa tė premte, si kjo, kam kaluar?
E megjithatė, asnjė kuptim.
Kam gjitonė, kushėrinj, miq, tė cilėt i takoj qė prej 20 vjetėsh. Diskutojmė pėr familjen dhe pėr ato qė na shqetėsojnė, duke pretenduar njė jetė mė tė mirė. Kjo ėshtė jeta e njeriut tjetėr, qė, gjithsesi, mbetet e huaj.
Kur ndodh ndonjė vdekje, dhėmbshuria tre ditė zgjat.
U martova, jetova ėndrrėn e dashurisė, por pėrsėri mbetem egocentrik. Ndoshta, dhe pėr 20 vjet tė tjerė, do tė vazhdojė e njėjta histori, ku e pėrditshmja, pasi tė lodh, tė ēon drejt vdekjes.
Kur isha i vogėl, kisha gjiton njė plak. Ai ishte plak, kur unė u bėra adoleshent. Gjithashtu, ai vazhdonte tė ishte plak edhe kur u martova dhe u bėra me fėmijė, derisa, kur mbusha 40 vjeē, vdiq.
Nė kėtė moment, ndoshta jam nėn vėzhgim dhe jeta ime shėrben si pikė reference pėr dikė.
Vallė kjo ishte ėndrra e jetės? Vetėm, kur tė vjen fundi, tregohesh i sinqertė, qoftė me vetveten, qoftė me shoqėrinė.
Por, sidoqoftė, jeta vazhdon dhe kėto ideale janė tė pavdekshme.

Nė kėtė kohė, bota zbardh, u ēkombėtarizua prej diellit; ngjyrat u zhdukėn dhe gjithēka u vesh nė njė kontrast bardhė e zi.
I vetmi kuptim i jetės ėshtė e mira, e cila nuk ka sens, sepse shėrben si ushqim pėr tė keqen.
Pas kėtij handikapi, e keqja zbukurohet dhe duhet shkruar kushtetuta e sė mirės. Moment ky i pashmangshėm, tė cilin nuk e injoron dot. Nė momentin qė gjithēka shkon keq, bota udhėhiqet nga e mira, ndėrsa, kur e mira ka pushtuar ēdo skaj qeveris doktrina e shkatėrrimit. Nėse jetoj deri nė fund tė botės, ajo e universit ē’kujtim ka?
Heronjtė kanė jetė tė shkurtėr, ndėrsa tė jetosh gjatė, do tė thotė tė jetosh sė gjalli vdekjen e veprės tėnde.
Nėse, mė kėrcėnohet jeta, unė do tė reagoj me tė gjitha instiktet pėr tė mbijetuar.
Por jam nė kurth, sepse kam njė vdekje tė ngadaltė. Vdekja ime s’ėshtė gjė, por pa botėn, ku jetojmė, universin, jeta, pa trashėguar stafetėn, ėshtė tragjike.
Cila ėshte e ardhmja?
Pushteti frymėzohet nga urrejtja, atėherė, kur idealet pėrballen me njė numėr, ekstremisht nė rritje, tė rrymave tė ndryshme.
Por a mund ta fitojė urrejtja kėtė luftė, kur dashuria ėshtė njė forcė qė qėndron mbi ēdo vullnet. Duhet tė humbasėsh nė tė gjitha frontet krysore tė jetės qė tė luftosh pėr gjithēka, duke u bėrė kėshtu idealist. Nėse, nė kohėn e urrejtjes, pėrhapet dija, atėherė e ardhmja e gėnjeshtėrt sfidohet prej sė drejtės.
Ideja e kėtij investimi madhėshtor pėrbėn arsyen e vetme tė vazhdimėsisė, ndryshe jeta vetmimtare ėshtė diēka idiote dhe qesharake me perspektivė: asgjėkundin.
E ardhmja ėshtė njė nocion abstrakt, sepse as e tashmja, nuk ėshtė e sigurt.
Tiparet e momentit janė tė miratuara te ēdo fytyrė. Vetėm drita e njė dashurie tė pėrjetshme mund tė mbijetojė, njė rezistencė pozitive, kjo e aftė ta shmangė kėtė shkatėrrim. Vullneti pėr rrugėzgjidhje bazohet te sakrifica. Pavarėsisht, se jeta shumė herė ndodhet nėn perimetrin e vdekjes, ky kompromis, me tė mirėn, tė bėn optimist.
Nė njė kohė, kur as e mira, as e keqja nuk kanė perspektivė, kjo luftė e brendshme sjell zhvillim.
Ndoshta mėnyra e fjalės “identitet” ėshtė “ide” ose “Eden “ , pra
“ Kopshti i Edenit”.
Fjala “ide” shpjegohet nė shqip dhe zbėrthehet “ I dhe jetė”, pra “Ide e jetės”, ku lidhėsja “dhe”, pėrveē kuptimit tė parė “mori” ka dhe kuptimin “tokė”.
Fjala “besė”, nė shqip, zbėrthehet nė formė primitive “ zė be”. Pas pjesės “be “ ka tė ngjarė tė vijė nga hebraisht, ku paraqitet si “bet” dhe ėshtė e pranishme nė fjalėt “beton’” “diabet” dhe “betohem”.
“Bethel” nė hebraisht do tė thotė “Shtėpia e Zotit”.
Qė klasa e artistėve tė mos jetė pėrjetėsisht nėn kėtė doktrinė, duhet qė, kjo e fundit, tė njohė kėtė kastė intelektualėsh dhe kėshtu do tė forcohet ndėrgjegja, ndėrkohė qė dhunėn s’ke pse e pėrdor, sepse e keqja ėshtė e mundur.
Ulėrima e gjakut shėrben si trampolinė qė tė ēon nga gėnjeshtra drejt arsyes, qetėsisė, lirisė dhe paqes.


















RRUGA QĖ S’TĖ KTHEN MĖ

Sa afronte stina e dasmave dhe bashkia miratoi njė plan tė ri urbanistik, qė qyteti tė zhvillohej nė fushė.
U ndėrtua bulevardi kryesor dhe, nė tė dyja krahėt e tij institucione, si: bankat, spitali, pallate, farmacitė, lulishte, gjykata, prokuroria, dyqane, teatri, policia, kisha, klube, restorante, univesiteti, burgu dhe, nė fund tė tij, varrezat dhe aeroporti.
Arjanit, nė moshėn 21 vjeēare, iu mohua e drejta e studimit. Nuk u dekurajua dhe i pėlqente tė mendonte se ishte skllav i lirisė. Ai dinte se, ligjet e atyre qė tashmė ishin nė varreza mbizotėronin nė jetėn e pėrditshme. Pas gjithė kėtyre telasheve vėshtron pėrpara dhe mbėshtjell me mospėrfillje gjithēka, por ėshtė gjithmonė dikush qė s’harron.
- Duhet tė iki, sa mė shpejt, kėtej, - mendoi Arjani, duke lėnė pas mosmirėnjohjen. - Dyert e kėtyre institucioneve janė tė mbyllura pėr mua. Jam nė hasmėri me kėtė pushtet. Dhe, vėrtet, tė gjitha ruheshin me policė. Kėtu tė gjithė mė konsiderojnė si armik, njė rrugėtim me problem ky.
Kaloi shumė kohė me kėtė monotoni, derisa, nė kėtė rrugė, u hap njė konsullatė. Aplikoi pėr vizė dhe, ditėn qė do tė ikte, bleu dhe njė aparat fotografik. E ndiente qė po nisej nė njė rrugė nga ku nuk do tė kthehej mė, ndaj shtrėngonte nė duar aparatin fotografik. Donte ta dokumentonte tė ardhmen. Sapo u nis avioni, ra nė gjumė tė thellė. Midis reve, iu bė se nė sediljen, pėrkrah, u ul njė plak.
- E ndiej qė ky fat ishte i paracaktuar, - iu drejtua Arjanit. – Pse gjithė kjo urrejtje?
-Ti do tė kesh tagėr ta trashėgosh arsyen, - iu pėrgjigj plaku. - Mos u mėrzit.
- Unė zgjodha rrugėn e letėrsisė, por nuk e di sa real ėshtė ky projekt, qė, nė fakt, ėshtė rruga e sė vėrtetės. Dola nė pėrfundim se edhe liria ėshtė njė njė farė skllavėrie.
Nė kėtė qytet m’u shkatėrrua e shkuara. Ē’tė ardhme mund tė kem unė?- foli plot dėshpėrim Arjani, - kur e vėrteta, arsyeja, e drejta, shkatėrrohen prej etjes sė verbėr pėr shumim.
- Ky drejtim ėshtė i duhuri, gjendet gjithmonė njė hap pėrpara, shmang pikėpyetjen dhe pikėēuditėsen nė fund tė epilogut, tė cilat s’janė gjė tjetėr, veē miopi.
- Ky aksion i pėrgjithshėm mbizotėrohet nga e mira. Gjithashtu ato qė na bashkojnė janė mė tė shumta, se ato qė na ndjejnė. Tė dyja kėto janė njė arsye pse ngrihesh nė mėngjes, - shtoi plaku.
- Si lindja, si vdekja, qė tė dyja janė jashtė kontrollit , ndėrkohė qė tė zotėrosh energji, do tė thotė qė tė jesh dhe i dhunshėm.
- Kur jeta e humbet kuptimin, humbet dhe ekuilibrin. Megjithėse jam dėshmitar i shumė vdekjeve, kjo e vėrtetė, mė shtyu tė jetoj, duke mė frymėzuar. Gjithashtu, si bir i denjė i kėtij universi qė rrotullohet rreth vetes dhe unė, duke kryer xhirron nė bulevard, ēdo ditė, deri nė fund, kthehesha nė shtėpi, - foli Arjani.
- Tani s’je mė i dobishėm kėtu, - iu pėrgjigj plaku, duke shtuar, - se ta jetosh jetėn pėr ato ideale qė luftove ti, ėshtė i vetmi kuptim i jetės.
- Ku vemi kėshtu ?- pyeti Arjani
- Drejt shpresės, - foli plaku nė mėnyrė enigmatike, gati- gati, si i dehur dhe shtoi, pas njė grimase tė shkurtėr:
“Duke kėrkuar paqen. Ky udhėtim epik ėshtė rruga e mbijetesės.
- Duke jetuar ēdo ditė, nė kėtė qytet, pata pėrshtypjen e gabuar tė pafundėsisė, por s’qenka kėshtu! Dhe kjo masė e papritur vjen nė njė moment triumfi, - foli, pa u menduar shumė, duke i vėnė pikė bisedės Arjani.












Kriza

- Ngelėm nėpėr kėsolle, – i foli gruaja, – tek i sillte kafenė nė mėngjes.
- Epo ē’ti bėsh, kur vinė tė 50 –tat fillojnė dhe vdesin kushėrinjtė e afėrt dhe tė largėt dhe do, apo s’do, je i detyruar tė vesh, – iu pėrgjigj.
Ditėt po ēmendeshin, muajt u tėrbuan prej lajthitjes, ndėrsa festat e fundvitit s’po u bėnin mė pėrshtypje.
Martesa ishte nė krizė, e kishte humbur kuptimin. Ndėrkohė larg prej kėtej, nga kryeqyteti gjithnjė e mė shumė po vinin lajme. Pushtetin e kishin marrė tė rinjtė dhe dukej se testosteronin e kishin tė lartė se kudo po ndodhnin vrasje, tė cilat justifikoheshin me arsye.
Ėshtė e natyrshme qė tė rinjtė tė mos jenė dakort me teoritė e baballarėve. Pa e kuptuar po pėrcanin kombin. Pas detyrimit, qė kishin, pėr tė martuar fėmijėt, ata, tani kishin ngelur vetėm dhe, jo pak here, edhe grindeshin.
Kishte si detyrim tė psoniste.
Njė gjiton i tij, gati – gati moshatar, kishte vrarė gruan dhe, kur kishte mbetur, krejtėsisht vetėm, sepse fėmijėt janė pėr vete, ishte hedhur edhe vetė nga ballkoni. Pa mbėrritur nė spital, kishte vdekur. Filloi tė pinte, por nė mėngjes, kur bėhej esėll, ndihej shumė keq.
Mjerimi ėshtė mizerje, fatkeqėsi. Nuk hante dot vetėm dhe humbi pusullėn.
“Nė kohė krize, duhet ndėrtuar,” – mendoi, duke i dhėnė kurajė vetes.
Njihet nė shumė popuj legjenda e lashtė e flijimit tė vėllait tė vogėl, qė u shit nga vėllezėrit, tė cilėt vuanin zinė e bukės, apo edhe nuses sė vėllait tė vogėl nė mėnyrė qė ura ose kėshtjella tė ndėrtohet qė tė mos ketė urrejtje, e cila tė shkatėrron. Ndoshta “urė – urrej” kanė rrėnjė tė njėjtė. “Urra”, formė brohoritje, gėzimi, pasi ndėrtohet ura.
Mori kredi nga banka dhe hapi njė fermė kafshėsh. Nė fermė hapi edhe njė kishė, pėr tė flijuar ndonjė kafshė, pėr tė ushqyet tė varfėrit, ndėrkohė, qė vetė vendosi tė ishte vegjetarian qė tė mos zėmėronte Zotin.
Ushtronte dhunė mbi kafshėt, qė kthehej nė energji pėr qytetarėt, tė cilėt i mbante me ushqim. Pa e kuptuar, qė kishte rėnė nė kurth, donte t’i njihej me doemosdo statusi, si rregullator nė natyrė. Ai i shikonte qė kafshėt ishin grabiqare tė rrezikshme, qė cėnonin ekulibrin e natyrės. Ra sėmundje nė fermė dhe s’e shmangu dot ndienjėn e tiranisė, e kultivuar nė gjithė kėto vite, krejt pa u kuptuar. Kėto grabiqare me oreks tė shfrenuar, tani nuk janė mė dhe natyra mund tė zhvillohet lirisht, derisa tė lindi njė grabiqar i ri. Nė kėtė kohė midis, priste se ēdo tė bėhej mė tė.
-“Kjo fermė, – mendoi - duhej tė vazhdonte, por sa keq qė kėrkonin tė shkatėrronin gjithēka. Aty kisha kuaj qė pranonin zgjedhėn time, nė emėr tė dashurisė, sesa tė harboheshin nėpėr lėndina, duke u riprodhuar nė kaos dhe liri, ashtu sikurse dielli qė pranon njė trajektore tė pavetėdijshme nė galaktikė, gjė qė e bėn tė dobishėm. Po, pėr mua vallė, ē’mendon Zoti? Po, sigurisht, ai qė ėshtė i drejtė ėshtė edhe nė kurth dhe mua mė pėlqen qė tė vėzhgoj. Tė vėzhgoj dhe, njėkohėsisht, tė shkatėrroj.
A ka njė ekulibėr mes dhunės e dashurisė?
Pa dyshim, mbijetesa nė kushte rreziku, pėrbėn evolucion”.
Kur kishte fermėn gjithė komuniteti e respektonte. Tani vinte re se, tė gjithė ata tipa tė dashuruar me momentin, ishin tė suksesshėm, si diktatorė tė vegjėl. Nuk e pranonte realitetin dhe jetonte nė njė botė iluzionesh tė humbura. Ngeli vetėm. Vetėm edhe atėherė, si dikur nė kohėrat qė s’mbahen mend, por edhe tani.
Megjithatė, kjo vetmi i jepte fuqi. Njė lumturi konfuze e bėri tė pėrlotej. Ndodhej nė udhėkryq, mes jetės dhe vdekjes.







MBIJETESA E ĖNDRRĖS
Kaloi nga tregu. Bleu njė kalendar dhe, kur vajti nė shtėpi i lodhur nga pesha e viteve, bashkė me ato qė kishte psonisur, mendoi se ky vit, qė po vinte ishte edhe i fundit pėr tė.
Kishte mbi 20 vjet qė errėsira, dalngadalė, me njė sulm sistematik po sulmonte jetėn e tij. Me sa dukej, e kishte tė humbur luftėn. Mbėshtetem tek instikti i jetės, i cili mė bėn edhe tė verbėr. Mbėshtetem te dashuria dhe jo urrejtja. Jam i arsyeshėm. Por, nga ana tjetėr, vdekja ime ėshtė njė gjė e mirė: sigurisht pėr tė tjerėt. Sado tė luftoj, fundi dihet: ėshtė njė pėr tė gjithė. Bota po jetonte kohėn e demokracisė me njė shtet teknokratėsh, ku idealizmi ishte demode dhe i dalė mode. Shekuj me radhė demokracia ka qenė njė ėndėrr. Zoti e kishte bekuar me fėmijė, tė cilėt ia zbardhnin pleqėrinė.
- Familja ėshtė e shenjtė, - mendoi.
Kudo tė planetin tokė, si trashėgimtare e university, mbizotėron seksi. Njeriu, si projekt, ėshtė edhe mbetet materie. Ēfarė ka pas erės njerėzore nė univers? Arinjtė, tigrat, peshkaqenėt i sulmojnė tė vegjlit, duke i nxitur femrat nėna, tė ēiftohen sėrisht. Por, kėto tė fundit, i shmangen dhe, njėkohėsisht, i mbrojnė tė vegjėlit, i mėsojnė. Nė planetin tokė, nė univers, ka lindur jeta dhe dihet se jeta ka tė bėjė me femrėn. Ndėrkohė, qė universi ėshtė njė botė mashkullore. Megjithėse midis sė resė dhe sė vjetrės ka vazhdimisht luftė, pėrpiqem tė jem i dobishėm. Nė fund tė fundit, nė njė martesė midis kėtij instikti tė ēmendur seksual dhe ndėrgjegjes, ka llogjikė e vullnet. E gjitha kjo nė emėr tė jetės. Kur mendimi fillon dhe lulėzon instikti, duhet tė bėjė njė hap pas. Ky ėshtė i vetmi kusht qė mendimi tė pėrparojė. Pa eksperiencė, s’ka mendim. Qė tė gjithė njerėzit e mėdhenj kanė pasur, si ėndėrr fillestare, njė lumturi borgjeze. Vetėm, nė sajė tė katarsisit, kanė arritur ėndrrat e synuara. Vetėm, duke u ndeshur mendimi shndėrrohet nė ndėrgjegje. Kjo aspiratė ėshtė njėkohėsisht mbijetesa e ndėrgjegjes. Dalja nga ky plan i dytė nė plan tė parė ėshtė realizimi i objektivave pėr njė botė mė tė mirė. Orjentimi drejt kėtij ideali, do tė thotė tė luftosh pėr tė ndėrtuar tė pashkatėrrueshmen. Kjo akt –marrėveshje deklamon se nė horizont do tė lindi gjithmonė njė mėngjes i ri.


MONOLOG

Natė. Kaos. Boshllėk. Mė duhet tė pohoj se, megjithėse, kam vendosur tė shpik universin, ligjet e tij tė fizikės janė jashtė kontrollit tim. Nėna ime ėshtė Asgjėja. Nė kėtė univers, i cili ėshtė i destinuar tė shkatėrrohet, fatkeqėsisht lindi njė planet, nė tė cilin ka jetė. Aty po zhvillohet dija, janė hapur universitete, ėshtė zhvilluar teknologjia, bujqėsia, blektoria dhe po bėhen pėrpjekje titanike pėr kujtesėn. Po luftohet koha, pavetėdija, krimi, kriza dhe kotėsia. E gjitha kjo, nė emėr tė Atit, Birit dhe Shpirtit tė shenjtė. Por ėshtė djali qė ka nė dorė gjithēka. Nga boshllėku, zbrazėtia, lindi pasioni, i cili nuk ėshtė gjė tjetėr, vecse pasioni seksual dhe mė vonė kotėsia. Rreth vicioz, ku gjithēka ėshtė e rrethuar prej gėnjeshtrės. Ky univers ėshtė i destinuar tė plaket dhe kur tė shkatėrrohet, se kam ende tė qartė, nėse do tė jem i aftė tė shpik njė tė ri. Por kjo varet prej moshės sime. Fati i kėtij universi ėshtė shkruar shumė kohė para se tė lindte. Ndoshta Asgjėja do tė lindi njė univers tė ri. Ndoshta fatin e tij mund ta shpėtojė dashuria dhe e vėrteta, dija. Sigurisht, nė kėtė mes fitoj edhe unė. Kjo luftė, ashtu, si dera e varrezave, ngelet e hapur. A ka njė shans tė dytė pėr Asgjėnė. A do tė pėrfitohet pėrsėri energji nga Asgjėja? Po ē’mund tė presėsh pėrsėri prej saj po nuk evoloi. Por edhe njeriu ē’mund tė bėjė pa ndihmė. Nė njėrėn anė tė peshores, kemi boshllėkun, seksin qė shndėrohet nė kotėsi dhe, nga ana tjetėr, dashurinė e pėrjetshme, tė vėrtetėn, absoluten, dijen. Nga ana tjetėr, pa njohur gėnjeshtrėn, s’arrin kurrė tek e vėrteta. Ndaj tė luftosh pėr tė drejtėn ėshtė e vetmja vlerė qė i jep kuptim ekzistencės, pavarėsisht sakrificave tė panumėrta. Superprodhimi i sė mirės lind automatikisht tė keqen. Ky ėshtė njė rrugėtim qė tė mirėn ta trashėgojnė brezat. Forcimi i vetėdijes sjell mos pėrsėritjen e sė keqes, pra ndėrtimin e njė materie tė re dhe funksionimin e njė demokracie tė vėrtetė, ku dashuria shijohet deri nė kockė. Shpresa ėshtė naive, ndaj duhet tė njohė rrezikun, nėse do tė lulėzojė.
“Kėshtu jeta ime i shpėton komedisė dhe merr njė kuptim tė madh”
Nė luftėn midis sė mirės dhe tė keqes, dikush duhet tė jetė protagonist.
Ky evoluim shėnon shpresėn e Asgjėsė, sepse, pas shkatėrrimit tė Universit, pashmangėrisht dhe pėrfundimisht do tė shkatėrrohet dhe Asgjėja. Qė tė lindi njė Univers i ri, vezė kozmike e re, gravitet, pak tė ngjarė ka. Pas bashkimit me Andromedėn, i cili ėshtė dhe pasioni i dytė, vjen menopauza, epokė , qė s’ka tė bėjė me ėndrrat. Qė pas njė Universi gjithmonė tė ndėrtohet njė i ri, kjo ėshtė e ēuditshme dhe s’ka kuptim. Tė bėsh njė fėmijė me njeriun qė dashuron ėshtė gjėja mė e bukur.



PASQYRA VRASTARE


“ Sa e bukur qė jam” - mendoi, duke vėshtruar veten nė pasqyrė.
Ishte e dashuruar me imazhin e vet. Kur je i lumtur, momenti ikėn, pa e kuptuar, ndėrkohė qė mendimet, ia kushton sė ardhmes. Dashuronte, si e marrė jetėn. Energjia pozitive e shndėrruar nė eksperiencė nostalgjike, ėshtė lumturi. Nuk e mendonte dot veten, nė njė realitet, pa pasqyrėn. E kishte si shoqe. Pasqyra i jepte fuqi, energji pozitive. Megjithėse, po merrte rrugėn e viktimės. Nuk e dinte se ajo copė xhami kishte pėr ta shkatėrruar. Megjithatė, gėzohet, kur mė sheh, por ēfarė do tė bėjė pa mua. Njė ditė do tė plakej dhe ajo copė qelqi do t’i thoshte tė vėrtetėn.
- S’jam dritėshkurtėr, – komentoi kėtė kumt tė pasqyrės.
Atėherė, ajo copė qelqi nuk do t’i duhej mė, do tė kishte kujtime tė shndėrruara nė plagė. Nganjėherė, kur kujtonte rininė qante, qė ta prekte. Kur tė vdiste ajo copė qelqi, do tė filmonte, rregjistronte me kėmbėngulje vdekjen e saj dhe, atėherė, vajmedet. Pasqyrė vdekjeje, gjithēka e kotė. Por vdekja e saj do tė shkatėrronte dhe pasqyrėn. Kė do tė rrėnonte pastaj? Njė vit pas zisė, fėmijėt me shpresėn e marrė tė ringjalljes, porositėn njė statujė tė artė dhe i ndėrtuan njė tempull. Dihet qė ari ėshtė i pashkatėrrueshėm dhe asaj i rrezatonte vėshtrimin bashkė me trupin njė dritė tė pėlhurtė floriri, ashtu siē e mbajnė mend tė gjithė nė ditėt mė tė mira. Monument i pėrhershėm qė pėrhapte dashuri nė formė arome.
Ē‘kuptim ka koha para saj? Pėr njė periudhė tė gjatė admiruan njėra – tjetrėn, pa e ditur qė shikonin vetveten. Njė ditė pasqyra do tė thyhej nė 400 copa dhe, pas kėtij karshillėku, ndoshta, do tė jetė fundi i gjithēkaje. Copė qelqi e thyeshme dashurie qė nuk u shndėrrua dot kurrė nė kujtesė. Tingėllimi i thyerjes nė hapėsirėn e shurdhėt. Triumfi dhe shtatėrrimi i “unit”.





AKSIDENTI

Sot kishte ditelindjen. Mbushte 44 vjeē dhe hynte pėr 45. Mblodhi gjithė farefisin, shokėt dhe e festoi.
Ishte i emocionuar se i sollėn dhuratė njė makinė tė re. Nuk e fshehte dot gėzimin. Kishte kaluar njė periudhė tė gjatė stresi dhe gjithēka i dukej e pakuptimtė.
“Ndoshta, ky gėzim mė vjen prej wiskit, “ – mendoi.
Duke ditur qė paraja tė shkatėrronte, gjendjen financiare s’e kishte te keqe. Jeta vazhdonte e qetė me lindje, dasma, vdekje, burgosje.
Mori makinėn ta pėruronte, krejt i dehur prej gėzimit. Shkeli gazin deri nė fund. Ngriti kokėn drejt qiellit dhe u trondit nga ajo qė pa.
“I njėjti qiell, pohoi, si para 20-30 vjetėsh, gjithashtu dhe gjithēka nė qytet”.
Nė kėtė momet u kryqėzua me nje maunė; u hutua nuk reagoi, si duket dhe pėrfundoi nė kanal.
Ra nė pavetėdije. Padashur, gjatė rrotullimeve, kishte aktivizuar celularin dhe heshtja e tij shqetėsoi familjen.
Erdhi autoambulanca dhe, si fillim, pėrpara operacionit, e futėn nė terapi intensive. Gjithė familja ndodhej nė spital, tejet e shqetėsuar.
Nuk po dilte dot nga kllapia dhe, kur i vunė narkozėn, ishte, si njė vdekje e dytė, pėr tė.
“Kėtu je nė parajsė, “- iu bė prezente Vdekja.
“Jam mirė kėtu. Nuk dua tė iki, ”- iu pėrgjigj.
Nė atė moment, iu kujtua, pėrpara syve, gjithė jeta. Vdekja e shikoi nė mėnyrė tinzare dhe i komunkoi: “Edhe po u shėrove, zilia, urrejtja, pesha e armiqėsisė, pleqėria kanė pėr tė sjellė tek unė. Dorėzohu! S’ke perspektive…”.
Vazhduan pėr njė kohė tė gjatė bisedėn me kėtė temė, nė mėnyrė tė ērregullt dhe kaotike, ai duke u dridhur, kurse ajo krejt e ftohtė.
Ju kujtua fėmijėria. Nė kėtė pragvdekje, iu ndezėn mendimet flakė. S’ e kuptonte kėtė arsye, pikėrisht tani, qė e kishte punėn pisk.
“Po vdiqa, nuk do tė shoh mė, dhe, si rezultat, nuk do tė kuptoj asgjė. Qė tė kuptosh do frymė dashurie, e cila ėshtė e vetmja vlerė pėr ta jetuar jetėn. Vdekja e kėsaj ėndrre ėshtė fundi i gjithēkaje. Gjithmonė kam luftuar pėr tė drejtėn, ndaj kjo kauzė duhet ēuar deri nė fund, ndėrkohė qė tė vėzhgosh diēka qė ėshtė gjithmonė nė ndryshim, ėshtė njė art thelbėsor. Megjithėse , gjithēka ėshtė kotėsi, nuk e kuptojmė, nuk jepemi dhe luftojmė deri nė fund. Kjo do tė thotė tė mbijetosh, pavarėsisht se, pas pėrjetėmit tė kotėsisė, ēlirohet vdekja. Jeta ime, qė nga dita, kur linda e deri sa tė vdes, nuk ėshtė nė kontrollin tim. Mbreti “Instikt” shpalos me kryelartėsi flamurin e tij fitimtar. Pas dhimbjeve, dashurisė sė shndėrruar nė lot, shfaqet njė fytyrė e pandjeshme, mospėrfillėse, shkatėrruese dhe pa shprehje, qė tė trondit , kur e sheh, sepse idealet nuk janė gjė tjetėr, veēse brazda mbi lėkurė tė rreshkur, ku kujtesa ėshtė fshirė, duke kryer biznes, i cili edhe e ka deformuar. Mund i shkuar dėm, nėse kėto ideale nuk materializohen, ashtu sikundėrse u materializua femra.
Vetėm kėshtu ka kuptim e ardhmja.
Kishte qenė i prapė. Atėherė zotėronte njė trup dhe shokė dhe shkonte nė shkollė. Mė shumė luante, sesa mėsonte. Po ē’lidhje kishte ajo kohė me tė tanishmen, sidomos me trupin qė zotėronte tani? Mė vonė kishte rėnė nė dashuri. Po bashkė me shokėt, me trupin e tij, kishte ndryshuar gjithēka edhe shoqėria. U bė njėsh me mendimet. Sa keq qė s’kishte pasė kurrė kaq kohė pėr t’u menduar. Donte vetėm tė mendonte me shpresėn e ndryshimit, qoftė edhe tė shėrimit.
“Po sa mund ta ndryshojnė mendimet, librat botėn?... Por, edhe nėse dal nga reanimacioni, ē’gėzim mė pret me kėtė trup, kėtė shoqėri, kėtė botė? Gjysma e jetės ka kaluar dhe si mund tė jem vetvetja nė tė ardhmen?”- pyeti veten.
“Ē’fitim do tė ketė vdekja me vdekjen time? Ndoshta, mė nxit pėr tė jetuar, ndoshta ėshtė ēėshtje instiktive qė s’ka tė bėjė me mendimin. Vdekja ėshtė njė pasion i fuqishėm qė, pasi tė shkatėrrojė gjithēka, tashmė, e kuptonte se nuk kishte njė ide tė qartė pėr veten, se ēfarė do tė bėhej me tė”.
Universi nuk ėshtė veēse njė praktikė e thjeshtėsi puna e Revolucionit qė ha bijtė e vet. Po nėse revolucioni kėrkon tė shpėtojė Krijuesin e vet?
Kėshtu nuk digjet e ardhmja dhe shpėtohet trashėgimia e vyer e ndėrgjegjes. Njeriu sakrifikon nė emėr tė shpresės dhe, nėse lufton deri nė fund, pa shitur kėnd, kjo ėshtė njė vlerė, e cila e bėn jetėn mė tė qetė dhe fundin e bukur.
Qė ėndrrat tė mbijetojnė duhet qė gjithmonė dikush tė vdesė pėr to.
*
Nuk u mor vesh sa kohė kaloi, kur kuptoi se po bėnte banjė me ujė tė ngrohtė. Poret
thithnin oksigjenin me gulshe. Njė frymėmarrje, si mesazh dashurie, i shpėrndante nė tė gjithė trupin. Oksigjeni qė thithte i jepte pėrshtypjen e njė mėngjesi pranveror.
Ndjeu njė pranverė tė pėrgjithshme nė trup, lumturi transparente, magjike. Donte tė ikte andej. Kaloi vrulltazi pranė njerėzve tė familjes, rrėmbeu njė aparat fotografik dhe u nis.
“Unė nuk mund tė humbas shansin e dytė, - mendoi, - jetėn e re”.
Kjo deklaratė ishte njė akt lufte. Mjekėt e kuptuan qė nuk po dorėzohej dhe, ashtu tė djersitur, dhanė maksimumin. Mė sė fundi, kėta mjekė heronj e sollėn pėrsėri nė jetė. Ia komunikuan familjes suksesin e operacionit.
Ky aksident e mėsoi si tė jetojė jetėn, sepse ajo ishte e shenjtė.
Ia kushtoi jetėn familjes dhe ishte vazhdimisht i shqetėsuar pėr njė tė ardhme mė tė mirė. Megjithėse, kėto pėrpjekje ishin tepėr modeste, sepse dihet qė lumturia e familjes ka emocione tė shumfishta, kjo jetė, tepėr tradicionale, ishte shumė e vėshtirė nė kohėt moderne.
Nuk kishte mė arsye pse tė pinte duhan , sepse jeta e re ėshtė : Ndėrgjegje. Kjo tendencė shpreh statusin e njė udhėheqje shpirtėrore, sjellje, e cila tė nderon dhe qė ka pėrbrenda njė durim stoik. Familja ėshtė sakrificė, njė ndjeshmėri kjo, pa tė cilėn, nuk ka tė ardhme. Kjo dashuri ka besėn dhe ėshtė e shoqėruar me paqe tė pėrjetshme, ēlirim energjie positive, plot vetėdije dhe art.
Kjo ėshtė gjuha e sė ardhmes e shkruar tėrėsisht me gjak nė njė libėr hyjnor.
Para dashurisė dorėzohesh pa kushte , sidomos , kur ke njohur vdekjen.
Por kjo dashuri e vonė qė ka pėr ilaē sinqeritetin, s’ėshtė veēse njė ngushėllim, tė cilin s’ka mjekėsi qė e shėron.













Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Koha e Urrejtjes
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: