Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 "SHPĖRTHESE TALENTI TĖ AKUMULUAR PREJ DEKADASH Ajete Pavataj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: "SHPĖRTHESE TALENTI TĖ AKUMULUAR PREJ DEKADASH Ajete Pavataj   Thu Feb 11, 2016 3:23 am

SHPĖRTHES TALENTI TĖ AKUMULUAR PREJ DEKADASH
Promovohet “Dallgė Hyjnore”, libri me poezi nė tri gjuhė e autores Ajete Pavata

Adem Lushaj
Peja, qyteti rrėzė Bjeshkėve tė Nemuna ishte vend takim i shumė shkrimtarėve dhe krijuesve artistik tė ardhur nga troje tė ndryshme shqiptare, qė nga Ēamėria, Shqipėria, Mali i Zi, Kosova dhe shtetet e Evropės. Ky pikėtakim ishte me rastin e promovimit tė librit me poezi tė pėrkthyer edhe nė gjuhėn angleze dhe italiane, “Dallgė Hyjnore”, tė poetes Ajete Pavata, e organizuar nga Drejtoria pėr Kulturė e kėsaj komune, ku merrte pjesė edhe kryetari Gazmend Muhaxheri. Shkrimtarja Pavata, nė kėtė rast ėshtė nderuar me mirėnjohje edhe nga Lidhja e Krijuesve dhe Shkrimtarėve mbarėshqiptar “PEGASI”, pėr kontributin e madh qė jep nė promovimin e kulturės shqiptare dhe letėrsisė nė pėrgjithėsi. Duke fol nė emėr tė institucionit komunal tė Pejės, Engelbert Zefaj, drejtor i Drejtorisė pėr Kulture, ka thėnė se, Peja ēdoherė do pėrkrahė aktivitetet kulturore tė cilėsdo fushė qofshin, edhe pse mundėsitė financiare nuk janė tė kėnaqshme qė tė bėjmė mė shumė nė pėrkrahje tė krijuesve dhe artistėve, sportistėve dhe tė rinjve, apo tė fushave tjera kulturore-artistike.
Pėr Halil Haxhosaj, shkrimtar dhe kritik letrar nga Gjakova, vėllimi me poezi “Dallgė Hyjnore” shpėrfaq elementet e natyrshme tė njė vije racionale dhe emocionale pėrmes vargut poetik, duke manifestuar artistikisht antagonizmat njerėzor me ndeshjet e ecejakeve shpirtėrore, duke artikuluar qartė realitetin diskret tė njė shtrese faktike e tė brishtė, qė ndėrthuren me trekėndėshin jetė, ndjenja, pėrjetime. Sipas Haxhosaj, krijuesja Pavata i takon plejadės sė poetėve e cila me kreativitetin e saj, si nė kontekstin kohor e hapėsinor, arrin pėrmes vargut poetik tė zbėrthej raportet dis-harmonike nė ndjenjėn e individit nėpėrmes njė fuqie mbresėlėnėse e kreative. “Mesazhi krijues i autores nė kėtė vėllim poetik tė shkruar nė tri gjuhė, ėshtė denoncimi i arrogancės, neglizhencės, urrejtjes dhe injorancės nė njėrėn anė, dhe mbi tė gjitha virtyti i fjalės nė anėn tjetėr”, shprehėt kritiku Haxhosaj, i cili ka elaboruar nė detaje poezitė e ndara nė katėr qerthuj poetik tė cilave iu prin poezia “Fati im”, duke thėnė se “Dallgė Hyjnore” ėshtė pasuri pėr poezinė tonė, sidomos pasi qė ėshtė e pėrkthyer edhe nė gjuhėn angleze dhe italiane.
Ndėrkaq, redaktori i librit dhe kritiku letrar nga Gjirokastra e Shqipėrisė nė fjalėn e tij ėshtė shprehur se “ Krijuesja Ajete Pavata, njė dukuri e re poetike e shpėrfaqur kohėt e fundit nė skenėn poetike, shihet me njė kėndvėshtrim si e “re” nė kėtė fushė, edhe pse pėr shumė vite ka krijuar nė heshtje. “Larmia tematike e vėllimit “Dallgė Hyjnore”, ndėrtimi kompozicional di dhe karakteri universal i tij, ploton kriteret, ku tė pasionuarit e tė pasionuarat ndaj krijimeve tė Ajetes, do tė presin agminė e krijesės sė saj tė parė, tė mbrujtur nė magje tė pėrvojės poetike, nė veēanti individuale krijimi”, ka nėnvizuar nė fjalėn e tij, shkrimtari gjirokastrit Kristaq Shabani i cili ka nė emėr tė “PEGASI” ia ka dorėzuar edhe ēmimin ANĖTARE NDERI E LNPSHA "PEGASI" ALBANIA, me motivacionin " E shquar, kontribuuese, ndikuese, nė veprimtarinė letrare, artistike, kombėtare si dhe nė shkėmbimin universal tė vlerave"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
"SHPĖRTHESE TALENTI TĖ AKUMULUAR PREJ DEKADASH Ajete Pavataj
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: