Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Mirela Qerimi, mendim kritik per "Diell i paperėnduar"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Mirela Qerimi, mendim kritik per "Diell i paperėnduar"    Thu Feb 11, 2016 3:28 am

Kur poeti Asllan Qyqylla mė shprehu dėshirėn tė them pėrshtypjet e mia pėr vargjet e shpirtit tė tij dedikuar bashkėshortes sė tij (ish-albanologes sė shquar zonjės Hava Qyqalla qė tashmė prehet nė paqe) nė vėllimin me poezi"Diell i paperėnduar"qė pritet tė botohet sė shpejti,nė fillim ,kur mė erdhi me email dorėshkrimi i librit,ngurova pėr pak ta hap.Nuk guxoja tė shkel pragun e dhimbjes sė shpirtit tė poetit! E dija se do mė duhej tė udhėtoja nė shpirtin e tij,nė itinerarin e dhimbjes.Por dhimbja qė gjunjėzon shpirtin nga mungesa e njeriut tė zemrės,ndahet me miqtė e mirė dhe unė atė lehtėsim bare tė dhimbshme do e kthej nė mirėnjohje pėr mundėsinė qė m'u dha tė njoh njė itinerar ndjenjash lumturie dhe dhimbjeje,itinerarin jetėsor tė shpirtit tė poetit krahas engjėllit tė shpirtit tė tij,tė shtrenjtės Hava qė aq shumė e donte dhe e adhuronte.Pasi e lexova tė gjithė materialin qė mė dėrgoi poeti,vendosa tė shkruaj sa ndjeu shpirti im gjatė leximit.Ėshtė njė vepėr me vlera tė larta artistiko-shpirtėrore,me njė bagazh tė pasur gjuhėsor dhe brumosur me ndjenjat e poetit qė kanė bėrė tė pavdekshme nė vargje energjinė e shpirtit,pėrēohet nė shpirtin e lexuesit si tė jetė ndodhi e ēastit qė lexuesi sapo e pėrjeton!Gjatė gjithė ecurisė sė leximit mė bėri pėrshtypje energjia pozitive e shpirtit tė autorit qė edhe nė kulmin e dhimbjes shprehet aq me dinjitet dhe shpirt tė pastėr e jo siē hasim shpesh herė shpėrthime dhimbjeje deri nė mallkim tė fatit apo kur akuzojnė Zotin se ish i padrejtė! Bukuria dhe pastėrtia shpirtėrore e poetit,ndjenja e thellė e dashurisė pėr tė shtrenjtėn e tij Hava dhe mėnyra inteligjente e brumosjes sė ndjenjave me mendimet me pozitivitetin shpirtėror si bosht themelor,mė bėri tė ndjehem sikur isha ulur kėmbėkryq nė shpirtin e tij e kuvendoja shtruar me mendimet dhe ndjenjat qė udhėtonin vargjeve,duke bashkudhėtuar pandalshėm me ta deri nė fjalėn e fundit tė shpirtit.Momenti i "lamtumirės sė pėrkohėshme" qė aq dhimbshėm pėrshkruhet te "Loti i shamisė", mbeti peng nė shpirtin e poetit,por ai me shumė menēuri e intuitė shpirtėrore gjen zgjidhje qė dhimbja mos t'i brej shpirtin e ta gjunjėzojė,duke e ruajtur akoma brenda kufirit diapazonal tė saj,por duke e shndėrruar nė njė urė tė pandashme me ndjenjėn! Dhimbja e humbjes sė ndjenjės bėhet mė e madhe se vetė dhimbja e lamtumirės! Ndjenja e dhimbshme e mungesės dhe ėmbėlsia e trishtuar e ndjenjės ndeshen mes tyre,por shpirti i pastėr i poetit,me njė ndjeshmėri fisnike pėr t'u admiruar dhe me intuitėn e tij inteligjento-shpirtėrore gjen kufirin ku duhet t'i vėri fre dhimbjes qė mundohet t'i brej honet e shpirtit.E kupton se ajo dhimbje ėshtė ngushtimi i shpirtit nga mungesa e dritės sė shpirtit qė adhuron pa kufi.Dashuria e thellė pėr Havėn dhe pozitiviteti i tij shpirtėror bėhet forcė vetrizgjimi.E kupton se asgjė nuk humbi.Pranė e ka engjėllin flokartė Hava,nė ēdo ēast,strukur nė ndjenjėn e tij tė pėrjetėshme.E lė dhimbjen tė lirė tė shtegėtoj nė labirinthet mė tė thella tė shpirtit,atje ku ndjenja i strehon kujtimet e tė shtrenjtės sė tij Hava.Pėrjetimi i dhimbjes e bėri ta njohi thellė e tė kuptoj diēka tė pabesueshme mė parė pėr tė,shndėrrimin e saj nė njė itinerar ndjenje,si njė ekran ku mund tė rishikoj me imtėsi gjithēka pėrjetoi qysh nga ēasti i parė i buisjes sė lules sė parė tė dashurisė,sa fat pati qė i dhuroi aromėn e ndjenjės dhe dritėn e shpirtit tė saj,pėrkujdesjet,pėrkushtimin,tre ėngjėjt e vegjėl fryte tė dashurisė,kujtimet e ėmbla,tė bukura,tė pashlyeshme,me aromėn e tyre nė ēdo cep tė shtėpisė,nė ēdo hap tė bashkėrrugėtimit jetėsor nga bankat e fakultetit deri nė pragun e amshimit.Kujton ēdo ēast-dhuratė tė asaj krijese tė mrekullueshme qė zbukuroi jetėn e tij dhe tė familjes,qė e bėri tė kuptoj se jeta ėshtė dhuratė dhe bėhet bekim i shenjtė kur pranė ke njė engjėll (si e shtrenjta Hava)qė tė fal dritėn e shpirtit e tė lumturon ēdo ēast.E kupton se bekimi i bashkėjetesės me tė e zbeh dhimbjen dhe e kthen nė adhurim.Adhuron ardhjen,qėndrimin dhe ikjen e njeriut tė tij si bekimi mė i shtrenjtė i jetės.Atėherė kthehet mbrapa nė kohė,hedh vėshtrimin nė udhėn qė bashkecėn dhe ēdo kujtim merr formė ekzistence e ripėrjetohet brenda shpirtit,por tashmė si njė adhurim pėr ēastet qė i fali ai shpirt-dritė,ėngjėllushja flokartė,e shtrenjta e tij Hava.Lė mbrapa rebelimin e dhimbjes dhe me shumė pėrpjekje e gjunjėzon se e di qė asgjė nuk humbet prej saj,as kujtimet,as ndjenjėn,as aromėn dhe praninė e shpirtit qė aq shumė adhuron.E si tė mos e adhuroj sokoleshėn e tij qė edhe ēastet e ndarjes sė lamtumirės jep kurajo tek tė dashurit e shpirtit tė saj qė e rrethojnė tė humbur mes dhimbjes.Sa heroinė ėshtė kur edhe ēastet qė as frymėmarrja nuk e ndihmon,jep kurajo tė mos lotojnė!E fsheh dhimbjen e vėrtetė,ndarjen prej tyre dhe dhimbjen e saj pėr dhimbjen qė ata ndjejnė pėr tė!Prandaj dhe me shumė tė drejtė autori e ndjen diell tė paperėnduar qė vazhdon tė ngrohi shpirtrat.Sa dhimbje ndjeva kur lexova poezinė"Mė fal Hava"!Vargje plotė dhimbje pėr lamtumirėn e ē'shqiptarizuar,nė gjuhė arabe,arafat,pa flamur dhe lulet e shoqeve,pa vlerėsimin e merituar qė i takonte si figurė shoqėrore,miqėsore dhe njerėzore!Autori dėshironte njė lamtumirė a la shqiptarēe,nėn tingujt e ėmbėl tė shqipes,nėn krenarinė e flamurit tonė e mes tė dashurve tė shpirtit tė saj me aromė lulesh e vajtimi-mall.I mbeti peng nė shpirt ajo ditė,me njė brengė qė mund tė luhati ndjenjat deri nė humbje tė vetvetes nga dhimbja.Pėr tė qėndruar i fortė pėr fėmijėt,vetė dashuria e thellė pėr Havėn e bėn tė pėrballoj dhimbjen.Gjen forcė t'i afrohet tė shtrenjtės sė tij ,mes ndjenjave tė mirėnjohjes pėr vitet e bashkėjetesės sė begatė e tė lumtur,pėr tre ėngjėllushėt qė i dhuroi,pėr ndjenjat qė i ngrohėn shpirtin,pėr emrin e mirė qė la mes njerėzve,si njė njeri i mrekullueshėm dhe vėshtirė e zėvendėsueshme nė lėmin e studimeve gjuhėsore nė degėn e saj tė albanologjisė!Mungesa i ndihet dukshėm kudo ku ka lėnė gjurmė tė ndritėshme tė personalitetit tė saj si njė shpirt-dhuratė pėr kėtė botė betejė ose rrėmujė siē e quante ajo vetė kėtė jetė.Sa madhėshtore ,tė lexosh vargje ku autori hyn nė rolin e heroinės sė tij dhe flet me gojėn e saj,me shpirtin e saj!

"Kjo ėshtė letra ime e fundit.
Mos u hidhėroni.
Nė jetė paska rrėmujė!
Shumė pėrjetova,por pa nostalgji.
Mė paskit dashur shumė!
Prapė do tė vi!"-thotė autori nė rolin e tė shtrenjtės sė tij.

Sa madhėshtore ėshtė kur shikon njė mashkull tė kthehet nė shpirtin femėror e tė flas me ndjenjat e saj!Sa lidhje magjike,qė mė bėn tė besoj se s'ka ndarje,e pėrkohėshme po,por shpirtrat janė gjithmonė pranė!Sa lidhje e fortė,e pavdekshme midis tyre,dy zemra nė njė shpirt!U mrekullova nga dashuria e tyre,nga forca e shpirtit tė poetit,bukuria e ndjenjės dhe dhembshuria e thellė,sa nuk mundesha tė shkruaja nga lotėt qė mė veshėn sytė!
Arrin deri aty sa vetdėnohet duke thėnė:

"Dua torturė nė verigė!
S'tė deshta sa tė dhashė premtimin,
andaj mė ike nė amshim!"

Dhe muaji korrik i mbetet nė shpirt si muaji i shtrėngatės shpirtėrore qė mbuloi lumturinė e pėrvitėshme tė atij muaji,se pikėrisht iku atė muaj,nė muajin e korrikut tė dashurisė,nė muajin e korrikut tė martesės,tė lindjes dhe tė ditėlindjes dhe tashmė do jetė muaji i mallit qė dhėmb e djegė.Perlė shpirti loti i poetit, kur nuk dėshiron asgjė nga kjo botė,veē lotin e ngrirė ta shkrijė e tė flas butė me shpirtin e saj(Havės) e me njė vajtim kėngė-mall!Sa e dhimbshme dhe njerėzore,njė dhimbje qė mundohet ta mbaj tė ėmbėl si urė bashkimi me ndjenjėn!

"Tė pres nė korridorin e fakultetit,
aty ku derdha zemrėn nė peisazhin tėnd.
ku unė e ti mbollėm pėrjetėsi.
Tė pres me nostalgji!"

Nė kėtė itinerar ndjenje shpirti i poetit adhuron,dashuron,nostalgon dhe shpreson.Pret aromėn e saj tė vi pranė shpirtit tė tij me agimin e tė nesėrmes.

"Jam nė pritje tė aromės sate.
Nesėr eja me agimin!"

Nė shpirtin e poetit malli djeg por mundohet ta shuaj duke ecur kudo ku gjen gjurmėt e kujtimeve tė pėrbashkėta.

"Dje tė kėrkova nė ligjėratė.
Dje tė kėrkova te "Aroma".
Dje tė kėrkova nė Amfiteatėr.
Dje tė kėrkova nė bibliotekė...
Dje tė kėrkova nė Prishtinė.
E ku nuk tė kėrkova!
Tė gjeta nė zemrėn time,
tė strukur nė fshehtėsi!"

Dashuri hyjnore,e pavdekshme!
Pėr autorin vargu i shpirtit ėshtė itinerar i pėrjetėsisė.

"Vargu s'ėshtė kėnga e notave,
as rimė e vjershės,
ėshtė melodi e shpirtit,
ēelės i rrugėtimit,
itinerar i pėrjetėsisė!"

Vėrtet!Kėshtu ndjeva dhe unė gjatė leximit nė kėtė itinerar dhimbjeje dhe dashurie tė pavdekshme.Shpirti i poetit ka mbetur i freskėt mes vargjeve nė ēdo frekuencė ndjenje dhe sa herė tė lexohet nga lexuesit ,jam e sigurte se do lėrė mbresa nė kujtesė ,si njė pėrpjekje njerėzore -didaktike, pėr forcėn e madhe shpirtėrore gjatė pėrballimit tė stuhisė shpirtėrore,pėr ndjenjėn e dashurisė sė pėrjetėshme,kuptimin hyjnor tė dhimbjes dhe talentin si krijues ,tė ruaj pozitivitetin e shpirtit dhe vlerat njerėzore nė vargjet perlė artistike duke e bėrė veprėn e tij njė diamant poetiko-shpirtėror qė do mrekulloj shpirtin e ēdo lexuesi!E falėnderoj autorin Asllan Qyqalla,pėr kėtė nder qė mė bėri ,duke patur besim nė vlerėsimin tim,si mike dhe lexuese e mirėfilltė!I uroj paqe nė shpirt dhe suksese tė mėtejshme!Kurrė mos u shterroftė muza pozitive e shpirtit tė tij!Prehje tė paqėshme mes engjėjsh tė shtrenjtės sė tij Havė!Zoti bekoftė tė gjithė shpirtrat e pastėr qė i japin kuptim hyjnor dashurisė!

Mirela Qerimi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Mirela Qerimi, mendim kritik per "Diell i paperėnduar"
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: