Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Mirela Qerimi, mendim kritik per "Diell i paperënduar"

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mirela Qerimi, mendim kritik per  "Diell i paperënduar"  Empty
MesazhTitulli: Mirela Qerimi, mendim kritik per "Diell i paperënduar"    Mirela Qerimi, mendim kritik per  "Diell i paperënduar"  EmptyThu Feb 11, 2016 3:28 am

Kur poeti Asllan Qyqylla më shprehu dëshirën të them përshtypjet e mia për vargjet e shpirtit të tij dedikuar bashkëshortes së tij (ish-albanologes së shquar zonjës Hava Qyqalla që tashmë prehet në paqe) në vëllimin me poezi"Diell i paperënduar"që pritet të botohet së shpejti,në fillim ,kur më erdhi me email dorëshkrimi i librit,ngurova për pak ta hap.Nuk guxoja të shkel pragun e dhimbjes së shpirtit të poetit! E dija se do më duhej të udhëtoja në shpirtin e tij,në itinerarin e dhimbjes.Por dhimbja që gjunjëzon shpirtin nga mungesa e njeriut të zemrës,ndahet me miqtë e mirë dhe unë atë lehtësim bare të dhimbshme do e kthej në mirënjohje për mundësinë që m'u dha të njoh një itinerar ndjenjash lumturie dhe dhimbjeje,itinerarin jetësor të shpirtit të poetit krahas engjëllit të shpirtit të tij,të shtrenjtës Hava që aq shumë e donte dhe e adhuronte.Pasi e lexova të gjithë materialin që më dërgoi poeti,vendosa të shkruaj sa ndjeu shpirti im gjatë leximit.Është një vepër me vlera të larta artistiko-shpirtërore,me një bagazh të pasur gjuhësor dhe brumosur me ndjenjat e poetit që kanë bërë të pavdekshme në vargje energjinë e shpirtit,përçohet në shpirtin e lexuesit si të jetë ndodhi e çastit që lexuesi sapo e përjeton!Gjatë gjithë ecurisë së leximit më bëri përshtypje energjia pozitive e shpirtit të autorit që edhe në kulmin e dhimbjes shprehet aq me dinjitet dhe shpirt të pastër e jo siç hasim shpesh herë shpërthime dhimbjeje deri në mallkim të fatit apo kur akuzojnë Zotin se ish i padrejtë! Bukuria dhe pastërtia shpirtërore e poetit,ndjenja e thellë e dashurisë për të shtrenjtën e tij Hava dhe mënyra inteligjente e brumosjes së ndjenjave me mendimet me pozitivitetin shpirtëror si bosht themelor,më bëri të ndjehem sikur isha ulur këmbëkryq në shpirtin e tij e kuvendoja shtruar me mendimet dhe ndjenjat që udhëtonin vargjeve,duke bashkudhëtuar pandalshëm me ta deri në fjalën e fundit të shpirtit.Momenti i "lamtumirës së përkohëshme" që aq dhimbshëm përshkruhet te "Loti i shamisë", mbeti peng në shpirtin e poetit,por ai me shumë mençuri e intuitë shpirtërore gjen zgjidhje që dhimbja mos t'i brej shpirtin e ta gjunjëzojë,duke e ruajtur akoma brenda kufirit diapazonal të saj,por duke e shndërruar në një urë të pandashme me ndjenjën! Dhimbja e humbjes së ndjenjës bëhet më e madhe se vetë dhimbja e lamtumirës! Ndjenja e dhimbshme e mungesës dhe ëmbëlsia e trishtuar e ndjenjës ndeshen mes tyre,por shpirti i pastër i poetit,me një ndjeshmëri fisnike për t'u admiruar dhe me intuitën e tij inteligjento-shpirtërore gjen kufirin ku duhet t'i vëri fre dhimbjes që mundohet t'i brej honet e shpirtit.E kupton se ajo dhimbje është ngushtimi i shpirtit nga mungesa e dritës së shpirtit që adhuron pa kufi.Dashuria e thellë për Havën dhe pozitiviteti i tij shpirtëror bëhet forcë vetrizgjimi.E kupton se asgjë nuk humbi.Pranë e ka engjëllin flokartë Hava,në çdo çast,strukur në ndjenjën e tij të përjetëshme.E lë dhimbjen të lirë të shtegëtoj në labirinthet më të thella të shpirtit,atje ku ndjenja i strehon kujtimet e të shtrenjtës së tij Hava.Përjetimi i dhimbjes e bëri ta njohi thellë e të kuptoj diçka të pabesueshme më parë për të,shndërrimin e saj në një itinerar ndjenje,si një ekran ku mund të rishikoj me imtësi gjithçka përjetoi qysh nga çasti i parë i buisjes së lules së parë të dashurisë,sa fat pati që i dhuroi aromën e ndjenjës dhe dritën e shpirtit të saj,përkujdesjet,përkushtimin,tre ëngjëjt e vegjël fryte të dashurisë,kujtimet e ëmbla,të bukura,të pashlyeshme,me aromën e tyre në çdo cep të shtëpisë,në çdo hap të bashkërrugëtimit jetësor nga bankat e fakultetit deri në pragun e amshimit.Kujton çdo çast-dhuratë të asaj krijese të mrekullueshme që zbukuroi jetën e tij dhe të familjes,që e bëri të kuptoj se jeta është dhuratë dhe bëhet bekim i shenjtë kur pranë ke një engjëll (si e shtrenjta Hava)që të fal dritën e shpirtit e të lumturon çdo çast.E kupton se bekimi i bashkëjetesës me të e zbeh dhimbjen dhe e kthen në adhurim.Adhuron ardhjen,qëndrimin dhe ikjen e njeriut të tij si bekimi më i shtrenjtë i jetës.Atëherë kthehet mbrapa në kohë,hedh vështrimin në udhën që bashkecën dhe çdo kujtim merr formë ekzistence e ripërjetohet brenda shpirtit,por tashmë si një adhurim për çastet që i fali ai shpirt-dritë,ëngjëllushja flokartë,e shtrenjta e tij Hava.Lë mbrapa rebelimin e dhimbjes dhe me shumë përpjekje e gjunjëzon se e di që asgjë nuk humbet prej saj,as kujtimet,as ndjenjën,as aromën dhe praninë e shpirtit që aq shumë adhuron.E si të mos e adhuroj sokoleshën e tij që edhe çastet e ndarjes së lamtumirës jep kurajo tek të dashurit e shpirtit të saj që e rrethojnë të humbur mes dhimbjes.Sa heroinë është kur edhe çastet që as frymëmarrja nuk e ndihmon,jep kurajo të mos lotojnë!E fsheh dhimbjen e vërtetë,ndarjen prej tyre dhe dhimbjen e saj për dhimbjen që ata ndjejnë për të!Prandaj dhe me shumë të drejtë autori e ndjen diell të paperënduar që vazhdon të ngrohi shpirtrat.Sa dhimbje ndjeva kur lexova poezinë"Më fal Hava"!Vargje plotë dhimbje për lamtumirën e ç'shqiptarizuar,në gjuhë arabe,arafat,pa flamur dhe lulet e shoqeve,pa vlerësimin e merituar që i takonte si figurë shoqërore,miqësore dhe njerëzore!Autori dëshironte një lamtumirë a la shqiptarçe,nën tingujt e ëmbël të shqipes,nën krenarinë e flamurit tonë e mes të dashurve të shpirtit të saj me aromë lulesh e vajtimi-mall.I mbeti peng në shpirt ajo ditë,me një brengë që mund të luhati ndjenjat deri në humbje të vetvetes nga dhimbja.Për të qëndruar i fortë për fëmijët,vetë dashuria e thellë për Havën e bën të përballoj dhimbjen.Gjen forcë t'i afrohet të shtrenjtës së tij ,mes ndjenjave të mirënjohjes për vitet e bashkëjetesës së begatë e të lumtur,për tre ëngjëllushët që i dhuroi,për ndjenjat që i ngrohën shpirtin,për emrin e mirë që la mes njerëzve,si një njeri i mrekullueshëm dhe vështirë e zëvendësueshme në lëmin e studimeve gjuhësore në degën e saj të albanologjisë!Mungesa i ndihet dukshëm kudo ku ka lënë gjurmë të ndritëshme të personalitetit të saj si një shpirt-dhuratë për këtë botë betejë ose rrëmujë siç e quante ajo vetë këtë jetë.Sa madhështore ,të lexosh vargje ku autori hyn në rolin e heroinës së tij dhe flet me gojën e saj,me shpirtin e saj!

"Kjo është letra ime e fundit.
Mos u hidhëroni.
Në jetë paska rrëmujë!
Shumë përjetova,por pa nostalgji.
Më paskit dashur shumë!
Prapë do të vi!"-thotë autori në rolin e të shtrenjtës së tij.

Sa madhështore është kur shikon një mashkull të kthehet në shpirtin femëror e të flas me ndjenjat e saj!Sa lidhje magjike,që më bën të besoj se s'ka ndarje,e përkohëshme po,por shpirtrat janë gjithmonë pranë!Sa lidhje e fortë,e pavdekshme midis tyre,dy zemra në një shpirt!U mrekullova nga dashuria e tyre,nga forca e shpirtit të poetit,bukuria e ndjenjës dhe dhembshuria e thellë,sa nuk mundesha të shkruaja nga lotët që më veshën sytë!
Arrin deri aty sa vetdënohet duke thënë:

"Dua torturë në verigë!
S'të deshta sa të dhashë premtimin,
andaj më ike në amshim!"

Dhe muaji korrik i mbetet në shpirt si muaji i shtrëngatës shpirtërore që mbuloi lumturinë e përvitëshme të atij muaji,se pikërisht iku atë muaj,në muajin e korrikut të dashurisë,në muajin e korrikut të martesës,të lindjes dhe të ditëlindjes dhe tashmë do jetë muaji i mallit që dhëmb e djegë.Perlë shpirti loti i poetit, kur nuk dëshiron asgjë nga kjo botë,veç lotin e ngrirë ta shkrijë e të flas butë me shpirtin e saj(Havës) e me një vajtim këngë-mall!Sa e dhimbshme dhe njerëzore,një dhimbje që mundohet ta mbaj të ëmbël si urë bashkimi me ndjenjën!

"Të pres në korridorin e fakultetit,
aty ku derdha zemrën në peisazhin tënd.
ku unë e ti mbollëm përjetësi.
Të pres me nostalgji!"

Në këtë itinerar ndjenje shpirti i poetit adhuron,dashuron,nostalgon dhe shpreson.Pret aromën e saj të vi pranë shpirtit të tij me agimin e të nesërmes.

"Jam në pritje të aromës sate.
Nesër eja me agimin!"

Në shpirtin e poetit malli djeg por mundohet ta shuaj duke ecur kudo ku gjen gjurmët e kujtimeve të përbashkëta.

"Dje të kërkova në ligjëratë.
Dje të kërkova te "Aroma".
Dje të kërkova në Amfiteatër.
Dje të kërkova në bibliotekë...
Dje të kërkova në Prishtinë.
E ku nuk të kërkova!
Të gjeta në zemrën time,
të strukur në fshehtësi!"

Dashuri hyjnore,e pavdekshme!
Për autorin vargu i shpirtit është itinerar i përjetësisë.

"Vargu s'është kënga e notave,
as rimë e vjershës,
është melodi e shpirtit,
çelës i rrugëtimit,
itinerar i përjetësisë!"

Vërtet!Kështu ndjeva dhe unë gjatë leximit në këtë itinerar dhimbjeje dhe dashurie të pavdekshme.Shpirti i poetit ka mbetur i freskët mes vargjeve në çdo frekuencë ndjenje dhe sa herë të lexohet nga lexuesit ,jam e sigurte se do lërë mbresa në kujtesë ,si një përpjekje njerëzore -didaktike, për forcën e madhe shpirtërore gjatë përballimit të stuhisë shpirtërore,për ndjenjën e dashurisë së përjetëshme,kuptimin hyjnor të dhimbjes dhe talentin si krijues ,të ruaj pozitivitetin e shpirtit dhe vlerat njerëzore në vargjet perlë artistike duke e bërë veprën e tij një diamant poetiko-shpirtëror që do mrekulloj shpirtin e çdo lexuesi!E falënderoj autorin Asllan Qyqalla,për këtë nder që më bëri ,duke patur besim në vlerësimin tim,si mike dhe lexuese e mirëfilltë!I uroj paqe në shpirt dhe suksese të mëtejshme!Kurrë mos u shterroftë muza pozitive e shpirtit të tij!Prehje të paqëshme mes engjëjsh të shtrenjtës së tij Havë!Zoti bekoftë të gjithë shpirtrat e pastër që i japin kuptim hyjnor dashurisë!

Mirela Qerimi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Mirela Qerimi, mendim kritik per "Diell i paperënduar"
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mirela Qerimi " Preludi i dashurisë"
» Mendim kritik për poeten Mimoza Ahmeti
»  Penetrimet e fillestarizmit kritik te Raimonda Moisiut
» Zotin nuk e braktisët - Kosovës i falët një Diell
»  GJIROKASTRA ARSIM Risitë në ciklin e ulët nga MIRELA SINO

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: