Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Mirela Qerimi " Preludi i dashurisė"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Mirela Qerimi " Preludi i dashurisė"   Tue Feb 16, 2016 4:06 am

Preludi i dashurisė

Tė dua si askush deshi njė zemėr,
me gjithė forcėn e shpirtit qė s'ma kuptoi njeri!
Tė dua edhe kur dhimbja mė gjunjėzon shpresėn
edhe kur ėndrrat mbeten vetėm shtegtim!
Tė dua pėr butėsinė e shpirtit
edhe kur dhimbja derėn e tij troket,
bashkė me tė hyn dhe ndjenja ime,
tė mbetet balsam pėr dhimbjen qė therr!
Tė dua nė mendimet qė fjalėt s'ua lexove,
nė ēdo regėtim zemre qė s'munde ta dėgjosh!
Tė dua edhe kur symbyllur dua tė jem larg botės ,
nėn qerpik tė mbaj se aty dua tė jem vetėm me ty!
Tė dua edhe kur jam mes grumbuj njerėzish
atėherė mė mungon mė shumė ngrohtėsia e syve tė tu,
atėherė vetmia ėshtė e vėrtetė,
kur ndjej ftohtėsi mes mijėra shpirtrash,
se mė mungon shpirti jot i ngrohtė!
Edhe kur ditėt kalojnė pranė meje pa u ndjerė
edhe kur e ndjej se asnjė s'mė kupton,
tė dua shumė se pa shpirtin tėnd bota duket e zbrazėt,
si njė peizazh i vdekur,
qė vetėm ndjenja pėr ty i jep jetė!
Tė dua se ngjan vetėm me lulėzimin,
se je pranverė pėr shpirtin tim!
Tė dua nė ēdo cicėrim zogjsh mbi degėt e shegės,
edhe kur gushėkuqi nė dritaren time vjen pėr ushqim!
Tė dua kur bora mbulon gjithēka veē ndjenjės sime!
Tė dua se edhe atė e ndjej si shpirtin tėnd!
Tė dua edhe kur hapat nxitoj tė tė gjej nė botė ndjenjash!
Tė dua se pėr mua je fjala jetė!
Tė dua edhe kur tinguj tė ėmbėl mė pėrkundin nga pėrhumbje ėndrrash
edhe kur dikush mė flet e mė shikon nė sy,
nė ata sy nuk shikoj gjė tjetėr veē shėmbėlltyrės tėnde,
veē ngrohtėsisė sė syve tė tu qė kėrkoj nė ēdo shikim!
Tė dua siē do lulja sytė e diellit dhe dita agimin e artė!
Tė dua dhe nė shpirtin tim nuk ta prangos ndjenjėn,
tė lirė tė dua,si ledhatim i ėmbėl flladi,
se je engjėlli im!
Tė dua nė fjalėt e pathėna,
nė pėrkėdhelinė e pandjerė e nė pėrqafimin qė mungon!
Tė dua nė ēdo mendim kur ndjenja bren shpirtin,
nė ēdo pėshpėritje me mendimet
nė ēdo psherėtimė ndjenje qė s'ma dėgjove kurrė!
Tė dua pėr flladin tėnd qė pėrkėdhel hijen tėnde,
pėr ēdo pikė shiu qė bie mbi flokėt e tu tė butė!
Tė dua pėr ēdo gjurmė qė lė nė dėborėn e pashkelur,
nė ēdo mendim tė ikur si kujtim!
Tė dua nė ēdo fjollėz bore e cicėrim zogu,
pėr ēdo fėshfėrim gjetheje e lule qė ēel!
Tė dua nė ēdo frymėmarrje e nė ēdo frymėnxjerrje,
nė ēdo hap qė hedh e nė ēdo kėndvėshtrim!
Tė dua si qenien mė tė ėmbėl tė botės sime,
nė ēdo frymėzim je muza mė e ėmbėl pėr shpirtin tim!
Tė dua edhe atėherė kur mė thyejnė zemrėn
edhe kur shpirtin ma copėtojnė pa mėshirė!
Tė dua edhe kur gėzimi troket nė shpirtin tim!
Tė dua pėr kėtė jetė qė s'po kuptoj pse linda!
Tė dua edhe nė muzgun e errėt
edhe kur yjet e qiellit shikoj si ndriēojnė!
Edhe kur nuhas aromėn e njė luleje tė dua,
tė dua tani e pėrgjithmonė!
Tė dua se je oazi im shplodhės,paqja ime!
Tė dua se je engjėlli i shpirtit tim!!!

Autore:Mirela Qerimi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Mirela Qerimi " Preludi i dashurisė"
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: