Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 " Kalvari i Diagramės "i autores Nexhmije Hasani

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: " Kalvari i Diagramės "i autores Nexhmije Hasani    Sun Mar 20, 2016 5:51 pm

Kapėrcime stilistike tė kohės moderne.
nga Bashkim Abazi, shkrimtar, filozof, publicist
Refleksione pėr veprėn e autores Nexhmije Hasani " Kalvari i Diagramės " Botimet Barleti” 2015.
Sinqerisht, kur e mbarova sė lexuari veprėn, u ndjeva ngushtė. Ajo qė mė shtyu drejt arsyetimeve tė mėtejshme ishte njė ndjenjė konflikti perceptual tė konformizmit, midis atij tradicional dhe klasik me kohėn aktuale.
Nisma e autores pėrbėn guximin pėr tė sfiduar kohėn dhe dėshmuar prirje tė reja krijuese, forma dhe modele tė arrira artistik, nė dimensione tė tjera.
Romani "Kalvari i Diagramės" tė krijon disa pėrsiatje letrare, narrative, stilistikore dhe gjuhėsore. Mbi tė gjitha, nė vijueshmėrinė e tregimit tė ngjarjeve, fenomeneve dhe dukurive jetėsore, tė sfidon nė stilin e tij klasik dhe modern.
Romani "Kalvari i Diagramės", nė formė ka njė pėrputhje strukturore dhe analitike me diagramėn, kalvari i sė cilės ka ndjekur njė rend tjetėr, -tė rindryshuar me mjeshtėri artistike nga autorja Nexhrnije Hasani.
Arsyetoj pėr konformizėn, tė nėnkuptuar po aq ndryshe sa vetė koha trilluese letrare dhe artistike. Me kurajė dhe nismė pasionante, Nexhmija ka ndėrthurur fatin dhe fatalitetin e personazhit kryesor — Erės, njė gjetje kuptimplote — me fatin dhe trishtimin, ngazėllimin dhe gungat e saja jetėsore. Nga njė tėrėsi me fjalė, terminologji letrare dhe pėrdorime tė gjuhės lakonike tė popullsisė ēame, ajo ka mundur tė reflektojė nuanca shndritėse me gjuhėn letrare shqipe, nė njė marrėdhenie tė ngushtė me zakonet, doket, kostumografinė, antropologjinė dhe gjithė bukuritė e mjedisit tė trevave tė Ēamėrisė.
Kjo ėshtė njė sipėrmarrje e guximshme. Nė njė model tė ri konformist, vepra prezantohet kurajoze, duke marrė pėrsipėr njė mission :ndryshimin apo shkatėrrimin, nė kuptimin e pasurimit  tė strukturės tradicionale tė romanit, njė gjini letrare e lėvruar me ndryshesa tė pakta. Ky model pėrjashtues dhe nxitės apologjik ka bėrė tė mundur vendosjen e kufijėve ndarės dhe bashkues tė gjendjeve psikologlike, formuese dhe sociale tė personazheve, kalvarit tė ngjarjes nė tėrėsi dhe botės shpirtėrore dhe emocionale tė autores.
Me njė shpirt konservator tė pasuruar nga ndjenjat dhe pėrjetimet, mbi hulli jetėsore tė ngjashme dhe tė ndryshme, zonja Nexhmije Hasani, ka ditur tė performojė njė kult individual tė idesė torturuese pėr tė arritur te gjetja e re e veprės. Eshtė vėshtirė tė gjendet njė hapėsirė ndarėse, mbas ēdo pjese tė artikuluar, sipas kalvarit, nė fillim dhe nė fund, enden tė trazuar takimet me dy dhe tre personazhe.
Vepra endet midis njė monografie artistike rrjedhėse dhe poezisė sė trishtuar, qė ia flakėron mė tej vlerėn emocionale dhe ndjeshmėrinė e fabulės sė tragjedisė me happy end.  Jemi pėrpara faktit , njė shpėrthim letrar me fantazinė e modelit ndryshe, kundėr modelit dogmatik me ideologji tė ngurtėsuar fjale dhe shkrimi. Jemi pėrballė faktit tė shprehjes publike tė njė strukture tė re mendimi dhe arsyetimi logjik.
Koha e sotme e ka shkurtuar kritikėn e gjatė. Eposi filozofik dhe artistik, brenda kufizave etike, e percepton tė drejtėn e tė bėrit kritikė si burim nga njė zemėr, qė ka prirjen pėr tė ndihmuar. Nė kuptimin pozitiv, nxitės dhe kurajues, vepra "Kalvari i Diagramės" injoron apo anashkalon me mjeshtėri stilistikore tė drejtėn krahasuese midis dy sistemeve dhe e mposht kohėn e tė jetuarit nė ekzistencė dhe prurje tė pėrkora. Njė rrjedhė dinamike e jetės, njė sendėrtim i artė i fatkeqėsive; njė rrugėtirn i dhimbshėm dhe i lodhshėm nė dy botė...dhe mjaft tė tjera... i natyralizojnė pjesėve kalvarin e diagramės dhe i portretizojnė veprės njė kthim balancues dhe shpirtin e paepur tė njeriut mbijetues nė tė gjitha rrethanat dhe ndodhitė, duke e pasqyruar bukur rezistencėn reale ndaj ēdo drithėrime shpirti, vuajtje fizike, pėrdhosje morale, nėnshtrimi, pėrēmimi, tradhėtie, mosmirėnjohje etj.
Tendenca letrare e autores Mexhmije Hasani ka ditur tė mposht njė rrezatim egoizmi, qė ndihet nė fillim tė veprės - me ankthin, pritshmėritė e takimeve dhe lexueshmėrinė e mėtejshme tė kalvarit jetėsor tė Erės  dhe qė daravitet lehtėsisht nė fundin e saj.
Vepra evokon pikat e takimit midis jetės dhe vdekjes, midis moralit dhe perversitetit, midis tė Mirės dhe tė Keqes. E ngjizur nė modele tė pashmangshėm me shtrėngesa dh.e vėshtirėsi, jeta ka ditur tė ngrihet mbi fatkeqėsinė dhe vdekjen. Si njė portret i largėt, nė njė sfond tė heshtur, mėrmėritės dhe gulēues, i ngujuar nė kalenda antinjerėzore historike dhe tė gjenezės, zėri i kalvarit e zgjeron rezonancėn e tij hipnotike dhe krijon tė plotė gjėmimet ngazėlluese pėr jetėn e pasosur dėnjėsisht.
Brenda njė imazhi emocional, evokues, demostrativ, autorja ka ditur tė qėndrojė jashtė miklimeve tė njė kulti fyes, ndėshkues dhe mentaliteti ngatėrrestar tė urrejtjes pėr fatin e tė gjithė personazheve, nė raport me sistemin. Ajo beson nė natyrėn frymėzuese tė shpirtit dhe botės jetėsore tė njeriut, ėshtė ambicioze nė krijimtarinė e saj; tek ajo kanė vepruar, njėkohėsisht, rrėfimi dhe mėshira, e para e ka orientuar pėr tė hyrė nė thelbin e ngjarjeve dhe realitetin modern.
Nė kėrkim tė pėrsosmėrisė, nė jetė  pėr mė tepėr nė art dhe krijimtari ,  nuk ekziston e shėmtuara, ka vetėm vlera tė bukura dhe jashtėzakonisht tė bukura. Njė thėnje e vjetėr hebraike thotė: "...Nėse do tė pėrpiqem tė jem dikush tjetėr, atėherė kush do tė jetė si unė". Pėrgjigja ime ėshtė : “Askush, je pėrsėri Nexhmije Hasani, plot dritė shpirtėrore dhe  respekt jetėsor.
Urime dhe pėrgėzim e mia tė sinqerta.
Tiranė, 20 janar 2016
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
" Kalvari i Diagramės "i autores Nexhmije Hasani
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: