Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 ROMANI I NJĖ SAGE VUAJTJESH FAMILJARE I NEXHMIJE HASANIT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: ROMANI I NJĖ SAGE VUAJTJESH FAMILJARE I NEXHMIJE HASANIT   Thu Mar 31, 2016 7:09 pm

Prend BUZHALA:

Kumt: "ROMANI I NJĖ SAGE VUAJTJESH FAMILJARE

(Nexhmije Hasani: “KALVARI I DIAGRAMĖS”, roman, “Botimet Barleti”, Tiranė, 2015)

Njė filozofi e vuajtjes dhe njė ligjėrim i vuajtjes, tė pėrcjell qė nga faqja e parė e romanit e deri te fjalia e tij e fundit. Nė tė vėrtetė, ky roman, ėshtė njė sagė e dhembshme familjare pėr fatin e Erės, e cila pėrjeton gjatė gjithė jetės sė saj vdekjet e njėpasnjėshme nė familjen e saj: vdekjen e nėnės, e cila i vdes, duke e lindur fėmijėn, vėllanė e Erės; vdekja e prindit, babait tė tij, tė gjyshėrve, drama e njė dashurie, qė e lė shtatzėnė dhe tė vetmuar nė jetė... Pėrjeton dy eksode, tė parin nga Ēamėria gjatė Luftės sė dytė Botėrore, i cili ishte njė dėbim i dhunshėm i pėrcjellė me masakra, shpėton duke u vendosur nė Tiranė dhe tė dytin pas viteve '90, kur hemorragjia shqiptare e eksodit kishte pėrfshirė Shqipėrinė. Ajo arrin, mė nė fund, ta rimėkėmbė jetėn, pas kaq vuajtjesh, eksodesh, stėrmundimesh.

1. Shtresimet e shumėsisė sė diskurseve tekstore

Me pak fjalė, kėshtu duket fabula e romanit. Mirėpo, vepra ėshtė e strukturuar nė disa plane qė i japin profilin modern tė prozės: nė ndėrthurjen e pėrjetimit tė kohėve, nė atė tė personazheve-bartės tė rrėfimit, tė zėrit autorial dhe tė bartėses sė zhvillimit tė ngjarjeve, si dhe nė planin e ndėrthurjes sė tipave tė rrėfimit, ku metarrėfimi ndėrkėmbehet me rrėfimin kryesor, teksti narrativ plekset me atė refleksiv, kurse rrjedha suksesive e ngjarjeve kėmbehet me pjesė tė bukura lirike, me lirika tė mirėfillta e me dendurinė e thėnies tekstore.
Kėsisoj, romani ndahet nė tri pjesė, e qė dalin si tri punkte tė kohėhapėsirės sė kėsaj sage familjare, kurse kapitujt, e shėnjuar me tituj metaforikė e kronologjikė, modifikohen me sukses nė shtresime e shumėsi tė diskurseve tekstore. Ambientet dhe kohėt, kėsisoj, kanė dhe ndjeshmėrinė e tyre. Kur e paraqet nė mėnyrė sintetike, me pak fjalė, dėbimin nga vendlindja ēame, aty pėrshkrimet janė municioze, jepen pamje tė ankthshme e gjithė makth tė masakrave, keqtrajtimeve dhe pėrjetimeve tė rėnda. Kur e jep jetėn e shtegtimeve tė eksodit, na ngjallen me pak peneleta pėrshkrimesh fati i secilit shqiloatr qė ik nėpėr tela gjemborė, nėpėr dete e nėpėr stacione tė eksodit social. Kur e pėrshkruan Athinė, apo kur e jep mėnyrėn e e jetesės nė Londėr, apo Shefild, atėherė edhe kjo ndjeshmėri fiton pesė tė veēantė kuptimore-jetėsore, apo ė pėrjetimeve tė gjendjeve ekstatike tė fluturimeve shpirtėrore. Mirėpo, pėrshkrimet e situatave tė vuajtjeve jepen shpesh nė trajtėn interogative, pėr tė sugjeruar nivelet e epėrme tė kuptimit tėt tekstit. Prandaj, romanin, si njė fill i kuq, e pėrshkojnė shtresat e tekstit lirik, pėr tė sugjeruar pėrmasa tė reja pėrjetimesh.
Nė vepėr vepron dhe zėri autorial, do tė thoshim, si personazh ideografik i autores, e cila gjendet nė rolin e dėgjimit, shėnimit dhe zbėrthimit tė vuajtjes sė kryepersonazhes sė Erės. Ėshtė njė jetė e endur me vuajtje e pasione, me dashuri e dhimbje, qė nga fillimi. Ambientet jetėsore karakterizohen nga varfėria, nga socialiteti i rėndė i jetės dhe zgjidhja e kėtij problemi, e socialitetit tė tillė tė vuajtjes, edhe te ky roman, kėndvėshtrohet si mundėsi e zgjidhjes sė problemeve tė ekzistencės, dhe, mė nė fund, edhe si zgjidhje e problemeve kombėtare.
Ndėrthurjet ideo-tematike, tė tilla, qė mbarėshtron romani, janė tema tė amshueshme metafizike, tė cilat jepen nė kėrkim tė zbėrthimit tė enigmės sė fatit njerėzor dhe tė artit letrar pėrgjithėsisht. Ja se si zėri narrativ i autores mediton qė nė fillim tė veprės:

“ Rastėsisht u njoha me Erėn dhe, as qė mund ta besoja, se ajo do tė epiqendėrzohej nga unė, nė veprėn time; do tė ishte kryeprotagoniste e saj, njė kryeprotagoniste, e cila do tė mė tėrhiqte vėmendjen me historinė e jetės, njė histori, sa reale, aq dhe e dhimbshme. Qė nė kontaktin e parė e vėshtroja me njė tejdhimbje. Nė mendjen time kalonte vetėtimthi njė zinxhir pyetjesh: ‘Si mund t’i ndodhnin kėto ngjarje brenda njė jete? Si mund tė vepronin kaq fuqimisht dhe ajo t’i kishte pėrballuar? Ku e kishte gjetur gjithė atė forcė dhe i kishte pėrballuar? (Ishte njė mur i lartė dhimbjesh tė njėpasnjėjta!).”

Kompleksiteti a ndėrloqėsia e temave tė pėrpunuara dhe motive refleksive, dėshmon pėr prirjen e autores, porse ajo nuk u reshtet as prirjes tjetėr tė saj, sikundėr ėshtė njohja e botės intime tė femrės, pikėrisht pėr faktin pse bota femėrore e personazheve e mbipopullon kėtė roman.
Poetika e romanit vetėkomentohet sė shumė pjesė tė tij.
Kėsisoj, kur thamė qė romani karakterizohet me dendėsinė e ngjeshurinė e ngjarjeve, me kondensimin e e tyre nėpėr stacione tė shumta jete; kėtė poetikė mė sė miri e shqiptonteksti vetėkomentues ir omanit, nėpėrmes diagramit dhe kurbės, lakores sė ngjarjeve qė lėvizin lirshėm nėpėr kohė e hapėsira dhe lidhjet midis kėtyre pėrjetimeve:

“Si e kam pėrfytyruar kurbėn? Si e kam pėrfytyruar diagramėn jetėsore?... Kam pasur vėshtirėsi nė konceptin gjeometrik, por tani ia thith kuptimin. Jeta ka kurbat e saj tė padiktueshme, tė cilat diktohen, kur shpalosen njėra pas tjetrės gėzimet dhe hidhėrimet, dhimbjet dhe vuajtjet nė ngjyrimin e tyre tė bukur dhe tė ēmendur ...”

Procedimi i pėrfytyrimit tė romanit si kurbė ngjarjesh dhe si diagramė jetėsore, i gjejmė edhe pėrgjigjet nė trajtė tė diskursit komentues dhe tė autokomenteve, e qė na shfaqet njė si autopoetikė e veprės.

2. Etimoni i dhimbjes:
nga vuajtja fizike e shpirtėrore, deri te ajo metafizike

Pėrvoja e vdekjeve ėshtė dhe pėrvojė e vuajtjeve jetėsore, dhe ku pėrgjatė gjithė romanit shtrohet pyetja therėse biblike, posi te vuajtjet e Jobit biblik: pėrse vuan njeriu i drejtė? Pėrse vuajnė qeniet e pafajshme? Porse kjo filozofi e vuajtjes nuk ėshtė edhe filozofi e urrejtjes. Tė vuajturit e kanė ndėrgjegjen e tyre: mė nė fund, e dinė pėrse ndodh kėshtu; e dinė pėrse heqi keq. Dhe pėrgjigja nuk ėshtė ajo qė kėrkohet tė jepet me pėrdėllimet sentimentale pėr dhimbjen, po pėrmes mesazhit tė fortė jetėsor, rrėnjėzimeve tė ekzistencės sė kapur fort pėr truallin shpirtėror tė qėndresės e mbijetesės kundruall vuajtjes e pėrjetimeve makabre. Skenat e vuajtjeve dhe tė pėsimeve, jepen me tone poetike e lirike, kurse rrėfimi dendėsohet maksimalisht. Aty ku vijnė tekstet lirike, personazhi shndėrrohet nė Folės lirik, ku vijnė vajtimet elegjiake tė fatit tė rėndė jetėsor.
Mundimet tantaliane; dhe mu nė zemrėn e vajtimit tė tillė elegjiak, Era e gjen forcėn dhe tė keqen e shndėrron nė tė mirė, nė dashuri pėr jetėn, kur tashmė zė tė ligjėrojė njė shpirt prej humanisteje. Ajo klithjen gjėmimtare e shndėrron nė lutje, kurse vuajtjen nė akt dashurie njerėzore. Vuajtja rrėfehet e kėndohet si njė refren i gjatė i fateve tragjike. Posi nė Librin e Shenjtė, vuajtja heq velin e absurdit dhe e mvesh atė tė misterit. Vetėm ai qė e ka pėrvojėn aq tė rėndė nė shoqėri me Vuajtjen, vetėm ai di tė merret vesh me tė, ta kuptojė thellėsisht, tė rrėfejė, tė vallėzojė e tė kėndojė sė bashku me tė; sepse vetėm nėpėrmes vuajtjes lind dashuria e vėrtetė...
Motivet mė tė spikatura, sikundėr janė vdekja dhe vuajtja, nė korrelacionet e tė cilave duhet tė kėrkohet kryesisht edhe pėrjetimi estetik i veprės, dhe assesi njė pasqyrim mekanik i kaosit jetėsor. Madje, tragjikja jetėsore e protagonistes, Erės, e zgjidh konfliktin e saj jetėsor, me realizimin e ėndrrave jetėsore tė vajzės sė saj tė re, Anit.
Nė kėtė sagė vuajtjesh e kalvaresh jetėsore, mė sė shumti e pėsojnė fėmijėt. Dhe pėrjetimet e vuajtjet e tyre, tė rritur pa prindėr, nėpėr eksode e travaja jetėsore, janė fakte qė mė sė miri e tregoj nė tė keqen e armiqve)eksodet, Lufta e Dytė Botėrore, gjenocidet). Kėsisoj, jeta i ka martirėt e saj dhe heronjtė e saj tė heshtur.
E kanė thėnė poetistėt e moēėm qė nga Aristoteli e kėndej: letėrsinė e mirė e kanė lindur, ndėr tė tjera, pezmi e vuajtja. Autorja gėrsheton tipin e rrėfimit passio (si rrėfim fiunskional i shpėrndėrrimit tė tensionit jetėsor nė njė tension rrėfimor ekzistencial, njė ngjarje e jetuar shpėrndėrrohet nė ngjarje tėrheqėse tė pėrjetuar). Do tė thotė qė vuajtja i jep kuptim jetės nėpėrmes rrėfimit. Madje, rrėfimit si katarzė shpirtėrore:

“Ky rrėfim, tashmė, i dukej sikur kuronte dhimbjet, sikur po kryente njė kurim shpirti! Kur tregonte ndjente dhe reflektimin tim, dallonte si ngjarjet e saj tė shumta “bombardonin” shpirtin tim, i cili
shfaqte shenjat e reagimit... Po e filloj kėtė rrėfenjė, ashtu me ndjenjė shpirti, duke shprehur e zbuluar gjthēka timen me ēiltėrsi... E di mirė se ju do tė ndjeni ndjesinė e dhimbjes dhe nė shpirtin Tuaj...”

Vuajtja e dhimbja nuk janė vetėm fizike a shpirtėrore. Ato marrin dhe kuptim metafizik, kur meditojnė pėr vuajtjen e vdekjen nė jetės, qė e pėrcjell njeriun si verbėri fati. Dhe etimoni i kėsaj vuajtjeje metafizike, shndėrrohet qė nė fillim nė simbol i pėrgjithshėm, nėpėrmes teksteve meta-narrative e procedimit auto-komentues tė veprės:

“Shpalosja e jetės sime me njė rrėfenjė tė brendshme ngre statujėn e kėtij kalvari. Bota ime shpirtėrore e copėtuar nė qendėr dhe nė skaje. M’u kėputėn qė nė fillesė tė jetės dy protagonistėt, tė cilėt mė sollėn nė jetė mua dhe dy fėmijėt e tjerė, motrėn dhe vėllain.”

Nga ana tjetėr, passio dhe narratio kundėrveprojnė dhe bashkėpunojnė: do tė thotė passio (reflektimi, ndėrdija, ėndėrrimi) dhe narracioni, i japin e i marrin njėri-tjetrit. Aty bėhet krejt e afėrt njajo prekje e brendshme e qenies sė fshehtė estetike tė artit, ajo frymė ndėrkomunikuese e sė bukurės. Romani merr vlerė tė mirėfilltė polifonike, me pėrthyerje tė poetikės postmoderne. Krijuesja arrin tė depėrtojė nė hapėsirat ontike e ekzistencialiste tė estetikės.

24 janar 2016
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
ROMANI I NJĖ SAGE VUAJTJESH FAMILJARE I NEXHMIJE HASANIT
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: