Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Lidhėsia nė trinomin: “Poeti, Zagoria, Kombi" nga Elda Dilo

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11534
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Lidhėsia nė trinomin: “Poeti, Zagoria, Kombi" nga Elda Dilo   Sun Apr 17, 2016 10:51 pm

Lidhėsia harmonike nė trinomin:  “Poeti, Zagoria , Kombi … Risia, ritmi, impulsi figurimi kreativ nė poemėn Zagori e Pėrtej jetės“
Skicim kumtues pėr veprėn  “Maja Ēajupiane”, mbajtur nė Tiranė , mė datėn 27 Mars 2016, nė veprimtarinė ndėrkombėtare  pėr 150 VJETORIN E DITĖLINDJES SĖ POETIT KOMBĖTAR  ANDON ZAKO ĒAJUPI “NDERI I KOMBIT”  
nga Elda Dilo, shkrimtare
Ne sot po nderojmė njė atdhetar e poet tė shquar. Ėshtė njė nderim i harmonizuar me njė vepėr tė madhe tė njė burri tė veēantė tė Atdheut, i cili me punė titanike e me mendje drite arriti qė nga lugina e Zagorisė tė nxjerrė njė “det” tė diturisė . Pėr t’u njohur mė nga afėr me Ēajupin na duhet tė shkojmė nė vendlindjen e tij, atje ku nis atdheu pėr tė. Nisem herėt nė mėngjes. Rruga ėshtė e vėshtirė dhe moti mund te bėhet kapriēioz. Sa dal nga Pėrmeti ngjitem nė njė tė pėrpjetė qė tė nxjerr nė Leusė, njė fshat i dėgjuar qė i ka dhėnė atdheut njerėz tė ditur dhe martirė pėr ēėshtjen shqiptare. Atje, mė del pėrpara njė kishė, nga mė tė vjetrat e mė tė ruajturat me dhembshuri atdhedashurie, njė krua me ujė tė ftohtė e tė bollshėm nga zemra e malit qė tė fton tė ndalesh dhe, pasi e kam lėnė fshatin, marr rrugėn drejt majės sė bukur tė Dhėmbelit. Eci ngadalė nėn hijet e para tė pemėve tė pyllit. Por nė kėtė udhėtim s’jam vetėm mė shoqėron poema: ”Zagoria, lugina e pėrtej jetės“ e poetit me mendim shumėdimensional,  Kristaq  F.  Shabani.  Tashmė, kjo poemė ėshtė shkėputur prej tij, ka gjetur lexuesit e saj, magjeps jetė, bėn tė lumtur, lind vepra tė reja, bėhet shpirt pėr mendime e veprime ;  me njė fjalė ajo jeton si njė krijesė qė ka mish e shpirt, megjithėse nuk ėshtė njeri. Nė kėtė poemė, gjithēka qė ndodh, lidhet me njė fortėsi tė jashtėzakonshme me atė qė do tė ndodhė. Pra ajo ka njohur tė vetmen pavdekėsi tė vėrtetė qe ekziston, atė tė lėvizjes. Ajo udhėton nė shtigjet e kėsaj bote, ku pėr njė ēast zhduken kufijtė pėrmes ėndrės dhe reales. Kjo poemė ka nuancat dhe tendencat e njė poeme Universale e ngritur nga filtrimet e pėrtejndjesisė. Ajo krijon traditė tė re nė stilistikėn letrare, ka shtjellim tė qartė tė idesė dhe figuracion, ka frymėzim dhe produktivitet mendimi. Ajo shpreh ngjyrimet e kohės dhe sfidat drejt ngjyrimit poetik tė sė nesėrmes,  shpreh filozofinė e mendimit mė tė pėrparuar dhe modelin poetik tė sė ardhmes. Pėr nga stili, gjetjet artistike, forma poetike, muzikaliteti, metrika, dhe metaforave tė ndjekura me mjeshtėri ėshtė njė nga poemat mė mbresėlėnėse.  
Nė kėtė poemė tė bėn pėr vete, jo vetėm eleganca e penės, pasioni me tė cilin pėrshkruan bukurinė e natyrės, lidhja shpirtėrore me vendlindjen, por, mbi tė gjitha, thellėsia e mendimit tė poetit. Gara midis qiparizave dhe plepave, kuvendi i lisave, pėrbashkimi i rrėnjėve tė rrepeve, konkurrimi i kaltėrsisė sė ujit tė lumit me qiellin, apo kuvendi i bimėve aromatike dhe kurruese pėr shpirtin dhe trupat e lodhur , qė veshin shpatet e atyre maleve hijerendė tė kėsaj krahine kanė njė kuptim tė thellė metaforik.  Lexuesit i del pėrpara njė tablo me ngjyra mahnitėse, por qė e vėnė nė mendim tė zbulojė domethėnien, idenė qė ka dashur tė na pėrcjellė poeti.  Mė tingėllon nė vesh vargu i poemės: “Shpirti, si burim i zjarrtė,/ nxjerr flakėartėn , ….” e mė duket, sikur do tė mė orientojė. Shiko nga lart. Kjo mė kujton thėnien e Anjshtajnit, tė cilin, kur e pyetėn nga ndryshon nga tė tjerėt, ai u pėrgjigj : “Unė shikoj nga lart, nga kozmosi. Tė tjerėt qė tė shikojnė rrumbullakėsinė e Tokės u duhet shumė kohė. Unė e shikoj menjėherė”.
Kėshtu dhe poeti shikon nga lart dhe, nėpėrmjet vendimit tė tij moral dhe shpirtėror, ka kryer njė ēarje nė kohė dhe ėshtė bėrė bashkėkohor me krijuesin nė pėrjetėsinė e ēastit. Fjalėarta, si njė relike e gjallė,  e cila  bart nė vetvete urtinė njerėzore ndėr shekuj, nė lindjen dhe zhvillimin e saj historik, sepse, sikundėr  thotė  Gjergj Zheji,  fjala ėshtė e aftė tė shpjegojė vetveten, mbasi ajo pėrfaqėson njeriun, ėshtė vetė njeriu me forcėn e tij tė pavdekshme,   mendimin.
“Protagonistė: Pompejt, Ēezarėt,/Napolonėt, Bismarket,Pukėvilet,/Washingtonėt,Ali Pashatė…./pjesė e trimėrive perėndore,/Nė emėrtime Kastelanesh,/lėnė taktika e strategji kohėsh, /Harkon udhėtimin njerėzor bebezja e syrit /nėn rrethorin e Arushave /vetėtimat e shikimit”.
Nė kėto vargje ndjehet fuqishėm depertimi i thellė i autorit, duke shikuar nga poshtė - lart, midis tė gjitha lidhjeve, tė cilat shikon, ai pėrqėndrohet tek ato qė shprehin diēka mė tė rėndėsishme. Vala e mendimit merr formėn e njė spire, nė tė cilėn mė e vogla vjen nga mė e madhja dhe na jep kėshtu idenė se tė gjitha janė brenda tė gjithave. Bebeza e syrit ka formėn e rrethit.  Si tė gjitha format dhe rrethi zė njė dimension simbolik. Rezonanca simbolike e tij ėshtė personifikuar nė natyrė dhe nė mėnyrė subkoshiente dhe nė trurin tonė. Ai paraqet njė cikėl tė pėrjetshėm, sikurse dhe “rrota” e kohės. Ai ėshtė simbol i tėrėsisė dhe i vazhdueshmėrisė. Ai ėshtė, nė fund tė fundit, simbol i qiellit dhe i irracionalitetit tė natyrės tė dijenive enciklopedike dhe, si i tillė, harkon udhėtimin njerėzor.
“Zgjat dorėn dhe pėrkėdhel qiellin,/herė tė qelqtė e herė tė prushuar,/ herė me re kalimi, herė harta resh,/ ngjasues me Globin/”.
Duke lexuar kėto vargje tė bukura dhe kuptimplote, ndjen qartėsinė e mendimit tė poetit, i cili ka zgjedhur me mjeshtėri shprehjet mė tė forta nė kėtė mėnyrė ka lindur njė efekt drite i ngjashėm me ndriēimin e pishtarėve nė shtigjet e ngatėrruara tė pyllit. Mė duket sikur jam para njė tabloje, nė njėrėn anė tė sė cilės shikojmė njė qiell tė qelqtė dhe nė anėn tjetėr njė qiell tė prushuar. Kėto interpretime tė holla tė bėjnė tė gjurmosh mendimin e poetit. Mendim, i cili na jep mundesinė e gjetjes sė rrugės drejt njė numri tė madh shtigjesh. Shpirti i ndjeshėm i poetit prek pafundėsinė nė ēfarėdolloj gjėje, nė ēdo veēanti tė botės, sepse e pafundmja shfaqet nė format e sė fundmes. Ajo qė ekziston, nė njė ēast tė caktuar tė historisė sė botės, nuk ekziston mirėfilli, ndaj nė qiellin e Luginės sė tij, ai shikon globin e gjithė botės, i cili,  herė ėshtė i pastėr e herė ėshtė i prushuar. “Nė hapėsirėn e qiellit tim/ shfaqen forma,/trajta tė ēuditshme figurinash,/u ngjajnė Ėngjėjve, Djajve“. Ėngjėj dhe djaj, dashuri dhe urrejtje. Dashuria qė bashkon, urrejtja, e cila  ndan. Urrejtja qė sjell errėsirėn. Dhe na del natyrshėm pyetja: “ A ka patur momente qė kjo urrejtje errėsoi Luginėn?”
Po t’i referohemi historisė, nėnės tė sė vėrtetės, themi, me keqeardhje, qė po. Errėsirė, e cila  pati pasojat e saj. Por njerėzit me shpirt fisnik tė kėsaj krahine tė edukuar nga ato nėna, tė cilat  nė nusėrinė e tyre, sikundėr  thotė poeti: ”…u stolisėn me kurora me aromė gjethesh dhe lulesh epiko –lirike”, ndezėn qirinj, jo pėr ta mallkuar, por pėr ta ndriēuar atė”.
Edhe pse jemi nisur me njė kohė tė mirė, papritmas, nė kėtė vend, ku mbi kokė ke vetėm njė shoshė qiellprerė nga majat e maleve, retė i mbledh era; errėsohet, bėhet pus. Pus quhet dhe vendi. Mund tė na zėrė shiu, tė nisin shkrepėtimat, vetėtimat e tė gjėmojė mali. Ndjehesh nė fund tė njė pusi gjigant. Mure ka majat e larta, gdhendur prej natyrės me daltėn e saj. E vetmja dalje ėshtė njė e ēarė shumė e thellė, mu nė zemėr tė malit gjigant, kurse rruga gjarpėron buzė njė greminė tė frikshme. Dhe  mendja mė shkon nė 24 marsin e vitit 1300, kur Dante Aligeri humb rrugėn nė njė pyll tė errėt, por, nėse ai do tė ishte duke shkuar drejt Luginės sė Peėrtej jetes nuk do tė ishte e nevojshme t’i shfaqej hija e Virgjilit, dėrguar nga qielli prej Beatriēes. E tė zbrisnin, mė pas, nė ferr, ku nė 9 rrathė dėnoheshin mėkatarėt pėr fajet, tė cilat Dantja i ndan sipas teorisė sė Aristotelit. As tė ngjiteshin nė 7 rrathėt e Purgatorit pėr tė bėrė pastrimin e shpirtit nga fajet, tė cilat Danteja i ka ndarė sipas teorisė sė Platonit. Atė do ta shpinte fluturimthi Beatriēja nė qiejt e parajsės nėpėr 9 qiejt dantesk. Sepse, siē thotė poeti :”Kush shkel e udhėton / nė mrekullinė e luginės sime ,/Toka e saj i le gjurmė …./Gjurma e Tokės sime, /Ky mesazh i perėndive, shugėruar nė rrethin e jetės njerėzore,/nė njė rreth anti “Dante”...?/Dhe kush ikėn nė pertej jete /rikthehet, sa herė, u nevojitet tė Gjallėve…”.  Eci me kujdes, sepse rruga ėshtė e vėshtirė sa dhe “zogu shkon ngadalė” , e megjithėse rruga ėshtė e gjatė unė nuk ndjej lodhje, sepse jam duke shkuar drejt luginės, qė si/ lexojmė nė kėto vargje tė poems: “…nė hapėsirėn qiellore, /si nė njė pasqyrė gjigante,/ēuditen me veten dhe reflektohen/ relievet, njerezit, gjallesat ;/Tė pranishme cicėrimat, bilbilimet,/koncerti i ansamblit tė zogjeve”.
Kjo natyrė e mrekullueshme harmonizohet me bukurinė fizike tė grave qė poeti i krahason me sorkadhet, me trimėrinė e burrave, qė i kanė rezistuar me heroizėm stuhive tė mėdha tė kohėrave nuk janė mposhtur, sepse kanė qenė tė bashkuar : ”Nė luginėn time ka qindra rrepe,/nė dhjetė qyteza,/kanė shtrirė rrėnjėt,/i pėrbashkojnė nė njė pike;/Pikat centruese,/urė lidhėse e nėndheshme,/Forcė rilievore”.  Kanė ruajtur me fanatizėm fenė dhe gjuhėn kombėtare. Ata dinė tė respektojne pronėn e njėri –tjetrit.
“Si nuk e pashė njėherė kodrėn /tė spostojė kodrėn, apo pylli pyllin…/”thotė poeti. Ata janė paqėsor s’e njohin vėllavrasjen. “Asqė mund tė mendohet kjo pėr Luginėn time …/Tė arkitekturuar prej Zotave”. Shquhen pėr demokratė: “Lisat mblidhen nė kuvend lisash ,/Nė kuvendin e tyre tė  Hoshtevės;/Sa lezet paskėrka Parlamenti i Lisave!”. Pėr njerėzit e kėsaj krahine demokraci do tė thotė zbatimi i ligjit. ”Tė gjithe lisat e ditur…/u ka lezet fjala, /u ka lezet vendimi dhe ligjet,/tė zbatueshėm pėr gjithė Fisin e Lisave…/Dalja jashtė vendimeve e dėnueshme me ligj”.  Tė tėrheq vėmendjen vargu : ”Shfaqur nė ditėn e tetė tė javės“. Numri “8” simbolizon njė fillim tė ri, njė balancim tė botės materiale dhe jo material. Po tė pėrdorim konceptin Pitagorian mbi numrin “8” do tė thoshim se ai ėshtė simbol i dashurisė ,miqėsisė dhe i produktivitetit tė mendimit. Numri “8” ėshtė numri i parė kubik, i cili prezanton gjėrėsinė, gjatėsinė dhe thellėsinė e mendimit. Madhėshtia e intelektit profilizohet nė vargjet : ”Nė Luginėn time /mendjet jetojnė nė vetminė e tyre,/por mblidhen nė planetin e mendjeve”.
Zagoria ėshtė njė nga krahinat me vitalitet tė fuqishėm e tė hijshėm tė Shqipėrisė . Historia e njė vendi ėshtė historia e personaliteteve. Zagoritėt kanė tė drejtė tė ndjehen krenarė pėr ata burra tė shquar qė janė godina universale, ku nga ēdo dritare e tyre lėshojnė drita veprat e shumta me aq rrezatim tė gjatė e tė ēmuar. Ata ecėn nė jetė me vėshtrim pėrtej kohe e kanė zėnė vend nė historinė e Kombit . Dhe kėtyre lisave madhėshtorė ju lėviz i vetmi shqetėsim. Sikundėr  thotė poeti Agim Shehu: “Mos vallė radhėt e shqiptarėve janė rralluar, apo gjaku i tyre ėshtė holluar?“ Mbajnė vesh dhe dėgjojnė 10 kambanat e sė ardhmes qė po vjen. I gėzohen brezit tė ri qė krijon projekte te reja e kjo pasqyrohet shume bukur nė kėto vargje tė poemės sė Kristaq F. Shabanit : “Nisin trumbat e zogjeve perėndore drejt Qiejve”. Ata gėzohen se ”Shkrepėtijnė vetėtimat e rilindjeve…../Tejformohen konturet e reja /nė shtratin e lindjes”.
Kemi “mposhtur” malin. Kemi lėnė pas Qafėn. Sheshet e Lenės. Pusin. Rrugėn e vėshtirė buzė greminash.  Dhe, sikundėr shprehet poeti:  “Pas perdes ...madhėshtia, /Ngjyrimi tė ēudit/ ... O njeri, sa e gjėrė , e paane ėshtė fantazia, shpirti i bukurishėm tė trondit/ ... Lugina e katėr grykave shfaqet ,/ Luginė e ėndrrave tė rralla,/ Malet kapin me dorė qiejt,/ Shpaloset para syve perralla...”.
Nga njėra anė, kėnga e zogjve qė ka vėrtet vlerė, kur ka kush e dėgjon; nga ana tjetėr, brenda vetes sonė, kėnga qė bashkon e lidh brezat, e cila  dėshmon historinė; tė dyja, tė dėfrejnė e tė mallėngjejnė,  tė lidhin me kujtime… Nėse, do tė hyjmė nė kėngė, mund tė shohim “nga larg”, nė thellėsinė e shekujve, gjejmė legjenden a mitin qė “pjell” historinė; folklorin qė ruan historinė. Ecim nė kėtė faqe mali, ku “Era punė e madhe/  Bilbili ia thotė/ gratė si sorkadhe”. Sa e sa herė do tė jetė ngjitur Ēajupi nė kėtė mal, Ai do tė jetė  mrekulluar nga bukuria e natyrės dhe, sikundėrse  thotė Platoni: “Natyra nuk ėshtė njė makinė e vdekur, por njė botė e formave virtuale, njė botė shpirtėrore pėrtej botės sė ndjenjave”.  Pra Ēajupi harmonizoi vendin, historinė dhe natyrėn dhe, kur harmonia u realizua,  shkroi poezi.
”Ku na duket balta, mė e ėmbėl se mjalta?” Vargje me erėn e barutit e me aromėn e kėndshme tė mjaltit nga trendelinė e kėtyre maleve.  Kur arriti tė bėhej personalitet i dėgjuar, sa herė me zemėr tė ngrohtė pėr arritjet e reja, ka zbritur kėtej, ka pėrshkruar kėtė fushė, pėr t’u prehur nė gjirin e fshatit tė tij! Kur e ka pasur tė pamundur tė kthehej,  ēpėrmallim pėr truallin amtar!  “Dėrgomė njė gur, dėrgomė, /Ta vė jastėk ndėr krye…” shkruante Ēajupi.Tė lodhurve  e tė dėshpėruarve kjo tokė u jepte fuqi, si Anteut qė kanė krijuar grekėt e vjetėr, pasqyrė e mendimit tė tyre tė mprehtė qė del nė pah nė situata e nė gjendje emocionale tė caktuara dhe i ka ndihmuar tė formonin Unin e tyre, si komb. Shqiptarėt , atdhetarėt e zjarrtė e demokratėt e vėrtetė, midis tyre dhe atdhetari zagorit, luftonin pėr Unin e tyre si komb… Balta e poetizuar e Mėmėdheut, gatuar me djersė e me gjak, me pluhurin e eshtrave tė tė parėve tanė, malli i pashuar pėr vendlindjen :  “Besomė, - shkruan Ēajupi,-  zemra m’u mallėngjye”.
 Pres tė na shfaqet ikona e shtėpive “me kishė e me varre/ rrotull ca shtėpi/ tė vogėla fare...”, mes tyre shkolla, ku ngrihej shtėpia e Ēajupit. Vetėtimthi, vegėtime miturake me zėrat e njerėzve mė tė dashur, me zėrat gazmore nė shkollėn e bukur qė na mėsoi “Kush ka qenė trim njė herė”. Pak e nga pak do tė kuptonim kush e deshi Mėmėdhenė. “Ecim” tani me atė botėn e bukur fėminore rrugės, e cila gjarpėron lėndinave. “Ecim“ me Ēajupin, Rilindėsin zagorit qė u studiua dhe mbeti i njohur pėr tė gjithė. I mirėnjohur anė e mbanė Kombit mė 1902 me “Baba Tomorrin”, vargjet e tij u bėnė, si thonė kritikėt tanė, bombė e flamur. ”Ja tė vdesim, ja tė rrojmė, pėr Shqipėri!”. Ndezėn flakėt e atdhetarisė: “Ku kemi lerė?/ Ku na bėjnė nderė?…”. Ndriēonin udhėt, u bėnė flatra shqiponje: ”Luftėn qė prish njerėzinė,/ nuk do ta doja kurrė,/ Po, po tė mė shkelnin kufinė,/ do tė luftoja si burrė”. ”Shqipėria ėshtė e Shqiptarėve, shkruan Ēajupi, qofshin Muslumanė, qofshin tė Krishterė.  Besime ... mund tė ketė shumė nė kėtė botė, Atdheu ėshtė vetėm njė.”
Ishte koha, kur kristalizohej shqiptarizmi si ideologji nacionaliste: “Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria”. Ēajupin e kemi nė radhėt e para tė atdhetarėve. Po si e kemi nė kujtimet e sheperiotėve? Nė Sheper, sipas kujtimeve tė sheperjotėve, veprimtaria atdhetare e Ēajupit nis  “nė vitet e fundit tė shekullit XlX… Ēajupi kėrkoi shkollė shqipe”. Mė vonė, kur kishte aguar shekulli i ri, XX, fėmijėt, sa nisnin tė belbėzonin, mėsuan diēka nga vjershat e “Baba Tomorrit”; pastaj, e kishin nė orėn e mėsimit, nė teatėr, nė festa e gėzime, nė librat mė tė dashura, qė mbanin nė duar; kurse nė polifoninė e gjerė tė poezisė sonė, narcistika ēajupiane, me zėrin e ėmbėl thithur prej gurrės sė pashtershme popullore zagorite, me zėrin e historisė e me zėrin e jetės, mbeti model komunikimi me lexuesin. Derdhet mallėngjimi: “Qė ditėn qė vdiqe, qė kur s’tė kam parė…” dhe tė rrėngjeth nė kėngėn popullore. Mungėllon malli i dashurisė pėr vendlindjen, pėr atdheun e largėt: “Atdhe, me male tė lartė,/ ti qė mė rrite qė djalė,/ dėrgomė njė grusht me baltė/ ta puth, tė tė nxjerr mallė…”. Kur vjen Andoni i Ēakajve nė Shqipėri, nė Sheperin e tij, tė shikojė atdheun, “nėnė e babė” sy mė sy e jeton me hallet nė Shqipėri, me zemėr tė lėnduar do tė shkruajė: “I dashur mėmėdhe",/ tė dua dhe kėshtu siē je,/ po, kur tė tė shoh tė lirė,/ do tė tė dua dhe mė mirė”. Qoftė si romantik te “Baba Tomorri” "Fron Perėndie", tė bukur, madhėshtor ; qoftė si realist ("...Mėmėdhe,/ Tė shoh me buzė tė plasur,/ si me she"), e ka tė gatuar poezinė e tij me frymė tė thellė atdhetarie e humanizmi, e cila  qė buron nga zemra e vuajtur, nga jeta qė ka njohur nė Sheper e Zagori, nga dėshira qė shqiptari tė jetė mė shqiptar. Nė krejt veprėn, shpaloset karakteri i tij, shpesh me atė temperamentin zemėrak zagorit...
“Ju qė mbroni skllavėrinė,/ ju qė bėni tė kėqia,/ ju qė mundoni njerinė/ e gjeēi nga Perėndia!” “O Shqiptarė tė mjerė, / ē’u ka marrė koka erė/ derdhni gjakun pėr tė tjerė!” Shqiptarėt flijohen pėr interesat e tė tjerėvet, pa e kuptuar interesin e vet! Mish pėr top! “E gjeēi nga Perėndia!”, “I ka marrė koka erė”, shprehje popullore nė Zagori, i ka bėrė tė flasė, si kambanė alarmi nė poezi. Zemėrimi qė buēet nė vargjet e tij, tė hedh nė historinė e largėt e tė afėrt. U bė kushtrim. Nė luftė pėr vetvete dhe me vetveten, pėr tė ēliruar mendjen e pėr tė fisnikėruar shpirtin, nė luftėn pėr ēlirim. Sheperiotėt, tė cilėt  e kanė njohur nga afėr, tė thoshnin qė fjalėn e kishte me njė forcė tė madhe logjike dhe shakanė nė majė tė gjuhės… Shqipėrisė i duhej tė forconte shpirtin dhe tė ndriēonte fytyrėn. Andon Ēako - qė i mori emrin asaj pllaje tė bukur, Ēajup, rrethuar nga maja malesh, ku lulja i thėrret lules e zihen nė valle,  bir i thjeshtė i kėtyre maleve tė Zagorisė, u bė njė nga bijtė e shquar tė Shqipėrisė nė misionin pėr tė forcuar shpirtin, pėr tė ndriēuar fytyrėn e atdheut tė tij, pėr tė parė triumfin e dritės qė do ta ēante errėsirėn.
Zėri i tij buēiti nė Shqipėri si krisma e armėve tė malėsorėve nė Kosovė e Labėri. Sikundėrse  thote poeti Kristaq F.  Shabani:”Ēakoja notoi nė dallge lumi,/Ndjeu antiveprimin , / u ndodh i pranishėm ne dhimbjet,/nė kontrastin e vjetėranes me dritėn,/Thurte kurora librash pa morte ..../pėr Mėmėdheun, e lėnė pėrtej deteve”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Lidhėsia nė trinomin: “Poeti, Zagoria, Kombi" nga Elda Dilo
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: