Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 “ Artisti që preku qiellin dramatik, filmik..."

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

“ Artisti që preku qiellin dramatik, filmik..."  Empty
MesazhTitulli: “ Artisti që preku qiellin dramatik, filmik..."    “ Artisti që preku qiellin dramatik, filmik..."  EmptySun Apr 24, 2016 12:29 pm

Veprimtaria Ndërkombëtare Pegasiane "MAGJIA E AKTRIMIT "
Referenca, 29 prill në Butrint
Referencë:
Nga Kristaq F. Shabani, shkrimtar, poet , studiues , estet ,IWA, WPS, AOM, President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, “Njeriu i Vitit 2011” ABI
“Bekim Fehmiu – Odiseu i Kosovës”vepër e gazetarit të mirënjohur FAHRI MUSLIU

Hyrësi çelësi për të hapur Portalin

Të nderuar miq , pjesëmarrës në këtë event ndërkombëtar pegasian!
Analitika reale e kualifikuar gjithmonë nxjerr në pah forcën apo irealen, ndriçimin apo errësimin, në këtë kontekst forcën apo dobësinë, krenimin apo uljen e kokës , lulimin apo vyshkjen , mbetjen apo vdekjen e një vepre…
Vërtetësia dhe madhësia gjithmonë shpalosen me një trajtë tjetër, me një metodë tjetër shprehëse, domethënëse, nxitëse, kulmuese, tunduese, lëvizëse, siparuese, thelluese, risore, kur kryeprotagonisti nuk duron dot formën gjeometrike të rrethit, apo lartësinë kubike, pa le, mandej, kur ky kryeprotagonist është kryezë violine, kryeinterpretues skene, filmi, pëllumbim qiellor, dallandyshe sjellse lajmi pranvere, trompetë lajmëse për aureola madhore, statujëzuar në zemër të Perandorisë aktruese, në thelbin e saj me një cilësi kualitative të paparë, tepër të ndjerë, ku zëri i dalë nga shenjtëria është triumfal, i spikatur dhe me fuqi qiellore.
Shkëlqimi është një veti e cilësuar, një kualitivitet i talentuar, por domethënia e ecjes varet katërcipërisht nga forca e shprehisë praktike, buresë e një individualiteti realizator teorik.
Krijuesi e, në këtë rast, gazetari i sprovuar me përvojë, Fahri Musliu, autori i disa librave të suksesshëm, pati besim të palëkundur në veten dhe në vetveten e tij, në këtë harmoni duet, për të ndërmarrë paraqitjen e një figure dimensionale, habitse e intepretimit të moderuar, sikundërse ishte figura horizonto- vertikale - gjerësore e Aktorit befasues dhe të talentuar, Bekim Fehmiu, i njohur nga miliona njerëz, për shkak të shkallinës së tij në Perandorinë e Aktrimit.
Në këtë kontekst, shkalla e vështirësisë të trajtesës së kësaj figure ka qenë me shkallë të lartë koefiçenti “mortal”, për vetë faktin se autori duhej të peshonte veten dhe të drejtpeshohej përpara shkallës së njohjes dhe triumfalizmit të Kryprotagonistit. Por, njëkohësisht, autori duhet të ishte shumë i kujdesshëm dhe i vëmendshëm në fokusimin e kryefigurës së Aktorit homerik e mitik, magjik Beki Fehmiu.
Duke lexuar këtë vepër me peshë të rëndë, jo nga madhësia dhe rëndesa e njësisë matëse, por nga vlera e substratit, të vijnë natyrshëm pyetjet retorike: “Përse kjo veçanti përzgjedhje? Ku buronte dëshira e autorit për të rrokur një temë të tillë kaq të bujshme, ku galeria e tipave me profile të ndryshme është prezente dhe aktive?”
Autori ka përcaktuar edhe gjininë lëvruese “monografi”, por ky format është jashtë formatit klasik, por një formë e re, e cila i ngjan një romani jetësor , plot personazhe, të cilat rrëfejnë, analizojnë, deduksionojnë, thelbojnë, profilizojnë, marrin role vlerësuese dhe kritikuese, por përbashkohen në gjenialitetin interpretues dhe plotëformin aktrues të Bekim Fehmiut.

Tensioni i aktit flijues, një skenë e karakterit “dramë”.

Një paraqitje e tillë kërkonte, pa dyshim, një kompozicion të natyrshëm, origjinal të veprës.
Një kompozicion i tillë, i cili fillesën e ka te drama e veteliminimit tip “Fehmiu”, i titulluar “Vetëvrasja, si akt personal”. Lajm tronditës dhe habitës, i parrokur nga mendësia bashkëkohore, atë ditë 15 qershori të vitit 2010; lajmi i figuruar, si bombë, nëpër media për largimin e mjeshtrit të aktrimit, vdekjen, fikjen e yllit, tragjizmin e aktorit, vetëflijimin tragjik, shuarjen e ikonës së filmit, shkuarje e beftë, e pabesueshme e legjendës-mit, i cili ishte nga të vetmit që aktroi në Perëndim nga vendet e Lindjes, për dy dekada.
Teksti i padeshifruar, i cili u finalizua përsëprapthi, ku Misteri, Fshehtësia, Magjia e aktorit, merr flakë dhe zjarr nga lënda iniciale e një shpirti…, duke përsjellë një gjendje shoku.
Eliminohet sinonimi i artit filmik, ngritja deri në lartësi “Mojsiu”; ngushëllimet përvijohen me nota të mëdha dëshpërimi për humbjen, e cila, mbi qiellin, jo vetëm të Kosovës, por të gjithë Trojeve shqiptare, mbi të gjithë botën e filmit që njohën Odisenë, ranë vranësira të pakuptuara, pikëllimi ngriti shtatin , dëshpërimi i rritur në disa fuqi gjeometrike.
Gazetarë, aktorë e aktore , dramaturgë, regjisorë, këngëtarë e këngëtarë, artistë, figura e personalitete, intelektualë nxjerrin fjalën si llavë… Në këto momente shndrit e lartësohet në atë kufi, ku duhet të ishte figura e këtij aktori polidimensional, shumëkahësh. Heshtja sfumohet nga njerëzit, por Kuvendi i Kosovës hesht institucionalisht dhe e kalon shkarrazi nderimin për Bekim Fehmiun. Beogradi i jep lamtumirë triumfale aktorit te madh shqiptar. “Nyje gordiane”, një antitezë dhimbëse, ku, në këtë rast, identiteti, origjina nuk pi “ujë” …
Bistrica do të ketë trupin e hirëzuar të Bekimit… Një gjest testamentar mitologjik i Bekimit. Një përtej jete - jetë me lumin, me detin , me oqeanin!
Pikëllimi prizrenas përshëndetet me duartrokitje frenetike për lartvlerësimin. Prishtina “harron”ritualin, po ashtu… Një zëvendësim i lotit dhimbës me duartrokitjen nderuese… Tetova hap librin e zisë. Komente, përshtypje, dhimbje, pikëllim marrarendës e marramendës… Familja e Bekim Fehmiut falenderon. Këtu bie sipari i pjesës së parë të librit, një pjesë e ngjeshur me domethënie.

Teksualitet i ilustruar

Pjesa tjetër është e përplotuar me teksualitetin e ilustruar, e cila “lakon” në formate dhe këndvështrime të ndryshme ndjesitë, përshtypjet, qëndrimet, kontaktet, bisedimet , trajtesat, këndvështrimet, pas ikjes tragjike të Aktorit. Flasin protagonistë takimesh dhe të mediave të ndryshme, aktorë filmash, regjisorë, gazetarë e tjerë.
Vetë titullimet, midis syresh: “Shndritshëm dhe tmerrshëm: Bekim Fehmiu” i Shkëlzen Maliqit; “Vdekja tragjike e aktorit” i Dragan Radoviq (lakmi dhe admirim); “Ikja e zotërisë së madh” i R. Radosavljeviq (artist i formatit botëror), “Bekim Fehmiu, mit dhe realitet” i Reshat Sahitaj, ku autori citon se aktori Bekim Fehmiu është aktor që, pa të cilin, nuk mund të shkruhet historiografia e Filmit shqiptar.
Në shkrimet e tjera që radhojnë, në këtë pjesë, preken gjëra të qenësishme, të cilat kanë të bëjmë me pyetje të shtruara për përkimin e kinematografisë, për ëndërrimin e interpretimit të Skënderbeut, për aktorin interpretues të Odiseut, për “Mbledhësin e Puplave”, për portretin shqiptar mes yjeve të trashëgimisë kulturore botërore. Rreshtohen njëri pas tjetrit lajmërime, shkrime të medias së shkruar, duke rrokur histori e bëma dramatike filmike, jepet lamtumira, por të bën përshtypje dhe kategorizime të një simboli princërues. I gjithë ky informacion, gjithë ky “bum” përshtypjesh dhe analitika të shkurtra në këtë përbashkim e ndërvartësi njëra me tjetrën, të lidhura me natyralitet, duke shmangur me profesionalizëm krijojnë profilin real të Aktorit të madh, i tej dashuruar ndaj Artit, dhe befasisë të të qenurit shqiptar, i pasionuar ndaj Atdheut të tij dhe Kombit. Në këtë profilizim, sipas një sensi e zgjidhje original, shfaqet dhe një nga pikat kryesore dhe esenciale.
Në këtë pjesë dalin në pah, zanafilla, ecja e rrugëtimit dramatik, duke i kushtuar shumë rëndësi manifestimit katërcipëror të zotit të vendit. Zbulohet me mjeshtëri rrallësia, jo vetëm e aktrimit dhe e sfilimit gjithëbotëror, por edhe bota e brendshme e aktorit reagues e me shpirt të ndjeshëm; ndjesia e tij për vendin e origjinës, reagimet e tij ndaj genocidit dhe akteve barbare, krenimi i tij për të qenurit shqiptar, por edhe moskuptesa e tij “kodi” dhe hedhja e “gurëve “ ndaj madhështisë së tij. Janë pasqyruar mjaft mirë në vepër lidhjet, uljet, ngritjet, frazimet, thashethemnajat e keqësisë, madje dhe aktive, të cilat burojne egër, gjithmonë, nga shpirtligësia dhe mediokriteti, zilia dhe kanë synim e kërkojnë “bombardimin” e figurave që bëjnë histori dhe dalin nga orbita e mendjengushtësisë. Fakti i tërheqjes nga skena për shkak të popullit të vet që po torturohej, e madhështon figurën e këtij heroi “eposik”, i cili jetoi shndritshëm dhe tmerrshëm (një antitezë marramendëse, refuzues i interpretimit para fytyrave të vrastarëve).
Tipizimi “Vdekja e dytë e Fehmiut”, është një përkufizim gjetës, por a mund të vdekë simboli?! Vështirë se po, pavarësisht se, ngandonjëherë, mediokriteti kërkon vdekje fatale të simbolit. E gjetur edhe shprehja se Bekim Fehmiu nuk ka nevojë për lot krokodilash i Elida Buçpapajt. Shpërthimet poetike për Bekimin kanë qenë gjatë gjithë rrugëtimit të tij nderues, por dhe vetë ai ishte një mjeshtër interpretues dhe i kësaj sfere të ndjeshmërisë ekstreme të shpirtit të madh poetik.
Niveli i Bekim Fehmiut arriti kufirin e legjendës. Ai ishte i pari shqiptar që preku qiellin Hollivudian. Ai interpretoi me partner dhe partnere diva të artit skenik botëror si: Ana Gardner, Candice Bergen, Robert Show, Shirli Meklejn, Olivera Katarina, Olivia de Havilland, Claudicia Cardinale e tjerë.
Një jetë homerike, një aristokrat dhe asket me botë depresive, i cili e privoi veten nga jeta, ama krijoi imazhin e një legjende të artit dramatik.

” E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme “

Pjesa e tretë është shumë interesante, pasi ka të bëjë me një pjesë të grupuar, të përzgjedhur nga libri Autobiografik ” E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme “ një libër dy vëllimësh, libër autobiografik i Bekim Fehmiut
Prologim: Djali i Bekimit, aktori, i cili vijoi traditën e të atit, në artin interpretues, Uliksi, thekson:” Ai ka thënë se i ka shkruar për ne, të dimë. Por unë jam i bindur se kanë lindur nga nevoja e thellë që të vazhdojë të flasë edhe pse hoqi dorë nga fjala e aktorit”.
Pra ky është një shpjegim esencial i një synimi.
“E shkëlqyeshmja dhe e tmerrshmja” shtrihet në një hapësirë kohore dyvëllimësh, i pari që prej lindjes e deri në vitin 1955 dhe vëllimi i dytë prej vitit 1955 deri në vitin 1989, ku ai në vëllimin e tij të dytë trajton zhvillimin e ngjasive njerëzore dhe rrugëtimin aktorial, suksesimin e këtij ylli legjendar dramatik e filmik në evente të mëdha interpretuese.
Bekimi, sikundërse e shpjegon autori, Fahri Musliu, e ka titulluar më këtë titull librin e vet, duke u nxitur nga një fjali e gazetarit, shkrimtarit, publicistit dhe novelistit francez Abert Kamy.
Bekimi të dy vëllimet i ka shkruar në serbokroatisht, mirëpo vëllimin e parë e ka përkthyer vetë në gjuhën autentike shqipe të asaj kohe, që flitej në Prizren, por ai ka përdorur edhe gjuhën letrare.

Substancive
Pjesët e përzgjedhura nga libri i Bekimit të pasqyruara në këtë libër shquhen:
për forcën shprehëse narrative, rrëfenjën e bukur, për fjalën me art, për substratin e jashtëzakonshëm, duke u ndalur në kohë pikante, në moment jetësore tërheqëse dhe vendosëse, në dukurinë e shfaqjes së talentit, në rrugëtimin e kulturimit, në spikatjen e aktrimit në rolet e para; në fluturimin aktoresk brenda dhe jashtë vendit. Një galeri tipash lëviz, të cilët të përshtypëzojnë me origjinalitetin e tyre dhe me mënyrën intrigante dhe çiltërore të rrëfimit të ngjarjes. Diagrama e rritjes plot peripeci të bukura demonstrohen në këtë libër : Bekimi i vogël , Bekimi nxënës, Bekimi i shfaqur si talent, Bekimi student, Bekimi aktor, Bekimi shkëlqim brenda vendit, hapat e para të triumfit, Bekimi prek triumfin, natyralizohet si aktor i shkëlqyer ndërkombëtar, duke prekur Perëndimin dhe Hollivudin, përmasa e tij e njohjes në sistemin dramatik dhe filmit merr frymëmarrje, prekja e sukseseve njëra pas tjetrës, por dhe rrugëtimi jetësor, lidhja me bashkëshorten e talentuar, Branka (kurorëzimi i tyre i ndodhur në Romë të Italisë, viti 1968) fëmijët e tij Uliksi dhe Hedoni, marrëdhëniet me vëllezërit dhe motrat. E spikatur figura e babait Ibrahim, marrëdhëniet dhe dashuria e madhe ndaj nënës Hedije (të dy këto personazhe them se janë shumë të spikatur nga mënyra, se si përshkruhen ), por edhe vëllezërit dhe motrat, të cilat, së toku, përbëjnë një plejadë Fehminiane të spikatur në kulturim dhe profesione, shëmbëlltyrë e nivelit tipik të avancuar emancipues shqiptar të asaj kohe, por mos të harrohen edhe marrëdhëniet me figurat e njohura të teatrit dhe të filmit botëror, marrëdhënie tipike, karakteristike, profesionale, të spikatura, një shkollë e rëndësishme në fushën aktrore të filmit , kinematografisë. (Përshtypëzim : 11 filma për një kohë të shkurtër prej tre vitesh!)
Qëndrimi ndaj filmit “ Mbledhësit e Puplave”, i cili i hapi rrugën drejt kinematografisë botërore; kujtimet për aktoren Olivera Vuço, Irena Papas, aktorja e talentuar arvanitase, partnerja e Bekimit në serialin televiziv “ Odiseu”, i cili tregoi superioritetin e këtij ylli shkëlqimtar në hapësirën e kinematografisë; përshkrime fantastike njohjet me: Kendis Bergen, Ana Molfo, Xhon Hjuston, Ernest Borgnine, takimi me Brizhita Bardo, Ava Garnder ( një rrëfim mjeshtëror e çiltëror) janë spikatje.
Plot ndjesi rikthimi në teatër, pritjet kudo të motivura për artistin në Itali, Shqipëri e kudo… Ngjarje, ngjasi, skicime, përshkrime dhe një tërësi e plotë filmike pasqyrohet në ekranet e trurit te lexuesve, teksa përfundon këtë pjesë, e cila mbyllet natyrshëm me një frazë: Dita është shurdhuar. Dhe pikërisht në Prishtinë, më 22 gusht 1989, ora 03.17

Katra, pjesë e këtij libri pasqyron shkrime për Bekimin gjatë gjithë jetës dhe veprimtarisë së tij aktive

Nëpërmjet vetëm këtyre fjalive të përbashkuara mund të nxirret një botëkuptim , një karakter, një personalitet dhe tërësia e proceseve volitive të artistit të madh: “More ai është i marrë(e pabesushme) “ – bërtiti regjisori Luis Gilbert…, ”Politika ime është arti, “- shprehet Bekimi. Shprehësitë e gjetura e diktojnë qartazi këtë që theksuam më lart: “Kopracëria e fjalëve në jetën private”, “Refuzimi i ndërrimit të emrit”, “Njeriu i sojit të Bekimit duhet të arrijë sukses të jashtëzakonshëm”, ”Mburrje pa paragjykime”, “Shikimi vetëm përpara”, “Të dish të jetosh kohën”, “Premiera e madhe seksit në ajër” (Aventurierët) …
Një tërësi shkrimesh, të cilët të rrëmbejnë.

Veçantia e intervistave, shprehësi të realitetit, të konkretes dhe të madhështisë

Vend të rëndësishmë në vepër zënë intervistat e Bekim Fehmiut, në të cilat zbulohet bota e tij e madhe shpirtërore, kompleksi tij inteligjent, intuitativ, profesional, marrëdhëniet me aktiven dhe superaktiven.
Të bie në sy aftësiae tij për të kapur dhe trajtuar magjishëm gjithmonë thelbin, zgjerimi i thelbit nëpërmjet një arsyetimi model dhe një psikologjie të përparuar, ku zbulohet e vërteta, konkretja, inspirimi, dëshira majë dhe dëshirat e vogla, profesionalizmi, teknika, protesta, revolta, bukurimi skenik, serioziteti, dilema e tjerë. Dhe të gjitha këto nëpërmjet një figurimi, që çdo krijues serioz do ta kishte zili.
Titujt e mëposhtëm çkodifikojnë botën dhe misterin e saj, fshehtësinë e bukur:
“Rolet i pres i përgatitur”, “Mizat e vogla dhe kali në vrapim të zjarrtë”, “Emri im është trashëgimi dhe detyrim”, “Bekimi pushton Amerikën”, “I dua femrat e bukura”, “Do të jem një “klan” me ata, me të cilët mendoj ngjashëm” (Unë aktroj dhe kritikët kritiojnë), “Nuk ka të pamundshme, po s’duhet fluturuar”(Mos harresa nga është dhe mos harrimi i vetvetes), (Talenti? Por me gjithatë jam i bindur se në karrierën e aktorit më së shumti ndikon puna), “Pa pezëm tutje”, “Bekimi zbut bishat”, “Unë flas kështu, sepse kështu mendoj”, “U tregova të gjithëve se njerëz me “bishta” nuk jemi”, “Provat janë akti më i bukur i Teatrit”, “Aktrimi si terapi”, “Bekim Fehmiu apo kapërcimi i Ylberit”, “Të gjithë i kemi kaluar kufijtë, që nuk guxohen të kalohen” e tjerë.
Këtu flitet me gjuhë të zjarrtë talentore dhe mendje të mprehtë .
Jeta e tij një jetë shkathtësi mendjeje, shkathtësi lëvizjeje, shkathtësi aktruese deri në magjizëm…

Ekspozimi tekstual dhe ilustrativ

Një kujtesë e bukur është pjesa e këtij libri, ku ilustrimi zë vend parësor, ku ekspozohen dhe përshkruhen tekstualisht gjithë veprimtaria në skenë dhe në film e aktorit të famshëm, duke nismuar që viti 1953 me interpretimin e rolit, si gjimnazist, në filmin “Fëmija e Komunës”, 1955. Këtu, në këtë fillim pjesë, bëhet një jetëshkrim profesional për interpretimet e Bekimit prej zanafillës. Lexuesi merr një informacion të hollësishëm për dramat dhe për filmiografinë, duke filluar në paraqitje me filmin hapës të rrugës së madhe “ Mbledhësit e Puplave” e duke vijuar me “Odiseun” Bekim Fehmiu Uliksi, Irena Papas Penelopa Samson Burke - Ciklopi si dhe Barbara Bah dhe Gerhard Herter. Historia e Odise - Uliksit, e cila është e zhvilluar në faqen e librit është shumë e domosdoshme për njohuri për të gjithë ata që dëshirojnë ta dinë. Vijohet pastaj me paraqijen e filmit “Avendturierët”, “Dezertori”, “Bora e fundi e pranverës” , “Libera , dashuria ime”, “Leja për vrasje” , “E gatshme për gjithëka” , “E diela e zezë”, “Gjethi është i gjërë”, “Nën qiellin e njëjtë” , “Kurthi për Gjeneralin” e tjerë.
Një panoramë filmike e përmbushur me ngjyra jetësore. Regjisorët, me të cilët bashkëpunoi, apo u drejtua, aktori gjatë filmimeve, pa dyshim, ishin shumë të njohur sikundërse: Aleksandër Petroviq, Franko Rosi, Mario Bava, Luis Gilbert, Burt Kennedy, Cyril Francel, Tinto Brass e tjerë.
Në këtë pjesë bien në syndritshëm titujt dhe çmimet e akorduara Bekim Fehmiut.

Dy sentenca për dy pjesë të librit

Pjesa e shtatë e Monografisë pasqyron moment jetësore të aktorit, një album familjar si dhe diçka paraqitëse nga arkivi i tij, duke shprehur dhe talentin e tij për pikturë.

Në pjesën e tetë dhe të fundit pasqyrohen disa krijime të disa krijuesve nga Ali Podrimja e deri te Riza Dreshaj, ku krijuesit dhe krijueset janë munduar të shprehin me stilin, aftësinë dhe metodën e tyre ndjesitë për figurën e Bekimit. Natyrisht , këto krijime kanë zënë vend në këtë monografi, si përjetime vetjake të krijuesve, duke tentuar për arritur ndonjë shkallinë poetike.

Përfundesë dritimi

Ky libër monografik i përcaktuar nga ana ime, si roman jetësor, është një vepër, e cila duhet të jetë në fondin kryesor përfaqësues të librit shqiptar për vetë faktin e evidentimit të një jete plotësi ngjyrore dhe përfaqësuese në kinematografinë botërore të Bekim Fehmiut, i cili mund të kishte dhe titullin “ Bekim Fehmiu, Odiseu i Kombit”. Ky libër ka nevojë të shndërrohet në një libër universal, duke u përkthyer sidomos në anglisht. Madje, është një libër , i cili duhet të lexohet nga aktorët, dhe ata që duan të përfitojnë nga një përvojë e madhe, pasi kjo përvojë është një pasuri kombi. Duhet të shërbejë dhe të hyjë në programet e Arteve të Bukura. Duhet të jenë organizmat e specializuara, të cilat duhet të tregojnë kujdes për evidentimin dhe publikimin e figurave të këtyre përmasave. Po kështu figura e këtij personaliteti të ndritshëm duhet të nderohet nga instancat më të larta, jo vetëm në Kosovë , por edhe në Shqipëri për të larë një borxh të madh ndaj tij. Në lidhje me këtë duhet të pushojë heshtja e memecërisë nderuese.
LNPSHA “PEGASI” ALBANIA në bashkëpunim me aktorët e tjerë ndërmori këtë hap për të realizuar një prezantim analitik në Butrint, duke patur gatishmërinë dhe përkrahjen e Bashkisë së Sarandës, Drejtorisë së Parkut Kombëtar të Butrintit si dhe të autorit të veprës.

24 prill 2016
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
“ Artisti që preku qiellin dramatik, filmik..."
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Luan Bexheti, shqiptari që preku Hollywood-in

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: