Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Dr. Hekuran A. RAPAJ"ARSIMIMI DHE EMANCIPIMI..."

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Dr. Hekuran A. RAPAJ"ARSIMIMI DHE EMANCIPIMI..."    Fri Jan 13, 2017 9:41 pm

ARSIMIMI DHE EMANCIPIMI PROMOVOJNĖ SIGURI NJERĖZORE KOMBĖTARE

Dr. Hekuran A. RAPAJ
E-mail: hekuranalirapaj@live.com.
Tel. 0692384152 dhe nė Kosovė, 045413758

Abstrakt
Emancipim do tė thotė ēlirim i njerėzve, qofshin kėta individė apo tė grupuar, nga kufizimet fizike dhe njerėzore qė i ndalojnė tė realizojnė atė qė do tė zgjidhnin tė bėnin nė kushte lirie... Siguria dhe emancipimi janė dy anė tė sė njėjtės monedhė. Prandaj arsimimi dhe, nėpėrmjet tij emancipimi dhe jo fuqia apo rendi, janė katalizatorėt e sigurt qė prodhojnė sigurinė e vėrtetė. Kėsisoj, arsimimi i njė shoqėrie lind emancipimin e saj, ndėrsa tė dyja sė bashku promovojnė vlera tė larta e tė qėndrueshme nė sigurinė njerėzore tė kombit.
Parė nė qasje tė ndryshme mbi kėrcėnimet e sigurisė sė njė shteti, arsyetojmė se ndonėse shteti dhe territori janė objekte referimi tė rėndėsishėm, dhe mbrojtja e tij nga kanosjet ushtarake sjell nė mėnyrė tė pashmangshme mbrojtjen njerėzve brenda tij. Ndonėse ky fakt ėshtė tejet i nevojshėm, nuk plotėsohet si njė argument i mjaftueshėm. Reformimi i sigurisė nuk nėnkupton vetėm krijimin e mekanizmave tė sigurisė, por reformimin arsimor dhe emancipimin e konceptit tė sigurisė, i cili fokusin e vendos tek i individi, tek ajo qė njihet “siguri njerėzore”, si njė mekanizėm jo vetėm i sigurisė publike por edhe i demokratizimit tė vendit, krijimin e njė shtrati mė tė sigurt emancipues nė pėrhapjen e vlerave kombėtare. Rritja e njė niveli akademik, pėrmirėsimi i metodave shkencore nė drejtimin e arsimimit, reformimi i pėrgjithshėm i sistemit arsimor, kryesisht atė universitar, do t’i shėrbejė dhe garanton me pak energji sigurinė njerėzore dhe qytetare.
Hyrje
Nė kėtė studim, mendojmė qė tė pėrqendrohemi nė rėndėsinė qė paraqet arsimimi nė emancipimin e sigurisė njerėzore, duke u fokusuar jo vetėm nė rėndėsinė teorike tė kėtij fakti, por nė pėrvojėn arsimore universitare shqiptare, gjendjen aktuale dhe pėrfundime pėr njė zhvillim shkencor sa mė produktiv nė kėtė qasje, sfidat dhe mundėsitė qė pėrmes arsimimit, emancipimit tė kontribuojmė sa tė jetė e mundur nė sigurinė njerėzore dhe atė kombėtare.
Parė nė qasje tė ndryshme mbi kėrcėnimet e sigurisė sė njė shteti, arsyetojmė se ndonėse shteti dhe territori janė objekte referimi tė rėndėsishėm, dhe mbrojtja e tij nga kanosjet ushtarake sjell nė mėnyrė tė pashmangshme mbrojtjen njerėzve brenda tij. Ndonėse ky fakt ėshtė tejet i nevojshėm, nuk plotėsohet si njė argument i mjaftueshėm sigurie. Nė kėtė rast pranohet rreziku nga dhuna e jashtme ushtarake, por nuk merret parasysh dhuna e brendshme, si dhe mjaft kėrcėnime tė tjera mė tė gjera qė kanė tė bėjnė me zhvillimin ekonomik, social, mjedisor, kulturor, arsimor dhe emancipues tė shoqėrisė. Fokusimi i teorisė realiste vetėm nė rreziqet e jashtme ndaj shtetit, pothuajse ka dėshtuar nė garantimin e sigurisė pėr shumicėn e qytetarėve brenda shtetit. Kjo situatė normalisht e kundėrshtueshme pėr shumicėn e njerėzve, e bėn shtetin, pra objektin referues tė qasjes realiste – tė ndjeshėm dhe tė pėrgjegjshėm, si ndaj kėrcėnimeve tė jashtme ashtu dhe ndaj atyre tė brendshme.
Pėr mė tepėr, nė botėn e sotme, nacionale, rajonale dhe globale, kėrcėnimet e brendshme janė mė tė zakonshme dhe, pothuajse tė pėrditėsuara sesa kanosjet ushtarake nga jashtė. Ato kontribuojnė duke na faktuar problemin e dėshtimit tė shtetit, i cili fillimisht cenon garantimin e sigurisė njerėzore, e mė pas, nė mėnyrė ciklike, trondit themelet e sigurisė kombėtare.
Kėshtu qė, nisur nga ky kėndvėshtrim, na lind detyra analitike qė tė mos pėrqendrohemi vetėm nė sigurinė shtetocentrike, por tė shtrijmė kėndvėshtrimin shkencor dhe real, pėr tė studiuar e marrė nė shqyrtim njė gamė tė gjerė rreziqesh ndaj mbijetesės sė shtetit, paqes dhe stabilitetit kombėtar nė qasjen referuese tė sigurisė njerėzore dhe rolin emancipues tė reformave arsimore nė shoqėrinė shqiptare.
Teza kryesore qė do tė parashtronim, ka tė bėjė me ecurinė e pėrpjekjeve tė intelektit njerėzor, qėllimi arsimor dhe emancipues i shoqėrisė, debatet rreth vėrtetėsisė dhe vlerave tė ideve, qėndrimeve dhe veprimeve qė na kanė imponuar gjatė kohrave tė fundit tranzicioni formal mbi reformėn arsimore universitare, por dhe parauniversitare.
Liria dhe emancipimi, epiqendra tė reformave arsimore
Shpesh dhe nė vazhdimėsi, nė mėnyrė tė artikuluar e tė pėrditėsuar, kryesisht nga media e shkruar dhe vizive, pasuar nga analistė tė njėanshėm, kryesisht nėn vėzhgimin e qėndrimit politik, rrėfejnė traditėn e gjatė shtetocentrike, madje tė veshur dhe me petalet nacionaliste, duke vendosur sigurinė e individėve nė qendėr tė anashkalimeve ose tė kritikės sė tyre ndaj sigurisė shtetocentrike dhe asaj ushtarake.
Ideja se njerėzit duhet tė jenė tė sigurtė nė jetėn dhe aktivitetin e tyre tė pėrditshėm dhe jetėsor, nuk ėshtė e re dhe as e papritur. Por, nga njė fokus antropocentrik nevojitet qė tė vėzhgojmė e ta vendosim nė udhėheqje tė filozofisė politike tė shoqėrisė drejt liberalizmit, duke vendosur nė epiqendėr tė saj individin, pėr tė garantuar sigurinė e njerėzve, lirinė dhe barazinė, arsimimin dhe emancipimin e tyre. Kjo nėnkupton mbrojtjen e individėve dhe shoqėrisė prej pėrēarjeve tė papritura dhe tė dėmshme tė jetės sė pėrditshme, duke filluar qė nga shtėpia, puna, komunitete tė ndryshme, pėr tė shkuar drejt dhe nė auditorėt e dijes, kulturės, shkencės dhe emancipimit social e shoqėror.
Ēfarė vlere kanė metodat qė ofrojnė reformat e ndėrmarra nė formimin intelektual kulturor, profesional dhe shkencor tė brezit tė ri, nė funksion tė kėrkesave dhe nevojave nė rritje tė dijes emancipuese tė shoqėrisė shqiptare? Cila mund tė jetė rruga e drejtė qė shkencėrisht dhe praktikisht mund tė ndiqet nga institucionet akademike arsimore apo personeli akademik e mėsimdhėnės nė auditorė dhe nė jetė? Si mund tė njihet ajo pėrvojė? Cilat janė rezultatet e reformave dhe kėrkimit shkencor, jeta akademike dhe ajo studentore nė funksion tė sigurisė? Sigurisht qė po. Nė qoftė se po, cili ėshtė qėllimi? A janė ato tė sė njėjtės natyrė si pyetjet qė shkencat, veprimtaria kėrkimore e shkencore dhe menēuria e punės intelektuale universitare t’iu pėrgjigjen nė mėnyrė tė kėnaqshme dhe tė pranueshme nga tė gjithė? Nėse jo, atėherė, a ka kuptim t’iu pėrgjigjemi?
Garantimi i sigurisė njerėzore, nė kėtė kėndvėshtrim dhe i sigurisė kombėtare e mė tej, kėrkon njė qasje tė pėrshkallėzuar pėr t’iu adresuar njė hulumtimi shkencor dhe qėndrim intelektual tė strukturave pėrkatėse shtetėrore dhe pėrgjegjėsisė ndaj nivelit arsimor, kulturor dhe emancipues tė individėve, tėrė strukturės shtetformuese. Ky perceptim ndryshe, ta karakterizojmė si njė prej shqetėsimeve tė gjera, qė pėrbėn bazėn e reagimit tė kuptimit shqetėsues dhe tė pėrkufizimit reagim-hulumtues pėr shoqėrinė shqiptare.
Ndėrkohė, do tė ishte e natyrshme tė shtronim pyetjen: Pėrse kėrkimi dhe hulumtimi shkencor, si objekt referues, emancipimin e shoqėrisė nė funksion tė sigurisė individuale, ka ardhur nė qendėr tė vėmendjes pėr reagim pa humbur kohė? Cilave qėllimeve u shėrben ky koncepto-qėndrim empirikisht saktė brenda agjendės sė sigurisė njerėzore kombėtare? Pra, a ėshtė domosdoshmėri aktuale qė problemet e ambientit tė sigurisė njerėzore t’i studiojmė e tė reagojmė nėn kėndvėshtrimin e emancipimit kulturor tė shoqėrisė, ngritjes sė nivelit shkencor tė arsimit kombėtar? A ėshtė i dobishėm ky qėndrim?
Referuar qėndrimeve ndaj kėtij konceptimi, nėn kėndvėshtrimin tonė, nevojitet qė tė pėrqendrojmė vėmendjen nė aspektin zhvillimor qė sjell nė perspektivėn e emancipimit tė shoqėrisė shkenca dhe arsimimi. Mė konkretisht, jo vetėm si njė pėrpjekje pėr tė investuar sa mė shumė burime financiare nė luftėn kundėr varfėrisė nė rritje, larg indikatorėve ekonomikė tė thjeshtėsuara te GDP-ja.
Shumica dėrmuese e konflikteve nė ditėt e sotme, zhvillohen brenda kufijve tė shteteve nė zhvillim dhe shumė mė pak ndėrmjet shteteve. Qeveria nė kėto shtete dėshton konkretisht pėr shkak tė ekzistencės sė konflikteve, deri dhe tė armatosura, midis grupeve, disa herė midis qeverisė dhe kryengritėsve tė pakėnaqur kundrejt reformave tė marra. Por edhe ndaj rivalėve ideologjik, etnike e kryesisht sociale. Pėrqendruar nė kėtė kėndvėshtrim, mbi 70% e vdekjeve janė shkaktuar nga konfliktet tė brendshme dhe mungesa e sigurisė njerėzore brenda shtetit. Ndėrsa nė Shqipėri, njė rast vdekjeje ka ardhur si rezultat i luftės ndėrmjet shteteve, njė pėrfaqėsues i forcave paqeruajtėse tė ushtrisė shqiptare, ra dėshmor nė Afganistan.
Nė se pranojmė se garantimi i faktorėve kryesorė i sigurisė njerėzore ėshtė qėllimi shkencor i arsimimit tė shoqėrisė, atėherė ėshtė ironike sesi sot i kushtohet mė tepėr vėmendje ligjėratave deri nė dhunė politike, ēka ka sjellė si rezultat orientimin e burimeve gjithnjė e mė tė shumta drejt proceseve tė menaxhimit tė pasojave tė ndryshme me mjaft precedentė dhe nė humbje mjaft tė mėdha tė kostos njerėzore e financiare, dhe mė pak parandalimet e shkaqeve tė tyre, siē janė varfėria, rritja e analfabetizmit, rritja e konflikteve tė brendshme brenda shoqėrisė si krimi nė familje, aksidentet e ndryshme nga mungesa e sigurisė tekniko-profesionale, rrugore apo teknologjike, krimi transnacional qė nga pastrimi dhe qarkullimi i parave tė pista, droga, trafikimi i qenieve njerėzore, ambientet pėr veprim terrorizmi e deri tek politikanė sharlatanė (nė mjaft raste e deri nė kriminelė) me njė formim arsimor e qytetar mė poshtė se niveli mesatar i shoqėrisė pėrfaqėsuese.
Nė fakt, nėse shteti nuk ėshtė i aftė tė bėjė tė mundur sigurinė e shtetasve tė vet, t’i mungojė prodhimi i politikave pėr krijimin e njė klime tė ngrohtė nė rritjen e nivelit arsimor dhe kulturor tė qytetarėve nė funksion tė sigurisė kombėtare, atėherė duhet respektuar apo legjitimuar ky shtet?
Tė gjitha kėto dhe tė tjera, i lidhė njė emėrues i pėrbashkėt: paaftėsia e strukturės pėrkatėse politike, shtetėrore, institucioneve pėrkatėse qeveritare dhe joqeveritare, arsimore, shkencore, studimore qė kanė tė bėjnė me rritjen e nivelit shkencor pėr njė pėrshtatje emancipues tė shoqėrisė nėpėrmjet cilėsisė arsimore.
Ky fakt na vendos pėrballė njė realiteti tė ri: Aktiviteti jonė kėrkimor e shkencor nevojitet qė intelektualisht tė pėrballet me konfliktin e krijuar midis keqpėrdorimit tė arsimit pėrkundėr kėrkesave nė rritje dhe shpenzimeve ekonomike tė qytetarisė shqiptare. Ky konflikt real, kėrkesės pėr zhvillimin emancipues kulturor tė shoqėrisė shqiptare pėrballė realitetit, ėshtė i rėndėsishėm dhe duhet vlerėsuar. Ky zhvillim, nė sencin pozitiv, promovon vlerė, ėshtė garantues i sė ardhmes sė sigurisė njerėzore kombėtare drejt integrimit evropian euroatlantik, si dhe nė strukturat ndėrkombėtare rajonale e globale.
Nė mėnyrė ironike, fokusuar nė dhunėn e brendshme tė shteteve tona, krahas mjaft vektorėve tė tjerė, ka mė shumė gjasa qė tė na ketė ēuar drejt njė politike jo tė pėrshtatshme, ndoshta dhe tė dėshtuar, nė reformat e ndėrmarra, pėr rritjen e nivelit kulturor, arsimor e emancipues nė shoqėrinė shqiptare. Pra, objektivi parėsor i sigurisė njerėzore ėshtė rritja cilėsore emancipuese, arsimore e intelektuale e shoqėrisė shqiptare.
Ashtu si nė fushat e tjera mjaft tė gjera tė problematikės nė Mijėvjeēarin e ri, roli emancipues i shoqėrisė nė forcimin e “Sigurisė njerėzore”, dhe mė tej, nė atė kombėtare, konsiderohet i njė rėndėsie tė dorės sė parė. Tė gjitha doktrinat e mėdha qė trajtojnė temat tradicionale tė lirisė dhe autoritetit, tė sovraniteti dhe tė sigurisė, qėllimeve tė shtetit (pozitive apo negative qofshin), nė epiqendėr duhet tė kenė individin. Reformat dhe modernizimi arsimor pa kėtė pikė reference ngelet shterpė dhe i dėshtuar.
Gjetja e metodave kėrkimore e praktika shkencore tė pėrshtatshme pėr kėtė qėllim, ka ngjallur shpeshherė polemika tė ashpra, madje dhe konflikte me pasoja nė vendimmarrjen politike midis qeverisė dhe pjesėve tė shoqėrisė shqiptare tė interesuara. Disa kėrkojnė pėrgjigjen nė punėn qė duhet bėrė, nė rishikim tė kurikulave, rritjen e cilėsisė nė dhėnien dhe kėrkesėn e mėsimdhėnies, nė sistemet spekulative tė funksionimit tė universiteteve, kryesisht kjo nė lidhje me funksionimin e pjesėmarrjes sė drejtpėrdrejtė studentore nė ligjėrata, seminare, punės praktike dhe studimore tė pavarur, nė dhėnien e notave dhe diplomave fiktive, mungesa koherente e punės praktike profesionale nė grupe dhe individualisht, etj. Kėto ēėshtje janė tė njė ndasie themelore pėr tė pėrcaktuar rrugėn qė duhet ndjekur pėr tė ardhmen.
Natyrisht, ēdo gjeneratė, pjesė e shoqėrisė shqiptare ka patur lėvizjet, pėrkushtimin, reformat, kėndpėrqendrimet, rezultatet dhe dishezat e veta. Tė gjitha kėto janė padyshim ura lidhėse midis asaj qė ēfarė ėshtė bėrė dhe si duhej bėrė, kush e bėn dhe kush duhet ta bėjė reformėn dhe revolucionarizimin e emancipues tė shoqėrisė pėr njė siguri garantuese njerėzore kombėtare. Nė ēdo moment ne jemi kontaktuar me skeptikėt e ndryshėm tė cilėt nuk kanė dhėnė njė rrugėzgjidhje shkencore pėrfundimtare se sa zgjidhjet parashtruara nė funksion tė klimės kulturore tė epokės ku kanė jetuar.
Nė kėtė evolucion arsimor jemi frymėzuar nga njė aksh mendimtar intelektual, tė pėrkushtuar, tė vendosur pėr reformė arsimore gjithėpėrfshirėse kulturore, integruese e emancipuese, nė pėrputhje tė kushteve sociale, ekonomike, politike, nė funksion tė temperamentit tė reformatorėve apo dhe tė interesave tė tyre intelektuale e politike. Kuptohet qė skeptikėt ose i konsiderojnė si tė parėndėsishme dhe duhet lėnė mėnjanė, ose si tė bezdisshėm por, dhe tė rrezikshėm, ēka ndonjėherė kohėt e turbullta i kanė bėrė objekt persekutimesh dhe injorimesh. Aktualisht, nga ky grupim intelektualėsh ka nga ata qė nuk e vinin nė dyshim rėndėsinė e kėtyre ēėshtjeve, por ata dyshonin vetėm nė mundėsinė e arritjes sė zgjidhjeve pėrfundimtare, ose dhe abstrakte.
Do tė ishin debatet e fund shekullit XX dhe nė Mileniumin e ri qė shoqėria shqiptare tė hidhte hapat vendimtarė nė drejtimin integrues, emancipues, nėpėrmjet rritjes sė kapaciteteve intelektuale, drejt progresit tė sigurisė. Nė vitet e “demokracisė” shqiptare, ndoshta pėr herė tė parė nė histori, lindi ideja se pėr t’u dhėnė rrugė tė tilla ēėshtjeve qė kanė ngatėrruar, herė herė dhe torturuar breza tė tėrė intelektualėsh e struktura akademike universitare, tė pėrkushtuar e tė ndershėm, tregoi disa herė se mėnyra mė e mirė pėr vendimmarrėsit nuk ėshtė ajo e pėrdorimit tė arsyes, tė aftėsive tė mistershme qė mund ta quajmė “intuitė”, por se kalimi nga njė ekstremitet nė tjetrin, mohues i krejt pėrvojave tė kaluara, ose kalimi nė formalitet e nė ligjėrata boshe politike. Kjo mėnyrė nuk konsiston nė mėnjanimin e mangėsive tė reformės emancipuese arsimore me mjetet racionale, duke vėrtetuar burishmėrinė e arsyetimeve tė gabuara nga keqpėrdorimi i gjuhės vlerėsuese “bardhė e zi”, aftėsia e dobėt intelekte pėr mosnjohjen e efekteve.
Sigurisht qė kėto burime, argumentime mosvepruese, kanė penguar, me ose pa dashje, zbatimin metodave racionale tė argumentimit psiko-akademik tė kėrkimit shkencor nė funksion tė rritjes sė nivelit reformave dhe cilėsisė universitare nė Shqipėri.
Nuk ėshtė fjala aspak pėr t’u shtjelluar rrjedhimet logjike tė problemit nė fjalė, as pėr tė hedhur dritė mbi kuptimin kontekstit, rėndėsinė apo zanafillėn e tij, por pėr tė parė se “ēfarė mbetet pėrfundimisht” pėr tė bėrė, por nė ndryshimin e perspektivės nė tė cilėn shfaqet pėrpara nesh ky problem. Kėshtu qė, ēėshtjet nuk mund tė zgjidhen me ndonjė “formulė” tė gatshme, ekziston mundėsia t’i katalogojmė nė opsione nga tė cilat “pacienti” duhet shėruar.
Nė qoftė se dikė e mundon dyshimi se lidhja koherente arsim-emancipim, nė kuptimin e plotė tė fjalės, ėshtė e papajtueshme me anashkalimin e sigurisė njerėzore dhe emancipimin e shoqėrisė dhe, megjithatė, vazhdon tė jetė i pėrkushtuar si ndaj pėrmirėsimit tė sistematik akademik arsimor dhe ndaj sigurisė kombėtare, ėshtė krejt mundshme qė tė hiqen qafe njė herė e mirė idetė e gabuara. I ēliruar nga kjo barrė dileme, ēdo kush do tė merret me punė shoqėrisht shkencore tė dobishme nė promovim vlerash emancipuese pa e humbur kohėn me vramendje.
Pėr kėtė, sigurisht pėrgjegjėsia nuk i takon vetėm regjimeve tė vjetra, apo reformave arsimore tė sistemit socialist, tė cilat kanė qenė pėrfaqėsi tipike tė mendimeve, veprimeve dhe vendimmarrjeve arsimore tė periudhave pėrkatėse emancipuese dhe tė sigurisė kombėtare.
Sigurisht, qė vetė sistemi i kėsaj periudhe, ka hedhur mjaft dritė (por dhe hije) mbi problematikėn e diskutueshme: shoqėri-emancipim-shtetocentrik-siguri. Arriti nė rivlerėsime dhe interpretime tė reja e tė frytshme (porse nga njė herė edhe shterpė, si rezultat i tejngopjes ideologjike) nė revolucionin arsimor mbarė kombėtar, tė kulturės dhe emancipimit shoqėror, ndoshta, dhe pse jo, nė kėtė drejtim me njė koherencė logjike produktive e tė suksesshme mė tė hekurt.
Sistemi socialist besonte se pjesa mė e madhe e popullsisė shqiptare ishte analfabete, pa fare pėrvojė akademike e shkencore dhe se arriti t’i jepte zgjidhje. Kėto zgjidhje u mbėshtetėn sigurisht nė argumente qė mendonte se pėrputheshin mė sė mirė me kodet e zhvillimit kulturor dhe arsimor tė kohės sė tij. Nėse reformat dhe zhvillimi arsimor socialist kanė qenė mbėshtetur mbi argumente, punė shkencore dhe zgjidhje tė vlefshme sa ē’pretendohej, kjo pėrbėn njė tjetėr ēėshtje. Ēfarė na intereson kėtu, ėshtė fakti se ky sistem shoqėror pranonte njėmendėsinė shqetėsuese tė nivelit tė dobėt analfabet tė popullsisė tė cilave kėrkonte t’u jepte dhe, u dha zgjidhje.
Pėrvojė nga evolucioni arsimor shqiptar, 1945-1975
Qė nė momentin e parė tė ēlirimit tė vendit nga pushtuesit nazi-fashistė, nė muajin nėntor 1944, u zhvillua Kongresi Shqiptar i Arsimtarėve, me njė pjesėmarrje tė gjerė tė gjithė arsimtarėve dhe intelektualėve tė kohės. Nė kėtė Kongres u analizua gjendja e arsimit dhe masat qė ekzistonin nė kėtė fushė, si dhe prirjet dhe tendencat e ndryshme qė u shfaqėn.
Reforma arsimore filloi nga shkolla fillore dhe bėri tė mundur qė vitin shkollor 1944-1945, tė hapen mbi 450 shkolla fillore tė reja, nė tė cilat mėsonin mbi 26 mijė nxėnės mė shumė se nė vitin shkollor 1938-1939; ndėrkohė qė numri i mėsuesve u rrit nga rreth 1 300 nė mbi 2 000, domethėnė, mbi 700 mėsues mė shumė.
Nė shkurt tė vitit 1946, filloi reforma e shkollės sė bashku me ndryshimin e programeve. Reforma synonte: sė pari, qė shkolla dhe arsimi tė bėheshin masive. Sė dyti, reforma kėrkonte ndryshime rrėnjėsore nė brendinė e mėsimit e tė edukimit, me qėllim qė tė realizohej formimi shkencor i nxėnėsve, por dhe edukimi i tyre. E gjithė kjo u shoqėrua mė miratimin dhe implementimin mė 17 gusht 1946 nga Kuvendi Popullor i asaj kohe, ligjin mbi Reformėn Arsimore. Nė ligj pėrcaktohej sistemi arsimor me tė gjithė strukturėn dhe hallkat e tij, qė pėrbėhej nga arsimi parashkollor, arsimi i pėrgjithshėm, ai profesional dhe arsimi pėr tė rritur. Njėherėsh me ligjin mbi Reformės Arsimore, u miratua dhe ligji “Mbi arsimin e detyrueshėm fillor”, i cili u shtri nė tė gjitha vendin dhe nė tė u pėrfshi shumica e fėmijėve tė moshave qė parashikonte ligji. Reforma kishte nevojė pėr arsimtarė.
Nė vitin 1946 u hap Instituti Pedagogjik dyvjeēar, i cili hodhi bazat e arsimit tė lartė pedagogjik dhe tė pėrgatitjes sė kuadrit arsimor. Si rezultat, nė vitin 1948-1949 kishte rreth 2 000 shkolla fillore, me mbi 160 000 nxėnės dhe 6 000 mėsues. Kėto shifra tregonin se problemi i arsimit tė detyruar fillor kishte hyrė nė rrugėn e zgjidhjes konkrete jo me fjalė boshe.
Nė tė njėjtėn kohė u morėn masa pėr krijimin dhe zgjerimin e hallkave tė tjera tė arsimit, si arsimit unik shtatėvjeēar, arsimit tė mesėm tė pėrgjithshėm si dhe tė arsimit tė ulėt dhe atij tė mesėm profesional, qė synonte tė plotėsonte nevojat e ngutshme pėr sektorėt e prodhimit. Pėrhapje tė gjerė mori dhe arsimi i mbrėmjes pa shkėputje nga puna. Pra, nė vitin shkollor 1947-1948 numėroheshin 470 shkolla fillore nate, me rreth 22 mijė nxėnės, 26 shkolla tė tilla shtatėvjeēare me mbi 2 mijė nxėnės dhe 3 shkolla tė mesme me afro 350 nxėnės.
Lufta kundėr analfabetizmit, pa tė cilėn nuk mund tė bėhej fjalė pėr zhvillim dhe emancipimin e vendit u realizua nė mėnyrė graduale, nėpėrmjet hapjes sė kurseve pranė ēdo shkolle e qendre prodhimi, madje dhe nė vendbanime ku s’kishte shkolla. Pėr rrjedhojė, u arrit qė nė vitin shkollor 1950-1951 tė funksiononin mbi 2 mijė shkolla fillore e ato tė ndiqeshin nga mbi 150 mijė nxėnės, ose 99,9 pėrqind tė nxėnėsve tė regjistruar. Nė vitin shkollor 1955-1956 arsimi fillor i detyruar u shtri nė tė gjithė territorin e Shqipėrisė. Kėshtu nė vitin 1960 numri i shkollave fillore arriti nė rreth 2 400, kurse i nxėnėsve mbi 190 mijė.
Pas pesė vjet reformė nė arsimin fillor, u bėnė ndryshime nė rrjetin e shkollave shtatėvjeēare dhe arsimin e mesėm tė pėrgjithshėm, ku duhej siguruar edhe kontingjenti i studentėve pėr shkollat e larta. Numri i shkollave tė arsimit tė pėrgjithshėm nė kėto vite arriti nė 43, duke i kushtuar vėmendje e veēantė arsimit tė mesėm e tė ulėt tekniko- profesional. Nė vitin shkollor 1959-1960 nė vend funksiononin 54 shkolla tė mesme profesionale, ndėrsa nxėnėsit e kėtyre shkollave, nė masėn mė tė madhe trajtoheshin me bursė shteti.
Funksionimi i reformės arsimore nga poshtė-lart shumė shpejt dha rezultatet e veta progresive. Pėr herė tė parė nė historinė e arsimit shqiptar u krijua sistemi i arsimit tė lartė. Institutit Pedagogjik 2-vjeēar ishte bėrthama e parė e kėtij arsimi, ndėrsa nė vitet 1950 iu shtuan dhe njė numėr institutesh tė tjerė tė lartė, si Instituti Bujqėsor, Politeknik, Pedagogjik 4-vjeēar, Mjekėsor dhe Juridik. Nė vitin 1957 u themelua Universiteti Shtetėror i Tiranės, njė ngjarje shumė e rėndėsishme nė jetėn arsimore e kulturore nė vend. Kėshtu qė, deri nė fund tė vitit 1955, lufta kundėr analfabetizmit, kjo plagė e rėndė shoqėrore, u konsiderua e pėrfunduar.
E gjithė kjo punė kolosale e mirėorganizuar, nuk u shkėput nga veprimtaria shkencore, institucionet dhe kėrkimi shkencor. Fillimisht ajo u pėrqendrua nė Institutin e Shkencave si dhe nė dikastere. Instituti i Shkencave kishte tre seksione: Seksionin e Shkencave tė Natyrės, Seksionin e Historisė dhe Seksionin e Gjuhės dhe Letėrsisė.
Pas gjithė kėsaj pėrvoje, mė 7 mars 1968, u orientua kryerja e reformės tė re nė arsim. Pėr kėtė qėllim nė tė gjithė vendin u organizua diskutimi i gjerė nė bazė pėr problemet e arsimit e tė shkollės. Pėr tė ndjekur diskutimin dhe, nė tėrėsi, reformėn nė arsim u ngrit dhe njė komision i posaēėm qeveritar, nė tė cilin bėnin pjesė arsimtarė e pedagogė, specialistė tė arsimit e tė prodhimit si dhe kuadro tė sektorėve tė ndryshėm tė shtetit. Pas njė vit e gjysmė diskutime e analiza tė ndryshme me profesionistė dhe intelektualė, mbėshtetur nė konkluzionet qė dolėn, Kėshilli i Ministrave hartoi projektligjin mbi sistemin e ri arsimor, qė u miratua nga Kuvendi Popullor mė 24 dhjetor 1969 dhe nė janar tė vitit 1970, nisi zbatimi i Reformės sė re nė arsim.
Nė kuadėr tė reformės u pėrpunua dhe njė strukturė e re e shkollės. Mbi bazėn e saj, sistemi arsimor do tė mbėshtetej nė tri komponentė: mėsim-punė prodhuese-edukim fizik e ushtarak, duke mos e shkėputur arsimimin nga veprimtaria kėrkimore-shkencore. Pėr kėtė qėllim qeveria hartoi njė plan 15-vjeēar (1961-1975). Me kėtė akt shkenca shqiptare hyri nė rrugėn e zhvillimit tė planifikuar. Nė planin afatgjatė tė qeverisė shtrohej si detyrė qė, pa ngadalėsuar ritmet e zhvillimit tė shkencave shoqėrore, tė zhvilloheshin me pėrparėsi shkencat natyrore e teknike, tė cilat duhej tė shėrbenin pėr zbulimin dhe shfrytėzimin e burimeve natyrore tė vendit. Sigurisht qė me ngritjen e Universitetit Shtetėror tė Tiranės, shkenca dhe kėrkimi shkencor morėn dimensione tė reja.
Rezultatet qenė premtuese tė cilat ndikuan ndjeshėm nė zhvillimin gjithėpėrfshirės tė shoqėrisė shqiptare.
Disa nga treguesit kryesorė tė arritur nė kėtė periudhė:
• Pėr t’iu pėrgjigjur etapave tė reja nė tė cilėn ishte futur vendi dhe vėshtirėsitė e krijuara nga ndryshimi i marrėdhėnieve ndėrkombėtare me shtetin shqiptar, kėrkonin angazhim mė tė madh dhe rol mė aktiv tė shkencės shqiptare nė zgjidhjen e problemeve tė prodhimit, nė radhė tė parė, por dhe nė fusha tė tjera tė jetės shoqėrore.
• U ngritėn grupe studimi e kėrkimi shkencor me bazėn pėrkatėse laboratorike, derisa u kalua nė ngritjen e institucioneve kėrkimore e shkencore, siē ishin Instituti i Gjeologjisė, Instituti i Kėrkimeve Industriale, Instituti i Hidrometeorologjisė (mbi bazėn e Shėrbimit Meteorologjik qė ekzistonte mė parė), Instituti i Mbrojtjes dhe i Restaurimit tė Monumenteve etj.
• Nė sektorėt e gjeologjisė e tė minierave, sektorė me rėndėsi tė veēantė pėr ekonominė e vendit, u shėnuan disa arritje tė rėndėsishme, u pėrpilua harta gjeologjike e Shqipėrisė, u zbuluan dhe u vunė nė shfrytėzim shtresa tė reja tė mineraleve tė dobishme.
• Nė fushėn e shkencave teknike u hartuan projekte pėr hidrocentralet mbi lumin e Matit e tė Bistricės, si dhe skema e ndėrtimit tė hidrocentraleve mbi lumin Drin.
• Nė fushėn e bujqėsisė filloi prodhimi i farėrave dhe i kafshėve me veti tė larta biologjike etj.
• Arritje pati dhe nė fushėn e shkencave shoqėrore. Kėshtu u hartuan dhe u botuan “Historia e Shqipėrisė”, “Historia e letėrsisė shqipe” dhe mjaft studime serioze pėr problemet e historisė, tė letėrsisė e tė gjuhės shqipe. Nė nėntor 1962, u bė i mundur organizimi i Konferencės sė Parė tė Studimeve Albanologjike, me pjesėmarrje tė gjerė edhe tė studiuesve tė huaj. Organizimi nė Tiranė i Konferencės Kombėtare kushtuar 500-vjetorit tė vdekjes sė Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut nė vitin 1968, si dhe i Konferencės sė Dytė tė Studimeve Albanologjike nė vitin 1972. Edhe nė kėto dy konferenca pati njė pjesėmarrje tė gjerė ndėrkombėtare.
• Ngjarje e rėndėsishme nė jetėn shkencore tė vendit ishte themelimi i Akademisė sė Shkencave tė RPSH, e cila u orientua drejt studimit tė problemeve mė tė mprehta qė ndihmonin zhvillimin e ekonomisė e tė kulturės kombėtare.
• Njė ngjarje e rėndėsishme ishte organizimi i Kongresit tė Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe, nė shtator tė vitit 1972, si dhe njė sėrė veprash tė rėndėsishme, si Drejtshkrimi i Gjuhės Shqipe, botuar nė vitin 1973, Fjalori i Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe, botuar nė vitin 1974, si dhe mė vonė Fjalori i Gjuhės sė Sotme Shqipe, botuar nė vitin 1980.
Sigurisht qė ka vend pėr debat intelektual, nisur nga faktet krahasuese tė reformave nė arsimin shqiptar ndėrmjet periudhave 1945-1975 dhe 1990-2016.
Reformave u nevojitet riciklim
Aspak nuk kemi mendimin qė tė implementohet shabllon metoda arsimore e sistemit tė kaluar, por njėkohėsisht, nuk pajtohemi me “kopjimin” e keq sipas pėrvojės sė Bolonjės. Rezultatet tregojnė tė kundėrtėn. Pėr fatin tonė jo tė mirėpritur, praktikat e ndjekura pas ndryshimeve tė sistemeve, nė njė tranzicion tė ēuditshėm hibrid, qė u pasua, as zhvillim e pėrshtatje arsimore, kulturore dhe as emancipim e siguri njerėzore tė qėndrueshme.
Praktikat e qeverive tė ardhura gjatė kėsaj periudhe 25-vjeēare (nuk jemi aq tė gabuar nė vlerėsim), konsistoi nė diēka qė do tė tmerronte mendimtarėt, akademikėt, intelektualėt dhe profesorėt e atėhershėm, qė aq shumė e adhuronin (sipas konceptimeve tė atėhershme) shkencėn, arsimin, emancipimin qytetar dhe dashurinė pėr shoqėrinė dhe kombin: por konsistoi nė promovimin e praktikave shterpė dhe individin e paaftė pėr t’u marrė (me idenė pėr t’u mos marr) me punėt shkencore nė funksion tė reformave arsimore e universitare. Qėndrime dhe veprime kėmbėngulėse dhe njė stėrzgjatshmėrira tė tilla, rrezikuan vetė qėndrueshmėrinė e sistemit arsimor nė pėrgjithėsi dhe atė universitar nė veēanti, pėr rrjedhojė dhe vetė sigurinė njerėzore, nė krijimin dhe funksionimin e institucioneve inatēore kundėr ēdo vlere dhe zakoni tė qėndrueshėm e vlerash pozitive tė sė kaluarės, tė mėnyrave tė tė menduarit.
I tillė ishte konteksti, drejt degradimit cilėsor reforma politike nga lart-poshtė, pa u gjykuar nė tryezėn e mendimi gjithėpėrfshirės i arsimtarėve dhe profesorėve, por merren bazė vendimmarrėse, kopjime nga “pėrkthyesit reformatorė”, tė punėsuarit “militantė”, duke i shtrirė reformat jashtė realitetit dhe mundėsive pėr qytetarėt, si dhe veshur me ambient tė pėrshtatshėm korruptiv.
Ajo klimė shpirtėrore pasiononte, korrektese e profesionale e profesorėve dhe akademikėve nė lidhjet tradicionale tė qėndrueshme, deri tė shtangtė, midis studentėve, profesorėve, midis profesorėve dekanateve dhe rektorateve, arsimimit, teorisė dhe praktikės, korrektesės dhe sjelljes korrekte qytetare tė studentėve, puna e tyre dinjitoze pėr dije, kulturė dhe shkencė u shtrembėruan shpejtėsish ēuditėrisht, u bėnė objekt i satirės, u konsideruan si ērregullim psikik, i dėnueshėm jo vetėm pėr ata qė reflektonin kritikisht kundėr pseudoreformave, por edhe pėr gjendjen e shėndetshme tė studentėve dhe shoqėrisė, ku mund tė bėhej objekt diskutimesh tė gjera, dhe asnjėherė nuk u bėnė.
Pothuajse ēdo segment i shoqėrisė shqiptare, madje dhe ambientet e institucioneve arsimore e shkencore, nė forma e qėllime tė ndryshme janė lidhur me dukuritė negative dhe krimin. Nė pėrgjithėsi, reformat dhe procesi arsimor nuk i ėshtė pėrshtatur sa duhet shndėrrimeve shoqėrore, ekonomike e sociale nė gjendjen e shoqėrisė shqiptare pėrherė nė tranzicion. Ndikimi i profesionistėve intelektualė dhe studiuesit e sigurisė njerėzore, pak ose aspak, nuk kanė mundur tė japin kontributin e tyre.
Vitet fundit tregojnė se kriminaliteti i ngjyrave dhe formave tė ndryshme jep kurba rritjeje, si dhe korrupsioni dhe trafikimet ndryshme. Njė kulturė komunikuese qytetare nė rėnie, njė mos respekt i pėrgjithshėm fillon nė mosha shumė tė vogla, madje shqetėsuese qė nė shkollė fillore, familje e nė nivelet e ndryshme tė arsimimit. Pėrveē kėsaj, nxėnės e studentė pėr ditė qė vriten dhe plagosen, nė shkollė, familje dhe rrugėve, pėr gjėra ordinere, pėrdorues tė lėndėve narkotike e pije alkolike, deri dhe armė nė auditorėt e dijes, ofendues e tė paedukatė.
Arsimi dhe kėrkimi shkencor nuk kanė mundur tė sfidojnė ambientin tejet negativ dhe tė mbingarkuar keqas. Atėherė ky janė vlerat rezultateve tė reformave arsimore tė ndėrmarra pėr garantimin emancipues tė shoqėrisė dhe tė sigurisė njerėzore kombėtare?
Ēdo problem tradicional shpirtėror, kulturėdashėse arsimore u pa si njė e keqe, ose tė paktėn, si njė formė rėndomtė qė vinte nga e kaluara komuniste. Po kėshtu, tensionet dhe konfliktet morale, emocionale, intelektuale tė ambientit tė brendshėm tė sigurisė, dhe atė lloj tė veēantė shqetėsimi emancipues shpirtėror nė kėrkim tė veprave tė mėdha tė diturisė e shkencės u ēuan nė agoni, u konsideruan si sėmundje qė kėrkonte ndėrhyrjen e “psikiatrit shtet”, deri nė shmangie tė rrezikshme nga vija sė cilės intelektualėt politik dhe shoqėria civile duhet t’i pėrmbaheshin pėr tė arritur shėndoshė mirė dhe pa dhimbje nė njė gjendje drejtpeshimi akademik bashkėkohor, evropian, por dhe me orgjinė dhe traditė kombėtare shqiptare.
Ky qėndrim, tepėr larg pikėpamjeve tė njė arsimformimi edukativ, tė njė ambienti me rritje tė pėrgjegjshme tė cilėsisė kulturore, emancipuese e intelektuale, pėr tė cilėn kemi shumė nevojė, reflektoi njė trajtim ndryshe tė sigurisė njerėzore.
Reformimi i sigurisė nuk nėnkupton vetėm krijimin e mekanizmave tė sigurisė, por reformimin arsimor dhe emancipimin e konceptit tė sigurisė, i cili fokusin e vendos tek i individi, tek ajo qė njihet “siguri njerėzore”, si njė mekanizėm jo vetėm i sigurisė publike, por edhe i demokratizimit tė vendit, krijimin e njė shtrati mė tė sigurt nė pėrhapjen e vlerave kombėtare. Rritja e njė niveli akademik, pėrmirėsimi i metodave shkencore nė drejtimin e arsimimit, reformimin e sistemit gjithėpėrfshirės arsimor dhe atė universitar, do t’i shėrbejė dhe garanton me mė pak energji sigurinė njerėzore dhe qytetare.
Pėrfundime:
• Vendosja objekt referues reformėn arsimore dhe emancipimin e shoqėrisė nė funksion tė sigurisė njerėzore, kėrkon njė transformim ndryshe tė vendimmarrjes intelektuale. Duke qenė objekti referues i sigurisė njerėzore mjaft i gjerė, por konkret, nxjerr nė pasqyrė situatėn aktuale tė reformave arsimore.
• Reformat arsimore dhe puna shkencore nuk kanė dhėnė rezultatin e dėshiruar. Kualifikimi arsimor i brezit tė ri nuk ka ndikuar nė rritjen e indikatorėve emancipues e tė sigurisė.
• Gjithēka e mos arritur, si nė ēdo sektor e nivel tjetėr dhe nė siguri, janė tė kushtėzuara nga niveli i dobėt arsimor, mangėsi nė sjellje e nė kulturėn emancipuese tė tė punuarit, pėr pasojė, njė funksionim i dobėt pėr administratėn shtetėrore.
• Ngritja e nivelit shkencor dhe akademik e arsimit shqiptar, sjell emancipimin e shoqėrisė ndėrkohė qė emancipimi promovon siguri, qytetari. Qytetaria dhe siguria kombėtare rrezaton integrim, bashkėpunim, koordinimin paqėsor drejt Evropės dhe sistemit ndėrkombėtar tė marrėdhėnieve.
• Guximi nė prioritetin e kėtij treguesi, tė cilėn duam ta ritheksojmė, lidhjen ciklike tė pandėrprerė ndėrmjet arsimit, emancipimit dhe sigurisė kombėtare, ėshtė njė tipar qė i jep frymėmarrje reformave arsimore dhe shkencore, i jep garanci sistemit arsimor, jep perspektivė emancipuese shoqėrisė, koncepton alternativa.
• Kontributi nė sigurinė njerėzore nėpėrmjet arsimit duhet rritur. Ajo pėrcaktohet nėpėrmjet njė bashkėpunimi masiv midis shoqėrisė, institucioneve tė ndryshe arsimore akademike nėn drejtimin dhe kujdesin e shtetit. Kapacitetet dhe pėrkushtimi intelektual ekziston, por pėrditė ato vriten nga ndėrhyrjet e politizuara.
• Jeta shkencore nė mėnyrė gjithė pėrfshirėse duhet t’i bashkėngjitet kėtij shqetėsimi. Potenciali akademik nevojitet tė japė pėrvojėn dhe pėrkushtimin e duhur pėr zgjidhje tė problemit dhe, sė bashku me frymėn e shėndoshė qytetare studentore tė kontribuojmė nė realizimin e misionit, pėr garantimin e sigurisė njerėzore kombėtare.

Literatura:
• Alan Collins, Studime bashkėkohore tė sigurisė, Shtėpia Botuese “UET Press”, Tiranė, f. 129.
• Historia e Popullit Shqiptar, IV, Shtėpia Botuese “TOENA”, Tiranė, 2008, f. 218.
• Ken Booth, Security and emancipation, Revieė of Internationan Studies, vol.14, nr.04, 1991, f. 319.
• http://masht-gov.net/advCms/documents/Korniza_e_kurrikules11.pdf)
• http://www.mapo.al/wp/content/uploast/2012.
• www.shekulli.com.al/p.php?id=47319.
• https://sq.wikipedia.org/wiki/Arsimi_nė_Shqipėri.
• shtetiweb.org/politikat-arsimore.
• www.arsimi.al/arsimi-ne-kendveshtrimin-e-reformave.




Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Dr. Hekuran A. RAPAJ"ARSIMIMI DHE EMANCIPIMI..."
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Politikė-
Kėrce tek: