Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Dr. Hekuran A. RAPAJ "Papėrgjegjshmėria e ministrit..."

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Dr. Hekuran A. RAPAJ "Papėrgjegjshmėria e ministrit..."   Fri Jan 13, 2017 9:48 pm


Nga: Dr. Hekuran A. RAPAJ

Papėrgjegjshmėria e ministrit grek tė Mbrojtjes
Befasoi gjithė shqiptarėt dhe sistemin ndėrkombėtar, dalia e papritur, me “kėrcitje” dhėmbėsh e ministrit grek tė Mbrojtjes, Panos Kamenos. I veshur me njė “uniformė” qesharake ushtarake, hedhur njė xhaketė krahėve, mėngė tė pėrveshura, lėshoi deklarata tė pa motivuara, tė nxituara ushtarakisht, ministėr i mbrojtjes tė njė vendi anėtar tė NATO-s, nė njė pikė kufitare ndėrmjet dy vendeve po anėtare tė NATO-s. Panos Kamenos theksoi qė Greqia, “nuk do tė lėshojė asnjė centimetėr tokė, ujė apo ajėr ndaj fqinjėve”.
Ndaj kujt fqinjėve? Ndaj pretendimeve qė qeveria greke ka ndaj emrit qė mban shteti mė i ri fqinj Maqedonia, tė cilat nė thelb janė pretendime ekspansioniste pėr kontroll territori.
Ndaj Turqisė, njė vend tjetėr aleat, nga mė tė fortit ushtarakisht, anėtare e NATO-s, ku qeveria greke, ka ndoshta ende tė pazgjidhura njė mori ēėshtjesh territoriale tė ishujve kufi me Turqinė, apo tė shkėmbimeve ndėrmjet kėtyre dy vendeve tė njė numri mjaft tė madh popullsie (rreth 1 400 000 veta sipas traktatit tė Lozanės mė 24 korrik 1923) myslimanėve grekė me ortodoksit turq.
Ndaj kujt? Ndaj Republikės sė Shqipėrisė? Gaboi rėndė ministri i Mbrojtjes sė qeverisė sė tanishme greke, profesionalisht tregoi se ėshtė papėrgjegjshmėrish i paaftė, diplomatikisht hileqar, gėnjeshtar, provogativ, ushtarakisht me mllefe tė hershme, pjellė gjenetike e qeverive greke, konsekuente nė vijėn antishqiptare. Deklarata kundėr Shqipėrisė, territorit tė saj tė vjetėr, kundėr njė populli tė lashtė fqinjė, madje, mė tė lashtė se vetė origjina e Panos Kamenos ngjallėn ēuditshėm kureshtje.
• Shqipėria dhe shqiptarėt nuk kanė shfaqur nė asnjė ditė tė historisė sė tyre pretendime territoriale. Shqiptarėt kanė patur mjaft territor tė bollshėm, tė plotė, tė bukur e tė pasur. Historitė e dinakėrive tė njohura greke sė bashku me fqinjėt e tjerė, mbėshtetur nga disa fuqi tė mėdha ekspansioniste, financuar nga dashakeqėsit korofillakė, antardė e grekomanė tė Greqisė i kanė vjedhur mjaft territor shqiptarėve. Aq shumė i kanė marrė, sa mbi tokat tona tė lashta lulėzojnė shtete e jetojnė kombe tė ndryshme tė ardhura nė Ballkan. Shqiptarėt nuk harrojnė, por pėrherė tė duruar, kanė vepruar brenda normave ligjore ndėrkombėtare tė kohės, juridikisht tė miratuara nga marrėveshje e konventa tė ndryshme rajonale e globale. Por kur tė papėrgjegjshmit kėrcėnojnė, reagimi dhe burrėria e shqiptarėve nuk ka munguar.
• Atje nga hodhe deklaratat, i nderuari Panos Kamenos, hedhur krahėve xhaketėn ushtarake, burrėruar i rrethuar nga disa ushtarako-civilė qė dukeshin si gjahtar, tw kujtojmė se ai truall ėshtė toka jonė e vjetėr e kombit mė tė vjetėr nė Evropė. Shqiptarėt kanė jetuar nė ato troje pa ardhur grekėt atje, pa lindur bizantėt ne ishim atje nė atė vend, nė atė tokė. Etrit tanė kanė dėrmuar e pėrballuar me trimėrinė e tyre gjithė rrėmetin, hilet, barbaritė dhe krimet qė u kanė bėrė hordhitė pushtuese. Ky komb dhe ai territor ku u lėshuan deklarata imponuese, ka kundėrshtuar e ballafaquar burrėrisht sa herė qė jeni “trimėruar”, sa herė qė keni dashur e ėndėrruar sinorėt e shqiptarėve dhe Jugun e pamposhtur tė Shqipėrisė. Kemi luftuar e kemi fituar nėn flamurin kombėtar shpirtėror tė lirisė dhe atdhedashurisė. Me gjakun e shqiptarėve ėshtė fituar pavarėsia dhe liria, madje, edhe ajo e Greqisė. Tė kėqijat i kemi patur tė pėrbashkėta, por jo karakterin, besėn dhe mirėnjohjen. Historia e zbardh tė vėrtetėn nė dritėn shkėlqimore tė diellit.
• Tė ndarė e tė copėtuar, tė djegur e tė masakruar nga shovinizmi i fqinjėve, denjėsisht shqiptarėt kanė vendosur “paqe” me historinė e kohės, pa harruar qė tė mirat e arritura kanw qenw dhe pa vlerė. Etėrit tanė, gjaku i Ēamėrisė, ngre kushtrim tė rinjtė, ata kėrkojnė tė shohin djemtė, shqiptarėt e sotėm, tė zgjuar dhe vigjilentė, kudo qė janė, punojnė e jetojnė, qė tė mos harrojnė trojet qė fqinjėt padenjėsisht i kanė hipotekuar. Trojet shqiptare deri nė Prevezė e mė tej, larė me gjak e vaditur me lot nėnash e baballarėsh, zinxhiruar me kockat tė rėnėve, bijve luftėtarė e atdhetarė. Me tė tilla deklarata na ndriēohen shpresat pėr ēuarjen pėrpara amanetin e tė parėve, pėr t’u bashkuar nė federatėn shqiptare, integruar drejt Evropws tė ardhmen e shqiptarėve e tė gjithė Ēamėrisė. Nuk na tremb ristrukturimi i ushtrisė greke.
• Republika e Greqisė ėshtė njė anėtare e Organizatės sė Traktatit tė Atlantikut tė Veriut (NATO). Republika e Shqipėrisė njė anėtare dinjitoze, aktive, rezultateve e kėsaj strukture tė sigurisė globale. Traktati i Atlantikut tė Veriut thekson se “vendet e Aleancės, angazhohen pėr ruajtjen e lirisė, vlerave tė pėrbashkėta dhe civilizimit tė popujve tė tyre, themeluar mbi principin e demokracisė, lirisė individuale dhe zbatimit tė ligjit”, pra kundėr deklaratave luftėnxitėse, lirisė dhe vlerave paqėsore tė fqinjėsisė aleate. Besojmė se ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos, ėshtė ngatėrruar. Ėshtė i vetmi rast qė njė strukturė ushtarake, anėtare e NATO-s, kėrcėnon kaq papėrgjegjshmėrish dy vende fqinje, po anėtare tė NATO-s. E kundėrta do tė ndodhte.
• Artikulli nr. 4 i Traktatit tė Uashingtonit jep tė drejtėn pėr konsultime ndėrmjet vendeve aleate kurdoherė kur ndonjėri prej tyre mendon se kėrcėnohet integriteti territorial, pavarėsia politike dhe siguria e vendit tė vet. Nė mėnyrė institucionale, politike dhe diplomatike qeveria e ministrit Panos Kamenos, tė angazhohej e tė deklaronte qartėsisht nė strukturat civilo-ushtarake tė NATO-s, si dhe nė qeveritė fqinje, duke pėrcaktuar ambientin e kėrcėnimeve dhe tė rreziqeve tė mundshme qė i vinin Greqisė nga fqinjėt. Njėkohėsisht, Traktati i Uashingtonit thekson qartėsisht se “njė sulm i armatosur drejtuar ndaj njė ose mė shumė anėtarėve nė Evropė ose nė Amerikėn e Veriut, duhet tė konsiderohet si njė sulm ndaj tė gjithėve”. Nisur nga kjo ligjėratė politike, me kamuflazh ushtarak, i kėrcėnuar dhe i pasigurt ngelet territori i Republikės sė Shqipėrisė, vėrtetuar nga “stėrvitjet” kėrcėnuese tė forcės greke nė brezin kufitar tė tanishėm shqiptar. Njė rast unikal i paprecedentė, por qė nuk duhet anashkaluar.
• Koncepti Strategjik i Sigurisė sė NATO-s ėshtė rinovuar, adaptuar, pėrforcuar herė pas here nė pėrputhje tė plotė me planin strategjik tė anėtarėsimit, si dhe duke u zhvilluar, koordinuar nė bashkėveprim me institucionet e tjera ndėrkombėtare, si Bashkimi Evropian (BE), Organizata e Sigurimit dhe Bashkėpunimit Evropian (OSBE), Bashkimi Evropian Perėndimor (PEP) dhe Kombet e Bashkuara (KB). Pavarėsisht pėrmirėsimeve tė bėra, esencialisht ngelet kombinimi i njė zgjidhjeje tė gjerė tė sigurisė sė anėtarėve bazuar nė dialogun dhe bashkėpunimin nė ruajtjen e aftėsive tė mbrojtjes kolektive tė NATO-s, duke hedhur bazat e kooperimit me partnerėt e rinj nė Evropėn Qendrore dhe Lindore, si dhe me ish Bashkimin Sovjetik, si njė pjesė pėrbėrės e strategjisė sė Aleancės. (Mbledhja e Romės, 1991). Asnjė strukturė euroatlantike, asnjė informacion i inteligjencės sė sigurisė rajonale e globale nuk ka ekzistuar qė Republika e Shqipėrisė kėrcėnon territorin tokėsor, detar apo ajror tw Greqisė.
• Por “zogu” fle nė tjetėr fole. Kjo ėshtė njė taktikė e vjetėr diplomatike presioni i qeverive greke ndaj fqinjėve nė pėrgjithėsi, ndaj shqiptarėve nė veēanti, tė cilat datojnė e marrin forcė historikisht qė me krijimin e shtetit Helen, po me ndihmėn e shqiptarėve, mė 1830. Ushqimi ideologjik ka qenė e ngelet platforma nė hije e autonomisė “Vorio-Epirote”, marrjen e Jugut tė Shqipėrisė. Pėr kėtė qėllim janė hedhur nė skalione ushtarake struktura tė tėra politike, fetare, shtetėrore, intelektuale, armatosje ekstremistėsh, terroristw e kriminelw antishqiptarė. Tw gjithw kanw parė ėndrra me sy hapur.
• Populli shqiptarė dhe ai grek, janė tė ndėrgjegjshėm pėr tė vėrtetat historike, gjeografike, etnike dhe fetare, por dhe pėr barbarizmat e shovinizmit grek. Ēamėria ėshtė tokė shqiptare dhe arvanitasit dhe ēamėt shqiptarė autoktonė, asnjėherė paqeprishės. Trojet shqiptare tė Ēamėrisė e viset e tjera gjatė Luftės Ballkanike iu aneksuan Greqisė nga vendimet famėkeqe tė Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr, 11 gushtit 1913. Pjesa e Shqipėrisė jugore, Ēamėria, nga lumi i Pavlės nė gjirin e Prevezės, me rrethet e Filatit, tė Gumenicės, tė Margėlliēit, tė Paramithisė, tė Pargės e tė Prevezės, me njė sipėrfaqe prej 4 000 km², me njė popullsi shqiptare ortodokse e myslimane, nė atė kohė prej mė shumė se 75 mijė frymėsh. Pėrveē kėtyre, u shkėputėn edhe vise tė tjera, ku kishte njė numėr tė madh tė popullsisė shqiptare, si Janina, kryeqendra e Shqipėrisė sė Jugut, Voshtina, Konica, rrethet e Follorinės, tė Kosturit dhe fshatra tė tjerė nė jug tė Gramozit. Tw gjitha me popullsi shqiptare. Duke llogaritur edhe shqiptarėt e kėtyre kazave numri i popullsisė shqiptare nė trojet qė iu dhanė Greqisė, arrinte nė mė shumė se 120 mijė banorė. Pėr tė nėnshtruar pėrfundimisht viset shqiptare, administrata civile sė bashku me autoritetet ushtarake greke ushtruan dhunė, shtetrrethim e gjenocid tė paparė, pėr t’i detyruar shqiptarėt tė shpėrnguleshin, Ndėrkaq, popullsinė e krishterė e shtrėngonin tė mohonte pėrkatėsinė dhe identitetin kombėtar dhe tė pranonte tė shpallej greke. Pėr tė shtypur qėndresėn e shqiptarėve u ndėrmorėn masa tė egra terrori dhe u shkatėrruan qindra shtėpi nė fshatrat e Ēamėrisė. Vetėm gjatė viteve 1913-1914 nė kazanė e Paramithisė u shkatėrruan fshatrat Gardhiq me 300 shtėpi, Dhragomia me 200, Petrovica me 75, Minina me 65; nė kazanė e Filatit u shkatėrruan ndėr tė tjera Ninati me 120 shtėpi, Markati me 120, Janjari me 150 etj. Njė krim i shėmtuar ishte ai qė u organizua pranė fshatit Selan tė Paramithisė, ku bandat greke, mė 23 mars 1913, mblodhėn dhe masakruan 72 veta nga paria e fshatrave ēame. Nė Grikėhor, nė tetor tė vitit 1913, kinse kėrkoheshin armėt, u rrahėn tėrė banorėt e fshatit. Keqtrajtimet e shqiptarėve u shtrinė kudo, tė shoqėruara me poshtėrime tė simboleve kombėtare dhe tė atyre tė fesė myslimane, me internime e burgosje. Nė prag tė Luftės sė Parė Botėrore, mė 15 qershor 1914, u vranė nė Konispol, nė Filat, nė Margėlliē etj. dhjetėra krerė tė tjerė tė parisė ēame. Krahas kėtyre veprimeve u ndėrmor edhe grabitja e pasurive tė shqiptarėve, konfiskimi i pronave nga shteti grek etj. Qeveria greke vuri dorė mbi tė ashtuquajturat toka tė braktisura tė shqiptarėve tė larguar nė rrethanat e Luftės Ballkanike dhe tė pushtimit tė Ēamėrisė.
• Kėto veprime qė binin ndesh me tė gjitha traktatet e sė drejtės ndėrkombėtare, madje edhe me Traktatin Greko-Turk tė Paqes, tė 14 nėntorit 1913, sipas tė cilit myslimanėt turq, ēamė e tė trevave tė tjera shqiptare nė Greqi, ish-qytetarė tė Perandorisė Osmane, do tė trajtoheshin si shtetas grekė, me tė gjitha tė drejtat qė u takonin. Kush e ka bėrė kėtė gjenocid? Duhet kėrkuar falje apo kėrcėnim?
• Nuk mund tė justifikohet ende Ligji i i Gjendjes sė Luftės me Shqipėrinė, pėr tė bėrė presion mbi mosekzistencėn e ēėshtjes Ēame. Nuk mund tė mashtrohet me ca informacione “mavri” edhe vetė populli grek. Pėr turpin e tyre, struktura ushtarake greke, shfaqen me armėt ngritur, duke kėnduar kundėr shqiptarėve pėr autonominė e “Vorio-Epirit”. Nė fakt, koha po ndriēon Autonominė e Arvanitasve dhe tė Ēamėrisė. Shantazohemi pėr cwnim imagjinar territorial, ndėrkohė qė tradhtisht zhgaraviten nė punėt brendshme tė Shqipėrisė, politikanė, qeveritarė, spiunė e tradhtarė, deri nė firmosje tė marrėveshjeve antikombėtare territoriale detare, ku dihet qė kufiri detar real shqiptar ėshtė mė tej se nė Prevezė, mbi 100 km bregdet poshtė Konispolit. Kjo e vėrtetė i tremb ekstremistėt grekė, por nuk frikėson ēėshtjen tonė kombėtare shqiptare.
• Ora historike e shqiptarėve ka trokitur pėr tė treguar me tė gjitha mjetet mundshme demokratike e diplomatike, tė vendosur pėr tė ardhmen e tij kombėtarisht, pėr t’i dhėnė fund ėndrrave shoviniste tė qeverisė greke, pėr tė pretenduar copa tokash e detesh shqiptare, pėrherė si korba tė uritur. Ora troket pėr formimin e njė kombi tė vėllazėruar, tė barabartė e tė ēfardo feje e etnie, duke jetuar pėrherė mė tė gjithė fqinjėt nė paqe. Ministrit Panos Kamenos i themi sė nė kėtė ēėshtje jeni shumė mbrapa.
• Kombi shqiptar e njeh mirė vetveten, se ka qenė dhe ėshtė nė udhėn e qytetarisė, lirisė, paqes dhe demokracisė evropiane, si mė i vjetri evropian ka rrezatuar vlera miqėsie, mirėkuptimi e bashkėpunimi me popullin grek e me fqinjėt ballkanikė kur iu ėshtė kėrkuar dhe kur ata kanė qenė nė nevojė. Shqiptarėt kanė provuar mendimin dhe qėndrimin e tyre se nuk kanė qenė asnjėherė kundėr fqinjėve pėr territore apo pėr fe, por vetėm me lumė gjaku e sakrifica mbijetese, i kanė treguar qytetarisė evropiane, se ka njė komb shqiptar krejt tė ndryshėm nga tė tjerėt, kryesisht nga fqinjėt jugorė dhe veriorė. Kombi shqiptar nuk ka harruar memorien-historike, por ka respektuar rregullat dhe institucionet ndėrkombėtare, etikėn e karakterin e tij kombėtar.
• Kur fqinjėt harrojnė marrėveshjet dhe deformojnė historinė nga epshet e sė kaluarės pėr zaptime territoresh, atėherė zėri kushtrim i mijėra tė vrarėve, tw torturuar, tė larguar e terrorizuar nga vatrat e tyre, tė gjyshėrve e tė etėrve zgjohen, lartėsohen dhe pėrballen burrėrisht dhe jo dinakėrisht. Shqiptarėt asnjėherė nuk e kanė turbulluar paqen e popujve ballkanas, tė fqinjėve, pėrkundrazi, kanė qenė fqinjėt, ekstremizmi politik grek qė i kanė hedhur benzinė zjarrit, duke i akuzuar pėrherė shqiptarėt. Kombi shqiptar pa dallim feje, si miq me fqinjėt, ka luftuar e mbijetuar sakrificave e interesave tė pėrbashkėta. Programi nacional shqiptar ka konsistuar qė gjithsecili nė paqe dhe nė kufijtė e vet historik real, sa kohė qė tė ruhet bashkėjetesa dhe tė zhduken lehjet politike apo fetare luftėnxitėse.
• Nė kohėt e jetės sė lirisė globale, grekėt dhe shqiptarėt, dėnojnė papėrgjeshmėrinė, shtypjen, presionet, vrasjet, gjenocidin, shkombėtarizimin e popujve dhe racave. Liria fetare, identiteti kombėtar, uniteti social, autonomia politike, sovraniteti territorial, bashkėpunimi secili nė tokėn qė i takon, pėrbėjnė bazėn e programit nacional shqiptar dhe tė dėshirave dashamirėse ndaj trojeve dhe popullit arvanitas dhe ēam. Mos na ngacmoni mė, se historikisht na keni lodhur shumė nė durim.
• Pėrfundimisht. Ministri i Mbrojtjes sė qeverisė greke, Panos Kamenos, tregoi se ėshtė “amator” nė detyrėn qė i ėshtė ngarkuar, i sėmurė nga simptomat e vjetra Vorio-Epirote.
• Ligji i Gjendjes sė Luftės, qė herė pas here nxirret nga sirtarėt ekstremistė tė politikės greke ėshtė njė antikap i realitetit modern, dashakeqėsi shpirtėrore, kėrcėnuese kundrejt shqiptarėve. Shqiptarėt nuk janė trembur asnjėherė nė histori, pėrkundrazi, nė ditėt mė tė zeza tė sakrificave tė vėshtira nuk i janė shmangur ballafaqimit.
• Ēėshtja e autonomisė sė ashtuquajturės “Vorio-Eporit, apo siē ėshtė rrumbullakosur sė fundmi, “Autonomia e Himarės”, pavarėsisht nga disa biēim sahanlėpirės shqiptarė, ngelet njė ėndėrr nė sirtar. E kundėrta ekziston, madje merr jetė: Federata Shqiptare nė kohezionin e shtetit-komb nė Bashkimin Evropian sė bashku me Autonominė e Ēamėrisė. Njė realitet kombėtar qė po ndriēon.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Dr. Hekuran A. RAPAJ "Papėrgjegjshmėria e ministrit..."
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Politikė-
Kėrce tek: