Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Dr. Hekuran Rapaj Harresa te shpie në mërgim, ndërsa kujtesa

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Dr. Hekuran Rapaj Harresa te shpie në mërgim, ndërsa kujtesa Empty
MesazhTitulli: Dr. Hekuran Rapaj Harresa te shpie në mërgim, ndërsa kujtesa   Dr. Hekuran Rapaj Harresa te shpie në mërgim, ndërsa kujtesa EmptyFri Jan 13, 2017 10:12 pm

Harresa të shpie në mërgim, ndërsa kujtesa është sekreti i përmbushjes

I nderuari Miku Im, Profesor Sadri RAMABAJA!
___________________________________________________
Të nderuar pjesëmarrës kolegë, miq e shokë.
Shumë u gëzova, kur Prof. Sadri Ramabaja, më dhuroi librin e tij të fundit, “Federata Shqiptare, Kohezioni i Shtetit Komb në BE”, si dhe më ftoi në këtë event të rëndësishëm intelektualisht miqësor, promovues për vetë autorin dhe për gjithë pjesëmarrësit. Pse?
Libri që kemi në dorë është një vepër voluminoze studimore, ku ndërthuren dhe jepen ide, praktika dhe rrugëzgjidhje, mbështetur në përvojat historike të popullit shqiptar, në lidhje më zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare.
Përvoja disavjeçare në fushën studimore dhe akademike, brenda dhe jashtë vendit Prof. Sadriu, dhe përpjekjet e vlerësuara në këtë botim, ka bërë që ky libër synon të pajisë lexuesin, nivelin studentor dhe akademik me një udhëzues gjithëpërfshirës, për të kuptuar çështjen e shtruar shqiptare për zgjidhje, në rrugë, forma e qasje ndryshe.
Pak pjesë territore etnike evropiane dhe në Ballkan kanë janë të goditura kaq shumë barbarisht, jashtë çdo ligji e norme ndërkombëtare, sa çështja shqiptare, kufijtë e copëtuar, të vjedhur e sakatuar në kohët moderne të sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare. E tërë kjo maskaradë, në shkuj është shoqëruar me luftëra të përgjakshme, me gjenocid sistematik antishqiptar, me largime, emigrime të detyruara e të imponuara, për fatin tonë të keq, të iniciuara nga Kancelaritë e fuqishme evropiane. Asnjë shembull të ngjashëm nuk po gjejmë në Evropë dhe më tej, që një territor etnikisht i plotë, i saktë për nga përbërja e popullsisë, më i vjetri evropian, prej 50 mijë km² të ndahet në gjashtë shtete të ndryshme dhe shqiptarë të syrgjynosur, pothuajse në çdo skaj të globit.
Për këtë vend të lashtë, pritëse e përcjellëse të luftërave perandorake, dyndjeve barbare e osmane, epsheve lakmitare e të pabesa të fqinjëve, në kohët moderne, është shkruar e debatuar shumë, jo vetëm nga studiues shqiptarë, por dhe nga mjaft të huaj, duke mbartur kaq shumë subjekt dhe punë për të bërë e zgjidhur problemin shqiptar, lënë peng nga historia.
Mendojmë se, duke reflektuar në këtë botim voluminoz të paraqitur nga prof. Sadriu, mbi ndryshimet historike reale të periudhës së pas Luftës së Ftohtë dhe në Mileniumin e ri, mbështetur në trashëgiminë historike, kulturore të së kaluarës, “Federata Shqiptare, Kohezioni i Shtetit Komb në BE”, shpërfill indiferentizmin, dekurajon përgjithësimet, duke i rezistuar shpjegimit.
Të zbulosh të vërtetat dhe mundësitë historike për t’iu përkushtuar, është pikërisht ajo që do ta quaja prirje përpjekjesh për Mikun tim Sadri Ramabaja. Përvojat historike, për t’i kthyer në realitet, janë burim nxitje, roli i saj ka qenë dhe mbetet kapital.
Kohët fundit, mjaft teori dhe mendime jepen në mënyra hibride, të errëta, shoqëruar nga ligjërata e paraqitur, çështjen shqiptare e etiketojnë me emra e mbiemra të ndryshëm: “Çështja Shqiptare”, “Shqipëri e Madhe”, “Shqipërie Etnike”, “Shqipëri Natyrale”, ‘Kombi Shqiptar”, “Kombi Dardan”, etj., artikulime të tilla, duke u keqpërdorur dhe nga gjuha politike, interesat e së cilës janë të lidhura pa shkëputshmërisht nga mbajtja pushtetit, karriges me forcë; zbehin thelbin e problemit.
Kjo nuk do të thotë që të mos jemi nacional për çështjen kombëtare. Shpesh na e kujtojnë se globi ku jetojmë po bëhet më i vogël dhe më i integruar. Kudo farkëtohen lidhje më të ngushta midis ekonomive dhe shoqërive të rajonit tonë, kudo shtetet bëhen pjesë e një rrjeti të ndërlikuar organizatash ndërshtetërore, duke krijuar një bashkësi të vërtetë ndërkombëtare. Kjo është njëra anë e tablosë bashkëkohore. Ana tjetër përfaqësohet nga ngritje dhe përhapja e gjithfarë lëvizjeve sociale, e deri rilindje ndjenjash nacionale e etnike.
Ora e shqiptarëve ka trokitur për mirë, por frymëmarrje në rrugëzgjidhje jepet pak ose aspak. Teoritë dhe parimet, të cilat shërbejnë si platforma e programe vendimmarrjeje politike, larg moralit fals, dëshirave konfliktuale ekstreme janë të domosdoshme. Kombet nuk dhurohen por krijohen nga shtete nacionaliste. Individët shesh duhet të zgjedhin mes një morie nacionalizmash konkurrues. Në të njëjtën kohë, besojmë se globalizimi nuk zbeh natyrën nacionale të kombeve, por se një formë a një tjetër është fati i pashmangshëm i botës moderne. Mes vëzhguesve të nacionalizmit, ka pasur, kuptohet shumë ankth për ekstreme të dhunshme drejt të cilave ai të çon.
Autori jonë i nderuar, duke e njohur nga mendimi i tij i lirë intelektual dhe karakteri i hekurt rilindës idealist, atdhetar e kombëdashës, është i vetëdijshëm për këto ekstreme, dhe siç e qartëson në këtë botim, deklarohet se është më tepër optimist, duke shpresuar për një zgjidhje ndryshe të çështjes shqiptare: Federatë Shqiptare drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Profesori duke parapëlqyer një Evropë federale, do të mund të impononte autoritetin e saj me qëllim që të parandalonte katastrofat ekstreme në rrjedhën e rrugëzgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare.
Kjo vepër është aktuale, është fjala studimore e fundit mbi një mundësi reale në rrugëzgjidhje të ecurisë integruese të kombit shqiptar. Ai gjithashtu paraqet analizën e tij më të arrirë, duke inkorporuar teoritë e tij; Federata shqiptare nëpërmjet fazave historike, si dhe duke përcaktuar pozicionin e tij në lidhje kombin shqiptar, proceset integruese evropiane, mendimin teorik dhe ballafaqimin real mbi marrëdhëniet e Bashkimit Evropian drejt integrimit të kombeve, e ardhmja e BE-së dhe skenarët e mundshëm të çështjes kombëtare shqiptare.
Ky vëllim është ideuar për të përmirësuar konceptin tonë të çështjes shqiptare, nëpërmjet një qasjeje të rrugëzgjidhjes; Fedetatës Shqiptare, duke hulumtuar gjerësisht në vitet e errëta të historisë, hedhur dritë në eksperimentet e përdorura, por duke vlerësuar dhe u mbështetur bindës shkencërisht në përvojën evropiane, mendimin teorik dhe praktikzbatueshëm, lidhur kjo me erën e re demokratike të spektrit politik shqiptar, të një sistemi ndryshe të marrëdhënieve ndërshtetërore evropian ndërkombëtare.
Këto dy çështje për zgjidhje: koncepti i federatës shqiptare dhe mundësi e zgjidhjes së Çështjes Shqiptare, trajtohen shkencërisht saktë nga prof. Ramabaja, dhe në fakt, janë të ndërvarura.
Ky vëllim, synon të ndihmojë mbushjen e vakumit, të shkojë përtej disa argumenteve të përsëritura, shpesh herë jashtëzakonizmit, që janë ligjëruar e politizuar rëndom në trojet dhe shoqërinë shqiptare. Prof. Sadriu i guximshëm, i argumentueshëm ofron një qasje të integruar në të cilën sillen së bashku dhe diskutohen disa ide kyçe në integrim të një shtetformimi federativ të trojeve etnike shqiptare, si dhe jepen mjaft tematika studimorë.
Megjithatë, mendojmë se ky vëllim, do të ishte më praktik në përdorim referenciar nga studiues dhe të interesuar, që në të ardhmen mund të rishikohet një botim ndryshe, i ndarë në dy vëllime të veçanta:
1. Shtetet dhe kombi në rrjedhat e historisë, si dhe Shtet-komb shqiptar dhe BE-ja.
2. Federata shqiptare dhe procesi integrues në BE.

Përfundimisht:
Libri i paraqitur është një vështrim në kohën e duhur i zhvillimeve të rëndësishme që kanë ndodhur në trojet shqiptare të pas viteve ‘90, si dhe i studimeve që janë përpjekur t’i shpjegojnë ato. Ai është një përvojë e mirëpritur në literaturën akademike universitare, një nder në shtesën reference të bibliotekave tona.

Urime, suksese, punë të mbarë, shëndet dhe gëzime personale dhe familjare për Ju Profesor, Sadri RAMABAJA!


Dr. Kolonel Hekuran A. RAPAJ
Prishtinë, 23 nëntor 2016

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Dr. Hekuran Rapaj Harresa te shpie në mërgim, ndërsa kujtesa
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dr. Hekuran A. RAPAJ "Papërgjegjshmëria e ministrit..."
» Dr. Hekuran A. RAPAJ"ARSIMIMI DHE EMANCIPIMI..."
» NJE PERSHENDETJE PER KRIJUESIT NE MERGIM
» Vrasjet dhe kidnapimet në mërgim
» QOFSH I MALLKUAR MËRGIM I FERRIT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: