Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Dr. Hekuran Rapaj Harresa te shpie nė mėrgim, ndėrsa kujtesa

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Dr. Hekuran Rapaj Harresa te shpie nė mėrgim, ndėrsa kujtesa   Fri Jan 13, 2017 10:12 pm

Harresa tė shpie nė mėrgim, ndėrsa kujtesa ėshtė sekreti i pėrmbushjes

I nderuari Miku Im, Profesor Sadri RAMABAJA!
___________________________________________________
Tė nderuar pjesėmarrės kolegė, miq e shokė.
Shumė u gėzova, kur Prof. Sadri Ramabaja, mė dhuroi librin e tij tė fundit, “Federata Shqiptare, Kohezioni i Shtetit Komb nė BE”, si dhe mė ftoi nė kėtė event tė rėndėsishėm intelektualisht miqėsor, promovues pėr vetė autorin dhe pėr gjithė pjesėmarrėsit. Pse?
Libri qė kemi nė dorė ėshtė njė vepėr voluminoze studimore, ku ndėrthuren dhe jepen ide, praktika dhe rrugėzgjidhje, mbėshtetur nė pėrvojat historike tė popullit shqiptar, nė lidhje mė zgjidhjen e ēėshtjes sonė kombėtare.
Pėrvoja disavjeēare nė fushėn studimore dhe akademike, brenda dhe jashtė vendit Prof. Sadriu, dhe pėrpjekjet e vlerėsuara nė kėtė botim, ka bėrė qė ky libėr synon tė pajisė lexuesin, nivelin studentor dhe akademik me njė udhėzues gjithėpėrfshirės, pėr tė kuptuar ēėshtjen e shtruar shqiptare pėr zgjidhje, nė rrugė, forma e qasje ndryshe.
Pak pjesė territore etnike evropiane dhe nė Ballkan kanė janė tė goditura kaq shumė barbarisht, jashtė ēdo ligji e norme ndėrkombėtare, sa ēėshtja shqiptare, kufijtė e copėtuar, tė vjedhur e sakatuar nė kohėt moderne tė sistemit tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare. E tėrė kjo maskaradė, nė shkuj ėshtė shoqėruar me luftėra tė pėrgjakshme, me gjenocid sistematik antishqiptar, me largime, emigrime tė detyruara e tė imponuara, pėr fatin tonė tė keq, tė iniciuara nga Kancelaritė e fuqishme evropiane. Asnjė shembull tė ngjashėm nuk po gjejmė nė Evropė dhe mė tej, qė njė territor etnikisht i plotė, i saktė pėr nga pėrbėrja e popullsisė, mė i vjetri evropian, prej 50 mijė km² tė ndahet nė gjashtė shtete tė ndryshme dhe shqiptarė tė syrgjynosur, pothuajse nė ēdo skaj tė globit.
Pėr kėtė vend tė lashtė, pritėse e pėrcjellėse tė luftėrave perandorake, dyndjeve barbare e osmane, epsheve lakmitare e tė pabesa tė fqinjėve, nė kohėt moderne, ėshtė shkruar e debatuar shumė, jo vetėm nga studiues shqiptarė, por dhe nga mjaft tė huaj, duke mbartur kaq shumė subjekt dhe punė pėr tė bėrė e zgjidhur problemin shqiptar, lėnė peng nga historia.
Mendojmė se, duke reflektuar nė kėtė botim voluminoz tė paraqitur nga prof. Sadriu, mbi ndryshimet historike reale tė periudhės sė pas Luftės sė Ftohtė dhe nė Mileniumin e ri, mbėshtetur nė trashėgiminė historike, kulturore tė sė kaluarės, “Federata Shqiptare, Kohezioni i Shtetit Komb nė BE”, shpėrfill indiferentizmin, dekurajon pėrgjithėsimet, duke i rezistuar shpjegimit.
Tė zbulosh tė vėrtetat dhe mundėsitė historike pėr t’iu pėrkushtuar, ėshtė pikėrisht ajo qė do ta quaja prirje pėrpjekjesh pėr Mikun tim Sadri Ramabaja. Pėrvojat historike, pėr t’i kthyer nė realitet, janė burim nxitje, roli i saj ka qenė dhe mbetet kapital.
Kohėt fundit, mjaft teori dhe mendime jepen nė mėnyra hibride, tė errėta, shoqėruar nga ligjėrata e paraqitur, ēėshtjen shqiptare e etiketojnė me emra e mbiemra tė ndryshėm: “Ēėshtja Shqiptare”, “Shqipėri e Madhe”, “Shqipėrie Etnike”, “Shqipėri Natyrale”, ‘Kombi Shqiptar”, “Kombi Dardan”, etj., artikulime tė tilla, duke u keqpėrdorur dhe nga gjuha politike, interesat e sė cilės janė tė lidhura pa shkėputshmėrisht nga mbajtja pushtetit, karriges me forcė; zbehin thelbin e problemit.
Kjo nuk do tė thotė qė tė mos jemi nacional pėr ēėshtjen kombėtare. Shpesh na e kujtojnė se globi ku jetojmė po bėhet mė i vogėl dhe mė i integruar. Kudo farkėtohen lidhje mė tė ngushta midis ekonomive dhe shoqėrive tė rajonit tonė, kudo shtetet bėhen pjesė e njė rrjeti tė ndėrlikuar organizatash ndėrshtetėrore, duke krijuar njė bashkėsi tė vėrtetė ndėrkombėtare. Kjo ėshtė njėra anė e tablosė bashkėkohore. Ana tjetėr pėrfaqėsohet nga ngritje dhe pėrhapja e gjithfarė lėvizjeve sociale, e deri rilindje ndjenjash nacionale e etnike.
Ora e shqiptarėve ka trokitur pėr mirė, por frymėmarrje nė rrugėzgjidhje jepet pak ose aspak. Teoritė dhe parimet, tė cilat shėrbejnė si platforma e programe vendimmarrjeje politike, larg moralit fals, dėshirave konfliktuale ekstreme janė tė domosdoshme. Kombet nuk dhurohen por krijohen nga shtete nacionaliste. Individėt shesh duhet tė zgjedhin mes njė morie nacionalizmash konkurrues. Nė tė njėjtėn kohė, besojmė se globalizimi nuk zbeh natyrėn nacionale tė kombeve, por se njė formė a njė tjetėr ėshtė fati i pashmangshėm i botės moderne. Mes vėzhguesve tė nacionalizmit, ka pasur, kuptohet shumė ankth pėr ekstreme tė dhunshme drejt tė cilave ai tė ēon.
Autori jonė i nderuar, duke e njohur nga mendimi i tij i lirė intelektual dhe karakteri i hekurt rilindės idealist, atdhetar e kombėdashės, ėshtė i vetėdijshėm pėr kėto ekstreme, dhe siē e qartėson nė kėtė botim, deklarohet se ėshtė mė tepėr optimist, duke shpresuar pėr njė zgjidhje ndryshe tė ēėshtjes shqiptare: Federatė Shqiptare drejt integrimit nė Bashkimin Evropian. Profesori duke parapėlqyer njė Evropė federale, do tė mund tė impononte autoritetin e saj me qėllim qė tė parandalonte katastrofat ekstreme nė rrjedhėn e rrugėzgjidhjes sė ēėshtjes kombėtare shqiptare.
Kjo vepėr ėshtė aktuale, ėshtė fjala studimore e fundit mbi njė mundėsi reale nė rrugėzgjidhje tė ecurisė integruese tė kombit shqiptar. Ai gjithashtu paraqet analizėn e tij mė tė arrirė, duke inkorporuar teoritė e tij; Federata shqiptare nėpėrmjet fazave historike, si dhe duke pėrcaktuar pozicionin e tij nė lidhje kombin shqiptar, proceset integruese evropiane, mendimin teorik dhe ballafaqimin real mbi marrėdhėniet e Bashkimit Evropian drejt integrimit tė kombeve, e ardhmja e BE-sė dhe skenarėt e mundshėm tė ēėshtjes kombėtare shqiptare.
Ky vėllim ėshtė ideuar pėr tė pėrmirėsuar konceptin tonė tė ēėshtjes shqiptare, nėpėrmjet njė qasjeje tė rrugėzgjidhjes; Fedetatės Shqiptare, duke hulumtuar gjerėsisht nė vitet e errėta tė historisė, hedhur dritė nė eksperimentet e pėrdorura, por duke vlerėsuar dhe u mbėshtetur bindės shkencėrisht nė pėrvojėn evropiane, mendimin teorik dhe praktikzbatueshėm, lidhur kjo me erėn e re demokratike tė spektrit politik shqiptar, tė njė sistemi ndryshe tė marrėdhėnieve ndėrshtetėrore evropian ndėrkombėtare.
Kėto dy ēėshtje pėr zgjidhje: koncepti i federatės shqiptare dhe mundėsi e zgjidhjes sė Ēėshtjes Shqiptare, trajtohen shkencėrisht saktė nga prof. Ramabaja, dhe nė fakt, janė tė ndėrvarura.
Ky vėllim, synon tė ndihmojė mbushjen e vakumit, tė shkojė pėrtej disa argumenteve tė pėrsėritura, shpesh herė jashtėzakonizmit, qė janė ligjėruar e politizuar rėndom nė trojet dhe shoqėrinė shqiptare. Prof. Sadriu i guximshėm, i argumentueshėm ofron njė qasje tė integruar nė tė cilėn sillen sė bashku dhe diskutohen disa ide kyēe nė integrim tė njė shtetformimi federativ tė trojeve etnike shqiptare, si dhe jepen mjaft tematika studimorė.
Megjithatė, mendojmė se ky vėllim, do tė ishte mė praktik nė pėrdorim referenciar nga studiues dhe tė interesuar, qė nė tė ardhmen mund tė rishikohet njė botim ndryshe, i ndarė nė dy vėllime tė veēanta:
1. Shtetet dhe kombi nė rrjedhat e historisė, si dhe Shtet-komb shqiptar dhe BE-ja.
2. Federata shqiptare dhe procesi integrues nė BE.

Pėrfundimisht:
Libri i paraqitur ėshtė njė vėshtrim nė kohėn e duhur i zhvillimeve tė rėndėsishme qė kanė ndodhur nė trojet shqiptare tė pas viteve ‘90, si dhe i studimeve qė janė pėrpjekur t’i shpjegojnė ato. Ai ėshtė njė pėrvojė e mirėpritur nė literaturėn akademike universitare, njė nder nė shtesėn reference tė bibliotekave tona.

Urime, suksese, punė tė mbarė, shėndet dhe gėzime personale dhe familjare pėr Ju Profesor, Sadri RAMABAJA!


Dr. Kolonel Hekuran A. RAPAJ
Prishtinė, 23 nėntor 2016

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Dr. Hekuran Rapaj Harresa te shpie nė mėrgim, ndėrsa kujtesa
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Politikė-
Kėrce tek: