Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 "Pėrballja"Skicė profili : Silvana Dina nga Nexhmije Hasani

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: "Pėrballja"Skicė profili : Silvana Dina nga Nexhmije Hasani    Sun Jan 15, 2017 3:31 am

Pėrballja
Skicė profili : Silvana Dina
nga Nexhmije Hasani

Tmerri i fshehur, nė fytyrėn qė po tretej, gdhend zhubra. Zemra shkrin, si nė mort vuajtjesh dhe buza dridhet. Bisha sėmundje vulos fatin e njė gruaje. Ajo lutet nė heshtje, pa kuptuar, as vetė, kujt po i lutet. S’guxon tė thėrrasė Zotin nė emėr, se ndjehet tejet e zhgėnjyer. Kupton se djalli i shfaqur, ėshtė duke gllabėruar, tinas, pjesė nga trupi i saj. Ajo thėrret pazėjshėm. Rėnkon nė njė heshtje tunduese dhe ėndrat i humbasin.

*
Ėshtė shumė e vėshtirė nė fjalėsin shqip tė gjesh, apo tė pėrzgjedhėsh fjalėt e pėrshtatėshme pėr tė indetikuar personalitetin dhe guximin e gruas, mė tė bukur qė kam njohur. Femėr plot sharm, humane, zemėrmadhe dhe shumė tradicionale, nė mėnyren e saj tė mirkpritjes. Tė gjithė e njohin atė .Gruaja sfidante, e cila i bėri sfidė sėmundjes mė tė rrezikshme tė shekullit "kancerit " . Edhe pse iu desh tė pėrshkonte njė rrugėtim tepėr tė vėshtirė, nė njė distancė kohore tė stėrgjatur, buzėqeshja e saj e bukur, nuk ka munguar tė shfaqet nė faqen internetike tė facebook, i cili, tashmė, ėshtė shndėrruar nė njė rrjet social tė lire, ku gjithshkush prezanton atė, qė ka brenda vetes. Tė njohėsh Silvėn, duhesh tė kesh mendje dhe sy tė fortė. Ka njerėz nė kėtė jetė, tė cilėt tė ngopin me fjalė tė bukura dhe brenda tyre, s’kanė asgjė qė mund tė tė japin. Me kėtė grua ndodh ndryshe. Para saj, vetja tė duket e vogėl e pafuqishme, e paditur. Kėtė e them me plot bindje dhe thjeshtėsi. Njė nėnė dhe grua inteligjente. Dritė motivuese, pėrballė fėmijėve tė saj. Ecur nė kalvar sakrificash jetėsore. E pamposhtur nga ēdo rrezik, tė cilin fati i ka servirur. Pėrse pėrzgjodha tė shkruaj pėr Silvanėn? Me dėshirėn dhe respektin mė tė madh pėr ta bėrė shembull, para tė gjithėve, tė cilėt, tė cilat mund tė jenė prehė e kėsaj sėmundjeje. Nga heroizmi i saj duhet mėsuar. Kontakti i parė qė bėn, ėshtė takimi me mjekun psikolog. Nga biseda me Silvėn, nė njė takim shumė miqėsor me tė, mė ngeli nė mendje ky fragment: “ Pėr kė tė vjen mė shumė keq qė mund tė trishtohet nga sėmundja juaj?” - e kishte pyetur doktori. Sigurisht, doktori ka pritur t’i thotė , se femija ėshtė qenia mė e ndjeshme dhe lėndohet mė shpejt. Edhe unė, vertet, ashtu mendova. Po Silva me plot hyjninė e saj thotė: “Nėna”.
Eshtė madhore emri ” nėnė”.
Ajo vazhdon tė mė shpjegojė me butėsinė e saj, ashtu si ishte dashur t’ia shpjegonte dhe mjekut psikolog. “Nėse mė duhet tė pranoj vdekjen time, jam gati! Por, nėse do mė duhet tė pranoj vdekjen, o sėmundjen e fėmijėve tė mi, atėherė, do te thosha; “Mė shpejt do tė isha thėrmuar e tėra copa - copa, se sa tė shikoja fėmijėt e mi, tė vuanin me kėtė sėmundje”.
Kjo pra ėshtė Silvana Dina.
Tė prekesh nga kanceri, nuk ėshtė se infektohet vetėm personi, por dhe familja e shoqėria. Tė duhet, pas goditjes, qė merr nga pėrgjigja negative e mjekut, tė mbledhesh forcat se, njė hap tjetėr i fuqishėm tė pret. Mėnyra, se si do t’ia thuash familjes. Duhet tė gjesh fjalėn bindėse dhe ta pėrshkruash me kujdes, pėr ta bėrė tė besuar se gjithsēka do tė shkojė mirė. Kėshtu iu desh tė vepronte mikja jonė. Duke pėrdorur fjali tė menēura dhe me buzėqeshjen e saj, e cila e karakterizon, e zbuti fjalėn "kancer", pėr tė mos t’u dukur e frikėshme, nė sy tė fėmijėve.
*
Me humorin e saj projektoi pamjen skenike, tė paraqitjes sė profilit tė saj, mbas kimoterapisė. I humbet tė gjitha flokėt dhe duket, si insekt i qullėt, dhe vazhdon e qesh pėr tė treguar se nuk ka asgjė pėr tė pasur frikė. Ashtu e kemi pare ne Silvėn, nė kėtė periudhė, pėrherė tė qeshur. Edhe pse e dimė qė gjatė javėve tė kimoterapisė, pamja fizike deformohet, sytė futen brenda thellėsive zgavėrore. Trupi pompohet nga sterioidet dhe ndjehet i fryrė si balon. Qerpikėt dhe vetullat humbasin dhe ky ėshtė njė fenomen i madh. Jo tė gjithė njerėzit i mbijetojnė kancerit. Silva ėshtė e fortė! E fortė pėr vete dhe pėr tė gjithė tė dashurit e saj .Fėmijėt e saj janė tė trembur; vėllezėrit, motrat, prindėrit, bashkėshorti. Luten tė gjithė nė heshtje. Miqėsia i ka sytė me lot. Nėna kėrkon tė iki me vrapimin e erės, sa mė larg tė jetė e mundur…Nuk e duron dot faktin tė shohė vajzėn e saj, nė kėtė seancė tė gjatė lėnguese. Por, jo, askush nuk ikėn! Tė gjithė janė aty pranė e rreth saj. I dhurojnė kujdes dhe dashuri. Gjashtė javėt e para nga terapia intensive, mbas seancave, i tėrė trupi, nė 24 orė, pėshtilloset. Kjo ėshtė torturuese. Mjekėt tė pregatitin situatėn, se si do dukesh mbas renies sė flokėve, por nuk ėshtė e njėjta ndjesi, kur e provon vėrtet humbjen e tyre. Po mikja jonė mėsoi ta pranojė kėtė fakt dhe detyroi sėmundjen tė pėrshtatej me trupin e saj dhe jo trupi me sėmundjen. Edhe pse dhimbja kalon ēdo normė tė parashikuar. Mbas ēdo terapie, tė duket sikur nė trup tė inxheksiojnė me parafinė. Me plot bukurinė e saj, ajo vjen, pas ēdo terapie, duke na pėrshėndetur dhe uruar me fjalėt e saj, gjithė dashuri. Ku e gjen , vallė, tėrė kėtė forcė? Mjekėsia, sigurisht, ka pėrparuar nė zhvillim dhe mjekėt luftojnė, duke kėrkuar ta ndryshojnė kėtė sėmundje, qė quhet me njė emėr pėrbindėsh “kancer; nga njė sėmundje vdekjeprurėse, nė njė sėmundje kronike.
Pra, le tė jemi tė gjithė njė “Silvanė” , me forcėn e saj, qė tė na karakterizojė, nė ēdo hap, tė cilin hedhim! Le ta inkurajojmė miken tonė, e cila kaloi me sukses kėtė sprovė tė madhe, me dashurinė dhe respektinė tonė ndaj saj. Guximin e saj pėr tė pėrballuar sėmundjen, tė jetė njė shembull inkurajues dhe njė ogur i mirė pėr tė gjithė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
"Pėrballja"Skicė profili : Silvana Dina nga Nexhmije Hasani
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Politikė-
Kėrce tek: