Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "LIBRI, NXITËS DHE MESAZHUES I PAQES UNIVERSALE" A. Habazaj

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"LIBRI, NXITËS DHE MESAZHUES I PAQES UNIVERSALE" A. Habazaj  Empty
MesazhTitulli: "LIBRI, NXITËS DHE MESAZHUES I PAQES UNIVERSALE" A. Habazaj    "LIBRI, NXITËS DHE MESAZHUES I PAQES UNIVERSALE" A. Habazaj  EmptySat May 27, 2017 11:27 pm

[justify]LIBRI, NXITËS DHE MESAZHUES I PAQES UNIVERSALE

Nga Msc. Albert HABAZAJ, poet, studiues
Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko”, Vlorë Të nderuar miq!
Jam i lumtur të them se trinia e Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve LNPSHA “PEGASI” Albania, Akademia Alternative Pegasiane me Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko”, Vlorë në bashkëpunim me IWA (Ohajo) SHBA, pikërisht sot këtë të shtunë të datës 20 Maj 2017, ora 11.00, në Bibliotekën Universitare “Nermin Vlora Falaschi” të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë”, po nisin punimet e mbara të veprimtarisë analitike pegasiane me objekt:
“Letërsia, arti, kultura, paqja universale dhe humanizmi njerëzor”.
Në fokus do të ketë prezantime analitike të veprave të autorëve pegasianë dhe vlonjatë. Ky takim do të ketë dhe surpriza. Për gjithë këtë marathonë letraro-artistike-kulturore, ardhur si stafetë e bukur dhe e freskët sot në Vlorë, si dhe për befasirat e këndshme, që mund të përjetojmë, i shpreh falënderime të merituara poetit, shkrimtarit, studiuesit, Presidenti i LNPSHA “Pegasi”, një Kandidati nga radhët tona të Çmimit “Nobel” për Paqen, viti 2017, të palodhshmit Kristaq F. Shabani. Me çiltërsi u flas, se ndihem bukur në këtë mjedis, sikur të ishim një familje krijimi, me atmosferë kaq të ngrohtë që dinë ta thurin vetëm krijuesit. Sinqerisht s’i mbaj dot emocionet, edhe pse thinjëzat më qortojnë. Midis miqsh të fjalës së bukur poetike, të daltës epike përmendoriale, të ngjyrave magjike të penelit lirik, të pentagramit hyjnor të mrekullive të universit, unë, dhe besoj secili nga ne, e ndjen veten Princ i Paqes. Pikërisht këtu, buzë detit vlonjat, nga Biblioteka universitare që mban emrin e shkrimtares fisnike dhe humanistes dritërore Nermin Vlora Falaschi, personalisht dhe në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko”, Vlorë, me nderim i falim kësaj feste të rrallë për Vlorën kulturore letrare artistike, gjelbërimin e shpirtit dhe kaltërsinë e mesazhit, duke e çuar urimin tonë si pëllumb paqeje në zemrën e secilit krijues, e të secilës krijuese, për ta shpërndarë çdo kush nëpër viset e veta e gjithandej universit. Kjo festë e veçantë na fisnikëron bukurinë e fjalës, penelit, daltës, pentagramit. Kjo festë e veçantë na bën më vëllezër e motra, jo në kuptimin gjenetik, por në rrafshin altruist. Ne jemi metafora e familjes së paqes universale me librat tanë, me pikturat, skulpturat e kompozimet që krijojmë, për mesazhet me dritë që shpërndajmë ndër njerëz e hapësirash. Poetët e shkrimtarët, piktorët e skulptorët, kompozitorët e artistët janë kopështarët e trëndafilishtes, ku freskohet, zbukurohet dhe hijeshohet shpirti i botës njerëzore. Para disa kohësh, për arsye reference në një artikull, iu riktheva librit “Pena të arta franceze për shqiptarët (1332-2007)”, përgatitur nga Fotaq Andrea [Tiranë, Gent Grafik, 2009, me 762 faqe]. Studiuesi francez Xavier Deniau [Ksavie Dënio], njëkohësisht kryetar i Shoqërisë së Etnografisë së Parisit, ndër të tjera thekson: “Është shkruar se Greqia moderne u krijua nga marinarë e tregtarë; atdheu i shqiptarëve, dikur me famë në epopenë e Gjergj Kastriot Skënderbeut, u krijua nga poetët. [Shih librin e sipërcituar: f. 612]. A nuk të pranveron të tërin kjo thënie kaq dehëse e joshëse, kaq e bukur dhe e gjetur, kaq brilante dhe po kaq me përgjegjësi artistiko-estetike dhe qytetare-atdhetare?! Për Shqipërinë poetët janë kryekopështarët e trëndafilishtes kombëtare. Shprehem kështu, sepse ne jemi bij e bija të shqipes shqiptare, bij e bija të lirisë, sepse paqja është firma e gjallë e lirisë, sepse sot, zemra e çdo krijuesi flamurëron për liri, sepse sot shpirti i çdo krijuesi vlorëron për paqe. Kjo është paradigma e kësaj feste krijuesish, e cila ka domethënien më simbolike pikërsht këtu në Vlorën e bukur si sy Nermini, ku për paqe lind ulliri…



Miq të krijimit! Janë të pafundme motivet dhe subjektet e botës sonë krijuese, të vjetra e të reja, tokësore dhe jashtëtokësore, reale dhe ireale, të ëmbla dhe të hidhura, njerëzore dhe antinjerëzore, shtazore dhe barbare. Të pafundme. Sa mirë do të ishte bota sikur në librat tanë të këndonte me fjalë, pentagram, penel e daltë biblili i këngës së paqes, siç di të këndojë vetëm ai! Është e pamundur? Po. Sepse kështu është jeta me det, fushë e mal, me lule e furtunë. Mjeshtërinë e krijimit sikur e mjalton e harmonishmja e së bukurës estetike me të bukurën artistike, me nivelin e lartë të prurjeve tona në fushat përkatëse. Një libër i mirë të bën më qytetar. Le të bëhemi me librat tanë, me krijimet tona, me prodhimet e shpirtit në funksion të edukimit estetik artistik e qytetar të njerëzve-një xixëll në qiellin e krijimit universal. Ashtu sikurse i qiellti Uollt Uitmani [31.05.1819-26.03.1892] me “Fijet e barit” (1833), surrealisti francez Pol Elyar [Eugène Émile Paul Grindel:14.12.1895-18.11.1952], nga majat e poezisë botërore, qysh më 1918 na përshëndet me “Poemat e paqes” plot me imazhe të dhimbshme, plot shpresa delikate, siç e vlerëson dritërori ynë i paharrueshëm Dritëro Agolli [13.10.1931-03.02.2017]. “Sa herë vriten liria poetët vdesin” klith ende kiliani i madh Pablo Neruda, [emri i vërtetë Neftali Rikardo Rejes: 12.07.1904-23.09.1973] “poeti më kozmik i shekullit”. Ai ishte poet i dashurisë për jetën, për njeriun, për lirinë. Si ai e para tij qe Lorka, [Federico Garcia Lorca: 05.06.1898-19.08.1936] legjenda e lirisë në luftën e Spanjës. Simbol i sakrificës për atdhe u bë poeti më i madh i Spanjës. Për paqe. Me varg e me gjak. Lorka dhe Granada - imagjinata mitike dhe heroi kombëtar [Federico Garcia Lorca: 05.06.1898-19.08.1936]. Edhe ne kemi poetët tanë të paqes: të paharrueshmit Azem Shkreli, Ali Podrimja, Frederik Reshpja, Koçi Petriti, Jorgo Bllaci, kemi Prometheun e gjallë Fatos Arapi. Kemi poetë të paqes ne, kemi. Ata janë misionarët e fjalës hyjnore në tokë: Petraq Risto, Petrit Ruka, Ilirian Zhupa etj. Kemi të ngohtin e paharruar Ndoc Gjetja. Po ne kemi Enrieta Sinën, Kristaq Shabanin, Migena Arllatin, kemi vëllezërit Lefter e Kristo Çipa, Xhemil Laton, Astrit Hajdinin, Laureta Petoshatin, Eqerem Canaj, Seit Seitaj, Hiqmet Mehmetaj, Alisa Velaj, Evis Çelo, Alma Feruni, Avni Varfi, Theodhori Proko, Thodhori V. Babe, vëllezërit Namik e Idajet Jahaj, Ruzhdi Bajramin, Pali Shtëmbarin, Andrea Petromilon, Remzi Gjikën, Luftar Veshin, Kujtim Lapën, Qerim Pyllaj, Nertesi Asllani, Felek Bleta… Po ne kemi studenten Xhiliola Lamaj e nxënësin Marsel Beqiri, premtues për të nesërmen poetike, që japin mesazhe paqeje me krijimet e tyre. Po ne kemi edhe një krijues të veçantë. Dero Murataj quhet ai që ka gdhendur vargjet: “Kur të vdes dua dy varre/ një për vete, një për halle!...”. Meqë profesioni im është Bibliotekonomia, shfrytëzoj këtë mundësi, që të nënvizoj se shtëpia pa libra është si trupi pa shpirt, se libri na fal: më shumë njohuri, më shumë jetë, më shumë drejtësi, më shumë paqe. Që mos të jemi martirë të sfilitur të kohës, prirjet tona ndoshta do të ishte mirë, që, për ndërgjegjen kombëtare, të shikonin në sy atdhedashurinë në letërsi e arte (patriotizmin platonik, thënë ndryshe) dhe jo nacionalizmin (apo patriotizmin agresiv). Fatkeqësisht, ka një elitë të shkrimtarëve të Gadishullit të Ballkanit, që veprat e tyre letrare i kanë gatuar keq. Edhe ne ballkanas jemi. Jemi dhe mesdhetarë. Po janë ca libra që të japin shembëlltyrën e urave të zjarrit për luftë, që ngrenë padrejtësisht mure urrejtjeje midis popujsh të pafajshëm, në vend që të jenë si tufa lulesh apo ura bashkimi në siujdhesën tonë e Mesdheun qytetërimformues, ku jetojmë edhe ne. Duke gjykuar, se kur pijmë ujë në gurrën popullore jemi më të kthjellët në krijim, dua t’i mbyll këto fjalë zemre për ju miq të dashur të krijimit, me vargjet e një kënge plot mesazhe që ka thurur Dragoi i Këngës labe, i paharruari Kujtim Mici i Tërbaçit, botuar në librin poetik: “Shqipëri, nuse bregdeti” [Tiranë, Kumi, 2012]. Ja vargjet e kësaj kënge që gurgullon mirësi, dhemshuri, dashuri, falje e paqe: “Po më dridhet zemra/ dhe toka nën këmbë;/ kam dëshir’ gjakmarrjes/ t’i kushtoj një këngë./ Ju flet nëna labe/ si loket e shkrepit;/ mos e lini thatë/ shpargërin e djepit!/ Ju flet shpirt’ i dhëmbshur,/ si Mirua flet Shotës:/ jemi gjak kreshnikësh,/ jo më gaz’ i botës!/ Ju flet Vlora jonë/ nga goj’ e ‘Smailit/ hidhni duart qafës,/ si unë Boletinit!/ Hidhni duart qafës,/ puthuni në buzë,/ tanët qenë që thanë-/ kush fal, është burrë”!
Faleminderit! Biblioteka “Nermin Vlora Falaschi”
Universiteti ‘Ismail Qemali” Vlorë, ALBANIA

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
"LIBRI, NXITËS DHE MESAZHUES I PAQES UNIVERSALE" A. Habazaj
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "LIBRI, NXITËS DHE MESAZHUES I PAQES UNIVERSALE" A. Habazaj
» “LETËRSIA, ARTI, KULTURA DHE PAQJA UNIVERSALE” Referencë
» VEPRIMTARI PËR LETËRSINË, ARTIN, KULTURËN, PAQEN UNIVERSALE
» Papa në avion: Kur'ani është libër i paqës...
» Fethullah Gylen merr Çmimin e Paqes për Vitin 2011

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: