Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 "LIBRI, NXITĖS DHE MESAZHUES I PAQES UNIVERSALE" A. Habazaj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: "LIBRI, NXITĖS DHE MESAZHUES I PAQES UNIVERSALE" A. Habazaj    Sat May 27, 2017 11:28 pm

LIBRI, NXITĖS DHE MESAZHUES I PAQES UNIVERSALE

Nga Msc. Albert HABAZAJ, poet, studiues
Kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve dhe Artistėve “Petro Marko”, Vlorė Tė nderuar miq!
Jam i lumtur tė them se trinia e Lidhjes Ndėrkombėtare tė Poetėve, Shkrimtarėve dhe Artistėve LNPSHA “PEGASI” Albania, Akademia Alternative Pegasiane me Shoqatėn e Shkrimtarėve dhe Artistėve “Petro Marko”, Vlorė nė bashkėpunim me IWA (Ohajo) SHBA, pikėrisht sot kėtė tė shtunė tė datės 20 Maj 2017, ora 11.00, nė Bibliotekėn Universitare “Nermin Vlora Falaschi” tė Universitetit “Ismail Qemali” Vlorė”, po nisin punimet e mbara tė veprimtarisė analitike pegasiane me objekt:
“Letėrsia, arti, kultura, paqja universale dhe humanizmi njerėzor”.
Nė fokus do tė ketė prezantime analitike tė veprave tė autorėve pegasianė dhe vlonjatė. Ky takim do tė ketė dhe surpriza. Pėr gjithė kėtė marathonė letraro-artistike-kulturore, ardhur si stafetė e bukur dhe e freskėt sot nė Vlorė, si dhe pėr befasirat e kėndshme, qė mund tė pėrjetojmė, i shpreh falėnderime tė merituara poetit, shkrimtarit, studiuesit, Presidenti i LNPSHA “Pegasi”, njė Kandidati nga radhėt tona tė Ēmimit “Nobel” pėr Paqen, viti 2017, tė palodhshmit Kristaq F. Shabani. Me ēiltėrsi u flas, se ndihem bukur nė kėtė mjedis, sikur tė ishim njė familje krijimi, me atmosferė kaq tė ngrohtė qė dinė ta thurin vetėm krijuesit. Sinqerisht s’i mbaj dot emocionet, edhe pse thinjėzat mė qortojnė. Midis miqsh tė fjalės sė bukur poetike, tė daltės epike pėrmendoriale, tė ngjyrave magjike tė penelit lirik, tė pentagramit hyjnor tė mrekullive tė universit, unė, dhe besoj secili nga ne, e ndjen veten Princ i Paqes. Pikėrisht kėtu, buzė detit vlonjat, nga Biblioteka universitare qė mban emrin e shkrimtares fisnike dhe humanistes dritėrore Nermin Vlora Falaschi, personalisht dhe nė emėr tė Shoqatės sė Shkrimtarėve dhe Artistėve “Petro Marko”, Vlorė, me nderim i falim kėsaj feste tė rrallė pėr Vlorėn kulturore letrare artistike, gjelbėrimin e shpirtit dhe kaltėrsinė e mesazhit, duke e ēuar urimin tonė si pėllumb paqeje nė zemrėn e secilit krijues, e tė secilės krijuese, pėr ta shpėrndarė ēdo kush nėpėr viset e veta e gjithandej universit. Kjo festė e veēantė na fisnikėron bukurinė e fjalės, penelit, daltės, pentagramit. Kjo festė e veēantė na bėn mė vėllezėr e motra, jo nė kuptimin gjenetik, por nė rrafshin altruist. Ne jemi metafora e familjes sė paqes universale me librat tanė, me pikturat, skulpturat e kompozimet qė krijojmė, pėr mesazhet me dritė qė shpėrndajmė ndėr njerėz e hapėsirash. Poetėt e shkrimtarėt, piktorėt e skulptorėt, kompozitorėt e artistėt janė kopėshtarėt e trėndafilishtes, ku freskohet, zbukurohet dhe hijeshohet shpirti i botės njerėzore. Para disa kohėsh, pėr arsye reference nė njė artikull, iu riktheva librit “Pena tė arta franceze pėr shqiptarėt (1332-2007)”, pėrgatitur nga Fotaq Andrea [Tiranė, Gent Grafik, 2009, me 762 faqe]. Studiuesi francez Xavier Deniau [Ksavie Dėnio], njėkohėsisht kryetar i Shoqėrisė sė Etnografisė sė Parisit, ndėr tė tjera thekson: “Ėshtė shkruar se Greqia moderne u krijua nga marinarė e tregtarė; atdheu i shqiptarėve, dikur me famė nė epopenė e Gjergj Kastriot Skėnderbeut, u krijua nga poetėt. [Shih librin e sipėrcituar: f. 612]. A nuk tė pranveron tė tėrin kjo thėnie kaq dehėse e joshėse, kaq e bukur dhe e gjetur, kaq brilante dhe po kaq me pėrgjegjėsi artistiko-estetike dhe qytetare-atdhetare?! Pėr Shqipėrinė poetėt janė kryekopėshtarėt e trėndafilishtes kombėtare. Shprehem kėshtu, sepse ne jemi bij e bija tė shqipes shqiptare, bij e bija tė lirisė, sepse paqja ėshtė firma e gjallė e lirisė, sepse sot, zemra e ēdo krijuesi flamurėron pėr liri, sepse sot shpirti i ēdo krijuesi vlorėron pėr paqe. Kjo ėshtė paradigma e kėsaj feste krijuesish, e cila ka domethėnien mė simbolike pikėrsht kėtu nė Vlorėn e bukur si sy Nermini, ku pėr paqe lind ulliri…



Miq tė krijimit! Janė tė pafundme motivet dhe subjektet e botės sonė krijuese, tė vjetra e tė reja, tokėsore dhe jashtėtokėsore, reale dhe ireale, tė ėmbla dhe tė hidhura, njerėzore dhe antinjerėzore, shtazore dhe barbare. Tė pafundme. Sa mirė do tė ishte bota sikur nė librat tanė tė kėndonte me fjalė, pentagram, penel e daltė biblili i kėngės sė paqes, siē di tė kėndojė vetėm ai! Ėshtė e pamundur? Po. Sepse kėshtu ėshtė jeta me det, fushė e mal, me lule e furtunė. Mjeshtėrinė e krijimit sikur e mjalton e harmonishmja e sė bukurės estetike me tė bukurėn artistike, me nivelin e lartė tė prurjeve tona nė fushat pėrkatėse. Njė libėr i mirė tė bėn mė qytetar. Le tė bėhemi me librat tanė, me krijimet tona, me prodhimet e shpirtit nė funksion tė edukimit estetik artistik e qytetar tė njerėzve-njė xixėll nė qiellin e krijimit universal. Ashtu sikurse i qiellti Uollt Uitmani [31.05.1819-26.03.1892] me “Fijet e barit” (1833), surrealisti francez Pol Elyar [Eugčne Émile Paul Grindel:14.12.1895-18.11.1952], nga majat e poezisė botėrore, qysh mė 1918 na pėrshėndet me “Poemat e paqes” plot me imazhe tė dhimbshme, plot shpresa delikate, siē e vlerėson dritėrori ynė i paharrueshėm Dritėro Agolli [13.10.1931-03.02.2017]. “Sa herė vriten liria poetėt vdesin” klith ende kiliani i madh Pablo Neruda, [emri i vėrtetė Neftali Rikardo Rejes: 12.07.1904-23.09.1973] “poeti mė kozmik i shekullit”. Ai ishte poet i dashurisė pėr jetėn, pėr njeriun, pėr lirinė. Si ai e para tij qe Lorka, [Federico Garcia Lorca: 05.06.1898-19.08.1936] legjenda e lirisė nė luftėn e Spanjės. Simbol i sakrificės pėr atdhe u bė poeti mė i madh i Spanjės. Pėr paqe. Me varg e me gjak. Lorka dhe Granada - imagjinata mitike dhe heroi kombėtar [Federico Garcia Lorca: 05.06.1898-19.08.1936]. Edhe ne kemi poetėt tanė tė paqes: tė paharrueshmit Azem Shkreli, Ali Podrimja, Frederik Reshpja, Koēi Petriti, Jorgo Bllaci, kemi Prometheun e gjallė Fatos Arapi. Kemi poetė tė paqes ne, kemi. Ata janė misionarėt e fjalės hyjnore nė tokė: Petraq Risto, Petrit Ruka, Ilirian Zhupa etj. Kemi tė ngohtin e paharruar Ndoc Gjetja. Po ne kemi Enrieta Sinėn, Kristaq Shabanin, Migena Arllatin, kemi vėllezėrit Lefter e Kristo Ēipa, Xhemil Laton, Astrit Hajdinin, Laureta Petoshatin, Eqerem Canaj, Seit Seitaj, Hiqmet Mehmetaj, Alisa Velaj, Evis Ēelo, Alma Feruni, Avni Varfi, Theodhori Proko, Thodhori V. Babe, vėllezėrit Namik e Idajet Jahaj, Ruzhdi Bajramin, Pali Shtėmbarin, Andrea Petromilon, Remzi Gjikėn, Luftar Veshin, Kujtim Lapėn, Qerim Pyllaj, Nertesi Asllani, Felek Bleta… Po ne kemi studenten Xhiliola Lamaj e nxėnėsin Marsel Beqiri, premtues pėr tė nesėrmen poetike, qė japin mesazhe paqeje me krijimet e tyre. Po ne kemi edhe njė krijues tė veēantė. Dero Murataj quhet ai qė ka gdhendur vargjet: “Kur tė vdes dua dy varre/ njė pėr vete, njė pėr halle!...”. Meqė profesioni im ėshtė Bibliotekonomia, shfrytėzoj kėtė mundėsi, qė tė nėnvizoj se shtėpia pa libra ėshtė si trupi pa shpirt, se libri na fal: mė shumė njohuri, mė shumė jetė, mė shumė drejtėsi, mė shumė paqe. Qė mos tė jemi martirė tė sfilitur tė kohės, prirjet tona ndoshta do tė ishte mirė, qė, pėr ndėrgjegjen kombėtare, tė shikonin nė sy atdhedashurinė nė letėrsi e arte (patriotizmin platonik, thėnė ndryshe) dhe jo nacionalizmin (apo patriotizmin agresiv). Fatkeqėsisht, ka njė elitė tė shkrimtarėve tė Gadishullit tė Ballkanit, qė veprat e tyre letrare i kanė gatuar keq. Edhe ne ballkanas jemi. Jemi dhe mesdhetarė. Po janė ca libra qė tė japin shembėlltyrėn e urave tė zjarrit pėr luftė, qė ngrenė padrejtėsisht mure urrejtjeje midis popujsh tė pafajshėm, nė vend qė tė jenė si tufa lulesh apo ura bashkimi nė siujdhesėn tonė e Mesdheun qytetėrimformues, ku jetojmė edhe ne. Duke gjykuar, se kur pijmė ujė nė gurrėn popullore jemi mė tė kthjellėt nė krijim, dua t’i mbyll kėto fjalė zemre pėr ju miq tė dashur tė krijimit, me vargjet e njė kėnge plot mesazhe qė ka thurur Dragoi i Kėngės labe, i paharruari Kujtim Mici i Tėrbaēit, botuar nė librin poetik: “Shqipėri, nuse bregdeti” [Tiranė, Kumi, 2012]. Ja vargjet e kėsaj kėnge qė gurgullon mirėsi, dhemshuri, dashuri, falje e paqe: “Po mė dridhet zemra/ dhe toka nėn kėmbė;/ kam dėshir’ gjakmarrjes/ t’i kushtoj njė kėngė./ Ju flet nėna labe/ si loket e shkrepit;/ mos e lini thatė/ shpargėrin e djepit!/ Ju flet shpirt’ i dhėmbshur,/ si Mirua flet Shotės:/ jemi gjak kreshnikėsh,/ jo mė gaz’ i botės!/ Ju flet Vlora jonė/ nga goj’ e ‘Smailit/ hidhni duart qafės,/ si unė Boletinit!/ Hidhni duart qafės,/ puthuni nė buzė,/ tanėt qenė qė thanė-/ kush fal, ėshtė burrė”!
Faleminderit! Biblioteka “Nermin Vlora Falaschi”
Universiteti ‘Ismail Qemali” Vlorė, ALBANIA

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
"LIBRI, NXITĖS DHE MESAZHUES I PAQES UNIVERSALE" A. Habazaj
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturė-
Kėrce tek: