Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Mesuesit ,shokut kolegut Hamit Peca

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
lutfi coka
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 38
Age : 66
Vendi : shqiperi
Registration date : 29/06/2012

MesazhTitulli: Mesuesit ,shokut kolegut Hamit Peca   Sat Jun 10, 2017 8:17 pm

Mesuesit ,shokut,kolegut tim Hamit Peca
Arnore te nderuar!Kujoni dhe respektoni kujtimin per mesuesin gjenial,shokun shembullor dhe familjarin e shkelqyer Hamit Peca.
Edhe pse kanė kaluar mbi 58 vjet nga dita, nė tė cilėn u ula nė bankėn e klasės sė parė, kujtimi i asaj dite pėr mua ka mbetur i freskėt. Xhiroj sė prapthi shiritin e kujtesės dhe ja tek mė shfaqen pėrpara imazhet e asaj dite tė paharruar, nė tė cilėn ti mėsues i dashur, na mirėprite me buzėqeshje, me ėmbėlsi, sikur tė ishe prindi ynė, pasi ti i tillė u shndėrrove, pėr aq vite sa ishim nxėnėsit AAe tu.
Mėsuesi im! Mėnyra se si na trajtoje, se si na e pėrcillje mėsimin, bėri qė tė dashurohem me librat, qė tė mos mė duken gogol, por pėrkundrazi, tė mė dukeshin si shokė, me tė cilėt tė kaloja pjesėn mė tė madhe tė ditės, tė pėrkujdesesha pėr ta, t’i mbėshtillja qė tė dukeshin bukur. Gjithēka qė shkruhej nė to, mundohesha ta transferoja nė hardiskun tim tė trurit. Mė pas aty i jepja komandėn e ruajtjes pa tė drejtė fshirjeje, derisa tė jem gjallė.
Mėsuesi im! Ti jo vetėm qė mė prezantove me tė gjitha shkronjat e gjuhės tonė, por dhe mė mėsove t’i shkruaj bukur, e me to tė krijoj fjalė, e fjalėve t’i jap kuptim. Gjithė kėtė, vetėm ti e bėre o mėsuesi im. Ēdo mėngjes zgjohesha me gėzim, pasi do tė vija e do tė takohesha me ty, tė mė mėsoje; tė mė kėshilloje; tė mė qortoje; tė gjitha kėto ndikuan pozitivisht nė ndėrtimin e personalitetit tim.
Ti zgjodhe njė profesion fisnik, atė tė mėsuesit; tė edukuesit; tė pėrēuesit tė dijes; dhe atė e kreve e je duke e kryer me shumė sukses. Kėtė e dėshmojnė dhe ish nxėnėsit e tu, njė prej tė cilėve jam dhe unė. Pėrpara se tė ishe njė mėsues shėmbėlltorė, ti ishe njė njėri model, me virtyte tė larta tė moralit. Ti ishte gjeneratori dhe katalizatori qė zgjove dhe u dhe jetė energjive dhe talenteve tė mia. Ti ishe dhe je burim i suksesit tim nė ēdo fushė qė kam lėvruar.
Sa herė qė vinte 7-Marsi, ti nuk prisje prej nesh as dhurata dhe as buqeta lulesh, pasi ti na konsideroje buqetėn tėnde me lule shumėngjyrėshe, qė lėshonin aroma nga mė tė kėndshmet. Ti na ftoje nė shtėpinė tėnde dhe na gostisje sikur tė ishim mysafirėt e tu mė tė shtrenjtė. Ti pėrpara se tė na hapje portat e dijes, na hape portat e zemrės tėnde, dhe me bagazhin e pashterur tė dijes qė posedoje, vadisje, ujijse dhe pasuroje intelektin tonė tė etur.
Ēdo fjalė qė ti thoje, mė dukej e madhe; ēdo lėvizje dhe punė e jotja mė dukej e matur; ēdo vlerėsim i yti ndaj nesh na inkurajonte pa masė dhe na shtynte tė punonim mė fort; tė pėrpiqeshim mė tepėr; tė tė kėnaqeshim me arritjet e tona. Tė shėndriste fytyra sa herė qė vinim tė pėrgatitur nė mėsim. Sa herė qė pėrmend emrin tėnd, njeriun e mirė kujtoj; sa herė qė ėshtė nė fokus portreti i njė mėsuesi shembullor, imazhi yt mė paraqitet para syve. Sa herė qė mė pyesin se kujt ia dedikoj suksesin tim tė deritanėshėm, pėrgjigja ime je ti, pasi njė pjesė tė mirė tė rrugės qė kam ndjekur, ma tregove ti.
Gjurmėt e tua tek unė, nuk ishin tė pėrkohshme, por tė pėrjetshme.
I dashur mėsues! Sot, pėr fat tė keq ka ndryshuar perceptimi dhe syri me tė cilin shihen mėsuesit nga nxėnėsit. Ka ndryshuar gjithashtu edhe konsiderata dhe kėndvėshtrimi edhe pėr librat, si dhe pėr dijen nė pėrgjithėsi. Sot, librat shihen si njė barrė e rėndė qė u ka rėnė mbi kurriz nxėnėsve dhe qė duan tė lirohen prej saj njė orė e mė parė. Nė ditėt e sotme, mėsuesit nuk gėzojnė tė njėjtin respekt nga ana e nxėnėsve tė tyre. Shkollat nuk shihen mė si djepi i dijes dhe arsimi nuk konsiderohet mė si elementi kryesor dhe bazamenti i lartėsimit tė njė individi, tė njė shoqėrie dhe tė njė kombi.
Nga ana tjetėr shohim mėsues, tė cilėt janė zhveshur nga pėrgjegjėsia dhe amaneti i pėrēimit tė dijes tek brezat e rinj, tek filizat e sotėm dhe nesėr ndėrtuesit e sė ardhmes. Dikur mėsuesit i motivonte puna pėrpara rrogės, ndėrsa sot ndodh e kundėrta. Dikur, s’kishte prind qė tė mos shtynte dhe tė dėrgonte nė shkollė, me hir ose me pahir, fėmijėt e tij, ndėrsa sot ka prindėr qė s’duan t’ia dinė pėr arsimimin dhe edukimin intelektual tė fėmijėve tė tyre. Dikur fėmijėt i gjeje nėpėr shkolla, ndėrsa sot do tė gjesh me qindra e me mijėra nėpėr rrugė duke punuar punė tė ndryshme, dhe e gjithė kjo nga skamja e madhe qė ka goditur familjet e tyre, apo do tė gjesh edhe nga ata qė merren me vese tė ndryshme negative dhe tė pakontrolluar nga prindėrit.
Sot, pėr fat tė keq, shkollat tona tė cilat nė teori dhe praktikė duhet tė jenė djep i dijes dhe qytetėrimit, janė shndėrruar nė vatra tė degjenerimit, tė shthurrjes dhe tė degradimit. Dikur shkolla kishte njė etikė nė veshje qė respektohej nga tė gjithė, sidomos nga vajzat, ndėrsa sot shohim nxėnėset e 9-vjeēares dhe tė mesmes tė veshura si mos mė keq, qė i drejtohen institucioneve arsimore, me njė veshje e cila nuk ta jep pėrshtypjen se janė duke shkuar pėr nė shkollė, por pėr nė vendet e degjenerimit dhe shthurrjes.
Sot, pėr fat tė keq, ēantat e nxėnseve qė janė nė moshėn e adoleshencės nuk janė mė tė mbushura me libra, por me mjetet e makiazhit dhe celularė. Sot, me qindra nxėnės e nxėnėse tė kėsaj moshe delikate, nuk shkojnė nė shkollė me synimin pėr tė nxėnė dije, por pėr tė konkuruar se kush e ka celularin mė tė fundit, pėr t’u ekspozuar se kush ėshtė veshur mė trendy, se cilit djalė apo vajzė do t’i bjerė nė sy. Mėsimi nuk zhvillohet mė si mė parė. Gjatė orėve tė mėsimit, mė shumė shkėmbehen mesazhe nėpėrmjet celularėve sesa i kushtohet vėmendje shpjegimit tė mėsuesve. Sot nuk i kushtohet mė rėndėsi kryerjes sė detyrave shkollore dhe mėsimit tė librave pas orarit mėsimor, por shikimit me orė tė stėrgjatura tė programeve tė ndryshme mediatike, apo nėpėr internet kafe, duke luajtur lojėra tė ndryshme, me tė cilat po humbasin kohėn kot dhe nuk po rriten shėndetshėm.
I dashur mėsues! Ka shumė prej mėsusve tė sotshėm qė nuk i ngjajnė dhe nuk i afrohen nė parime dhe synime mėsuesve tė dikurshėm. Sot shumė prej tyre e shohin arsimin si biznes, si tregti fitimprurėse. Dijet qė kanė nuk ua pėrcjellin nxėnėsve nė shkolla, atje ku duhet, por nėpėr kurset e ndryshme private, tė cilat i kanė hapur, me qėllim qė t’i rrjepin xhepat e shqiptarėve. Shumė prej tyre janė materializuar, vetėm paraja u hyn nė sy.Sėrish erdhi 7-Marsi, dita kur vlerėsohet kontributi i mėsuesve, por sot ndryshe nga dikur, nxėnėsit ndihen tė imponuar dhe tė detyruar qė t’i ofrojnė mėsuesve tė tyre dhurata shumė tė kushtueshme, qofshin nė sende dhe objekte materiale apo tė holla kesh. Mė e keqja qė ndodh sot, ėshtė se pseudomėsues tė pa-arsimuar, tė cilėt nėpėrmjet diplomave fallco apo shfrytėzimit tė lidhjeve miqėsore dhe shoqėrore, si dhe nėpėrmjet dhėnies sė parave nėn dorė, arrijnė tė fitojnė vendin e punės, duke marrė kėshtu nė qafė njė brez tė tėrė, dhe as qė i bren ndėrgjegja pėr veprimet e tyre tė pahijshme.
Sigurisht, nuk pėrfshij nė kėtė vorbull tė gjithė, pasi ende ka nxėnės, prindėr, mėsues dhe shkolla qė krenohemi me to dhe me arritjet e tyre, por fenomenet negative tė lartpėrmendura po na dalin para syve pothuajse ēdo ditė; na irritojnė dhe na bėjnė qė tė shpėrthejmė. Edhe pse po pėrjetojmė njė situatė tė tillė, ne nuk jemi pesimistė, pasi shpresojmė qė gjendja tė ndryshojė pėr mirė. Zoti nuk e ndryshon gjendjen e njė populli derisa ata tė ndryshojnė veten e tyre. Kėshtuqė, ne nuk duhet tė presim nga tė tjerėt qė tė ndryshojnė pa filluar me veten tonė. Ne nuk mund tė presim ditė mė tė mira, nėse nuk mundohemi dhe kontribuojmė pėr njė tė ardhme mė tė ndritur pėr veten, familjen dhe fėmijėt tanė.
Jo vetėm 7-Marsi, por ēdo ditė e vitit dhe ēdo vit i jetės, duhet tė shėrbejė pėr tė ndėrgjegjėsuar tė gjithė mėsuesit pėr rolin e tyre qė duhet ta kryejnė me pastėrti dhe profesionalizėm. Tė kuptojnė privilegjin dhe pėrgjegjėsinė qė kanė pėrsipėr. Le tė mos harrojnė se nė dorė kanė amanetin mė tė shtrenjtė, thesarin mė tė ēmuar, dritėn e syve tė ēdo prindi. Le t’i trajtojnė si tė tillė dhe le tė kujdesen pėr ta; le t’i pajisin me dije tė dobishme si dhe me edukatė qė do t’u vlejė nė jetė.I dashur mėsuesi im! Falėndėrimet e mia ndaj teje nuk kanė mbarim, pasi ti mė dhe gjithēka kishe. Ma huazove pa kursim, pa kthim dhe mė vlejti shumė nė ēdo drejtim. Sa ndryshe do tė ishte vendi ynė sikur tė kishte mė shumė mėsues si ty?! Do tė kishim njė brez mė tė ditur, mė tė edukuar, mė shpresėdhėnės, etj. Lusim Zotin e gjithėsisė qė tė sotmen e arsimit, shkollave, mėsuesve, nxėnėsve dhe prindėrve ta bėjė mė tė mirė sesa e djeshmja dhe tė nesėrmen mė tė mirė sesa e sotmja! Amin!
Fakti qė po tė shkruaj edhe pas kaq vitesh tregon sesa i rėndėsishėm ke qenė dhe ke mbetur tek unė. Kėtė letėr timen, pranoje si dhuratė modeste dhe si shenjė mirėnjohjeje. Sa tė kem jetė e sa tė rroj, ty kurrė s’do tė tė harroj, gjithmonė pėr mirė do tė tė kujtoj, o mėsuesi im.
Me shume respekt te kujtoi mesues,shok,mik e koleg shembullor.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Mesuesit ,shokut kolegut Hamit Peca
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Zonė e lirė :: Tema tė ndryshme-
Kėrce tek: