Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 "Ankthi i nėnės" tregim nga Kristo Stoja

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: "Ankthi i nėnės" tregim nga Kristo Stoja    Mon Jul 03, 2017 12:32 pm


Ankthi i nėnės


Krushkave, qė u hahej shumė muhabeti, atė pasdite dhjetori i ishin afruar oxhakut dhe qanin hallet me njėra - tjetrėn. Kėtė radhė kishte ardhur Ēenua pėr vizitė te Evanthia. Mbasi e pinė kafenė, mysafirja e kujtoi tė zonjėn e shtėpisė pėr tė vazhduar bisedėn, atje ku e kishte lėnė.
- Po me Kriston ke hequr shumė?
- Jo dhe aq, - u pėrgjigj Evanthia, - atė e kam patur djalė tė shtruar dhe tė lidhur shumė pas librave. Po, njė herė, ma ka bėrė gjakun ujė.
- Pa hė, aman tė keqen!
- Ky djalė, qė ta kisha fjalėn, mėsonte shumė. Ēdo vit tė shkollės mė vinte me fletė lavdėrimi. Kėtu, nė Dhoksat, kishim njė mėsues flori, njė djalė tė zgjuar nga Elbasani. Hyjni Ceka, e quanin. Thonė qė e kishin degdisur gjer kėtu pėr punė biografie. Ai e donte Kriston pėr mend tė kokės. Kur merrte vesh qė, burri, i cili, nė atė kohė, punonte si murator nė qytet, do tė kthehej, ai bujtte te ne, si djalė i shtėpisė. E kishte mėsuar qė i lironim vendin nė krye dhe, sa vinte, zinte vend te oxhaku. E respektonim, jo vetėm si mėsuesin e fėmijėve, por nė radhė tė parė si njeri dhe si jabanxhi. Ishte i pėrsosur. Tė pakta ishin shtėpitė, qė Hyjniu u shkonte pėr vizitė. Kryesisht ato ishin familjet, fėmijėt e tė cilave mėsonin mirė.
Njė ditė, teksa po pinte kafe me burrin, iu drejtua atij, si me tė lutur:
- Dėgjo, Sokrat, kam njė sugjerim pėr ju, - dhe e mbėshteti pranė gjoksit Kriston, qė i rrinte afėr. – Kristua mė pėlqen se, jo vetėm ėshtė nxėnės i shkėlqyer nė mėsime, por ėshtė dhe i sjellshėm, i respektuar, inteligjent, pra fėmijė i zgjuar, desha tė thosha. Ju rekomandoj qė tė mos e lini pa shkollė. Sikur fjala vjen tė hiqni dhe nga buka e gojės, po djali le tė arsimohet.
- Nė mbarimin e fillores e rregulluam te ca njerėzit tanė nė Gjirokastėr, ku vazhdonte shtatėvjeēaren. Shkonim nė qytet, njė ose dy herė nė javė, pėr t’u interesuar pėr tė, por, shyqyr zotit, pėr tre vjet nuk na solli asnjė telash. Tė shtunave, me mbarimin e orės sė fundit, vinte nė fshat dhe kthehej tė hėnėn nė qytet. Rrugėn e bėnte gjithmonė me kėmbė. Dhoksat – Gjirokastėr donte dy orė tė mira.
- Po pse me kėmbė?
- Ku kishte nė vitin 1955 rrugė, pa le makina. Dhe qė ta kisha fjalėn, djalin e ormisa qė nė pikė tė sabahut pėr qytet. Erdhi dhe Antigoni, vėrsike me Kriston, qė mėsonin nė tė njėjtėn shkollė, po nė klasė paralele.
Atė natė shiu kishte rėnė me gjyma dhe vetėm nė mėngjes kishte reshtur pak. Errėsira e dhjetorit nuk tė linte tė kuptoje nė kishte ndėrmend tė hapej. I dhashė njė llabane tė dhirtė, qė arrinte tė mbulonte kokėn, kurrizin dhe librat, si dhe i vura pak ushqim me vete.
Ndėrsa krushkat qanin hallet me fėmijėt e tyre, jashtė filloi njė shi i rrėmbyer. Kokėrrat e breshėrit kėrcisnin nė xhamet e dritareve, siē kėrcasin misrat e pjekur nė tigan. Evanthia i shtyu dhe mė urėt e zjarrit, thėrmoi me cimbidh disa thėngjij qė zjarri tė merrte dhe u ul pėrsėri nė shiltenė e saj.
- Hė, pastaj?- pyeti tėrė merak dhe kureshtje Ēenua.
- Tė dy fėmijėt humbėn nė errėsirė. E, unė nga njėra anė merresha me katėr fėmijėt e tjerė, vjehrrėn plakė, qė kishte zėnė krevatin dhe punėt e panumėrta tė mėngjezit, nga ana tjetėr mendja mė punonte te djali. Pėr gjysmė ore ra njė shi, po ē’shi! Litarė. Pėrzier me breshėr si ky, qė dėgjohet pėrjashta. Vetėtimat, si gjarpėrinj tė zjarrtė, ēanin qiellin dhe, pas disa sekondash, artileria e rėndė e bubullimave tundte vendin... Kushedi se ē’bėheshin kėta fėmijė, kėta nxėnės tė vegjėl, vetėm nga 11 vjeē, qė po ēanin stuhinė!...
Qė tė pėrshkoje distancėn fshat - qytet do tė kapėrceje disa pėrrenj, tė cilėt, nė muajt e dimrit, egėrsoheshin dhe shndėrroheshin nė lumenj tė rrėmbyer, duke sjellė me vete ujė tė turbullt, gurė, degė, trungje... Asnjė prej tyre nuk kishte urė. Njerėzit me vėshtirėsi kalonin nėpėr disa ngushtica, duke u mbajtur nga degėt e pemėve, ose duke kapėrcyer gur mbi gur..
“ E zeza, - thoshja me vete. - E mora nė qafė djalin dhe vajzėn e botės, i mbyta me duart e mia”.
I lutesha zotit t’i ndihmonte kėta fėmijė tė pafajshėm, qė morėn rrezikun nė kėtė mėngjes tė frikshėm.
- Ē’paskeni hequr, moj krushkė!
- Ne shtėpinė e kishim nė ēetėn* e poshtme, nė hyrje tė fshtatit. Kontrolloja rrugėn dhe njerėzit, qė hynin pėr nė fshat. I pyesja gjithė merak: “ Nga qyteti vini?” “Jo, moj motėr, unė isha kėtu poshtė, kontrollova arat, mos mė ishin pėrmbytur... “.
“Nga qyteti vini?” “Jo”. Dhe asnjė haber.
Nė fund, njė mesoburė m’u pėrgjigj se vinte nga qyteti.
“Mos pe dy fėmijė, djalin tim, Kriston dhe Antigonin e Lenos?” “ Jo, unė gjatė gjithė rrugės, nuk takova njeri. Pėrrenjtė ishin fryrė, kishin dalė nga shtrati dhe ishin bėrė tė pakapėrcyeshėm. Unė e di si kam ardhur. Po te Azmaku, nė mes tė fushės, ujėt ishte bėrė det. Njė burrė, atje pranė, mė tha se kishte parė dy fėmijė, tė cilėt venin nga fshati nė qytet, qė hynė nė ujė, por mė vonė nuk vuri re se ē’ndodhi me ta. Nuk i pa tė kalonin...”.
“Korba, - thirra, - si tė mban vendi, moj kėmbėtharė! ... Na u mbytėn fėmijėt! Po mua gojėtharės, si m’u kyē goja dhe nuk ngula kėmbė qė tė mos i lija? Punė e madhe se do tė humbisnin njė ditė mėsim”.
“Jo, moj Evanthi, mos u trondit! Ata mbase kanė kaluar dhe ai burri, qė e kishte mendjen edhe te bagėtitė e tij, nuk do t’i ketė vėnė re, ose, ndoshta, janė futur gjėkundi poshtė ndonjė peme pėr tė pritur derisa tė pushonte shiu e tė ulej niveli i ujėrave”.
Po mė mbante vendi mua?! S’kishte njeri qė tė mė mbushte mendjen se ata fėmijė ishin gjallė, pa i parė vetė me sy. Ashtu e tmerruar, si e ēmendur, vrapoja monopateve, pėrmes pyllit, midis shkurreve me gjemba, duke kapėrcyer pėrrenjtė njėri pas tjetrit e duke thirrur me sa kisha nė kokė. Po asnjė pėrgjigje. Kėrkoja majtas –djathtas, kontrolloja nėn rrugė e matanė rruge e, si nuk hasja nė ta, pėrsėri vrapoja. Ja dhe Azmaku, ky pėrbindėsh, qė tmerron kalimtarėt, kur del nga shtrati! Ai tani ishte zbutur dhe uji vinte jo shumė i turbullt. Shiu kishte ca qė kishte pushuar. Gurėt, qė shėrbenin pėr kalimin e njerėzve, arrinin tė dukeshin dhe mund tė shikoje gjatė ecjes sė rrymės deri nė thellėsi tė kanalit. Mė hidhej zemra si zog. Nuk e pranoja dot tė keqen. Kalova disa metra nė tė dy krahėt e kolektorit, por s’pashė asnjė gjurmė. Mė mbante njė shpresė. Mos kanė kaluar dhe kanė arritur shkollėn? Ashtu me dy mendje, “njėra mos largė qoftė”.... dhe tjetra “ishalla” u nisa pėr nė qytet.
Kur arrita te korridori i shkollės, ashtu e papėrmbajtur dhe duke marrė frymė me zor, iu drejtova njė mėsueseje. Po ajo paskish qėlluar njė grifshė, jo njeri:
- Jam nėna e Kristo Stojės. E kam kėtu, nė klasė tė pestė. Tė lutem, mund tė mė sqarosh, nė se ka ardhur djali nė shkollė?
- Ou, moj shoqe, keni oreks juve! Nė qindra nxėnės qė kemi ne, nga mund tė di unė se ka ardhur apo jo djali yt?- m’u kthye me indiferentizėm e me njė farė qesendije mėsuesja, qė e thėrrisnin Vera. Pastaj m’u afrua gati tė mė shtynte, duke mė vėnė dorėn pėr tė mė nxjerrė jashtė portės.
” Tė lutem dil, e kemi tė ndaluar tė rrijė njeri korridoreve, nė kohėn, kur bėhet mėsim ”.
Prapa krahėve tė mi shtyu me forcė portėn, qė kėrciti, sikur do tė thyhej...
“Mos tė mbiftė fėmijė nė bark!”- e mallkova. (Kam mėsuar qė ajo tani ėshtė mbi 70 vjeē e s’ėshtė martuar).
Kishte pak qė kishte filluar mėsimi. U afrova pranė dritares sė njė prej klasave tė katit tė parė. Njė zė i ėmbėl prej prindi komunikonte ngrohtė me nxėnėsit e vet. E njoha se kisha vajtur disa herė tek ai pėr t’u interesuar pėr mbarėvajtjen e djalit, ishte drejtori i shkollės. Ai jepte lėndėn e letėrsisė.
“Jam qė jam, - mendova, - po rri kėtu e po pres, deri sa tė mbarojė ora e mėsimit. Pastaj hyj tė marr vesh pėr djalin. Xhamet e dritares ishin veshur nga brenda me avull, kurse tymi dilte shtėllunga – shtėllunga tė zeza nga tubi i sobės sipėr meje. Aty ku isha, nuk mund tė shikoja asgjė, veēse kisha njė favor dėgjoja pėr bukuri sikur tė isha brenda.
Zėri prej babaxhani i drejtorit kumboi ėmbėl nė mjedisin e nxėnėsve:
- Sot, tė dashur fėmijė, keni ardhur nė shkollė nė kėtė mot tė keq. Dikush ka ardhur nga afėr, por nėpėr shi. Dikush prej jush akoma mė keq, ka ardhur nga larg, pėr tė mos e lėnė mėsimin. Ka prej jush qė janė tė lagur, se nuk iu arriti koha tė thaheshit, tė ngroheshit, tė mblidhnit veten. Kjo ėshtė sakrificė pėr shkollėn dhe unė e kuptoj se ju e doni atė, i doni librat, i doni mėsuesit, tė cilėt japin gjithēka nga vetja pėr t’u bėrė tė ditur. Nė kėto kushte unė kam menduar qė sot tė bėjmė njė orė tė lirė letrare. Kush nga ju me dėshirė, do tė dalė para klasės dhe tė na tregojė vėshtirėsitė, qė ka pėrjetuar pėr tė ardhur nė shkollė.
Njė grumbull zėrash, njė pėrzgjedhje e mėsuesit dhe pastaj njė monolog fėminor, i ēiltėr, i sinqertė dhe i treguar bukur.
-Si zėri i tij mė duket, - mendova nė ēast. – O Zot i madh, mbamė mendjen nė kokė!
Dhe u drodha e tėra. Lotėt mė vėrshuan faqeve, gushės dhe mė binin para kėmbėve tė mia, si pika shiu.
- Mbrėmė, deri vonė, mėsoja pranė kandilit nė fshat. Sot u ngrita herėt, qė nė pesė tė mėngjesit, pėr tė arritur nė orar. Jemi larg, dy orė me kėmbė. Stuhia, qė bėri gjithė natėn, menduam se e shfreu inatin dhe thamė se do tė qetėsohej gjatė mėngjezit. Bashkė me mua nė kėtė shkollė mėson edhe njė vajzė nga fshati ynė. Me tė e bėmė rrugėn dhe fillimisht nuk ra shi. Mė mbeti merak pėr nėnėn. Ajo, mbasi mė pėrgatiti dhe u nisėm, vura re qė iu mbushėn sytė. “Kujdes tė keqen nėna! Po e patė keq, kthehuni. Shkoj unė te te drejtoria e shkollės dhe ju justifikoj”.
I them Antigonit tė nxitojmė, sa s’kanė dalė mirė pėrrrenjtė. Ta shkurtojmė sa tė mundemi rrugėn, pėr t’iu shmangur staneve, qė tė mos na hanė qentė.
Qielli ishte si njė ēadėr e zezė, qė grisej herė pas herė nga “tela tė pėrdredhur”, tė zjarrtė. Nga ndriēimi i vetėtimave gjenim rrugėn. Kjo na bėri qė edhe u gremisėm ferrave, u lodhėm monopateve dhe u bėmė ujė, duke kapėrcyer pėrrenjtė. Shiu i madh na zuri, pa dalė ende mirė te Qafa e Petrovecit, mbi Topullaraj. Sidoqoftė, ne nuk ecnim, ne rendnim tė kapur dorė pėr dorė. Hallin e madh e kishim te Azmaku. Ky nuk ėshtė lumė, as pėrrua, por njė kanal i gjerė mes fushės, qė grumbullon ujėrat e parcelave tė tė dy krahėve. Ai fillon i ngushtė qindra metra mė lart dhe nė vazhdim zgjerohet, duke krijuar njė mikroliqen te vendi, ku rruga merr kthesė. Azmaku ėshtė aq i qetė nė ditėt e zakonshme, sa qė ngjan me njė rrėke, qė gjarpėron midis zhukave. Katėr pesė gurė vendosur tėrthor tij shėrbejnė qė kalimtarėt tė kapėrcejnė nga njėra anė e kanalit nė tjetrėn. Po, kur bie shi, siē ndodhi mbrėmė e sot nė mėngjes, Azmaku fryhet, xhindoset, si ata demat e Spanjės, kur u vėnė bezen e kuqe dhe s’pyesin e marrin ē’tė gjejnė pėrpara. Dhe ashtu ishte bėrė edhe sot. Te vendi, ku duhej tė kalonim, qe njė det i vėrtetė, i turbullt, i egėr, kėrcėnues.
Iu afruam, por s’dinim si tė vepronim. Shtegu, gurėt, brigjet e kanalit nuk dalloheshin. Ujėt e rrėmbyer mund tė na merrte me vete. Sidoqoftė, i them Antigonit, tė hipi kalikaēe* te unė, me qėllim qė tė rėndojmė e mos tė na merrte rryma me vete. Sapo u afrova te mezi i kanalit, ujėt mė arriti nė gjoks. Vazhdoja ngadalė dhe me kujdes pėrparimin, duke i orientuar kėmbėt nė kėrkim tė gurėve. Para ujit tė rrėmbyer, pesha e shoqes mbi trupin tim mė dukej pendė. Pėr njė moment mė rrėshqiti kėmba nga guri dhe humba ekuilibrin. Vajza thirri frikshėm, me sa kishte nė kokė: “Na mbyte!” Fati e desh tė mos rrėzohesha, se ndryshe, do tė ishim sosur nė Vjosė. U zbrapsa. Nė kėtė kohė njė trok kali, qė vinte me vrap mė pėrmendi nga rreziku i vdekjes. Njė burrė, sipėr tij, i veshur me rroba tė zeza shajaku dhe me njė palė mustaqe tė shkurtra, mė bėrtiti:
“Ē’bėni kėshtu, more? Tė marrė jeni? Keni ndėrmend qė tė mbyteni? Nuk e shikoni qė ėshtė bėrė det e sa vete shtohet? Hajt hipni mbi kalė, t’ju kaloj matanė!”
Na mbėrtheu njė nga njė si kukulla. Tė parėn ngriti vajzėn, tė cilėn e sistemoi para vetes. Pastaj, mė mbėrtheu mua dhe mė ēoi te vithet e kalit.
“Kapu, pas meje, nga mezi fort, jezit, se desh ua bėre gjėmėn familjeve tuaja”.
Na kaloi nė anėn tjetėr tė kanalit, na uli nė tokė dhe ia dha pėrsėri vrapit nė drejtim tė Valaresė.
Ne nuk arritėm as ta njohim, as ta falėnderojmė. Kur mbėrritėm nė shkollė ishim tė qullur, sa qė edhe gjuha nė gojė na ishte lagur. Dhe tani s’na mbetet gjė tjetėr veē t’ju falėnderojmė ju, shoku drejtor, pėr kujdesin, qė tregoni pėr ne. I gjetėm sobat tė ndezura, tė skuqura flakė. U ngrohėm, u thamė dhe mblodhėm veten”.
Unė, qė qėndroja jashtė dritares, nuk mund tė duroja mė. Mė gėlonte gjoksi, mė hidhej pėrpjetė. Shtyva portėn. Shyqyr mėsuesja pa shpirt nuk e kishte kyēur dhe kishte shkuar tė ngrohej. Trokita te dera e klasės dhe akoma pa marrė pėrgjigje, nė mund tė hyja, u ndodha pėrballė Kristos tim, iu lėshova, e pėrqafova, e putha dhe e shtrėngova fort. Lotėt s’mė mbaheshin. “Biri im, pėr pak tė humba! Unė e pata gabimin!”
Dhe ngrita duart drejt qiellit: “Tė faleminderit, o Zot! Faleminderit, o Zot, qė e dėgjove zėrin e nėnės dhe m’i shpėtove kėta fėmijė!”
Pak mė vonė, e mblodha veten dhe iu ktheva drejtorit:
” Mė fal, shoku Azis, qė hyra pa lejė dhe u tregova e pasjellshme. Por, s’mund tė duroja! Faleminderit pėr gjithēka bėn pėr kėta fėmijė!”.
Drejtori, Azis Hoxha, ky njeri trupvogėl, por i madh nga shpirti, i qetė dhe buzėgaz, tha:
- Jo, moj shoqe, nė kėtė rast edhe ne duhet tė shikojmė gabimet tona. Ja mua mė ēudite qė ti, e bėrė ujė, e dėrmuar nga rruga e gjatė dhe e tronditur sa s’ka mė, paske qėndruar jashtė nė tė ftohtė, nė dilemė, se a do ta gjeje vallė djalin!”
Nxėnėsit e klasės i kishin drejtuar sytė nga kjo skenė mallėngjyese dhe me mendje, si nė njė film, pėrjetonin peripecitė e shokut tė tyre pėr tė mos humbur shkollėn.
Gjirokastėr, 04.01.2005

Shpjegues:
1. ormisa- pėrgatita
2. llabane- mbulesė prej leshi, me tė cilėn barinjtė mbulojnė kokėn dhe shpinėn.
3. ēetė- mėhallė, lagje
4. kalikaēe - duart nė qafė dhe kėmbėt rreth mesit (qėndrim mbi shpinėn e tjetrit (tjetrės)


Fragment nga libri " Brenda meje"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
"Ankthi i nėnės" tregim nga Kristo Stoja
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Politikė-
Kėrce tek: