Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezi që më kanë pëlqyer shumë!

Shko poshtë 
+59
xhema
voglushja
......
lirik
ILTA
rrimtaf
mimoza rexhvelaj
Ada_Kondi
Driniiiii
meri
Kastrioti
paioni
Aldo
gjergji
Albona
aristokrati
Ago Muji
Xili
Mergimtari
MARY
Mirushe
feneri
ylari
Blerti_Gashi
Veneta
feratkoca
Ajet
zeriatdheut
stabili
Nezir Myrta
Gjura
naqeta
Fjona
Pirro i Epirit
Parapsikologu
echo
Eva0506
Poeti
lilu
rolling
atlantida
Lanetja
gjakushi
Guximi
**Embelsira**
Orfe@
E_Bukura
Albea
Kosovarja
Ani
Euridika
Çamshqiptar
Urata
Arta
shaban cakolli
Sofra
dibranja
Beton
Lina
63 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 15 ... 27, 28, 29, 30, 31, 32  Next
AutoriMesazh
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 EmptyFri Jan 09, 2009 8:21 pm

Rrungaja ne mars

- Martin Camaj -

E kush e di kush vjen ma pare!
Ngrimja apo fryma e detit?

Mes nesh bje mjegulla
dhe erret nder sy
qafza e kemishes
mbi parzmin veruer.

Mange te gjana u fryne me ajer
tue nga me vrap neper muzg
e zdathun n'uje
ne ngrohtesine e gushtit.

Kore e vonueme-beli yt i holle,
mos u perplas per rrezet e diellit,
mos e ndal fjalen ne gjuhe,florii vjedhun.

Kokrrat e sheges s'e plasen
levoren,te hollueme si leter cigareje,
e prit nande muej me u skuqe ato prej turpit.
Mbas levores,mali mjedis.

E kushdi,kush vjen mapare!
E ne mos ardhsha,eja e me prit
sa te prita nje bore
te rrugnaja ne mars.

Sille mandej faqen e librit,
e qenies sate grueje me zemer.

Ne mars ka me u ndale edhe koha
ne syzit e pacelun t'hardhise
dhe kokrrat e shiut,timtat e motit,
ke me i nda
tue kqyre ne lume nesa ban pune dore,
arno,sharno,nje ti-nje uji,
nje ti-nje uji,nje ti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 EmptySun Jan 11, 2009 2:11 pm

Trishtimi

- Dritero Agolli -

Po iki me trishtim i zhgenjyer nga miqte,
E mbylla dhe deren qe rrinte e hapur
Per lajkataret, per rrenacaket e smirezinjte,
Qe shtireshin engjej te dashur.

Ku vete s'e di, vec s'dua te kthehem
Serishmi ne rrenat e jetes;
Diku ne nje skaj te larget do prehem
Me qafen e futur ne jaken gri te xhaketes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 EmptySun Jan 11, 2009 2:15 pm

E sotmja

- Dritero Agolli -

Prapa s'kthehem nga rruga,
Le te me presin mundimet e tmerrshme,
Le te me there me brisk veriu dhe juga,
s'dua te rroj me te djeshmen.

Le te me joshe e djeshmja nga cipe e fildishte,
Per te aspak s'do me merrte te qarit.
Me mire e sotmja e hicit,
se sa e djeshmja e arit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 EmptySun Jan 11, 2009 2:21 pm

Sofra e historise

- Dritero Agolli -

Ne sofren e shtruar te historise
Presin te marrin luget te gjithe.

Veshtrojne thelat dhe duan te hane
Kurnace, grykes, batakcinj, pehlivane.

Po historia u jep nga nje kafe ne kembe
Dhe thote e permbajtur dicka neper dhembe...

"Na falni, se presim ne sofer te vijne
Ata qe bejne vertet historine".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 EmptySun Jan 11, 2009 2:31 pm

S A L U T (Poezi per Petro Markon)

- Dritero Agolli -

Salut atyre qe s'u plaken
Dhe s'u shteron krijimi kurre,
Qe malet pash me pash i maten
Dhe lane djerse e gjak ne gure.

Me shpirt te madh ngahere mbeten,
S'u ndryshku mendjen dot skleroza
Dhe s'psheretine e s'nemen veten
Me kembet futur ne pantofla...

Salut atyre qe s'u plaken,
Po ndoqen hap me hap rinine
Dhe smire talenteve s'u paten,
Se s'njohen kurre pleqerine!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 EmptyMon Jan 12, 2009 12:07 am

Mësuesi

Rigonte qielli dhe era fryente
e fishkëllinte nëpër çdo lis ,
shiu i vjeshtës në pals të hynte...
Për ku ,o djalë,rrugën ke nisë?

Ashtu trupshkurtë dhe shpatullngushtë
fytyrëhequn e i krrusur pak
në pesh'n e çantës,me libra mbushë ,
djaloshi ngjante me një çunak.

Sa dilte hana ,reja e mbulonte ,
përsëri nxinin dulli e shqopë ,
shtegtari i vetëm hapin shpejtonte
e tash rrëzohej në ndonjë gropë .

I shkathtë u ngrit e kapelën ngjeshi
kujtim i jetës me partizanë ,-
opinga lope me gjalma leshi
e shkop ne dorë Dritani mban .

Në mend i vijnë netët e gjata ,
kur partizanët shpesh maleve
për nji marshonin ;le t'i nxinte nata-
dritë ata i sillnin atdheut të vet !

Mbi shpinë çanta i rëndon djalit,
bomba e fishekë në te nuk ka ;
yllin në ballë,i ngjitet malit ,
kraheqaf' pushkën ai prap e mba .

Kraheqafë pushkën e në çantë -libra ,
lapsa e fletore për nxansit .
O shok ,përpara !Mbi male t'lira
agimi i artë ja ku po ndritë ...
.......................................

Në mbsimin e parë,
shtrue për tokë
nxansit Dritonin e dëgjojnë .
Në kët'klasën tuej ,o camërdhokë ,
me vështirë rrezet depërtojnë .

Mu porsi dy vrima -dy dritare ,
tymi shekullor muret ka nxi ,
n'votër drutë qenkan fikë fare ,
në vargue varë një kusi .

E në fund t'kasolles -pasunia ;
dy a tri dhi e ndonji kokë dele !
Këtu erdhën kambëshpejt' fëmija ,
ja këtu mësuesi shkollën ka çelë.

Zemërngrimë, në vetmi ,me plakën
rronte plaku i shkretë ,por nji ditë
shkollë iu ba kasollja .dhe nji flakë
iu ndez kur e thirren Gjysh fëmijët.

Erdhi ,shokë ,erdhi dita e parë .-
kamb' të mbarë ,ti o shkollë e re !
Flet mësuesi ,edhe tash e parë
ngul shikimin n'sytë e nxanësve.

O ju sy të gjallë ,që shëndrisni
n'errësirën e kkësollës plakë ,
për të ardhmen e sot ju po më flisni
Unë e dij shkëndija bahet flakë .

Flakë që padijen e shkrumbon
gjithë atdheu nga dielli do të ndrijë !
Ditë e re mbi vendin tonë agon ,-
eni dhe mësoni o fëmijë !.....
.....................................

-Bjeri ziles,Gjysh,se ora erdhi !..
Gjyshi qesh ,tund zilen e bagëtive...
Trumë zogjësh nga e shtrenjta çerdhe
turret jashtë turma e fëmijve....
............................................

Edhe kur kryet do na e mbulojnë thijat
ndër mend do sjellim një emë nderues ,
emër të dashtun porsi fëmijria ,
emrin e thjeshtë ,por të madh mësues!

Llazar Siliqi .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Aldo
Anëtar
Anëtar
Aldo


Male
Numri i postimeve : 490
Age : 36
Vendi : durres
Registration date : 06/01/2009

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 EmptyMon Jan 12, 2009 12:42 am

Lina shkruajti:
Gjuha shqype


Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â' gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; â' e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhè ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubimit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'ameshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona
shi prej djepit na kanë thânun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhânun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' mâ para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp mâ s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë kta për dhè t't'Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xûni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kênë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për tê gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
Nper gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!
Gjergj Fishta




Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
kjo pjese vlen shume,qe shume shqiptar qe kan emigru nuk i kan len gjuhen femijve tvet



edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
edhe kjo per ato emigrantet qe e flasin gjuhen shqipe gjysma gjysma
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 EmptyMon Jan 12, 2009 1:19 am

E sotmja

- Dritero Agolli -


Prapa s'kthehem nga rruga,
Le te me presin mundimet e tmerrshme,
Le te me there me brisk veriu dhe juga,
s'dua te rroj me te djeshmen.

Le te me joshe e djeshmja nga cipe e fildishte,
Per te aspak s'do me merrte te qarit.
Me mire e sotmja e hicit,
se sa e djeshmja e arit.



Sofra e historise

- Dritero Agolli -


Ne sofren e shtruar te historise
Presin te marrin luget te gjithe.

Veshtrojne thelat dhe duan te hane
Kurnace, grykes, batakcinj, pehlivane.

Po historia u jep nga nje kafe ne kembe
Dhe thote e permbajtur dicka neper dhembe...

"Na falni, se presim ne sofer te vijne
Ata qe bejne vertet historine".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 EmptyThu Jan 15, 2009 7:45 pm

Ta dish se nuk të dua më

- Pablo Neruda -


Ta dish se nuk të dua dhe të dua

Përderisa jeta dy fytyra ka,

Fjala është britm’ e heshtjes

E zjarri gjysmën akull e ka.

Të dua që të mund të t’ dashuroj,

Që prapë të ndjej përjetësinë

E kurrë të mos pushoj së dashuruari:

Ndaj them pse akoma nuk të dua.

Të dua e s’të dua është njëlloj

Si të kem në njërën dorë çelësin e lumturisë

E në tjetrën fatin e mbrapshtë dhe tinëzar.

Dashuria ime për ty ka dy jetë.

Prandaj të dua edhe kur s’të dua

E prandaj kur të dua të dua.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 EmptyThu Jan 15, 2009 8:06 pm

Karroca e jetes

- Pushkin -

Karroca e jetes ecen shpejt
Sido qe eshte e ngarkuar
Dhe karrocjeri - koha vete
S'qendron gjekund per te pushuar.

N'agim me gaz ne udhetojme
Nese vdesim, mendjen s'e vrasim
Pertesen, dhelet i percmojme
"Hey... jepi perpara" bertasim.

Por ne mesdite te kapitur
E mbledhim veten, kemi frike...
C'do proshke e grope e papritur
Therrasim: "Me ngadale, or mik!"

Karroca rend ne mbremje vone,
Mbi te dremisim ne te heshtur.
Gjersa arrijme strehen tone
Dhe koha kuajt nget pareshtur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 EmptySat Jan 17, 2009 4:21 pm

Poezi nga Esenin

Brengosem kur te shoh ne sy!
Nga dhimbja zemra s'di te heshte.
S'ka mbetur me per ne te dy,
Vec bakri i shelgjeve ne vjeshte...

Te tjera buze , une e di
Ta thithen afshin e perveluar.
Tani rigon pakez shi
Nga shpirti yt gjysem shuar.

Po pune e madhe!
Frike s'ndjej,
Diku mendimet duke tretur
Nje lloj gezimi prape e gjej
Packa ne mes batakut mbetur.

Per buzeqeshje dhe qetesi
As e kam ndrydhur jeten time.
Pak rruge shkelem kushedi..
Por kemi bere kaq gabime.

O c'jete qesharake kjo
Plot paradokse dhe genjeshtra..
Varreze kopshti , pa shiko,
meshteknave u zbardhin eshtrat.

Ashtu do mbesim edhe ne ,
As do lulojme as do zhurmojme
Kur dimri lule s'ka, perse
per to do rrime vajtojme?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 EmptySat Jan 17, 2009 5:27 pm

ME FALNNI QE SYTE E MI NDRITEN...

- Pablo Neruda -


Me falni qe syte e mi ndriten
me ngjyre mat te oqeanit
qe ne hapesiren time
nuk ka as liman,as brigje
e as fund.
perhere e njetrajtshme ka qene kenga ime
dhe fjala - si nje zogth muzgu-
si shpesurine neper gure,
qe s'arrin ngushellimin
e planetit te ftohte,perjetesisht te virgjer.
Me falni per vazhdimesine e panderprere
te ujit,gurit e shkumes per kotesine
e baticave,-ketu eshte vetmia ime,-
ku kripa ngacmon muret
e qenies sime misterioze,ku une
jam vetem nje grimcez
e Gjithesise,
e Largesise se vazhdueshme,
qe kembanat kumbuese e therrmojne dhe e shumojne
ne aq dallge-
grimces e Qetesise,leshteriket e se ciles
lehtas e nderlikojne
kengen time qe fundoset.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 EmptySat Jan 17, 2009 5:43 pm

VDES DALËNGADALË

- Pablo Neruda -


Vdes dalëngadalë

Ai që nuk udhëton,
Ai që nuk lexon,
Ai që muzike s'dëgjon,
Ai që nuk arrin të gjejë,
Me sytë e tij.

Vdes dalëngadalë

Ai që behet skllav i së zakonshmes,
Duke shkelur përditë në të njëjtën rrugë,
Ai që s'ndërron kurrë zakonet,
Që s'ndërron kurrë as ngjyrat e rrobave,
Që nuk i flet kurrë një të panjohuri.

Vdes dalëngadalë

Ai që shmang pasionin
Dhe dallgët e emocioneve,
Ato që syve u japin dritë
E jetë zemrave të plagosura.

Vdes dalëngadalë

Ai që s'ndërron kurrë udhë
Kur fati i keq atë e zë
Në punë a në dashuri.
Ai që nuk rrezikon
Për të realizuar ëndrrat.
Ai që asnjëherë në jetë
S'u shmanget as këshillave me vlere

Atëherë jeto!

Rreziko sot,
Vepro shpejt,
Mos e lër veten të vdesësh dalëngadalë,
Mos e privo veten të ndihesh i lumtur …

(Marre nga një fjalim i poetit - Çmimi Nobel në Letërsi 1971 )
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 EmptySat Jan 17, 2009 5:52 pm

Po te me harroje

- Pablo Neruda -


Dua qe ti te dish nje gje. Ti e di si eshte çeshtja:
nese shikoj henen e kristalte,
degezen e kuqe te vjeshtes se avashte ne dritaren time,
nese prek prane zjarrit te imtin hi
apo trungun e rrudhur te drurit,
gjithçka me shpie tek ti,
sikur gjithçka qe ekziston,
aromat, drita,metalet,
te ishin anije te vogla qe shkojne
drejt ishujve te tu qe me presin.

Sidoqofte, nese pak nga pak s’do me duash me,
s’do te t’dua me, pak nga pak.
Nese papritur me harron,
mos me kerko me,
se do te t’kem harruar.

Nese e konsideron te gjate e te çmendur
eren e flamujve qe kalon permes jetes sime
dhe vendos t’me bragtisesh
ne bregun e zemres ku kam rrenjet,
mendo se ne ate dite, ne ate ore,
do ngrej lart krahet e mi
dhe rrenjet e mia do dalin
ne kerkim te tokave te reja.

Por nese çdo dite, çdo mbremje
ndjen qe per mua je shkruar me embelsi te pafundme,
nese çdo dite ngjitet nje lule ne buzet e tua te me kerkoje,
ne mua gjithe ai zjarr perseritet,
ne mua asgje s’shuhet as nuk harron,
dashuria ime ushqehet me dahurine tende,
e derisa ti te jetosh,
do rrije mes kraheve te mi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
paioni
Anëtar i ri
Anëtar i ri
paioni


Numri i postimeve : 128
Registration date : 15/05/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 EmptyMon Jan 19, 2009 2:37 am

NAIM FRASHERI

TRATHËTORËTË

Shokë, kemi ne mest tënë
Shum' armik' e trathëtorë!
Popo! mos u qoftë thënë!
Veç që s'kanë gjë në dorë.

Harruanë mëmëdhenë
Dh' e lanë kombinë tënë
E një tjatërë na gjenë!
Popo! mos u qofte thënë!

Lanë zonjën e lëvduar
E zunë një ****ë shtrigë,
Të ndyr' e të mallëkuar,
Të fëlliqur e të ligë.

Lanë mëmën të xhveshur
Dhe mundohenë për botë,
Pa dhe bota duke qeshur
U thotë: mundohi kotë!

Qysh u bënë Efialtë
E nuk e njohin të mirën,
Uthullën pandehin mjaltë
Edhe dritë errësirën!

Buk' e mëmëdheut zëntë
Tradhëtorët e pabesë!
Dhe Zoti dërrmën u dhëntë,
Kurrë mos paçinë pjesë!

Miqt' armiq i kanë bërë,
Armikëtë miq i zunë,
Qysh janë fyell të tërë!
Ç'është kjo e madhe punë!

Fajn' e math kur do ta njohin
Njerëzit e mallëkuar?
Dritënë pse nuk e shohin,
Apo janë të verbuar?

Janë së gjithash të marrë
Dhe të liq me të vërtetë,
Mëmëdheut bëjnë varrë,
Po do të bienë vetë,

Se mbretëron e vërteta,
S'del kurrë gënjeshtr' e shkretë
T'ish ashtu, qe prishur jeta,
S'kish mbetur gjë e vërtetë.

Ata turpinë fitojnë,
Nderr' e tyre posht' e hedhin
Dhe armikëtë gëzojnë
E në errësirët bredhin.

Nuk është kurrë haruar
Dh'e mira dh'e lig' e shkretë,
Të gjitha janë paguar,
S'ka mbeturë gjë në jetë.

Lerini, pa do ta gjëjnë,
Të vërtetën do ta njohin,
Se tani s'e dinë c'bëjnë,
Janë të verbër e s'shohin.

O, popo ç'turp kanë marrë!
Janë bërë tradhëtorë
Dhe s'janë më shqipëtarë,
Se nga kombi hoqnë dorë.

Me të huajnë u bënë,
Me armikn' e Shqipërisë,
S'duanë gjuhënë tënë
Armikët' e Perëndisë!

Ndjej, o Zot, se nukë dinë
Se ç'bëjnë, janë mahnitur,
Rrahin të prishin shtëpinë
Pun' e lig' edh' e mërzitur.

Të gjorët janë në gjumë,
Të vërtetënë s'e dinë,
Do të mundohenë shumë,
Pasdaj mënttë do t'u vinë.

Vëllazërin' e harrojnë
Dhe kombin e mëmëdhenë,
Dhe armikëtë dëgjojnë
Edhe s'dinë se ku venë.

Hiqni dorë, hiqni dorë!
Mblithni mëntt' e tupërohi,
Mos u bëni trathëtorë,
Se pasdaj do të pendohi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
paioni
Anëtar i ri
Anëtar i ri
paioni


Numri i postimeve : 128
Registration date : 15/05/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 EmptyTue Jan 20, 2009 9:53 am

Gjoks Kalashe

Malet leshojne zerin, fushat presin gjemim!
Nga Shqiperia Pajtim Roci e Ndrieim Hoxha vijne.
Erdhem tek ti Tel ne Haraeine me te pa,
Gjokset tona ketu do te behen kala.

Arbeni e Ndrieimi ndezin flaken, ndezin barotin,
Neper gjokse gjylet presin, presin edhe topin!
Krah te forte ne lufte e kane Telin,
E kane shkembin e malit - komandant Rebelin.

Treqind vete, Batalioni i vdekjes si ushtri,
Ne balle ka armikun, qe numeron dymbedhjete mije!
Dhe eudi po ben bota, po ben vete Evropa!
Batalioni i vdekjes gjoksin permbi topa!

Pajtimi e Ndrieimi ndezin flaken, e ndezin barotin,
Neper gjokse gjylet presin, presin edhe topin!
Krah te fort ne lufte e kane Telin.
E kane shkembin e malit e kane vete Ademin.

Erdhem tek ti Tel, ne Haracine me te pa,
Gjokset tona, ketu do te behen kala.

Gryka e pushkeve tona vjell barot e hekur;
Ne Haraeine armiku sa shume eshte perpjekur!
Nje top dore dhe granatat brezit ngjeshur,
Ne fronte te reja, shkojme buzeqeshur.

edo pellembe dheu po mirret me gjak,
Sa shume deshmore gjer tek Shkupi plak.
Tek kalaja e Shkupit ju mbeti syri i lirise,
Por ketu i rende ishte grushti i tradhetise

Fejzullah Duraku



Mbrapsht në krye Shko poshtë
paioni
Anëtar i ri
Anëtar i ri
paioni


Numri i postimeve : 128
Registration date : 15/05/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 EmptyTue Jan 20, 2009 9:54 am

PeR FEHMI LLADROVCIN



Sot me duhet ta ndal gjamen
Se me lot kam vadit kangen,
Kete kange zjarri me fllad bjeshke
Per nji trim nji sy trimneshe.

A ndigjon Fehmi Lladrofci
Ti martir ne toke martire,
T’lehte e ke kete dhe Kosove
Me trimneshen Xhevahire.

II
Kur Kosoven mbuloi flaka
Erdhe zog nga dhena t`largta,
Erdhe zog si t’kishte hije
Per atdhe per drite lirie.

A ndigjon Fehmi Lladrofci
Ti martir ne toke martire,
T’lehte e ke kete dhe Kosove
Me trimneshen Xhevahire.

III

Ku kane djemte Drenica, Llapi,
Nis bajlozat Beogradi,
Zani yt e eon n’kamb gurin
Pushka jote ja u ndal turrin.

A ndigjon Fehmi Lladrofci
Ti martir ne toke martire,
T’lehte e ke kete dhe Kosove
Me trimneshen Xhevahire.



Faruk Tasholli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 EmptyThu Jan 22, 2009 2:47 pm

Blerta Nalli

BORA

Bardhesi e ngrire,
shkelqim kristali para syve te mi.
Nen shputa puthje e akullt,
kemba ime e gjurmet e tua.
Gjithçka shenon minus.
Duke pritur diellin
rrezohemi e qohemi
neper akullnajat e jetes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 EmptyFri Jan 23, 2009 11:08 pm

Njerezit

- Dritero AGOLLI -


Ka njerëz që ecin me këmbë,
Ka që me këmbë shtypën;
Ka njerëz që hanë bukë me dhëmbë,
Ka që me dhëmbë mbytën...

Ka njerëz që puthen me buzë,
Ka që me buzë peshtyjnë;
Ka njerëz që flasin me gjuhë,
Ka që me gjuhë ndyjnë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 EmptyFri Jan 23, 2009 11:13 pm


Ankimet

- Dritero AGOLLI -


Ankime nga miqte, ankime nga rruga,
Ankime nga gruaja ime;
Veriu fshikullon, ngre pluhurin juga:
Ankime, ankime, ankime...

Ankime ne leter, ankime ne gjelle,
Ankime ne lopet ne fushe,
U cmenda, do iki te fshihem ne shpelle
Te fle pa ankime me ujk a arushe...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 EmptyFri Jan 23, 2009 11:16 pm

Ne vendin tim

- Dritero AGOLLI -


Ne vendin tim e ne vendin tend
E shpojne lakren i hedhim mend.

Ne vendin tim e ne vendin tend
Njerit i kruhet e tjetrit i dhemb.

Ne vendin tim e ne vendin tend
Henen si petull e pjekin ne shkemb.

Ne vendin tim e ne vendin tend
Nje koke e cmendur - nje vend e cmend...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 EmptyFri Jan 23, 2009 11:22 pm

Sot pasdite

- Dritero AGOLLI -


Sot pasdite dua te vdes...
Me beni gati pa dale yjte,
Gjeni shamine e ma lidhni gojen,
Mos harroni te m'i mbyllni syte...

Mos ngjitni nekrologji me vija te zeza
Dhe mos ftoni farefisin dhe miqte,
Askush mos mbaje fjalime ne varreza,
Mos qajne e mos lavderojne te ligjte...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 EmptyFri Jan 23, 2009 11:30 pm

Ne lufte

- Dritero AGOLLI -


Une s'jam nga ata qe ikin nga lufta,
Kur marrin ne trup nje gervishtje,
As nga ata qe heshtin, te futur ne tuta,
Kur i peshtyjne me tallje e skermitje.

Une jam gjithmone mes luftes mizore
Dhe them : sikur dhe lufte mos kete,
Per dhimbjen e madhe njerezore
Do ndizja luften me rete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kastrioti
Fillestar/e
Fillestar/e
Kastrioti


Male
Numri i postimeve : 49
Age : 60
Vendi : Tetove
Registration date : 29/11/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 EmptyThu Jan 29, 2009 5:52 pm

Po ti nuk je


Nuk je kurrkund. Kjo ditë e nxehtë e gjatë
Mbuloi me pluhur rrugën gjer në fund.
Vështroj në zheg në pluhurin e thatë,
Po ti nuk je kurrkund.

Dhe me gishtrinj mbuloj fytyrën time,
pastaj këmishën e rënduar shkund,
Nga pluhuri përdhè rrëzohen thërrime,
po ti nuk je kurrkund.

Jam gati të kërkoj cdo kokëer pluhuri
Dhe në kërkim si arkeolog të humb,
Vec të të gjej, e humbura qëkuri,
Po ti nuk je kurrkund.

nga Dritero Agolli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kastrioti
Fillestar/e
Fillestar/e
Kastrioti


Male
Numri i postimeve : 49
Age : 60
Vendi : Tetove
Registration date : 29/11/2008

Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 EmptyThu Jan 29, 2009 5:55 pm

Kujdes me fjalen


Kujdes me fjalen,zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri
Pushteti i fjales eshte i vecante
Gatuan male dhe kakerdhi.

Me fjalen rrjedhin perenj me mjalte
Pikojne cezma me helm te zi
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!

Nga fjala humben Jude e Pilate
Stratege e mbreter me mbreteri
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!

Kur fjala nxiret nga buzet jashte
Si dallendyshja s'vjen ne shtepi
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!

Une fjalen vete e shtroj ne karte
Dhe brenda syve se c'eshte e di...
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!

nga Dritero Agolli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë!   Poezi që më kanë pëlqyer shumë! - Faqe 28 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi që më kanë pëlqyer shumë!
Mbrapsht në krye 
Faqja 28 e 32Shko tek faqja : Previous  1 ... 15 ... 27, 28, 29, 30, 31, 32  Next
 Similar topics
-
» NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI
» Cili nga vendet qe keni vizituar ju ka pelqyer shume?
» Me cilin anetar te forumit keni deshirë të takoheni?
» Pse po ndodhin shumë shkurorëzime?
» Rruga e "Arberit"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: