Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 G. KELER “Romeo dhe Zhuljeta ne fshat” perkthyes A. Ristani

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11537
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: G. KELER “Romeo dhe Zhuljeta ne fshat” perkthyes A. Ristani   Sun Nov 26, 2017 4:18 pm

Aristidh Ristani


GOTFRID KELER

“Romeo dhe Zhuljeta ne fshat”

Roman

Romani “Romeo dhe Zhuljeta nė fshat” i shkrimtarit tė madh zviceran Gotfrid Keler (1819-1890) ėshtė vepra mė e njohur nga cikli i tij “Njerėzit e Seldvilės” dhe njėherazi e para vepėr qė ėshtė pėrkthyer nė gjuhėn shqipe nga krijimtaria e pasur letrare e kėtij autori me famė botėrore. Ky roman ėshtė botuar pėr herė tė parė nė vitin 1856, kurse pėrkthimi nė gjuhėn shqipe ėshtė bėrė nė bazė tė versionit tė fundit tė pėrpunuar nga autori nė vitin 1874.

Titulli i kėtij romani, i cili, sipas mendimit tė kritikės letrare, bėn pjesė ndėr veprat mė tė lexuara tė letėrsisė botėrore nė pėrgjithėsi dhe tė letėrsisė gjermane nė veēanti, i referohet tragjedisė sė Shekspirit “Romeo dhe Zhuljeta” dhe ėshtė njė pėrshtatje e pėrmbajtjes sė saj, por ndėrkaq autori e zhvendos vendin e ngjarjes tė kėsaj historie tragjike dashurore nė epokėn e vet dhe nė njė fshat tė Zvicrės, nė bazė tė njė ndodhie tragjike nė njė fshat tė vogėl pranė Lajpcigut, botuar mė 3 shtator 1847 nė gazetėn zvicerane “Cyrher frajtagscajtung”. Ky roman ėshtė, nė radhė tė parė, njė vepėr qė, ndryshe nga tragjedia e Shekspirit, pėrshkohet tejetej prej fymės kritike ndaj shoqėrisė bashkėkohore. Keleri pėrshkruan nė tė fatin tragjik tė dy tė rinjve tė dashuruar fort me njėri-tjetrin, por qė pengohen nga njė shoqėri mikroborgjeze gjatė rrugės pėr tė gjetur lumturinė nė jetėn e tyre tė pėrbashkėt.

Shumė shkrimtarė bashkėkohės tė Kelerit shihnin te “Romeo dhe Zhuljeta nė fshat” njė vepėr letrare tė nivelit tė lartė. Shkrimtari gjerman Bertold Auerbah e quante kėtė roman si njė “kėngė popullore tė pėrpunuar”, ēka asokohe ishte njė lėvdatė shumė e madhe pėr njė autor; njė shkrimtar tjetėr gjerman, Teodor Fontane, e cilėsonte si “njė roman tė mrekullueshėm” dhe si “njė nga prozat mė tė bukura nė gjuhėn gjermane”, duke shtuar lidhur me kėtė: “Edhe nėse nuk ėshtė pėrrallė, ėshtė diēka tėrėsisht pėrrallore”; Oto Ludvigu, edhe ky shkrimtar gjerman, e vlerėsonte ritmin tragjik nė rritje te kjo vepėr si plotėsisht nė frymėn e Shekspirit; shkrimtari gjerman Valter Benjamin e quante romanin nė fjalė si “vepėr tė pavdekshme”, qė e vinte autorin e saj “krahas tre a katėr prozatorėve mė tė mėdhenj tė gjuhės gjermane”. Edhe nė ditėt tona, recensentėt e kritikėt flasin pėr kėtė vepėr tė Gotfrid Kelerit si pėr “njė prej historive mė tė bukura dashurore tė tė gjitha kohėrave”.

(Gottfried Keller: “Romeo dhe Zhuljeta nė fshat”,
Titulli i origjinalit: “Romeo und Julia auf dem Dorfe”, Roman,
Shtėpia botuese “FAN NOLI”, Tiranė 2014, 140 faqe.)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
G. KELER “Romeo dhe Zhuljeta ne fshat” perkthyes A. Ristani
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: