Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 H. HESSE “Narcisi dhe Gojarti..."perkthyes Aristidh Ristani

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11535
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: H. HESSE “Narcisi dhe Gojarti..."perkthyes Aristidh Ristani   Sun Nov 26, 2017 4:21 pm

HERMANN HESSE
Laureat i Ēmimit Nobel
“Narcisi dhe Gojarti - Histori e njė miqėsie“
Roman

Matanė kasolleve, Gojarti ndeshi njė kishėz, kurse nė afėrsi tė saj njė zabel tė bukur me lisa tė bėshėm e tė hershėm dhe me bar tė shkurtėr poshtė tyre. Ndenji aty nė hije duke shėtitur tutje-tėhu midis trungjeve tė trasha tė pemėve. Dhe thoshte me vete: Sa gjė e ēuditshme janė gratė dhe dashuria, ato s’kanė nevojė fare pėr fjalė! Fshatares i qe dashur vetėm njė fjalė pėr t’i treguar vendin e takimit, gjithēka tjetėr nuk e shprehu me fjalė. Por me ēfarė e shprehu? Me sytė, po, dhe me njėfarė kumbimi nė zėrin paksa tė mekur, edhe me diēka tjetėr, ndoshta me njė lloj arome, me atė avullin e lehtė e tė ėmbėl qė pėrhap lėkura, ku burrat dhe gratė mund ta ndiejnė sakaq nėse e dėshirojnė njėri-tjetrin. E ēuditshme kjo gjuhė e fshehtė, kjo gjuhė e rafinuar, dhe sa shpejt e mėsoi ai kėtė gjuhė!

I mbushej zemra me njė gėzim tė madh ndėrsa po priste ardhjen e mbrėmjes, qe tėrė kėrshėri tė merrte vesh si do tė ishte ajo grua shtatlartė e leshverdhė, si do tė ishin vėshtrimet e saj, zėri i saj, gjymtyrėt e saj, lėvizjet dhe puthjet e saj... sigurisht qė krejt tė ndryshme nga tė Lizės. Vallė ku mund tė ishte Liza tani, ajo Liza me ato leshra tė zeza e tė drejta, me atė lėkurė tė zeshkėt, me ato psherėtimat e saj tė shkurtra? Do ta kishte rrahur i shoqi? Po mendonte akoma pėr atė djalė? Mos vallė kishte gjetur ndonjė dashnor tė ri, ashtu siē kishte gjetur edhe ai sot njė grua tjetėr? Sa shpejt ndodhnin gjėrat! Kudo mund ta gjeje lumturinė gjatė rrugės! Sa e bukur, sa e ngrohtė dhe ēuditėrisht jetėshkurtėr ishte lumturia! Qe mėkat, qe shkelje kurore, dhe, para ca kohėsh, do tė donte mė mirė tė vdiste sesa tė bėnte njė mėkat tė tillė.

Ndėrsa tani po priste gruan e dytė, dhe ndėrgjegjen e kishte tė qetė. Tė qetė mbase jo, por gjėja qė ia shqetėsonte dhe ia rėndonte shpirtin herė pas here nuk qe shkelja e kurorės, nuk qe epshi. Kjo qe diēka tjetėr, diēka qė s’e pėrcaktonte dot me emėr. Qe ndjesia e njė faji qė njeriu s’e ka bėrė, e njė faji qė e ka sjellė me vete nė kėtė botė. Mos vallė kėtu kishim tė bėnim me atė qė nė teologji ėshtė quajtur mėkat i lindur? Kishte shumė tė ngjarė. Po, jeta mbartte nė vetvete diēka si punė faji... pėrndryshe pse njė krijesė aq e pastėr e aq e dijshme si Narcisi duhej t’u nėnshtrohej mundimeve pendestare si ndonjė i dėnuar? Pse vallė edhe ai vetė, Gojarti, duhej qė, diku nė thellėsi tė shpirtit, tė ruante ndjesinė e kėtij faji? Mos vallė nuk qe i lumtur? A s’ishte i ri e plot shėndet, a s’ishte i lirė si zogu qė fluturon pėrmes ajrisė? Apo s’e dashuronin gratė? A s’ishte gjė e bukur tė ndiente se mund t’u jepte grave si dashnor tė njėjtėn kėnaqėsi tė thellė qė provonte edhe vetė? Pra, pse nuk ishte krejt i lumtur? Pse vallė nė lumturinė e tij rinore, njėsoj si nė virtytin e nė urtėsinė e Narcisit, mund tė depėrtonte herė pas here ajo dhimbje e ēuditshme, ajo frikė e vagėlluar, ajo keqardhje ndaj pėrkohėsisė? Pse i duhej nganjėherė ta vriste aq shumė mendjen e tė meditonte aq gjatė, sado qė e dinte se nuk ishte mendimtar?

E megjithatė, ishte gjė e bukur tė jetoje. Kėputi midis barit njė lule tė vogėl ngjyrėvjollcė, e afroi te sytė, nisi tė sodiste nė brendėsi kupėzėn e ngushtė, ku dalloheshin deje dhe organe tė gjalla, fare tė vockla e tė holla si fije floku; njėsoj si nė barkun e njė gruaje ose nė trurin e njė mendimtari, aty vlonte jeta, fėrgėllonte kėnaqėsia. Oh, pse njeriu nuk dinte asgjė, absolutisht asgjė? Pse ishte e pamundur tė flisje me atė lule? Por as dy njerėz nuk arrinin dot tė flisnin vėrtet me njėri-tjetrin, pėr kėtė duhej njė rast fatlum, njė miqėsi e veēantė dhe njė dėshirė e ndėrsjellė. Jo, qe fat qė dashuria s’kishte nevojė pėr fjalė, pėrndryshe do tė ishte plot me keqkuptime e marrėzira. Ah, ata sytė e Lizės, gjysmė tė mbyllur nė kulmin e kėnaqėsisė, ishin si tė perėnduar, dhe nuk linin tė shikoje gjė tjetėr veēse njė ēikė bardhėsi pėrmes asaj tė ēare midis qepallave pėrpėlitėse... as dhjetė mijė fjalė dijetarėsh e poetėsh nuk do tė ishin nė gjendje ta shprehnin diēka tė tillė! Ah, asgjė, absolutisht asgjė nuk mund tė shprehej plotėsisht, nuk mund tė pėrfytyrohej tėrėsisht... e prapėseprapė njeriu ndiente gjithmonė nė vetvete nevojėn ngulmuese pėr tė folur, shtysėn e pareshtur pėr tė menduar!

(Hermann Hesse: "Narcisi dhe Gojarti - Histori e njė
miqėsie", titulli i origjinalit: "Narziss und Goldmund
- Geschichte einer Freundschaft", Roman,
Botimet "SANTORI", Tiranė 2012, 346 faqe.)

Perkthyes: Aristidh Ristani
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
H. HESSE “Narcisi dhe Gojarti..."perkthyes Aristidh Ristani
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: