Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit


 Numri i postimeve : 11537 Age : 58 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
 | Titulli: ARDIAN DEDI "Dy motrat" skicė Sun Nov 26, 2017 4:27 pm | |
|
ARDIAN DEDI Dy motrat skicė Ishin familje e gėzuar. Befas pllakosi fatkeqėsia dhe babai asaj i vdiq
Familja skishte me se ta ushqente dhe vendosi ta bėnte murgeshė. U mbyll nė manastir, ku ushqehej mirė dhe nuk i shmangte dot mendimet pėr princin e kaltėr. Njė djalė e rrėmbeu andej dhe nuk vonoi martesa me tė. Por, me sa dukej, pas vdekjes sė babait, nė njė moshė tė re, i vdiq dhe burri. Nėna e mori veēmas, pas varrimit, dhe i tha: Mblidh mendjen e kokės, se bota atė do qė tė tallet. E mbetur vetėm, ua kushtoi jetėn rritjes sė fėmijėve, tė cilėt, nė njė moment tė caktuar, edhe u martuan. Ndėrkaq motra i kthehet nga emigracioni dhe bleu njė shtėpi afėr saj. Motra organizonte festa familjare, piknike nė natyrė dhe e ftonte edhe kėtė. Me dyshim, ajo vėrente afrimin herė tė mirėstudiuar, si rezultat i pranisė sė saj dhe herė tė verbėr tė sė motrės. Meqėnėse, burri i motrės ishte mjek, shpiku njė sėmundje gjinekologjike, por edhe motra nuk i shqitej, tashmė kishte kuptuar gjithēka. Kur bisedonin i bėnin lojė njėra tjetrės. Ndodhi e pashmangshmja: Ia mori burrin motrės. Ishte e turpshme, qesharake, ajo qė ndodhi, por kjo si pengonte meshkujt ta ftonin motrėn e ndarė pėr seks. Motra e ndarė ulte kokėn e turpėruar, pėrpara kėtyre propozimeve dhe nuk ua varte . E dinte qė, asnjė prej tyre, nuk ishte i prokopisė dhe e quante veten femėr tė mbyllur. Bėnte njė jetė tė thjeshtė, pa shumė pretendime. Nuk shikonte rrugėdalje nė jetėn e saj. Ndėrkohė motra, e cila i kishte marrė burrin, u sėmur me kancer. Ajo e kuptoi qė Zoti pėr tė shuar energjitė seksuale, ia hodhi kėtė sėmundje. Plumbi e do me plumb! njė shprehje e vjetėr kjo. Por ēėshtja nuk u mbyll me kaq. Iu sėmur dhe burri rėndė nga zemra. Qė tė dy u katandisėn invalidė. Kishin para, shėrbėtorė, ishin tė sėmurė, pa fėmijė, pinin ilaēe, por, sigurisht, u mungonte dashuria dhe kujtimet po zverdheshin. Qė tė dy ishin bėrė pishman, por ishte vonė pėr tė ndrequr diēka. Njė lidhje interesi pėr tė kaluar pleqėrinė. Skishin asgjė tė pėrbashkėt. U vinte mendja tė ndaheshin pėrsėri, por ishin tė sėmurė. Shihte plot admirim motrėn qė ishte veshur me tė zeza dhe gėzonte shėndet tė plotė, ndėrkohė qė ajo duronte rromuzet e botės dhe kushėrinjve. Humbi interesin pėr jetėn, pėr seksin; u shėndosh dhe u bė llupėse e madhe. Turpėrohej dhe vetja po i dilte jashtė kontrollit. Nė njė ēast kthjellimi, teksa vėshtronte burrin e sėmurė, pyeti veten: Ēmė lidh me tė? Ēfarė dua unė kėtu?- mbylli mendimin. Teksa e shihte ashtu tė pėrhumbur, nė njė moment thellėsisht tė sinqertė, burri e kuptoi domethėnien e ēehresė sė saj. Vallė, kaq i huaj jam pėr tė?- mendoi. Kontaktet e vendosura ishin false. Kjo qė na ndodhi ishte komedi, e cila pėrfshin vuajtjen me perspektivė: komedinė e zezė, - i tha burri. A mund tė pėrfitojmė gjė nga kjo vuajtje?- ia ktheu gruaja, e cila mė kot priti pėrgjigje. Shkatėrroi motrėn, por edhe veten. E pashpresė, motra e ndarė, njė ditė vrau veten dhe u hapi plagė nė zemėr tė gjithėve. Kur ishte nė prag tė vdekjes, motra invalide mblodhi tė dy vajzat dhe thellėsisht e ndėrgjegjshme i porositi: Atė gabim qė bėra unė, mos e bėni kurrė. Vendin e vėrtetė e kam afėr fėmijėve. Deklaratat e mėdha, proza me ironi nuk e mbajnė tė shėndetshme njė marrėdhėnie, pėrkundrazi kėto shprehje tė tėrthoreta, tė largojnė nga thjeshtėsia. Vetėm sinqeriteti bėn tė lotojė si teknologjia dhe statujat, duke dhėnė versionin e ri tė dashurisė.
|
|