Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ardian Dedi "LULEDIELLI" skicë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Ardian Dedi	"LULEDIELLI" 	 skicë Empty
MesazhTitulli: Ardian Dedi "LULEDIELLI" skicë   Ardian Dedi	"LULEDIELLI" 	 skicë EmptySun Nov 26, 2017 5:22 pm

LULEDIELLI
Ardian Dedi
skicë
Dalloi një vajzë të bukur në rrugë dhe i vetmi mendim që i erdhi ishte ta ndalonte.
Iu afrua, e preku butë, lehtë dhe ëmbël, duke transmetuar emocion.
- Do të bisedojmë?
- Këtu, në mes të rrugës? - iu përgjigj ajo. - Nëse do, hajde në shtëpi, - ia ktheu dhe u largua.
- Atëherë, të pimë një kafe.
- Jo, - ishte përgjigja e saj.
Mori mamanë dhe u nis për te shtëpia e vajzës. Pasi shkëmbyen fjalët e para, kandidatja për vjerrë iu përgjigj.
- Gjej punë, të ta jap vajzën…
Pasi gjeti punë dhe u martua, në mëngjes shkonte në punë, punonte tetë orë, kthehej në shtëpi dhe lahej; hante bukë dhe natën bënte dashuri. E njëjta gjë dhe të nesërmen.
Ju kujtua tabloja “Luledielli” e Vinsent Van Gogut. Nëse janë konsumuar nga njerëzit, janë shndërruar në energji, jashtëqitje ose spermë, e cila ka depërtuar në trupin e një femre me mundësinë që, pas nëntë muajsh, të lindi një fëmijë. Nëse s’janë konsumuar nga njerëzit, ato janë kalbur, ndërhohë që Van Gogu i ka dhënë përjetësinë.
Po ҫ’kujtim tjetër kemi nga ajo kohë? Ndërtohej, shkatërrohej dhe punohej.
E gjithë kjo pasuri ka falimentuar. Por puna është si miti i Sizifit, që kërkonte të ngrinte një gur majë malit dhe, kur ia arrrinte qëllimit, guri rrokullisej poshtë. E njëjta gjë ditën tjetër. E vendosi: “Do të bëj grevë urie, s’do bëhem lugat”.
Fjala “Lugat” ka kuptimin “Luga e babait”. Marksi ka thënë: “Personazhet e historisë paraqiten dy herë, një herë në formën e tragjedisë, një herë të komedisë”. Kjo teoremë vlen edhe për universin. Që vazhdimësia të marri formën e superjetës, duhet shpëtuar kjo trashëgimi. Nëse kërkon të zhdukësh jetën, ajo do të mbrohet prej një përbindëshi, të cilin nuk e kundërshton dot, sepse dihet që njeriu është egoist.
Ky përbindësh është Zoti.
Në italisht fjala “sole” që do të thotë “diell” dhe fjala “solo” që do të thotë “i vetëm” kanë rrënjë të njëjtë. Me siguri dielli mendon: “ Jetë është kjo që bëj”. Por vazhdoi mendimin, pa u ligështuar se: “Kështu bëj dikë të lumtur, pa përmendur specifikisht tokën”.
Sidoqoftë, pa qenë gruaja e lumtur, s’ka të ardhme.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Ardian Dedi "LULEDIELLI" skicë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» ARDIAN DEDI "Dy motrat" skicë
» ARDIAN DEDI "Fëmija e dytë" skicë
» Ardian Dedi " Fundi i ëndrrës" skicë
» Ardian Dedi "MONOLOG"
» ARDIAN DEDI Krijesa inteligjente

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: