Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Share | 
 

 Higjiena e gojes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Lina
Fillestar/e
Fillestar/e


Numri i postimeve: 35
Registration date: 08/11/2007

MesazhTitulli: Higjiena e gojes   Wed Nov 14, 2007 4:23 pm




"Higjena e gojės"

Tema eshte e hapur per te gjithe andaj ju ftoj edhe juve te ndani mendimet tuaja .

Respekt nga Lina
_____________________

Si te kujdesemi per dhembet dhe mishin e dhembeve?
Larja e dhembeve rregullisht dhe perdorimi i fillit dentar ndihmon ne shendetin e dhembeve dhe mishit te dhembeve, dhe parandalon kariesin dentar dhe semundjet e mishit te dhembeve.
Pse eshte higjiena e gojes e rendesishme?
Higjiena e gojes parandalon problemet dentare – kryesisht formimin e pllakes dentare dhe gurezave, te cilat jane faktoret kryesore ne krijimin e problemeve te mishit te dhembeve si dhe kariesit (prishja e dhembeve)
Pllaka dentare eshte nje depozitim i bardhe dhe i bute i cili krijohet ne siperfaqet e dhembeve. Formohet kur bakteriet (sporet) bashkohen me peshtymen dhe ushqimin. Pllaka permban rreth 400 lloje bakteriesh. Ju mund te hiqni ate duke mbajtur nje higjene te mire te gojes.
Kalkulus, ose ndryshe gurezat, eshte pllake e kalcifikuar dhe e forcuar. Ngjitet fort pas dhembeve. Ne pergjithesi largohet nga dentisti me instrumenta te vecante.
Kariesi (prishja e dhembeve) jane vrimat te cilat krijohen ne smaltin(enamel) e dhembeve. Nje nder shkaqet kryesore te kariesit eshte mbledhja e pllakes. Bakteriet ne pllake formojne acid pas reaksionit te tyre me sheqerin dhe nishesten qe ndodhet ne ushqime. Acidet mbahen ne kontakt me dhembet me ndihmen e pllakes dhe me kalimin e kohes shkaterrojne smaltin dhe dentinen.
Semundjet e mishit te dhembeve (paradontozat) jane infeksioni dhe inflamimi i indeve qe rrethojne dhembet. Pllaka dentare eshte shkaku kryesor per formimin e ketyre semundjeve. Pllaka permban disa lloje bakteriesh te cilat shtohen me zhvillimin e semundjeve periodontale. Semundjet periodontale ndahen ne dy lloje sipas shkalles se zhvillimit te semundjes.
Gingivitis eshte inflamimi i mishit te dhembeve. Ka shume lloje por ne shumicen e rasteve jane te shkaktuara nga pllaka dentare.
Periodontitis ndodh ne qofte se gingivitisi keqesohet dhe progreson drejt indeve mbeshtetes te dhembit si membrana periodontale dhe procesi alveolar (kocka rreth dhembit).
Semundjet e mishit te dhembeve jane shkaktaret kryesore ne humbjen e dhembeve ne moshat e vjetra. Eshte gjithashtu shkaktari kryesor i eres se keqe te gojes(halitosis). Megjithate semundjet e mishrave te dhembeve ne shumicen e rasteve jane te sherueshme.
Higjera rutine e gojes
Eshte e rendesishme qe te behet zakon pasja e nje higjene te mire te gojes duke perdorur furcen dhe fillin dentar cdo dite.
Larja e dhembeve
Dhembet duhet te lahen te pakten dy here ne dite. Perdorni furce me fije te buta. Koka e furces duhet te jete aq e vogel sa te futet ne te gjithe pjeset e gojes. Furca si rregull duhet te nderrohet cdo 3-4 muaj. Shume veta mendojne se nje furce elektronike kryen nje pastrim me te mire prandaj ato jane bere kaq shume popullore kohet e fundit. Eshte e keshillueshme qe te perdoret nje paste dhembesh qe te permbaje fluorid. (fluoride ndihmon ne parandalimin e kariesit)
Filli dentar
Filli dentar duhet te perdoret te pakten nje here ne dite pasi te lahen dhembet. E preferueshme eshte dy here ne dite.(Shume njerez te cilet nuk e kane perdorur me pare habiten se sa shume copera mund te hiqet duke perdorur fillin dentar si suplement i furces)
Ditet e para kur fillon perdorimi i fillit dentar nga mishi i dhembeve mund te dale pak gjak. Duhet te ndaloje brenda disa ditesh. Ne qofte se dalja e gjakut vazhdon kontaktoni dentistin tuaj sepse gjaku nga mishi i dhembeve eshte tregues i fillimit te semundjeve te mishit te dhembeve.
Cfare mund te beni tjeter?
Zakonisht masat e mesiperme jane te mjaftueshme. Por :
-Shume njerez perdorin gjithashtu gargara antiseptike cdo dite per te parandaluar semundjet. Per individet qe nuk jane te afte te perdorin furcen e dhembeve gargarat antiseptike luajne nje rol te rendesishem ne pastrimin e dhembeve.
-Gjuha mund te pastrohet pasi te lani dhembet. Ky veprim mund te kryhet me ane te furces se dhembeve ose me ane te disa furcave te vecanta per gjuhen.
-Ne qofte se jeni duhanpires duhe te keni si qellim lenjen e duhanit. Pirja e duhanit eshte faktor risku per semundjet e mishrave te dhembeve.
-Ushqehuni me nje diete te shendetshme. Evitoni ushqimet dhe lengjet qe kane permbajtje te madhe sheqeri. Sheqernat jane ushqim per bakteriet i cili me vone kthehet ne acid nga keto te fundit duke shkaktuar karies.
-Ne qofte se do i jepni ilace femijeve, sipas mundesive perdorni ilace qe nuk permbajne sheqer.
-Perdorimi i cimcakezave pa sheqer pas ushqimit rrit rrjedhjen e peshtymes e cila luan nje rol te rendesishem ne pastrimin e gojes.
Disa pika te tjera te rendesishme
-Femijeve duhet ti mesohet higjena e mire e gojes sa me heret qe te jete e mundur.
-Beni kontroll dentar sipas intervaleve te rekomanduara nga dentisti juaj (te pakten nje here ne vit).
-Per ndihme dhe keshilla te metejshme kontaktoni dentistin tuaj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Kosovarja
Admin
Admin


Female
Numri i postimeve: 4833
Age: 28
Vendi: Jashtokėsore!
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Higjiena e gojes   Sat Nov 17, 2007 5:25 pm

Zbardhimi i Dhembeve

Koncepti i estetikes qe simbolizon bukurine dhe te pelqyerit nga njerezit ndryshon shume nga nje kulture ne tjetren. Kultura te ndryshme i ngjyrosin dhembet e tyre me te zeze ,por sic duket kohet e fundit dhembet e bardhe te Hollywood’it kane me teper popullaritet. Lehtesimi i perdorimit te agjenteve zbardhues te dhembeve ka bere qe jo vetem njerezit publik por te gjithe te kene mundesine e zbardhimit te dhembet.
Ka dy lloje menyrash per zbardhimin e dhembeve:

1. Zbardhim te Stomatologu (Office Bleaching); dhe
2. Zbardhimi ne kushtet e shtepise nga vete pacienti (Home Bleaching)

Le t’i hedhim nje sy zbardhimit te dhembeve nga vete pacienti me disa pyetje pergjigje.


Ēfare eshte zbardhimi i dhembeve dhe nga se perbehet ky sistem

Eshte nje proces kimik me te cilen hiqet ngjyrosja e enamelit dhe dentines. Sistemi eshte i perbere prej nje pllake dhembesh te vecante dhe te holle plastike si dhe nga xheli zbardhues.Pllaka e holle plastike vendoset ne gojen e pacientit naten para gjumit.


Shkaqet e ngjyrosjes se dhembeve

Shkaqet jane te shumta por me te perhapurat jane :

* Kafja
* Ēaji
* Kola Kola
* Cigarja
* Mosha
* Perplasje dhe trauma
* Disa antibiotike (tetraciklina ,minociklina, etj.,)
* Perdorim i tepert i floridid
* Semundje sistemike te trupit dhe malformime gjenetike te dhembeve
* Degjenerimi i nervave
* Mbushjet me amalgam

Kush mund t’i zbardhe dhembet


Pervec grave shtatzena mund ta bejne pothuajse te gjithe;varet gjithashtu nga sasia e ngjyrosjes dhe durimi i pacientit. Stomatologu eshte ai qe percakton nepermjet nje kontrolli te pergjithshem te gojes dhe dhembeve ne eshte apo jo i mundur nje process i tille. Zbardhja e dhembeve eshte nje proces ideal per ata te cilet i kane dhembet e shendetshem dhe deshirojne ti kene ata me te bardhe dhe me te shndritshem. A eshte kjo menyre e sigurt? Sipas kerkimeve asnje nga zbardhimet e dhembeve qe behen nen kujdesin stomatologut nuk eshte e demshme per dhembin dhe mishrat e dhembeve.



Si funksionon ky sistem

Xheli vendoset ne nje shtrese te posatshme per gojen tuaj. Komponentet aktiv te xhelit pas shperberjes clirojne oksigjen i cili zbardh ndermjet nje procesi kimik heq njollat e ndryshme te enamelit dhe dentines. Perberja e dhembit nuk prishet vetem zbardhet ngjyra e tij. Pergatitet nga stomatologu nje pllake dhembesh e posatshme per pacientin.Para gjumit vendoset xheli brenda kesaj pllake e cila me pas vendoset ne goje dhe pacienti fle.Pas zgjimit lahen dhembet.





A ka ndonje efekt anesor

Mund te krijoje sensivitet kunder te ftohtit ne disa njerez. Nje efekt tjeter eshte sensivitet provizor i dhembeve dhe mishrave te dhembit. Te gjitha keto efekte zhduken perfundimisht mbasi nderpritet terapia ose ne 1-3 dite mbasi perfundon terapia e zbardhjes.






Sa kohe zgjat kjo terapi


Sipas personit rezultati mund te merret brenda 3 seancash. Por kur kemi ngjyrosje te medha terapia mund te zgjatet ne me teper se 3.

Pas perfundimit te terapise sa permanent eshte ky zbardhim

Dhembet do jene gjithmone me te bardhe se ngjyra fillestare. Por kur kemi njolla te medha ndihet nevoja qe pacienti nje here ne 6 muaj ta rinovoj terapine per 1-2 net
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Lina
Fillestar/e
Fillestar/e


Numri i postimeve: 35
Registration date: 08/11/2007

MesazhTitulli: Re: Higjiena e gojes   Sat Nov 17, 2007 11:09 pm

Stomatitet




Stomatitet janė inflamacione tė mukozės sė gojės ndersa gjingjiviti ėshte inflamacion vetėm i mishrave tė dhėmbeve.
Stomatitet shkatohen nga mikrobė virulentė qė hyjnė nė gojė nga jashtė ose me anėn e gjakut, ose mikrobe saprofitė qė gjenden zakonisht nė kavitetin e gojes dhe qė virulentohen si pasoje e dobėsimit tė mekanizmave mbrojtės tė organizmit. Kėto mikrobė janė zakonisht streptokoket. Kėto infeksione favorizohen nga disa faktorė lokalė dhe te pergjithshem si;
-dėmtimi mekanik i mukozės (tartar, trauma gjatė pėrtypjes, proteza, etj.),
-lėndė antiseptike irituese,
-ndryshimi tė flores bakteriale nga pėrdorimi i antibiotikeve,
-ērregullime te daljes sė dhėmbėve tė syrit,
-sėmundje infektive,
-avitaminoza B, PP, C, ērregullime endokrine,
-sėmundje tė gjakut, tė metabolizmit, sėmundje kronike dobėsuese dhe intoksikime ekzogjene, medikamentoze, profesionale, aksidentale (ar, zhivė, etj.).
Diagnoza shpesh ėshtė e vėshtirė pėr arėsye tė ndryshme. Sė pari duhet tė kėrkohen lezionet mukoze karakteristike pėr semundjet e ndryshme: eritemė e thjeshtė ; eritema me erozione; eritemė me hemoragji difuze; ulēerime; vezikula; afta; gangrenė.
Stomatiti vezikular
Herpesi viral qė lokalizohet kryesisht nė buzė, disa herė edhe nė gjingjivat shoqėrohet nga shenjat e pėrgjithshme tė infeksionit akut (pneumonia, menengiti, gripi, semundjet e tė ftohurit, etj.).
Ne mukoze formohen fshikėza tė vogla me lėng seroz qė ēahen dhe bashkohen nė formė ulēerimi tė mbuluar me kore.
Mjekohet me antibiotikė dhe shpėlarje, gjithashtu rekomandohet marrja e vitaminės B1.
Stomatiti aftoz
Afta ėshtė njė vezikulė e mbushur me njė lėng tė bardhė qė, pas ēarjes, ulēerohet me njė fund ngjyre gri.
Simptomat janė: dhėmbje djegėse, shumė tė bezdisshme; zakonisht formohen 1-2 afte, qė lokalizohen nė fornikset gjingjivale. Vazhdojne 5-6 dite. Dalin prapė nė tė njejtin vend pas disa muajsh.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7555
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Higjiena e gojes   Sat Nov 17, 2007 11:37 pm

Pėrgėzime pėr temėn Lina.

Unė po i pėrmendi vetėm dy raste nė lidhje me kėtė temė e cila ėshtė shumė me rėndėsi pėr rininė tonė ... dhe kėto dy raste ėshtė mirė t'i dinė forumistėt nė lidhje me higjenėn e gojės dhe mė gjerė.

1. Nė mėngjes si tė zgjohesh nga gjumi pirja e njė gote ujė bart bakterjet nga goja e mė tutje deri nė stomak ...

2. Pėr ēdo mėngjes ngrėnja e njė molle ndihmon nė eliminimin e bakterjeve tė cilat janė nė gojė, sepse gjat ngrėnjes sė mollės ... lėngu i saj pėrmban veti tė cilat i eliminojnė pėrafėrsisht 40 % bakterjet tė cilat ndodhen nė gojė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Lina
Fillestar/e
Fillestar/e


Numri i postimeve: 35
Registration date: 08/11/2007

MesazhTitulli: Re: Higjiena e gojes   Wed Nov 21, 2007 1:46 pm

Per nje goje te fresket

Pasta e dhėmbėve, fijet pastruese dhe furēa e dhėmbėve nuk janė instrumentat e vetėm pėr tė patur dhėmbė tė shėndetshėm dhe tė bukur. Dhe ushqimet kanė njė rol tė rėndėsishėm pėr tė luftuar kariesin, pėr tė patur njė frymėmarrje sa mė tė kėndėshme dhe pėr tė larguar gurėzat. Dieta ėshtė e nevojshme pėr tė eleminuar grumbullimin e gurėzave dhe pllakėzave mbi dhėmbė. Disa ushqime nė veēanti, ato tė pasura me fibra, vitamina dhe kripėra minerale, mund tė kontribuojnė nė higjenėn e gojės duke ndaluar formimin e kariesit, duke e bėrė smaltin mė tė bardhė dhe duke lehtėsuar frymėmarrjen.

Njė gojė e freskėt dhe e shėndetėshme.

Mjaft mė me erėn e rėndė, njollat e errta nė dhėmbė, gurėzat bezdisėse.Ushqimet qė vendos nė tavolinė ēdo ditė mund tė tė dhurojnė njė buzėqeshje tė shkėlqyer. Ja ēfarė duhet tė zgjedhėsh..

Nė qoftė se dėshiron tė kesh dhėmbė shumė tė bardhė..
Vendos nė tavolinė ushqime qė favorizojnė vetdetersionin, psh lėri rrugė tė lirė sherebelės. Pėrdor gjethet e freskėta qė funksionojnė si njė furēė natyrale. Sipėrfaqja e tyre e ashpėr funksionon njėlloj si njė makinė fshirėse. Pėr tė arritur rezultate sa mė tė mira dhe pėr tė pastruar nė thellėsi, ėshtė e nevojshme qė ta lėvizim gjethen me gishtin tregues mbi dhėmbė dhe mishėra. Tė pėrkryera janė dhe sallatrat, mollėt, portokallet, finokėt qė janė tė pasur me fibra dhe pėrbėjnė njė element zbardhues mbi dhėmbėt tuaj.
Pi tė paktėn 2 litra ujė nė ditė dhe mbaje nė gojė si tė ishe duke bėrė njė shplarje: kėshtu pastron dhėmbėt dhe rimineralizon smaltin. Nė tė vėrtetė nė ujė ka gjurmė fluori, njė substancė qė bllokon aktivitetin e bakterieve qė favorizojnė kariesin, pėr kėtė arsye herė pas here ha ndonjė kivi apo sallatė me domate qė janė njėlloj tė pasura me kėto minerale.
Mos i pėrjashto nga dieta qumėshtin, djathėrat e freskėt dhe thjerrėzat; pėrmbajnė fosfor, njė komponent i rėndėsishėm i smaltit qė ndikon nė rimineralizimin e dhėmbėve.
Nė qoftė se je e pangopur me pije tė gazuara apo me bazė cola, ngushėllohu duke menduar qė pėrmbajnė acid ortofosforik qė funksionon si zbardhues. Herė pas here pi njė limonadė limoni: ėshtė e pasur me acid citrik i dobishėm pėr njė efekt tė lehtė gėrryes.
Pėrtyp ēimēakiza pa sheqer apo fletė sallate: ndihmojnė nė stimulimin e komponentėve tė pėshtymės qė pėrmbajnė substanca dizinfektuese dhe me efekt gėrryrės tė lehtė, tė afta pėr tė hequr njollat e dhėmbėve.

Kundėr kariesit

Arrat dhe drithėrat ekuilibrojnė pehashin e pėshtymės duke forcuar kalciumin e dhėmbėve.
Pėrdor mjaltin nė vend tė sheqerit; pėrmban vitamina dhe kripėra minerale tė ēmuara pėr shėndetin e gojės dhe tė dhėmbėve.
Thuaji po perimeve: kanė njė rol tė rėndėsishėm veēanėrisht nė se konsumohen tė njoma pėr veprimin e tyre detergjent mbi sipėrfaqen e dhėmbėve. E njėjta gjė vlen dhe pėr frutat e freskėta.
Qumėshti dhe kosi janė njė burim kalciumi, fosfori dhe kripėrash tė tjera minerale qė janė pėrbėrės tė dhėmbėve. Mund t'i konsumosh shpesh duke i pėrdorur tė skremuar, mė pak tė pasur me yndyrėra dhe kalori.
Drithėrat dhe zarzavatet bishtajore janė tė pasura me zink, ndėrsa toni, merluci dhe salmoni pėrmbajnė selen, dy elemente qė tė ndihmojnė tė kesh dhėmbė tė shėndetshėm dhe tė bukur.
Pėrdor nė gatimet e tua vajin e ullirit. Ėshtė i pasur me vitaminė E qė ka njė rol mbrojtės pėr mukozėn e gojės dhe pengon zhvillimin e bakterieve pėrgjegjės pėr shkaktimin e kariesit.

Nė qoftė se kėrkon njė frymėmarrje tė kėndshme

Pi shumė lėngje gjatė ditės. Shpėrqėndrimi nė tė vėrtetė shkakton alitozė, goja thahet dhe pėshtyma bėhet acide.
Pėrdor nė gatim trumzėn, ėshtė nga barėrat aromatikė mė tė pasur me vitaminė C, substancė qė ndihmon nė shkatėrrimin e bakterieve pėrgjegjės pėr erėn e rėndė.
Dhe mentja ėshtė e pėrkryer: riaktivizon funksionimin e aparatit gastrik dhe tė mėlēisė. Gjethet e saj pėrmbajnė mentol, njė acid i spikatur pėr veprimin e tij kundėr tharjes sė gojės.
Pėr recetat e tua pėrdor majdanoz me shumicė, ėshtė i pasur me potas, vitaminė C, A dhe E qė ndikojnė nė njė shėndet tė mirė tė gojės. Pėrveē kėsaj, pėrmban substanca me aromė tė mirė.
Pėrtyp jamball. Glicirizina qė ai pėrmban pengon formimin e pllakave dhe reagon kundėr streptokokut, bakterit qė krijon karies.
Vendos nė tavolinė lakrat, por dhe rrepat qė janė tė pasura me vitaminė K qė eviton trejen jonormale shpesh e pėrgjegjshme pėr erėn e pakėndshme tė gojės.

Nė qoftė se kėrkon tė forcosh mishėrat e dhėmbėve

Pi sa mė shumė lėng limoni dhe portokalli, pėrmbajnė vitaminė C qė riaktivizon qarkullimin, kėshtu oksigjenon mbetjet e mukozave orale duke siguruar njė funksionim mė tė mirė tė mishrave tė dhėmbėve. Dhe jo vetėm kaq, vitamina C aktivizon vitaminat e mukozės duke krijuar njė gjendje mbrojtėse qė riparon agresionin e bakterieve.
Ha tė paktėn dy apo tre herė nė javė mish ose peshk, pėrmbajnė njė sasi tė konsiderueshme proteinash nė gjėndje tė largojnė mbeturinat ushqimore.
Mos harro tė pėrfshish nė dietėn tėnde karrotat, mollėt dhe dardhat: janė ushqime tė pasura me fibra dhe ujė. Veēantia e tyre? Stimulojnė aktivitetin e detersimit, i padiskutueshėm pėr tė mbajtur gjithmonė tė freskėt dhe tė pastėr mishrat e dhėmbėve.
Ha herė pas herė njė banane, pėrmban cilitol, njė lloj sheqeri qė ndalon formimin e pllakėzave bakteriale. Rezultati: nė ndryshim me sakarozėn nuk dėmton shėndetin e mishrave tė dhėmbėve.
Nė mėngjes duhet tė hash kos tė bėrė nga qumėshti i lopės ose i dhisė. Laktobacilet qė pėrmban mbajnė nėn kontrroll bakteriet e gojės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7555
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Higjiena e gojes   Thu Nov 29, 2007 9:28 pm

Higjenėn e gojės duhet mbajtur vazhdimisht dhe nė ēdo moment.
Pastrimi i dhėmbėve e ndihmon mjaftė higjenėn e gojės, pirja e ujit gjithashtu.


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Fri Nov 30, 2007 2:56 am, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Guest
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Higjiena e gojes   Thu Nov 29, 2007 10:07 pm

po e vertet , i mjerė dhe e mjere qofte ai apo ajo qe i kundermon goja arome te keqe, se ma marre ska, ni sen qe qat kashore goje mos me majt si duhet,nese goja kundermon, tjera ka mesiguri se te kelbė!!!

ifjaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar


Numri i postimeve: 5729
Vendi: Zvicėr
Profesioni/Hobi: no money no honey
Registration date: 09/09/2007

MesazhTitulli: Re: Higjiena e gojes   Thu Dec 13, 2007 1:37 am

Pergezime per temen Lina

Teme shume e mire,i bashkangjitem mendimit te sofres,nje gote uje per ē'do mengjes nuk bene keqe per largimin e bakterieve,molle.

Ne nje intervist nga nje progam te gjermanis,shume intresant ishte qe doja te shtoj edhe kete ne Forum,bene mire pas pastrimit te dhembeve ne mengjes me ujin e fundit te futishe ne goj nje lug vaj te ullirit,analistet gjeman sipas studime te tyre qe forconte mishin e dhembve dhe per tere diten nuk pranon mikrobe ne dhembe apo ushqimi qe jete neper dhembe nuk e paranon vaji i ullirit.

Une personlishte kam problem me larjen e dhembeve ku nuk mundem te gjej nje 'krem'' dhembesh qe pershtatet tek dhembet e mi,e kam nje krem qe patjetar e kam ta keme por me duhet per ēdo muaj te porosise me vjen nga Amerika ku ndihme shume mire me te, dhe flm hulumtusin e kety kremi qe me bene te ndihem mire,per tre/kater here ne dite qe i pastroi.

...by Beton
Hani molla mos pini duhan..!!!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Anna
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Numri i postimeve: 2694
Vendi: Zurich
Registration date: 26/08/2007

MesazhTitulli: Re: Higjiena e gojes   Thu Dec 13, 2007 2:24 am

higjena e gojes eshte mbrojtja e eshendetti ne mes goje hyn shum viruse te cital behen shkatare edhe per smuje tjera keshtu nji person qe nuk mban higjenen e gojes mendo te trupit se si i vjen era ,dhe une kam nji ves shum te keq nese shikoj njeriun qe dhembet i ka te pa paster ose te prishur sun zgjas as bised le me te rrije me te se me te vertet me shkojn syte dhe neveritem prej tije ,keshtu kush mendon te takohet nej here me mua mundesisht te ket pastertin e dhembeve .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
nadi
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Male
Numri i postimeve: 186
Age: 58
Vendi: shk
Registration date: 10/04/2008

MesazhTitulli: Dy mėnyrat e zbardhjes sė dhėmbėve....   Sat Apr 12, 2008 4:05 am

Dy mėnyrat e zbardhjes sė dhėmbėve dhe shkaktarėt e ngjyrosjes sė tyre

Kujdesi pėr dhėmbėt, pėr tė parandaluar infeksionet e ndryshme. Mund t’i zbardhoni dhėmbėt te stomatologu ose nė shtėpi

Koncepti i estetikės, qė simbolizon bukurinė dhe tė pėlqyerit nga njerėzit, ndryshon shumė nga njė kulturė nė tjetrėn.
Kultura tė ndryshme i ngjyrosin dhėmbėt e tyre me tė zezė, por siē
duket, kohėt e fundit dhėmbėt e bardhė tė Hollivudit kanė mė tepėr
popullaritet. Lehtėsimi i pėrdorimit tė agjentėve zbardhues tė dhėmbėve
ka bėrė qė jo vetėm njerėzit publikė, por tė gjithė tė kenė mundėsinė e
zbardhimit tė tyre. Ka dy lloje mėnyrash pėr zbardhimin e dhėmbėve:
zbardhim te stomatologu (Office Bleaching) dhe zbardhimi nė kushtet e
shtėpisė nga vetė pacienti (Home Bleaching).

Zbardhimi i dhėmbėve

Zbardhimi i dhėmbėve ėshtė njė proces kimik nėpėrmjet tė cilit hiqet
ngjyrosja e enamelit dhe dentinės. Sistemi i zbardhimit tė dhėmbėve
ėshtė i pėrbėrė prej njė pllake dhėmbėsh tė veēantė dhe tė hollė
plastike si dhe nga xheli zbardhues. Pllaka e hollė plastike vendoset
nė gojėn e pacientit natėn, para gjumit. Pėrveē grave shtatzėna,
zbardhimin e dhėmbėve mund ta bėjnė pothuajse tė gjithė. Gjithēka varet
gjithashtu nga sasia e ngjyrosjes dhe durimi i pacientit. Stomatologu
ėshtė ai qė pėrcakton nėpėrmjet njė kontrolli tė pėrgjithshėm tė gojės
dhe dhėmbėve nėse ėshtė apo jo i mundur njė proces i tillė. Zbardhja e
dhėmbėve ėshtė njė proces ideal pėr ata tė cilėt i kanė dhėmbėt e
shėndetshėm dhe dėshirojnė t’i kenė ata mė tė bardhė dhe mė tė
shndritshėm. Sipas kėrkimeve, asnjė nga zbardhjet e dhėmbėve qė bėhen
nėn kujdesin e stomatologut nuk ėshtė i dėmshėm pėr dhėmbin dhe mishrat
e dhėmbėve.

Funksionimi i terapisė

Xheli vendoset nė njė shtresė tė posaēme pėr gojėn tuaj. Komponentėt
aktivė tė xhelit pas shpėrbėrjes ēlirojnė oksigjen, i cili zbardh
ndėrmjet njė procesi kimik, heq njollat e ndryshme tė enamelit dhe
dentinės. Pėrbėrja e dhėmbit nuk prishet, vetėm zbardhet ngjyra e tij.
Pėrgatitet nga stomatologu njė pllakė dhėmbėsh e posaēme pėr pacientin.
Para gjumit vendoset xheli brenda kėsaj pllake, e cila mė pas vendoset
nė gojė dhe pacienti fle. Pas zgjimit lahen dhėmbėt. Efektet anėsore tė
kėsaj terapie janė se ajo mund tė krijojė ndjeshmėri kundėr tė ftohtit
nė disa njerėz. Njė efekt tjetėr ėshtė ndjeshmėri provizore e dhėmbėve
dhe mishrave tė dhėmbit. Por tė gjitha kėto efekte zhduken
pėrfundimisht mbasi ndėrpritet terapia, ose nė 1-3 ditė pasi pėrfundon
terapia e zbardhjes. Sipas personit, rezultati i kėsaj terapie mund tė
merret brenda tri seancash. Por kur ka ngjyrosje tė mėdha tė dhėmbėve
terapia mund tė zgjatet nė mė tepėr se tri ditė. Pas pėrfundimit tė
terapisė dhėmbėt do jenė gjithmonė mė tė bardhė se ngjyra fillestare.
Por kur keni njolla tė mėdha ndihet nevoja qė pacienti njė herė nė
gjashtė muaj ta rinovojė terapinė pėr 1-2 net.

Kujdesi nga infeksionet

Dhėmbėt e pastėr dhe njė furēė e pastėr dhėmbėsh janė mjete tė
efektshme kundėr infeksioneve. Studiuesit kanė vėnė re se bakteret qė
gjenden nė gojė mund tė qarkullojnė nėpėr pjesė tė tjera tė trupit. Kjo
do tė thotė se njė higjienė e keqe e gojės mund tė ketė tė bėjė me
infektime nė trup, sėmundje tė zemrės apo ndonjė infarkt zemre. Dhėmbėt
duhet tė lahen mė sė shumti 20 minuta pas njė vakti ngrėnieje.
Gjithashtu, duhet ndėrruar furēa e dhėmbėve menjėherė pas ndonjė
ftohjeje apo infektimi tė fytit pasi mbetet rreziku qė njeriu t“i
ngjisė infektimin pėrsėri vetvetes. Koenzima Q10 bėn tė mundur
shndėrrimin e energjisė nga ushqimi nė energji trupore. Njė higjienė e
keqe, jo vetėm qė ėshtė origjina e kariesit tė dhėmbėve, por dhe
shkaktari kryesor i infeksionit tė mishit tė dhėmbėve. Tartari ėshtė
njė pllakės bakteriale e ngurtėsuar dhe e depozituar pėrreth dhėmbėve.
Fillimisht kjo pllakės shkakton infeksion nė mishin e dhėmbit dhe mė
vonė infeksioni pėrhapet dhe mund tė arrijė deri nė kockė, gjė qė ēon
nė mėnyrė tė pashmangshme nė rėnien e dhėmbit. Bakteret e para qė
mbulojnė sipėrfaqen janė pėrgjithėsisht bakteret gram-pozitive, kokėt,
sidomos streptokokėt dhe kokobacilet, siē ėshtė antinomyces. Shtresa
fillestare ėshtė e karakterizuar nga njė veshje e pėrkohshme e
sipėrfaqes sė dhėmbėve.

Koenzima Q10

Pastat e dhėmbėve duhet tė pėrmbajnė koenzimėn Q10, e cila forcon
dhėmbėt dhe e mban tė freskėt mishin e tyre. Nga ana e saj Q10 forcon
florėn bakteriale natyrore dhe mbrojtėse tė gojės. Asnjė pastė dhėmbėsh
nuk i bėn dhėmbėt mė tė bardha se ē’janė. Pasta heq njollat nga
dhėmbėt, por kurrė nuk i zbardh ato. Fluori ėshtė lėnda mė e
rėndėsishme e pastės sė dhėmbėve. Ai forcon dhėmbėt dhe rrit
qėndrueshmėrinė e tyre ndaj sulmeve tė acideve. Fluori gjithashtu
frenon gėrryerjet e dhėmbėve dhe mund tė ndihmojė dhėmbėt me vrima tė
vogla. Por edhe fluori duhet marrė nė mėnyrė tė matur. Nė Evropė
pėrqindja mė e lartė e fluorit qė lejohet tė pėrmbajė njė pastė
dhėmbėsh ėshtė 0,15 pėr qind. Mund tė jetė e shkruar edhe si 1.500 ppm.


Shkaqet e ngjyrosjes sė dhėmbėve

-Kafja
-Ēaji
-Kola-Kola
-Cigarja
-Mosha
-Pėrplasje dhe trauma
-Disa antibiotikė (tetraciklina, minociklina etj.)
-Pėrdorim i tepėrt i floridid
-Sėmundje sistematike tė trupit dhe malformime gjenetike tė dhėmbėve
-Degjenerimi i nervave
-Mbushjet me amalgamė

(albania)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
ruvejda
Fillestar/e
Fillestar/e


Female
Numri i postimeve: 28
Age: 20
Vendi: kosova
Registration date: 19/12/2009

MesazhTitulli: Re: Higjiena e gojes   Sat Dec 19, 2009 11:59 pm

ju lumt per temen un tani sa kam filluar shkollen per stomatologji veq me besoni qe me teper mesova nga ju se nga keta muaj qe i kalova ne shkoll.faleminderit shum.por desha te di a ka ndonje gje tjeter qe esht shum i thjesht e qe mund te na zbardh dhembet,por pa intervenimin e stomatologut.faleminderit"!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
voglushja
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Female
Numri i postimeve: 906
Age: 32
Vendi: ngat njanit
Profesioni/Hobi: psikologe
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Higjiena e gojes   Sun Dec 20, 2009 12:08 am

ruvejda pershendetje dhe suksese ne rrugen qe ke filluar per stomatologji dhe mire se ke ardhur ne mesin tone ketu ne forum sa i perket kerkeses tende qe ke bere per pastrimin e dhembeve pa intervenim te stomatologut...


Si te kujdesemi

Pasta e dhėmbėve lehtėson lėvizjen e pllakėzave bakteriale dhe ka substanca freskuese dhe kurative.

Fija pastruese e dhėmbėve duhet tė kalohet rreth ēdo dhėmbi nė mėnyrė qė tė pėrshkojė sipėrfaqen e tij. Pėr ēdo aplikim duhet tė pėrdoret njė sipėrfaqe e papėrdorur mė parė e fijes.

Ushqimi

Ka njė lidhje tė dukshme mes kariesit dhe konsumimit tė karbohidrateve (glucideve). Kėta tė fundit krijojnė substratin fermentues pėr bakteret e kariesit. Ky efekt negativ i karbohidrateve mund tė modifikohet nga prezenca e elementeve tė tjera ushqyese si: kalciumi, fosfori dhe fluori, tė cilėt kanė efekte mbrojtėse.


Frutat

Molla ėshtė njė ndėr frutat mė tė kėshillueshme nga dentisti pėr dhėmbėt, sipas rekomandimeve duhet tė hahen jo mė pak se dy tė tilla nė ditė.
Karotat duhet tė pėrdoren ēdo ditė, sipas specialistėve ato bėjnė mirė pėr zmaltin e dhėmbėve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
ruvejda
Fillestar/e
Fillestar/e


Female
Numri i postimeve: 28
Age: 20
Vendi: kosova
Registration date: 19/12/2009

MesazhTitulli: Re: Higjiena e gojes   Sun Dec 20, 2009 12:14 am

ju faleminderit voglushe shum do ta kem parasysh ket qe ma drejtuat.faleminderit.qdo tmir:!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

Higjiena e gojes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: -