Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 ARDIAN DEDI "DIALOG NĖ PARAJSĖ"

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11537
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: ARDIAN DEDI "DIALOG NĖ PARAJSĖ"    Sun Nov 26, 2017 5:26 pm

DIALOG NĖ PARAJSĖ

- Do ta pimė njė kafe, - foli Zoti.
- Kafja mė jep ndjesinė e superiorit etik, dehjes, - shtoi Jezu K.
Dikush shėrbeu kafen, ndėrkohė qė Jezu K. ishte, si mbi gjemba.
- U bazova mbi arsyen, intuitėn dhe, megjithėse, si fillim, doja tė martohesha, u martova me mėsimet e Perėndisė.
- Po, sigurisht, lind instikti, i cili ėshtė pjellor dhe jo arsyeja, - foli Zoti, - Megjithatė, instikti mund tė pėrkufizohet si pavetėdija e mendimit.
- Pavarėsisht, se mė njeh apo nuk mė njeh, si djalin tėnd, unė s’e bėra kėtė pėr ndonjė pėrfitim personal, - shtoi Jezu K.
- Mos kėrko tė bėsh mirė se, po bėre mirė, nė prag ke tė keqen, tha Zoti. - Kjo do tė thotė se nėse vjen nė fuqi platforma e sė Mirės, ajo do tė rrėzohet, por kjo s’e prish marrėveshjen tonė…
- A ka njė ekuilibėr mes tė Mirės dhe tė keqes?- foli Jezu K.
- Jeta tėnde flet pėr njė fitore tė sė Mirės mbi tė keqen, pėr njė evolucion tė sė drejtės, - tha Zoti.
- Kjo mė qetėson dhe tregon atė qė jeta ime s’ka shkuar kot, - shtoi Jezu K.
- Nėse tė njoh ty, kėtė do ta bėj pėr bamirėsi , por nuk ėshtė bamirėsia qė e shtyn universin tė ecė pėrpara, - foli Zoti. - Ėshtė lufta dhe pas luftės vjen bamirėsia.
- Mua nuk mė rritet mendja, por po mė njohe, po mė dhe fuqi do tė ketė ndryshime dhe lufta pėr drejtėsi me bekimin tėnd do tė shndėrrohet nė evolucion, - shtoi Jezu K. – Dimensioni largpamės dhe hyjnor shpresoj tė mė udhėheqin.
- Nuk e mohoj qė mė duket njė rregullator aty poshtė, si ndihmės, - foli Zoti, - edhe unė, nė kėtė mes, kam fitimet e mia.
- Unė me kėtė kontratė mbetem, pėrjetėsisht skllav dhe ju padroni im, - tha Jezus K. - Ndėrkohė qė tė gjithė njerėzit jetonin jetėn e tyre , unė isha ushtar.
- Ēdo pardon e ka njė fund, - foli Zoti, - dhe ti u pėrpoqe tė mė ndihmoje.
- Duke mė njohur ke njė shtysė pėr tė jetuar, - foli Jezu K. dhe shtoi: “Ligjet e reja tė bamirėsisė janė inspirim dhe njė mundėsi pėr tė qenė i lumtur”.
- Lufta ime ėshtė tė bėj fėmijė dhe, duke ditur qė fėmija i fundit del mė i mirė; dihet se edhe pėr mua ekziston njė fund. Unė po tė njoh ty, - foli Zoti
- Nuk e shoh, si mėshirė, kėtė fakt, por si evolucion, - tha Jezu K. dhe shtoi: “Ky bashkėbisedim ėshtė logjik, por jeta, jo pak herė, nuk i bindet logjikės”.
- Kjo bamirėsi nė thelb ėshtė kujtimi i jetės, shkaku pėr tė cilin kam evoluar, - foli Zoti dhe shtoi: “Kjo rrugė shtrohet pėr fėmijėt. Ata janė e ardhmja…”.



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
ARDIAN DEDI "DIALOG NĖ PARAJSĖ"
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: