Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 ARDIAN DEDI "Kriza"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11535
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: ARDIAN DEDI "Kriza"   Sun Nov 26, 2017 5:32 pm


Kriza
- Ngelėm nėpėr kėsolle, – i foli gruaja, – tek i sillte kafenė nė mėngjes.
- Epo ē’ti bėsh, kur vinė tė 50 –tat fillojnė dhe vdesin kushėrinjtė e afėrt dhe tė largėt dhe do, apo s’do, je i detyruar tė vesh, – iu pėrgjigj.
Ditėt po ēmendeshin, muajt u tėrbuan prej lajthitjes, ndėrsa festat e fundvitit s’po u bėnin mė pėrshtypje.
Martesa ishte nė krizė, e kishte humbur kuptimin. Ndėrkohė larg prej kėtej, nga kryeqyteti gjithnjė e mė shumė po vinin lajme. Pushtetin e kishin marrė tė rinjtė dhe dukej se testosteronin e kishin tė lartė se kudo po ndodhnin vrasje, tė cilat justifikoheshin me arsye.
Ėshtė e natyrshme qė tė rinjtė tė mos jenė dakort me teoritė e baballarėve. Pa e kuptuar po pėrcanin kombin. Pas detyrimit, qė kishin, pėr tė martuar fėmijėt, ata, tani kishin ngelur vetėm dhe, jo pak here, edhe grindeshin.
Kishte si detyrim tė psoniste.
Njė gjiton i tij, gati – gati moshatar, kishte vrarė gruan dhe, kur kishte mbetur, krejtėsisht vetėm, sepse fėmijėt janė pėr vete, ishte hedhur edhe vetė nga ballkoni. Pa mbėrritur nė spital, kishte vdekur. Filloi tė pinte, por nė mėngjes, kur bėhej esėll, ndihej shumė keq.
Mjerimi ėshtė mizerje, fatkeqėsi. Nuk hante dot vetėm dhe humbi pusullėn.
“Nė kohė krize, duhet ndėrtuar,” – mendoi, duke i dhėnė kurajė vetes.
Njihet nė shumė popuj legjenda e lashtė e flijimit tė vėllait tė vogėl, qė u shit nga vėllezėrit, tė cilėt vuanin zinė e bukės, apo edhe nuses sė vėllait tė vogėl nė mėnyrė qė ura ose kėshtjella tė ndėrtohet qė tė mos ketė urrejtje, e cila tė shkatėrron. Ndoshta “urė – urrej” kanė rrėnjė tė njėjtė. “Urra”, formė brohoritje, gėzimi, pasi ndėrtohet ura.
Mori kredi nga banka dhe hapi njė fermė kafshėsh. Nė fermė hapi edhe njė kishė, pėr tė flijuar ndonjė kafshė, pėr tė ushqyet tė varfėrit, ndėrkohė, qė vetė vendosi tė ishte vegjetarian qė tė mos zėmėronte Zotin.
Ushtronte dhunė mbi kafshėt, qė kthehej nė energji pėr qytetarėt, tė cilėt i mbante me ushqim. Pa e kuptuar, qė kishte rėnė nė kurth, donte t’i njihej me doemosdo statusi, si rregullator nė natyrė. Ai i shikonte qė kafshėt ishin grabiqare tė rrezikshme, qė cėnonin ekulibrin e natyrės. Ra sėmundje nė fermė dhe s’e shmangu dot ndienjėn e tiranisė, e kultivuar nė gjithė kėto vite, krejt pa u kuptuar. Kėto grabiqare me oreks tė shfrenuar, tani nuk janė mė dhe natyra mund tė zhvillohet lirisht, derisa tė lindi njė grabiqar i ri. Nė kėtė kohė midis, priste se ēdo tė bėhej mė tė.
-“Kjo fermė, – mendoi - duhej tė vazhdonte, por sa keq qė kėrkonin tė shkatėrronin gjithēka. Aty kisha kuaj qė pranonin zgjedhėn time, nė emėr tė dashurisė, sesa tė harboheshin nėpėr lėndina, duke u riprodhuar nė kaos dhe liri, ashtu sikurse dielli qė pranon njė trajektore tė pavetėdijshme nė galaktikė, gjė qė e bėn tė dobishėm. Po, pėr mua vallė, ē’mendon Zoti? Po, sigurisht, ai qė ėshtė i drejtė ėshtė edhe nė kurth dhe mua mė pėlqen qė tė vėzhgoj. Tė vėzhgoj dhe, njėkohėsisht, tė shkatėrroj.
A ka njė ekulibėr mes dhunės e dashurisė?
Pa dyshim, mbijetesa nė kushte rreziku, pėrbėn evolucion”.
Kur kishte fermėn gjithė komuniteti e respektonte. Tani vinte re se, tė gjithė ata tipa tė dashuruar me momentin, ishin tė suksesshėm, si diktatorė tė vegjėl. Nuk e pranonte realitetin dhe jetonte nė njė botė iluzionesh tė humbura. Ngeli vetėm. Vetėm edhe atėherė, si dikur nė kohėrat qė s’mbahen mend, por edhe tani.
Megjithatė, kjo vetmi i jepte fuqi. Njė lumturi konfuze e bėri tė pėrlotej. Ndodhej nė udhėkryq, mes jetės dhe vdekjes.




Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
ARDIAN DEDI "Kriza"
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: