Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Ardian Dedi "PASQYRA VRASTARE"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11535
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Ardian Dedi "PASQYRA VRASTARE"    Sun Nov 26, 2017 5:35 pm


PASQYRA VRASTARE


“ Sa e bukur qė jam” - mendoi, duke vėshtruar veten nė pasqyrė.
Ishte e dashuruar me imazhin e vet. Kur je i lumtur, momenti ikėn, pa e kuptuar, ndėrkohė qė mendimet, ia kushton sė ardhmes. Dashuronte, si e marrė jetėn. Energjia pozitive e shndėrruar nė eksperiencė nostalgjike, ėshtė lumturi. Nuk e mendonte dot veten, nė njė realitet, pa pasqyrėn. E kishte si shoqe. Pasqyra i jepte fuqi, energji pozitive. Megjithėse, po merrte rrugėn e viktimės. Nuk e dinte se ajo copė xhami kishte pėr ta shkatėrruar. Megjithatė, gėzohet, kur mė sheh, por ēfarė do tė bėjė pa mua. Njė ditė do tė plakej dhe ajo copė qelqi do t’i thoshte tė vėrtetėn.
- S’jam dritėshkurtėr, – komentoi kėtė kumt tė pasqyrės.
Atėherė, ajo copė qelqi nuk do t’i duhej mė, do tė kishte kujtime tė shndėrruara nė plagė. Nganjėherė, kur kujtonte rininė qante, qė ta prekte. Kur tė vdiste ajo copė qelqi, do tė filmonte, rregjistronte me kėmbėngulje vdekjen e saj dhe, atėherė, vajmedet. Pasqyrė vdekjeje, gjithēka e kotė. Por vdekja e saj do tė shkatėrronte dhe pasqyrėn. Kė do tė rrėnonte pastaj? Njė vit pas zisė, fėmijėt me shpresėn e marrė tė ringjalljes, porositėn njė statujė tė artė dhe i ndėrtuan njė tempull. Dihet qė ari ėshtė i pashkatėrrueshėm dhe asaj i rrezatonte vėshtrimin bashkė me trupin njė dritė tė pėlhurtė floriri, ashtu siē e mbajnė mend tė gjithė nė ditėt mė tė mira. Monument i pėrhershėm qė pėrhapte dashuri nė formė arome.
Ē‘kuptim ka koha para saj? Pėr njė periudhė tė gjatė admiruan njėra – tjetrėn, pa e ditur qė shikonin vetveten. Njė ditė pasqyra do tė thyhej nė 400 copa dhe, pas kėtij karshillėku, ndoshta, do tė jetė fundi i gjithēkaje. Copė qelqi e thyeshme dashurie qė nuk u shndėrrua dot kurrė nė kujtesė. Tingėllimi i thyerjes nė hapėsirėn e shurdhėt. Triumfi dhe shtatėrrimi i “unit”.
















Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Ardian Dedi "PASQYRA VRASTARE"
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: