Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Poezi tė krijuara nga forumistėt

Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 20 ... 36  Next
AutoriMesazh
Kosovarja
Admin
Admin
avatar

Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 32
Vendi : Jashtokėsore!
Registration date : 14/08/2007

MesazhTitulli: Re: Poezi tė krijuara nga forumistėt   Sat Mar 15, 2008 3:47 pm

Arta me pelqeu shume kjo poezi andaj te pergezoj,vazhdo keshtu te lumt..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Poezi tė krijuara nga forumistėt   Sun Mar 16, 2008 5:40 am

Urime Arta pėr poezin e shkruar me mall, nė tė njejtėn kohė ndaj dhimbjen dhe kujtimet sė bashku me ju.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Arta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

MesazhTitulli: Re: Poezi tė krijuara nga forumistėt   Tue Mar 18, 2008 1:18 am

Faleminderit Kosovare dhe Sofra ishte njė poezi qė e ka burimin nga dhimbja .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Albea
Anėtar
Anėtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 213
Registration date : 18/02/2008

MesazhTitulli: Re: Poezi tė krijuara nga forumistėt   Tue Mar 18, 2008 3:18 am

Ti
Mbledh zerat me shekuj te fshehur maleve
Shendron mengjeset e mjegullta ne vizllim te pakapshme
Shqetson endrat ku tutje koha nuk ekziston
Behesh cast zhdukesh si rinia e pakthyeshme
Deshifron cdo gje te fajshme dhe behesh simbol i faljes
Humbesh ne misterien e mendimeve te skrupullta
Sjell fortuna ne ndjenjat e panjohura
Rjedh ne syt e shterura lotin deshiron te njohesh
Iken si re kthehesh ne shi
Ti
Sjell,
Rjedh,
Behesh
I pakapshem si fortune,
Si deshire e dehur
Ne laverintet e shpirtit kah mot te plagosur...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicėr
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

MesazhTitulli: Re: Poezi tė krijuara nga forumistėt   Tue Mar 18, 2008 3:26 am

Albea komplimente per poezit tuaja shume te bukura,suksese te uroj edhe pse jo mos te botoish nje liber me gjithe keta poezi te bukura.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Albea
Anėtar
Anėtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 213
Registration date : 18/02/2008

MesazhTitulli: Re: Poezi tė krijuara nga forumistėt   Tue Mar 18, 2008 3:34 am

flm shume Beton une i quaj krijime ndoshta do te ishte teper ti quajme poezi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Poezi tė krijuara nga forumistėt   Tue Mar 18, 2008 6:34 am


Nė Gėrdec

Mes predhave tė vdekjės
kanė ulur kokėn lulet
sikur nuk i gėzohen pranverės.

Nė Gėrdec...

Njė Nėnė me plagė nė trup
ndėgjon
rėnkimin e fėmijės
sheh
njė plak tė vdekur
njė fėmi tė karbonizuar.

Nė Gėrdec....


njerzit e pėrlotur
shikojnė

zjarrin
tymin

shkrumbin,

ndėgjojnė
rėnkime
pshertime
qė dalin

nga zemrat e pėrvluarė.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...


Edituar pėr herė tė fundit nga Sofra nė Sat Jul 19, 2008 11:58 am, edituar 5 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Kosovarja
Admin
Admin
avatar

Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 32
Vendi : Jashtokėsore!
Registration date : 14/08/2007

MesazhTitulli: Re: Poezi tė krijuara nga forumistėt   Tue Mar 18, 2008 12:59 pm

Sofra shume e bukur kjo poezi,andaj te lumte!!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Arta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

MesazhTitulli: Re: Poezi tė krijuara nga forumistėt   Tue Mar 18, 2008 2:56 pm

Tė lumtė Sofra pėr kėtė poezi qė shpreh kaq trishtim e dhimbje.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Poezi tė krijuara nga forumistėt   Wed Mar 19, 2008 11:44 pm

Faleminderit Kosovare dhe Arta...



Deri tek unė e ti


Dielli lėshohet ngadal

krijon ngjyra tėrheqėse
mbi vargmale
mė e bukur se dita
vjen nata...
deri tek unė e ti.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...


Edituar pėr herė tė fundit nga Sofra nė Sat Jul 19, 2008 11:58 am, edituar 2 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Euridika
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovė
Registration date : 11/11/2007

MesazhTitulli: Re: Poezi tė krijuara nga forumistėt   Thu Mar 20, 2008 6:48 pm

ju pershendes te gjithe Ju pjesmarres te kesaj teme. Po na falni vertete nje knaqesi te vecant me poezite e Juaja
falemnderit
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Albea
Anėtar
Anėtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 213
Registration date : 18/02/2008

MesazhTitulli: Re: Poezi tė krijuara nga forumistėt   Tue Mar 25, 2008 3:57 am

Edhe njehere
Hijet u u fshehen ne eresir spirituoze
edhe nje here te ankohem s'me lan
mrekullite nuk ndihmuan te te them edhe nje fjal,
Te gjitha ruget nga heshtja kaluan
edhe nje here te te shoh nuk me lejuan,
Ndjenjat nga shpirterat e ftofta u burgosen
edhe nje here te te prek me ndaluan,
Oqeanet turbllimin e perqafuan
kaltersin denuan
edhe nje here me dallgezuan,
Zemrat qe zemer s'kishin urejtjen kafshuan
edhe nje here mua me fajsuan,
Humbjet humbesit takuan ne cdo mekat mua me kerkuan
edhe nje here deshmite kot shpresuan.
Te vetmit ishin kujtimet
per te njemijten here te ringjallesh
ne hijet e rugeve ku kaloi nje jete
ku e gjitha ne nje mekat te pamekatur perfundoi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Poezi tė krijuara nga forumistėt   Tue Mar 25, 2008 3:32 pm

Pėrgėzime Albea shumė poezi e mirė. Suksese.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Albea
Anėtar
Anėtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 213
Registration date : 18/02/2008

MesazhTitulli: Re: Poezi tė krijuara nga forumistėt   Wed Mar 26, 2008 2:14 am

Faliminderit Sofra asnjehere nuk te mungojne urimet je shume i kujdesshem dhe ne te njejten kohe s'me le vetem.

Ti shkove
mos mendo cdo gje shkoi
Une veten diku tjeter e shtoi
sillem...coptohem ne horizontet e shpresave te zbehura
dhe jeten ne vijen me thyese e rembej...
Ti humbe
mos mendo cdo gje humbi
une veten diku tjeter e krijoj
kerkoj...renkoj ne jeten e kohrave te helmuara...
dhe me nje buzqeshje perseri humbjet i krijoj
Ti mungove
mos mendo
cdo gje mungoj
une veten diku tjeter endrroi
pkillohem...shikoj ne syt e heshtura ku fjalet mungojne...
dhe ne nje poezi cdo gje deshifroj
Ti shkove
mos mendo
cdo gje u shkatrua
une veten dikut tjeter e shendroi
mundohem.. nga mendjet e shperlara zhgenjehem...
dhe thurri nje mrekulli, gezohem
Ti shkove
mos mendo cdo gje u harua
une veten diku e kujtoj
dhe ne ty nga ti e kerkoj


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Poezi tė krijuara nga forumistėt   Wed Mar 26, 2008 3:25 pm

Fat i heshtur

Dritė e jetės
nėn dhe
fat i heshtur
mbi truallin Pellazg.

E kėrkon diellin
t'ja ngroh rrėnjėt
ta verboj djallin
me blerimin e parė.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...


Edituar pėr herė tė fundit nga Sofra nė Sat Jun 07, 2008 5:32 am, edituar 2 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Albea
Anėtar
Anėtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 213
Registration date : 18/02/2008

MesazhTitulli: Re: Poezi tė krijuara nga forumistėt   Fri Mar 28, 2008 3:21 am

Sofra shume e mire kjo poezi shume domethenese,suksese vetem vazhdo.

Mendoj
Cdo gje e merr nje fryme
sikur cdo gje nuk eshte reale
kthehem ti numroj,lodhem
nje ze me thot "mjaft"
ndalem,ndegjoj peshperitjet
mundohem ti kuptoj
heshti ne vehte
pres edhe nje fjale
te me thot ate qe dua
kalojne oret
cdo njera percjell tjetren
heshtja behet me e madhe
perseri mendoj
dhe ja fryma eshte ndalur
te gjitha jane kthyer perseri
dhe shoh
cdo gje eshte me se reale.



Ender
Me sy hapur endroj
ndonese kam neveri
por ti di te lesh gjurma
ne mendjet e uritura, ne zemrat e zbrazura
endra behet edhe me e madhe se c'kam pritur
cdo fjal e jotja mer vlere
sikur te mos kishte asnje nenvlere
me pas zgjohem
dhe ti nuk je,vetem fjalet e tua jane
qe here si te mbrolura shiqojne
here sinqeritet dhurojne
here s'dine cte bejne
dhe me pas qeshem me kete ender te gjate
dhe mundohem te jap kuptim
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicėr
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

MesazhTitulli: Re: Poezi tė krijuara nga forumistėt   Fri Mar 28, 2008 3:33 am

Pergezime Albea per poezit shume te bukura suksese.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Albea
Anėtar
Anėtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 213
Registration date : 18/02/2008

MesazhTitulli: Re: Poezi tė krijuara nga forumistėt   Fri Mar 28, 2008 3:36 am

Flm Beton edhe ty asnjeher nuk te mungojne urimet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Albea
Anėtar
Anėtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 213
Registration date : 18/02/2008

MesazhTitulli: Re: Poezi tė krijuara nga forumistėt   Sat Mar 29, 2008 3:03 am

Kur shkon
me vete merre
shpresen e re qe asnjehere s'ma dhe
mos haro valixhen
qe mbrenda iluzione shkunda
me te cilat do t'endrosh per mua
dhe mer fryme thelle
ngase ende s'kishte
lulzuar asnje pranvere
ne heshtje shko
pa i zgjuar lulet
nga gjumi i dimrit
shko me floke te ereta
derisa ende deshira flen

------

Sonte dua ta them ate qe moti fshehet ne
mua
Cdo gje te ndritet mbi mua
Sonte vendosa te mos mendoj bardh e zi
i derdha sonte ngjyrat ne heshtje
ekzekutova ndjenjat e lera pergjysem
Pra..
Sonte eja qe te shohesh sekretet
te lutem deren mos e mbydh eja dhe hyr
nese te duket teper se shume...atehere

mbydhi te gjitha dhe mos mendo me
shume.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Poezi tė krijuara nga forumistėt   Sat Mar 29, 2008 12:25 pm

Sofra shkruajti:
3. Plisi drejt dritės


Kam ecur rrugėve
duke numruar hapat
ngjyrat e ylberit
jam ngutur t'i zė.

Rruga shumė e gjatė
me ulirima ujqish
me sy i shikojė
me shpirt i ndjejė

Syt pėrgjonin dritėn
Plisi shndriste nė terr
hapat nuk ngadalsohen
Flamurin ta shpiejm nė vend.

Nuk janė vargje forumistėsh. Janė kurorė margaritari, qė deshifruan emblemėn e qėndresės shqiptare. Ishte ai plisi qė eci shtigjeve gjithkah me ėndėrrėn e shpresave ! Po! Nėpėr " ulėrima ujqish"! Dhe, krijuesi, Sofra, kėtė ditė marsi, mė orienton drejt shtigjeve ku

" Syt pėrgjonin dritėn
Plisi shndriste nė terr '' !

Thash se do tė jetė kulmi dhe e hijezova . Megjithatė krijova pėrshtypjen, se tufa e krijimeve tė Sofra, dhe tė tjerat qė e shoqėronin kėtė gjerdan tė bulėzave poetike mė nxitėn t'u bashkohem dhe t'u them : Se mė nė fund, prehem ashtu si desha : Me nivelin e krijuesėve qė e kanė nė zemėr e shpirt Bashkimin dhe Pavarėsinė e Shqiptarėve nė atė tokė tė nėpėrkėmbur nga djajt, e tė shenjtė pėr ne shqiptarėt !

Sukses!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Poezi tė krijuara nga forumistėt   Sat Mar 29, 2008 12:32 pm

Hiroshima ime Shqipėri !

Sa nisėn bulzat tė tė sjellin blerimin
e kėnga tė jehojė pėr ne : Nėnė Shqipėri !
Ustallarėt e krimit e ndozėn fitilin
tė bėhesh feniks qė bleron nė hi!

Sa shekuj nė pėrballje me zjarrin
Edhe sa shekuj - do tė keshė tiranė ?
Ata prej qielli tė erdhėn jetė tė tė marrin !
- E tash - nga nėntoka tė shpėrthyen vullkanė !

Kush harton plane tė tė hapė plagė
dhe vdekjen kush ta vari kurorė?!
Mizorisht misteri - tė derdhi flakė,
shkrum e hi tė bėhesh nė orė !

Tė hapėn plagė, vdiqėn dhe u plaguan
shqiptarėt e tu - qė i pėrkulen uratės!
Do tė bėhesh mė e fortė se tė gjithė luftuan
t'i shpėtojnė zjarrit, t'i shpėtojnė mandatės!


Shqipėri o Hallemadhja jonė e agimit
edhe kjo gjėmė tė lindi trima...!
Ec nė shekuj - t'ia shkruash rrėfimit
Se kalove tmerrit si Hiroshima...!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Poezi tė krijuara nga forumistėt   Sat Mar 29, 2008 2:59 pm

PĖR TY SHQIPĖRI


Pėr ty Shqipėri nė kėtė vargan vargjesh
ku shkruajnė pėrkushtime atdhetarė,
tė sjell kėto strofa , tė tė pėrfalem
edhe kur na bėjnė hi e pluhur nė behar!

Projektojnė xhelatėt gjithēka tė na shembin!
Gjithēka e bėjmė ne tė ringritemi !
Ku ka mė tė fortė se bijtė e Shqipes
Me Kosovėn shtet edhe njė hap rritemi!

Do tė rritet Shqipėria e coptuar nė Berlin
nuk e pengojnė bizarėt qė duan makosllavi !
Hej ! Nga Malėsia, Gruda deri nė Ēamėri
Janė tokė e shqipeve - Janė Iliri!

Ata qė e duan Pollogun dhe Pellagoninė
me kthetra kolonie t'i mbėrthejnė !
Do ta gjejnė befas njė ditė praptinė
se atdheun e shqipeve nuk mund ta rrėmbejnė.

Aty ku u sollėn Shkronjat tė shkruhet lavdia
Tė jehojė nga Tomorri zėri i kushtrimit
s'do tė mbesė Bitol - Manastiri , qė paria
i tha : Urdhėro nė shekuj shqipja e agimit!

E tillė do tė mbesė nė flamur dhe himn,
E tillė do tė mbesė nė urdhėr e pritė !
Pėr armiqtė qė e shtypėn duke ec si xhind
S'do tė ketė qetėsi, s'do tė ketė rritė !

Aty nė Arbėri vetėm ne do tė rritemi
Ai qiell ne na ngroh, ai ujė ne na ngjallė !
Ashtu ėshtė dhe toka e lidhur ngushtė me njerėzit
sa herė pėr tė bijnė - sėrish i ringjallė !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Kosovarja
Admin
Admin
avatar

Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 32
Vendi : Jashtokėsore!
Registration date : 14/08/2007

MesazhTitulli: Re: Poezi tė krijuara nga forumistėt   Sat Mar 29, 2008 3:05 pm

Ju falenderoj te gjithe juve per keto poezi shume te bukura qe burojne nga vet ju...Shume suksese Biligoa,Feneri,Albea,Sofra ....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
gjakushi
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Poezi tė krijuara nga forumistėt   Sat Mar 29, 2008 3:17 pm

E SHTRENJTA - SHQIPĖRI E SHENJTĖ !

(pėr tė rėnėt nė Gėrdec )

Mė gulon shpirti nga plaga qė tu shtua
nga flaka e zjarri qė hi tė bėnė !
E shtrenjta - Shqipėri e shenjta ime
Tė dua siē e do fėmija njė nėnė !

Jam shumė i vogėl s'mund tė bėj mė tepėr
nė kurtha robėrie shtati mė vyshket !
Se : Mė lindėn dhe vdiqėn prindėrit e robėruar,
kufirit nė QafėThanė - akoma teli gjembor s'i ndryshket !

Na vrasin , burgosin e na pėrndjekin
ata qė mbetėn nė shekuj tiranė,
i kanė futur nė hapsirėn tėnde djajt
dhe mizorisht nga nėntoka tė vranė !

Njė muaj sa e bėri Pavarėsinė Kosova
Njė muaj tiranėt krijuan strategji !
Nuk duruan! Se gėzimin qė e pashė, dėgjova,
e kthyen nė zjarr, shkrum e hi!

Janė tė tmerrshėm ustallarėt e krimit
gjithkah kanė vėnė spiranca detonimi !
Ata s' bėjnė gjumė e nuk u dhimbset
E shuajnė ēdo gjė , t'mos bėhet Bashkimi!


17 mars 2008 , Uskanė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
gjakushi
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Poezi tė krijuara nga forumistėt   Sat Mar 29, 2008 3:20 pm

NE ZEMĖR E NDARĖ

(Tokės dhe shqiptarėve !)

Ne zemėr e ndarė
nga shigjetė rrufeshė,
mollė e prerė me kamė
nga dorė e njė djalli,

Ndėrsa nė shekuj shkėmb
i mbrojtur pa helmetė
dashuri e pastėr
prej gjaku e malli !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Poezi tė krijuara nga forumistėt   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Poezi tė krijuara nga forumistėt
Mbrapsht nė krye 
Faqja 5 e 36Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 20 ... 36  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: