Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezi të krijuara nga forumistët

Shko poshtë 
+90
Dreni Drenova
gentiana lohaj
dodgjeka
......
shefqet
mujota
zana.
xhema
BashKom
agim__barja
Driniiiii
play
meri
ILTA
Sema
dibranja
delick
Psikologu
veletini
VetetimaAL
Eklips
Muja e Halili
klodian
Xili
paioni
Blerim1
Aleks J. Zhapa
Kristaq Th. Gushi
lepurush
egzona-
spirito
Uskana
E_Bukura
sela-mi
tina
elisa
Blerti_Gashi
Leka i Madh
Albona
Veneta
anila
Fjona
Nezir Myrta
shqip0nja
Trimi
beti
cristal
Parapsikologu
Martina
zeriatdheut
Eva0506
Poeti
liri_b
mall
metiii
Tesa
Riki30
**Embelsira**
Lanetja
Mergimtarja
ficam
bukla
Mysafir
Begu
Guximi
interesant
Jorgo S. TELO
eri M
gjakushi
Orfe@
feneri
Ago Muji
Delia
Albea
Edonis
vjollca
Adem Berisha
petritkola
Beton
Euridika
rrebelja
Lejla
Arta
tom sojer
Urata
Aquila
shaban cakolli
Kosovarja
besa-bese
Sofra
94 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 19 ... 34, 35, 36  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 36 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 36 EmptyFri Aug 29, 2014 6:56 am


SUVALI
Në sfondin e kaltër
është zverdhur fleta e dardhës
Mbi të qëndron kurora
me fruta të krimbura
mbështjellur nga suvali
ruajtur nga sykat
Acari i shtohet dimrit
pa mbarim...


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Sat Oct 04, 2014 5:34 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 36 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 36 EmptyMon Oct 06, 2014 1:18 am

KOKAVE TË LISAVE NËPËR NATË


C`patë hëna
që u zbeh atë natë
retë pikuan lot
dhe Drini Plak furishëm ushtoi

Era rrëmbyeshëm
përplasi lisat
përderisa hijet tinzisht
ecnin nëpër natë...

Cila dorë e cilës hije ngreh gishtin
lisa shënjestron
cila fije e cilës nyje
petalet lules ia shpërndan

Dikush

ende derdhë lot mbi varre të reja
derisa tinëzisht
hijet vazhdojnë të zgërdhihen
kokave të lisave nëpër natë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leonora Kastrata
Fillestar/e
Fillestar/e
Leonora Kastrata


Female
Numri i postimeve : 3
Age : 55
Vendi : Smolice
Registration date : 05/08/2014

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 36 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 36 EmptyMon Oct 13, 2014 8:43 pm

Me tu pershendetur me shokun
qe nuk e kisha pare
me tregoj se kishte musafir
nje serb nga beogradi.

Pa mase u trishtova
ne shokun qe shitej patriote
ne fund e pyeta
a i beni muhabet?

Po more si jo
po pim qaj me limon
bile ka nise mi mesue
disa fjale shqipe.

Cilat fjale i ka mesue
ky serb e pyes
ka mesue me shajte
dhe me kerkue raki.

Vertete çenke patriot
te pata besue shume
vesin se harrone
gjeni i shkavellit.

Hahaha ja nisi po qeshet
jo me thote
nuk eshte nga ata agresivet
por eshte nga serbet e bute.

Eh moj toke
qe linde tuli njeri
vesi nuk u hiqet
se pa serbin nuk mundeni te rroni.

Hahaha prape ja nisi te qeshi
nuk eshte serb
por gjuhen e nanes e flete
gjuhen e shkaut.

Pseodopatrioti me dy lloje bateria
here thote eshte serb
e here nuk eshte serb
por e flete gjuhen e nanes gjuhen e shkaut.



Fishta


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 36 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 36 EmptyTue Oct 14, 2014 6:04 pm

Poezi nga Ahmet Osmani.

NJË DITË ME DIELL PRESIN

Gur e  mur
e lis e plis
e kullë
një ditë me diell
presin


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Wed Nov 19, 2014 3:21 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 36 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 36 EmptyThu Nov 06, 2014 2:05 pm

PËR NJË CAST

Lulet e tua m`u faniten..
në Cyrih për to ndjeva mall
mallkova gurbetin e dua Atdhen
ta shoh diellin si fillon me dalë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 36 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 36 EmptyWed Nov 19, 2014 3:20 am




1.Ahmet Osmani

1.SUVALI

Në sfondin e kaltër
është zverdhur fleta e dardhës

Mbi të qëndron kurora
me fruta të krimbura
mbështjellur nga suvali
ruajnë nga sukanët

Acari i shtohet dimrit
pa mbarim...

2.FJALËT TUA

I vetmuar shikoj valët

Më flasin përmes valvitjeve
njëra pas tjetrës

Si rrahjet e zemrës sime
krijojnë të ëmbëltat ritme

Ngjajnë në fjalët e tua
të cilat i mbolla dhe i ruaj
për t' më dhënë fryte një ditë

3.SHPRESO

Nëse të gjitha rrugët t`i mbyllin
dritat t`i fikin
në errësirë të mbajnë
gojëmbyllur e këmbëlidhur
rrethuar me gjemba
Ti mos u dorzo
frymëmarrja ime

Në lindjen e diellit
shpreso
në ardhjen e Pranverës
në ngrohjen e Nënës Tokë
nga shirat e verës
që zbardhëllojnë muzgjet
me agime...

Ti qenia ime e panënshtruar
shpreso.

4.NGANJËHERË

Nganjëherë
lotët nuk mund t`i fshehim
as me zë
disa fjalë t`i themi...

Nganjëherë
disa ditë do dëshironim
t`i harrojmë
të nesermen
ndryshe ta jetojmë




5.VITET E GJETHEVE

Mezi presin
ngrohtësinë e Pranverës
gjelbrimin

Një verë s' mjafton
për t`i numruar
vitet e gjetheve

Vjeshta përherë
i prishë llogaritë

6.RRËFEJNË LISAT

nga lashtësia
uturijnë lisat

rrëfejnë në heshtje
për ditë e netë
mbetur pas degësh

pranverave ringjallen
me diell e jetë
përmes gjethesh
vazhdojnë me rrëfime të reja

7.KOKAVE TË LISAVE NËPËR NATË

C`patë hëna
që u zbeh atë natë
retë pikuan lot
dhe Drini Plak furishëm ushtoi

Era rrëmbyeshëm
përplasi lisat
përderisa hijet tinzisht
ecnin nëpër natë...

Cila dorë e cilës hije ngreh gishtin
lisa shënjestron
cila fije e cilës nyje
petalet lules i a shpërndan

Dikush
ende derdhë lot mbi varre të reja
derisa tinëzisht
hijet vazhdojnë të zgërdhihen
kokave të lisave nëpër natë

8.MA JEP URATËN

Ma jep Uratën
Nënë

Rrugën nuk po e shoh
djajt po bredhin
posht e lartë
mjegulla formojnë...

Qielli i zymtë
Nënë

E zymtë edhe nata
me acarin mshefur
mbrenda saj

Sa herë kanë ardhur djajt
kanë bredhur
posht e lartë
në Sofrat tona kanë kërkuar
nëpër Oda
labirinte kanë formuar

Drini Plak nuk i harron

Nënë
ma jep Uratën.

9.EC

Pse vetëtonon
ti mos u ndal
ec

Ec edhe kur të zezat re
mbi kokat tona ndeshen
murmurojnë

Kur çirren mbi jetërat tona
ulurojnë

Ec edhe trupi lodhet
e shpirti në këmbë fle

Shtigjet na presin përditë.

10.ATDHE

Flladi i ngrohtë
më ledhaton rrugës
deri tek ti

Atdhe

Tërë ditën
të qetë nuk na lë

Mbrëmjeve
na ndez
në flakën e ëndrrimeve

Atdhe

Je gjakim
e diell
lot gëzimi je
kur nisemi drejt teje

Atdhe.


11.DY NËNTOR TETËDHJETENËNTË

( Afrim Zhitijës dhe Fahri Fazliut)

Muzgu tinës lëshoi flatrat
përmes mbrëmjes na mbuloi
prej Qendrës kah Bregu i Diellit
nata marshimin e saj filloi

Prapa shpinës na u soll
marimangë për gjah e etur
për t' na vrarë s' ju bë boll
të heshtur na donte të heshtur

Bregu i diellit pa dy yje mbet
atij nëntori kur shfrynte stuhia
po shkëlqimi i tyre s'u tret
me diell na kthehet për dritë si liria.

12.NATË IDEALE PËR UJQËR

Natë e mjegull
gjithkah mbretron

Dhe hëna është
strukur diku

Rrugët ngelën
me drita të thyera

Tek - tuk troket
ndonjë take
frymë njeriu

Natë ideale
për ujqër


13.VETËM ME NJË ËNDËRR

Lulet tua m`u faniten
në Cyrih

Ndjeva mall për to
e për ty

Dheu i huaj
m'i mori të gjitha

E më la vetëm me një ëndërr



14.NJË DITË ME DIELL PRESIN

Gur e mur
e lis e plis
e kullë
një ditë me diell
presin

15.PËR BREZAT

Brezave që do të vijnë
rrugën t`ua trasojmë
prej vetes drejt nesh
kah e ardhmja
të udhëtojnë

Ndryshe
ulërimat e kobshme
vështirë t'i shmangin
rëndësinë jetës ta kuptojnë...

Mos t'i lëmë për t' harruar
se cdo ditë jet
është një varg
i shkruar me gjak
një mrekulli lirie
që bebzave na pret përditë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 36 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 36 EmptyFri Nov 21, 2014 10:58 pm

une nuk di poezi sepse me ka vdek Mësuesja Sofra respekte per ty Vllaçko je shumë i mençur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 36 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 36 EmptyMon Feb 02, 2015 3:19 am


Ndonse fizikisht
shok mes nesh nuk je ..
në thellësitë e zemrës
mungsë për ty ndjejm ...


të përloturve në sy
të përvuajturve në shpirt
nga thellësija e zemrës
munges ndjejnë për ty

Askush nuk i sheh
të përvuajturit e përloturit
sikur janë fundosë
në thellësit e oqeanit...

Askush sikur ti
nuk ua qanë hallin
vuajtjeve të njerzve
që vendin e lëshojnë nga halli..

Kosovën nga zemra
e nxorën ca nyje t' pista
ca shpirtligë e zagar
e dhan tek "miqt" për pozita..

Kosovën e lanë
në errësirën pa fund
sa që as nga retë
shi se lot nuk bjen...

zemërat që s' kishin zemër
si gjarpëri kafshuan
mes vëllezërve të një Kombi
urrejtëje ndasi 'krijuan'.

humbësit humbjen
në fitore e krijuan
etiketojnë popullin
për papunësi që vetë krijuan

në zemër të Kosovës
i lanë të na kafshojnë
dëshmit tona i shkelën
që dëshmonin autoktonin tonë

Vrapojnë në Parlament
qirren me krenari
mundohen sa gusha u pëlcet
po formojm shtet të ri

dhe çirrjet deri në kupë
sikur ua merr era
u mbesin në fyt fjalët
mend u shkojnë te tenderat
ahmetosmani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 36 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 36 EmptyTue Feb 03, 2015 3:38 pm

SINQERITETI YT

Flokët e tua
bardh
si mbrendësia
e shpirtit tënd
janë
bashk me ngjyrën
e syve tu
janë
dashuri për njerzimin
kudo në botë
Ehhh
shumë kush t`i lakmon
shumë kujt i mungojnë..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 36 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 36 EmptyMon Jun 22, 2015 1:26 am

Nata e atyre viteve
mijra yje mblodhi në vezullim
Të kulluar mbetën -
deri në agim
për t' u zgjuar në buste
shumë prej tyre
për t' i arritur majat
në zemrat tona
Arlind
Në shpirtin tënd përmbrenda gërryen
vullkan që shpërthen me rrëmbim
Si furtunë që rremben gjithçka
është shpirti yt i pastër Arlind
Shpirti yt nuk i harron themelet
as ata që dshtën t' i rrënojnë
Si shqiponjë krahshpejtë u sule
për t' i mbrojtur e ngritur ato
Shpejtove Arlind mëngjesin ta kërkosh
dhe lindjen e diellit për Atdhe ta zëvendsosh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
lutfi coka
Fillestar/e
Fillestar/e
lutfi coka


Male
Numri i postimeve : 67
Age : 72
Vendi : shqiperi
Registration date : 29/06/2012

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 36 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 36 EmptyThu Aug 13, 2015 4:06 pm

Fshati im Arni.

Dola ne maje teZepes
Si ne front te perendise.
Pashe anembane,
Syte e mij c’pane!..

Arni bukur si ne grope,
Ka patur burra te zot.
Shume pyje e korije,
Ara sheshe e kopshtije.


Behej miser e pak gruri,
Lodhej gruaja e burri.
Per te fituar parane,
Braktisen dhe vatane.

Mu te sheshi i Xhamise,
Mlidhej balli i burrerise.
Tere burrat kuvendonin,
Per drejtesi ata donin.




Kushe cenonte pasurine,
Prapa kishte kanosine.
Arni ruhej se kish trima,
Qe delnin si vetetima.

Shtepi me sy kerkova,
Veḉ germadha dallova.
Sa shume u hidherova,
Te shkuaren kujtova.




U la Arni me nje ane,
Kurbetlinje iken e vane.
Dhi e dele dilnin nga mali,
O sa sume me u trazu malli.!?

Ku nuk shkuan djemet tane,
Kudo mbresa te mira lane.
Atje larg i ḉoi jeta,
I ḉuan hallet e veta....




Dikur moti disa cuba,
Qe hajdut kishin prapa.
Kur pane fshatin plot shtepi.
Iknin poshte me shpejtesi.

Arni mblidhej me nje kembane,
Burra trima e kapedane.
Me pushke e jatagane..
Kur i pa hajduti i shkret,
Iken me vrap per tatepjete...



Gura e Bardhe ḉezma e pare,
Uji yt plot qelibar.
Uji qe del nga mali,
Vete natyra ta fali.



Arni bukur dhe i mjere,
Ka pas burra te ndjere.
Sot je shkretuar,
Me lagje te shuar.!!


Nje termet disa balle,
Nuk e beri kete enderralle.
As armiku kur kaloi ,
Keshtu nuk e rrenoi..
Iken dhe shkuan Arnoret,


Rane si fletet e ftojt.
Njerez te urte e te zgjuar,
Fshatin e kane nderuar,
E ja vlen per t'i kujtuar.


Kishte festa plot gezime,
Kishte dasma e defrime.
Arni kudo gjalleronte,
Gjithe kush me pune rronte...

Te burimi njeriu i mire,
shuan etjen me deshire.
Pi uje te gurra e vjeter,
Si ky s'ka krua tjeter.




Po ku jane Vrresaket valle!?
Ku eshte ajo mahalle!?
Me shtepi shkalle -shkalle,
Nuk sheh njeri te gjalle.

Po Arrezoret ku jane?!.
Ku shkuan e u shperndane!?
Po shtepite ku i lane?!,
Rane te shkretat rane,
As gure themelet s'kane!



Matane Arnit ne te dale,
Rri qendroj si mbi kale.
Arni fshat i mire,
Te kujtova me shume deshire....

Dy burime prane e prane,
Shume pyje rrotull ane.
Po sot ku jane !?
Pyje s'ka e syri qa.!?




Arni ndane ne mes fshantin,
Arza qendron matane.
Shkembi Xhamave ne balle,
Me duket si perralle.

Per ta me merr malli,
Kur vij e shkoj.
Ketu prehem e pushoj,
Trupi e shpirtin ma freskojne,
Kete vend se harrojme.



Market ,Dunget edhe Dacet,
Sefet kurtet e Coket,
Te gjithe jane larguar,
Ne fushe kane qendruar.



Nomajt nje lagje e tere,
Me shtepi sere-sere,
Aty asnje nuk ngeli,
Nuk ka as gure themeli.


Po u tret Arni i shkret,
Mbeti si pema pa flete.
U venit Arni i gjore ,
Si pema pa kurore...

Siper tij eshte Bara,
Si ballkon i dhene prej zotit.
Me tej Pep i Penit.
Eshte nje krua del nje krua,
Kush pin uje u freskua..



Tere Arni i shkrete,
Duket se eshte mpire.
Vertete jeta e veshtire,
Njerezit iken per me mire.


Qenanet e Drenet,
Nikajt,Kurtaj e Pecajt,
Iken e ketu s'jane.
Tokat e tyre u thane...



Verrije e Areza,
Arni e Bara.
Kishin shtepi me kate,
Shkoi puna e tyre shkoi!?..


Sot nuk duken as hajate,
Vende te bukura shume.
Me shfaqen ne gjume,
S'i shkuan per lume..



Njerez punetopre e bujare,
As bandit as kusar.
Te gjithe shtepi e pare,
Grure e miser ne hambare

Lugjet me uje te kulluar,
Asnjehere s'kane shterur.
Udhetari kur kalonte,
Uje te ftohte kerkonte,
Dhe zotin e uronte...




Po shoh ḉ’fare ka mbetur,
Tere shtepiat jane tretur.
Ca hikur ca rrezuar..
Harresa i ka mbuluar...


Nje dite u larguan,
Porsi vesa avulluan.
Ne ḉdo ane u shperndane.
Malle e histori ketu lane.


Pse s'deshen moj e mjere?!
Te hudhen si gje pa vlere.
Kush shkoi i pari,
S'do e marr as varri!..

A do kete njerez valle?!
Kete vend me ringjalle.
Qe Arni te perterihet,
Nga vdekja te ngrihet.




Ato neper det kaluan,
Po tani ku jane?!
Po i pyet per vatane...
Me zor lotet i mbajne.

Me vone do te vijne,
Te ngrene ekonomine.
Pak do mendojne,
Vendlindjen te kujtojne.




Arni do te lulezoi,
Te mira do te prodhoje.
Lum ai qe do te rroj ,
Keto gjera t'i shikoj...

Kush ka ik e shkuar,
Per shkolle s'jane menduar.
Sadopak per ta ndihmuar,
Kurre s'duhet harruar.




Besoi se do te kete,
Arni s'shuhet per jete.
Kush eshte larguar,
Dhe kufirin kane kaluar.

Kush nuk don vatan,
Nuk don as babe as nane,
Kush e ka ne zemer ,
Do i dal dhe ne ender...




Aty vila do ndertohen,
Rruget rregullohen.
Atje sebepe gjejne
Dhe arat do i ringrejne!?.....














Kjo ishte jeta ime

Jeta eshte dhuratë hyjnore,

Eshte parajsë përrallore.

Jeta eshte për t’u jetuar:


Herë Kendoja ,

Herë Vajtoja,

Herë meditoja.





Jeta ime ishte ylber me ngjyra,

Reflektonte si pasqyra.

Jeta ime ishte bardhë e zi,

Atom drite në gjithësi.


Disa herë më ëmbëlsoi, herë më vrerosi!

Disa herë më zbardhi, herë më katranosi!

Disa herë më ngriti, herë më palosi!



Disa herë më pastroi, herë më përdhosi!


Disa herë më shpëtoi, herë më viktimoji!

Disa herë më nderoi, herë më marrosi!

Disa herë më shëroi, herë më plagosi!

Disa herë më ngazëlleu, herë më brengosi!

Didsa herë më zgjidhi, herë më prangosi!


Disa herë më deshi, herë më murosi!

Disa herë më errësoi, herë më ndriti!




Disa herë më krenoi, herë më zvarriti!

Disa herë më veshi, herë më zhveshi!

Disa herë më qeshi, herë më zgërdheshi!



Disa herë më zbuti, herë më egërsoi!


Disa herë më shtangu, herë më ḉliroi!

Disa herë më qetësoi, herë më zemëroi!

Disa herë më nxiu, herë më vezulloi!

Disa herë më trimëroi, herë më frikësoi!





Disa herë më përplasi, herë më ngushlloi!

Disa herë më përbuzi, herë më ledhatoi!

Disa herë më fali, herë më gjykoi!


Disa herë më lidhi, herë më çliroi!

Disa herë më mbyti, herë më shpëtoi!

Disa herë më çmendi, herë më kthjelloi!


Disa herë më plaku, herë më rinoi!

Disa herë më fiku, herë më ndezi!
Disa herë më ftohi, herë më mërdhifi!

Disa herë më djegu, herë më përflaku!


Disa herë më përkdheli, herë më përgjaku!

Disa herë më përloti, herë më gëzoi!



Disa herë më kërrusi, herë më lartësoi!

Disa herë më shau, herë më lavdëroi!
Disa herë më vrau, herë më gjallëroi!

Disa herë me zbuti, here me ashpërsoi!

Disa herë si pëllumb, herë si gjarpëri!

Disa herë i bukur, herë i shëmtuar!




Disa herë si nuse, herë e shtrige!

Disa herë i dashur, herë i urryer!

Disa herë bujare, herë i ndërkryer!

Disa herë si lule, herë si ferrë!

Disa herë si dritë, herë si terr!

Disa herë në qiell, herë në tokë!

Disa herë pata mend, herë s’pata kokë!




Disa herë besova, herë dyshova!

Disa herë pesimist, here me shprese!
Disa here i dorëzuar, herë qëndruar!

Disa herë kam di shumë, herë gjë s’kuptoj!

Kjo ishta “Jeta” që jetova,


Kjo ishte “Rruga” që rrugëtova

Me vetëdije, pavetëdije

Kjo qe dhuratë Perëndie.

Nuk i ngjanë moti motit.

Jeta ime ishte vullnet i Zotit…


Obligimi im


Disa ditë isha burreror!

Disa ditë isha liberator,

Asnjehere s’kam qene puthadorë!

Disa ditë isha stoik,

Disa ditë isha apatik!

Disa ditë isha uragan!

Kurre s’kam qene mjeran!

Disa ditë isha optimist,

Disa ditë pesimist!

Disa ditë Isha Shqiptar,

GJithemone isha “ Njeri’,


Gjithe jeten kerkova….

Me llampe në dorë,
Kerkova rrugën e vërtetësinë.
Me pushkë e shpatë,
Kërkova Lirinë.





Me laps e penë,
Kërkova drejtësinë.
Me libër e ligj,
Kërkova Barazinë.

Me lutje njerëzore,
Kërkova Paqën, Harmoninë.
Me Llampën e Diogjenit,
Kërkova Njerinë.










Kërkova pandërprerje,
Mirëkuptim e mirësi,
Sa shumë mizereri,
Vetëm pak njerëzi!


Me pishë e qiri,
Kërkova dritë, lumturi,
Te miren përfundi,
Te keqen përmbi!


Kërkova, kërkova, ...
Ngado që shkova,
Në tokë vigjëlova,
Mbi valë notova,
Mbi re fluturova,
Kërkova, kërkova!!!?, ...



Kërkova në Tokë,
Kërkova në Qiell,
Natën me Hënë,
Ditën me Diell,
Kërkova, kërkova,kërkova, ...
Ngado që leviza, ngado që shkova…..










MË LËRË TË VDES

Të lutem!
Më lërë të vdes sonte,
Nuk dua vdekje më të bukur,
Se sa kjo kënaqësi.
Që shtrihet në krahun e djathtë
Të historise së vendit tim…

Dje isha një tjetër njeri,
Që i ngjasoja erës.
Në mendjen time të qete,
Buronte mendja e verdhe.






Po si ai lumë,
Që buron në kujtesë
Prap të lutem
Si asnjëherë më parë
Më lërë të prehem….



Si shqipe e ngrirë ,
O të përgjëroj….
Me zjarrin e shpirtit të kallur
Më lërë të vdes!…..











Të thash:
-- Nuk dua vdekje më të bukur
Se sa kjo lindje
Që me përket vetem mua!..





LETËR VËLLAIT
I dashur vëlla!
Ne nuk po dimë më të përgjigjemi
Sepse kemi harruar si pyetet,
Nuk po e shohim më të vërtetën si qiellin mbi det
Sepse po shikojmë pa menduar për sytë…. e sytë shohin shumë, por jo veten

I dashur vëlla!
Në mes të shkretëtirës,
Është lodhur një deve duke bartur ujin mbi shpinë…
Dhe po vdes nga etja .
Ndoshta edhe peshku do të vdiste sikur të ngopej me ujë,
E uji lagë gjithçka përveç vetes

I dashur vëlla!
Kam qeshur pa e kuptuar pse erdha në botë duke qarë,
Kam qarë pa e kuptuar pse qesha symbyllur në djep,
E dua dhimbjen që më zgjoi nga gjumi i jetës ,
I asaj jete që nuk do të doja të ishte e imja
Sepse, kafazi sado që të jetë i gjerë
prapë kafaz është

I dashur vëlla!
Duke u habitur se po i dallojmë të gjitha ngjyrat,
Harruam të mendojmë për dritën që na e mundësoi dallimin.
Në rrugën e Pishtarit Ndriçues
Ka dritë për të gjithë ata që nuk i mbyllin sytë para saj,
Dritës nuk i duhet dikush të dëshmojë se ajo ekziston,
Sepse ajo vetë dëshmon për veten ..
Prandaj, ka kohë që nuk po dijmë të përgjigjigjemi ,
Sepse kemi harruar se çdo pyetje
E ka brenda edhe përgjigjen

I dashuri vëlla
Nëse jeton si ishull në mes të detit të paanë
Një ditë do të vijnë anijet e të zbarkohet tek ti ,
Sepse nuk kanë ku tjetër…
Në rrugët e jetës mund të ecin mirë
Vetëm ata që e dijnë ku shkojnë….
Ata që nuk dijnë të ngrohen, digjen ,
Digjen pa menduar se zjarri djeg gjithçka përveç vetes

I dashuri vëlla!
Duhet ta pranosh tre herë se je i padijshëm,
Për ta kuptuar se padituria është sëmundje pa dhimbje,
por më e dhembshmja ……
Duhet të shkurorëzohesh tre herë nga kjo botë,
për ta kuptuar se kjo i ngjanë një plake
E cila është fshehur nën vellon e nusërisë

Kur ndjehesh i vetmuar mes qiellit dhe tokës,
Mendo si ndjehen qielli dhe toka që të kanë në mes,
Toka s’është e jotja por ti je nga toka
Prandaj, thuaj ballit le ta puthë tokën
E atëherë do ta ndjesh dashurinë e qiellit……

I dashuri vëlla!

Nëse mendja nuk mund ta qetësoj zemrën ….
Atëherë thuaj zemrës le ta qetësojë mendjen.
Sepse atë që e kërkon mendja e gjen zemra .

Të gjitha vitet që shkuan i takojnë vdekjes .
Çdo perëndim i diellit është edhe lindje e tij.
Nëse nuk do ta humbasësh kohën ,
Lutju Atij që është betuar në të…..



O Zot!
Më jep aq mend ta kuptoj sa i pamend jam .
Më jep aq dije ta kuptoj, sa i padijshëm jam.
Më jep aq forcë ta kuptoj sa i pafuqishëm jam.
E kur ngadhnjej mbi tokë
Më bëj të mos harroj se prapë do të bëhem tokë!
O Zot!
Unë që të kam vetëm Ty,
I shikoj me dhimbje të gjithë ata që kanë çdo gjë veç Teje
E çfarë mund të ketë veç Teje?!
O Zot!



Vuajtja ime

Ka ḉdo dite
Që po shof fare mirë
Se si nga vuejtja syte po më zmadhohen,

Nepër ball dhe ftyrë rrudhat Po më shtohen ,
e se buzqeshja me 'eshte e hidhur...
... dhe po ndjej shume…

Se ne mëngjeset e mia
Nuk janë ma mëngjese hovi e pune,
As ndërtimi, por tu e shtyre dita- ditës
Eshte një jete që s'durohet.

Dalngadalë po shoh
Se si jeta një nga një
secili ka ndjesi
me tradhti…
Po e vulos
dhe s'po më mbetë asgja



Që me u ndare
Si shej gëzimi..
Me përpara
nuk e disha , o jetë,
Se kaq i rende
Eshte grushti i yt
Që me mbyt ne erresire.
E pa mëshirë.

Por kot,
Në pasqyrë po shoh..
Se si nga vuejtja shpirterore,



Syte po më zmadhohen
nëpër ballë dhe në ftyrë, rrudhat po më shtohen, ….
Shume shpejt do të bahem
flamur i vjeter,
I rreckosur,!
I kerruser!,
Dhe askush s’don me di
Luftrat e jetes sime!...





1. Rinise sone,

Rini e ketij vendi,
Te rinje,por punetore.
Te mbani mendjen te mesimi,
Me liber e laps ne dore.
Shkollen fort ta doni,
Lexoni libra shume.
Lexoni Naim,Mjede e Fisht,
Deri vone mos fleni gjume.
Trima ju mlindi nena,
Ne djep ju ka mekuar.
Te gjithe zemer trima,
Ne Shqiperi te adhuruar.


Te keni guxim e trimeri,
Te keni seder e krenari.
Se pa baze e fuqi,
Pa liber e laps
Dituria s’te vjeen pas.
2-Meditim mergimtari.
Kerkuam kuptimin,
Ne valet e mergimit.
Nuk gjetem shpetimin,
Zog vuajtje e mjerimit.!
Mos ngrini kulla ne ere!….
Aty apo ketu me mire?!..
Askund o te mjere,….
Jeta pa liri s’ka vlere.


Populli per liri nuk ngopet,
As ne xhami ,as ne kishe.
Eshte vigjilent kurdohere,
Me syrin lart e syrin pishe.

Mesazh diturije.
Ne se toka nuk punohet,
Mbushet plot me ferra.
Mbetet e shkrete,
S’e gjen pranvera.
Kur truri nuk mesohet,
Mbetet ne erresire.
E kethehet shpejt,
S’i toke e shkrete.


Truri do pasuruar,
Duhet zhvilluar.
O rini e dashur!..
Je shume e ḉmuar,
Gjithenje e me mire,
Duhet mesuar.
E mbushni koken,
Me libra e lapsa.
Sikur dhe token,
Me fare e kazma.
Gjuha e shkolla,
Te lidhur me punen.
Te hapin horizont,
Te hapin rrugen.


Shkolla eshte drita,
E te hapin syte.
Ndaj mesoni ju,
Naten e dite.
Mos merrni kulture tjeter,
Eshte mjafte e jona.
Ndryshe kenge e balada,
Do kethehen ne bopmba.

Meditim per Kosoven.
Lufta mbaroi,
Ne vend ka heshtje.
Mendja afer shkoi,
Cdo gje kureshtje.

Kureshtja eshte kureshtja,
Gezimi mposht hidherimin.
I gjalli kerkon te vdekurin,
I plagosuri ,mjekon plagen.
I gjeturi kerkon te humburin,
I humburi kerkon te gjallin.
I plagosuri plagen mjekon,
I vrari varrin don.
Ne mendjet Kosovare,
Shume mendime hedhin valle.
Disa gezoine e leshojne drite.
Disa qajne e lotojne syte…
3.Per ty deshmor i atdheut.
Lum nena qe te rriti,
Lum dielli qe t’dha drite.
Lum vendlindja qe te qiti,
O hero zemer e shpirte.
Me guxim e trimeri,
Me nder e krenari.
Me baze e fuqi,
Me liber e lapes,
Diturija te vjen pas.

.Te mbani mendjen te mesimi,
Me liber e laps ne dore.
E kethehet shpejt,
S’i toke e shkrete.


Truri do pasuruar,
Duhet zhvilluar.
O rini e dashur!..
Je shume e cmuar,
Gjithenje e me mire,
Duhet mesuar.

E mbushni koken,
Me libra e lapsa.
Sikur dhe token,
Me fare e kazma.
Gjuha e shkolla,
Te lidhur me punen.
Te hapin horizont,
Te hapin rrugen.

Shkolla eshte drita,
E te hapin syte.
Ndaj mesoni ju,
Naten e dite.
Mos merrni kulture tjeter,
Eshte mjafte e jona.
Ndryshe kenge e balada,
Do kethehen ne bopmba.

.



LETRA E LAMTUMIRËS

Nëse për një ḉast
Zoti do të harronte se
Jam një kukull lecke…
E do të më dhurojë paksa jetë, Ka gjasa se nuk do të them Gjithçka që mendoj,….


Pa tjetër do ta mendoj çdo gjë Qe me guxim do ta them.
Do t’iu jepja vlerë gjërave,
Jo sa vlerën që kanë,
Por për kuptimin që kanë.


Do të flija pak,
Do të ëndërroja më shumë.
E kuptoj se për çdo minutë që i mbyllim sytë,
Humbim gjashtëdhjetë Sekonda dritë….


Do të ecja përpara
Kur të tjerët, do të ndaleshin.
Do të rrija zgjuar,
Kur të tjerët do të flinin.
Do të dëgjoja
Kur të tjerët flasin .
Do të shijoja një akullore të mirë çokolate!..
Nëse Zoti do të më dhuronte paksa jetë,
Do të vishesha thjeshtë,
Do të shtrihesha në pishë të diellit duke lënë zbuluar,
jo vetëm trupin tim ,
por edhe shpirtin tim….


Zoti im!
Nëse do të kisha një zemër,
Doteshkruaja urrejtjen time
Do të prisja që të digjej në diell.
Do të pikturoja një ëndër ,
Sipër yjeve një poemë…
Dhe një këngë do të ishte mire
Do t’ia kushtoja hënës.

Do t’i ujitja me lotët e mi trëndafilët,
Për ta ndjerë dhimbjen e gjembave të tyre.
dhe eren e të petaleve të tyre…


Zoti im, nëse do të kisha paksa jetë…
Nuk do të lija të kalonte
Qoftë një ditë të vetma
Pa iu thënë njerëzve se dua,
se ju dua…..
Do t’i bindja të gjithë njerezit
Se janë të parapëlqyerit e mi Dhe do të jetoja i dashuruar nga dashuria!.

Njerëzve do t’ua provoja,
Sa gabojnë tek mendojnë.
Të heqin dorë nga mendimi …
Kur plaken, pa e ditur
Se u plaken, kur heqin dorë së menduari.
Një fëmije do t’i jepja flete,
Por do ta lija ta merrte fluturimin vetë.
Të moshuarit do t’i mësoja
Se vdekja nuk vjen me pleqërinë por me harresën.
Kaq shumë gjëra kam mësuar nga ju, njerëzit!

Ka mësuar se e gjithë bota Adhuron të jetojë
Mbi majën e malit.
Pa e ditur se lumturia e vërtetë
Eshtë në ngjitjen e shpatit.



Kam mësuar se,
Kur i sapolinduri shtrëngon
me grushtin e tij të vogël,
Për herë të parë,
Gishtin e babait të tij,
E mban shtrënguar për gjithmonë.

Kam mësuar se një njeri
Ka të drejtë ta vështrojë një Tjetër nga lart poshtë vetëm,
Kur duhet ta ndihmojë për t’a ngritur…..



Janë aq shumë gjëra
Që kam mesuar nga ju,
Por realisht,
Nuk do të më shërbejnë shumë,
Sepse kur do të m’i vendosin
Brenda asaj valixheje,….
Palumturisht do të jem duke vdekur.





ATYRE QE LINDEN PAS NESH

Vertet jetoj ne kohe te zymta!
Fjala e tendosur eshte e çmendur.
Nje balle i lemuar,
Tregon pandjeshmeri.
Ai qe qesh,
Ka gjasa te mos i kete kuptuar, Akoma lajmin e tmerrshem.
Ç’kohe jane keto?
Ne te cilat nje fjalim mbi peme Eshte nje krim,
Pasi nenkupton heshtjen mbi kaq shume krime.

Ai aty qe po ecen
Qetesisht rruges,
Ndoshta nuk eshte
I arritshem per miqte e tij
Qe vuajne shume.



Eshte e vertete:
Fitoj akoma buken e gojes,
Por me besoni: eshte nje rast i rralle.
Asgje nga çfare bej s’me jep
Te drejten te ngopem.
Rastesisht me kane kursyer.
(Kur te shuhet fati im jam i humbur.)

Me thone: „Ha e pi!
Ji i kenaqur pasi ke!“
Por si mund te ha e pi,
Nese ai qe ha ia heq
Atyre qe kane uri !


Gota ime e ujit i mungon atyre Qe vdesin etjeje?
Por gjithsesi ha e pi.

Do me pelqente
Te te isha i urte.
Ne librat e vjeter shkruhen Ḉfare do te thote i urte:
Te rrish jashte telasheve
Te botes e te kalosh
kohen e shkurter pa frike.
Edhe t’ia dalesh pa dhune,
Te kthesh te keqen me te mire,
Te mos permbushesh deshirat vetjake, por te harrosh,
Kjo eshte quajtur urti.

E gjithe kesaj nuk ia dal:
Vertet jetoj ne kohe te zymta!
Ju qe dilni nga batica,
Ne te cilen ne jemi mbytur…
Kujtoni:
Kur te flisni per dobesite tona,
Dhe kohet e zymta
te cilave ju u shpetuat.Ecnim, duke nderruar.
Shpesh vendet sesa kepucet,
Permes luftrave te klasave, te deshperuar…
Kur kishte vetem padrejtesi S’kishte asnje revolte.



E gjithashtu dime:
Edhe urrejtja kundrejt skamjes,
Shtremberon pjeset e fytyres.
Edhe terbimi per padrejtesite
E ben zerin te ashper.
Ah, ne qe donim te pregatisnin, Truallin per miresjelljen,
Ne nuk mund te ishim te sjellshem.
Por ju, kur te arrije çasti
Qe njeriu te jete mik i njeriut,
Na kujtoni me miresi!……






Njëshi...

Një këngë mund të shdritë si një yll,

Një lule mund të kundërmojë erën.

Një pemë mund të filloi një pyll.

Një zog mund të lajmërojë Pranverën.

Një buzëqeshje fillon një shoqëri.




Një shtërngim duarsh ngre një shpirt.

Një yll mund të udhëheq një anije në det,

Një fjalë mund të formojë një flirt.

Një votë mund të ndryshojë një komb.

Një rreze drite driçon gëzimin.

Një qiri shpërndan errësirën.

Një e qeshur do të përzejë trishtimin.


Një hap bën të filloi udhëtimi jonë.

Një fjalë bën të filloi ç'do lutje.

Një shpresë do të ngrejë shpirtin tone.

Një prekje e këndëshme na ngren tutje...

Një zë mund të flasë me urtësi.
Një zemër mund të njohë ç'është e vërtetë.
Një jetë mund të bëjë bukuri,
Kjo gjë që varet nga ju vetë !









Këshilla
Kush veshët mbyll,
Kur i varfëri thërret.
Do ngelet gojë hapur
Në nevojën e vet.

Nëse përfiton thesare,
Me gjuhën gënjeshtare.
Jeta jote do të quhet,
Një kotësi kalimtare.




Më mire në qoshen,
E çatisë vehten ngele.
Se sa i varur në krahët
E një grua grindavece.


Nëse plas një sherr...
Fashite zemrimin !
Një dhuratë e fshehtë,
Përze hidhërimin.

A do që gjithmone ti
Të mos kesh fatkeqësi?
Kontrollo gjuhën tënde
Dhe do të kete miresi.









Hipokrizia

U bënë shumë ,
Që llomotitin.
Burrë të mirë
Quajnë hipokritin .

Ca e mburrin,
Mbrapa i shkojnë ..
Ca tjerë qeshin,
Nuk dëgjojnë.






Hipokriti çuditet
Me ca idiotë .
Që pranë i rrinë
S’e kuptojnë dot.


Pse janë kaq naivë
Dhe gënjehen lehtë.
Flet i kapardisur
Hipokriti, shumë i qetë .

Vërtet ata duan,
Ti mburresh pak.
Po pse s'kuptojnë
Që hilja ka takt.






Ndaj unë tallem
Përherë me ta .
Kaloj pak kohën
Dhe afër i mba.


Kur ta marrin vesh
si është e vërteta
Dhe vet do çuditën
naivët që unë gjeta ,,,,









Hakërrim


Që nga Erska gjer te Shkodra Mbretëron një errësirë.
Nëpër fusha, nëpër kodra, Vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini,
Hani, pini ore e ḉast.



Për çakallin, nate e errët,
Eshtë rast i miri rast!
Hani, pini dhe rrëmbeni, Mbushni xhepe, mbushni arka,
Të pabreke ju gjeti dreka, Milionier ju bani darka!



Hani, pini e rrëmbeni,
Mbushni arka, mbushni xhepa,
Gjersa populli bujar t’ju Përgjigjet: peqe,…e lepe!

Ai rron për zotrinë tuaj,
Pune e tij, djersa e ballit,
Eshte kafshit për gojën tuaj. Poshte goja e çakallit!


Shyqyr zotit, s’ka më mirë, Lumturi dhe bukuri,
Dhe kur vjen e ju qan hallin, Varni buzet edhe turinje!






Hani, pini dhe rrëmbeni,
Eshtë koha e çakenjvet;
Hani, pini e rrembeni,
Eshte bote e maskarenjve…

Hani, pini, vidhni, mblidhni Gjithe aksione, monopole.
Ekselenca dhe shkelqesa
Si flamuri ne varreza.

Nënshkrim i zotrise suaj
Nëpër banka vlen miliona,
Ju shkëlqen në kraharor Decorata “Grand Kordona”!






Dhe kërkoni me ballhapur Komb i varfër t’ju thërres.
Gjithe me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkelqeses!?

Duhet te quheni
Përhere luftëtare e patriot,
Në ka zot dhe do duroj, Poshtëëë ky zot, ky palo zot!

Grand i zotrise sate,
Që në gji të kane vendosur,
Eshte pështyma e gjakosur
E atdheut të vremosur;







Ne kolltukun ku ke hipur,
Duke hequr nderin zvarr,
Eshte trikëmbshi që përdite Varet kombi në litar!

Dhe zotrote kollarise,
Si u bëre e papritur,
Kundër burrit të vërtetë
Zë e vjell e zë e leh!

E na tunde, na lëkunde,
Nëpër salla shkon e shkunde,
Mbasi dora e armikut
Ty me shoke të heq për hunde.







Rroftë miku yt i huaj,
Që për dite loz e qesh,
Të gradoi katër shkallë,
Pse i the dy fjale në vesh!


Koha dridhet e përdridhet,
Do vij dita që do zgjidhet.
Dhe nga trasta peme e kalbur, Doemos jasht do hidhet!


Koha dridhet e përdridhet,
Prej gradimit katër shkallë.
Nuk do mbetet gjë në dorë,
Veç se vula e zezë në ballë!





Mirpo ju që s’keni patur
As nevoje as gjë të keqe,
Më përpara nga të gjithë,
ju i thatë armikut: “Peqe!”

Që të zinit një kolltuk,
Aq u ulët u përkulët,
Sa në pragun e armikut
Vajtët si kopil u ngulët!

As ju hahet, as ju pihet,
Vetëm titulli ju kihet...
Teksa fshati i varfer digjet... Kryekurva nis e krihet!







Sidomos ju dredharakë,
ju me zemra aq të nxira,
Ju dinakë, ju shushunja,
ju gjahtare në errësira!

Ç’na pa syri, ç’na pa syri!... Hunda juaj ku nuk hyri:
Te i miri, te i ligu, te spiuni
Më i ndyri!


Dallavera nëpër zyra,
Dallavera në pazar,
Dallavera me të huaj,
Dallavera me shqiptare…





Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vend që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi!


Nëse kombi vete mbarë,
Nesër ju veproni ndryshe,
Dylli bënet si të duash, Kukuvajk dhe dallandyshe...

Kukuvajka gjithe me lajka, Nesër silleni bujar,
Nënë dorë e nënë maska, Shkoni jepni një kapar!






Dhe kujtoni tash e tutje,
Me të tilla dallavera.
Kukuvajka do përtypi zogj
E zogj si përhera...

Ja, ja grushti do të bjeri
Përmbi krye të zuzarve.
Koha është e maskarenjve,
Po Atdheu i shqipëtarve!

Edhe ju të robëruar,
Rob në dore të metelikut.
Fshini sofrat e kujtdoi,
Puthni këmbën e armikut!

Që ta kesh armikun mik
E pandehni mënçuri..
Mjafton bërja pasanik,
Pasanik dhe u “bë” i ri,


U bëtë pasanik, me pallate,
me vetura…
Kurse burrat më fisnikë,
Japin shpirtin nga uria!

Vëndi qënka sofra e qorrit,
Vlen për goje e për fytë,
Bëni sikur veni vetulle,
Shoku shokut nxjerrni sytë...


Dhe për një kërkoni pesë,
Po më mire njëzet e pesë.
Le të rrojë batakçiu
Me i miri le të vdesë!






Po një dite që nis e vrahet
Do jete nje bubullimë,
Ky i sotmi zëni i erret,
Behet vetëtimë…..

Dhe i bije rrufeja e pasurise.
Ketij lloj s’I mbetet ,
Nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshite për goje!

A e dini që fitimi brënda
Katër vjet mizore,
Nuk ështe yti, nuk ështe imi, Eshtë i kombit Arbror,
Eshte i syrit në lot mekuar,
Eshte i vëndit djegur e pjekur


Ali asllani
Ku do vemi o shqiptare?
Kemi mbetë si vend pa zot.

Kemi vajtë si prralla mot;

Nji qeveri hin e tjetra del,

Ajo na rreh, tjetri na shkel!

Toka e fortë e qielli i lartë,

Kemi mbetë si kali ne baltë!





Kur te rrahin struku mbrende,

S'kemi burra me u përmendë .

Hiq kanunin e mos ven ligje,

Kemi mbetë si vathë pa gardhe.

Te gjithe sa jemi vdekë per gjalli,

Me u mbajtë mend-o djalë mbas djali!




Besa e burrit e nderi e grues

Lanë mbas dore….

Kemi mbetë mos Zot ma keq!

Por si te kemi përbri ndoj dreq,

Qi pret ditën me na marrë

Pa na lane kurrkund farë;..."





EJA PLEQËRI EJA

Jo, jo
Nuk kam vështirë
Ta përqafoj pleqërinë...

Ajo mbi gjoksin tim
Çdo ditë pa u ndalë
Troket, troket e troket...

Jo, jo
Fare frikë s’kam
T’ia hapi gjoksim tim...
Le të vijë, le të vijë
T’më puthë përmallshëm
Në ballë….Mbi rrudhat

Ku rinia përjetësisht iku …
Eja pleqëri eja,
Me gezim të presë!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 36 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 36 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi të krijuara nga forumistët
Mbrapsht në krye 
Faqja 35 e 36Shko tek faqja : Previous  1 ... 19 ... 34, 35, 36  Next
 Similar topics
-
» Poezi te krijuara nga Gurbetqarja?....
» Ese nga forumistët!
» Poezi - Eva Sotiri
» POEZI
» Hajk

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: