Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Poezi tė krijuara nga forumistėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1 ... 19 ... 34, 35, 36
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Poezi tė krijuara nga forumistėt   Wed Nov 19, 2014 3:20 am




1.Ahmet Osmani

1.SUVALI

Nė sfondin e kaltėr
ėshtė zverdhur fleta e dardhės

Mbi tė qėndron kurora
me fruta tė krimbura
mbėshtjellur nga suvali
ruajnė nga sukanėt

Acari i shtohet dimrit
pa mbarim...

2.FJALĖT TUA

I vetmuar shikoj valėt

Mė flasin pėrmes valvitjeve
njėra pas tjetrės

Si rrahjet e zemrės sime
krijojnė tė ėmbėltat ritme

Ngjajnė nė fjalėt e tua
tė cilat i mbolla dhe i ruaj
pėr t' mė dhėnė fryte njė ditė

3.SHPRESO

Nėse tė gjitha rrugėt t`i mbyllin
dritat t`i fikin
nė errėsirė tė mbajnė
gojėmbyllur e kėmbėlidhur
rrethuar me gjemba
Ti mos u dorzo
frymėmarrja ime

Nė lindjen e diellit
shpreso
nė ardhjen e Pranverės
nė ngrohjen e Nėnės Tokė
nga shirat e verės
qė zbardhėllojnė muzgjet
me agime...

Ti qenia ime e panėnshtruar
shpreso.

4.NGANJĖHERĖ

Nganjėherė
lotėt nuk mund t`i fshehim
as me zė
disa fjalė t`i themi...

Nganjėherė
disa ditė do dėshironim
t`i harrojmė
tė nesermen
ndryshe ta jetojmė




5.VITET E GJETHEVE

Mezi presin
ngrohtėsinė e Pranverės
gjelbrimin

Njė verė s' mjafton
pėr t`i numruar
vitet e gjetheve

Vjeshta pėrherė
i prishė llogaritė

6.RRĖFEJNĖ LISAT

nga lashtėsia
uturijnė lisat

rrėfejnė nė heshtje
pėr ditė e netė
mbetur pas degėsh

pranverave ringjallen
me diell e jetė
pėrmes gjethesh
vazhdojnė me rrėfime tė reja

7.KOKAVE TĖ LISAVE NĖPĖR NATĖ

C`patė hėna
qė u zbeh atė natė
retė pikuan lot
dhe Drini Plak furishėm ushtoi

Era rrėmbyeshėm
pėrplasi lisat
pėrderisa hijet tinzisht
ecnin nėpėr natė...

Cila dorė e cilės hije ngreh gishtin
lisa shėnjestron
cila fije e cilės nyje
petalet lules i a shpėrndan

Dikush
ende derdhė lot mbi varre tė reja
derisa tinėzisht
hijet vazhdojnė tė zgėrdhihen
kokave tė lisave nėpėr natė

8.MA JEP URATĖN

Ma jep Uratėn
Nėnė

Rrugėn nuk po e shoh
djajt po bredhin
posht e lartė
mjegulla formojnė...

Qielli i zymtė
Nėnė

E zymtė edhe nata
me acarin mshefur
mbrenda saj

Sa herė kanė ardhur djajt
kanė bredhur
posht e lartė
nė Sofrat tona kanė kėrkuar
nėpėr Oda
labirinte kanė formuar

Drini Plak nuk i harron

Nėnė
ma jep Uratėn.

9.EC

Pse vetėtonon
ti mos u ndal
ec

Ec edhe kur tė zezat re
mbi kokat tona ndeshen
murmurojnė

Kur ēirren mbi jetėrat tona
ulurojnė

Ec edhe trupi lodhet
e shpirti nė kėmbė fle

Shtigjet na presin pėrditė.

10.ATDHE

Flladi i ngrohtė
mė ledhaton rrugės
deri tek ti

Atdhe

Tėrė ditėn
tė qetė nuk na lė

Mbrėmjeve
na ndez
nė flakėn e ėndrrimeve

Atdhe

Je gjakim
e diell
lot gėzimi je
kur nisemi drejt teje

Atdhe.


11.DY NĖNTOR TETĖDHJETENĖNTĖ

( Afrim Zhitijės dhe Fahri Fazliut)

Muzgu tinės lėshoi flatrat
pėrmes mbrėmjes na mbuloi
prej Qendrės kah Bregu i Diellit
nata marshimin e saj filloi

Prapa shpinės na u soll
marimangė pėr gjah e etur
pėr t' na vrarė s' ju bė boll
tė heshtur na donte tė heshtur

Bregu i diellit pa dy yje mbet
atij nėntori kur shfrynte stuhia
po shkėlqimi i tyre s'u tret
me diell na kthehet pėr dritė si liria.

12.NATĖ IDEALE PĖR UJQĖR

Natė e mjegull
gjithkah mbretron

Dhe hėna ėshtė
strukur diku

Rrugėt ngelėn
me drita tė thyera

Tek - tuk troket
ndonjė take
frymė njeriu

Natė ideale
pėr ujqėr


13.VETĖM ME NJĖ ĖNDĖRR

Lulet tua m`u faniten
nė Cyrih

Ndjeva mall pėr to
e pėr ty

Dheu i huaj
m'i mori tė gjitha

E mė la vetėm me njė ėndėrr



14.NJĖ DITĖ ME DIELL PRESIN

Gur e mur
e lis e plis
e kullė
njė ditė me diell
presin

15.PĖR BREZAT

Brezave qė do tė vijnė
rrugėn t`ua trasojmė
prej vetes drejt nesh
kah e ardhmja
tė udhėtojnė

Ndryshe
ulėrimat e kobshme
vėshtirė t'i shmangin
rėndėsinė jetės ta kuptojnė...

Mos t'i lėmė pėr t' harruar
se cdo ditė jet
ėshtė njė varg
i shkruar me gjak
njė mrekulli lirie
qė bebzave na pret pėrditė.


_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Xili
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

MesazhTitulli: Re: Poezi tė krijuara nga forumistėt   Fri Nov 21, 2014 10:58 pm

une nuk di poezi sepse me ka vdek Mėsuesja Sofra respekte per ty Vllaēko je shumė i menēur
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Poezi tė krijuara nga forumistėt   Mon Feb 02, 2015 3:19 am


Ndonse fizikisht
shok mes nesh nuk je ..
nė thellėsitė e zemrės
mungsė pėr ty ndjejm ...


tė pėrloturve nė sy
tė pėrvuajturve nė shpirt
nga thellėsija e zemrės
munges ndjejnė pėr ty

Askush nuk i sheh
tė pėrvuajturit e pėrloturit
sikur janė fundosė
nė thellėsit e oqeanit...

Askush sikur ti
nuk ua qanė hallin
vuajtjeve tė njerzve
qė vendin e lėshojnė nga halli..

Kosovėn nga zemra
e nxorėn ca nyje t' pista
ca shpirtligė e zagar
e dhan tek "miqt" pėr pozita..

Kosovėn e lanė
nė errėsirėn pa fund
sa qė as nga retė
shi se lot nuk bjen...

zemėrat qė s' kishin zemėr
si gjarpėri kafshuan
mes vėllezėrve tė njė Kombi
urrejtėje ndasi 'krijuan'.

humbėsit humbjen
nė fitore e krijuan
etiketojnė popullin
pėr papunėsi qė vetė krijuan

nė zemėr tė Kosovės
i lanė tė na kafshojnė
dėshmit tona i shkelėn
qė dėshmonin autoktonin tonė

Vrapojnė nė Parlament
qirren me krenari
mundohen sa gusha u pėlcet
po formojm shtet tė ri

dhe ēirrjet deri nė kupė
sikur ua merr era
u mbesin nė fyt fjalėt
mend u shkojnė te tenderat
ahmetosmani

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Poezi tė krijuara nga forumistėt   Tue Feb 03, 2015 3:38 pm

SINQERITETI YT

Flokėt e tua
bardh
si mbrendėsia
e shpirtit tėnd
janė
bashk me ngjyrėn
e syve tu
janė
dashuri pėr njerzimin
kudo nė botė
Ehhh
shumė kush t`i lakmon
shumė kujt i mungojnė..

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Poezi tė krijuara nga forumistėt   Mon Jun 22, 2015 1:26 am

Nata e atyre viteve
mijra yje mblodhi nė vezullim
Tė kulluar mbetėn -
deri nė agim
pėr t' u zgjuar nė buste
shumė prej tyre
pėr t' i arritur majat
nė zemrat tona
Arlind
Nė shpirtin tėnd pėrmbrenda gėrryen
vullkan qė shpėrthen me rrėmbim
Si furtunė qė rremben gjithēka
ėshtė shpirti yt i pastėr Arlind
Shpirti yt nuk i harron themelet
as ata qė dshtėn t' i rrėnojnė
Si shqiponjė krahshpejtė u sule
pėr t' i mbrojtur e ngritur ato
Shpejtove Arlind mėngjesin ta kėrkosh
dhe lindjen e diellit pėr Atdhe ta zėvendsosh.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
lutfi coka
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 38
Age : 66
Vendi : shqiperi
Registration date : 29/06/2012

MesazhTitulli: Re: Poezi tė krijuara nga forumistėt   Thu Aug 13, 2015 4:06 pm

Fshati im Arni.

Dola ne maje teZepes
Si ne front te perendise.
Pashe anembane,
Syte e mij c’pane!..

Arni bukur si ne grope,
Ka patur burra te zot.
Shume pyje e korije,
Ara sheshe e kopshtije.


Behej miser e pak gruri,
Lodhej gruaja e burri.
Per te fituar parane,
Braktisen dhe vatane.

Mu te sheshi i Xhamise,
Mlidhej balli i burrerise.
Tere burrat kuvendonin,
Per drejtesi ata donin.




Kushe cenonte pasurine,
Prapa kishte kanosine.
Arni ruhej se kish trima,
Qe delnin si vetetima.

Shtepi me sy kerkova,
Veḉ germadha dallova.
Sa shume u hidherova,
Te shkuaren kujtova.




U la Arni me nje ane,
Kurbetlinje iken e vane.
Dhi e dele dilnin nga mali,
O sa sume me u trazu malli.!?

Ku nuk shkuan djemet tane,
Kudo mbresa te mira lane.
Atje larg i ḉoi jeta,
I ḉuan hallet e veta....




Dikur moti disa cuba,
Qe hajdut kishin prapa.
Kur pane fshatin plot shtepi.
Iknin poshte me shpejtesi.

Arni mblidhej me nje kembane,
Burra trima e kapedane.
Me pushke e jatagane..
Kur i pa hajduti i shkret,
Iken me vrap per tatepjete...



Gura e Bardhe ḉezma e pare,
Uji yt plot qelibar.
Uji qe del nga mali,
Vete natyra ta fali.



Arni bukur dhe i mjere,
Ka pas burra te ndjere.
Sot je shkretuar,
Me lagje te shuar.!!


Nje termet disa balle,
Nuk e beri kete enderralle.
As armiku kur kaloi ,
Keshtu nuk e rrenoi..
Iken dhe shkuan Arnoret,


Rane si fletet e ftojt.
Njerez te urte e te zgjuar,
Fshatin e kane nderuar,
E ja vlen per t'i kujtuar.


Kishte festa plot gezime,
Kishte dasma e defrime.
Arni kudo gjalleronte,
Gjithe kush me pune rronte...

Te burimi njeriu i mire,
shuan etjen me deshire.
Pi uje te gurra e vjeter,
Si ky s'ka krua tjeter.




Po ku jane Vrresaket valle!?
Ku eshte ajo mahalle!?
Me shtepi shkalle -shkalle,
Nuk sheh njeri te gjalle.

Po Arrezoret ku jane?!.
Ku shkuan e u shperndane!?
Po shtepite ku i lane?!,
Rane te shkretat rane,
As gure themelet s'kane!



Matane Arnit ne te dale,
Rri qendroj si mbi kale.
Arni fshat i mire,
Te kujtova me shume deshire....

Dy burime prane e prane,
Shume pyje rrotull ane.
Po sot ku jane !?
Pyje s'ka e syri qa.!?




Arni ndane ne mes fshantin,
Arza qendron matane.
Shkembi Xhamave ne balle,
Me duket si perralle.

Per ta me merr malli,
Kur vij e shkoj.
Ketu prehem e pushoj,
Trupi e shpirtin ma freskojne,
Kete vend se harrojme.



Market ,Dunget edhe Dacet,
Sefet kurtet e Coket,
Te gjithe jane larguar,
Ne fushe kane qendruar.



Nomajt nje lagje e tere,
Me shtepi sere-sere,
Aty asnje nuk ngeli,
Nuk ka as gure themeli.


Po u tret Arni i shkret,
Mbeti si pema pa flete.
U venit Arni i gjore ,
Si pema pa kurore...

Siper tij eshte Bara,
Si ballkon i dhene prej zotit.
Me tej Pep i Penit.
Eshte nje krua del nje krua,
Kush pin uje u freskua..



Tere Arni i shkrete,
Duket se eshte mpire.
Vertete jeta e veshtire,
Njerezit iken per me mire.


Qenanet e Drenet,
Nikajt,Kurtaj e Pecajt,
Iken e ketu s'jane.
Tokat e tyre u thane...



Verrije e Areza,
Arni e Bara.
Kishin shtepi me kate,
Shkoi puna e tyre shkoi!?..


Sot nuk duken as hajate,
Vende te bukura shume.
Me shfaqen ne gjume,
S'i shkuan per lume..



Njerez punetopre e bujare,
As bandit as kusar.
Te gjithe shtepi e pare,
Grure e miser ne hambare

Lugjet me uje te kulluar,
Asnjehere s'kane shterur.
Udhetari kur kalonte,
Uje te ftohte kerkonte,
Dhe zotin e uronte...




Po shoh ḉ’fare ka mbetur,
Tere shtepiat jane tretur.
Ca hikur ca rrezuar..
Harresa i ka mbuluar...


Nje dite u larguan,
Porsi vesa avulluan.
Ne ḉdo ane u shperndane.
Malle e histori ketu lane.


Pse s'deshen moj e mjere?!
Te hudhen si gje pa vlere.
Kush shkoi i pari,
S'do e marr as varri!..

A do kete njerez valle?!
Kete vend me ringjalle.
Qe Arni te perterihet,
Nga vdekja te ngrihet.




Ato neper det kaluan,
Po tani ku jane?!
Po i pyet per vatane...
Me zor lotet i mbajne.

Me vone do te vijne,
Te ngrene ekonomine.
Pak do mendojne,
Vendlindjen te kujtojne.




Arni do te lulezoi,
Te mira do te prodhoje.
Lum ai qe do te rroj ,
Keto gjera t'i shikoj...

Kush ka ik e shkuar,
Per shkolle s'jane menduar.
Sadopak per ta ndihmuar,
Kurre s'duhet harruar.




Besoi se do te kete,
Arni s'shuhet per jete.
Kush eshte larguar,
Dhe kufirin kane kaluar.

Kush nuk don vatan,
Nuk don as babe as nane,
Kush e ka ne zemer ,
Do i dal dhe ne ender...




Aty vila do ndertohen,
Rruget rregullohen.
Atje sebepe gjejne
Dhe arat do i ringrejne!?.....














Kjo ishte jeta ime

Jeta eshte dhuratė hyjnore,

Eshte parajsė pėrrallore.

Jeta eshte pėr t’u jetuar:


Herė Kendoja ,

Herė Vajtoja,

Herė meditoja.





Jeta ime ishte ylber me ngjyra,

Reflektonte si pasqyra.

Jeta ime ishte bardhė e zi,

Atom drite nė gjithėsi.


Disa herė mė ėmbėlsoi, herė mė vrerosi!

Disa herė mė zbardhi, herė mė katranosi!

Disa herė mė ngriti, herė mė palosi!



Disa herė mė pastroi, herė mė pėrdhosi!


Disa herė mė shpėtoi, herė mė viktimoji!

Disa herė mė nderoi, herė mė marrosi!

Disa herė mė shėroi, herė mė plagosi!

Disa herė mė ngazėlleu, herė mė brengosi!

Didsa herė mė zgjidhi, herė mė prangosi!


Disa herė mė deshi, herė mė murosi!

Disa herė mė errėsoi, herė mė ndriti!




Disa herė mė krenoi, herė mė zvarriti!

Disa herė mė veshi, herė mė zhveshi!

Disa herė mė qeshi, herė mė zgėrdheshi!



Disa herė mė zbuti, herė mė egėrsoi!


Disa herė mė shtangu, herė mė ḉliroi!

Disa herė mė qetėsoi, herė mė zemėroi!

Disa herė mė nxiu, herė mė vezulloi!

Disa herė mė trimėroi, herė mė frikėsoi!





Disa herė mė pėrplasi, herė mė ngushlloi!

Disa herė mė pėrbuzi, herė mė ledhatoi!

Disa herė mė fali, herė mė gjykoi!


Disa herė mė lidhi, herė mė ēliroi!

Disa herė mė mbyti, herė mė shpėtoi!

Disa herė mė ēmendi, herė mė kthjelloi!


Disa herė mė plaku, herė mė rinoi!

Disa herė mė fiku, herė mė ndezi!
Disa herė mė ftohi, herė mė mėrdhifi!

Disa herė mė djegu, herė mė pėrflaku!


Disa herė mė pėrkdheli, herė mė pėrgjaku!

Disa herė mė pėrloti, herė mė gėzoi!



Disa herė mė kėrrusi, herė mė lartėsoi!

Disa herė mė shau, herė mė lavdėroi!
Disa herė mė vrau, herė mė gjallėroi!

Disa herė me zbuti, here me ashpėrsoi!

Disa herė si pėllumb, herė si gjarpėri!

Disa herė i bukur, herė i shėmtuar!




Disa herė si nuse, herė e shtrige!

Disa herė i dashur, herė i urryer!

Disa herė bujare, herė i ndėrkryer!

Disa herė si lule, herė si ferrė!

Disa herė si dritė, herė si terr!

Disa herė nė qiell, herė nė tokė!

Disa herė pata mend, herė s’pata kokė!




Disa herė besova, herė dyshova!

Disa herė pesimist, here me shprese!
Disa here i dorėzuar, herė qėndruar!

Disa herė kam di shumė, herė gjė s’kuptoj!

Kjo ishta “Jeta” qė jetova,


Kjo ishte “Rruga” qė rrugėtova

Me vetėdije, pavetėdije

Kjo qe dhuratė Perėndie.

Nuk i ngjanė moti motit.

Jeta ime ishte vullnet i Zotit…


Obligimi im


Disa ditė isha burreror!

Disa ditė isha liberator,

Asnjehere s’kam qene puthadorė!

Disa ditė isha stoik,

Disa ditė isha apatik!

Disa ditė isha uragan!

Kurre s’kam qene mjeran!

Disa ditė isha optimist,

Disa ditė pesimist!

Disa ditė Isha Shqiptar,

GJithemone isha “ Njeri’,


Gjithe jeten kerkova….

Me llampe nė dorė,
Kerkova rrugėn e vėrtetėsinė.
Me pushkė e shpatė,
Kėrkova Lirinė.





Me laps e penė,
Kėrkova drejtėsinė.
Me libėr e ligj,
Kėrkova Barazinė.

Me lutje njerėzore,
Kėrkova Paqėn, Harmoninė.
Me Llampėn e Diogjenit,
Kėrkova Njerinė.










Kėrkova pandėrprerje,
Mirėkuptim e mirėsi,
Sa shumė mizereri,
Vetėm pak njerėzi!


Me pishė e qiri,
Kėrkova dritė, lumturi,
Te miren pėrfundi,
Te keqen pėrmbi!


Kėrkova, kėrkova, ...
Ngado qė shkova,
Nė tokė vigjėlova,
Mbi valė notova,
Mbi re fluturova,
Kėrkova, kėrkova!!!?, ...



Kėrkova nė Tokė,
Kėrkova nė Qiell,
Natėn me Hėnė,
Ditėn me Diell,
Kėrkova, kėrkova,kėrkova, ...
Ngado qė leviza, ngado qė shkova…..










MĖ LĖRĖ TĖ VDES

Tė lutem!
Mė lėrė tė vdes sonte,
Nuk dua vdekje mė tė bukur,
Se sa kjo kėnaqėsi.
Qė shtrihet nė krahun e djathtė
Tė historise sė vendit tim…

Dje isha njė tjetėr njeri,
Qė i ngjasoja erės.
Nė mendjen time tė qete,
Buronte mendja e verdhe.






Po si ai lumė,
Qė buron nė kujtesė
Prap tė lutem
Si asnjėherė mė parė
Mė lėrė tė prehem….



Si shqipe e ngrirė ,
O tė pėrgjėroj….
Me zjarrin e shpirtit tė kallur
Mė lėrė tė vdes!…..











Tė thash:
-- Nuk dua vdekje mė tė bukur
Se sa kjo lindje
Qė me pėrket vetem mua!..





LETĖR VĖLLAIT
I dashur vėlla!
Ne nuk po dimė mė tė pėrgjigjemi
Sepse kemi harruar si pyetet,
Nuk po e shohim mė tė vėrtetėn si qiellin mbi det
Sepse po shikojmė pa menduar pėr sytė…. e sytė shohin shumė, por jo veten

I dashur vėlla!
Nė mes tė shkretėtirės,
Ėshtė lodhur njė deve duke bartur ujin mbi shpinė…
Dhe po vdes nga etja .
Ndoshta edhe peshku do tė vdiste sikur tė ngopej me ujė,
E uji lagė gjithēka pėrveē vetes

I dashur vėlla!
Kam qeshur pa e kuptuar pse erdha nė botė duke qarė,
Kam qarė pa e kuptuar pse qesha symbyllur nė djep,
E dua dhimbjen qė mė zgjoi nga gjumi i jetės ,
I asaj jete qė nuk do tė doja tė ishte e imja
Sepse, kafazi sado qė tė jetė i gjerė
prapė kafaz ėshtė

I dashur vėlla!
Duke u habitur se po i dallojmė tė gjitha ngjyrat,
Harruam tė mendojmė pėr dritėn qė na e mundėsoi dallimin.
Nė rrugėn e Pishtarit Ndriēues
Ka dritė pėr tė gjithė ata qė nuk i mbyllin sytė para saj,
Dritės nuk i duhet dikush tė dėshmojė se ajo ekziston,
Sepse ajo vetė dėshmon pėr veten ..
Prandaj, ka kohė qė nuk po dijmė tė pėrgjigjigjemi ,
Sepse kemi harruar se ēdo pyetje
E ka brenda edhe pėrgjigjen

I dashuri vėlla
Nėse jeton si ishull nė mes tė detit tė paanė
Njė ditė do tė vijnė anijet e tė zbarkohet tek ti ,
Sepse nuk kanė ku tjetėr…
Nė rrugėt e jetės mund tė ecin mirė
Vetėm ata qė e dijnė ku shkojnė….
Ata qė nuk dijnė tė ngrohen, digjen ,
Digjen pa menduar se zjarri djeg gjithēka pėrveē vetes

I dashuri vėlla!
Duhet ta pranosh tre herė se je i padijshėm,
Pėr ta kuptuar se padituria ėshtė sėmundje pa dhimbje,
por mė e dhembshmja ……
Duhet tė shkurorėzohesh tre herė nga kjo botė,
pėr ta kuptuar se kjo i ngjanė njė plake
E cila ėshtė fshehur nėn vellon e nusėrisė

Kur ndjehesh i vetmuar mes qiellit dhe tokės,
Mendo si ndjehen qielli dhe toka qė tė kanė nė mes,
Toka s’ėshtė e jotja por ti je nga toka
Prandaj, thuaj ballit le ta puthė tokėn
E atėherė do ta ndjesh dashurinė e qiellit……

I dashuri vėlla!

Nėse mendja nuk mund ta qetėsoj zemrėn ….
Atėherė thuaj zemrės le ta qetėsojė mendjen.
Sepse atė qė e kėrkon mendja e gjen zemra .

Tė gjitha vitet qė shkuan i takojnė vdekjes .
Ēdo perėndim i diellit ėshtė edhe lindje e tij.
Nėse nuk do ta humbasėsh kohėn ,
Lutju Atij qė ėshtė betuar nė tė…..



O Zot!
Mė jep aq mend ta kuptoj sa i pamend jam .
Mė jep aq dije ta kuptoj, sa i padijshėm jam.
Mė jep aq forcė ta kuptoj sa i pafuqishėm jam.
E kur ngadhnjej mbi tokė
Mė bėj tė mos harroj se prapė do tė bėhem tokė!
O Zot!
Unė qė tė kam vetėm Ty,
I shikoj me dhimbje tė gjithė ata qė kanė ēdo gjė veē Teje
E ēfarė mund tė ketė veē Teje?!
O Zot!



Vuajtja ime

Ka ḉdo dite
Qė po shof fare mirė
Se si nga vuejtja syte po mė zmadhohen,

Nepėr ball dhe ftyrė rrudhat Po mė shtohen ,
e se buzqeshja me 'eshte e hidhur...
... dhe po ndjej shume…

Se ne mėngjeset e mia
Nuk janė ma mėngjese hovi e pune,
As ndėrtimi, por tu e shtyre dita- ditės
Eshte njė jete qė s'durohet.

Dalngadalė po shoh
Se si jeta njė nga njė
secili ka ndjesi
me tradhti…
Po e vulos
dhe s'po mė mbetė asgja



Qė me u ndare
Si shej gėzimi..
Me pėrpara
nuk e disha , o jetė,
Se kaq i rende
Eshte grushti i yt
Qė me mbyt ne erresire.
E pa mėshirė.

Por kot,
Nė pasqyrė po shoh..
Se si nga vuejtja shpirterore,



Syte po mė zmadhohen
nėpėr ballė dhe nė ftyrė, rrudhat po mė shtohen, ….
Shume shpejt do tė bahem
flamur i vjeter,
I rreckosur,!
I kerruser!,
Dhe askush s’don me di
Luftrat e jetes sime!...





1. Rinise sone,

Rini e ketij vendi,
Te rinje,por punetore.
Te mbani mendjen te mesimi,
Me liber e laps ne dore.
Shkollen fort ta doni,
Lexoni libra shume.
Lexoni Naim,Mjede e Fisht,
Deri vone mos fleni gjume.
Trima ju mlindi nena,
Ne djep ju ka mekuar.
Te gjithe zemer trima,
Ne Shqiperi te adhuruar.


Te keni guxim e trimeri,
Te keni seder e krenari.
Se pa baze e fuqi,
Pa liber e laps
Dituria s’te vjeen pas.
2-Meditim mergimtari.
Kerkuam kuptimin,
Ne valet e mergimit.
Nuk gjetem shpetimin,
Zog vuajtje e mjerimit.!
Mos ngrini kulla ne ere!….
Aty apo ketu me mire?!..
Askund o te mjere,….
Jeta pa liri s’ka vlere.


Populli per liri nuk ngopet,
As ne xhami ,as ne kishe.
Eshte vigjilent kurdohere,
Me syrin lart e syrin pishe.

Mesazh diturije.
Ne se toka nuk punohet,
Mbushet plot me ferra.
Mbetet e shkrete,
S’e gjen pranvera.
Kur truri nuk mesohet,
Mbetet ne erresire.
E kethehet shpejt,
S’i toke e shkrete.


Truri do pasuruar,
Duhet zhvilluar.
O rini e dashur!..
Je shume e ḉmuar,
Gjithenje e me mire,
Duhet mesuar.
E mbushni koken,
Me libra e lapsa.
Sikur dhe token,
Me fare e kazma.
Gjuha e shkolla,
Te lidhur me punen.
Te hapin horizont,
Te hapin rrugen.


Shkolla eshte drita,
E te hapin syte.
Ndaj mesoni ju,
Naten e dite.
Mos merrni kulture tjeter,
Eshte mjafte e jona.
Ndryshe kenge e balada,
Do kethehen ne bopmba.

Meditim per Kosoven.
Lufta mbaroi,
Ne vend ka heshtje.
Mendja afer shkoi,
Cdo gje kureshtje.

Kureshtja eshte kureshtja,
Gezimi mposht hidherimin.
I gjalli kerkon te vdekurin,
I plagosuri ,mjekon plagen.
I gjeturi kerkon te humburin,
I humburi kerkon te gjallin.
I plagosuri plagen mjekon,
I vrari varrin don.
Ne mendjet Kosovare,
Shume mendime hedhin valle.
Disa gezoine e leshojne drite.
Disa qajne e lotojne syte…
3.Per ty deshmor i atdheut.
Lum nena qe te rriti,
Lum dielli qe t’dha drite.
Lum vendlindja qe te qiti,
O hero zemer e shpirte.
Me guxim e trimeri,
Me nder e krenari.
Me baze e fuqi,
Me liber e lapes,
Diturija te vjen pas.

.Te mbani mendjen te mesimi,
Me liber e laps ne dore.
E kethehet shpejt,
S’i toke e shkrete.


Truri do pasuruar,
Duhet zhvilluar.
O rini e dashur!..
Je shume e cmuar,
Gjithenje e me mire,
Duhet mesuar.

E mbushni koken,
Me libra e lapsa.
Sikur dhe token,
Me fare e kazma.
Gjuha e shkolla,
Te lidhur me punen.
Te hapin horizont,
Te hapin rrugen.

Shkolla eshte drita,
E te hapin syte.
Ndaj mesoni ju,
Naten e dite.
Mos merrni kulture tjeter,
Eshte mjafte e jona.
Ndryshe kenge e balada,
Do kethehen ne bopmba.

.



LETRA E LAMTUMIRĖS

Nėse pėr njė ḉast
Zoti do tė harronte se
Jam njė kukull lecke…
E do tė mė dhurojė paksa jetė, Ka gjasa se nuk do tė them Gjithēka qė mendoj,….


Pa tjetėr do ta mendoj ēdo gjė Qe me guxim do ta them.
Do t’iu jepja vlerė gjėrave,
Jo sa vlerėn qė kanė,
Por pėr kuptimin qė kanė.


Do tė flija pak,
Do tė ėndėrroja mė shumė.
E kuptoj se pėr ēdo minutė qė i mbyllim sytė,
Humbim gjashtėdhjetė Sekonda dritė….


Do tė ecja pėrpara
Kur tė tjerėt, do tė ndaleshin.
Do tė rrija zgjuar,
Kur tė tjerėt do tė flinin.
Do tė dėgjoja
Kur tė tjerėt flasin .
Do tė shijoja njė akullore tė mirė ēokolate!..
Nėse Zoti do tė mė dhuronte paksa jetė,
Do tė vishesha thjeshtė,
Do tė shtrihesha nė pishė tė diellit duke lėnė zbuluar,
jo vetėm trupin tim ,
por edhe shpirtin tim….


Zoti im!
Nėse do tė kisha njė zemėr,
Doteshkruaja urrejtjen time
Do tė prisja qė tė digjej nė diell.
Do tė pikturoja njė ėndėr ,
Sipėr yjeve njė poemė…
Dhe njė kėngė do tė ishte mire
Do t’ia kushtoja hėnės.

Do t’i ujitja me lotėt e mi trėndafilėt,
Pėr ta ndjerė dhimbjen e gjembave tė tyre.
dhe eren e tė petaleve tė tyre…


Zoti im, nėse do tė kisha paksa jetė…
Nuk do tė lija tė kalonte
Qoftė njė ditė tė vetma
Pa iu thėnė njerėzve se dua,
se ju dua…..
Do t’i bindja tė gjithė njerezit
Se janė tė parapėlqyerit e mi Dhe do tė jetoja i dashuruar nga dashuria!.

Njerėzve do t’ua provoja,
Sa gabojnė tek mendojnė.
Tė heqin dorė nga mendimi …
Kur plaken, pa e ditur
Se u plaken, kur heqin dorė sė menduari.
Njė fėmije do t’i jepja flete,
Por do ta lija ta merrte fluturimin vetė.
Tė moshuarit do t’i mėsoja
Se vdekja nuk vjen me pleqėrinė por me harresėn.
Kaq shumė gjėra kam mėsuar nga ju, njerėzit!

Ka mėsuar se e gjithė bota Adhuron tė jetojė
Mbi majėn e malit.
Pa e ditur se lumturia e vėrtetė
Eshtė nė ngjitjen e shpatit.



Kam mėsuar se,
Kur i sapolinduri shtrėngon
me grushtin e tij tė vogėl,
Pėr herė tė parė,
Gishtin e babait tė tij,
E mban shtrėnguar pėr gjithmonė.

Kam mėsuar se njė njeri
Ka tė drejtė ta vėshtrojė njė Tjetėr nga lart poshtė vetėm,
Kur duhet ta ndihmojė pėr t’a ngritur…..



Janė aq shumė gjėra
Qė kam mesuar nga ju,
Por realisht,
Nuk do tė mė shėrbejnė shumė,
Sepse kur do tė m’i vendosin
Brenda asaj valixheje,….
Palumturisht do tė jem duke vdekur.





ATYRE QE LINDEN PAS NESH

Vertet jetoj ne kohe te zymta!
Fjala e tendosur eshte e ēmendur.
Nje balle i lemuar,
Tregon pandjeshmeri.
Ai qe qesh,
Ka gjasa te mos i kete kuptuar, Akoma lajmin e tmerrshem.
Ē’kohe jane keto?
Ne te cilat nje fjalim mbi peme Eshte nje krim,
Pasi nenkupton heshtjen mbi kaq shume krime.

Ai aty qe po ecen
Qetesisht rruges,
Ndoshta nuk eshte
I arritshem per miqte e tij
Qe vuajne shume.



Eshte e vertete:
Fitoj akoma buken e gojes,
Por me besoni: eshte nje rast i rralle.
Asgje nga ēfare bej s’me jep
Te drejten te ngopem.
Rastesisht me kane kursyer.
(Kur te shuhet fati im jam i humbur.)

Me thone: „Ha e pi!
Ji i kenaqur pasi ke!“
Por si mund te ha e pi,
Nese ai qe ha ia heq
Atyre qe kane uri !


Gota ime e ujit i mungon atyre Qe vdesin etjeje?
Por gjithsesi ha e pi.

Do me pelqente
Te te isha i urte.
Ne librat e vjeter shkruhen Ḉfare do te thote i urte:
Te rrish jashte telasheve
Te botes e te kalosh
kohen e shkurter pa frike.
Edhe t’ia dalesh pa dhune,
Te kthesh te keqen me te mire,
Te mos permbushesh deshirat vetjake, por te harrosh,
Kjo eshte quajtur urti.

E gjithe kesaj nuk ia dal:
Vertet jetoj ne kohe te zymta!
Ju qe dilni nga batica,
Ne te cilen ne jemi mbytur…
Kujtoni:
Kur te flisni per dobesite tona,
Dhe kohet e zymta
te cilave ju u shpetuat.Ecnim, duke nderruar.
Shpesh vendet sesa kepucet,
Permes luftrave te klasave, te deshperuar…
Kur kishte vetem padrejtesi S’kishte asnje revolte.



E gjithashtu dime:
Edhe urrejtja kundrejt skamjes,
Shtremberon pjeset e fytyres.
Edhe terbimi per padrejtesite
E ben zerin te ashper.
Ah, ne qe donim te pregatisnin, Truallin per miresjelljen,
Ne nuk mund te ishim te sjellshem.
Por ju, kur te arrije ēasti
Qe njeriu te jete mik i njeriut,
Na kujtoni me miresi!……






Njėshi...

Njė kėngė mund tė shdritė si njė yll,

Njė lule mund tė kundėrmojė erėn.

Njė pemė mund tė filloi njė pyll.

Njė zog mund tė lajmėrojė Pranverėn.

Njė buzėqeshje fillon njė shoqėri.




Njė shtėrngim duarsh ngre njė shpirt.

Njė yll mund tė udhėheq njė anije nė det,

Njė fjalė mund tė formojė njė flirt.

Njė votė mund tė ndryshojė njė komb.

Njė rreze drite driēon gėzimin.

Njė qiri shpėrndan errėsirėn.

Njė e qeshur do tė pėrzejė trishtimin.


Njė hap bėn tė filloi udhėtimi jonė.

Njė fjalė bėn tė filloi ē'do lutje.

Njė shpresė do tė ngrejė shpirtin tone.

Njė prekje e kėndėshme na ngren tutje...

Njė zė mund tė flasė me urtėsi.
Njė zemėr mund tė njohė ē'ėshtė e vėrtetė.
Njė jetė mund tė bėjė bukuri,
Kjo gjė qė varet nga ju vetė !









Kėshilla
Kush veshėt mbyll,
Kur i varfėri thėrret.
Do ngelet gojė hapur
Nė nevojėn e vet.

Nėse pėrfiton thesare,
Me gjuhėn gėnjeshtare.
Jeta jote do tė quhet,
Njė kotėsi kalimtare.




Mė mire nė qoshen,
E ēatisė vehten ngele.
Se sa i varur nė krahėt
E njė grua grindavece.


Nėse plas njė sherr...
Fashite zemrimin !
Njė dhuratė e fshehtė,
Pėrze hidhėrimin.

A do qė gjithmone ti
Tė mos kesh fatkeqėsi?
Kontrollo gjuhėn tėnde
Dhe do tė kete miresi.









Hipokrizia

U bėnė shumė ,
Qė llomotitin.
Burrė tė mirė
Quajnė hipokritin .

Ca e mburrin,
Mbrapa i shkojnė ..
Ca tjerė qeshin,
Nuk dėgjojnė.






Hipokriti ēuditet
Me ca idiotė .
Qė pranė i rrinė
S’e kuptojnė dot.


Pse janė kaq naivė
Dhe gėnjehen lehtė.
Flet i kapardisur
Hipokriti, shumė i qetė .

Vėrtet ata duan,
Ti mburresh pak.
Po pse s'kuptojnė
Qė hilja ka takt.






Ndaj unė tallem
Pėrherė me ta .
Kaloj pak kohėn
Dhe afėr i mba.


Kur ta marrin vesh
si ėshtė e vėrteta
Dhe vet do ēuditėn
naivėt qė unė gjeta ,,,,









Hakėrrim


Qė nga Erska gjer te Shkodra Mbretėron njė errėsirė.
Nėpėr fusha, nėpėr kodra, Vėrshėllen njė egėrsirė!
Pra, o burra, hani, pini,
Hani, pini ore e ḉast.



Pėr ēakallin, nate e errėt,
Eshtė rast i miri rast!
Hani, pini dhe rrėmbeni, Mbushni xhepe, mbushni arka,
Tė pabreke ju gjeti dreka, Milionier ju bani darka!



Hani, pini e rrėmbeni,
Mbushni arka, mbushni xhepa,
Gjersa populli bujar t’ju Pėrgjigjet: peqe,…e lepe!

Ai rron pėr zotrinė tuaj,
Pune e tij, djersa e ballit,
Eshte kafshit pėr gojėn tuaj. Poshte goja e ēakallit!


Shyqyr zotit, s’ka mė mirė, Lumturi dhe bukuri,
Dhe kur vjen e ju qan hallin, Varni buzet edhe turinje!






Hani, pini dhe rrėmbeni,
Eshtė koha e ēakenjvet;
Hani, pini e rrembeni,
Eshte bote e maskarenjve…

Hani, pini, vidhni, mblidhni Gjithe aksione, monopole.
Ekselenca dhe shkelqesa
Si flamuri ne varreza.

Nėnshkrim i zotrise suaj
Nėpėr banka vlen miliona,
Ju shkėlqen nė kraharor Decorata “Grand Kordona”!






Dhe kėrkoni me ballhapur Komb i varfėr t’ju thėrres.
Gjithe me emrin tingėllonjės: Ekselenca e Shkelqeses!?

Duhet te quheni
Pėrhere luftėtare e patriot,
Nė ka zot dhe do duroj, Poshtėėė ky zot, ky palo zot!

Grand i zotrise sate,
Qė nė gji tė kane vendosur,
Eshte pėshtyma e gjakosur
E atdheut tė vremosur;







Ne kolltukun ku ke hipur,
Duke hequr nderin zvarr,
Eshte trikėmbshi qė pėrdite Varet kombi nė litar!

Dhe zotrote kollarise,
Si u bėre e papritur,
Kundėr burrit tė vėrtetė
Zė e vjell e zė e leh!

E na tunde, na lėkunde,
Nėpėr salla shkon e shkunde,
Mbasi dora e armikut
Ty me shoke tė heq pėr hunde.







Rroftė miku yt i huaj,
Qė pėr dite loz e qesh,
Tė gradoi katėr shkallė,
Pse i the dy fjale nė vesh!


Koha dridhet e pėrdridhet,
Do vij dita qė do zgjidhet.
Dhe nga trasta peme e kalbur, Doemos jasht do hidhet!


Koha dridhet e pėrdridhet,
Prej gradimit katėr shkallė.
Nuk do mbetet gjė nė dorė,
Veē se vula e zezė nė ballė!





Mirpo ju qė s’keni patur
As nevoje as gjė tė keqe,
Mė pėrpara nga tė gjithė,
ju i thatė armikut: “Peqe!”

Qė tė zinit njė kolltuk,
Aq u ulėt u pėrkulėt,
Sa nė pragun e armikut
Vajtėt si kopil u ngulėt!

As ju hahet, as ju pihet,
Vetėm titulli ju kihet...
Teksa fshati i varfer digjet... Kryekurva nis e krihet!







Sidomos ju dredharakė,
ju me zemra aq tė nxira,
Ju dinakė, ju shushunja,
ju gjahtare nė errėsira!

Ē’na pa syri, ē’na pa syri!... Hunda juaj ku nuk hyri:
Te i miri, te i ligu, te spiuni
Mė i ndyri!


Dallavera nėpėr zyra,
Dallavera nė pazar,
Dallavera me tė huaj,
Dallavera me shqiptare…





Vetėm, vetėm dallavera, dhe nė dėm tė kėtij vend qė ju rriti, qė ju ngriti, qė ju ngopi, qė ju dėndi!


Nėse kombi vete mbarė,
Nesėr ju veproni ndryshe,
Dylli bėnet si tė duash, Kukuvajk dhe dallandyshe...

Kukuvajka gjithe me lajka, Nesėr silleni bujar,
Nėnė dorė e nėnė maska, Shkoni jepni njė kapar!






Dhe kujtoni tash e tutje,
Me tė tilla dallavera.
Kukuvajka do pėrtypi zogj
E zogj si pėrhera...

Ja, ja grushti do tė bjeri
Pėrmbi krye tė zuzarve.
Koha ėshtė e maskarenjve,
Po Atdheu i shqipėtarve!

Edhe ju tė robėruar,
Rob nė dore tė metelikut.
Fshini sofrat e kujtdoi,
Puthni kėmbėn e armikut!

Qė ta kesh armikun mik
E pandehni mėnēuri..
Mjafton bėrja pasanik,
Pasanik dhe u “bė” i ri,


U bėtė pasanik, me pallate,
me vetura…
Kurse burrat mė fisnikė,
Japin shpirtin nga uria!

Vėndi qėnka sofra e qorrit,
Vlen pėr goje e pėr fytė,
Bėni sikur veni vetulle,
Shoku shokut nxjerrni sytė...


Dhe pėr njė kėrkoni pesė,
Po mė mire njėzet e pesė.
Le tė rrojė batakēiu
Me i miri le tė vdesė!






Po njė dite qė nis e vrahet
Do jete nje bubullimė,
Ky i sotmi zėni i erret,
Behet vetėtimė…..

Dhe i bije rrufeja e pasurise.
Ketij lloj s’I mbetet ,
Nuk ju mbetet gjė nė dorė, vetėm njė kafshite pėr goje!

A e dini qė fitimi brėnda
Katėr vjet mizore,
Nuk ėshte yti, nuk ėshte imi, Eshtė i kombit Arbror,
Eshte i syrit nė lot mekuar,
Eshte i vėndit djegur e pjekur


Ali asllani
Ku do vemi o shqiptare?
Kemi mbetė si vend pa zot.

Kemi vajtė si prralla mot;

Nji qeveri hin e tjetra del,

Ajo na rreh, tjetri na shkel!

Toka e fortė e qielli i lartė,

Kemi mbetė si kali ne baltė!





Kur te rrahin struku mbrende,

S'kemi burra me u pėrmendė .

Hiq kanunin e mos ven ligje,

Kemi mbetė si vathė pa gardhe.

Te gjithe sa jemi vdekė per gjalli,

Me u mbajtė mend-o djalė mbas djali!




Besa e burrit e nderi e grues

Lanė mbas dore….

Kemi mbetė mos Zot ma keq!

Por si te kemi pėrbri ndoj dreq,

Qi pret ditėn me na marrė

Pa na lane kurrkund farė;..."





EJA PLEQĖRI EJA

Jo, jo
Nuk kam vėshtirė
Ta pėrqafoj pleqėrinė...

Ajo mbi gjoksin tim
Ēdo ditė pa u ndalė
Troket, troket e troket...

Jo, jo
Fare frikė s’kam
T’ia hapi gjoksim tim...
Le tė vijė, le tė vijė
T’mė puthė pėrmallshėm
Nė ballė….Mbi rrudhat

Ku rinia pėrjetėsisht iku …
Eja pleqėri eja,
Me gezim tė presė!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Poezi tė krijuara nga forumistėt   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Poezi tė krijuara nga forumistėt
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 36 e 36Shko tek faqja : Previous  1 ... 19 ... 34, 35, 36

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: