Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 T'i njohim krijuesit tanė.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2, 3 ... 9 ... 18  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: T'i njohim krijuesit tanė.   Mon Dec 03, 2007 5:29 am

Nė kėtė temė mund tė sillni poezi, poema, proza, biografi tė ndryshme pėr krijues shqiptarė.




Bohemi i lagjes sime

(Kushtuar mikut tim Mirko Gashit)
Toro

Edhe sot, sikur para nėntė vitesh, mė erdhi tė qaj, tė qaj sikur atė ditė kur lashė pas veti shpirtin dhe dashurin time, kur lashė sytė dhe veshėt, kur lashė shokėt, kur lashė teatrin, kur lashė tokėn e robėruar nė luftėn e ftohėt, kur lashė erėn e barotit edhe nė dhomėn time, kur lashė pėrmendoren e shokut tim, kur lashė nėnėn e sėmurė, kur edhe motrave u morra shpresėn pėr tė nesėrmen .

Mirko Gashi
Edhe sot, sikur para nėntė vitesh, mė paraqiten fytyra tė zbehta me sy tė skuqur nga netėt e pagjuma, mė duket se shoh aktorėt e rinj tė teatrit tim se si marrin mėsim nga rexhisori, edhe sot shof para meje fytyrėn e plakut Bohem nga lagjeja ime duke pi raki rrushi, shof fytyrat e injorantėve qė silleshin rreth tavolinės dhe na vėrenin me njė arrogancė, nė fytyrat e tyre shifej nga larg injorimi dhe akultura e tyre perverze .
Edhe sot, sikur atėher unė ende po pi raki me Bohemin e lagjes sime, mu aty, nė Dardani, te kurrizi, te Hani i dy Robertėve, aua pėr pak mu derdh rakia nga gota qė na solli Beka, i paska mbushur shumė, nga droja se mos po ankohet Bohemi i lagjes sime e pastaj do ketė telashe, ngase kur nervozohej Bohemi i lagjes sime dėrmonte i tėrė kurrizi nga fjalėt e mėdha qė lėshonte Bohemi i lagjės sime, e qė mė pastaj nuk kishte mė tė ndenjur, kur tė uriturit e fjalėve tė Bohemit dėgjonin zėrin e tijė tė lartė mezi pritnin dhe afroheshin duke na qerrosur edhe me shumė gota dhe dopio.
Edhe sot e shof Nderimin dhe Muharremin duke manipuluar me vlerat e qytetit tim, mbase ende tė ndotur por fisnik, e shof Bohemin e lagjes sime duke spjeguar punėn e Lumit dhe punėn e pelenave, ju kishe pėrgjigjur armikut, si zakonisht me vlerat mė tė larta qė kishte - me laps.
".....lis pas lisi, plis pas plisi do bėhet mal....do vi koha kur as oqeani nuk do tė mund ti lajė pelenat e fėmijve tanė..." shkruante Bohemi dhe vetėm shkruante sa pėr ti plasur armiqėt e shumt qė kishim, ata ishin kudo, nė teatėr, nė rrugė, nė toalete, nė kafehone e dikush i kishte edhe nė shpirt dhe nė shtėpi.
Edhe sot e shof Bohemin se si shėtit rrugėve tė ndyra tė Prishtinės me njė krenari tė paparė, e shof se si parakalon rrugės sė vjetėr tė qytetit me duar tė lidhura pas shpinde duke ju drejtuar trimave tė popullit, po u skjaron kohėn e Lumit dhe tė gjith po e dėgjojnė me njė vėmendje dhe kan hapur sytė nė drejtim tė buzėve tė shkrumuara tė Bohemit.
Edhe sot Bohemi po rrin i ulur nė kafenen e qytetit tim dhe po pin raki me kalimtarėt e shumt, por tani Bohemi nuk don tė flas me askend, as me ata qė i njef, as me miq e shokė, as me Lumin, as me Nerėn e Muhharremin dhe as me mua, thot se ėshtė ngopur me muhabete dhe se don qetėsi, tani bohemi po e shikon Prishtinėn dhe po e pin rakin e vetė tė rrushit duke u kėnaqur nė lirin e freskėt qė ja sollėn djemėt trima nga mali qė kishte mbjellur para shumė kohėsh .

Bohemi i lagjes sime do tė jetė pėrher aty pari.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Mon Dec 03, 2007 5:46 am

Atlantida ime

Album Poetik nga Mirko Gashi

Mirko Gashi u lind mė 2 janar 1939 nė Kralevė, Serbi. Shkollėn fillore e kreu nė Preshevė ndėrsa Gjimnazin nė Gjilan. Ka kryer edhe njė shkollė pėr gazetarė. Ka punuar si mėsues nė fshatin Caravajkė tė Preshevės, pastaj gazetar nė Radio Prishtinė, Nė Teatrin e Kombėsive nė Shkup, nė Teatrin Popullor tė Prishtinės e sė fundit ka redaktuar gazetėn “Kosova” tė njė ndėrmarrje ndėrtimore nė Prishtinė. Me krijime letrare ka filluar tė merret qysh herėt. Ėshtė marr edhe me pėrkthime nga gjuha shqipe nė atė serbe dhe anasjelltas. Punimet e Mirko Gashit janė pėrkthyer nė gjuhėt frėnge, italiane, gjermane, arabe, sllovene, angleze, turke dhe maqedone. Ėshtė prezantuar nė shumė vepra tė autorėve qė kanė shkruara pėr shkrimtarėt shqiptarė. Ka kaluar njė jetė prej bohemi, gjatė kohės sa ishte pensionist. Vdiq nė vitin 1995, nė Prishtinė.






Edituar pėr herė tė fundit nga nė Mon Dec 03, 2007 6:06 am, edituar 5 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Mon Dec 03, 2007 5:48 am

Vepr

“Nė vorbullėn e ujit” Prishtinė 1972
“Netėt e bardha”, Prishtinė 1975
“Liberto pėr gjenetivin e ujit”(serbisht), Prishtinė 1977
“Gjarpėri i shtėpisė”, Prishtinė, 1980
“Arbror vitae”, Prishtinė 1988
“Plagė uji”, Prishtinė 1990

Populus Illyricus

Populli
e di
kur duhet bėrė kryq
me tre
e kur
me pesė gishtėrinj
e kur
tė thuhet dova
Ai
mė sė miri
tė thotė
s'ka pėrėndi tė tjerė
pėrvec meje
Populli tė thotė
se s'ka kryeplak
mė tė urtė se fshati
Ai e ka meteorologjinė
e vet
nė gjunjtė e pleqėve e tė plakave
kur ky yll apo ai
gjendet kėtu apo aty
Populli di
pse
s'duhet pėrqeshur lumin
pėr rrugėn e tij gjarpėrore
rrjedhėn mund ta gabojė ndonjė pikė
po lumi kurrė

2.

pasi vetėm ai e di
rrugėn e vet
vallen e popullit
askush
s'do ta mėsojė
as t'i marrė erė
pėr njė jetė kalimtare
Kurrė mos humb besė
ndaj Zotit tėnd tė ri
beso
e po tė besoj
nė kėtė aksiomė

Populli e di
se vetėm fėmijėt dhe kafshėt
tė duan pa hile

Cdo fjalė qė tė thuhet
pėr Popullin
ėshtė e stėrvockėl
Ai e ka celėsin
pėr cdo rebus
vetėm pėr tė s'ka enigma
Eu
Ai
di
se cili mashkull i shtėpisė
ėshtė pėr pazar
e cili jo
Ai e di
mu si Luli i vocėrr

3.

ku ėshtė hija
e ku gjendet dielli
kush ėshtė Mark
kush Januz
e kush Janus
Populli e ka syrin
tė thellė
sa njė oqean
populli tė thotė
se kėnga
ėshtė vaji i burrit
se kėshtu e ka jeta
Ai ka
cka s'ka
asnjė kryevepėr s'e ka krijuar Dante Aligieri
apo ndonjė tjetėr
po Ai
i mjeri
Pėr cdogjė qė ke ndier
mos beso as ti
po populli
e di
Ai
para se ta capojė
tė njėmbėdhjetin hap
dhjetė i ka kaluar
Populli
s'ka epiqendėr
tė gjitha trojet
e skajet
e tij
ashtu mund tė quhen

4.

Populli tė mėson
me proverba
ai tė thotė:
"I di Meta punėt e veta"

BUZŹ LUMIT

Sa tė shkurtėra janė largėsitė
nganjėherė
deri nė breg tė lumit

Kur kitara therret
lumi vlon
peshqve zėri u shterret

Ti pėr bukuri
zgjon puhinė
fjetur nė flokėt e sė dashurės
dhe ia leshon freret

LIRIA

(Lumit,sugarir tim)

Eu cfarė djali kam,
eu cfarė Lumi kam.
sa kafshata,
sa njė pėllėmbė
s'e ka mjekrėn
s'ka as dhėmbė,
mallkon yje,
shkatėrron yje
Edhe nė muajin e vet
tė tetė s'don tė lidhet nė djepin e vet.




Atlantida ime

Hėna lėshoi rrjetėn
qyteti vazhdoi jetėn

nė muzgun e parė
si nė zgjua
jeta vloi

tė dashuruarit
bluanin
drithin e dashurisė

e zemra ime
vaj e nė vaj
si zurkajė
as nė kėtė moshė
me dashuri
s'u josh

jetoja
pa mostra
bėja zustra

me cdo varg
shkoja larg
e mė larg

shkrova
pėr renė e zezė
pėr nėnėn Terezė
por jo edhe kėtė kėngė
jetoja zi e mė zi
skamnor e i pasur
por i tėri nė poezi

taverna
mė celi
kaverna nė cdo tavernė
nga njė kavernė

po qe besa
s'mė la shpresa
se njėherė nė jetė do tė mė paraqitet
ajo kometė
e Halejit

prej tavernės mė shpien
nė orėn letrare
atje poezia ime

qe abetare
e jetės sė shkretė
e jetės sė vėrtetė

dhe aty
nė odeonin e diturisė
zė fill i dashurisė

e gjeta

nė syrin e qiellit
nė zenitin e diellit
nė orėn e gjelit

nėpėr tingujt e lahutės
me ata sytė e sutės
erdhi nė livadhin tim

dre o dre
i pafre
sa gjumin e pamatur
e kishe pasur

dora dorės
zemra zemrės

me baticė i mbushur uri
pėr dashuri
unė urithi
pashė kometėn e Halejit
u harruan tavernat
u mbyllėn kavernat

nė prehrin e henės
sa e lumtur
m'ishte jeta
edhe nė shpirtin tim
tashti zbriti bleta

dre o dre
i pafre
zemra jote dorė
luan duallėn kraharor

kush ėshtė Ikari
kush Arnstrongu

u dėgjua gongu

pa fijen e romantikės
do ta pushtoj
yllin mė tė largėt

tė Galaktikės
t'ia dhuroj
Etės flockė
Etės lockė

klithėn yjet
nga gėzimi
i saj dhe imi

ajo Rrushė
imja
jo e Rexhės
i largoi
pas ferexhes
se reve

pastaj
diku larg
pelat hingėlluan
qentė kuitėn
arat e thara
tė dashurisė
s'u ujitėn

kush na bėri magji
lenetit i dha gji

treti Eta
u zhduk drenusha
vajti nuse Rrusha


mua fati
Rexhėn ati
mua ylli im i fatit
Rexhėn thundra e atit

diku lart
flet njė alt
Eta Eta
e jo Mauthia
Etaaa

e unė e hėna
vajtojmė
luajmė etida
c'u bė nisia
ku ėshtė Atlantida.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicėr
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Mon Dec 03, 2007 11:25 am

Saimir Strati ėshtė zyrtarisht i pari shqiptar qė thyen Rekordin Botėror Gines pėr "Mozaikun me gozhdė mė tė madh nė botė".



Aventura e artistit e nisur mė 11 gusht mori fund ne daten 4 shtator nė mbrėmje kur i dėrguari i Ginesit nė Tiranė, gjykatesi Christian Scott tha: Ju tashmė e keni njė rekord Gines.



Saimir Strati deklarohet emri i parė nė kėto rekorde pėr realizimin e mozaikut me gozhdė mė tė madh nė botė". Ky rekord u thye nė odeonin e Qendrės Ndėrkombėtar tė Kulturės brenda afatit qė Strati kishte vendosur, 24 ditė dhe nėn mbikėqyrjen e njė jurie vendase.

Ky mozaik "i vizatuar" i autoportretit tė Leonardo Da Vinēit nė pėrmasat 2m x 4m u realizua me 500 mijė gozhdė industriale tė pėrmasave 3 cm. E gjithė puna peshon 700 kg.

Kjo punė i takon tashmė rekordeve Gines. Largohet nga Shqipėria drejt Londrės.

Dite me pare, teksa punonte me vrull nga agimi ne muzg.




Saimiri qendron i ulur perpara nje derrase 8 metra katrore, ku ka vizatuar autoportretin e gjeniut Leonardo Da Vinci. Derrasa eshte vendosur pak pjerret qe mjeshtri te punoje me lehtesisht dhe ne krahun e tij te djathte qendron nje tryeze pune ku ka gozhde, cekice, dare e mjete te tjera qe i sherbejne gjate punes. Por pa harruar edhe autoportretin e Da Vincit qe qendron prane tij ne nje kambalec druri, per ta drejtuar me mire neper konture e tonalitete.
Ditet e zakonshme te punes nisin ne oren 8.00 ne mengjes dhe perfundojne ne oren 22.00 te mbremjes. Tashme ka mbaruar rreth 90% e autoportretit te Leonardo da Vincit, i cili rekordin e ka vetem te permasat e tij, 4x2m. Behet fjale per nje veper qe Da Vinci mendohet se e ka realizuar rreth viteve 1512-1515. Eshte nje autoportret thuajse naiv mbi nje kalk te kuq. Per ta bere mozaikun sa me te vertete, Strati mendohet te perdore 500 mije gozhde industriale te permasave dhe ngjyrave te ndryshme, te zeza, gri, ngjyre ari. Vendosja e tyre ne menyren e duhur do krijoje nuancat dhe tonalitetet e nevojshme, qe do nxjerrin ne drite portretin e Da Vincit. Kontrata



Si rezultat i nje komunikimi gati gjashte mujor me Organizaten Boterore te Rekordeve Guinness eshte siguruar qe vepra te kandidoje per rekordin boteror Mozaiku me i madh me gozhde. Saimir Strati aderon prane kesaj organizate me numrin e anetaresise 155731ndersa vepra konkuron me numrin e pretendimit 171723.


Me nenshkrimin nga ana e Saimir Stratit te Marreveshjes per Tentativen per Rekord me Organizaten Gines eshte derguar nga kjo e fundit udhezuesi me kerkesat specifike per rekordin, i cili, se bashku me e-mailin shoqerues, perbenin autorizimin per fillimin e punes.


E gjithe puna mund te peshoje 700 kg. Asnje qindarke vec diplomes Gines, nuk perfiton Saimiri. Vepra depozitohet perfundimisht ne kete institucion rekordesh dhe tashme eshte percaktuar qellimi i saj-humanitar.


Do te thote se fitimet dhe menaxhimi do te behen nga Rekordi i “cmendurive” Gines. Ne librin e Rekordeve Gines qe prej themelimit ne 1955, pas Agim Agushit, i vetmi shqiptar qe ka hyre ne 2005, per rekordin e mbajtjes se topit me koke ulur, ndoshta Strati do te jete i dyti, por i vetmi ne fushen qe ka zgjedhur.


Kush eshte Saimir Strati


Saimir Strati eshte 40 vjec. Eshte diplomuar per pikture ne Akademine e Arteve te Bukura ne 1989. Po kete vit fiton cmimin e Pare ne Konkursin Kombetar te Arteve te Aplikuara. Ka punuar si restaurator i mozaikeve ne sitet antike te Butrintit, Apolonise dhe Bylisit. Ne 1996 hap te paren ekspozite personale. Dy vjet me pas nje tjeter ekspozite ku prezanton bashke me pikturen edhe punet e para ne mozaik.



Intervista -Si ju lindi ideja per te tentuar kete Gines? Une kam 15 vjet qe merrem me mozaike dhe kryesisht me teknikat e reja. Me pelqen qe te jap nje gje te re ndryshe nga ata mozaiket klasike. Nje nga keto ide te reja eshte edhe ky mozaik me gozhde. Kam aplikuar dicka me pare dhe me pas me lindi ideja qe te thyej nje rekord boteror ose te vendos me sakte nje rekord boteror sepse nuk eshte vendosur akoma. -Kush ju ka bere ftesen apo me ke keni bashkepunuar per t’u bere nje nga kandidatet per rekord Gines? Anetaresimi ne kete organizate te rekordeve boterore ishte nje ide dhe iniciative personale. Ky institucion ka nje sekretari me te cilet mund te kontaktosh dhe me pas operon dhe nese pranohesh ngjitesh ne statuse te ndryshme. Une i kam kaluar te gjitha statuset dhe tani me ngelet vetem te marr statusin perfundimtar. -Pse zgjodhet nje pikture te Leonardo do Vincit per kete mozaik? Leonardo do Vinci ka qene gjeni edhe per kohen e vet dhe vazhdon te jete akoma edhe sot. Ai eshte nje njeri dimensional e meriton nje veper dimensionale. Rekordi ne vetvete vleresohet nga dimensionet. Ai ka nje madhesi prej kater meter me dy meter dhe mozaiku me i madh eshte pese meter katror. Dhe per kete vendoset rekordi Gines per dimensionin e madh te tij. Meqenese ky mozaik ka nje dimension te madh atehere meriton nje njeri te madh si eshte Leonardo da Vinci. -Ky eshte mozaiku i pare qe vendos nje rekord te kesaj gjinie? Po. Ky eshte i pari mozaik rekord. Une e vendos i pari kete rekord ne “Librin Gines”. Ky mozaik eshte nje ide e vecante dhe kjo perben nje nga pikat me te rendesishme te kesaj organizate. -Ju jeni edhe piktor perveē se keni shume vite qe punoni mozaik. Kush eshte me e dashur per ju piktura apo mozaiku? Une kam filluar me pikturen dhe nuk mund t’a braktis por vazhdoj te pikturoj gjithmone dhe me pak. Me duhet te bej pikturat per mozaike. -Ju keni bere disa ekspozita. Kur do te vini me nje ekspozite te re per publikun?

Mendoj se do te bej nje ekspozite vetem me mozaike menjehere pas vendosjes se rekordit Gines.
-Pas vendosjes se rekordit Guinness cilat jane projektet tuaja? Pas vendosjes se rekordit kam menduar qe te bej pak pushim pasi puna per kete veper ka qene shume e lodhshme dhe kam nevoje per pushim. Qe te futesh ne ate liber te madh i cili eshte i treti ne bote per nga shitjet eshte pak e veshtire. Me vjen keq qe nuk ka asnje kopje ne shitje te librit “Guinness“ ne Shqiperi. Me pas qendron plani im per ekspoziten me mozaik. -Si e ndieni veten si personi i pare qe vendos nje rekord te tille ne te gjithe boten? Kenaqesia eshte e shumefishte sepse une jam i pergatitur qe te futem ne ate liber gjigand te rekordeve boterore.
-Eshte e veshtire qe te realizosh nje veper me permasa te tilla dhe per me teper me gozhde. Kush eshte me e madhe per ju kenaqesia apo lodhja?


Perderisa eshte edhe rekord edhe veper arti, kenaqesia mbizoteron. Po te vendosnin nje rekord per te numeruar gozhdet une nuk do te merrja pjese, sepse nuk eshte e lehte dhe jo me t’i ngulesh ato qindra gozhde ne nje mozaik. -Sa eshte numri i gozhdeve qe do te perdoren per kete mozaik? Ate do e zbulojme bashke ne fund, Pasi une t’a kem perfunduar ate. Ne boten e cudirave Cdo vit jane rreth 65 mije vete qe kerkojne te marrin pjese ne garen e rekordeve “Guinnes”. Jane plot 30 mije kategori ku mund te konkurrohet dhe cdo vit shtohen te reja. Ne librin e rekordeve, te perkthyer ne 37 gjuhe te botes perfshihen vetem 4 mije rekorde. Mes rekordeve gjen fakte nga me te cuditshmet. Psh njeriu me jetegjate eshte francezja Jeanne Calmet, e cila vdiq ne moshen 122 vjecare dhe 165 dite. Puthja me e gjate eshte 30 ore, 59………………………… ore e 27 sekonda, e realizuar nga Louisa Almedovar dhe Rich Langley ne nje emision televiziv. Pervec Bibles dhe Kuranit, libri me i shitur ne bote me 100 milione kopje eshte pikerisht ai i Rekordeve “Guinnes”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Mon Dec 03, 2007 3:09 pm






7 dhjeroe 2003
Dua tė qėndroj te njė libėr i Podrimjes, “Lum Lumi”. Vetėm nė dyvjetshin e fundit e ka ribotuar dy herė dhe gjithmonė vjen i ndryshuar dhe i pasuruar. Duket se ky ėshtė libri i jetės pėr poetin. Njė tragjedi personale ėshtė sublimuar nė art tė madh.
Sadik BEJKO

Ali Podrimja tashmė ėshtė njė poet me emėr tė madh. I ēiltėr, me njė buzėqeshje tė ėmbėl, i vetėdijshėm pėr sa ka bėrė, ai do ta pranonte njė epitet tė tillė. Aliu ka njė karrierė tė shkėlqyer letrare. Ai ėshtė nga ata qė kanė fituar sigurinė e njė embleme: pėrfaqėson njė vlerė tė shenjtė pėr shqiptarėt, them nė veēanti pėr shqiptarėt, ėshtė njė emblemė e poezisė. Nė biseda me tė ma ka shtjelluar gjatė temėn e vėshtirė: pėrse shkruaj, por nė pėrmbledhjen me ese Tkurrja e atdheut ai i jep njė pėrgjigje, si tė thuash, me shkrim kėsaj pyetjeje. Duhet veēuar qė ai ėshtė njė eseist i hatashėm dhe kohėt e fundit dhe njė antologjist (hartues antologjish).
Esetė e tij kanė nervin e poetit, thuktėsinė dhe ngjeshjen e stilistit, ngėrthejnė faktin dhe pathosin, kanė dramatikėn e udhėtimit nėpėr njė gjeografi tė dhembjeve qė kullojnė gjak e tymojnė shkrumb eshtrash, sjellin dėshmi ngjethėse dhe refleksione tronditėse. Ato ushtojnė ankth e rrevoltė bashkė, kanė tingėllimėn e kėmbanės lajmėtare pėr atė kob qė po i pėrgatitej Kosovės. Kanė pezmin se veshėt e dyllosur janė ku e ku mė tė mirė se veshėt e atij qė e ka paravendosur kurrė mos tė tė dėgjojė. Por kambanat duhet tė bjenė. Deri ne qiell siē di ai t’u bjerė. Aliu, nė vazhdėn e poetėve tanė qė se ka filluar poezia ndėr ne, ėshtė i dominuar nga tema e atdheut, njė poet simbol i identitetit kombėtar.

Nderi i poezisė

Qė nė vargun e parė me idenė e atdheut ia nis Iliada, kėnga e njėrit prej etėrve tė poezisė botėrore, e plakut Homer. Etnia nė Ballkan ėshtė njė brengė, ėshtė dhe njė paranojė. Pėr ne shqiptarėt ajo mbeti njė brengė. Pėr poetėt e popujve pėrreth nesh qė na sollėn aq dhembje, ajo u kthye nė njė sėmundje tė zezė. Nė fund tė fundit, shumė ndėr poetėt e Ballkanit u vunė tė bashkėjetojnė me xhelatin. Nė se poezia rreh nga absolutja, nga njė ėngjėllizim i botės dhe i njeriut, poetėt nė Ballkan u vunė nga situatat tė luajnė njė rol publik duke u vėnė nė shėrbim tė politikave shfarosėse.
Ka poetė qė nga shpėrdorimi i fjalės, humbasin nderin. Nderhumbėsit janė nder i humbur i poezisė.Tek ne nėn diktaturė ndodhi qė shkrimtari tė ēojė nė burg shkrimtarin nė emėr tė shėrbimit ndaj njė kuaze, njė bote tė re. Tė tjerė tė ballkanas duke i shėrbyer shtetit, frymėzuan nacionalizmin, liturgjinė e zezė tė gjenocidit tė atyre qė do tė luanin futboll me koka tė prera njerėzish. Aliu dhe poetėt e Kosovės i shpėtuan kėtij kurthi tė zi. Tema e atdheut aty dhe se mori thekset programatike e tragjike tė njė thirrjeje-britmė qė, pėr rrethanat, ēdo poet do t’ia kishte zili: Kosova ėshtė gjaku im qė muk falet, u pėrtėri nė forma tė stėrholluara e mė shumė tė nėkuptuara, pėrēoi nga qėndresa individuale dhe kolektive. Nė kohė tė vėshtira ujiti rrėnjėt e thara tė njė identiteti nė grahmėn e fundit. Kjo poezi ėshtė e mbushur me respektin pėr njeriun, pėr vlerat e tij.
Kėshtu Aliu dhe poetė tė tjerė tė Kosovės i shpėtuan nderin dhe njė ēėshtjeje tė madhe siē ėshtė vetė poezia. Ajo nuk degjeneroi nė njė magji tė zezė tė propagandės pėr kauza tė dėshtuara. Ajo mbeti vlerė se i qėndroi pranė njeriut, i forcoi nderin atij, i forcoi dinjitetin atij, i dha zemėr qė tė mos humbasė e tė mos tjetėrsohet. Poezia duhet tė jetė e ndershme, si njeriu. Kjo ėshtė njė ēėshtje e madhe pėr njė institucion themelor siē ka qenė poezia pėr shqiptarėt, por dhe siē ėshtė njė vlerė e shenjtė kudo nė botė (Kundera). Kėndej, nė anėt tona, figura e poetit lolo qė i vargėzonte propagandės, vaj mė det, ka ēuar sot tek Mazllėmi, qė, pėr pesė para, del nė pikė tė mėngjezit e bllamurit vargje (ē’t’i vijė nė mend) nga ekrani i njė kanali tė njohur televiziv. Aliu dhe pak si ai i dolėn pėr zot jetės, njeriut, kombit, poezisė. Fjalės.
Katėr nivele leximi pėr “Lum Lumin”

Pėr tė thelluar sa thashė mė lart, dua tė qėndroj te njė libėr i Podrimjes, Lum Lumi. Vetėm nė dyvjetshin e fundit e ka ribotuar dy herė dhe gjithmonė vjen i ndryshuar dhe i pasuruar. Duket se ky ėshtė libri i jetės pėr poetin. Njė tragjedi personale ėshtė sublimuar nė art tė madh. Do tė shfletoja katėr nivele leximi tė kėtij libri tė tragjikės universale qė i ka shokėt tė rallė nė poezinė tonė duke u vėnė pėrkrah me libra tė mėdhenj tė saj si: Milosao, Lulet e verės, Baba Tomorri, Juvenilja, Psalme murgu, Vargjet e lira, Lahuta e malcisė, Vallja e yjeve.
a. Refuzimi i vdekjes. Nė nivelin e parė do tė shihja temėn e ikjes nga vdekja, njė temė e lashtė sa bota, e inicuar qė nė epin e akado-sumerėve, epin e Gilgameshit. Gilgameshi, qytetndėrtuesi, ati i qytetėrimit botėror, me dy tė tretat hyjni e vetėm njė e tretėn njeri, nė saje tė kėsaj tė fundit, nė atė qė ėshtė njerėzor, i duhet tė vdesė. Ia thonė perėnditė. E aty nis udhėtimi i tij i lemerisur nga qė nuk do ta pranojė vdekjen, kėrkon dhe nėn tokė barin e pandekėsisė. Te ky libėr i Aliut, nė jehonė tė Gilgameshit, ati endet nė koridoret e spitaleve, nė tunelet e metrotė nga Beogradi, nė Moskė, nė Paris, nė fshatin e vendlindjes, udhėton me njė fėmijė nė krahė qė t’ia shpėtojė vdekjes sė paralajmėruar nga kanceri. Aliu nuk do ta pranojė vdekjen se si Gilgameshi i lashtė njė fėmijė ėshtė dyfish hyjni: ėshtė fėmija, e ardhmja, ėshtė biri, njė hyjni pėr prindėrit, ėshtė dhe njeri vetėm pėr veten e tij, po njeri qė ikėn e s’ vjen mė. Kėtu poeti me tė drejtė e refuzon fatalitetin dhe rend t’i shpėtojė vdekjes. Lėnda rrėnqethėse qė e mbush librin ėshtė dhėnė nė hollėsi tė dridhshme nė ecurinė e sėmundjes, nė pafuqinė njerėzore pėrpara rrufesh tė tilla tragjike. Pafuqi qė na shtang e na bėn tė luajmė mendsh aq mė tepėr ndaj njė fėmije qė kėrkon mbrojtje. Poeti nuk abuzon si arti i lehtė i shumė filmave e librave me kėtė temė. Tonet tragjike mbahen nė njė solemnitet tė pėrzishėm.
b. Vizioni biblik. E kjo qė thamė lidhet me nivelin e dytė tė leximit. Pafuqia njerėzore ndaj tragjedive tė tilla na bėn mė tė thellė, na ēon nga katarsi, na pastron si kalimet nėpėr zjarret dlirėsuese. E nga kjo lartėsi poeti sheh botėn, shoqėrinė nė aq pisllėk e shnjerėzi. Po ėshtė njė hedhje nė lartėsi tė tilla qė kėrkon pastrimin e krejt njerėzimit, e metropoleve, e shoqėrisė njerėzore nė prerjen e sė sotme dhe tė sė djeshmes, njė njerėzim qė bashkėpunon e bashkėjeton me tė keqen. Ky ėshtė njė vision biblik i librit. Ky ėshtė vėshtrimi pa kohė e pa hapsirė. Ne jemi njė qytetėrim i rrezikuar pėrderisa e kemi shtuar tė keqen dhe e pėrtypim si bukėn nė tryezėn e pėrditshme. Thashė njė vision biblik, jo njė kritikė sociale siē do tė duket nė plan tė parė. Dhimbjet e bukura e pasurojnė botėn.[
c. Bota shqiptare. Niveli tretė ėshtė ai i zbulimit tė rrėnjėve, i rėnies nė themel tė identitetit vetiak e kolektiv. Nė tė keqe secili nga ne rend tė gjejė rrėnjėt e veta, fijet e holla tė qėndresės, rend nė brendėsitė e historitė e gjakut e tė vendlindjes. Do njė taban tė fortė dhe intim qė tė mbahet e tė burrėrohet. Dhe Aliu shkon e nga nuk shkon pėr t’u mbushur me botėn shqiptare, me bukuritė e historitė, me mitikėn e hiret e saj. Duke u burrėruar, duke marrė lėndė force e dinjiteti pėr vete ai ne i jep edhe ne qė e lexojmė atė. E kėtu vij tek ēka thashė mė lart se ky poet i etnisė e ka mbrujtur kėtė lėndė nė disa nivele: nga thirrja deri te kolonat ku mbahesh i rrethuar nga uji i zi i vdekjes. Kosova doli pėrtej Ujit Tė Zi. Fjala e shenjtėruar (Lasgushi) e shpėtoi Kosovėn.

d. Mjeshtėri e lartė Niveli i katėrt ėshtė ai i mjeshtėrisė poetike. Ky ėshtė i tillė qė ndonjėherė tė lė shtang. E tė bėn tė mendosh me ē’ forcė demoniake a ėngjėllorė ia ka dalė t’i thotė, t’i mbrujė vargjet. Aliu ėshtė poeti qė rrėfen, analizon, qė kalon nga intimja te e pėrgjithshmja, nga dhimbja tragjike te e madhėrishmja me lehtėsi e mrekulli gjuhe, vargu e fjale. Ky regjistėr i gjerė ndjenjash e situatash ėshtė nė pėrshtatje me njė arsenal artistic mjeshtėror qė do tė donte njė analizė mė vete. Po ėshtė ky taban arti qė i mban nė kėmbė tri nivelet e mėsipėrme. Nga libri del me ndjenjėn e shėndetshme tė gjallėrisė e tė thellėsive njerėzore tė cilave duhet t’u pėrulesh si tempujve. Kėto cilėsi dhe lartėsi artistike e kanė bėrė atė poetin tonė mė tė pėrkthyer e mė tė njohur ndėrkombėtaris.
Njė poet qė ka arritur lartėsi tė tilla mund ta shtrojė pyetjen: pėrse shkruaj? Si duket kjo ėshtė pyetja torturuese pėr ēdo poet tė vėrtetė. Nė rastin e Aliut kėsaj nuk mund t’i shpėtosh.

Dashuria

Koha ėshtė tė duhemi,
tė kesh besim ne mua kur tė them: Trime,
tė kem besim nė ty kur mė thua: Trim.
Por kokėn time kryeneēe shumė kurthe ngrite,
shumė e pushkėt mbushi babai yt, fisi yt,
njė mijė e njė tė zeza kurdise ku do t'ma zije pritėn.
E nėn njė kulm banonim,
nga frėngjia me ditė mė peshove,
me ditė lexoja Shekspirin nė hijen e Kullės,
se mos do tė takoj te kroni i shpresave.
Ma ruaj syrin, dashuria ime,
ma ruaj shpinėn nga dielli, nga acari!
Kam frikė se ma therin syrin cubat e territ,
kam frikė se mė vrasin pas shpine tė pabesėt.
Dashuria ime, ma zgjat dorėn ta kapėrcejme kėtė
ujė tė madh,
i huaj s'jam as vij nga tokė e vdekshme.

Nė fund tė livadhit tė kositur a po sheh:
ai kali i bardhė ėshtė yni tash e pėrgjithmonė.
Mė shikon drejt nė sy, lėri zėnkat, fjalėt, sharjet.
Unė do tė sjell Lulen nga zemra e bjeshkės,
do ta ndez llambėn nė kullė,
do ta hedh farėn nė tokėn e re.
Kur tė desha, ēoje dashuri pas shtatė katundeve
e tė rėnat tė forta i kishe.
Kur mė deshe, ēoja dashuri me njė grua tė marrė
e mėhalla jehonte nga shpifjet.
Na ikujeta, trime, si s'menduam pak edhe pėr vete.
Koha ėshtė tė duhemi.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Mon Dec 03, 2007 9:36 pm

Pėrshėndes pėr kėtė temė tė hapur,ku mund tė njohim krijuesit tanė.Kja do tė bėjė tė njohur lexuesin tanė me krijuesit,por nuk do tė shkojmė nga ajo tė njohim vetėm emra tė mėdhenj krijuesish,mendoj qė nė kėtė rubrikė duhet tė zėnė vend edhe krijues qė emri i tyre ėshtė krejt pak i njohur nė opinjon,po punae tyre krijuese premton shumė.
Dje nė Lidhjen e Shkrimtarėve Artistėve dhe Krijuesėve Shqiptar nė Gjermani,nė njė tubim mbajtur nė Essen tė Gjermanisė,njoha njė krijuese,dhenjohėja me te mė gėzoi pa masė,mė gėzoj dhe mė bėri tė mburrem qė njė krijuese e talentuar u bashkue me Lidhjen e Shkrimtarėve tanė nė mėrgim.Gjatė njė bisede tė shkurtėr me te,ajo mė dhuroj njė pėrmbledhje tė saj poetike"Nėn Tingujt e Natės"_100 poezi nga Alma Papamihali.Ajo qka po mė nxitė tė shkruaj ėshtė:Kam lexuar shumė pėrmbledhje poetike nga autorė tė ndryshėm,por rrallė kam lexuar poezi sikėto tė Almės me njė brumosje tė mirė poetike,me vargje tė nxjerrura nga thellėsia e shpirtit poetik,tė cilat ecin me kohėn.Alma Papamihali,e lindur nė Tiranė mė 1974,e shkolluar nė Tiranė,tė kryar gjimnazin Ismail Qemali,e mė pas studimet nė degėn Gjuhė dhe Letėrsi,tani mėsimdhėnėse nė Frankfurt tė Gjermanisė,nė shkollėn me mėsim plotėsues nė gjuhėn shqipe. Poezitė e saja janė hallkė e fortė qė e lidhin poeten me atdheun dhe me poezinė esaj pasqron,mall,dashuri,nostalgji............Tė bėsh fjalė pėr pėrmbledhjen poetike tė Almės duhesh tė shkruash shumė,shumė,unė po jap kėtu njė poezi tė saj ,nxjerruar nga faqja e mbrapme e kopėrtinės,poezi e shkurtėr por njė krijues qė di tė e zbėrthej mirė kėto pak vargje flasin shumė.



mbeta njė njeri
i moralshėm nė jetė
pėrderisa s“jetova,
ashtu siē desha vetė....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Mon Dec 03, 2007 9:53 pm

Disa poezi nga poetja Alma Papamihali,zgjedhur nga pėrmbledhja poetike"Nėn Tingujt e Natės"


GĖNJESHTRA

Kush thotė kurrė s“ka gėnjyer,
gėnjen!
Kush pyet ē“ėshtė gėnjeshtra,
gėnjen!
Kush thotė gėnjeshtėr s“ka dėgjuar,
gėnjen!
Kush thotė gėnjeshtrėn ē“e dua,
gėnjen!
Derisa nė njė botė tė gėnjeshtėrt,
rron,
Dhe tė vėrtetėn brenda gėnjeshtrės,
gjen.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Mon Dec 03, 2007 9:57 pm

POETĖT

Poetėt...ah...poetėt

..........ē“njerėz qenkan,
........................vallė?

Lindin,
..........tė dashuruar,
..........dhe vdesin beqarė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Mon Dec 03, 2007 10:01 pm

SHPIRTI I RI

Ēdo mur i dhomės
ka varur njė pasqyrė,
ku vetėn sheh ēdo ditė...

Por tė rinohesh
nuk vlejnė pasqyrat,
qė s“dėpėrtojnė nė shpirt...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Mon Dec 03, 2007 10:09 pm

KUJDES

Nėse njė degė kėput
mos pyet mė pas,
pema si quhet...

Para se dikė tė lėndosh,
mundohu tė dish,
ēfarė duhet...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Mon Dec 03, 2007 10:17 pm

NĖN TINGUJT E NATĖS

Dita stafetėn i dha natės,
E prisja diēka tė tillė,
Kur muzgu zu tė bjerė,
Frymėzimi merr zanafillė.

Heshtje dhe pėrsėri muzikė,
Mbrėmjeve dėgjoj njė serenatė,
Nėse di dhe natėn ta jetosh,
Jeta ėshtė dyfish e gjatė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Tue Dec 04, 2007 12:39 am

Shumė mirė po bėnė i nderuari Shaban Cakolli qė po sjell poezi nga Alma Papamihali. Arsyeja ėshtė se me poet tė njohur si Ali Podrimja shumica kemi njohuri, kurse me poezit e Almės ėshtė shumė interesant tė njoftohet lexuesi me vargjet e saja.

Mua shumė mė pėlqyen kėto poezi tė saja i urojė suksese nė jetėn poetike.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Thu Dec 06, 2007 9:45 pm

ALMA PAPAMIHALI

RRUGĖ QĖ SHKELEN
Kjo rrugė ende mė do,
edhe pse ēdo ditė e kam shkelur...

Sa rrugė tė tilla ka nė botė,
qė tė pa fjala kanė ngelur...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Thu Dec 06, 2007 9:48 pm

ALMA PAPAMIHALI

POETI
Do mė mjaftonte
veē vargu i fundit,
tė tė njihja
ndėr qindra poetė...

Mase njė fjalė
do mė mjaftonte,
shkėputur nga vargu
yt i vėrtetė...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Thu Dec 06, 2007 9:54 pm

Alma Papamihali

HĖNA GĖNJEN

Nuk bie Hėna,
mos u mat ta presėsh
dhe nėse pranė e ke...

Nuk bie Hėna
mos prit ta presėsh,
veē djallėzisht tė sheh...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Fri Dec 07, 2007 3:09 pm

SIMFONIA E LIRISĖ
POEZI NGA SKĖNDER HALITI

KALI I TROJĖS

Kalit tė Trojės
thundrat i janė ēarė.

Kalit tė Trojės
jelet i janė zbardhur.

Nėpėr fushat tona
do tė lėrė kokėn,
eshtrat e tij
si duron mė toka.
(1985)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Fri Dec 07, 2007 3:18 pm

SKĖNDER HALITI
QĖNDRESA
Nukshuhet kurrė
pisha dardane:
as nga gjaku i trimave,
as nga lotėte nėnave.

Ushujzė e zezė
nga moēali i Karpateve
thithė gjak fėmije
nė tokėn e shenjtėruar.

Nuk shuhet fara
nėpėr kėto ara
tė ujitura me gjak.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Fri Dec 07, 2007 3:21 pm

SKĖNDER HALITI

ETJA
Tokė e etur pėr liri:
pėr gjelbrimin e syve tanė,
pėr kaltėrsitė qiellore,
pėr purpurin e gjakut.

Nėpėr grykat e maleve
jehon fyelli
i gdhendur nga ashti ynė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Fri Dec 07, 2007 3:27 pm

MIRAMARĖ O MIRAMARĖ
POEZI NGA BISLIM ALIU
MĖMĖDHEU

Merre kokėn e kokėn e dheut
E falja mėmėdheut

Nisu e nisu drejt folesė
Falė i qoftė jeta mėmėdheut

Merre e nisu tok
Mėmėdheun e kam mė shumė se shok

Merre e kurrė mosu ndal
Mėmėdheut i qofsha falė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Fri Dec 07, 2007 3:30 pm

BISLIM ALIU

BUKURIA QĖ VRET
Bukuria qė vret
Dikend
Nė fund tė pusit e qet

Syrin e qet
Shikimin e vret.

Bukuria nė hark
E vret nė qark.
Eu
Bukuria qė vret
Nė fund tė pusit tė qet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Fri Dec 07, 2007 3:36 pm

BISLIM ALIU

MEDET
Sa telashet i pata
Nė kėtė jetė tė zbrazėt

Unė
Gunga
E qeni

Sa vėrshtėrsitė mė lindėn
E bota tallet me mua

Unė
Bota
E qeni

Medet
Asgjė s“po kuptoj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Fri Dec 07, 2007 8:39 pm

POEZI NGA RAGIP RAMAJ
Nga pėrmbledhja poetike"KORIDORET E SHPIRTIT"

VETVETEN VRANĖ

Thanė:
Do ti vrasim JASHARėT!
Kėshtu vrasim Drenicėn!

Nėse vrasim Drenicėn
kemi vrarė Kosovėn
dhe shqipen maje kreshtave!

As vranė Jasharėt,
as vranė Drenicėn,
as vranė KOSOVĖN,
as shqipen mbi kreshta
vetveten vranė!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Fri Dec 07, 2007 8:41 pm

RAGIP RAMAJ

HIJA
Iku robėria
si kudra me bisht ndėr kėmbė.


Hija e saj
pėrdridhet Atdheut.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Fri Dec 07, 2007 8:44 pm

RAGIP RAMAJ

BUZĖ ELBES

Buzė Elbes
Unė,Vetmia e Zalli

Kujtimin e vret Etja
Etjen e kall malli.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Fri Dec 07, 2007 8:54 pm

RAGIP RAMAJ
KURBETI
Ai ėshtė zjarri
urna e tij jemi ne.

Flakėte tij prej malli
shkrumbojnė nė ne.

Dhe askush nuk i sheh.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
T'i njohim krijuesit tanė.
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 18Shko tek faqja : 1, 2, 3 ... 9 ... 18  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: