Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 T'i njohim krijuesit tanė.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1 ... 9 ... 15, 16, 17, 18  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Thu Oct 23, 2008 1:27 pm

 Petraq Kote  
  
 


Treni qė i ikėn dhimbjes



M’u kujtuan trarėt e nderit tė shtėpisė,
qė traversa pėr hekurudhėn
e jetės u vendosėn;

edhe gjyshja me gjyshin,
qė trenin e besimit tėrhiqnin
mbi tė cilin familja jonė e madhe udhėtonte.

Pastaj,
si babai dhe nėna i ndėrruan njė stacion,
njė jetė …

Dhe tani qė trenin e familjes sime tė zhurmshme
unė tėrheq,
mė vjen tė zihem me trarėt qė kalben,
ēatinė qė pikon
dhe jetėn qė mbaron nė njė jetė …

Dimėr, Fier 2001
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Thu Oct 23, 2008 1:27 pm

Petraq Kote  
  
 


Plepi i tharė, gargujt dhe shkrimtari



Si kockė e shkulur nga qimiteri,
anė udhe ėshtė njė plep i tharė,
ca garguj, ulur ndėr degė, atje
mallkojnė tė lodhur rrugėn e marrė.
Njė bufe strehė-rėnė nė rrėzė qė i ngrihet
tė vetėm brenda 
ka njė shkrimtar
edhe ai si gargujt me gotė shan brengėn,
oh,
rrugė pa rrugė
nė rrugėn e marrė.
Shikon pėrpjetė,
kėrkon t’u flasė,
dhėmballė e mendjes e shtrėngon,
sa shumė mundohet …
eh, mė nė fund,
truri i kafshuar
gojėn liron.
… kanė qėnė ca mote o zogj tė zezė
kur shpirti i mirė sundonte dhenė …

pastaj mallkon vitet qė shkel
dhe gojėn kyē
e mė s’rrėfen …

Tiranė, vjeshtė 2001
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Thu Oct 23, 2008 1:28 pm

 Petraq Kote  
  
 


A s’vjen prej larti malli duke qar?!...



Ai malė qė hekuros re nga shpirti tė zbardhura 
e nga shpirti tė nxira,
kalon mbi shpinėn time tė shtypur matan lumit tė mendjes 
e rrėzohet…
O, fusha ime qė shtrohe pėr Inėn Adriatikase
nė qafėn e puthur
tė lindjes sė diellit mė me sy nė botė,
pėrse litarėt e frikės nuk i kėput qė unė tė tė dua edhe mė cart?!
 

Ti nuk e shikon kėtė ujė kur dheut i arratiset ē’formuar
a s’i vjen prej larti 
Mallit duke qar?!...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Thu Oct 23, 2008 1:28 pm

 Petraq Kote  
  
 


Kau i plakur, lesa e ugarit dhe korbat



Sa herė festojmė ditėlindjen,
tė zeztė ne,
ditėvdekjen festojmė…

Lesėn e ugarit heq kau i plakur,
sterrin e korbave 
mbi lesė qė qajnė,
shkon mjeti i vjetėr dhe shtyp dherishten,
zogjtė nga shtėpivdekja me thonj e mbajnė.
Sikur heq jetėn mbi zvarrishte
ēapit me thundra kafshė e gjorė …
zinxhiri i zisė
jo, nuk i shqitet,
ēdo hallkė me sqep
ngordhja bėn kor.

Dhe kur e lodhur kafshė e ligur,
diku
nė fund are sapo qėndron,
reja e zezė e korbėrisė
nė ēast e vret,
e gllabėron …
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Thu Oct 23, 2008 1:28 pm

 Petraq Kote  
  
 


… fshatarėt e rinj pa lavdi



Shkoj pėr nė fatin tim tė lindjes …
Dhjetėra vjet nė ēantėn e shpinės
me pluhur,
me re,
me mjegull shqisash veshur.

Dikush m’a fsheh parjen !…

Mbi supe s’kam lavdi, thjesht kam pluhur,
pluhur natyre,
zėra tė ndotur
dhe shikime tė pista.
Pėr fat tė keq
edhe vuajtjen,
pse miqtė i kam tė zgjuar
dhe armiqtė budallenj!
 
Kur tė arrij nė fshat do ta shkund veshjen,
por 
po e gjeta gjallė tė dashurėn,
se kujt tjetėr t’i shfaqem pa kėto re dhe pastėr?!
Oh,
nuk mund ta kapėrcej
poshtė pragut tė fshatit
kėshtjellėn ku dikur i mbrohesha armiqve tė zgjuar;
paskan vėnė
patjetėr
poshtė kėshtjellės 
edhe varrin e dashurisė time!

Njė korb po mė thotė se ka vdekur edhe varri,
mirė s’e kuptoj!
Kthehem …
i kthyer mbrapsht, si xhaketė e vjetėr
tek rrobaqepėsi qorr.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Thu Oct 23, 2008 1:28 pm

 Petraq Kote  
  
 


Burra qė rrėzohen …



Mbėshtetem tek dita, 
Rrėzohem;
mbėshtetem tek nata,
pėrsėri rrėzohem.

Edhe avionėt e urrejtjes 
mbushur me urrejtės
hyjnė nė qiellin e shpirtit tim dhe rrėzohen mbi sofra qė kanė uri,
e garderobė qė kanė tė ftohtė

Dita mbėshtetet tek trėndafilat e bardhė,
ndėrsa nata ende s’po gjen njė vend ku tė mbėshtetet;
trėndafilat e zez ende s’janė
… prandaj nuset mbajnė nė dorė trėndafila, 
kanė ditėn aty,
mbėshtetur
dhe burra qė bien pėrherė …
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Thu Oct 23, 2008 1:29 pm

Petraq Kote  
  
 


Ti erdhe pėrgjysmė …



Ti erdhe tek unė nė gjysmė tė jetės,
gjysma tjetėr tė pat mbetur diku …
siē vjen gjysm’e gjelit nga pėrralla e vjetėr,
siē vjen sirena nga deti blu.

Ti erdhe tek unė me gjysmė mendje,
nė gjysmė shtrati u shtrive ti,
gjysmėn e trupit mė fale mua,
gjysmėn tjetėr se kujt s’e di!

Ti erdhe tek unė me dėshirėn pėrgjysmė, 
nė ardhjen e plotė s’ishe veē ti
dhe kėshtu pra ndodhi gjysmė ndodhja,
o vashė, sirenė, gjysmė dashuri! …
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Thu Oct 23, 2008 1:29 pm

Petraq Kote  
  
 


Qyteti pa mend



Nė hartėn e qytetit,
hiri guerril hodhi shenja tė reja topografike:
edhe plumbat,
granatat,
edhe predhat,
thikat,
politikat
e gjaku
shėnoi pėrrenjtė e tij,
krojet …
O Zot … qė pihen!
Edhe veteranėt 
i ngritėn prapė pėrmendore gėnjeshtrės.

Mendja?!
Oh, mendja
nuk ishte nė qytet atė kohė …

Nė hartėn e qytetit 
mendja e ka vendin bosh.

Kam frikė se dikur, kur mendja tė jetė nė prani,
s’do tė ketė mė vend pėr mendjen nė qytet 
e atėhere lindjen e diellit 
do ta shoh nė krahėt e korbave - mėngjes.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Thu Oct 23, 2008 1:30 pm

Petraq Kote  
  
 


Varre jemi apo njerėz?!...



Me ndjenjėn e zjarrit ndezur mbi fytyrėn time mangall
dhe tėrmetit nė gjoks
hyra nė turneun e fundit kombėtar tė miss – eve,
qė fare mirė mund tė quhet turneu kobėtar i erosit
me opus pentagramesh
pyes:
Me dorė i keni bėrė 
o, nėna kėto vajza
o, skllave tė burrave tuaj varre?!
 
Miss -e dhe shtėpi tė fshehta kurvash mbijnė nė dheun tim
ēdo kohė 
dhe vaj mė vaj ...

Kala bukurie qė rrėzohen nga gropat e qejfit
qė u llokoēiten nė rrėzė tė kofshėve nga peshku penis
me epitaf tė pashkruar
“ varre sperme ”
 
pa kryqe 
edhe prej mendjeje.
 
Me ndjenjėn e hirit nė fytyrėn time vatėr e shuar
dhe tėrmetit nė gjoks,
me kėngėt e motrave qyqe
pėr njė kufomė qė vjen sa herė rinia vjen,
pyes veten
varre jemi apo njerėz ???
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Thu Oct 23, 2008 1:30 pm

 Petraq Kote  
  
 


Pėrmendorja e Shqipėrisė



Mitologjinė e Pellazgjisė, Ilirisė, Shqipėrisė,
grekėrit 
poshtė e firmuan,
edhe shkrimet e shenjta tė Moisiut
septuaginta
nė emėr tė tyre janė ! ….

Zot! …
bijtė e tu, 
sa herė bėnė breza nė sytė e tu
bėnė lindje tė gėnjyer,
bėnė jetė tė gėnjyer,
bėnė vdekje tė gėnjyer.

Kur vranė Sokratin,
grekėrit nuk vranė Sokratin,
sokrateskėn e shenjtė vranė
dhe rritin
gėnjeshtrit ose grekėrit qė atėherė.

Ti, s’ke baltė,
ti, s’ke gurė,
edhe prej lyme tė tharė, o pellazgjishqipėri,
Strabonit piedestalin dhe mbi piedestal pėrmendoren t’i ngresh
se pėrmendoren tėnde ngre atė ēast me Hyll, 
me Herkul,
qė janė bijtė e tu?! …
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Thu Oct 23, 2008 1:36 pm

Zeqir Fazliu



Zeqir Fazliu

Zeqir Fazliu u lind mė 1943 nė Karaēevė tė Poshtme tė Dardanės ( Kamenicės). Shkollėn fillore katėrklasėshe e kreu nė vendlindje, kurse tetėvjeēaren e mbaroi nė Roganė ( Rogaēicė) tė Kamenicės. Shkollėn normale e kreu nė Gjilan, mė 1965. Shkollėn e Lartė Pedagogjike ( dega gjuhė dhe letėrsi shqipe) e kreu nė Prizren, mė 1969, ndėrsa Fakultetin Filozofik – Gjuhė dhe letėrsi shqiptare, nė Prishtinė, mė 1973.
Sa ishte pofesor nė Akademinė Pedagogjike tė Gjilanit, e pėrjashtuan nga LKJ-ja dhe filluan procedurėn pėr largim edhe nga puna. Nė vitin 1975 nė Gjilan, dhe nė vitin 1977, nė Prishtinė, Z. Fazliu ka pėrgatitur dramėn “Niku i Martin Gjinit” tė Petro Markos dhe e ka shfaqur nė shumė qytete tė Kosovės. Autori ishte regjisor i kėsaj drame.
Autori jeton nė Gjilan dhe ende merret me krijimtari letrare. Zeqir Fazliu ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės. 


Deri mė tash ka botuar kėta tituj:

''Kėngė pėr liri” , 1992;
“ Zėri i bilbilit” , 1993;
“ Lirika e Trojės” , 1994;
“ Rilindja e dashurisė” , 1996;
“ Krismat e lirisė” , 1999;
“ Labirinti sibilik i Dijes” , 2001;
“ Kėngė tė ndezura pas shiut” , 2002;
“ Dielli lindi, por nuk zbardhi” , 2003, dhe 
“ Diēka nuk po mė lė tė ec” , 2005
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Thu Oct 23, 2008 1:36 pm

Zeqir Fazliu  
  
 


Merimangat



Herėt shpirti im del nga mėndafshi
dielli i zbėrtheu kopsat e lėshoi mėrmėrimė

E shajnė diellin
merimangat
turpin e muzgut ta mbulojnė
pa turp
t’i thyejnė eshtrat
buzėt dhe duart

Erdhėn merimangat
nėpėr njė muzg
dritash gėnjeshtare

Nė mbrėmje
asgjė
s’ėshtė e bardhė
as nė mėngjes
mbi shuplakė pėrfytyroj
hijen e merimangave
nė duar

Nė mes tė ditės
ngjyrat
e zeza
pėrplasen
nėpėr grykėn e trazuar
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Thu Oct 23, 2008 1:37 pm

Zeqir Fazliu  
  
 


Hėna me lot e mbuluar



Bari po thahet nė pėllėmbėt e drurėve
tiktaket e hėnės pėrkunden nė muzgje

Fijet e fundit nė pasqyrėn e lotit
bien nėpėr ujė si njė gurgullimė

Bie gjethi nė tokė me dhimbje e mallė
trishtohet pėr nėnėn e vet

Rrėshqiti nga bredhi frymėzimi e gjethi
hėna me lot e mbuluar

Rrotullohet vaza e pikėlluar e motit
tek dritarja me lulet e vyshkura

Rėnkon nė mal me pika mbuluar
njė dru i braktisur nga bebėzat e sythat

Ėndrrat e fundit nė shuplakėn e ballit
treten nėpėr lumė si njė gurgullimė

U dogjėn nė mal cicėrimat e zogjve
u dogjėn edhe puplat e bardha mbi ēatinė e valėve

Rrėshqiti nga bredhi frymėzimi e gjethi
hėna me lot e mbuluar
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Thu Oct 23, 2008 1:37 pm

 Zeqir Fazliu  
  
 


Vaji i palmės



Mbi lėvorėn e hollė nė njė abazhur
Rri pezull aroma e pemėve tė bardha

Njė palmė e lakuriqėsuar nėpėr kohė
mallkon gurėt
pėrbuz diellin
dhe formėn e pikės 
sė zezė

Palmės ia kanė kėputur flatrat e kaltra
flatrat e tė tjerave s’i kanė prekur
vajton dielli dhe ajri

Palma ėndėrroi pėrherė
pikėn e bardhė mbuluar me lule

Palma mbi palmė pėrplaset e fjala mbi fjalė
vetėm njė gur pėrkulet pėr diell
pėrkunden duart dhe bebėzat e syve

Fluturuan nga palmat gjethet e vjeshtės
fluturuan ėndrrat e fundit me degėt e plasura
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Thu Oct 23, 2008 1:37 pm

Zeqir Fazliu  
  
 


Dielli i pranverės



Vizatova sonte bredhin
nga dritaret e mbyllura
I zbukurova pėllėmbėt e tij me ngjyrėn e bardhė
mė erdhi gėzimi tek bebėzat dhe sythat 

Vizatova bredhin me ngjyrėn e kuqe 
dhe ngjyra e bredhit nė pranverė
mė bėhet e bardhė

Pėllėmbėt e bredhave me ngjyrėn jeshile
rriten deri nė qiell
nėn njė abazhur tė ngrohtė
pranė pemės dhe pasqyrės

Nė tryezėn e bardhė mbi pasqyrė
e ndrydhja lapsin aq fort
sa hapej hėna dhe qielli
mė pėrkėdhelte bredhi dhe mė bėnte diell

Kanė ēelė manushaqet mbi petalet e buzėve
bredhi im lėviz nėpėr ajėr

Erdhėn nga qielli ėndrrat e kaltra
erdhėn rrezet e para me puplat e zogjve

Dielli erdhi me ngjyrėn e vet nėpėr fushė
dhe ngjyra e diellit nė pranverė
mė bėhet e bardhė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Thu Oct 23, 2008 1:38 pm

Zeqir Fazliu  
  
 


Kėndim



U mbushėn me kėngė dielli
kaptinat e zbrazėta tė pyjeve
jeshile

Kėndova diku nė hije izbash
nėpėr udhėtimin tim ēalaman

Kam zbritur nga hėna rrėmbimthi
jam pėrbuzur nga fjalėt e mureve
himnin ia dhurova diellit
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Thu Oct 23, 2008 1:38 pm

 Zeqir Fazliu  
  
 


Kėngė e re



Njė grumbull trėndafilash
dhe njė alarm halucinacionesh
bien 
mbi rimelin blu tė kėngės

Edhe njė siluetė e ndezur
struket diku afėr
si njė anadiomenė
qė shpėrndahet nga zbatica trembur

E ngjitur nė hapėsirė
nėpėr rreze dielli
rri krenare ėndrra ime
edhe kėnga
edhe fjala
Kėngė e re
Pėrpara imagjinata e madhe e diellit

Kėnga ime thur vargje tė lira pėr hėnėn
pastaj do tė fillojė dasma
vargut do t’i rritet fryma

Kėnga erdhi nėpėr udhėn e pyjeve
vargu bėhet mal, kthehet nė gurgullimė lumi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Thu Oct 23, 2008 1:38 pm

Zeqir Fazliu  
  
 


Qėndresa



Nuk di pėrse nė letrėn e bardhė
Zjarri gjithnjė po m’i djeg
Vargjet
ėndrrat
shpresat

Dielli po ma kthen grushtin
E nuk po ec
lumi
fati
kėnga

Zjarri ka lėshuar temperaturė
vallė sa i fortė qė isha
qė nuk u dogja
nga kėto zjarre
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Thu Oct 23, 2008 1:39 pm

 Zeqir Fazliu  
  
 


Nostalgji



Dikur fluturoja nėpėr flatra tė bardha
Vargu im ombrellė e ngazėllyer me kėndimin
kishte frikė pėr largim tė tėrbuar

Unė pikturoja bebėzat e asaj hėne
vargu im ishte diell

Shtypa sustėn e parė pėr kėngėn
hapa tė gjitha portat
fluturoja nėpėr udhėn e ėndrrave

Ku vajti
gurgullima blu e fjalės
kėnga ime e ndezur

Kėngėt e lumtura i pėrshėndeta me dorė
dhe labirintave tė hėnės u mbylla nė muzg.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Thu Oct 23, 2008 2:50 pm

Julia Gjika 



Julia Gjika u lind me 11 Korrik 1949 nė qytetin e Gjirokastrės. Ka kryer gjimnazin Ajet Xhindole nė Berat . Studimet e larta i kreu nė Tiranė ne degen e Finances(Akademia Ushrarake) dhe ka ndjekur me korespondencė pranė Universitetit ne Fakultetin...
 Julia Gjika  
  
 


Cikel me poezi



DITE E RE 


Kjo dite e re 

Erdhi me gjithė tė mirat 

Mbizotėron njė qiell 

I cili na fal entuziazmin 

Lėri tė gjitha punėt- mė thua 

Tė shijojmė castin 

atė qe na ka dhėnė Zoti, falas 


Syte 

Dy bebėza tė vogla 

Dy diej tė blertė 

Dy lėndina tė buta 

Tė ėmbla pėr jetė, 

Dy bebeza tė thella 

Pėrpinė cdo gjė nė sekondė 

Sycka si ato tė tuat 

Nuk gjėnden nė botė. 

Dy bebeza kaldioskopike 

Rrotullohen ngado 

Tė vėrtetat zgjojnė, 

Frike nga vdekja nuk kane, 

Jo. 


KUR NUK DO 

  

Sa e rrėndė ėshtė, 

kur nuk tė duan. 

Kur hapur ėshtė pėrbuzja, 

nėnvleftėsimi, injorimi, 

sa shumė vuan. 

Sa i mjerė je, 

Kur kupton se nė botė, 

dhe nė atė botė 


nuk do njeri. 

Zemer bosh 

As hasmin mos shih. 

  

VEGLA QORRE 

Deget e lisit plak zgjaten, 

prekin qiejt e viteve 

me furtunat maten. 

Ndjekin fluturimin e shqipes, 

prehen nė syrin e dritės. 

Kanė blerim, nė zemėr gėzim. 

Kur sopata e njeriut 

pa meshirė godet, 

i tėri lis dridhet. 

S’kėrkon mėshirė. 

Sopata harron, 

se bishtin ja dha lisi. 

Nuk ka kujdes kur prźt, 

pėrtokė hedh lisin. 

Bota e sheh 

sopatėn e vogėl vrastare, 

qė punon si vegėl qorre. 

Me fajet 

strukur qosheve hesht, 

kurrė s’kėrkon falje. 

  

KUSH THA 

Kush tha se nuk jemi njėsoj, 

kush tha se ti je brilante 

Ne jemi mbrujtur 

nga e njėjta argjilė 

Nga i njėjti pocier 

Nga tė njėjtat duar 

Kush na fut nė ngasje? 


 PA KTHIM PRAPA 

Ishte ecje e gjatė. 

U afrova, 

por nuk e arrita. 

Nje hap 

dhe fillonte humnera. 

S’me la te shihja, 

ate qe desha. 

Nje yll me tregoi 

rrugen e vertete. 

Pa kthim prapa, 

vazhdoj ecjen. 


ZERAT DALLOHEN 

Kėtu poshtė 

Po xhirohet paradė e moshave 

Kanė vėnė maska, 

Por mund t’i dallosh nga zėrat. 

Po tė ngjitemi lart 

Zėrat do tė jenė njėsoj, tė butė, 

Fytyrėn tė vrarė nga mosha 

s’do ta shohim mė. 


JULIA GJIKA 


 SHTATOR/2008
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Thu Oct 23, 2008 2:51 pm

Julia Gjika  
  
 


Cikel me poezi



ATE KOHE... 
  
Ne ishim shumė tė varfėr, 
Pse u ndamė? 
Asgje s’kishim pėr tė ndarė 
Aq keq, si erdhi ndarja? 
Nuk e besuam. 
kaloi pa u vėnė re dita e parė 
Pastaj njė muaj, 
Vite shkuan. 
Ti s’dhe asnjė shėnjė 
tė gjitha shenjat i harrova unė. 
Mbetėm pa folur, 
mbetėm tė zėnė. 
Tė tjerėt, gumėzhinin si bletėt 
pas nesh 
Duke na treguar me gisht 
U deshėn pėr vdekje 
Atė kohė 
  
 
TI S”ME LE TE HUMB 
 
Shpirt, ti mė thua 
Tė pres. 
Mė prźt –shkruan. 
E dėgjova zėrin tend. 
Nuk jam unė 
Ndaj s’tė pėrgjigjem. 
Desha tė humb, 
Syrit tend ti vidhem. 
Por dashuria 
Rendi, mė kėrkoi, mė gjeti 
nė shtegun e verbėr. 
Vetminė time e la vetėm. 
Mė tėrhoqi 
S’munda t’i humb, 
Syrit qė mė ndjek. 
Shpirtit qė mė do me shpirt 
Ti s’mė le tė humb! 
  
  
DITA KISH BUZEQESHJEN TENDE 
  
Nga thirrja jote u zgjova. 
Kisha rėnė nė gjumė tė thellė 
U ngrita, dielli ish ngritur lart, 
zbardhte dita e re, 
me buzėqeshjen e fytyrės tėnde. 
Njėmijė fjalė falenderimi tė dėrgoj 
Kisha nevojė pėr zėrin tend. 
  
  
SI T’A PRISH KETE HESHTJE? 
  
Heshtje e gjatė, 
Pikėlluese. 
Nė fakt dua tė tė them shumė. 
Si t’a prish kete heshtje? 
Trėndafila dua tė tė sjell, 
tė dehesh nga aroma, tė harrosh, 
qė pėr asgjė u grindėm. 
Pėr pak kohė e menduam. 
Tani ndehet e gjatė pa kufi, 
deri kur ? 
  

DASHURINE TENDE MOS HUMB ! 
  
Eshtė mundur shpirti, 
nė dyluftim me fyerjen. 
Nga lotėt e ftohtė ėshtė lagur, 
Dridhet si purtekė, 
nė njė qosh i vetmuar. 
Ngashėren pa frymė, 
me zė tė shuar. 
Lutja ri zgjuar. 
Falmė o Zot! 
Tė gjitha shkojnė e vijnė. 
Vec dashurinė tėnde mos humb! 
  
  
SA KOHE JEMI NEN DIELL 
  
Eja, kėtu ka vėnd pėr tė gjithė. 
Mer njė cadėr, ose njė peshqir. 
Nuk numurohen kokrrizat e rėrės, 
flladi dhe valėt. 
Dielli i bėn tė shkėlqejnė njėsoj. 
Njėsoj i kemi nė trup, 
rrezet e diellit, xhevahirė. 
na puthin , puthin , pa ngopje, 
na zbukurojne. 
Mos lėrė tė tė grryejė frika, mik 
Sa kohė jemi nėn diell. 
Hija ėshtė larg, 
nėn palma prźt, pika qetėsie derdh, 
por, ne nuk e duam tani. 
  
Gusht/2008 
 JULIA GJIKA
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Thu Oct 23, 2008 2:52 pm

Julia Gjika  
  
 


“FOLE E ZOGUT” NE PEKIN


“Fole zogu” gjigande, brilante. 
Cudite botėn, kur derėn hape. 
Mijra krahė, mijra mendje, 
miresevini i thanė globit 
me buzėqeshje zemre. 
Sikur kėto duar, 
tė panumurta tė njerėzimit, 
pėllumba tė lėshonin 
drejt qiellit, 
sikur krahėt e planetit 
trėndafila tė rritin 
dhe tė mbajnė 
balancėn e vėshtirė 
tė drejtpeshimit, 
si nė trarin e ekuilibrit 
Medalioni mė i cmuar 
do t’i shkonte gjoksit tė Paqes. 
Le tė mos kish asgjė kjo botė, 
vec Paqe! 
Pak mė parė 
se “Foleja e Zogut” celi derėn 
Njė luftė e re filloi, 
mbi glob, e egėr. 
Njeri, mos rend pas Adamit. 
Kėnaqu me c’ke nė duar sot 
dhe falendero tė madhin Zot!.. 
Do tė mjaftonin retė, 
Lotėt e botės tė mblidhnin. 
Pastaj tė shkarkojnė gėzimin . 
Me brohoritje tė kėndojnė  
Zemrat. 
Per paqen e perbotshme 
kampine mbi kampione 
  
Gusht 11 , 2008
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Thu Oct 23, 2008 2:52 pm

Julia Gjika  
  
 


STUHIA


Nuk duket kėmbė zogu, 
janė strukur nė fole. 
S’dėgjohet asnjė zhurmė, 
bota sikur fle. 
  
Njė erė e lehtė fryn, 
pastaj mėrmėritje gjethesh, 
sė largu fėrshėllima, 
dėgjohen kėrcitje degėsh. 
  
Nė qiell shkrepėtima, 
gjėmimet tė shurdhojnė. 
Errėsohet dita, nxihet. 
Stuhia ja fillon. 
  
Cdo gjė qė gjen pėrpara, 
e shkul e flak e hedh. 
Degėt mė tė dobta, 
i thyen i bėn pėrshesh. 
  
E lodhur, pa marrė frymė, 
kur sheh cdo gjė pėrdhe, 
tėrhiqet duke lėnė, 
qetesi qė tė gėnjen. 
  
Me lotė curg, qan qielli, 
derdh shiun papushim. 
C’farė rafshoi stuhia, 
harron sakaq njeriu. 
  
29 Korrik 2008
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Thu Oct 23, 2008 2:52 pm

ulia Gjika  
  
 


TE NGUJUAR


Duhet ngritur zeri. 
duhen bashkuar zerat 
Per te ngujuarit, 
Ne veri te vendit tone. 
per shkak te gjakmarrjes. 
Edhe pse bie ne vesh te shurdher. 
Diku do te degjohet zeri. 
Per ata, 
qe me ankth presin pas xhamit. 
Ne prite, pertej xhamit gjakmarresit. 
Mbremjet gelltitin lotet e grave 
Dhe friken e femijve, 
Qe pergjojne, 
me koken mbeshtetur parvazit 
Me henen, ndajne kupen e dhimbjes. 
Mengjeset te zymta gdhihen. 
Ata, kane humbur kalendaret 
Nuk dine c’muaj hyri 
U duket vehtja pa emer 
Jetojne, pa jete. 
Trimeria than lote 
Nuk derdh lumenj gjaku. 
Te Falim gjakun! 
  
Korrik 2008
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Thu Oct 23, 2008 2:53 pm

 Julia Gjika  
  
 


AH!


Kujtimin e njė dite e thėrras. 
Era e oqeanit e shtyn larg 
edhe mė larg, 
Pėrtej ujrave, nėn njė qiell gri, 
ku s’kishte diell, 
Vetėm njė palė sy. 
Shpirti mė pikonte lotė. 
Njė lamtumirė mė ndjek, 
si pulėbardhė 
Mė pyet: 
-Sa larg ėshtė rrezja e mėngjezit? 
mė thotė,:-Mos shiko pas, 
si gruaja e Lotit, 
mos qaj kujtimin e ditės, 
qė pas mbeti. 
Mbi ujra ahet po vrapojnė 
Shkojnė drejt njė bregu, 
ku thėrmohet dhimbja.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
T'i njohim krijuesit tanė.
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 16 e 18Shko tek faqja : Previous  1 ... 9 ... 15, 16, 17, 18  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: