Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 T'i njohim krijuesit tanė.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1 ... 10 ... 16, 17, 18  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Thu Oct 23, 2008 3:01 pm

SOKOL ZEKAJVERA FANTASTIKE 

Zera dallendyshesh qershori neper strehe, 
Prizma magjike, si tingujt blu te delfinve! 
E bardha e gushes, push i lehte jastekesh 
Per anderra femije qe qiejve vene e vijne 

Ne gjume e ne zgjim. Zemrat si bar e lule 
U kendellen ne shend shirash Shengjergji. 
I deshe dallendyshet asaj vere, s'e di pse, 
Shume, per cudi, e i quaje delfine te vegjel. 

Hyre nder varreza si nje gjeth, une mbeta 
Hijes se nje peme frike qe ate cast mu rrit 
Befas ne zemer. Ne gropa joshjesh te qeta 
Ti mundet te harroheshe, si Liza te cudirat. 

Varrezat jane prape aty midis dy perrojesh. 
E blerta e dardhave sapo pikzoi te verdhen. 
Gjarperi hedh valle me kosen nder terfoja 
Dhe gruas i falis gjoksi si nga kalleza elbi. 

Keshtu e ka fusha. Shoh nje plug, ndihem 
I plote nder mendime te thjeshta e te imta 
Si lame me grure, si peme me fruta, them 
Per cilesine e vetedijes, dicka qe nuk e dija. 

Vapa fishkellen si farke. Mora uje dhe diell. 
Hijes mendova per Danten. Kuajt kullosin. 
Shtepine e kam kodres me dritare ne qiell. 
Dritarja, e mbramja e mundesive qe sosin! 

Nje lagcine shi e ndryshoi boten, si panair 
Prekur cudie ne nje anije naten mes detit. 
Perjetesia vjen afer nesh, dhe ka nje fytyre 
Ku ndihemi pa peshe si avuj lulesh qiellit. 

Shiu i liroi pa cmim aromat e tokes. Ky yll 
Sa e trazoi ujin qe flinte si gjeth n'shuplake! 
Dhe qokthi, jehona jo zeri, n'vete na mbyll 
Pafundsisht; celsin ne pus te heshtjes e flak. 

Neteve qielli me ngjan si nje pallat kristali 
Me kollona drite qe une i prek pa medyshje 
Dhe ti tek hyn e del atje, jep e merr sinjale 
Me zoterinj delfine, zonjusha dallendyshe. 

Pashe n'anderr prej shpuze nje koder n'ere. 
Plaku zhelan nje shoshe sa kutiza e rubinit 
Me dha, me tha: ndaji keto, c' jane perzjere, 
Vegimin e s' bukures nga shkelqimi i krimit! 

Dhe une anderrova dikur shkelqime, frone, 
Jo t'florinjte, prej natyre, dicka si maje lisi 
Me diell lare; se arti si harmonia superiore 
E gjerave, nuk ka dhune por begati shpirti 

E mendimi. I ngjita terthoret e jetes, i bera 
Pervojat e mia lende gjerash qe me ngrinin 
Si pata dashur. Por do ore jo se sak me ra 
Si fazan qe fais farerat n'nje filxhan floriri. 

Kalova shperfilles mes gjerash te perditshme 
Si njeriu turmes tek lyp dike qe dot s'e gjen, 
Pershkuar nga arti si perdja nga drita e dites 
Si pema prej eres, si nje kraharor ne rontgen. 

Pluhurize paqeje poleni poezie! Vezulluese 
Dhe eremire klima! Por t'tjere takime pata, 
Inkandeshente, me poete, magjike edhe pse 
Balloni i veres me cahej si reja nga shtergata 

Tash e pare, se si prej simes dobesi. Larg 
Mbi faqe t'shuar ujerash horizonti perkulet. 
Nxin nje varr, oh jo, si varri nxin nje varke. 
Hapesira me iken. Je hije a dallge a mure? 

Bora brinjes sheh ujin si rend, femijet e vet 
Ne kalushe te kalter. Bie nen rrokullime atje 
Dhe ngrihem plot plage. Dielli n'ajer godet 
Me rreze. Jehon L'or de la trompette d'Et* 

Nga hija ku rrija t'shihja me frike dhe ankth 
Si luaje me thika mbi gryke pusi te zi, dhe ti 
Magji me beje me ajrin tragjik te zerit tend, 
Po, sa keq, kishe me shume dhunti se zotesi! 

Ere poli ndjeva ne krahe pellumbash cative 
Gjithe veres, dhe e gjitha zgjati te tille cast
Sa ende narth; n'ujera dashurie zbrita i lehte 
Plot ajer prej permbytjes si orizoret ne mars. 

Dielli mbeshtetur per mal pak gaz tue pergi, 
Dy rreze nis, per shelgjet leshuar mbi ujera, 
Te kthjellta si ironi femije qe sheh me sherri 
Nje vajze para pasqyres. Zallesh zana zura 

Per mike qe mbasi gur me benin, ne nje t're 
Magji me zgjonin visesh vere. Nuk te shoh. 
Ku je? Ne c'ranishte te ftohta nate rri ende 
Ne kerkim ishujsh ne eren e detit mbi mol? 

S' mund me te flas me gure perrojesh pa uje, 
Humba aftesine e te qenit numer ne rradhe. 
0 ti qe te desha, o zemra fisnike e kurrkujt, 
Po rrethohem me det sa ka fjalosje mbi vale! 

Dhe ti po del nga vetja per te mbetur kujtim, 
O vere! Une po shtrihem si puhia nder nete. 
Dritat prush pertej, vete po ndiej fergellime! 
A jam une qe fjale ngas, a vet' ishulli therret? 

*L'or de la trompette d'Et - Ari i trompetes se veres. 
(Varg i Malarmese) 


KANTIK PER HlJESHlNE E SHlUT 

Shushurin cative shiu 

Kaq i 
qete thuajse 

Asht heshtja qe 
vetiu 

Po shtrihet 
shpirt njeriu. 

Zbritur 
prej qielli te ne 

Si 
fryme perjetesie, 

Me 
hap lepuri shkel 

Ne zall e ne 
zabel. 

Ne marrim 
mall magjie; 

Ne 
zemer, dic te trishte 

A lote ambelsie? 

- Uje qe 
bie fije-fije 

Dhe dridhesh 
neper drite, 

Ku lidhesh pa u 
keputur 

Tek na 
lemon ndjesite? 

- Ne cengela tek yjte 

Me rrezen e padukur 

Te 
ftohte e te 
pabuje, 

Te 
lehte e 
vegim-bukur 

Si syri i 
pergjumur. 

Kreh ajrin si grabuje: 
Qe nga katet e larta. 
- Uje qe i bujt gjithkujt 
Tek rrokullis rruzujt 

E pikave te arta 
Sikur bien prej perit, 
C'u flet krojeve te narta 
Dhe lavrave te avullta? 

- Me leng e mend kercellin 
Fushes ku rrit barin, 
Fushes e liqenit 
Si pare peshku sermit. 

Te shuemit i njom varrin, 
Me lule i luloj shpirtin 
Ne lutjen e te gjallit 
Mbi re e ngre me avullin. 

- Me shije t'mire end drithin: 
Dhe anderren bariut, 
Me shend shtratin ciftit 
Me mjalte femijes gishtin. 

N'tryezen e terziut 
Ngjyrat vallen nisin. 
C'njomesi i sjell njeriut 
O hije-shi e shiut! 


DRITARJA 

Boten e veshtron nga dritarja. 
Mos u deshpero sepse cdonjeri 
Nga nje dritare e veshtron boten 
Se bota s'mund te shihet kurrsesi 
Vec nga nje dritare, te cilen njeriu 
E mbart me vete kurdo si emrin, 
Pa u shkeputur, madje enderron 
T'ua lere te tjereve per te pare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Fri Oct 24, 2008 4:38 pm

Anton Ēefa (1935 - ... ) 


MOTIV I HERSHEM SHKODRAN
Ka lindur nė Shkodėr mė 1935. Student dhe pedagog i shkėlqyer, studiues dhe krijues i talentuar, por mbi tė gjitha njeri i pėrkryer zgjodhi atė ... mė tė vėshtirėn, heshtjen me pasojė harresėn, fali gjithēka tė bukur pėr tė ruajtur mė tė shtrenjtėn: dinjitetin. Nė vitet e para pas '90-ės pa ditėt e pakta tė "ringjalljes", si drejtor i Radio Shkodrės. Aktualisht editor i Federatės Panshqiptare "VATRA" jeton e punon nė New York me sytė, mendjen e zemrėn nga oqeani e deti ... pėrtej tė cilit ai ėshtė ... Eshtė autor i dy librave me poezi, "Dritarja e njė britme" dhe "Heshtja ka tingull guri" nga shtėpia botuese Camaj-Pipa 2002 - nga ku janė shkėputur dhe poezitė e mėposhtme.Jehe melodish 
Nė mendimin tim
thėrrmohet njė tingull guri
e vorbuj flake
ngre nė ēdo pikėl gjaku
mandej njė mal me dhimbje
e jehe melodish
ma tė lashta se kohė e gurit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Fri Oct 24, 2008 4:41 pm

Heshtja ka tingull guri 
Me buzė tė gurta
heshtja na i puthi orėt
e ditėt
e netėt.
Njė jetė qė po dėgjoj
meloditė e heshtjes
nė gojėt memece
tė gurit.
Heshtja ka tingull guri,
kur fjala bahet gur
e koha gur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Fri Oct 24, 2008 4:41 pm

Brezit tim 
Kopetė e ditėve tona
shkojnė drejt disa brigjeve
tė ēorodituna
tė ndjekuna nga lehje qensh.
Nė bulshitė e atyne lehjeve,
tė pėrjarguna
eshtnat e sė ardhmes sonė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Fri Oct 24, 2008 4:41 pm

Emblema 
Po flet?
Shshsh, mos fol!
Fjala ka flatra
e Zeusi s'duron blasfemi.
Kanė tringėllim tė pėrjetshėm
tridhjetė paret,
Juda i ka veshėt e gjatė
e pėrgjon ditė e natė.
Sot ashtė emblemė e jetės
bisku i gjakut,
emblemė pesėcepėshe.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Fri Oct 24, 2008 4:42 pm

Tė gjitha rrugėt ... 
Natė me shti gishtat ndėr sy,
por duhet me i thanė mėngjes,
mėngjes me diell, bile.
(Oh, sa t'i marrka dielli sytė!)
Ecim pėrpara, me hapin lart, marshojmė,
me kangė nė gojė, nė buzė!
S'e dijmė ku shkojmė,
por tė gjitha rrugėt tė ēojnė atje ... n'greminė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Fri Oct 24, 2008 4:45 pm

Bregu i dritės 
Gjiu i shterrun i ditės
nuk pikon dritė
e hana e hyjzit janė fikė.
Nė humnerėn e universit,
toka mundohet tė kapet
nė bregun e dritės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Fri Oct 24, 2008 4:45 pm

Humbja e diellit 
Botės i ka humbė dielli.
Prej syve tė errun si qeli burgu
mertisė ashtė drita.
E randė si guri
errėsina
mbi shpatulla tė qytetit peshon,
mbi kangėt e zogjve
dhe mbi ēdo fije bari e jete.
E randė si gur.
Kjo natė polare tėrkuzė e gjatė,
sa do tė zgjasė?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Fri Oct 24, 2008 4:45 pm

Stinė panairesh 
Stinė panairesh dehėse,
pranverė e delireve
qė tallaziten nė gufim tė gjakut
ndėr dej.
Panair tingujsh tė blerė
kah dridhen nė fėrgėllim tė kalesės,
ma tė lehtė se drita
qė feks mbas degėzave tė kopshtit.
Panair ngjyrash
ma tė brishta se fjalėt e zogjve
nė endje ylberesh.
E aromat, -->
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Fri Oct 24, 2008 4:46 pm

[quote="biligoa"]Stinė panairesh 
Stinė panairesh dehėse,
pranverė e delireve
qė tallaziten nė gufim tė gjakut
ndėr dej.
Panair tingujsh tė blerė
kah dridhen nė fėrgėllim tė kalesės,
ma tė lehtė se drita
qė feks mbas degėzave tė kopshtit.
Panair ngjyrash
ma tė brishta se fjalėt e zogjve
nė endje ylberesh.
E aromat,oh, panairet e aromave,
ma tė kandshme
se fryma e foshnjeve nė djep!
Stinė panairesh dehėse,
pranverė e delireve!

/quote]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Fri Oct 24, 2008 4:46 pm

Ēast 
Nė pritje tė blerimit
damarėve tė mendimit
rrjedh gjaku i vjeshtės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Fri Oct 24, 2008 4:47 pm

Humbja e kujtesės 
Nė pėlhura damarėsh tė gjetheve
tė vjeshtės
u mplak kujtesa e blerimeve tė dikurshme
e humbi.
Sythat nė stinėt e ardhshme
nuk do tė trashigojnė asgja
veē dhimbjes sė degėve tė mardhuna
dhe ankthit
me thanė nji fjalė tė blertė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Fri Oct 24, 2008 4:47 pm

Hijet e mugta 
Pėrhumbet dita,
nuk shihen ma format e gjetheve,
veē ndihet frushullimi i shpirtnave tė tyne
qė fluturojnė
hapsinave tė padukshme.
Koha zhbahet dikur
si dita
dhe shpirtnat e sendeve
shndėrrohen nė hije.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Fri Oct 24, 2008 4:48 pm

Motiv i dikurshėm shkodran 
Drini i lau kambėt Kalasė
e dielli, tue u rrėzue mbas Taraboshit,
ia fali lulkuqin e fundit
tė ditės.
Puthin aroma lulesh
muret e oborreve tė randueme nga shermasheku
e shtėpitė, tė mbetuna nė gryka blerimesh,
kėrrusen
nėn peshėn e lodhjes sė mbramjes
e tė qiellit nė perėndim.
Krismat e dyerve, qė mbyllen njena mbas tjetrės,
dhe tė gjitha zhurmat tjera
shuhen ngadalė nė valėt e liqenit.
Nėn nina - nanėn e bulkut tė natės
dremitin rrugėt e vetmueme.
E Shkodra flen.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Fri Oct 24, 2008 4:48 pm

S'e di mirė ku u takuem 
S'e di mirė ku u takuem,
nė zemren tande a timen?
s'e di mirė.
Nė degėzat e brishta tė mallit qėndroje
fluide si floku i borės.
S'e di mirė kur u takuem,
sapo ika nga andrra
apo nė andėrr isha?
s'e di mirė.
Nė shtrojet puplore tė andjes qėndroje
e pėrndezun si flaka e dhimbjes. Anton Ēefa
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Fri Oct 24, 2008 5:38 pm

Teodor Keko  
  
 


Ndjenjė e pathėnė


Mė mundon kjo ndjenjė e pathėnė,
fjalėt ti m'i ktheve nė harrim,
nė qiell ėshtė hėna, s'i them dot hėnė
s'tė flas dot pėr mjegullėn nė agim.

mė mundon kjo ndjenjė e pathėnė,
nė gjoks ti vėr ēdo fjalė nė vend tė saj.
pastaj do tė pėrkund nė njė djep-kėngė,
me hėnėn flokėve si karficė e bardhė.

dhe nėse rrugėt pėr nė zemėr dot s'i gjen,
mė thuaj tė t'i zgjas gishtėrinjtė e mi.
Mbi ta mbėshtete kokėn,
dhe pėr njė ēast ti pendė do tė kthehesh,
brenda meje do tė vėrtitesh, shpirt!

Mė mundon kjo ndjenjė e pathėnė,
kur ti je kaq pranė dhe kaq e thjeshtė,
u kėput njė gjethe nga njė pemė,
e verdhė si harresa ... ishte vjeshtė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Fri Oct 24, 2008 5:39 pm

Teodor Keko  
  
 


E dashur, erdha


E dashur erdha! Pse vrenjtesh kot?
Ti po mė prisje pėrsėri,
mos u ēudit, unė jam njė zog.

kur dashuroj bėhem si ajri,
e ngre folenė aty ku dua!
Do, s'do, tė futem nė kraharor,
tė pushtoj si i marri.
Po e mbylle derėn,
unė me forcė do ta hap,
do ta coptoj!

Do bėsh sikur mė ke inat.
Ndodhi e vjetėr, unė e di!
S'jam buzėqzmėsht, por esnaf,
pėr dashurinė di plot dredhi!
Unė do tė puth, do tė pushtoj nė gji,
dhe po ma mbylle derėn ti.

E dashur, erdha, nė prag ke dalė,
ke hapur portėn dhe qesh nėn hundė.
Sa pėrbetohesh me qindra fjalė,
mė mirė, eja, mė puth!

Kur dashuroj bėhem si ajri,
e ngre folenė aty ku dua!
Do, s'do tė futem nė kraharor,
tė pushtoj si i marri.
Po e mbylle ti derėn,
unė me forcė do ta hap,
do ta coptpj!

E dashur, erdha, pse vrenjtesh kot,
ti po mė prisje pėrsėri.
Mos u ēudit! Unė jam njė zog.
Po e mbylle ti derėn,
unė me forcė do ta hap,
do ta coptoj!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Fri Oct 24, 2008 5:40 pm

Teodor Keko  
  
 


Kur dikush thote ...


Kur dikush thote bri meje "Irene"
une te kujtoj ty qetesisht.
Bie nje murz e zverdh nje vjeshte,
ca gjethe bien dhe shfaqesh ti.

Nuk te harrova, megjithese kurre 
s'te thashe: "Irene, une te dua!"
Atehere ne zemer dyzimi-lufte
perfundimisht me mundi mua.

Syri yt priste ta thyeja drojtjen
plot ankth si fundin e nje gare.
Po une heshta. Prania jote
ma mjegullonte rrugen drejt fjaleve.

Nje dite ti shkove. Vec ne mesnate
shume kohe ne enderr me mbete.
Kur gjumi varej mbi qepalle,
magjepsese uleshe prane meje.

Ku je valle sot? ne c'muzg e vjeshte?
Pa ty jane endrrat si shkretetire.
Po ti qofsh e lumtur, Irene, Irene!
Une te kam dashur. Naten e e mire! 

1983
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Fri Oct 24, 2008 5:40 pm

Teodor Keko  
  
 


Kur e di se do tė vdesėsh



Poezinė e fundit do ta shkruante ditėn e njėzet e gjashtė nė majin e 2002. Ndodhej nė spitalin e Selanikut. E ka titulluar "Kur e di se do tė vdesėsh". 

Kur e di se do tė vdesėsh 
Pemėt kanė mė shumė lule dhe me 
Shumė yje qielli ka
Mė tė mirė dhe mė tė ēuditshėm 
Janė njerėzit
Qė nuk e kuptojnė se hija e trupit tė 
Tyre ėshtė vetė vdekja. 

Kur e di se do tė vdesėsh
Toka ėshtė pjellore, si grua, 
Dhe qielli ta shuan pėrjetėsisht
Etjen me shirat e tij
Dhe avionėt nuk fluturojnė pėr t'u
Rrėzuar, 
Dhe njerėzit nuk lindin pėr t'u
Bėrė nesėr tė liq.

Mė mirė ta dish se do tė vdesėsh!
Lulet lule do tė jenė dhe nuk do tė 
Kundėrmojnė me trishtim
Dhe njerėzit do tė kthehen mė shpesh te
Distributori i harruar
Tė furnizohen falas me besim….

Selanik, 26.5.2002
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Fri Oct 24, 2008 5:40 pm

Teodor Keko  
  
 


Tej bukurise


Mbas mjegullės, detit, maleve, fushave,
pas katedraleve ar e shkėlqim,
ėshtė vendi im, i vogli fare
i shtrirė, mė kėmbė, foshnjė dhe trim

I vogli fare me qiej tė kaltėr
lumenj kokėfortė, detra si loti
ku njerėzit flenė pa bėrė kryqin
dhe zgjohen duke thėnė: “Dhėntė Zoti…”

Askush atje s’di ēfarė vjen nesėr
ku do tė prehet: nė shtrat a varr?
Dhe prapė unė endem kufomė nė Londėr
Shekspirin shoh me mendjen larg

Nė kalendar kryqėzoj ditėt
me ankth pėrgjoj si afron kthimi
Tė bėhem prapė njeri atje
ku dihet fjetja, po s’dihet zgjimi

Mbas mjegullės, mrekullisė, magjisė
ėshtė vendi im i vogėl fare
Si diamant qė pret floririn
pėr ta magjepsur botėn e madhe

Londėr, 1992
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Fri Oct 24, 2008 5:41 pm

Teodor Keko  
  
 


Une jam i qete dhe i patrazuar


Poezia me poshte eshte shkruar pak dite pasi autori u diagnostikua me kancer ne spitalin e Selanikut.

Une jam i qete dhe i pa trazuar
si nje njeri, qe kurre s'ka bere faj
Megjithese faj bera nga dita kur linda
e pasketaj.

Jam fare i qete
si nje budalla i lindur me syte penel piktori
qe zbukuron magjishem gjithēka
me ushqen optimizmi dhe humori

Jam tmerresisht i lumtur
aq sa habis kedo, sa transformohem ne adoleshent
pak dite me pare me kumtuan:
- Je i semure me kancer!

Tani jam mire fare, mrekulli
sepse sapo kapa fundin dhe e di se me keq s'ka me
Jam i qete, i lumtur, optimist
cigaren s'me keshillon kush ta le

Nga poshte gjithcka duket e madherishme
mjere ju,kundruesit e botes nga lart!
Me kancerin hije trupi s'qenka keq
si breshka ne shpine mbaj nje varr

Shtator 2001
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Fri Oct 24, 2008 5:41 pm

Teodor Keko




Atdhe


Vendi im i dhembshur me dimra te bute
me pranvera mahnitese qe s'te lene te vdesesh
Mendohem e mendohem : neve ty
apo ti na i zgjat ne jeten?

Vendi im shpatullgrire nga erozionet
kembembledhur ne ererat e acarta
Ti jetove, zemra mbeti, e paepur
sfidante ndaj stineve te kallkanta, te stergjata

Vendi im, nje ulli perjetesisht i gjelber
pas teje u dashurova verberisht
Mrekulli kerkova, mrekulli gjeta
dashuria ime syte e qindra brezave kish.

1979
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Fri Oct 24, 2008 5:42 pm

Teodor Keko  
  
 


Larg, Afer


Larg syve mbeten buzeqeshjet
dhe dashurite nga zemrat larg
Veē vdekja afer, fare afer
me doren ngritur qendron ne prag

Degjoj trokitjen, puthjen ia ndjej
shprishje gjymtyresh ne trupin tim
I dashuruar pas dashurise. Mbeta
i veshur me qefin.

Sot s'eshte ēudi ne prag te jetė
duke trokitur vete dashuria
Por une s'e njoh. Kam frike. S'hap deren
Drejt vdekjes shkoj, siē nje jete ika

1995
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Fri Oct 24, 2008 5:45 pm

Sabit Rrustemi

Sabit Rrustemi ėshtė i lindur mė 3 Prill 1959 nė Terzijaj, fshat nė afėrsi tė Zhegrės, Komuna e Gjilanit. Shkollimin fillor e kryen nė Zhegėr, atė tė mesėm nė Gjilan, ndėrsa studimet nė Degėn e Letėrsisė dhe Gjuhės Shqipe, nė Prishtinė. Sabit Rrustemi  
  
 


KODI MBROJTĖS I ATDHEUT



Atdheu nuk ėshtė Google
Ku ti hyn pėrmes njė ndezjeje kompjuteri
I paregjistruar 
E pa kod mbrojtės

Atdheu ka njė pikė ku fillon
Ku mbaron
Ka dhe njė rreth me gurė 
E me mal

Dhe fusha me lumenj

Atdheu s’ ėshtė kutizė
As fotografi qė ndrydhet xhepash

Atdheu shtrihet mėtej njė syri tė mprehtė
Mėtej njė hapi tė rreptė

Atdheu ka dhe emėr
Dhe votėr
E motėr

Ka dhe njė qafė me prush
E njė varg tė gjatė krojesh
Ku mbijnė e pėrjetėsohen 
Njė mal baladash e ninulla nėnash

Ka atdheu dhe njė Rrasė Zogu
Ku vallėzojnė agimėt
E iso mbajnė dedė gjon lulėt

Dhe njė majė Kaculi e njė Kodėr Tupani 
Ku mblidhen e nisen bacė idrizėt

Atdheu s’ ėshtė dhe pa njė Plisore
E pa njė zot
Tė cilit i rrėfehemi
E marrim bekimin e Tij

Atdheu
Eh atdheu
Ėshtė edhe pjesa ku shkelim
Ku shkulim ku herrim

Atdheu ėshtė edhe pjesa ku mbjellim besimin
Bukėn e motmotit

Atdheu ėshtė dhe pjesa 
Ku vetė mbijnė lulet e dashurisė
Ku pa dashje ngriten muret e vetmisė

Atdheu ėshtė edhe pjesa ku mungojmė
E trokasim parreshtur
Lirinė e pagjetur

Ajo s’ preket
Nuk arrihet
As shijohet 
Pa ia falė Palcėn e Gjakut 
Palcės sė Dheut 

Atėherė
Vetėm atėherė
Krijohet Kodi Mbrojtės i Atdheut

(27 Prill 2007 – 18 Shtator 2007)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   Fri Oct 24, 2008 5:46 pm

Sabit Rrustemi  
  
 


PAKJA PARA PAKOS SĖ PRITUR



Rrėqethem drithėrohem tek i afrohem
Mister Pakos sė kėsaj kohe
Qė pikon e shpon prej Maje

A jam i tėri brenda saj
Pse kam zjarr nė dimėr acar
Cila gjymtyrė mungon lėndon
Cila ėshtė prerė vrarė

Oh
Ēka mbeti zvarrė ēka dogji ky zjarr
Gishti i vogėl i dorės
Gishti i vogėl i kėmbės gjak pikon

Dorėza vetėm me gishtin e madh
Kėpuca me numėr falls therrė e shpon

Pakja mė kaplon para kėsaj Pakoje tė trishtė
Nė kėtė botė mbi ujė me paqe tė brishtė

M’i afrojnė gėrshėrėt kėrthiza e paprerė prźt
Nė qetėsi me ftohtėsi pa ceremoni
Si ta pėrmbys mbėrthej e pas ta kthej
S’ka kohė s’ kam fuqi

Duart mė dridhen
Dhe kėmbėt
Mė thehen dhėmbėt

Para Pakos sė pritur pakem sėrish
Si para pandorės flokėshprishur
Timurlanit me njė varr luftėrash

Se ē’ mungon brendėsisė sė sajė
Dreqi ta hajė me gaz e vajė
Mungon dashuria e kėsaj bote
Mungon dhe puthja e saj

Bota shtatzėnė nė paradhomė
Atdheun tim tė moēėm foshnje e pjell sėrish
E guximi i mungon
Me emrin e saj ta pagėzojė pėrjetėsisht

(25 Kallnor 2007)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanė.   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
T'i njohim krijuesit tanė.
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 17 e 18Shko tek faqja : Previous  1 ... 10 ... 16, 17, 18  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: