Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 T'i njohim krijuesit tanë.

Shko poshtë 
+2
Beton
Sofra
6 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 10 ... 16, 17, 18
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 18 EmptyFri Oct 24, 2008 5:48 pm

 Sabit Rrustemi  
  
 


MËKATARI



Kishte çelë lulebora në qytet 
Tek një shtëpi me fytyrë dielli 
Nën pullaz prej tjegullash 
Shtatin kish rritur 

Brenda një ferre 
Përmes trëndafili të egër 
Dheun kish përpushur 
Dhe një mars me borë 

Ish trandur qyteti 
Me kalldrëm e rrugë 
Në zili ish mbuluar 
Dhe i vetmi lumth 

Sa dora ish zgjatur 
E ish përgjakur 
Sa syri vjerrë kish mbetur 
Nën atë rrembë trëndafili 

Ëndërrimtarë e vajtarë 
Nëpër serenata 
Balada me aromë luleje 
Mbushnin të lumet nata 

Mëkatarët si të parët 
Nuk kishin të ndalur 
Pas trupit të saj 
Shigjetat kishin ngrehur 

Vetëm njëri ai i pari 
Qëlloi të jetë adami 
Nën belin e saj të këputur 
Mbeta unë mëkatari 

Në ç’ planet t’më përplasin 
Një grusht dhe më bie te koka 
Nëpër ngrica e shkrica bote 
Prapë kapem për beli e lulebora 

(17 Mars 2005)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 18 EmptyFri Oct 24, 2008 5:48 pm

Sabit Rrustemi  
  
 


TË NISESH ME AGIM



Po deshe ta shporrësh natën 
Po deshe t’i ruash dy gishta fytyrë 
Po deshe 
Këndimin e tretë të gjelave harroje 
Kënduan pushkët e Prekazit 

Mos prit më 
Po deshe me ag majat t’i pushtosh 

Nxito

Agimi tashmë po zbret nga majat 
Nëpër shtigje e shpatije 
Po i mbush lugjet me eho lirie 

Po deshe ta shohësh 
Si ndritë në Dukagjin 
Në Karadak 
E në tanë Kosovën 
Nisu tashmë 

Me Agim 
I pari mund ta puthësh Rrasën e Zogut 
Të dashurën në Koshare 
Apo nënlokën në Kaculin e Bacë Idrizit 
Apo t’ët at në Plisoren e Hasan Alisë 

Me Agim po nxitove 
I pari mund ta prekësh një peizazh Kosove 

Mund të bëhesh dhe liri e kësaj toke 

Pastaj 
Pastaj ashtu i paqtë prej lirie 
Rilind e buzëqesh për çdo ag 
Me sytë feniks 
E buzët zjarr 
Nga Kosharja deri në Prekaz 
Flakëron e kthjellon 
Të lumen Kosovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 18 EmptyFri Oct 24, 2008 5:49 pm

Sabit Rrustemi  
  
 


I ETUR MBETEM



Në kohë të vonë m´u shfaqe 
Gjumin sysh ma nxore 
Dhe leshrat e kresë m’ i ngrite thik 
oh 
dashuria 
sërish në sprovë më vuri 

Moj bollë 
Nëpër trupin tim fjollë 
Me ato flokë 
Puhi mëngjesi shprushe 
Në mua 

As je eva 
As adami jam 
As ty në dorë të kam 

Të lash në livadhe 
Anës së kronit 
Te laku i tumës të lash 
Nën rrasa ku nxirrte gurë im at 
Të lash 

Ç’ më sillesh rrotull 
Në këtë moshë pa lëmoshë 
Më dridh e më trandë 

Mespërmes trupit tim 
Udhë çelë e më shtrëngon 
Me ato flokë 
Me atë trup pehrri 

Moj 
Eva pse s’je ti 
Dhe unë Adami 
Apo iku qielli 
U mbyll sezami 


Në Kanu Leke u fshehe 
Vajë baladash u bëre 
E këngë nënash 


Nëpër kopsht u përvodhe 
Mes lulesh aromë u bëre 
Kënaqësia ime e pashijuar 
Ëndrra ime e paprekur 

Si ta mbjell 
Si ta krijoj 
Kopshtin në shuplakë 
E të të grish 
Mes buzësh të të rris 
Me puthje të të ujis 


Moj belkëputur 
Moj lule 
Moj flutur 

Moj mollë e ndaluar 

Lidhmë shtrëngomë 
M’u në zemër qëllomë 

Në mua e mbi mua 
Deri në ekstazë 
Se ndryshe nuk shtrydhem 
E nuk rrjedh si krua 

Përherë i etur mbetem 
Etjen tënde duke shuar 

(11 fror 2005)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 18 EmptyFri Oct 24, 2008 5:49 pm

 Sabit Rrustemi  
  
 


LULEBORA S’ÇELË PA LOT



Me katërmbdhjetë shkurt dymijë e pesë 
Në tregun e Gjelbërt të Gjilanit 
Krejt çka është harxhim i përditshëm 
Mund t’a bleje pa mund 
Përveç luleborës 

E shkreta lule 
Ende s’e ka shkrirë me lot 
Akullin e zemrës 

Dhe unë s’kam çka t’ i dhuroj 
Të dashurës 
As të marr gjë prej saj 
Përveç lotëve 
Te të cilët nuk arrij 

Gishtërinjtë e saj 
Përshkëllijnë mollëzat 
Dhe nuk çel lulebora 

Me katërmbdhjetë shkurt dymijë e pesë 
Parqet e Gjilanit fshihen nën borë 
Siç fshihet dhe lulebora 
Nga puthjet 

(As këto nuk i gjenë në treg) 

E dashura ime më braktis 
Në acarin e dashurisë 
Për një grusht lotësh 
Më le pa luleborë 

Me katërmbdhjetë shkurt dymijë e pesë 
Rigon shi shi e mërzi 
Qyteti futet nën strehë 
Puthjet s’e përpushin luleborën 

ç’t’i dhuroj të dashurës përpos buzëve të mia
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 18 EmptyFri Oct 24, 2008 5:50 pm

 Sabit Rrustemi  
  
 


PËRURIMI I QENDRËS MULTIETNIKE



Ka ngritur kulm 
Mbi kokat tona 
Rrethuar me grila 

Brenda vetes ka mbledhur 
Gjuhë të uniformuara 
Fytyra të mërrolura 
Mjekrra të pakrehura 
Dhe pak shumë pak buzëqeshje 
Buzëve gjysmëhapura 

Në themele ka vënë ulëse 
Për të vonuarit 
Ballkonin ka rezervuar 

Për publik ka nxjerrë 
Ceremoninë false 
Me një oxhak 
Dhe shirit të kaltër 

Dalin në shesh aktorët 
Me duar të zgjatura 
Ushtrojnë prerjen me gërshërë 

Publiku stepet 
Duartrokitjet vonohen 
Nuk dijnë t' i festojnë prerjet 

Hyjmë në Qendrën Multietnike 
Pa ia mësuar si duhet emrin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 18 EmptyFri Oct 24, 2008 5:51 pm

 Sabit Rrustemi  
  
 


PIKA TË RËNDOMTA



Nuk janë pika shiu 
Pika për rendin e ditës janë 

Për hapje 
Me një ulje të kokës 
Pikat i gëlltisim 
Si kafenë e mëngjesit 

Shija është e pandërrueshme 
Vërejtjet mungojnë 

Kafenë secili e ka pirë në shtëpi 
Këtu vetëm ekspresin 
E pi me një hërpamë 

Më shumë s’ kërkohet 
Shkaku i tensionit 

Në vazhdim 
Del sheshit mungesa e kondicionit 
Terreni mbetet i pashkelur 

Pikëpyetje të shumta ngrihen 

A janë rrethuar fushat e minuara 
Udhëkryqet me prita 
A janë ndaluar ngrëniet e njëri-tjetrit 

Analizat mungojnë 
Komente nuk ka 

Dalim jashtë 
Fytngulfatur 
Me gjuhë të thara 

Pa zë 
Ikim tej vetëvetes 
Nëpër dhëmbët e të tjerëve 
Ngelim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 18 EmptyFri Oct 24, 2008 7:00 pm

Cikel me poezi hajk, nga Dashnor Selimi

Komunikimi i shpirtrave

Flaka e zbehte e nje kandili,
mundesia e vetme komunikuese,
per shpirtrat qe dalin nga hija.


Udhetimi i plages

Ne avionin e pasmesnates,
plaga e djegur e zemres sime,
udheton drejt lindjes.


Xhelozi

Nje gershetez uji. Arratisej kembezbathur pulebardha.
Moti i keq i kercenonte me jehone dallge.
Rreth shkembinjte mbanin vesh.


Porta qe do mbyllja

Po ta dija si do trokiste pleqeria,
do te siguroja porten me kanata
dhe do te mblidhja hardhine ne nje mesdite.


Muri i dhimbjes

Nje mur i larte, ngritur ne shpirt.
E godas dhe nuk shembet.
Ka dhimbjen e jetes brenda.


Loti i mbetur pezull

Deti i mallkuar i kurbetit,
perplasej ne qiellin e lutjeve.
Nje pike loti rrinte pezull.


Engjejt e harruar

Engjejt e shtrire si luledele,
mbi gjethet e fishkura te harrimit.
Dritherojne si xixellonjat, qe heshtin pas mesnate.


Kepucet e emigrantit

Nen koren e pagjumesise,
kepucet e arnuara te emigrantit,
veshur kembeve te mendimit.


Rikthim

Ciflosej horizonti ne qerpiket e mi,
Shikoja imazhin e nje balone te dikurshme.
U ktheva ne dhimbjen qe me jepte mosha.

vazhdon...
Burim i humbur


Burimi humbi lendinave te pyllit.
Dritat e nates ujitin eshtrat e fisit tim,
testamenteve te buzevarreve,


Ikja ne mesdimer

Ika i heshtur ate dite janari.
Kembekryq ishte ulur dimri i dhimbjes.
Vesa e mengjesit kulloi mbi syte e nenes.


Varrezat nenujore

Me plagen e Otrantos pikturoj,
teatrot e varrezave ujore
dhe qirinjte rituale te meshave.


Mall

Syte e tu kthyer ne statuje.
Heshtje. Malli i larget i viteve...
Mermeri i bardhe shkermoqet nga loti.


Aksidenti i fjaleve

Krishti zbriti nga kryqi mijevjecar
dhe rendi me hapa sorkadhi.
Fjalet perreth u aksidentuan.


Ne naten me hene

Mbylla perden per te qene i qete ne dhome,
por nata paskesh qene me hene,
me mbajti zgjuar deri vone.


Valixhja e humbur

Qielli ishte arnuar rishtazi,
mbi prehrin e raskapitur te shekullit.
Hemoragjia e largimit-nje valixhe e humbur.


Endja e fjales se pagjetur

Fjala e pagjetur,
endej permallshem ne gjuhen time,
si nje klithme lene prej te pareve.


Zerat e perjetshem

Fotografite, varur mureve te care.
Nga fytyra e pasqyres se plasaritur,
zerat e prinderve vijne me ngasherim.


Vetmia

Erresire e akullt...
Ne nje dhome te braktisur,
me pelerine te murget me mbuloi vetmia.


Pengjet e ikjes

Kur ika, lashe brenge ne zemren e nenes,
lashe lote ne tryezen e varfer,
lashe pergjysme poezine time.


Percjellja

Nena te percillte me vaje e psalmodi.
Qiparisat e zinj te prisnin si Qiriri i Epitafit.
Tej nga dhimbja perkulej dielli.


Dimer ne shtepine time te vjeter

Hollesi te vogla. Prushi ndrin ne sy.
Ketu erdhem. Nje drite kandili ngerdheshet.
Kenga ndez zjarret e mi.


Nen carcafet e holle te mjegulles

Dremiti trendafili ne buzeqeshje pasqyrash.
Mjegulla mbulonte me carcafe te holle,
herbariumet e endrrave intime.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: T'i njohim krijuesit tanë.   T'i njohim krijuesit tanë. - Faqe 18 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
T'i njohim krijuesit tanë.
Mbrapsht në krye 
Faqja 18 e 18Shko tek faqja : Previous  1 ... 10 ... 16, 17, 18
 Similar topics
-
» Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
» PADUKSHMERIA E QENIES SË KRIJUESIT, ...
» NJE PERSHENDETJE PER KRIJUESIT NE MERGIM
» TE NJOHIM HISTORINE
» NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: