Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Kryeministri Hashim Thaqi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 15 ... 27  Next
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Wed Jan 16, 2008 6:54 pm

Ithanė filozofit tė madh Aristotelit:Zotėri,njerėzit po flasin keq pėr ty prapa shpinės tėnde!Po ai u pėrgjegj:Pse flasin keq nė mungesėn time kjo nuk ka aspak rėndėsi,nė mungesė ata edhe le tė mė rrahin!

E dhe ne mund tė i themi Thaqit,zotėri ia pe hajrin lėmshit politik tė Kosovės,po ai dop tė na thotė;Ky lėmsh ėshtė bėrė nė mungesėn time!
Kush e lidhi kėtė lėmsh politik?Ne,ne sepse ne nuk i duam ata qė dijnė tė i gjejnė fijet lėmshit.E kishim fillimisht Serbinė qė me disa
lider shqipfolės e mbėshtolliaq keq lėmshin,saherė u ankuam na rrahen e na burgosėn.Hyri Ibrahim Rugova dhe pėrpiqej tė ia zgjidhte fijen,po ne e pengonim,i thonim se ishte qyqarė,se po duronte tepėr,se po bashkėpunonte me armikun,e nuk lam njollė pa i ngjitur deri sa i ndjeri vdiq.E quajtėm Rexhep Qosjen baba ikombit,por kur deshi tė gjejė fijen e lėmshit,i shajtėm babait tė kombit nėnė e e quajtum tradhėtor.I tham Adem Demaqit vėllau i sėrbėve,i cili ndeji 28 vjet burg pėr ēėshtjen kombėtare.Na humbi Ukshin Hoti pa nam dhe nishan e nuk e qamė kokėn tė dijmė si humbi,qka nuk e dijmė as sot.Po e quajnė tė paftyrė Kadarenė dhe Nėnė Terezėn qė i njohu bota,prandaj kush tė kėrkoj fijen e lėmshit?Tani i erdhi radha Thaqit,i cili ende pa i ndadetyrat nė Qeveri po e akuzojmė,dhe mos e lėsho zot,se mund tė nathotė:E kishit lidhė shumė nyje dhe nuk mund ja gjeta fijen.!!UĒK-ja,ishte ajo qė ia gjeti fijen jo vetėm lėmshit tonė,por edhe asaj tė Evropės,tė cilen e bėri aleat qė nuk e kemi pasur kurrė mė parė,por ne u vonuam shumė dhe lėmshi u lidh pėrsėri!Pėr njė Kosovė tė pavarur nė tėrsi,nuk i ka pasur fjalėt asnjė lider kosovar,veq Albin Kurtit,edhe pse kemi pasurarsye tė kėrkojmė edhe bashkimin e trojeve shqiptare.Fjalėt pėr njė pavarėsi tė kushtėzuar i kanė pranuar vet lideret tanė bile edhe me Kosovėn Lindore jashtė Kosove,dhe tani pse ėshtė zgjedhur Thaqi kryeministėr nuk mund tė kėrkojmė nga ai tė anulojnė marrėveshjet qka i kanė nėnshkruar tė tjerėt.Kėtė duhet tė e dijmė tė gjithė ne,fjala ėshtė pėr njė pavarėsi tė rrudhur dhe tė kushtėzuar.Tė gjakosim edhe njėherė tokėn pėr tė bėrė kufijt e tėrė tė Kosovės,nuk kemi forcė tė mjaftueshme edhe pėr shumė kohė,dhe as qė duhet tė mashtrohemi se ndėrkombėtarėt e bėjnė edhe njė luftė pėr ne.Se jemi mbetur si gusa nė mjegull kjo ėshtė fakt,por nuk mund tė thėrrasim kryeministrin tė largoj mjegullat,ato pėr tė i larguar lypset dije dhe shumė punė.Ta zėmė se po e fitojmė pavarėsinė me gjitha atributet.Po ajo pavarėsi nuk zbret deviza nga qielli,lypset punė,punė,punė.Sot Kosova nuk ka bukė tė mjaftueshėm dhe prit tė mer miell nga Vojvodina e cila sot ja shet me ēmim dy herė mė tė lartė se nė Gjermani,e nesėr nuk ia shet fare!Pse?Sepse armiku pėrpiqet tė na ndali bukė e ujė,ashtu si po kėrcnohet tė ndaloj liqenin e Gazivodes.Po pse kėrkojmė bukė,uji dhe dritė nga armiku,kur Kosova i ka tė gjitha?Sepse fshatari ynė la tokat e djerra,erdhi nė njė kthinė nga ja futi gjumė tė rėndė dhe me gjumė nuk fitohet asgjė,se gjumi ėshtė gjysmė vdekje,dhe ne kemi mbetur gjysmė tė vdekur,kėrkojmė njė pavarėsi qė drejtohet me shkop maxhik,kurse ne tė flejmė.Pavarėsi tė tillė nuk ka nė botė,nuk mund tė vjen as te ne.Pavarėsia e qėndrueshme te ne do tė bėhet kur i kthejmė thėnjet e Naimit nė vepėr"Punė,punė,natė dhe ditė,qė tė shohim pakėz dritė".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Kosovarja
Admin
Admin
avatar

Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 31
Vendi : Jashtokėsore!
Registration date : 14/08/2007

MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Wed Jan 16, 2008 11:25 pm

Shaban Cakolli pajtohem me ty se "Pune ,pune dhe vetem pune ,mirpo ne si popull nuk u kemi faj asnjerit nga keta politikane qe permende ty,e keshtu qe atij lemshit nuk do i gjejme fijen asnjehere,perderisa politikanet tane te i lirohen ketyre tri shtyllave:

E para:Egoizmi, se vetėm ai ose ajo duhet te jetė dikund pėr te udhehequr

E dyta:Karrierizmi, qe ėshtė ne venat e shumė politikajve tanė se vetėm ata duhet te jenė dhe skush tjetėr pavarsisht skarificave qe i bėjnė pėr te qenė ne pushtet

E treta:Materializmi, sikur ėshtė bėrė mode se vetėm me pushtet mund te pasurohesh

Mendoj se nėse politikanet i flakin kėto tri veti te cilat janė te misheruara tek shumica e udheheqesve tanė politike atėherė mund te ulemi e tė flasim pa doreza dhe mund te arrijme enderren tonė shekullore pėr Bashkimin e Trojeve Etnike shqiptare as mė pak e as me shumė.Po mos te ishin kėto veti ne sot do tė mendonim pėr teknologji e jo pėr ēėshtje kombėtare te pazgjidhur, E aq me pak Zotri Cakolli nuk do bisedonim per asnjerin as Thaqin as asnje tjeter,por do i lavderonim!!!! E keshtu perderisa tek te gjithe qendrojne keto tri shtylla nuk mund te flasim mire per ta!!!!!!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Wed Jan 16, 2008 11:57 pm

Kemi mirėkuptim e nderuar,pa dyshim se fajtor nuk ishim ne,dhe pėrkrahu shumė shprehėjen e mendimeve tuaja,dhe dihet mirėfilli se Kosovės i mungojnė njerėz tė politikės,por qe do kur njerėz nė krye tė shtetit meodomosduhet tė kemi.Tė tillėt i zgjedh populli me vota,ndoshta jo tėrė popullata por pjesa dėrmuese,dhe i zgjedhuri flet nė emėr tė popullit.Populli si duket ndėr zgjedhėsit epatė rrugės qė Hashim Thaqi tė jetė njeri i parė i Kosovės.Sigurisht qė zgjedhėsit nė mes atyre qė duhet zgjedhur
pėrpiqen tė zgjedhin mė tė mirin.Kėshtu kjo zgjedhėje doli nga vota epopullit.Nuk duam me qdo kusht tė mbrojmė Thaqin,por nuk duhet tė nxitojmė nė vlerėsime.Ende nė kabinetin e Qeverisė nuk janė nda mirė detyrat,kush qka tė udhėheq dhe ne tani tė japim prognoza se ky njeri nuk iadel dot!Tė presim pak muaj pėr tė pa gjėrat nė ēvende po bien,kemi pasur durim tė pritim edhe kur na sakatoste pushtuesi edhe afro njė dekadė pas lufte,dhe ato pritje na qonin nė vendnumrim!Pėrse mos tė pritim edhe pak muaj dhe tė shiqojmė si po shkojnė gjėrat,ndryshe nė sistemin esotėm as Thaqi,por as nuk ka njeri tė paprekshėm para ligjit.Edhe nėse tė gjitha punėt vajnė mirė nė Qeveri,para njė sfide jemi tė gjithė ne nėse duam shtet,kėrkohet shumė punė dhevetėm punė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Thu Jan 17, 2008 8:41 am

I nderuari z.Shaban Cakolli mos e merr pėr replikė ndaj teje kėto rreshta qė po e fus pėr kėtė temė, por pėrhir tė objektivitetit dhe ecurisė se si rrjedhėn zgjedhjet e fundit nė Kosovė

Mė lart shkruajte;

Tė tillėt i zgjedh populli me vota,ndoshta jo tėrė popullata por pjesa dėrmuese,dhe i zgjedhuri flet nė emėr tė popullit.Populli si duket ndėr zgjedhėsit epatė rrugės qė Hashim Thaqi tė jetė njeri i parė i Kosovės.Sigurisht qė zgjedhėsit nė mes atyre qė duhet zgjedhur
pėrpiqen tė zgjedhin mė tė mirin.
Kėshtu kjo zgjedhėje doli nga vota epopullit.


--------------
Sofra

Unė diku mė heret kam shkruar se pjesa dėrmuese nuk ka dalė nė zgjedhje, dhe ajo shifėr e mos daljes nė zgjedhje ishte pėrafėrsisht 60% .... atėhere si ėshtė e mundur qė ta ket zgjedhur populli Hashim Thaqin apo ndonjė tjetėr udhėheqės, kur 60%-shi... ishte qė t'i bojkotojnė zgjedhjet, dmth kėtė thirrje pėr bojkotimin e zgjedhjeve e kanė lėshuar Lėvizja Vetvendosja, Organizata e Bashkimit Kombėtar, dhe Shoqatat e dala ng Lufta etj etj...Por kishte edhe shumė nga populli tė cilėt ishin tė zhgėnjyer nga ecuria e rrjedhjeve tė politikės nga politikanėt tanė tė zhytur deri nė fyt nė korrupcion, kėto zhgėnjime tė gjithė i kemi parė nė ekranin televiziv ku qytetari ishte edhe i lodhur nga premtimet tė cilat i kishin bėrė politikanėt tanė nė zgjedhjet e kaluara nė Kosovė.

Nė bazė tė konstatimit qė e bėjė unė ajo pjesė e popullit qė ishte 60% nuk doli nė zgjedhjet e nėntorit, prandaj 60% nuk e kanė zgjedhur Thaqin, por si deri tani tė huajt qė kanė bėrė manipulime me Kosovėn bėnė edhe me kėto zgjedhje ... Pra kėto zgjedhje brenda Kosovės nuk i shėrbejnė askujt, ju shėrbjenė vetėm atyre qė jetojnė pėr tė pėrfituar nė kurriz tė popullit dhe tė popujve tė robruar.

Ja edhe kėtė komunikat tė LKĒK-ės...pa kėrkuar edhe Komunikata tė Lėvizjes Vetvendosja, tė OBK-ės apo Shoqatave tė dala nga lufta dhe LPK-ės....


LĖVIZJA KOMBĖTARE PĖR ĒLIRIMIN E KOSOVĖS

Selia e Kryesisė sė KP-sė: Rr. "Rrustem Statovci" 9,
E-mail: lkck.zi@gmail.com, lkck_zi@yahoo.com



Prishtinė
Mė 27 nėntor 2007
Qėndrimet e LKĒK-sė pėr procesin zgjedhor 2007
- Ju e dini se ka njė proces politik qė po zhvillohet nė Kosovė. E dini se cili ėshtė ai dhe unė nuk do tė shpenzoi kohėn pėr tė thėnė as edhe njė fjalė se sa ky proces ėshtė nė favorin e shqiptarėve. E kishim tė qartė arsyen e vėrtetė tė organizimit tė kėtyre zgjedhjeve nė kėtė hark kohor. E kemi deklaruar qysh me rastin e caktimit tė afatit pėr mbajtjen e kėtyre zgjedhjeve. E dinim se nėpėrmjet kėtyre zgjedhjeve do tė legjitimohet detyrimisht garnitura politike qė e ka mbėshtetur nė vazhdimėsi procesin politik qė po zhvillohet nė Kosovė dhe ka dhėnė garancitė e nevojshme, se do t’i qėndrojė me besnikėri kursit tė duhur, pėr tė mundėsuar pėrfundimin me sukses tė tij. Megjithėkėtė, shpresuam se nė kėtė proces zgjedhor do tė ketė mė shumė hapėsirė demokratike pėr zėrin dhe mendimin ndryshe, prandaj ofruam alternativėn tonė.
- Nuk kemi dashur tė besojmė se dikush do tė kujdeset kaq shumė pėr ta shuar kėtė zė dhe kjo flet qartė, se procesi pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, qoftė ajo edhe njėfarė pavarėsie e pėrfolur qė po ‘ofruaka’ pakoja e Ahtisaarit ėshtė nė krizė tė thellė dhe nuk e duron dot njė zė tė organizuar qė kundėrshton atė brenda institucioneve qė do tė dalin nga kėto zgjedhje.
- Po ashtu nuk kemi dashur tė besojmė, se zėri i vendosur i LKĒK-sė pėr tė kontestuar projektet e dėmshme do t’i tremb organizatat dhe individėt qė deklarohen pandėrprerė bile edhe hapur pėr opsionin e bashkimit kombėtar qė tė mos e mbėshtesin me votėn e tyre programin politik, tė vetmin tė drejtė qė ofrojė LKĒK-ja. Pra, pėr shumėēka kemi hyrė tė pėrgatitur dhe nuk jemi tė befasuar shumė me rezultatin qė prodhuan zgjedhjet, megjithėse pati ndėrhyrje tė ēoroditura qė ia humbėn zgjedhjeve kuptimin e njė procesi tė lirė, tė drejtė dhe demokratik.
- Nė zgjedhjet e nėntorit, misioni i UNMIK-ut, i OSCE-sė dhe misionet e organizatave tė tjera, duke qenė nė fund tė mandateve tė tyre nė Kosovė, nxorėn atė pjesėn e fytyrės sė shėmtuar, tė cilėn nuk ėshtė mirė ta pėrsėrisin nė ndonjė vend tjetėr tė botės.
- Kėtu u pėrgatitė dhe u legjitimua njė formulė zgjedhore e cila as pėr sė afėrmi nuk paraqet vullnetin e popullit, por tė ekipeve tė komisionarėve dhe vėzhguesve tė trajnuar tė cilėt manipuluan, keqtrajtuan dhe keqpėrdorėn pa mėshirė votėn e qytetarėve. Dėshmitė e shumta pėr sa u tha mė sipėr i kanė parė dhe provuar qytetarėt. Ne pamė nė kėto zgjedhje listat pa numrin serik dhe pa asnjė masė mbrojtėse pėr t’u falsifikuar. Pamė nė shumė raste, se dikush qė mė parė kishte votuar pėr ne, pėr nėnėn, vėllain apo anėtarin tonė tė familjes. Pamė se si vota e dhėnė pėr subjektin apo kandidatin e preferuar nė tė shumtėn e rasteve nuk i ėshtė numėruar, por i ėshtė prishur, zhdukur ose vjedhur. Pamė se si individė tė porositur votonin pa ndėrprerė dhe tė pa penguar nga askush. Pamė dhe jemi dėshmitarė, se si nė orėt e vona mbushnin kutitė e votimit me vota false e tė tjera e tė tjera. Ne pamė dhe po shohim edhe tash se si procesi i manipulimeve po vazhdon edhe aty ku do tė duhej tė ndreqeshin gabimet pra, nė qendrėn pėr numėrim tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve ku po vazhdojnė kalkulimet me votėn e qytetarėve.
- Institucionet e dala nga kėso lloj manipulimesh duhet tė kenė jetėn sa mė tė shkurtėr. Besojmė fuqimisht se kėshtu edhe do tė ndodhė, ndryshe shqiptarėt do tė detyrohen pa dashjen e tyre tė futėn nė kėrkim tė mundėsive tė tjera pėr tė hapur shtigje pėr lirinė e tyre, pėr njė tė ardhme mė tė mirė.
- Duke pas parasysh se rreth 60% e popullsisė aktive me tė drejtė vote, nuk i janė pėrgjigjur ftesės pėr votim, duke pasur parasysh keqpėrdorimet me tė cilat u identifikua ky proces zgjedhor, mund tė thuhet me tė drejtė se institucionet qė do tė prodhojnė kėto zgjedhje nuk kanė legjitimitet as moral e as juridik.
- Sado qė kėto institucione mund tė marrin nė kėtė kohė mbėshtetjen e pakursyer tė faktorit ndėrkombėtar ato realisht janė pa mbėshtetjen e mbi 70% tė popullsisė sė Kosovės dhe rrjedhimisht nuk mund tė shihen si institucione reprezentative tė popullit tė Kosovės. Pra, edhe nuk e kanė asnjė tė drejtė tė vendosin pėr Tė.
* Ndryshe ne nė kėtė fushatė kemi pėrmbushur njė pjesė tė objektivave tona:
- Organizuam tubimet dhe takime tė ndryshme, kontaktet e drejtpėrdrejta me qytetarė tė tė gjitha shtresave tė cilėt besojmė se do tė jenė pjesė pėrmbajtjesore e organizatės, e pėrpjekjeve tona tė pėrbashkėta nė tė ardhmen.
- Shpalosėm qėndrimet e LKĒK-sė pėrpara zgjedhėsve por edhe nė mediumet informative vizuale dhe tė shkruara aty ku na u krijuan mundėsitė.
- E bėmė tė qartė pėrpara tė gjithė faktorėve se cila do tė jetė e ardhmja pėr popullin tonė.
- Krijuam nė radhėt e anėtarėsisė dhe simpatizantėve tanė idenė mė tė plotė pėr garėn dhe ato gjėra me tė cilat ballafaqohet njė subjekt politik nė garėn zgjedhore, posaēėrisht nė realitetin tonė ku gara herė ėshtė lojė, herė ėshtė dhunė, herė bėhet e mėrzitshme, madje ndonjėherė e ēuditshme dhe e pa durueshme.
- Kjo besojmė se do ta ndihmojė LKĒK-nė pėr njė konsolidim mė tė mirė tė radhėve tė saj. Besojmė se sė shpejti para jush do tė paraqesim rezultatet inkurajuese nė kėtė drejtim.

* Shfrytėzoj rastin tė pėrshėndesė tė gjithė ata qė me votėn e tyre mbėshtetėn idenė e LKĒK-sė pėr bashkim kombėtar. Dhe krejt nė fund kėrkojmė falje prej atyre qė kanė votuar pėr LKĒK-nė dhe nuk arritėm t’ua ruajmė votėn e tyre, pėr shkak se ishim tė diskriminuar nė procesin e kontrollit dhe tė numėrimit.


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Thu Jan 17, 2008 1:08 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Thu Jan 17, 2008 11:30 am

Aspak nuk i shiqoj nė kundėrshtim mendimet e juaja,as nuk ėshtė fjala pėr votimin gjithė popullor,fjala ėshtė se zgjedhjet me ata votues qė dolėn nė votime upranuan nga vendorėt dhe ndėrkombėtarėt dhe u cilėsuan si tė rregullta dhe demokratike.Tani pjesa dėrmuese e atyre qė ishin nė votime votuan pėr PDK-nė.Nuk kam qėllim tė dal krah i njėrės apo tjetrės parti,njėrit apo tjetrit lider.Fjala ėshtė:Ngandarja e kualicioneve deri me sot,ende nuk janė pėrcaktuar detyrat e zgjedhėsve kush dhe qka do tė udhėheq!Ta zėmė pėrcaktimi i ministrit tė kulturės u pėrcoll me shumė protesta dhe ne nuk duhet tė nxitojmė tani me prognozime se ky apo ai tjetri nuk ia del tė bėjė ndryshime,ky apo ai tjetri ėshtė superior.Tė pritim edhe disa muaj,dhe rezultatet do tė flasin vet proose kontra!
Kjo ishte kėrkesa ime,qė mos tė bėhemi analist tė nxituar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mysafir
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3456
Age : 43
Vendi : **Mergim**
Profesioni/Hobi : ,,Ne zemren e njonit.....
Registration date : 19/11/2007

MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Thu Jan 17, 2008 11:46 am

edhe une jam e pajtimit me fjalet e tua vlla shaban cakolli se as une nuk kam votu per asnjeren parti as nuk jam kundrejt asnjeres parti ,vetem deshiroi qe dhasht zoti tash e mbas mos te ket ma keqperdorime ,por te ket nje te ardhme te mir per atdheun ton te shtrenjt .DHE ishalla tash e mbas qe te ken ma shum perkrahje te varferit si dhe invalidet e luftes

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Riki30
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 2358
Age : 41
Vendi : Prishtine
Registration date : 09/08/2007

MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Sat Jan 19, 2008 11:51 am

Dje Kryeministri i Kosoves z.Hashim Thaqi na i dha nje lajm shpresojm te jet ashtu , ndoshta tha ne mars bashk me epopene e lavdishme te UQK-se e festojm dhe Pavaresine e Kosoves , po presim ....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Sat Jan 19, 2008 11:58 am

Kam dėgjuar Hollbrukun,tė ketė thėnė:Pavarėsia e Kosovės do tė shpallet nė shkurt,ku do ta njohin drejtė pėrdrejtė SHBA dhe Shtetet Europiane,nė krahasim me pak miq tė Serbisė qė njė kohė do tė ankoheshin,andaj ėshtė shumė e mundur qė shpallja e ceremonisė tė bėhet mu nė epopenė e UĒK-sė,nė mars.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
E_Bukura
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm
avatar

Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 30
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Wed Jan 23, 2008 10:46 pm

Shkurt e shqip edhe ky s'eshte me i mire se ata tjert, nese eshte zgjedh prej popullit ateher eshte zgjedh me i mire prej te kqive. Keshtu me pat then dikush...e tash po shihet qe kish pas te drejt.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Thu Jan 24, 2008 12:55 am

Kujdes per VIP personat adminet dine rregullin eshte shume rigoroz ne forumation board ( pa njollosje) Te gjithe jane shqiptare dhe te gjithe kane nje cak - Pavarsine.... se dime te jemi bashk pa marr parasysh perkatesin partiake deshmon edhe humazhi ne dyvjetorin e vdekjes se presidentit Rugova Wink
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mysafir
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3456
Age : 43
Vendi : **Mergim**
Profesioni/Hobi : ,,Ne zemren e njonit.....
Registration date : 19/11/2007

MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Thu Jan 24, 2008 9:03 am

ah shum veshtir esht me popullin ton te dalesh ne krye ,sepse qysh jemi te marrur vesh ketu edhe ne ma zi kishim ber se ata ne parti.Per mua ska rendesi se kush fiton por i uroi Pdk se ka fituar sepse per mua esht nje qe boll esht se kryeministri Hashim Thaqi qe ka marr ket post vetem per serbet me mir te kishin vdekur.Edhe jam e kenaqur qe ka ardhur dita te mos jemi me ner kemben e shkaut,edhe une jam e pajtimit me Nakin se kishte shkruar me qen i keq nuk kishte votuar populli.Por edhe nje esht se ne vet i largojm vllaun apo motren sepse nuk jemi aspak te bashkuar por e urrejm njeri-tjetrin.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Thu Jan 24, 2008 6:14 pm

Urrejtje nuk po shoh qe kemi ndaj njeri tjetrit ne kete forum. Ne vetem po shprehim mendimet gjithsecili per Z. Thaqin, dikush duhet te kete te drejt, kete e deshmon koha me mire, por qdo njeri perderi sa shkruajm fjale te mira apo te kqija per njerin apo tjetrin politikan, mendojm se kemi te drejt. Edhe une po them sikurse Kosovarja, urojm qe te jemi gabim ne ( qe nuk po pajtohemi) me Z. Thaqin apo tjetrin. Mirepo, une per veti perderisa nuk po pajtohem me veprimet e Z. Thaqit apo te cilit do politikan tjeter, nuk eshte se kam antipati ndaj ketyre, por historia eshte ajo qe na ben te mendojm keshtu, te kemi frige...Nuk eshte se, nese i kombe nuk kemi luftuar asnjeher, kemi luftuar por gjithnje ne fund ( historia keshtu e tregon) nuk kemi ditur te kemi qendrim te perbashkt siq duhet. Po e mar vetem nje shembull, me 1913, ate kohe ministri i puneve te jashtme te britanis se madhe pat deklaruar se:" Per fat te keq, e vitkimizuam nje popull per ta ruajtur paqen ne evrope". Por q'far ndodhi me vone?? Koferenca perfundoj me 1913, kurse lufta e par boterore filloje me 1914, dhe nuk pate ruajtje te paqes, vetem ka pasur viktimizim te shqiptarve prej ateher deri me sot. Tu i pas parasysh keto dhe shume gjera tjera, pra edhe keto tete vite te pas luftes se si kan vepruar politikant tane, qfar kan nenshkruar, qfar kan pranur, dhe qe s'jane bashkuar asnjeher ne nje ze...etj., ateher padyshim qe lind frika se mos do ta pesojm ashtu siq e kemi persuar gjate historis.
Ky eshte nje mendim i imi, qe s'mund te jete ndryshe derisa egzistojne indikacione qe tregojn vetem keshtu...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
rrebelja
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2960
Registration date : 06/10/2007

MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Mon Feb 11, 2008 10:51 am

pse u desht qe vepren epar human ta beh tek ''ata'' madje edhe qeshte me ta ,luante me ta , ku mbeti populli jon pse nuk veproj tek ne por tek ''ata'' njerizit tan kur shkojn te kerojn ndihme madje edhe per nje kafshat goje per nje vend strehim i largoj nga zyret e tyra duke mos pasur fare konsiderta sikur te mos kishe gjak shqiptari ,femijet rrugeve ne ket te ftoht kerojn lemosh ai qesh me ''ata'' njerzit vdesin se skan te holla per tu sheruar ai qesh me ''ata'' me ata qe na shkateruan jeten ton por per te si duket ska rendesi
shpresoj se di vijnej dit me emir per ne edhe pse nuk besoj shum
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicėr
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Sun Feb 17, 2008 5:43 am



I uroj Kryeminstrit Thaqi pune te mbare,te pa lodhshme e me suksese edhe ne te ardhemen.

njeashtu ju uroj e gjithe qeveris se kosoves punen e palodhure deri ne kete dite historike,edhe ne te ardhemn veq suksese te gjitheve.

Gezuar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
petritkola
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Mon Feb 18, 2008 1:45 am

Ku eshte Hajredinaj? Pse nuk po intervistohet?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicėr
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Mon Feb 18, 2008 3:43 am

Gezuar per qeverin e Kosoves

Urime Pavarsine

Jemi me ju,gjithmon edhe ne te ardhmen,per nje kosove me te mire e me nje te ardhme me te mire,te rindertoim nje kosove te shendoshe te gjithe bashke.

Gezuar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
petritkola
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Tue Feb 19, 2008 3:35 am

Po Haredinaj perse nuk po intervistohet, edhe ai luftoi...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
tom sojer
V.I.P
V.I.P
avatar

Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Tue Feb 19, 2008 11:08 am

Vellezerit e mi kosovar, vendi sapo ka dale nga lufta. Kosova sapo perfundimisht, edhe de-jure, e shporri armikun shekullor, brutal, nazist, shfaroses, genocidist nje here e pergjithmone. Jemi te dehur nga gezimi legjitim ane e mbare botes ku bukes i thone buke e ujit i thone uje. Kosova, ashtu si e gjithe Shqiperia, ka nxjerre patriota e luftetare legjendare, po ka nxjerre edhe politikane te urte.

Tani qe familja shqiptare eshte e cliruar prej armikut, ka perpara sfida te reja, ndoshta edhe me te veshtira se me pare. Me pare ishim ne dhe armiku perballe. Tani armiku ka shume emra, ca prej te cilave ju i keni permendur me lart. Njerezit nuk e kane eksperiencen e qeverisjes, por do ta fitojne. Mos prisni mrekullira me te paren. Kudo ka korrupsion, edhe ne Ameriken "demokratike", por ecet perpara. Besoj se Shqiperia do t'i qendroje ne krahe, nese nuk fillojne budallalleqet politike te Sales per kete moment qe ai eshte ne pushtet, duke futur hundet.

Sidoqofte, ne duhet qe te mos e shuajme gezimin kaq shpejt dhe ta mbajme skepticizmin per vete. A kemi mundesi ta ndihmojme Kosoven, me te gjitha menyrat? Njera menyre eshte ta mbeshtesim e t'i qendrojme prane institucioneve, qe mire a keq, jane te zgjedhurit dhe jane ata qe drejtojne.

Pastaj une mendoj se vetem bashkimi i zgjidh ceshtjet ashtu sic do te donim te gjithe dhe bashkimi do te ndodhe vetiu: gjeografikisht, ekonomikisht, shoqerisht, politikisht, kulturisht etj.

Rrofte Kosova e Pavarur! Rrofte Republika e Kosoves! Rrofte Shqiperia e Bashkuar!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
emine
Fillestar/e
Fillestar/e


Numri i postimeve : 1
Registration date : 11/02/2008

MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Sat Feb 23, 2008 2:25 am

urime kosova e lire.....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
petritkola
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Fri Feb 29, 2008 1:08 am

Thaēit si i mbėshtetur nga lobi hebre nė SHBA, dhe Izraeli qė nuk e njeh pavarėsinė e Kosovės
Wednesday, 27 February 2008
Nga Kastriot Myftaraj - Pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, ambasadori i Serbisė nė Izrael, Miodrag Isakov, i deklaroi gazetės izraelite “Jerusalem Post” se ai kishte marrė sigurime nga zyrtarė tė lartė izraelitė,se Izraeli nuk do ta njohė pavarėsinė e Kosovės tė shpallur nė mėnyrė tė njėanshme dhe se qeveria izraelite e ēmonte qėndrimin e Serbisė pėr Kosovėn si tė mbėshtetur nė ligjet ndėrkombėtare. Deklarata e ambasadorit serb, qė erdhi pas njė takimi qė ai pati nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Izraelit, me rastin e shpalljes sė njėanshme tė pavarėsisė sė Kosovės, nuk u pėrgėnjeshtrua nga qeveria Izraelite, ēka e vėrteton tėrthorazi atė. Fakti ėshtė qė, Izraeli ende nuk e ka njohur pavarėsinė e Kosovės. Letra zyrtare qė ka shkuar nga Kosova nė Izrael me kėrkesėn pėr njohje, ka mbetur pa pėrgjigje. Ky qėndrim i Izraelit duhet ta ketė vėnė nė pozitė tė keqe posaēėrisht kryeministrin e Kosovės, Hashim Thaēi, se ai dy ditė para zgjedhjeve tė nėntorit tė kaluar nė Kosovė, duke folur nė emision “Opinion” tė Blendi Fevziut, nė Tv Klan, u shpreh se pėr fushatėn zgjedhore qė po bėn partia e tij nė Kosovė ka mbėshtetjen e lobit hebre nė SHBA. Thaēi nuk shpjegoi se ē’lidhje specifike kishte partia e tij, dhe ai vetė, me lobin hebre nė SHBA, qė ėshtė njė lob etno-religjioz. As drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu dhe as analistėt e pranishėm nė emision, nuk pyetėn pėr kėtė gjė shumė interesante. Duket, Hashim Thaēi ndoqi shembullin e Edi Ramės, qė prej vitesh bėn gjithēka pėr t’u dukur beniamini i lobit ēifut nė SHBA. Prioriteti i lobit ēifut nė SHBA ėshtė mbrojtja e interesave tė shtetit tė Izraelit, atdheut tė ēifutėve. Vetė shteti i Izraelit ėshtė i definuar me kushtetutė si shtet i nacioni (kombit) ēifut dhe i diasporės, pra ēifutėve tė botės, duke pėrfshirė dhe ata tė SHBA. Lobi ēifut nė SHBA ėshtė krahu i zgjatur i Izraelit nė politikėn amerikane. Por, me gjithė mbėshtetjen e supozuar tė Thaēit nga lobi ēifut nė SHBA, megjithatė Izraeli nuk e ka njohur ende pavarėsinė e Kosovės, edhe pse e kanė njohur SHBA, dhe Izraeli nė vendimet e tij politike ndėrkombėtare ėshtė, me pėrjashtime shumė tė rralla, nė sintoni tė plotė me SHBA. Pse nuk e ka njohur Izraeli pavarėsinė e Kosovės? Qėndrimi i Izraelit nuk mund tė shpjegohet me shpjegimin qė jepet p.sh. nė rastin e Rumanisė, pra me frikėn nga separatizmi, se pėr Izraelin ekuivalenti i kėtyre problemeve ėshtė ēėshtja e shtetit palestinez dhe Izraeli e ka njohur kėtė shtet dhe diskuton vetėm pėr kufijtė e tij. Nuk ėshtė i besueshėm as shpjegimi se qėndrimi i Izraelit vjen se ai i trembet faktit qė Kosova mund tė shėrbejė si precedent qė territore brenda kufijve tė Izraelit, tė populluara nga arabė, si Galilea perėndimore, do tė kėrkojnė tė ndjekin shembullin e Kosovės. Kjo qė po ndodh me Kosovėn, po ndodh se ajo ka mbėshtetjen e SHBA, nėse arabėt me tė cilėt ka konflikt Izraeli nuk e kanė kėtė. Pastaj ka disa gjėra tė tjera nė qėndrimin e Izraelit pėr Kosovėn, qė tė japin tė kuptosh se motivet izraelite janė tė tjera. Nė 1999, nė kohėn e fushatės ajrore tė NATO kundėr Serbisė, kryeministri izraelit Sharon, e quajti kėtė agresion tė NATO ndaj Serbisė? A thua se Sharon e bėri kėtė nga frika e precedentit, pra se mos NATO sulmonte njė ditė Izraelin pėr hir tė palestinezėve? Kėtė nuk e beson kush. Gjithashtu, atėherė Sharon u shpreh se ēlirimi i Kosovės do tė thoshte qė tė shkohej tek krijimi i njė “Shqipėrie tė Madhe”, qė do tė bėhej bazė e terrorizmit islamik. A thua vėrtet Sharon ishte i shqetėsuar pėr terrorizmin islamik nė Evropė? Nė gusht 2006, kryeministri izraelit Ehud Olmert (ende nė pushtet), duke kundėrshtuar protestat e vendeve tė Bashkimit Evropian pėr bombardimet izraelite nė Liban qė po shkaktonin viktima civile, u shpreh se nuk pranon kritika nga vendet evropiane qė nė 1999 sulmuan Kosovėn dhe vranė 10 mijė civilė. Kėshtu Olmert viktimat shqiptare tė genocidit serb nė Kosovė, i quan si viktima tė sulmeve tė NATO, ēka ishte pikėrisht akuza qė i bėnte NATO-s Millosheviqi, pėr t’ u shfajėsuar pėr genocidin ndaj shqiptarėve tė Kosovės. Ėshtė shumė e ēuditshme dhe skandaloze qė kryeministri izraelit, tė mbrojė veprimet e qeverisė sė tij nė Liban, duke tjetėrsuar tė vėrtetėn e vrasjeve masive tė shqiptarėve nė Kosovė. Imagjinoni se si do tė reagonte Olmert sikur kancelari gjerman tė thoshte se viktimat e Holokaustit nė fakt janė vrarė nga bombardimet e aviacionit aleat britaniko-amerikan! Nė kėtė rast do tė reagonte e gjithė bota dhe ky kancelar gjerman do tė fluturonte nga posti brenda ditės. Olmert ėshtė ende nė post, dhe vendos pėr atė nėse Izraeli do ta njohė ose jo Kosovėn. Pėr deklaratėn qė bėri Olmert nė 2006 nga Prishtina nuk pati asnjė protestė, as nga qeveria as nga opozita. Thaēi, nė rast se e ka marrė vesh kėtė gjė, duket nuk reagoi se i mėrzitej lobi ēifut nė SHBA. As nga Tirana nuk pati reagim, edhe pse duhej tė kishte. Tė gjitha kėto tė ēojnė te pėrfundimi se, shkaku i qėndrimit izraelit ndaj Kosovės shkon shumė pėrtej frikės sė precedentit. Izraeli nuk e njeh pavarėsinė e Kosovės. Duket se Izraeli nuk e njeh pavarėsinė e Kosovės, se ai nuk e pėlqen fare angazhimin amerikan nė Kosovė, se Izraeli kurrė nuk ka dashur qė SHBA tė jenė tė angazhuara ushtarakisht nė shumė pika tė globit, se kėshtu ulet aftėsia e SHBA pėr t’u angazhuar nė mbėshtetje tė Izraelit, nėse ky do tė gjendet nė rrezik jetik. Dikur Izraeli nuk e pėlqente fare angazhimin ushtarak amerikan nė Indokinė, posaēėrisht nė luftėn e Vietnamit, se kjo ulte aftėsinė e SHBA pėr tė asistuar ushtarakisht Izraelin nė momente rreziku jetik pėr tė. Prandaj lobi ēifut nė SHBA ngriti artificialisht me anė tė mediave qė kontrollonte njė lėvizje qytetare kundėr pjesėmarrjes sė SHBA nė Luftėn e Vietnamit. Pėr tė drejtuar tėrheqjen amerikane nga Vietnami nė administratėn e Presidentit Nixon u fut ēifuti Hennry Kissinger qė ishte negociatori kryesor amerikan nė marrėveshjen e paqes me Vietnamin e Veriut, qė ishte praktikisht njė marrėveshje kapitullimi e amerikanėve nė Luftėn e Vietnamit. Kėshtu, pėr interesat e lobit ēifut, SHBA braktisėn popujt e Indokinės, tė cilėt i kishin nxitur vetė t’ i rezistonin komunizmit dhe tė sakrifikonin shumė gjak nė kėtė luftė. Njė gjė qė e provon tėrthorazi se kjo ka qenė loja ėshtė fakti se se mediat amerikane, tė kontrolluara kryesisht nga hebreo-amerikanėt, tė cilat prej vitesh kishin qenė shumė kritike nė angazhimin ushtarak tė SHBA-ve nė Vietnam, e mbėshtetėn angazhimin ushtarak nė ndihmė tė Izraelit, nė 1973, nė kohėn e tėrheqjes sė SHBA nga Vietnami, edhe pse Lufta arabo-izraelite e vitit 1973 solli pasoja tė pallogaritshme pėr ekonominė amerikane dhe atė tė Perėndimit nė pėrgjithėsi, pas embargos sė naftės dhe rritjes sė ēmimit tė naftės nga ana e vendeve arabe. Duket se edhe sot strategjistėt ushtarakė izraelitė nuk e pėlqejnė fare angazhimin e SHBA nė Ballkan, se ai ul disponibilitetin e SHBA pėr tė asistuar ushtarakisht Izraelin nė njė situatė rreziku, duke llogaritur se SHBA kanė dhe njė angazhim ushtarak jetik nė Lindjen e Largme, nė mbrojtje tė Taiwan, si dhe duke llogaritur angazhimin ushtarak amerikan nė Evropėn Qendrore. Atėherė edhe lobi ēifut nė SHBA do tė sintonizohet nė njė mėnyrė ose tjetėr me kėtė konveniencė strategjike tė Izraelit. Nuk dihet se deri ku janė tė pranishme nė trurin e Thaēit kėto kategori analitike tė qėndrimit tė Izraelit, dhe sigurisht qė miqtė e tij amerikanė nuk ia thonė ato, si shpjegim pėr atė se pėrse letra qė i ka shkuar Izraelit nga Prishtina me kėrkesėn pėr njohje, ka mbetur pa pėrgjigje. Qėndrimi i Izraelit pėr Kosovėn sigurisht qė do tė reflektohet edhe nė qėndrimin e lobit ēifut nė SHBA pėr kėtė ēėshtje. Kjo ėshtė njė gjė alarmuese. Sigurisht qė ka pasur edhe raste tė tjera kur ka pasur pėrplasje mes SHBA dhe Izraelit pėr ēėshtje jashtė Lindjes sė Mesme, si nė rastin e shitjes sė armėve ultramoderne Kinės nga ana e Izraelit, dhe nė kėtė rast Izraeli ėshtė tėrhequr, se edhe lobi ēifut nė SHBA nuk ka mundur ta mbrojė kėtė veprim tė Izraelit. Kėshtu mund tė ndodhė dhe nė rastin e Kosovės, pra qė lobi ēifut nė SHBA tė mos mundė tė induktojė qėndrimin e Izraelit ndaj Kosovės nė politikėn amerikane.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
petritkola
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Fri Feb 29, 2008 1:09 am

Bashkimi eshte Shpetimi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
tom sojer
V.I.P
V.I.P
avatar

Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Fri Feb 29, 2008 12:01 pm

Artikullin nga Kastriot Myftaraj, Petritkola, do te ishte mire ta perktheje ne anglisht e ta postoje ne disa forume, dhe pse jo, t'ja nisje ndonje gazete te huaj.

Besoj qe eshte nje artikull profesional dhe interesant.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Sun Apr 13, 2008 7:37 am

tom sojer shkruajti:
Artikullin nga Kastriot Myftaraj, Petritkola, do te ishte mire ta perktheje ne anglisht e ta postoje ne disa forume, dhe pse jo, t'ja nisje ndonje gazete te huaj.

Besoj qe eshte nje artikull profesional dhe interesant.


Me duket se per veten time e kam perkthye ne kete menyre:Une jam ne sherbim te nacionalizmit shqiptar si e vetmja alternative
per rimekembjen e vendit. Dikush edhe kesaj i thot pune dreqi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicėr
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Sun Apr 13, 2008 4:07 pm

Kryeministri Hashim Thaqi eshte takuar me Ramush Haradinaj.???

Cila do te jete politika e Ramush Harajdinaj ne Kosoven e Pamvarur.!?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
agim barja
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Numri i postimeve : 158
Registration date : 09/04/2008

MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Sun Apr 13, 2008 6:56 pm

ketu ska fitore ketu mundemi te thojmi shkurt e shqip deshtime te politikese shqiptare e keta njerez jane ata qe nuk shohin me large vetem veheten edhe perfitimet personale
edhe njerez qe e shkelen betimin e dhen
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Kryeministri Hashim Thaqi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 4 e 27Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 15 ... 27  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Politikė-
Kėrce tek: